Professional Documents
Culture Documents
Familja Shqiptare Dikur Dhe Sot
Familja Shqiptare Dikur Dhe Sot
Në shtëpitë aristokrate
Në shtëpitë aristokrate të asaj kohe, kur martohej, vajza merrte dhe një shërbëtore me vete që në ditën
e parë kur shkonte tek burri. Atë e mbante pranë vetes dhe vetëm me anë të saj komunikonte për çdo gjë
që i nevoitej në ato dy ditë që ishte nuse. Këtë shërbëtore e mbante gjithmonë me vete në shtëpinë e burrit
dhe e urdhëronte për punët e veta. Në qoftë se shërbëtorja ishte vajzë, ajo do ta martonte, duke i bërë pajë
e stoli. Në qoftë se ishte grua pa bir e pa bijë, ajo do ta mbante atë deri në fund të jetës, duke e quajtur si
nënën e saj. Të gjitha vajzat që merreshin me vete si shërbëtore në dyert e pasanikëve, martoheshin nga
ata, duke u dhënë të drejtën e pajës dhe të dasmës.
Vajzat aristokrate të bejlerëve që martoheshin në ato kohë, në të shumtën e herëve familja u jepte pas
dhe një grua që ishte familjare dhe e martuar, e cila rrinte 10 ditë me vajzën e martuar, duke i shërbyer
asaj. Kjo grua quhej "engje" dhe, pas 10 ditësh, ajo ikte nga shtëpia e dhëndrrit. Ai i jepte asaj para,
dhurata dhe veshmbathje të mjaftueshme. Më pas ajo shkonte në shtëpinë e nuses dhe tregonte të gjitha
dhuratat që dhëndrri i asaj shtëpie i kishte bërë. Pasi rrinte një natë në atë shtëpi, ku shtrohej një darkë për
nder të saj, engjesë i jepnin dhe dhurata në lekë për shërbimin që kishte bërë. Më tej, kjo grua do të quhej
gjithmonë si "engje e X familjeje".