You are on page 1of 43

Axhenda

1. Dispozita të përgjithshme
2. Regjistrimet fillestare për qëllime të Fiskalizimit
3 Faturat në procesin e Fiskalizimit
4. Procesi i Fiskalizimit
5. Deklarimet që lidhen me Fiskalizimin
6. Dispozita të veçanta në lidhje me Fiskalizimin
7. Raste në praktikë
8. Pyetje
Përkufizime të rëndësishme

▪ “Faturë” është çdo dokument në letër ose në formë elektronike që përmbush kushtet e përcaktuara nën këtë
ligj dhe ligjin “Për TVSH në Republikën e Shqipërisë”.

▪ “Faturë elektronike” është një faturë e lëshuar, dërguar dhe pranuar në format elektronik, që lejon përpunimin
e saj automatik dhe elektronik.

▪ “Fatura shoqëruese” është një dokument transporti që përdoret për shoqërimin e lëvizjes së mallrave në
territorin e Republikës së Shqipërisë, kur nuk ka transferim të pronësisë mbi mallrat.

▪ “Lëshuesi i detyrueshëm i një fature elektronike” është personi i detyruar të lëshojë faturë elektronike.

▪ “Pranuesi i detyrueshëm” i një fature elektronike është blerësi.

▪ “Operator” është individi që përpilon dhe lëshon fatura nëpërmjet sistemit fiskal ose personi i autorizuar nga
tatimpaguesi për të lëshuar fatura nëpërmjet sistemit fiskal.
Përkufizime të rëndësishme (vazhdim)

▪ “Pagesë ME para në dorë” konsiderohet pagesa për mallrat ose shërbimet e furnizuara, kryer me
kartëmonedha ose monedha të cilat konsiderohen mjete të ligjshme pagese në përputhje me legjislacionin
përkatës dhe, për qëllim të këtij ligji, përfshijnë edhe kartat e debitit, kreditit dhe çeqet.

▪ “Pagesë PA para në dorë” konsiderohet pagesa për mallrat ose shërbimet e furnizuara, kryer nëpërmjet një
banke, institucioni financiar jo-bankar, ose subjekteve të tjera që ofrojnë shërbime pagese, ose institucioneve
të tjera të parasë elektronike të licencuara nga Banka e Shqipërisë dhe që, për qëllim të këtij ligji, përfshin të
gjitha mënyrat e tjera të pagesës të cilat nuk konsiderohen pagesa me para në dorë.

▪ “Platforma qendrore e faturave” është platforma që krijohet, zhvillohet, mirëmbahet dhe administrohet nga
ana teknike nga institucioni përgjegjës për administrimin e infrastrukturës, të sistemeve dhe shërbimeve TIK
(AKSHI-Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit).

▪ “NIVF, NSLF, kodi QR” janë elemente të fatures së fiskalizuar të cilat do t’i sqarojme në një slide të veçantë në
këtë material.
1. Platforma qendrore e faturave

❑ Platforma qendrore e faturave: është një segment i zgjidhjes së TI-së e zhvilluar nga AKSHI për qëllimet e
faturimit dhe procedurës së fiskalizimit, shkëmbimin e faturave elektronike, lidhjen dhe regjistrimin e
lëshuesve dhe marrësve të faturave elektronike dhe për administrimin unik të procesit të shkëmbimit të
faturave elektronike dhe dokumenteve shoqëruese.

❑ Portali Self-Care: është ndërfaqja e standardizuar për komunikim, ndërmjet tatimpaguesit dhe administratës
tatimore, nëpërmjet rrjetit të sigurt për transferimin elektronik të të dhënave nëpërmjet internetit.

✔ Aksesimi i platformës qendrore të faturave dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet AKSHI-t, lëshuesit dhe
marrësit të faturave elektronike përmes platformës qendrore të faturave, do të jetë përmes shërbimeve të
internetit të SOAP, duke përdorur mesazhe ose përmes portalit Self-Care.
1. Platforma qendrore e faturave (vazhdim)– Çertifikata elektronike

❑ Çertifikata elektronike

▪ Lëshuesit dhe marrësit e faturave elektronike janë të detyruar të marrin Çertifikatën elektronike të lëshuar nga
AKSHI dhe ta përdorin atë për t’u lidhur me platformën qendrore të faturave:

▪ Çertifikata elektronike e lëshuar nga AKSHI duhet ruajtur në një ambient fizik me nivel të lartë sigurie, duke
mos cënuar integritetin dhe thyer konfidencialitetin e saj.

▪ Për Çertifikatën elektronike të lëshuar aplikohet tarifa e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave (4 mijë
Lekë).

