You are on page 1of 23

.

: 94 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

TERRORIZMI NACIONALIST
Në dallim nga lëvizjet e tjera terroriste, këto të tipit nacionalist veprojnë në
kontinuitet më të gjatë kohor. Kjo do të thotë se, grupet ose organizatat terroriste,
që kishin vepruar nga pozita të ndryshme ideologjike, majtiste ose djathtiste
(Fraksioni i Armatës së Kuqe gjermane, Brigadat e Kuqe italiane, Aksioni Direkt
francez, Njësitet Komuniste Luftarake belge, lëvizjet e ndryshme terroriste turke
etj.), ishin krijuar në kohëra dhe rrethana të caktuara historike dhe pas disa deka-
dave të veprimit të tyre, ishin zhdukur përsëri. Ndërkaq, lëvizjet terroriste të
bazuara në ideologji nacionaliste (Armata Republikane Irlandeze, ETA etj.), kishin
vepruar ose veprojnë në hapësira më të gjata kohore.
Natyrisht se, edhe lëvizjet e ndryshme terroriste të tipit nacionalist në raste
dhe rrethana të caktuara historike, ishin zhdukur. Raste konkrete në këtë drejtim
paraqet „FLQ“ (Front de Libération du Quebek) në Kubek, lëvizja kroate „Ustaši“,
ajo maqedone „VMRO“, etj. Ndërsa, në rrethana të reja shoqërore ekzistojnë edhe
raste të rishfaqjes së tyre. Nga ana tjetër, rrethanat konkrete shoqërore, në të cilat
kishin jetuar popujt e ndryshëm së bashku me emancipimin e tyre nacional dhe
ngritjen e ideve nacionaliste, kishin ndikuar në krijimin e grupeve të reja terroriste
(Tamilët në Sri Lankë, organizata armene „ASALA“ (Armenian Secret Army for
the Liberation of Armenia / Ushtria Sekrete për Çlirimin e Armenisë) etj.
Kontinuiteti i gjatë i veprimit të lëvizjeve terroriste nacionaliste, nuk do të
thotë se këto lëvizje, në dallim nga të tjerat, ishin më pak të kursyera nga goditjet
e ndryshme ushtarako-policore ose përçarjet e brendshme. Kjo qëndrueshmëri
kishte të bënte me faktin se terroristët e tipit nacionalist, ndryshe nga të tjerët,
gjithmonë ishin përkrahur nga shtresat e ndryshme popullore. Kjo përkrahje
padyshim që u kishte mundësuar atyre rekrutimin e lehtë të kuadrove të reja, sig-
urimin e burimeve të nevojshme financiare si dhe jetë më të gjatë në ilegalitet.
Organizatat terroriste nacionaliste ishin paraqitur zakonisht si „krah
ushtarak“ i lëvizjeve të radikalizuara politike. Në këto raste „të ndarjes së detyrave“
ishte vepruar, zakonisht me kujdes duke ju njohur të drejtën e kritikës publike
udhëheqësve legalë politikë. Në këtë mënyrë, në të gjitha rastet, kur aksionet terror-
iste „kishin dështuar“ ose „kishin shkaktuar viktima të panevojshme“, organizatat
terroriste ishin kritikuar në mënyrë publike nga përfaqësuesit e tyre politikë.
TERRORIZMI NACIONALIST 95 :.

Por në dallim nga terroristët e tipit majtist ose djathtist, këta të tipit
nacionalist nuk ishin edhe aq të inspiruar nga ndonjë lëvizje terroriste ndërkom-
bëtare. Madje edhe idetë „për krijimin e rrethanave latinoamerikane ose atyre
algjeriane“ të propaganduara nga ideologët e ndryshëm majtistë, nacionalistët i
kishin konsideruar si utopike. Në të vërtetë, terroristët nacionalistë ishin të inspiru-
ar vetëm nga e kaluara e tyre historike. Mirëpo, nganjëherë ata i kishin stilizuar
programet e tyre politike edhe me ngjyra majtiste. Me gjithë këto ide, organizatat
terroriste të tipit nacionalist, për dallim nga lëvizjet e tjera, shumë rrallë kishin
bashkëpunuar me njëra-tjetrën.

