You are on page 1of 4

Muhamedi është më i nderuari i krijesave të Allahut, është më i miri dhe më i

fundit i të Dërguarve të Tij. Eshtë biri I Abdullahut; Abdullahu-bir i


Abdul Mutalibit. Ndërsa nëna e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!) është Eminia, bija e Uehbiut; Uehbiu-bir i Abdu Menafit
Fisi i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin
kurejshët, të njohur për vetitë e mira dhe autoritetin e lartë. Ai fis ka një
prejardhje të lavdishme dhe pozitë të nderuar ndër të gjithë arabët. 
Familja e Muhamedit njihej me emrin “Familja Hashemije”. E kishte marrë këtë
emër prej gjyshit të tij të dytë, që quhej Hashim
.
• Thuhet se kur Hashimi kaloi në Jathrib, që ndodhet në rrugën për
në Sham, u martua me Selmën, bijën e Amrit, nga fsi Beni Adij e
ky bir i Nexharit. Qëndroi tek ajo ca kohë, pastaj shkoi në Sham.
Selemeja kishte mbetur shtatzënë në Medine (Jathrib). Hashimi
vdiq në Gaza, që ishte tokë e Palestinës. Selemeja lindi djalë në
Medine, të cilit ia vuri emrin “Shejbe”, prej thinjave që kishte në
kokë.
• Djali u rrit midis dajave në Medine, por xhaxhallarët e tij në Mekë
nuk dinin asgjë për të, derisa ai u bë shtatë ose tetë vjeç. Kur
xhaxhai i tij, Muttalibi e mësoi këtë, shkoi dhe e solli në Mekë.
• Po në kohën e Abdul Muttalibit ka ndodhur edhe ngjarja e
Elefantit. Abraha El Ashrami (sundues i Jemenit) erdhi nga Jemeni
me gjashtëmbëdhjetë mijë ushtarë të stërvitur mirë për të
shembur Qaben. Ai kishte me vete edhe disa elefantë. Arriti në
“Uadi Mahsir”, që gjendet midis Muzdelifes dhe Minasë. Në kohën
që u përgatit për sulm kundër Mekës, Allahu dërgoi mbi ta zogj që
vinin tufë-tufë e që gjuanin me gurë dhe baltë të gurëzuar. Allahu
e bëri ushtrinë e Abrahasë si gjeth të përtypur. Kjo ka ndodhur
rreth një muaj para se të lindte Profeti (s.a.u.s.). Babai i Profetit
(s.a.u.s.) është Abdullahu. Ai ishte më i miri dhe më i sjellshmi i
djemve të Abdul Muttalibit. 
• Abdul Muttalibi dha pëlqimin që djali i vet, Abdullahu të martohej
me vajzën Emine, që ishte bija e Uehbiut dhe më e mira e grave të
fsit Kurejsh, si për nga nderi, ashtu edhe për nga pozita. Babai i saj,
Uehbiu ishte kryetar i fisit Beni Zehre dhe më i miri i tyre, si në
prejardhje ashtu edhe në pozitë. Kështu, u realizua fejesa dhe
martesa. Abdullahu dhe Eminia jetuan pak kohë në Mekë. Ajo
mbeti shtatzënë dhe nga kjo shtatzënësi lindi i Dërguari i Allahut.
Pas një farë kohe, Abdul Muttalibi e dërgoi Abdullahun në Medine
(thuhet edhe në Sham), që të merrej me tregti. Por, sapo u kthye,
vdiq. U varros në shtëpinë e Nabiga Dhabjaniut; sipas një kumtimi
më të saktë, Abdullahu ka vdekur para se të lindte Profeti (s.a.u.s.).

You might also like