▪ Aplikimi për të marrë Çertifikatën bëhet në e-Albania dhe Çertifikata e marrë bëhet upload në Self-Care.
2. Regjistrimi i vendit të ushtrimit të aktivitetit (vazhdim)

Gjithashtu:
▪ Administrata tatimore qendrore lëshon një konfirmim të regjistrimit të vendit të ushtrimit të veprimtarisë së
biznesit, së bashku me kodin e tij, në formë elektronike.
▪ Ky konfirmim regjistrimi ruhet në platformën qendrore të faturave, në llogarinë e përdoruesit të tatimpaguesit.
▪ Nëse ndryshohen të dhënat për vendin e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, tatimpaguesi, që lëshon fatura,
detyrohet që të paraqesë informacionin lidhur me të dhënat e reja, jo më vonë se 72 orë pas ndodhjes së
ndryshimit.
3. Regjistrimi i pajisjes elektronike të faturimit

❑ Pas paraqitjes së të dhënave për vendin e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit dhe përpara lëshimit të faturave,
tatimpaguesi, që lëshon fatura, duhet të regjistrojë çdo pajisje elektronike të faturimit.

❑ Për regjistrimin e pajisjes elekronike të faturimit, kërkohen këto të dhëna:

a. kodi i vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit në të cilin ndodhet pajisja elektronike e faturimit;
b. numri rendor i pajisjes elektronike të faturimit;
c. kodi i zgjidhjes software-ike që përdoret në pajisjen elektronike të faturimit;
d. kodi i mirëmbajtësit të zgjidhjes software-ike;
e. data kur do të përdoret pajisja elektronike e faturimit.
4. Regjistrimi i Operatorit (vazhdim)

❑ Të dhënat që do të dorëzohen nga tatimpaguesit për operatorin:


▪ Jo më vonë se 24 orë para fillimit të lëshimit të faturave nga operatori.
▪ Përjashtim bëjnë rastet kur tatimpaguesi që lëshon fatura nuk mund të përdorë platformën qendrore të faturave
sepse nuk ka lidhje të përhershme në internet.

- Në këtë rast, të dhënat për secilin operator duhet të hidhen në formularin “Informacioni mbi operatorët”,
dhe të dorëzohen në Drejtorinë Rajonale Tatimore ku tatimpaguesi është regjistruar, dorazi ose me postë,
jo më vonë se 24 orë para fillimit të lëshimit të faturave operatori.

- I njëjti formular përdoret si për dorëzimin e të dhënave për herë të parë po ashtu dhe për
dorëzimin e ndryshimeve në të dhëna.
4. Regjistrimi i Operatorit (vazhdim)

❑ Të dhënat do të dorëzohen nga tatimpaguesit për operatorin:


▪ Pas dërgimit të të dhënave, Sistemi i Informacionit të administratës tatimore gjeneron kodin e operatorit, i cili
lidhet me numrin personal të identifikimit ose NIPT-in e operatorit.
▪ Kodi i operatorit është një kod i veçantë i cili do të përdoret për të identifikuar çdo operator që lëshon fatura.
▪ Pasi individi regjistrohet në sistem si operator, në vijim do të ketë të njëjtin kod operatori, edhe nëse punon për
tatimpagues të ndryshëm.
▪ Në faturë shfaqet vetëm kodi i operatorit, me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale të personit që lëshon
faturat në cilësinë e operatorit.
▪ Nëse me të njëjtën pajisje elektronike të faturimit, punojnë dy ose më shumë operatorë që lëshojnë fatura, secili
prej operatorëve duhet të vendosë kodin e tij në çdo faturë që lëshon.
4. Regjistrimi i Operatorit (vazhdim)

❑ Të dhënat do të dorëzohen nga tatimpaguesit për operatorin:


▪ Në rastet e shitjeve nëpërmjet pajisjeve të vetëshërbimit (automatët), operator konsiderohet tatimpaguesi që
lëshon faturën.
▪ Në rastet e lëshimit të faturës shoqëruese, operatori është individi i cili lëshon faturën shoqëruese nga pajisja
elektronike.
5. Regjistrimi i prodhuesve dhe mirëmbajtësve të software-ve

❑ Këto shoqeri ofrojnë software që do të përdoren nga tatimpaguesi për fiskalizimin dhe duhet:
▪ Përpara fillimit të ushtrimit të veprimtarisë së tyre duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike në regjistrin e
prodhuesve ose mirëmbajtësve softuerikë të AKSHI-t, duke përdorur platformën qendrore të faturave;
▪ Duhet të regjistrojnë tek AKSHI edhe informacionin mbi zgjidhjet e veta software-ike. Regjistrimi nuk e
zëvendëson detyrimin për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit apo administratën tatimore;
▪ Pas regjistrimit, sistemi informatik i AKSHI-t gjeneron kodin e subjektit dhe kodin e zgjidhjes software-ike;
▪ AKSHI i jep në formë elektronike subjektit Çertifikatën dhe kodin e regjistrimit të zgjidhjes software-ike.
5. Regjistrimi i prodhuesve dhe mirëmbajtësve të software-ve
(vazhdim)
❑ Çdo tatimpagues duhet të njoftojë administratën tatimore:
- për zgjidhjen software-ike të përdorur për lëshimin e faturave,
si dhe
- për prodhuesin dhe mirëmbajtësin e zgjidhjes software-ike.
Përmbledhje e kërkesave të Fiskalizimit

