You are on page 1of 18

Pune projekt

Lenda: Gjuhe shqipe


Klasa: VIII-b
Tema: Dasmat shqiptare
Synimi: Nxenesit njihen me dasmat e trevave shqiptare
Qellimi: Nxenesit aktivizohen per te bere nje project te mirefillt
Objektivat: Ne mbarim te projektit nxenesi duhet te arrij;
Te njihet me dasmat shqiptare para e pas viteve 90’
Te studiojn historikun e dasmave per trevat e tyre
Dasmat
Dasma eshte kurorezimi final I nje cifti per martesen e tyre e cila karakterizohet nga kollarja per dhenderin
dhe fustani I bardh per nusen cdo shtet e jo vetem shtet, por edhe treve ne territorin shqiptar apo edhe
viseve te tij ka nje kurorezim te vecant dhe karakteristik qe ndryshon nga zona tjeter une ne kete projekt do
flas per dasmat e zones se myeqes se madhe ku perfshihet edhe qyteti I bukur I prejardhjes sime Berati.
Fejesa kurorezimi fillestar
Fejesa është nje veprim para kontratës së martesës. Qëllimi i fejesës është që të merret mendimi i vajzes së kërkuar e cila do të pyetet nëse pajtohet apo jo për martesë dhe po ashtu
pyetet edhe mbykqyrësi i saj.
Pra, fejesa zbulon qëndrimin e vajzës dhe familes së saj, sepse pëlqimi i këtyre dy palëve është detyrim para kontratës së martesës. Fejesa ndodh kur i riu dhe e reja hynë në moshën e pjekurisë.
Atëherë motivimi për fejesë së pari vjen nga prindërit, pastaj nga bisedat me moshatarët e tyre dhe kështu fillojnë të mendojnë për lidhjen e fejesës me partnerin që do ti përshtatej për jetë bashkëshortore. Kur
të rinjtë e njohtuar në mes veti, që pëlqejnë njëri tjetrin dhe u përputhen mendimet dhe planet e jetës, ata së pari bisedojnë me prindërit e tyre per të marrë edhe pëlqimin e tyre, dhe më shumë se pëlqimin edhe
për shenjë respekti ndaj prinderve edhe djali edhe vajza mundohen që ti njoftojnë dhe ti bindin prindërit që të bijen dakord për lidhjen e fejesës se djalit apo vajzës me personin që ata vetë e kanë zgjedhur, duke
arsyetuar dhe treguar anët pozitive që posedon parteri i tyre. Pasi prindërit e djalit bien dakord me mendimin e djalit të tyre të gëzuar për rritjen e birit dhe pjekjen e tij për fejese nisin planet se si të arrijnë deri
te mënyra më e shpejtë e realizimit të lidhjes së fejesës së djalit më femrën që ai ka përzgjedhur dhe pëlqyer për partner të jetës.
Cilesit dhe bazat e nje fejese qe con ne meartes te
shendosh:
-Cilesit
Pra, mendoj se, qëllimi i të fejuarit, piksëpari duhet të jetë femra që ka vyrtite të larta njerzore dhe nëse i ka cilësitë tjera, që i
përmendëm më lartë, atëherë mund të themi se do të kemi një martesë të lumtur. Por, në të kundertën nuk ka dobi prej femrës e
cila ka pasurinë, bukurinë, ose origjinën familjare të njohur dhe nuk është e moralshme, dhe nuk ka veti të larta të karakterit, e te
identitetit personal, sepse femra e bukur dhe pa moral dhe karakter të fortë është mashtruese; femra e pasur e pa moral është
tirane;kurse femra me origjinë dhe pozitë është kryeneçe. Ndërsa femra që ka moral dhe karakter të fortë është e moralshme, është
modeste dhe e kujdesshme edhe pse ato te tjerat që i përmendëm më lartë njerëzve u duken më tërheqëse.
Këto cilësi që i permendëm, nuk janë vetëm për femrën, por kanë të bëjnë edhe me mashkullin dhe nuk duhet që një femër të lejojë
vetes që të martohet me pasurinë, bukurinë ose pozitën e mashkullit, por ajo duhet të kërkojë që mashkulli, pikësëpari, të jetë i