1. Irlanda Veriore

Për të kuptuar më të mirë lëvizjen terroriste irlandeze, së pari duhet bërë një
vështrim historik për problemin irlandez. Në të vërtetë, gjendja e përgjithshme në
Irlandën Veriore ishte rezultat i luftës 800 vjeçare, të popullit irlandez kundër
armiqve të tij. Në shekullin XII anglezët e kishin pushtuar ishullin irlandez. Që nga
ajo kohë ata kishin filluar të sillnin protestantë të shumtë skocezë me qëllim të kol-
onizimit të tokave irlandeze. Kjo kishte ndikuar në ndarjen fetare në mes të ardha-
cakëve protestantë dhe popullsisë vendase katolike. Ç’është e vërteta, në një ndar-
je të tillë kishin ndikuar edhe reformat e filluara kishtare në Angli, respektivisht
refuzimi i tyre nga populli irlandez. Një ndarje e tillë pa dyshim që kishte ndikuar
në polarizimin e përgjithshëm shoqëror, ekonomik, politik, fetar dhe kulturor në
mes këtyre dy grupeve etnike.
Procesi i kolonizimit të Irlandës Veriore ishte shoqëruar me diskriminime të
gjithanshme ndaj popullsisë autoktone katolike. Të gjitha pozicionet kyçe finan-
ciare, ekonomike dhe politike ishin të rezervuara vetëm për zyrtarët protestantë.
Madje edhe në çështjet e ndryshme, që kishin të bënin
në të drejtat pronësore ose, në ato të banimit, ishin evi-
dentuar dukuri brutale të diskriminimeve fetare dhe
nacionale. Ndërsa, gjatë fushatave të ndryshme zgjed-
hore, gjithmonë ishte manipuluar me elektoratin kato-
lik ose me votat e tyre, me qëllim të pengimit të përp-
jekjeve të tyre për përfaqësim real politik.
Në vitin 1802 ishte formuar unioni shtetëror në
mes Irlandës dhe Anglisë. Një kurorëzim i tillë
shtetëror, kishte shkaktuar valën e parë të dhunës poli-
tike në mes të këtyre dy grupeve të polarizuara fetare
.: 96 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

dhe etnike. Kjo dhunë e filluar politike me tërë ashpërsinë dhe brutalitetin e vet
ishte bartur deri në vitet e fundit, dhe si e tillë nga mediat e ndryshme shpeshherë,
ishte trajtuar edhe si problem ndërfetar198.
Në vitin 1921 ishte shpallur Republika Irlandeze. Në këto rrethana të ngrit-
jes së tensioneve ndëretnike, anglezët kishin arritur që ta ndanin veriun e banuar
me kolonë protestantë (të ashtuquajturën provinca Ulster), nga pjesa tjetër irlan-
deze dhe ta aneksonin. Kjo sjellje angleze e kishte provokuar reagimin e armato-
sur të popullsisë irlandeze, duke shkaktuar luftën qytetare që kishte zgjatur deri në
vitin 1923199.
Përafërsisht dy të tretat e banorëve të Irlandës së Veriut janë protestantë. Ata
natyrisht që e kishin kundërshtuar ribashkimin e Irlandës të kërkuar nga popullsia e
përgjithshme me shumicë irlandeze. Pikërisht ndarja e Irlandës në vitin 1921 dhe
pengesat e paraqitura nga popullsia protestante për ribashkimin e vendit, kishin
ndikuar në frymëzimin e nacionalizmit irlandez, i cili është i karakterizuar me
kërkesën për bashkimin e vendit të tyre.
Dhuna politike
në Irlandën e Veriut
ishte zhvilluar kryesisht
në tri faza. Faza e parë
kishte filluar në vitin
1939 dhe kishte zgjatur
deri në vitin 1941. Faza
e dytë kishte filluar në
vitin 1956 dhe kishte
zgjatur deri në vitin
1962. Ndërkaq në vitin
1969 kishte filluar faza
e tretë, e cila kishte
Ndryshimi i strukturës etnike në Irlandë, Burimi: commons.wikimedia.org
vazhduar deri në vitin
1998, kur ishte arritur
zgjidhja politike e problemit irlandez. Në të vërtetë, vala e tretë e dhunës politike
kishte filluar në verën e vitit 1969, kur demonstruesit e organizuar nga Lëvizja
Katolike për të Drejtat Qytetare, ishin penguar me forcë nga protestantët militan-
të. Përleshjet e shkaktuara në mes të këtyre dy grupeve fetare dhe etnike kishin
marrë përmasa të tilla saqë policia e Irlandës Veriore, ishte detyruar të kërkonte
198
Krahaso: Krumpach Robert, Terrorismus in Irland - ein Überblick, Bundeszentrale für politische Bildung, Terrorismus,
Untersuchung zur Strategie und Struktur revolutionärer Gewaltpolitik, Bonn 1977, f. 224 - 239.
199
Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Der globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 253 - 272.
TERRORIZMI NACIONALIST 97 :.