❑ Në mënyrë që të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procesin e fiskalizimit, tatimpaguesit që lëshojnë fatura, përpara
fillimit të lëshimit të faturës, duhet:
1. Të sigurojnë kushte për përdorimin e zgjidhjes software-ike;
2. Të marrin Çertifikatën elektronike nga AKSHI;
3. Të japin informacione për të gjitha vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit në të cilat ushtrojnë veprimtari
biznesi;
4. Të japin informacione për operatorët që lëshojnë fatura;
5. Të japin informacione për mirëmbajtësin e zgjidhjes softuerike;
6. Të regjistrojnë pajisjet elektronike të faturimit për lëshimin e faturave për pagesa ME para në dorë.
Përmbledhje e kërkesave të Fiskalizimit (vazhdim)

⮚ Kujdes: Tatimpaguesi që lëshon fatura, me qëllim të zbatimit të procedurës së fiskalizimit, para fillimit të lëshimit
të faturës, duhet të sigurojë:
a. lidhje të përhershme në internet;
b. zgjidhje të çertifikuar software-ike, e cila realizon nënshkrimin elektronik duke përdorur një certifikatë
elektronike, komunikimin në kohë reale me sistemin e informacionit të admninistratës tatimore, dhe
printimin e faturës përfshirë kodin QR.
Detyrimi për lëshimin e faturës

❑ Tatimpaguesit që duhet të lëshojnë faturë:

i. Personat juridikë dhe fizikë, të cilët janë tatimpagues të tatimit mbi fitimin, në përputhje me ligjin “Për
tatimin mbi të ardhurat”;
ii. Personat juridikë dhe fizikë të cilët janë tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël,
në përputhje me ligjin “Për sistemin e taksave vendore”;
iii. Personat juridikë dhe fizikë, pavarësisht nga forma e organizimit, përfshirë organizatat jofitimprurëse, njësitë
e zbatimit të projekteve, organet publike qendrore e vendore, organizatat politike dhe institucione të tjera të
ngjashme, të cilat ushtrojnë veprimtari ekonomike në përputhje me ligjin “TVSH”;
iv. Çdo person juridik ose fizik, rezident ose jo-rezident, pavarësisht nga forma e organizimit, kur furnizon mallra
ose shërbime për organet publike. Përjashtimisht, ata nuk janë të detyruar të lëshojnë fatura kur një organ
publik i nënshtrohet TVSH-së dhe ka detyrimin të lëshojë një faturë si marrës i mallrave ose shërbimeve;
v. Personat juridikë dhe fizikë jo-rezidentë për furnizimin e mallrave ose ofrimin e shërbimeve në Republikën e
Shqipërisë, kur, në përputhje me legjislacionin tatimor, i nënshtrohen detyrimeve tatimore në Republikën e
Shqipërisë përmes një përfaqësuesi tatimor.
Përjashtimi për lëshimin e faturës

❑ Përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë:

▪ prodhuesit bujqësorë;
▪ tatimpaguesit që shesin bileta ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban;
▪ personat ambulantë.
Rregulla të përgjithshme për lëshimin e faturës për qëllime të
fiskalizimit
▪ Tatimpaguesit janë të detyruar të lëshojnë faturë për çdo furnizim mallrash apo shërbimesh që është pjesë e
veprimtarisë së tyre ekonomike.
▪ Shitësi duhet të lëshojë dhe blerësi duhet të kërkojë faturën në kohën e furnizimit të mallit apo të shërbimit.
Fatura përgatitet nga shitësi dhe merret e ruhet nga blerësi në formën origjinale dhe nga shitësi në letër ose si
e dhënë elektronike në sistemin e tij elektronik, të përdorur për të lëshuar apo ruajtur faturat.
▪ Fatura mund të lëshohet edhe nga një palë e tretë, e autorizuar, në emër dhe për llogari të shitësit ose
tatimpaguesit që lëshon faturë.
▪ Fatura mund të lëshohet nga blerësi për mallrat apo shërbimet e marra (“vetëfaturim”) nga një tatimpagues.
▪ Vlerat e treguara në faturë mund të shprehen në çfarëdo lloj monedhe, me kusht që vlera totale, vlera e
tatueshme, dhe vlera e pagueshme e TVSH-së të shprehen në Lekë sipas kursit të këmbimit të publikuar në
faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë në momentin kur është lëshuar fatura.
▪ Në rast të importimit të mallrave, vlera në Lekë shprehet sipas legjislacionit doganor në Republikën e
Shqipërisë.
Momenti i lëshimit të faturës

▪ Fatura duhet të lëshohet në momentin e furnizimit të mallrave ose shërbimeve;


▪ Në rastin kur blerësi ose marrësi i mallrave ose shërbimeve lëshon një faturë kur blejnë nga individët ose
fermerët, kjo faturë lëshohet menjëherë në momentin e furnizimit të mallit ose shërbimit nga blerësi.
▪ Në rast se blerësi ose marrësi i shërbimeve lëshon një faturë kur blen nga një jo-rezident, fatura lëshohet nga
blerësi jo më vonë se data 10-të e muajit që pason muajin në të cilin është kryer shërbimi.
▪ Në rastin e paradhënieve, fatura lëshohet menjëherë, dhe në çdo rast jo më vonë se 72 orë pas pranimit të
pagesës.
▪ Nëse mallrat furnizohen pa transport, atëherë shitësi duhet të lëshojë faturën në momentin kur mallrat i vihen
në dispozicion blerësit.
▪ Për furnizime mallrash ose shërbimesh, të cilat furnizohen në mënyrë të rregullt ose të vazhdueshme fatura
duhet të lëshohet në mënyrë mujore, jo më vonë se dita e 10-të e muajit që pason muajin në të cilin është kryer
furnizimi.
Momenti i lëshimit të faturës (vazhdim)

