You are on page 1of 6

Pyetje dhe pergjigje te sakta nga Sh.

Politike *(te marrura nga Vlora Ahmeti)

1.Çështë sociologjia?
* Sociologjia është shkencë shoqërore e përgjithshme e cila studjon shoqërinë si
tërsi e të gjitha fenomenëve shoqërore, lidhjet, funksionimin, ndryshimin dhe
zhvillimin e tyre.

2.Cili është dallimi kryesor në mes sociologjisë dhe shkencave të tjera shoqërore?
* Dallimi kryesor është se sociologjia është shkence e përgjithshme për shoqërinë,
kurse shkencat e tjera shoqërore në raport me sociologjinë janë më të veqanta.

3.Si e quajtën Sen Simoni dhe Ogyst Konti sociologjinë në fillim?


* Sen Simoni dhe Ogyst Konti sociologjinë në fillim e quajtën fizikë sociale.

4.Cilat janë veprat e O.Kontit?


* Veprat e O.Kontit janë “ Kursi i Filozofisë pozitive” , “ Sistemi i Politikës
pozitive” .

5.Cilat janë tri fazat ( gjendjet ) teorike të O.Kontit, nëpër të cilat kalon zhvillimi
mendor?
* Tri fazat e nëpër të cilat kalon zhvillimi me dorë sipas Kontit janë :
a. faza teologjike ( efektive ),
b. Faza metafizike ( abstrakte ) dhe
c. faza pozitive ( shkencore ).

6.Cilat janë veprat e Emil Dyrkeimit?


* Veprat e Dyrkeimit janë: “Ndarja e punës shoqërore” , “rregullat e metodës
sociologjike” , “vetevrasja” dhe “format elementare të jetesës fetare” .

7.Cilat janë veprat e Maks Veberit?


* Veprat e M. Veberit jane: “ ekonomia dhe shoqëria” dhe “etika protestantë dhe
fryma e kapitalizmit”

8.Çka e dallon njeriun nga qenjat e tjera natyrore?


* Njeriu është çenje e veqantë dhe vetëdija është karakteristika specifike, ajo që e
shquan dhe e dallon nga qenjet e tjera natyrore.

9.Cilat janë elementet e procesit të punëës?


* Elemente të procesit të punës janë: puna ose veprimtaria qëllimore e njeriut,
objekti i punës dhe mjetët e punës.

10.Çfarë janë fenomenet natyrore?


* Fenomenet shoqëror janë: ndërlidhje e sjellëve, qëndrimëve, dhe veprimëve
individuale.

11.Çffarë kuptojmë me termin individiuum?


* Termi individuum në kuptimin specifik te kesaj fjale do të thotë më shumë. Vetëm
ai që për nga interesat dhe synimet e veta dallohet nga të tjerët, vë si kriter
vetëruajten e vetë dhe zhvillimin e vetë- bëhet individuum.

12.Çfarë kuptojmë me gregarizëm ( motivin gregar) ?


* Synimi I individit që ti takojë grupit më të madh shoqëror u qyajt gregarizëm ose I
ashtuquajturi motiv gregor.

13.Çështë konformizmi?
Konformizmi është një tipar tjetër I sjelljes së njeritu q I shkon për shtati kësaj pike
pamje.

14.Çështë admirimi?
* Admirimi është shprehje e shpirtit me të cilën jo vetem që e vlerësojmë ndonjë
object, por edhe I nënshtrohemi me nje doze të frikës.

15.Çështë socializimi?
* Socializimi është procesi I përfshirjes së antarëve të rinjë në grup, duke I mësuar
ata për shoqërinë.

16.Çka quhet grup shoqëror?


* Grupi përbëhet nga dy ose më shumë veta, që kanë një raport shoqëror të
përbashkët.

17.Si ndahen grupet shoqërore?


* Grupet shoqërore ndahen në grupe, primare dhe sekondare, pastaj në grup dhe
jashtë grupit .

18.Çështë grupi primar?


* Grupi primar përdoret për të shënuar grupe të vogla të njerzve , që karakterizohen
nga intimiteti , lidhja dhe bashkimi I drejtëpërdrejtë ne mes antarëve, si psh: Antaret
e një familje.

19.Çështë grupi sekondarë ?


*Grupi sekondar Shënon grupin formal ku ka pak intimitet shoqëror dhe mirekuptim
te dyanshmëm , si psh; partite politike.