ndihmë ushtarake nga Londra. Që nga ajo kohë e deri në vitin 1998 në Irlandën
Veriore nuk kishte ekzistuar normaliteti i nevojshëm jetësor.
Asnjëra nga fazat e lartpërmendura të zhvillimit të dhunës politike në
Irlandën Veriore nuk ishte kurorëzuar me sukses dhe, të gjitha ato kishin shkaktu-
ar vetëm vdekjen e shumë qytetarëve të pafajshëm. Kështu që, nga fillimi i vitit
1969 e deri në vitin 1989, nga pasojat e dhunës së ushtruar terroriste, në Irlandën
Veriore kishin vdekur 2773 qytetarë, në Britani të Madhe 104, ndërsa në vende të
tjera të Evropës ishin evidentuar mbi 100 të vrarë. Kjo do të thotë se gjatë viteve
në fjalë, bilanci terrorist në Irlandën Veriore kishte rezultuar me rreth 3000 persona
të vrarë dhe mbi 25.000 të plagosur200. Shikuar në aspektin statistikor, në kontek-
ste të ndryshme të konfliktit irlandez, gjatë periudhës në fjalë për çdo muaj ishin
vrarë nga shtatë deri në tetë qytetarë. Ndërsa, në vitet 1987 dhe 1988 ishin eviden-
tuar nga 93 qytetarë të vrarë. Më në fund duket se palët e konfrontuara i kishin
kuptuar vrasjet e panevojshmeve të ndërsjella dhe, shpresojmë se negociatat e fil-
luara dhe të kurorëzuara me marrëveshje paqësore do ta sjellin paqen aq të nevo-
jshme në Ishullin e përgjakur irlandez.

1.1. Armata Republikane Irlandeze

Në bazë të disa elementeve karakteristike,


Armata Republikane Irlandeze dallohet nga të gjitha
grupet e tjera terroriste ndërkombëtare. Anëtarët e
kësaj organizate, për dallim nga të tjerët, zakonisht
nuk rridhnin nga shtresat e larta shoqërore. Ata nuk
ishin as intelektualë dhe si të tillë shumë pak revolu-
cionarë, në kuptimin e ushqimit të tyre me ide mark-
siste ose anarkiste. Pjesëtarët e kësaj organizate
tradicionalisht rridhnin nga familjet punëtore dhe ishin të papunë. Kështu, ata e
kishin vetëm një qëllim - vazhdimin e traditës së të parëve të tyre në drejtim të rib-
ashkimit të Irlandës.
Në këtë drejtim, anëtarët e Armatës Republikane Irlandeze, vepronin të
organizuar në mënyrë sa profesionale aq edhe fanatike. Ata ishin njëkohësisht
luftëtarë dhe besimtarë të fortë katolikë. Edhe Gerry Adams (njëri nga themeluesit
„Provisional IRA“ dhe themelues i partisë „Sinn Fein“, e cila konsiderohet si njëra
nga partitë më të fuqishme në Irlandën Veriore) ishte djalë i një punëtori, i cili i
kishte kaluar vitet e rinisë së vet në burg, besonte në Zotin dhe së bashku me gruan