▪ Shembull 1 : Tatipaguesi ka marrë një parapagim në datë 15 Tetor. Fatura duhet të lëshohet menjëherë, dhe në
çdo rast jo më vonë se 72 orë pas pranimit të pagesës, pra brenda datës 18 Tetor.
▪ Shembull 2 : Tatipaguesi ka marrë nga nje shoqeri jo-rezidente nje fature ne date 15 Tetor. Fatura lëshohet nga
blerësi jo më vonë se data 10-të e muajit që pason muajin në të cilin është kryer shërbimi, pra brenda datës 10
Nëntor.
Elementet e faturës së fiskalizuar

❑ Fatura përmban të paktën elementet si më poshtë:


a) titullin “Faturë tatimore”;
b) datën dhe kohën e lëshimit të faturës (orën, minutat dhe sekondat);
c) numrin e faturës;
ç) numrin unik të identifikimit të shitësit;
d) emrin e tatimpaguesit/emrin dhe mbiemrin e shitësit;
dh) adresën e shitësit;
e) numrin unik të identifikimit të blerësit, emrin e tatimpaguesit/emrin, mbiemrin dhe adresën e

blerësit;
f) adresën e shitësit;
Elementet e faturës së fiskalizuar (vazhdim)

g) numrin unik të identifikimit, emrin e tatimpaguesit/emrin, mbiemrin dhe adresën e blerësit.


Ky informacion kërkohet vetëm nëse blerësi është:
i. tatimpagues, subjekt i tatimit mbi fitimin, i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, ose
subjekt i TVSH-së, në përputhje me ligjet përkatëse;
ii. një person juridik;
iii. një person që blen pasuri personale me vlerë individuale mbi 500,000 lekë;
iv. ose në raste të tjera, kur blerësi kërkon që në faturë të vendosen të dhënat e tij identifikuese.
Elementet e faturës së fiskalizuar (vazhdim)
h) kodin e operatorit sipas nenit 3, pika “g”, të ligjit, i dhënë në përputhje me nenin 15, të ligjit;
i) kodin e vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit sipas nenit 3, pika “ll”, të ligjit, i dhënë në përputhje me nenin 14 të ligjit;
j) sasinë dhe përshkrimin e mallrave të shitura, dhe përshkrimin e shërbimeve të kryera, çmimin për njësi, pra identifikuesit e artikujve të
faturës, kodin e njësisë matëse të shumave të llogaritura;
k) shumën e plotë;
l) shumën totale për t’u paguar;
m) monedhën dhe kursin e këmbimit nëse shumat në faturë nuk shprehen në monedhën kombëtare shqiptare (lekë);
n) udhëzimin e pagesës/mënyrën e pagesës (kartëmonedha dhe monedha, karta, çek, transaksion bankar, mandat pagese, para elektronike,
pagesa të tjera pa para në dorë);
o) Numrin Identifikues të Veçantë të Faturës (NIVF), i shprehur si një shenjë alfanumerike;
p) Numrin e Sigurisë të Lëshuesit të Faturës (NSLF), i shprehur si një shenjë alfanumerike;
q) etiketën e procesit;
r) specifikimet e identifikuesit;
s) adresën e postës elektronike të shitësit;
t) adresën e postës elektronike të blerësit.
Të dhëna shtesë të faturës së fiskalizuar (vazhdim)
▪ Të dhënat shtesë janë si vijon:
a) detajet e çmimit, siç janë çmimi për njësi pa TVSH, zbritjet mbi çmimin;
b) shuma bazë e kategorisë së TVSH;
c) shuma e kategorisë së TVSH;
d) kodi i kategorisë së TVSH;
e) kategoria e normës së TVSH;
f) shuma totale e TVSH-së së faturës;
g) shuma totale e faturës me TVSH;
h) arsyeja e përjashtimit nga TVSH;
i) kur fatura lëshohet për pagesa të bëra paraprakisht dhe TVSH llogaritet në momentin e marrjes së pagesës dhe e drejta e
zbritjes lind në këtë moment, fatura duhet të përmbajë tekstin: “Parapagesë”;
j) nëse një person i tatueshëm, që vepron si blerësi ose klienti, është përgjegjës për pagimin eTVSH-së, fatura përmban
tekstin: ‘Autongarkesë’;
k-n) në rast të aplikimit të një skeme të veçantë psh. për agjencitë e udhëtimit, fatura duhet të përmbajë tekstin: ‘Skema e
Marzhit - Agjentët e udhëtimit’.
Të dhëna shtesë të faturës së fiskalizuar (vazhdim)
o) në rastin kur “e drejta” deklarohet “Borxh i keq” sipas legjislacionit në fuqi për TVSH-në, një faturë e re lëshohet
me tekstin: “Borxhi i keq” dhe, gjithashtu, duhet të përmbajë reference për NIVF të faturës fillestare me të cilën
lidhet;
p) në rast se bëhet pagesa për faturën që ka tekstin “Borxh i keq” sipas legjislacionit në fuqi për TVSH-në, duhet të
lëshohet një faturë e re që duhet të përmbajë tekstin: “Borxhi i keq i paguar” dhe referencë për NIVF-në e faturës
së lëshuar më parë me tekstin “Borxhi i keq”;
q) për të gjithë paguesit e TVSH-së, të përmendur në nenin 153, të ligjit nr. 92/2014 “Për TVSH”, fatura duhet të
përmbajë tekstin: “TVSH-ja aplikohet në zbatim të nenit 153, të ligjit nr. 92/2014 ‘Për TVSHnë Republikën e
Shqipërisë, i ndryshuar’.
Të dhëna shtesë të faturës së fiskalizuar (vazhdim)
▪ Fatura elektronike, nëse aplikohet, gjithashtu, duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
a) informacion mbi marrësin e pagesës;
b) informacion për përfaqësuesin tatimor;
c) referencën e kontratës;
d) detajet e transportit, siç janë: emri, adresa dhe NIPT ose NID i transportuesit, targa e automjetit dhe