20.Çështë në grup dhe jashtë grupit?


* Në grupë është kategori shoqërore të cilës njerzit ndjejnë se I përkasin si psh:
antaret e grupëve të veteranëve , të burgosurit, etj.
* Jashtë grupi është ajo kategori shoqërore të cilës ndjejnë se nuk I përkasin si psh:
politikanët, biznismenet, etj.

21.Kush bën pjesë në familjen monogame?


* burri dhe gruaja eventualisht edhe femijet e tyre e përbejnë familjen monogame.

22.Çështë familja monogamike patriakale?


*Familja monogamike patriakale karakterizohet nga pozita dominate e burrit ne
familje.

23.Çështë familja monogamike konjugale ?


* Familja monogamike konjugale eshte familje monogamike por që karakterizohet
nga një pozitë realitivisht e barabartë ndermjet burrit dhe gruas.

24.Cilat janë grupet themelore etike?


* grupet themelore etike janë : populli dhe kombi .

25.Çka janë pakicat kombëtare apo minoritetet?


* Pakicat kombetare apo minoritetet janë pjesë të një kombi qe jetojne jo në pjesen
ku jeton shumica ekombit , por ne shtetet tjera.

26.Çka quajmë instuticion?


*Instuticionet janë forma të rregulluara me ligjë ose mënyrë tjeter të organizimit te
marrëdhënjëve midis njerzëve , dhe të nderveprimit te tyre për të rregulluar jeten
shoqërore.

27.Çështë politika?
* Politika është pikërisht fusha që merret me qeshtjet e përgjithshme te shoqërisë,
fusha ku merren vendime te pergjithshme për qështje që kanë të bëjnë me tër
shoqërinë.

28.Cilat janë karakteristikat e shtetit?


* Si karakteristika te pergjithshme permenden zakonisht :
a. Ndarja territoriale eshoqërisë,
b lindja e pushtetit public ose e individëve dhe grupëve që merren vetem me punë
shtetrore,
c. krijimi i njësive të armatosura si ushtria, policia etj.

29.Cilat janë funksionet themelore te shtetit?


* Funksioni themelor I shtetit është krijimi I sigurisë dhe stabilitetit ne shoqeri,
funksioni integrative I shtetit , krijimi I nje rendi, I nje sistemi te sjelljes dhe
marrëdhenjeve te paracaktuara me ligj pa te cilat nuk mund te egzistoje shoqeria .

30.Kur është një shtet autokratik?


* Shteti është autokratik kurë qeverinë e sundon një përson ose një grup I vogel rreth
tijë.

31.Çfarë është totalitarizimi?


* Totalirizimi është një formë e tille e mendimit, ne te cilen shteti drejtohet nga nje
parti ( sistem nje partiak) , zakonisht me nje diktatore ne krye, do te sundoje ne te
gjitha sferat e jetës.

32.Çështë demokracia?
* Me demokraci kuptojme formen e shtetit që karakterizohet nga nje jete e lire
politike me mundesi te gjera te pjesemarrjes ne pushtet, te shprehjes se vullnetit
politik, te ndikimit n e proceset e te vendosurit, e liri e barazi qytetaree politike.

33.Çka kuptojme me stratifikim shoqëror?


* Kuptojme vetem ato diferencime shoqërore që sjellin krijimin e grupeve prej te
cilave disave me te larta e te tjerat me te ulta.

34.Ç’janëantagonizmi dhe lufterat?


Jane forma kryesore te marrëdhenjeve klasore.

35.Cilat janë dy kriteret te cilat e dallojne njeriun sipas veberit ?


* Përveq anës ekonomike njerzit dallojne dhe diferencohen edhe sipas dy kritereve
te tjera te rendesishme:
sipas prestigjit shoqeror dhe sipas fuqis shoqërore.

36.Çështë prestigji shoqëror?


*Prestigji shoqëror është nderi , respekti që ju ben njerzëve, autoriteti që ata gezojne
varësisht nga aftësit e tyre kulturore, nga karakteristikat individuale njerëzore.

37.Çështë fuqia shoqërore?


* është poastu një nder kriteret e diferencimit shoqëror. Njerzit dallojne nga fuqia
shoqërore, nga mundesia e ndikimit ne rrjedhat dhe marredhenjet shoqërore në
procesin e vendosjes për qështjet shoqërore.

