You are on page 1of 14

Tema: EDUKATA DHE ARSIMI I ILIRËVE

Shën Niketë Dardani dhe Shën Jeronimi

Prishtinë.2023
REZULTATET E PRITURA TË NXËNIES
Nga i gjithë ky punim i realizuar me një temë mjaft të rëndësishme siç është
“EDUKATA DHE ARSIMI I ILIRËVE” presim që studentët të arrijnë këto
qëllime:

 Të dijnë se kush ishin ilirët

 Të dijnë shrirjen e Ilirisë

 Të kuptojnë se çfarë na tregojnë rezultatet e shkencave historike dhe


arkeologjike për ilirët

 Të mësojnë rreth edukatës dhe arsimit të ilirëve pra se për çfarë


shquheshin ata dhe si e rindërtuan stdiuesit shqiptar sistemin edukativ dhe
arsimor të ilirëve

 Të marrin njohuri rreth pushtimit të ilirëve nga romakët

 Të marrin njohuri rreth personaliteteve të shquara në ilirinë e vonë siç


janë:

 Shën Niketë dardani dhe

 Shën Jeronimi
ILIRËT
• Ilirët ishin popll i lashtë dhe me histori të veçnatë. Ata ishin fqinjtë e grekëve antikë. Këta dy popuj bashkëjetuan me shekuj të tërë dhe kishin
ndikim të ndërsjellë mes vete, siç thotë Ismail Kadare, sajuan “nënshtratin e përbashkët ballkanik.”

• Ilirët kanë banuar në një rajon të gjerë i cili në përendim mbyllet nga deti Adriatik dhe ai Jon , në veri nga Alpet Lindore , në lindje nga Danubi-
Morava-Vradari, ndërsa në jug nga Epiri dhe vise të tejra helene. Ilirët në lindje kufizoheshin me trakasit, ndërsa në veri-perendim me keltët.

• Shkencat historike dhe arkeologjike na tregojnë se ilirët nuk lanë ndonjë dokument relevant përkitazi me edukimin dhe arsimin e tyre dhe përveç
këtij fakti, për ilirët nuk shkruan as autorë të tjerë jo ilirë (grek apo romak),poashtu shkëlqimi dhe ndikimi i fuqishëm i qytetërimit grek, solli si
pasojë lënien pas dore dhe minimizimin e vlerave kulturore të popujve të tjerë (pra edhe atij ilir). Ndër të tjera ilirët u pushtuan nga romakët gjë
që ndikoi në ngushtimin e mundësive dhe kushteve të ilirëve, për t’i kultivuar vlerat e tyre kulturore.

• Ilirët i përmendi për here të pare Herodoti historian grek (485-425). Ilirët shquheshin si një komb fisnik, i bukur dhe i zhvilluar , trim dhe i
zgjuar, besnik dhe luftëtar, ushtarë me famë.

• Në shek. V-IV (5-4) p.e.re formua Mbretëria Ilire, themelues i së cilës ishte Bardhyli. Ata krijuan një shtet të madh që shtrihej nga lumi Kërka
deri në Lezhë.

• Zhvillimi i shumanshëm i ilirëve shoqërohet me një sistem të zhvilluar edukimi dhe arsimi. Nga kjo në bazë të historisë në qytetet ilire kishte
këshilltar të mbretit, diplomatë, nënpunës për mbledhjen e taksave, strateg, shkrues, financierë etj.
EDUKATA DHE ARSIMI I ILIRËVE
• Ilirët kishin edukatë dhe arsim të zhvilluar, ata ishin kulm i kulturës evropiane dhe e çmonin dijen. Dëshmitë epigrafike (mbishkrimet) dhe
arkeologjike na trgojnë se ilirët në periudhën skllavo-pronare, i kushtonin kujdes të veçantë edukimit, përkatësisht:

• Edukimit fizik Këtë e dëshmojnë veglat e punës, mjetet e luftës, lodrat e fëmijëve të gjetura në tumulat (kodërvarret e vogëla), zbulimet

• Edukimit ushtarak arkeologjike si: gjetja e përkrenareve ilire me emblemë kali, pllaka bronzi me kuaj e shumë gjetje të tjera gjatë historisë

• Edukimit intelektual dhe ku të gjitha këto dëshmojnë se edukimi filloi të organizohet si veprimtari e vetëdijeshme shoqërore.