koha e furnizimit;
e) datën ose periudhën në të cilën është kryer furnizimi i mallrave ose shërbimeve, ose datën në të cilën është
bërë pagesa në llogari, e përmendur në pikën 1, të nenit 7, të ligjit, për aq kohë sa mund të përcaktohet kjo datë
dhe nëse kjo datë është e ndryshme nga data e lëshimit të faturës;
f) shtesa ose zbritje të aplikuara (informacion mbi kompensimin ose pagesën), nëse është e aplikueshme;
g) afatet e pagesës, në rast se pagesa nuk është bërë në kohën e faturimit.
Fatura e thjeshtë

❑ Faturat e thjeshta pa TVSH, mund të lëshohen nëse përmbushen të dy kushtet si më poshtë:

1) Tatimpaguesi që lëshon fatura i nënshtrohet regjimit të bizneseve të vogla sipas ligjit "Për TVSH” i ndryshuar,
dhe
2) Fatura e lëshuar për mallrat ose shërbimet e furnizuara, paguhet ME para në dorë në momentin e furnizimit.
❑ Specifikat për faturën e thjeshtë:
▪ Faturat e thjeshtuara të paguara ME para në dorë duhet të printohen në letër (përveç rastit kur ato mund të dërgohen
në mënyrë elektronike).
▪ Megjithatë numri i faturës, kodi i operatorit, kodi i vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, mënyra e pagesës
dhe kursi i këmbimit nuk janë të detyrueshme të printohen, por do t'i dërgohen administratës tatimore qendrore së
bashku me elementët e tjerë të faturës gjatë procedurës së fiskalizimit dhe blerësi do të jetë në gjendje t'i përdorë
ato duke skanuar kodin QR në faturë.
▪ Si përjashtim, për transaksionet e këmbimit valutor gjithashtu monedha dhe kursi i këmbimit duhet të printohen në
faturë.
Procedura e Fiskalizimit të faturës – faturat korigjuese/saktësuese

❑ Nëse tatimpaguesit shitës duhet të anulojë faturën e lëshuar sepse blerësi nuk e ka pranuar atë (psh. nëse ka
gabime në faturë, ose nëse blerësi ka kthyer disa mallra tek shitësi etj.), tatimpaguesi që ka lëshuar faturën nuk
mund ta fshijë atë nga libri i shitjeve ose të bëjë një anulim në sistemin e tij elektronik, por duhet të lëshojë një
faturë korrigjuese, notë debiti ose notë krediti, sipas akteve ligjore dhe nënligjore për TVSH-në dhe ta fiskalizojë
atë.

❑ Fatura korrigjuese duhet të përmbajë të dhëna referencë për faturën që po korrigjohet, pra NSLF e faturës që po
korrigjohet dhe të gjithë elementët e tjerë të faturës sipas Ligjit.

❑ Fatura korrigjuese duhet të fiskalizohet pas verifikimit nga sistemi i informacionit i administratës tatimore
qendrore.
1. Fiskalizimi i faturave nga furnitorë vendas

▪ Tatimpaguesi/blerësi në rolin e marrësit të faturave elektronike përmes platformës SelfCare i dërgon lëshuesit të
faturës elektronike (shitësit) një mesazh lidhur me statusin e faturës, nëse ai e pranon faturën apo jo.
▪ Në momentin që fatura pranohet nga tatimpaguesi, ajo automatikisht do të regjistrohet tek faturat e tjera të
pranuara.
▪ Në rast se fatura nuk është e saktë (psh. çmimi nuk është i saktë), atëhere tatimpaguesi ka të drejtë të mos e
pranojë faturën. Në këtë rast, kjo faturë nuk do të gjenerohet tek lista e faturave të blerjes.
▪ Tatimpaguesi do të kërkojë nga shitësi të lëshojë faturë korrigjuese dhe më pas të kërkojë lëshimin e faturës së
saktë.
▪ Fatura e parë, fatura e korigjuar dhe fatura e saktë do të dalin në listën e faturave të blerjes pasi të jenë pranuar
nga tatimpaguesi.
2. Fiskalizimi i faturave të huaja për mallrat nga importi