200
Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 472.
.: 98 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

dhe djalin e tij çdo të diel shkonte në kishë. Nga parime të tilla duhet kuptuar prak-
tikën e Armatës Republikane Irlandeze (Irish Republican Army), e cila asnjëherë
nuk kishte sulmuar ditëve të diela.
Anëtarët e Armatës Republikane Irlandeze ishin njëkohësisht heronj dhe
kriminelë, vrasës dhe martirë dhe si të tillë e dëshironin të njëjtën gjë sikurse poli-
tikanët e Dublinit: çlirimin dhe bashkimin e atdheut të tyre. Dallimi i tyre nga poli-
tikanët e ndryshëm irlandezë kishte të bënte vetëm me metodat e veprimit.
Përderisa partitë politike si dhe shumica e popullit irlandez që kishin luftuar për
pavarësinë e plotë dhe ribashkimin e atdheut të tyre vetëm me metoda politike,
Armata Republikane Irlandeze i kishte marrë armët në dorë dhe luftonte në këtë
drejtim kundër të gjithë atyre që qëndronin përballë kursit të tyre politik. Nga qën-
drimet e tilla parimore, ishin sulmuar jo vetëm pjesëtarët e ndryshëm të popullit
anglez, por edhe ata irlandezë dhe ish anëtarët e vet, të cilët kërkonin reformime
politike.
Armata Republikane Irlandeze u lind gjatë
kryengritjeve popullore të shekullit të kaluar dhe u
rrit gjatë luftërave për pavarësi të vitit 1918 - 1923.
Pastaj gjatë luftërave të tjera të mëvonshme
qytetare, ajo e kishte treguar forcën e vet201. Më
vonë kjo organizatë ishte ballafaquar me vështirësi
objektive dhe probleme të brendshme, që kishin
rezultuar me ndarjen e fraksioneve të ndryshme nga
kjo organizatë. Ndarjet e tilla ishin zhvilluar në dy
drejtime: drejtimi i parë kishte të bënte me frak-
sionet e ndryshme, të cilat e kishin kërkuar ndërpre-
rjen e dhunës si mjet të realizimit të qëllimeve poli-
tike. Këto fraksione zakonisht ishin transformuar Sulmi terrorist kundër bazave ushtatrake
ose ishin shkrirë në ndonjë parti politike. Ndërsa angleze në Aldershot Shkurt 1972
ndarja tjetër, kishte të bënte me vendosmërinë për
vazhdimin e zbatimit të dhunës politike, si mjet efikas për realizimin e qëllimit poli-
tik. Ndarja më e fuqishme dhe e parafundit në këtë drejtim kishte ndodhur në vitin
1970, kur një fraksion i Armatës Republikane Irlandeze ishte ndarë dhe kishte for-
muar Armatën Provizore Republikane Irlandeze (Provisional IRA - PIRA). Që nga
viti 1972, kur Armata Republikane Irlandeze e kishte shpallur në mënyrë të njëan-
shme ndërprerjen e zjarrit, shumë anëtarë të saj kishin kaluar në anën e „Provisional
201
Krahaso: Roger Bernheim, Morden für die Einheit Irlands, në librin: Blutspur der Gewalt, Neue Züricher Zeitung, Zürich
1980, f. 123.
202
Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 273.
TERRORIZMI NACIONALIST 99 :.

