You are on page 1of 3

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE TË APLIKUARA , MITROVICË 12/01/2006

KOLOKVIUMI I PARË NGA ELEKTRONIKA

1. Rezistori gjysmëpërçues prej silici me gjatësi 30µm është dopinguar me atome donore.
Sipërfaqja e prerjes tërthore ka vlerën 5 µm2 ndërsa lëvizshmëria e elektroneve ka vlerën 450
cm2/Vs . Në rezistor është kyçur tensioni prej 1 V nëpër të cilin rrjedh rryma në vlerën 0.5 mA.
Gjysmëpërçuesi gjendet në temperaturën e dhomës . Gjeni koncentrimin e donorëve dhe
akceptorëve në gjysmëpërçues. [20 poena]

2. Në rrymën elektrike në gjysmëpërçuesin e Si kontribuojnë edhe vrimat edhe elektronet e lira..


Gjysmëpërçuesi gjendet në temperaturën 0 K. Koncentrimi i elektroneve dhe vrimave është:
[3 poena]
a)i barabartë
b)më shumë ka elektrone të lira se vrima
c)zero

3. Nëse në gjysmëpërçuesin e pastër të siliciumit futen papastërti Donore 1:1000000 e


pastaj papastërti akceptore 1:1000000 atëherë: [3 poena]
a) silici shëndrrohet në gjysmëpërçues të tipit N
b)silici shëndrrohet në gjysmëpërçues të tipit P
b)silici do mbetet akoma i pastër
4. Të diskutohet tensioni i barrierës në rastin e bashkimit të një pllake P me N. Çka ndodh
nëse tensioni i kuqur në kalimin PN është më i vogël se tensioni i barrierës.
[5 poena]
5. Të vizatohet qarku drejtues i valës së plotë me transformator me pikë të mesme. Sa
është vlera efektive e tensionit të drejtuar? Sa është vlera maksimale e tensionit të kundërt
në dioda? [10 poena]

6. Pse dioda është element jo linear ? [3 poena]

7. Si modelohet zener dioda me pjesë lineare? [3 poena]

8. Kur diodat zener përdoren në qarkun drejtues të valës së plotë , çka do të ndodhte?
Diskutoje problemin. [5 poena]

9. Dy dioda ideale gjendën në qarkun elektrik në fig. Burimi i tensionit gjeneron formë
drejtkëndëshe valore me amplitudë 10 V. Gjeni vlerën mesatare të rrymës neper rezistorin
R. Janë të njohura R=R0=100 Ω dhe perioda e sinjalit drejtkëndësh të tensionit prej 1 ms.
[30 poena]
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE TË APLIKUARA , MITROVICË 12/01/2006

10. Për qarkun kufizues diodat të konsiderohen ideale!


b)Të paraqitet V0=f(t)..................................................................... [15 poena]
a)Të paraqitet transfero -karakteristika V0=f(Vi)...........................[20 poena]
Intervali i punës është t Є [2,10] ms, ndërsa Vz=21 V

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Dp

D3 D1

Ui

+
D2 D4
Uo
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE TË APLIKUARA , MITROVICË 12/01/2006

Emri e mbiemri...........................................................................nr.index.....................

Vërejtje!
Kandidatët të cilët realizojnë mbi 50% të poenave , fitojnë kushtin për kolokviumin e
dytë!

Mësimdhënësi:
Q.Kabashi
________

You might also like