▪ Procedura e fiskalizimit për importimin e mallrave kryhet bazuar në të dhënat që i janë dërguar administratës
tatimore nga Dogana në deklaratën doganore, kështu që fiskalizimi i faturave nga jashtë do të bazohet në të
dhënat e paracaktuara dhe tatimpaguesi do të duhet të shtojë vetëm informacionin që mungon nga fatura e
tatimpaguesit të huaj.
▪ Fiskalizimi do të bazohet në deklaratën doganore, dhe do të kryhet vetëm blerësi/importuesi pasi të marrë
deklaratën doganore.
▪ Në llogarinë e përdoruesit të tatimpaguesit (importuesit) në platformën qendrore të faturave, janë të dukshme të
dhënat nga fatura e personit të huaj bazuar në deklaratën doganore. Tatimpaguesi/importuesi për secilën faturë,
bazuar në numrin rendor të deklaratës, për secilën zyrë doganore, e cila është caktuar në momentin kur deklarata
është pranuar, shton të dhënat direkt në platformë.
▪ Tatimpaguesi (importuesi) duhet të kryejë procedurën e fiskalizimit, pas vendosjes së mallrave nën procedurën e
qarkullimit të lirë nga Dogana, por jo më vonë se 3 ditë pas vendosjes së mallrave nën këtë procedurë.
2. Fiskalizimi i faturave të huaja për mallrat nga importi (vazhdim)

▪ Pas fiskalizimit, nëse verifikimi ka qenë i suksesshëm, sistemi i informacionit i administratës tatimore gjeneron
NIVF, i cili do të ruhet në librin e blerjeve të tatimpaguesit (importuesit) në platformën qendrore të faturave, së
bashku me të dhënat e tjera të faturës së personit të huaj.
▪ Në rast të rishikimit të deklaratës doganore, si rezultat i rivlerësimit doganor ose kontrollit të pas-zhdoganimit,
brenda afatit të përcaktuar në Kodin Doganor, blerësi që ka përfunduar procesin e fiskalizimit do të korrigjojë
menjëherë të dhënat e faturës në platformën qendrore te faturave bazuar në deklaratën doganore të rishikuar.
3. Fiskalizimi i faturave nga jo-rezidentë

▪ Rregullat për fiskalizimin e faturave të lëshuara nga jo-rezidentët në Republikën e Shqipërisë:

a) personat pa adresë të përhershme në Republikën e Shqipërisë (jo-rezidentët), dhe të pa regjistruar në regjistrin


tregtar janë të detyruar, që nëpërmjet përfaqësuesit tatimor të lëshojnë dhe fiskalizojnë faturat nëse detyrimi
për pagesën e TVSH-së lind në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi për TVSH.

b) nëse kompania mëmë jo-rezidente, ka një degë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë:

- dega e regjistruar në Republikën e Shqipërisë duhet të lëshojë dhe fiskalizojë faturat,

- përjashtimisht, kur dega që furnizuesi ka në Republikën e Shqipërisë nuk merr pjesë në atë furnizim,
atëherë zbatohet përcaktimi a) më sipër.
4. Fiskalizimi i faturave nga blerësi

❑ Nëse fatura lëshohet nga blerësi në lidhje me furnizimin e marrë nga furnizuesi, fatura duhet ë përmbajë tekstin
“Vetëfaturim”. (UMF 20, neni 4, pika h).

▪ Shembull 1:

Shoqëria shqiptare merr një individ të kryeje shërbimin e lyerjes së zyrave. Individi nuk është i regjistruar në organet
tatimore, si rrjedhim shoqëria duhet të leshojë faturë në cilësinë e blerësit. Në këtë rast fatura do të ketë përshkrimin
“Vetëfaturim”.
4. Fiskalizimi i faturave nga blerësi (vazhdim)

▪ Shembull 2:
Shoqëria “X" ble perime nga një individ i cili është i regjistruar si prodhues bujqësorë, në shtëpinë e tij ku prodhon
perimet. Punonjësi i shoqërisë “X“ është drejtuesi i automjetit dhe po merr perimet duke paguar me para në dorë.
Në momentin e blerjes me para në dorë Shoqëria duhet të lëshojë një faturë dhe ta fiskalizojë, në vend. Kjo do të
thotë që punonjësi duhet të ketë me vete një pajisje elektronike portative (telefon celular ose tablet ose pajisje
specifike) me zgjidhje softuerike për shërbimin e fiskalizimit dhe internet dhe të vendosë në këtë pajisje të gjithë
elementët e detyrueshëm të faturës, t'ia dërgojë atë administratës tatimore përmes interneti duke përdorur
shërbimin e fiskalizimit dhe pasi të ketë marrë mesazhin e përgjigjes nga sistemi i informacionit të administratës
tatimore të printojë faturën (psh duke përdorur një printer portativ) dhe t’ja japë shitësit për ta nënshkruar atë, dhe
ta marrë dhe ruajtë atë faturë.
5. Fiskalizimi i faturave shoqëruese

▪ Tatimpaguesit, që lëshojnë fatura shoqëruese, janë tatimpagues që lëshojnë fatura kur ata transportojnë mallra
nga një vend në një tjetër në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa ndryshim të pronësisë.