IRA“. Gjatë asaj kohe, në lëvizjen çlirimtare irlandeze ishte paraqitur edhe Armata
Nacionalçlirimtare Irlandeze (Irish National Liberation Army), e cila edhe pse i kishte
rreth 150 anëtarë, nuk kishte luajtur ndonjë rol të rëndësishëm politik202.
Pas themelimit të saj, Armata Provizore Republikane Irlandeze (Provisional
IRA) ishte bërë subjekti më i fuqishëm politik në Irlandën Veriore. Ajo, falë forcës
së përgjithshme të saj, kishte filluar të trajtohet edhe si armatë e vërtetë e
Republikës së Irlandës. Gary Adams, njëri nga themeluesit e „Provisional IRA“,
me një syçelëti dhe strategji të lartë politike, vazhdimisht ishte përpjekur për har-
monizimin e aksioneve terroriste me aktivitetin politik. Nga ky qëllim ishte for-
muar partia politike irlandeze „Sinn Fein“, e cila së bashku me SDLP (Sozial
Democratic Labour Party), konsiderohen si parti kryesore politike irlandeze203.
Partia katolike irlandeze „Sinn Fein“, e përfaqëson publikisht Armatën Provizore
Republikane Irlandeze dhe kishte për qëllim ribashkimin e Irlandës dhe tërheqjen
e administratës, përkatësisht trupave angleze nga vendi.
„Provisional IRA“ financohet nga burime të ndryshme. Burimi kryesor finan-
ciar i saj rrjedh nga ShBA-ja, ku është formuar institucioni humanitar „NORAID“
(Irish Northern Aid Committee) me qëllim të mbledhjes së ndihmave materiale.
Përveç këtij burimi „Provisional IRA“ kishte në dispozicion edhe ndërmarrje
legjitime ekonomike, siç është flota prej 200 makinave “Taxi” në Belfast, fitimi i të
cilave derdhet në arkën e luftës. Gjithashtu, në të gjitha vendet e banuara me kato-
likë është zbatuar edhe tatimi vullnetar në qarkullim i pijeve alkoolike. Në këtë fond,
gjithashtu hynin edhe kontributet vullnetare dhe ato të detyruara të qytetarëve kato-
likë si dhe fitimet e realizuara nga plaçkitjet ose shantazhet e ndryshme204.
Sikurse Armata e mëparshme Republikane Irlandeze, ashtu edhe ajo provi-
zore, i kishin orientuar sulmet e tyre terroriste kryesisht në vrasjen e qytetarëve
anglezë, lirimin e kolegëve të tyre të burgosur politikë si dhe në plaçkitjet e
ndryshme. Kjo do të thotë se në repertorin e këtyre grupeve terroriste, nuk kishin
vlerë vrasjet masive, rrëmbimet e personave të pafajshëm ose ato të aeroplanëve.
Strategjia e të gjitha fraksioneve, që kishin luftuar nën flamurin e Armatës
Republikane Irlandeze, kishte të bënte kryesisht me dobësimin e pushtetit okupues
anglez nëpërmes ushtrimit të dhunës së kufizuar, por të përhershme terroriste. Pra,
qëllimi i sulmeve të Armatës Republikane Irlandeze kishte të bëjë kryesisht me
dëshirën për aktualizimin e përhershëm të çështjes irlandeze deri sa të detyrohet
populli dhe qeveria angleze për t’u tërhequr nga Irlanda.