38.Cila teori shoqërore e sheh shoqërinë si një tërësi funksionesh te lidhura mes
tyre?
* funksionalizmi shte ajo teori e cila e sheh shoqërinë si një tërësi funksionesh të
lidhura ne mes tyre.

39.Çka quajmë konflikte shoqërore?


* Konfliktet shoqërore janë një gare , rivalizim, konfrontim I ashpërsuar I grupëve
shoqerore.

40.Çështë procesi I akomodimit?


* Procesi ku pjestare te grupëve te ndryshme theksojne ngjajshmërinë e tyre, e
shtojnë bashkëpunimin , duke I konsideruar dallimet sit e dores se dyte e te trete
quhet process I akomodimit.

41.Cilat jane format e sundimit?


* Format e sundimit jane:
Ontokracia, oligarkia, dhe demokracia si pushtet I te gjitheve.

42.Si e ndante Konti sociologjine?


* Konti sociologjine e ndante ne statike dhe dinamike sociale.

43.Çështë inovacioni?
* Inovacioni përben bazen dhe karakteristiken themelore te ndryshimit shoqëror.

44.Problem I kujte eshte adaptimi I individeve me marrdhenje te reja?


*Adaptimi I individeve ne marrdhenjet e reja në periudha te tilla tranzitore eshte
problem I rendesishem I psikologjise sociale.

45.Cila dicipline merret me studimin e popullsise?


* Me studimin e popullsise merret nje dicipline eveqante e quajtur demografi.

46.Çështë kultura?
*Kultura eshte nje koncept i gjere që shpesh identifikohet me shoqerinë.
Kulturen e perbejne sende te shumta materiale, produktet e dores njerzore, bota
materiale krijohet prej njeriut.

47.Çka quajme akulturim?


* Procesi i nderveprimit, intereaksionit te kulturave quhet akulturim.
48.Çka është subkultura?
Subkultura eshte nje kulture mbrenda nje kulture me te gjere.

49. Çështë asimilimi?


Asimilimi eshte ndërrim i një kulture me tjetren, zevendesimi i saj me kultura
dominante.

50.Çështë akomodimi?
Fenomen akomodimi kemi ateher kur dy ose më shume grupe kulturore jane ne
gjendje te injorojne diferencat dhe te theksojne interesat dhe elementet në kulturat e
tyre.

51.Çështë animizmi?
Animizimi është një bindje se çdo gjë në natyre ka shpirtin, frymen e vete, se te
gjitha fenomenet jane rezultat i veprimit te shpirtrave te pa dukshem.

52.Çështë totetizmi?
Totetizmi ishte besimi per prejardhjen e grupeve shoqerore nga gjallesat te shejta
dhe biondjen se egzitojne lidhje te veqanta te grupit me kafshen e shenjet totemin.

53.Çjanë mitet?
Mitet jane rrëfime per jeten dhe veprime të qenjeve te mbinatyrshme, per
marredhenjet e tyre dhe qendrimin e ketyre forcave ndaj njerezve dhe grupeve os
eklaneve te ndryshme.

54.Cilat jane fete kryesore moneteiste?


Fete kryesore moneteiste jane:
feja qifute, budizmi, krishterizmi dhe “islamizmi” .

55.Pse keto religjione quhen te proklamuara?


Pasi që e verteta kumtohet nga Zoti, kete religjione quhen edhe te proklamuara.

56. Çfarë dallon tek fenomeni moral?


Mund te dallojme normen morale gjykimin dhe sanksionin moral.

57.Çështë e drejta?
E drejta sështë tjeter veq se sistem i rregullave , i normave që nxjerr shteti dhe që
përcaktohen prej tijë.

58.Çka quajmë shtet ligjore?


Shteti që vepron sipas ligjeve te tij, jo arbitrarisht quhet shtet ligjore.

59.Çka quajme ideologji?


Ideologjia eshte nje sistem i ideve, i koncepteve dhe i bindjeve qe i shërben realizmit
te interesave te grupeve shoqërore te caktuara.

60.Çështë opinioni publik ?


Fjala opinion shpreh mendimin , bindjen qe mund ta kete shoqeria ose ndonje grup
shoqeror per qeshtje te ndryshme shoqerore.
Vërejtje: Lexo edhe nga gjuah shqipe diqka se ka pytje per disa shkrimtare se qfare
vepra kan shenuar dhe kur i kane shenuar .

You might also like