You are on page 1of 13

Pjesa e posaçme e drejtës

administrative

Ushtrime
Përgjegjësia e personave fizikë dhe
personave juridikë për kundërvajtje
• 1. Personi fizik mund të paraqitet jo vetëm si
kryerës i kundërvajtjes por edhe si
bashkëpjesëmarrës (nxitës dhe ndihmës) në
kryerjen e kundërvajtjes.
• 2. Për kundërvajtjen e personit juridik mund
të dënohet personi juridik si dhe personi
përgjegjës pranë personit juridik.
Përgjegjësia e të miturve për
kundërvajtje
 1. Përgjegjësia e të miturve deri në moshën 14
vjet;
 1.1. Këta persona nuk janë përgjegjës për
kundërvajtje (lajmërohet prindi, kujdestari etj)
 2. Përgjegjësia e të miturve prej 14-16 vjet (të
miturit të rijnë);
 2.1 I shqiptohet vetëm masa edukative.
 3. Përgjegjësia e të miturve prej moshës 16-18
vjet (të miturit të vjetër)
 3.1. Masa të karakterit edukativ, përjashtimisht
te dënimit me gjobë dhe dënimit me burg deri ne
15 ditë.
Rrethanat të cilat përjashtojnë
përgjegjësinë për kundërvajtje
 1. Papërgjegjshmëria;
 1.1. Në qoftë se nuk ka mundur të kupton
rëndësinë e veprimit apo të lëshimit apo nuk
ka mundur të drejtoj sjelljet e veta si pasoj e
sëmundjeve psikike.
 2. Mungesa e fajit dhe
 2.1. Konstatimi i fajësisë
 3. Mosha nën 14 vjeç;
 3.1. Mosha si bazë për përjashtimin e
përgjegjësisë për kundërvajtje.
Rrethanat të cilat përjashtojnë kundërligjshmërinë e
veprës, të dënuarit për kundërvajtje dhe ndjekjen për
kundërvajtje
 1. Rrethanat e përjashtimit të kundërligjshmërisë
 1.1. Mbrojtja e nevojshme dhe nevoja ekstreme.
 2. Rrethanat e përjashtimit të dënuarit për
kundërvajtje;
 2.1. Dhuna dhe kanosja, parashkrimi i veprës për
kundërvajtje, lajthimi real dhe mosha (deri ne 16
vjeç).
 3. Rrethanat që e përjashtojnë ndjekjen për
kundërvajtje;
 3.1. Imuniteti diplomatik.
Parashkrimi tek kundërvajtjet
• Parashkrimi – kalimi i kohës për shkak të së cilës disa veprime
humbin apo disa marrëdhënie juridike pushojnë;
• 1. Parashkrimi i ndjekjes (procedurës) për kundërvajtje;
• 1.1. Parashkrimi relativ lind pas kalimit të një viti nga dita e
kryerjes së kundërvajtjes;
• 1.2. Parashkrimi absolut lind pas kalimit te 2 viteve nga dita e
kryerjes së kundërvajtjes.
• 2. Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit dhe masës mbrojtëse;
• 2.1 Parashkrimi absolut dhe relativ pasi që dënimi te ketë
marrë formën e prerë.
Kuptimi i procedurës kundërvajtëse
• Është procedurë e veçantë, paraqet lloj
specifik të procedurës ligjore që dallohet nga
procedurat tjera për nga organet që e
zhvillojnë dhe nga sanksionet që shqiptohen.
Parimet e themelore të procedurës
kundërvajtëse
• 1. Parimi i oficioalitetit (maksima oficiele) në zhvillimin e procedurës
kundërvajtëse;
• 2. Parimi i ligjshmërisë;
• 3. Parimi i të vërtetës materiale;
• 4. Parimi i dëgjimit të palëve;
• 5. Parimi i çmuarjes së lirë të provave;
• 6. Parimi i ndihmës së palës së painformuar;
• 7. Parimi i mëvetësisë së organit në nxjerrjen e vendimit;
• 8. Parimi i ekonomizimit të P.K;
• 9. Parimi i dyshkallësisë;
• 10. Parimi i përdorimit të gjuhës së vet;
• 11. Parimi i publicitetit të procedurës;
• 12. Parimi i oralitetit dhe shqyrtimit me shkrim.
Organet kompetente për zhvillimin e
procedurës kundërvajtëse
• 1. Organet e përgjithshme për zhvillimin e P.K;
• 1.1. Gjykata themelore departamenti për çështje
administrative
• 1.2. Gjykata e lartë për kundërvajtje (në shkallë të dytë,
p.sh: konflikti për kompetencë);
• 2. Organet e veçanta për zhvillimin e procedurës
kundërvajtëse (të caktuara me ligj)
• 2.1. Organet doganore për kundërvajtje doganore,
organet financiare për kundërvajtje financiare etj.
Kompetenca lëndore dhe territoriale në
procedurën kundërvajtëse
• Sipas vendit të kryerjes së kundërvajtjes;
• Sipas vendbanimit të kundërvajtësit;
• Procedura unike kundërvajtëse (p.sh persona
civil dhe ushtarak)
Përjashtimi në procedurën
kundërvajtëse
• Përjashtimi i gjyqtarit:
• 1. Në qoftë se është i dëmtuar nga kundërvajtja;
• 2. Në qoftë se me të pandehurin, të dëmtuarin etj është në
gjini të gjakut në vijë të drejt pa kufi dhe në vijë anësore deri
në shkallën e katër dhe të krushqisë deri në shkallën e dyte;
• 3. Në qoftë se ne të njëjtën lëndë është përfaqësues,
mbrojtës, i autorizuar, dëshmitar apo ekspert;
• 4. Në qoftë se ekziston dyshimi i paanësisë;
• 5. Në qoftë se ka marrë pjesë në nxjerrjen e aktvendimit të
shkallës së parë.
Palët në procedurën kundërvajtëse
• 1. I pandehuri;
• 1.1. Person fizik
• 1.2. Personi juridik (përfaqësuesi i tij)
• 2. I dëmtuari;
• 2.1. Person fizik
• 2.2. Personi juridik (përfaqësuesi i tij)
Veprimet në procedurën
kundërvajtëse
• Parashtresat (kërkesat, propozimet,
deklaratat, kumtesat etj).
• Procesverbali

You might also like