203
Robert Harnischmacher, Die teuslische Heirat des internationalen Terrorismus mit dem organisierten Verbrechen, Lübeck
1990, f. 56.
204
Dieter Schröder, Der fanatische Nationalismus der „IRA“, Dieter Schröder (Hrsg), Terrorismus, Gewalt mit politischem
Motiv, München 1986, f. 139 - 148.
.: 100 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Nga një qëllim i tillë, në gusht të vitit 1979 ishte vrarë kushëriri i
mbretëreshës angleze, Lordi Mountbatten. Pastaj, në prag të festave të Vitit të Ri
1983, në Ndërmarrjen Tregtare „Harrods“ të Londrës ishte montuar një bombë, e
cila kishte shpërthyer në kohën kur atje ndodheshin shumë qytetarë të rëndësishëm
anglezë. Më 12.10.1984 „Provisional IRA“ ishte shumë afër realizimit të qëllimit
të saj - mënjanimit të plotë të qeverisë angleze. Në një hotel në Brighton, ku ndod-
hej kryeministresha Thetçer me tërë anëtarët e qeverisë së vet, kishte shpërthyer
një bombë e montuar irlandeze205.
Vrasja e Lordit Mountbatten, sulmi i realizuar në
Birmingham të Londrës dhe ai i dështuar në Brighton,
ishin aksionet më spektakulare terroriste të ndërmarra
nga „Provisional IRA“, jashtë territorit të Irlandës së
Veriut. Nga aksionet e tilla terroriste të kryera në terri-
torin anglez, janë vrarë mbi 100 qytetarë. Ndërkaq, në
Republikën Irlandeze janë vrarë mbi 60 qytetarë
anglezë, në mes tyre edhe ambasadori anglez në
Republikën e Irlandës dhe tre oficerë të lartë të avia-
cionit anglez. Të gjitha viktimat e tjera ishin shkaktuar
në territorin e Irlandës Veriore. Atje mënjanoheshin
gjyqtarët, policët, ushtarët dhe funksionarët e ndryshëm
shtetërorë, të cilët qëndronin në kundërshtim me kursin
e përcaktuar politik të palëve në konflikt. Në raste të shpeshta, anëtarët e Armatës
Republikane Irlandeze i kishin ekzekutuar viktimat e veta publikisht, pra para pop-
ullit, madje edhe në prani të anëtarëve të familjeve të tyre. Një rast i tillë më karak-
teristik kishte ndodhur gjatë kryerjes së një atentati në Katedralen Armagh206. Pos
sulmeve tipike terroriste, Armata Republikane Irlandeze kishte ndërmarrë edhe
operacione në shkallë të gjerë dhe frontale kundër bazave të ndryshme ushtarake
ose stacioneve policore angleze në Irlandën Veriore. Rastet e tilla janë evidentuar
sidomos në qytetin South Armagh, i cili që nga koha e dëbimit të banorëve protes-
tantë, është shndërruar në arenë të konflikteve të ashpra në mes të anëtarëve,
përkatësisht simpatizuesve të Armatës Republikane Irlandeze, në njërën anë, dhe
policisë angleze, në anën tjetër.
Nga ky realitet i përshkruar irlandez, nuk duhet konkluduar se atje vrasës ishin
vetëm terroristët katolikë. Në Irlandën Veriore gjithashtu ishte formuar një lëvizje
rivale terroriste protestante, e cila përbëhej kryesisht nga ish-pjesëtarë të ushtrisë
205
Gayle Rivers, Taktik gegen Terror, Aus dem Englischen übertragen von Hainer Kober, Zürich 1987, f. 13.
206
Krahaso: Roger Bernheim, Morden für die Einheit Irlands, në librin: Blutspur der Gewalt, Neue Zürcher Zeitung 1980, f.
124 - 127.
TERRORIZMI NACIONALIST 101 :.