▪ Fatura shoqëruese lëshohet nga tatimpaguesi menjëherë përpara transportit të mallrave nga një vend në një
tjetër, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

▪ Tatimpaguesit, që lëshojnë faturë shoqëruese duhet te regjistrojnë: 1) Vendin e ushtrimit te aktivitetit dhe 2)
Operatorin.

▪ Fatura shoqëruese përmban elementet bazë, si dhe:

- numrin identifikues të veçantë të faturës shoqëruese (NIVFSH), i shprehur si shenjë alfanumerike;


- numrin e sigurisë së lëshuesit të faturës shoqëruese (NSLFSH), i shprehur si shenjë alfanumerike;
- kodin QR, që përmban të dhënat e përcaktuara me udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat.

▪ Përpara transportimit të mallrave nga një vend i ushtrimit të veprimtarisë së biznesit të tatimpaguesit te një
tjetër, kodi QR i faturës shoqëruese duhet të printohet në letër dhe duhet të shoqërojë mallrat gjatë gjithë kohës
së transportit, nga vendi i nisjes deri në destinacion.
Procedura e thjeshtëzuar e Fiskalizimit (VKM 220, dt. 12.03.2020)

❑ Tatimpaguesit që lëshojnë fatura për transaksione ME para në dorë, mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë
procedurën e fiskalizimit përmes përdorimit të platformës qendrore të faturave, nëse përmbushin kriteret e
mëposhtme:
a) Nuk janë subjekt i TVSH;
b) Nuk kanë asnjë shkelje të konstatuar në lidhje me moslëshimin e faturës në 3 vitet e fundit;
c) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.

❑ Tatimpaguesit që lëshojnë fatura elektronike për transaksione PA para në dorë, sipas nenit 27, të ligjit
nr.87/2019, mund të lëshojnë fatura elektronike dhe të kryejnë procedurën e fiskalizimit përmes përdorimit të
platformës qendrore të faturave, nëse përmbushin kriteret e mëposhtme:
a) Nuk janë subjekt i TVSH;
b) Nuk kanë asnjë shkelje të konstatuar në lidhje me moslëshimin e faturës në 3 vitet e fundit;
c) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.
Procedura e thjeshtëzuar e Fiskalizimit (vazhdim)

⮚ KUJDES: Në momentin kur një nga kriteret nuk përmbushet më prej tatimpaguesit, ai
nuk mund të përdorë më tej platformën qendrore të faturave për lëshimin dhe
fiskalizimin e faturave, por duhet të zbatojë procedurën e fiskalizimit me anë të
zgjidhjeve software-ike të certifikuara, sipas rregullave të përgjithshme të përcaktuara
në ligjin nr. 87/2019.
Pagesat e faturave elektronike – për pagesa PA para në dorë

❑ Hapat:

1. Në momentin e lëshimit të faturës elektronike për transaksionet B2B dhe B2G, një element që do të
përfshihet në faturë janë dhe të dhënat në lidhje me afatin e pagesës së faturës.

2. Në platformën Self-Care do të gjenerohet edhe një “urdhërpagesë” me të dhënat e faturës

- Urdhërpagesa do të përmbajë të dhënat e faturës, dhe ka një rol kryesor duke qene se në momentin
që kjo faturë do të likujdohet nëpërmjet bankës nga blerësi, Banka mund të likujdojë faturën vetëm
nëse në sistem shfaqen të dhënat përkatëse të faturës.
Faturat elektronike – për pagesa ME para në dorë
❑ Hapat:

1. Fatura për pagesat me para në dorë duhet të printohet në letër me të gjithë elementët e nevojshëm, duhet t’i
nënshtrohet procedurës së fiskalizimit, dhe duhet t’i dorëzohet blerësit në momentin e furnizimit të mallrave ose
shërbimeve.
2. Në rastin e furnizimit të mallrave me transport, transportuesi duhet të mbajë faturën e lëshuar nga shitësi për të
gjithë kohëzgjatjen e transportit të mallrave nga pika e nisjes deri në destinacion, ose deri në dorëzimin e
mallrave blerësit.
3. Nëse ofrohen shërbime elektronike ose furnizimi i mallrave ose shërbimeve kontraktohet dhe paguhet
nëpërmjet një aplikacioni celular, dyqani në internet apo të ngjashme, fatura nuk ka nevojë të printohet në letër,
por mund t’i dërgohet blerësit ose marrësit të faturës, nëpërmjet postës elektronike (e-mail) ose si faturë
elektronike.
Detyrime të tatimpaguesit që kryen apo merr pagesa të faturave