moralshëm atëherë të tjerat vijnë vetvetiu dhe së bashku ndertojnë jetë të lumtur dhe bashkëshortore.
Mashkulli i cili është i moralshëm, i edukuar mire në aspektin kombëtar dhe fetar, dhe me karakter të fortë, ai e mbron gruane tij,
jeton në harmoni të plotë me të dhe është durimtar dhe i kujdesshëm ndaj saj. Ai (mashkull) nëse e dashuron e respekton; nëse e
urren nuk i bën padrejtësi; nëse ndodh që ajo të mos e pëlqej jetën me të, e lëshon në mënyrë më të njerëzishme.
-Bazat per kete fejes
Jeta bashkëshortore është e stërmbushur me përgjegjësi. Gjatë kësaj kohe ka mundësi të ndryshojnë shumë gjëra. Nëse ajo është e ndërtuar në baza të dobëta, p.sh. në bazë të pasurisë, dhe nëse pasuria harxhohet, padyshim që
do të ndodhin plasaritje të mëdha në marrëdhëniet bashkëshortore, sepse bashkëshortësia nuk ka qenë e ndertuar në baza të shëndosha, por në baza të një lakmije kalimtare, pa themel.
Vetëm martesa që ndërtohet në baza të shëndosha, është martesa e vërtetë. Martesa etillë ka baza të forta e themelore të qëndrueshme.
Bazuar në parimet dhe rregullat e përmendura më lartë, që çojnë në një bashkëshortësi të shëndoshëdhe të qëndrueshme shpresojmë dhe mundohemi që edhe ne si shoqëri shqiptare t’u përmbahemi regullave që kërkon
bashkëshortësia e vërtetë.
Si në të kaluarën (gjeneratat e më parshme), por edhe në ditët e sodit fejesa në shoqërinë tonë dhe konkretisht në mjedisin ku unë jetoj është e ndërtuar mbi bazat e interesave të ndryshme që kënaqin nevojat dhe kushtet që
vënë partnerët (të fejuarit) ndaj njëri tjetrit, si cilësi kryesore të partnerit (vajzës apo djalit) për të lidhur fejesën dhe më vonë martesën dhe jetën bashkëshortore. Kur më lartë përmendëm cilësitë dhe kushtet që duhet t’i posedojë
partneri për fejesë, kam përshtypjen se sot të rinjtë dhe të rejat pjesë e së cilës jam edhe unë shumë pak i përfillin këto kushte. Prandaj, mendoj unë sot duke mos pasur një statistikë të saktë nga organet pergjegjëse civile përsëri
mund të them se një numër i madh i lidhjeve martesore, për një kohë të shkurtër shkurorëzohen. E gjith kjo ndodh si rezultat i i ndërtimit të lidhjes së fejesës në bazë të cilësive të dobëta të njeriut.
Ritet per nje fejes si ja do
zakoni
Jeta pergjat fejeses deri ne
martes
Martesa DASMA
Ahengu myzeqar
Veshjet e dasmes
Tradita ka qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi
dhe xhoke te qendisur e te shendritshme, shami me
temina dhe koken te mbuluar me duvak, ndersa sot me
fustan te bardh e vello te bardhe
Ne shtepine e nuses
Darka e nuses
Te shtunen ne darke nusja feston ne lokal me te
afermit e saj. Dhenderri dhe disa krushq mberrijn me
vone. Sipas zakonit ne nje valle duhet te hyjne
krushqit dhe jo njerez te tjer.
Marrja e nuses
Nusja vinte hipur mbi kal dhe kalin e mbante nje
mashkull nga familja zakonisht vellai I vogel. Sot nusja
merret nga dhendri ku ajo te gjithe nisin e kendojn e
nusja qan dhe hidhen monedha
Dita e madhe
Te dielen ne mengjes dhenduri bashke me
krushqit merr nusen dhe nisen per kish a
xhami.
Nusja ne shtepine e dhendrit
Ne pragun e deres e pret vjerra ajo I
lyen gishtat me mjalt dhe nusja ben nje
shenje ne dere kjo ka domethenie qe
nusja eshte si mjalti dhe hyn Brenda me
kemben e djatht
Fundi I dasmes
1 ore para fundit te dasmes ikin krushqit
dhe percillet me kengen tipike te tyre
E hena e pare ne shtepine e
dhendrrit
Ritet e tjera

You might also like