angleze. Këta terroristë profesionistë kishin vrarë qindra qytetarë katolikë, të cilët
kishin gëzuar simpati ose dyshohej në lidhjet e tyre me Armatën Republikane
Irlandeze. Kështu, terroristët protestantë, me metoda të njëjta kriminale, sikurse
rivalët e tyre katolikë, kishin montuar qindra autobomba dhe i kishin aktivizuar ato në
lokalitetet publike ose zyrtare katolike. Pastaj, nga vendbanimet me shumicë protes-
tante, ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre të gjithë banorët katolikë. Si rezultat i kësaj
dhune të ushtruar rivale politike dhe pastrimeve të ndërsjella etnike, tani në Irlandën
Veriore ekziston një ndarje e plotë e vendbanimeve protestante nga ato katolike.
Më 08.05.1987 gjatë një sulmi të armatosur ndaj një stacioni policor në
Loughall (jugperëndim të Belfastit) ishin vrarë tetë pjesëtarë të Armatës
Republikane Irlandeze, ndër ta edhe tre oficerë të lartë. Me 08.11.1987 në një
ndërtesë zyrtare në Fermanangh, që gjendet në perëndim të Irlandës Veriore, gjatë
një ceremonie të organizuar, kishte shpërthyer një autobombë e kurdisur. Nga
pasojat e shpërthimit të fuqishëm të saj, kishin vdekur 11 dhe ishin plagosur 55
qytetarë protestantë. Në shkurt të vitit 1988, në kufirin ndërirlandez, një ushtar
anglez e kishte vrarë një pjesëtar të Armatës Republikane Irlandeze, i cili kishte
dëshiruar të vizitonte një manifestim sportiv. Më 06.03.1988, në kufirin e
Gjibraltarit, një agjent anglez kishte vrarë tre pjesëtarë të paarmatosur të Armatës
Republikane Irlandeze (njëri prej tyre kishte qenë femër). Ky kishte qenë, vërtet,
edhe rasti më flagrant i ekzekutimeve të paligjshme, të cilat shpeshherë ishin ndër-
marrë kundër pjesëtarëve të Armatës Republikane Irlandeze207. Kufomat e këtyre
tri viktimave ishin sjellë në Belfast dhe gjatë ceremonisë së varrimit të tyre, një ter-
rorist protestant, duke depërtuar në masën e tubuar, kishte hedhur mbi ta granata
dore. Në atë rast ishin vrarë tre dhe ishin plagosur mbi 50 irlandezë katolikë. Këto
raste i kishin acaruar raportet mes popullsisë angleze dhe asaj irlandeze, duke i
sjellë ato në një pozitë tejet kritike, nga e cila kishte përfituar vetëm dhuna poli-
tike.
Pas shumë dekadave të konfrontimeve të përgjakshme, në fillim të viteve
‘90, qeveria angleze kishte filluar ta kuptonte faktin se katolikët irlandezë për aq
sa janë kundër vrasjeve dhe formave të tjera të dhunës politike janë edhe kundër
mbizotërimit anglez në tokat e tyre. Në këtë mënyrë ishin iniciuar disa takime të
fshehta e më vonë edhe negociata të drejtpërdrejta në mes palëve në konflikt, të
cilat ishin kurorëzuar me marrëveshjen e 16.12.1993 të nënshkruar nga kryemi-

207
Në këtë drejtim shumë herë Amnesty International dhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Evropë, në raportet e tyre
kishin dokumentuar raste të shumta të zbatimit të dhunës së kundërligjshme fizike dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të
ndryshme të njeriut në Irlandën Veriore. Në këtë drejtim, rasti i internimit të Bobby Sands dhe gruas së tij, si dhe pranim-
it të vdekjes së tyre nga pasojat e grevës në ushqim, paraqesin rastet më flagrante. Më gjerësisht, shih: Brogan Patrick,
Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 474.
.: 102 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