• Edukimit punes

• Ilirët shquheshin si gurëgdhëndës, prodhues të qeramikës, punues metalesh, ndërtimtarë anijesh etj. Kjo dëshmon se ilirët i kushtonin rëndësi
edukatës punese dhe asaj estetike.

• Duke u mbështetur në gjetjet epigrafike, arkeologjike dhe në të dhëna nga veprat e autorëve antikë, studiuesit shqiptar e bënë rindërtimin e
sistemit edukativ dhe arsimor të ilirëve, i cili është i ngjashëm me sistemin edukativ arsimor të Athinës.
Sipas sistemit të rindërtuar nga studiuesit shqiptar, sistemi i arsimit dhe edukimit ilir duket kështu:

• Fëmijët e ilirëve nga lindja deri në moshën 6-vjeçare, edukoheshin • Pastaj të rinjtë nga mosha 12-14 vjeçare, e vazhdonin edukimin dhe
në gjirin familjar, ku rol të rëndësishëm për këtë fazë ka nëna e cila arsimin e tyre në palestra të cilat ishin institucione private, ku i
lind me lehtësi, u përgatit fëmijëve ushqimin, u jep gji fëmijëve të kushtohej rëndësi zhvillimit fizik të të rinjëve dhe ky zhvillim arrihej
vet dhe kujdeset për ta. Për gratë ilire flitej se ato ishin të fuqishme, nëpërmjet ushtrimeve gjimnastikore në mënyrë që të rinjtë të bëheshin
punëtore, ruanin bagëtinë, sillnin dru në vatrat e tyre etj. të fuqishëm, të shkathtë dhe me trup të bukur.

• Fëmijët (djemtë), nga mosha 7-11 vjeçare, vijonin edukimin dhe • Në moshën 15-16 vjeçare, djemtë e familjeve të larta skllavo-
arsimin në shkolla fillore (gramatikore) të cilat ishin private. Në këtë pronare, e vazhdonin edukimin në gjimnaz ku të rinjtë bënin ushtrime
shkallë shkollimi, kujdes të veçantë i kushtohej mësimit të shkrimit, fizike, ushtarake si kërcimi ,vrapimi, hedhja e diskut, shtizës etj. Por
leximit dhe njehsimit. Si mjete për të shkruar përdornin tabela të nuk mungonin as bisedat me njerëz të ditur, përmes të cilave
vogla druri, të lyera me një shtresë dylli dhe lapsat – stilot e mprehta përvetësohej arsimi letrar, filozofik, politik, juridik etj.
metalike ose kockë në formë lapsi, penë shpendësh dhe bojë. • Prej moshës 18-20 vjeçare, të rinjtë edukoheshin në aspektin
ushtarak dhe fizik, ku përgatiteshin për ta mbrojtur vendin e tyre. Kjo
periudhë quhej peridha e efebisë.
PUSHTIMI ROMAK
• Illiria u pushtua përfundimisht nga romakët, të udhëhequr nga
perandori Jul Cezar në vitin 49 p.e.r dhe gradualisht u shndërrua
në krahinë romake. Iliria i nënshtrohej ndikimit të fortë kulturor
dhe gjuhësor të latinishtes. Megjithatë ilirët ishin të qendrueshëm,
e kishin shpirtin e pathyeshëm, besnikërinë, tiparet autoktone dhe
këmbënguljen e paparë për ta mbrojtur traditen e vet kulturore.