▪ Nëse tatimpaguesi merr pagesë për një faturë elektronike të lëshuar dhe kjo pagesë nuk është raportuar në
administratën tatimore nga banka ose institucioni tjetër financiar jobankar, për arsye të ndryshme (psh. pagesa
nuk është kryer përmes llogarisë bankare) atehere:
i. tatimpaguesi që ka lëshuar faturën elektronike regjistron vetë pagesën e marrë, duke përdorur platformën
qendrore të faturave në llogarinë e tij të përdoruesit, por jo më vonë se data 10 e muajit vijues;
ii. i njejti trajtim ndiqet edhe në rast të realizimit të pagesës përmes kompensimit, transferimit të të drejtave
ose borxheve, heqjes dorë nga borxhet e raste të ngjashme.
Deklarimi i faturave në librin e blerjes dhe të shitjeve

❑ Tatimpaguesi që lëshon faturë duhet të ketë parasysh:

1. Në platformën Self-Care mund të kontrollojë të gjitha faturat e shitjes dhe të blerjes;

2. Mbështetur në të dhënat e paraqitura për të gjitha faturat e shitjeve dhe të blerjeve, nëpërmjet procedurës së
fiskalizimit të faturave, sistemi informatik i administratës tatimore qendrore gjeneron një libër të shitjeve dhe një
libër të blerjeve, të cilët janë në dispozicion në platformën qendrore të faturave, në llogarinë e tatimpaguesve që
lëshojnë faturë.

3. Tatimpaguesi duhet të verifikojë të dhënat në librin e shitjeve dhe librin e blerjeve, deri në ditën e 10-të të muajit
paraardhës, dhe, nëse është e nevojshme, t’i plotësojë ato me informacion shtesë.

4. Pas përfundimit të kësaj procedure duhet të konfirmojë saktësinë e të dhënave.


1. Ndërprerja e lidhjes elektronike (internetit)

▪ Në rast të ndërprerjes së lidhjes elektronike (internetit) të vendosur, tatimpaguesi që lëshon fatura duhet të
lëshojë faturat pa të dhënat e NIVF-së, por fatura duhet të printohet në letër.
▪ Tatimpaguesi që lëshon fatura duhet që brenda 48 orëve duke filluar nga momenti i ndërprerjes së lidhjes të
vendosë një lidhje elektronike (interneti) dhe t’ia dorëzojë/dërgojë të gjitha faturat e lëshuara administratës
tatimore qendrore, nëpërmjet një protokolli të veçantë si dhe pranuesit të faturës elektronike në formën e një
fature elektronike.
▪ Administrata tatimore qendrore i cakton një NIVF të gjitha faturave pas rilidhjes së internetit, dhe ia kthen
tatimpaguesit që lëshon fatura, si konfirmim të pranimit.

Kujdes:
▪ Faturat e lëshuara, konsiderohen se janë fiskalizuar saktësisht, nëse procesi i fiskalizimit është kryer brenda afatit
të përcaktuar.
▪ Tatimpaguesi që lëshon faturë është përgjegjës për verifikimin e kapacitetit të duhur të rrjetit, që duhet
përcaktuar në mënyrë të pavarur, bazuar në numrin e mesazheve për sekondë në momentin e ngarkesës
maksimale.
2. Ndërprerja e punës së pajisjes fiskale për kryerjen e fiskalizimit

▪ Nëse ndodh ndërprerja e plotë e punës së pajisjes fiskale, tatimpaguesi që lëshon fatura lëshon një faturë nga një
bllok i veçantë faturash.
▪ Blloku i veçantë i faturave përmban dy kopje për secilën faturë - origjinalin për konsumatorin dhe kopjen që
mbetet në librin që duhet të mbahet nga tatimpaguesi.
▪ Tatimpaguesi që lëshon fatura detyrohet që brenda 5 ditëve, pas ditës kur pajisja fiskale ka ndaluar plotësisht së
funksionuari, të mundësojë funksionimin e pajisjes për lëshimin e faturave fiskale ose të sigurojë një pajisje të re,.
▪ Brenda afatit 5-ditor, tatimpaguesi që lëshon fatura detyrohet të fusë të gjitha faturat në sistemin fiskal dhe t’i
paraqesë ato në administratën tatimore qendrore, nëpërmjet një protokolli të veçant;
▪ Administrata tatimore qendrore i cakton NIVF-në të gjitha faturave dhe ia kthen ato tatimpaguesit që lëshon
fatura si konfirmim për pranimin e faturave të dorëzuara me vonesë.
▪ Menjëherë pas marrjes së NIVF-ve, tatimpaguesi detyrohet që ta shtojë informacionin lidhur me NIVF-të e marra
në kopjet e faturave në bllokun e veçantë të faturave, dhe t’ua dërgojë marrësve të faturave elektronike faturën
me NIVF-në në formën e faturës elektronike.
Penalitetet që lidhen me Fiskalizimin
❑ Penalitetet për Fiskalizimin parashikohen në Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në
Republikën e Shqipërisë”, kryesisht:
- Neni 121 “Mallrat e pashoqëruara me dokumenta tatimore”
- Neni 122 “Kundërvajtjet administrative në përdorimin e pajisjeve fiskale, për lëshimin kuponave fiskalë e të
biletave’’
- Neni 116 “Evazioni tatimor”.

You might also like