• Ilirët i dhanë shtetit romak perandorë shumë të aftë p.sh si Bato,


udhëheqësi dhe kryengritësi më i madh i asaj kohe. Pastaj Septim
Severi, Klaudi II, Aureliani, Probi, Diokleciani, e sidomos
Konstandini i Madh i cili i vuri themelet e Konstandinopojës dhe
perandorisë Bizantine. Ai kodifikoi ligjet e shtetit dhe në vitin 312
legalizoj krishtërizmin dhe e shpalli atë religjion të lirë në
perandorinë romake.
SHËN NIKETË DARDANI (340 – 414)
• Niketë Dardani ishte dijetar I shkquar, muzikant dhe pedagog Ilir me famë botërore.
Niketa ka shkruar se “ishte Dardan”. Ai ishte nga Ramesiana, qendër e rëndësishme
dhe seli ipeshkvie e Dardanisë, afër Nishit.
• Duke filluar nga mosha 26 vjeqare, rreth 50 vjet ishte ipeshkëv (Peshkop katolik - ne
vendet ku vepron kisha katolike) I ipeshkvisë së Ramesianës, ku edhe vdiq. Figura e tij
perkujtohet në kalendarin e kishës katolike me 7 janar.

• Vec gjuhes amtare, ilirishtes, ai zotëronte edhe greqishten e vjeter e dhe latinishtën e
shërbesës fetare dhe zyrtare, trakishtën e getëve e besëve per tu predikuar në gjuhën e
tyre.
• Niketë Dardani shkroi shumë vepra filozofike, teologjike dhe muzikore. Vepra
madhore e tij është "Instructoi ad competentes“ - Mësimi i kompetencave, e përbërë
prej gjashtë broshurash me udhëzime për katekumenët. Shkroi edhe vepra të tjera si,
“Mbi emërimet e ndryshme”, “Mbi të mirat e psallmimit”, “Virgjëreshës së shkarë”,
“Pashkët” etj.
KONTRIBUTI I SHËN NIKETË DARDANIT
• Shën Niketë Dardani Shkroi edhe udhëzime metodike për drejtuesit e koreve kishtare.
Shkroi dhe komponoi himne kishtare, ndër të cilët shquhet himni madhështor “Ty Zot të
adhurojmë”, i cili këndohet edhe sot nga miliona njerëz në kremtet më solemne kishtare.
Niketë Dardani "i pajisur me prirje letrare e muzikore, përpilonte këngë dhe himne e ua
mësonte besimtarëve që t'i këndonin bashkarisht. Me sa duket ai ishte rritur në një mjedis
ku muzika përfshihej në planin arsimor për edukimin e rinisë si pjesë plotësuese e lëndës së
metrikës.

• Duke dhënë udhëzime për mënyrat e këndimit në kishë, ai kërkonte qe këngëtari serioz
duhet të jetë i thjeshtë, që të ndikojë te dëgjuesit vetëm me fuqinë shprehëse të këngës, pa
efekte të jashtme, dhe theksonte se për t'ia arritur këtij qëllimi është i nevojshëm jo vetëm
zëri por edhe ndjenja e zemrës". Të rinjtë, shton ai, që e kanë për obligim të këndojnë
psallme në kishë, duhet të dinë se "duhet t'i këngëtojnë perëndisë jo me zë, por me zemër.
"Në këtë mënyrë "himnet dhe psallmet që kumbonin faltoreve, duke ushqyer shpresat për
liri, drejtësi, u jepnin zemër njerëzve të thjeshtë, mundqarëve të shfrytëzuar, bujqve të
shtypur, robërve te asaj kohe.“

• Niketë Dardani ishte krijues i 33 veprave muzikore kulmore paleokristiane, por edhe
predikues dhe pedagog i madh i muzikës kishtare. Himni i tij "Te Deum laudamus" është
himni më i famshëm në liturgjinë kishtare të krishterë në mbarë botën.
SHËN JERONIMI (345 – 419)
• Iliria i dha qytetërimit evropian, pra krishterimit, një nga ideologët e parë dhe më të shquar të tij,
Shën Jeronimin (Sofron Eusebi, Hieronymus Sophronius Eusebius). Papa i dha titullin Doktor
Maksim. Sofron Eusebi lindi në vitin 340 në Stridon, një qytet ilir në Dalmaci. Nga Stridoni shkoi
në Romë për t'u shkolluar. Atje ai përqafoi fenë e krishterë, u pagëzua dhe filloi të studionte
teologjinë e krishterë.

• Ishte një veprimtar, shkrimtar dhe ideolog i shquar i krishterimit. "Së bashku me Augustinin janë
fytyrat më të rëndësishme të themeleve të krishterimit.

• Shën Jeronimi kontribuoi në literaturën liturgjike. Ai ishte themeluesi i letërsisë biblike dhe
mesjetare. Papa Damasius I e ngarkoi atë të rishikonte tekstet biblike. Vepra e tij më e madhe është
përkthimi i Biblës. Përkthimi i tij i Biblës njihet si "Vulgata". “Në kohen e mesme secila presë ne
versionin e Jeronimit ishte e shenjtë dhe e paprekshme, për të cilën gje shkuan shumë koka
njerezish, ndërkaq përkthimi i Jeronimit përdoret edhe sot si interpretim i Biblës zyrtare të Kishës
Katolike. Ky është libri i parë që botohet në shtypshkronjën e Gutenbergut në 1452.

• Përveç kësaj, Shën Jeronimi komentoi shumë tekste biblike, shkroi tekste polemike kundër Helvidit,
Vigilanit, Jovinianit etj. Ai luftoi kundër përkrahësve të paganizmit, Luciferizmit dhe grupeve të
tjera fetare, kundër heretikëve dhe kundërshtarëve të krishterimit origjinal (biblik).
ARRITJET TJERA TE SHËN JERONIMIT
• Rëndësi të veçantë për qytetërimin e hershëm të krishterë dhe evropian ishte vepra tjetër e Shën
Jeronimit, “De virilis illustribus” (Për njerëzit e famshëm), e cila përmban 135 biografi të
apologjetëve dhe shkrimtarëve të krishterë, vepra “Epistulae” (letrat) me 147 letra dhe mesazhe fetare
si dhe, “Kronika” e tij.

• Shën Jeronimi ishte themeluesi i misticizmit mesjetar. Si ideolog dhe mësues i krishterimit, ai
formësoi edhe edukimin mesjetar të kishës. “Talenti i tij i pamohueshëm dhe ndikimi i
mëvonshëm në formimin e koncepteve ideologjike të kohës së mesme i siguron atij vend të
shquar në të kaluarën kulturore të Evropës.

• Si gjate periudhës pararomake, ashtu edhe gjatë periudhës shumëshekullore nën pushtimin
romak, ilirët i ruajtën të gjalla shumë tipare të kulturës së tyre, materiale dhe shpirtërore.

• Edhe pse për një kohë të gjatë u gjenden nën ndikimin e fuqishëm të administratës dhe të qytetërimit
dhe edukimit romak, ilirët vazhduan ti ruajnë traditat e tyre dhe I respektuan ato. Kjo traditë e ruajtjes
së tipareve etnike të vendlindjes mbeti e fortë edhe tek arbërit, në saje të edukatës popullore vendore.
BIBLIOGRAFIA E PUNIMIT
[1]. Koliqi, Dr. Hajrullah: HISTORIA E PEDAGOGJISË BOTËRORE, UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI

FILOZOFIK, Prishtinë 1997.

[2]. Koliqi, Dr. Hajrullah: HISTORIA E ARSIMIT DHE MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR, UNIVERSITETI I
PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK, Prishtinë 2012.

You might also like