nistri i atëhershëm anglez, John Major dhe kolegu i tij irlandez, Albert Reynolds.
Me këtë marrëveshje, të ashtuquajtur „Dowing - Street“ ishin paraparë edhe
kornizat e zgjidhjes paqësore dhe përfundimtare të konfliktit irlandez. Me këtë
marrëveshje ishte paraparë edhe mundësia e integrimit të plotë dhe të barabartë të
partisë politike irlandeze, Sinn Fein, në procesin e filluar paqësor, në qoftë se
Provisional IRA „heq dorë nga operacionet terroriste“.
Udhëheqja politike e „Provisional IRA“, duke i përkrahur nismat e filluara
paqësore, në vitin 1994, e kishte shpallur ndërprerjen e njëanshme dhe të pakusht
të zjarrit, që kishte zgjatur deri në vitin 1996. Në këtë vit ishte akuzuar pala angleze
për „mungesë të vullnetit të mirë“ në zgjidhjen paqësore të konfliktit irlandez.
Mirëpo, pas fitores së Partisë Laburiste në Angli, sërish ishte përtërirë procesi i fil-
luar paqësor dhe me datën 30.04.1998 ishte nënshkruar marrëveshja historike, e
njohur me emrin „Good Friday Agreement“ (Konventa e Premtes së Madhe).
Natyrisht, që kjo marrëveshje nuk e kishte paraparë tërheqjen e pakusht të
forcave angleze dhe bashkimin e ishullit irlandez. Kjo kishte ndikuar në radikaliz-
imin aq të fuqishëm të grupeve të caktuara politike irlandeze, sa që ishte themelu-
ar „Armata Reale Republikane Irlandeze“. Kjo organizatë e re terroriste irlandeze,
e kundërshtonte zgjidhjen kompromise të problemit irlandez dhe ndërrimet e bëra
në Artikullin 2 dhe 3 të Kushtetutës së Republikës Irlandeze, me të cilat ishte anu-
luar qëllimi kombëtar për bashkimin e ishullit irlandez. „Real IRA“ ishte themelu-
ar kryesisht nga krahu sekret dhe i armatosur i lëvizjes „32 - County Sovereignty“
dhe kryetari i saj i parë ishte ish-udhëheqësi i shërbimit për armatim të
„Provisional IRA“, Michael (Mickey) McKevit, i cili ishte burgosur në mars të
vitit 2001. Sipas informacioneve, „Real IRA“ ka në dispozicion rreth 200 anëtarë,
të cilët mbështeten në përkrahjen e shtresave radikale irlandeze dhe ndihmën e
„Armatës Çlirimtare Irlandeze“, e cila ka rreth 50 anëtarë. Që nga viti 1999, „Real
IRA“kishte kryer rreth 90 sulme terroriste, në mes tyre edhe sulmin e gushtit të
vitit 2002 kundër një qendre komanduese ushtarake në Londër. Që nga themelimi
i saj e deri tash, janë burgosur ose mënjanuar rreth 40 anëtarë të „Real IRA-s.“

1.2. Kronikë e sulmeve terroriste të IRA-s

1968
Në tubimet e ndryshme protestuese, populli katolik në Irlandën Veriore kishte kërkuar të
drejta të barabarta me protestantët e ardhur dhe të përkrahur nga Anglia. Këto tubime ishin
shndërruar në konflikte masive në mes protestantëve dhe katolikëve.
1969
Konfliktet ndërnacionale marrin përmasa dramatike. Për t’i shuar ato, ndërhyn Britania e
Madhe. Në këto rrethana ishte riorganizuar Armata Republikane Irlandeze.
TERRORIZMI NACIONALIST 103 :.

1972
Shkurt, Londonery / Aldershot, Belfast: Pasi një njësit parashutist anglez kishte vrarë 13
protestues të paarmatosur katolikë në Londonery, IRA kishte sulmuar një ndërtesë të Komandës së
Regjimentit Parashutist në Aldershot duke vrarë nëntë ushtarë anglezë. Ndërkaq, në Belfast, nga
pasojat e shpërthimit të një bombe të IRA-s, kishin vdekur 11 persona.
1973
28.03, Belfast: Anijet e Marinës Luftarake Irlandeze kishin ndaluar anijen transportuese
„Claudia“, e cila ishte e ngarkuar me pesë tonelata armatim me prejardhje libiane, destinuar
IRA-s.
1974
03.02, Londër: Nga shpërthimi i një bombe të IRA-s, të montuar në një autobus të
Shërbimit Sekret Anglez M62, kishin vdekur nëntë ushtarë, dhe një grua angleze së bashku me dy
fëmijët e saj.
Në gjysmën e parë të vitit 1974, nga sulmet e ndryshme protestante kishin vdekur 28 per-
sona.
17.07, Londër: Nga një shpërthim i fuqishëm në Tower të Londrës kishte vdekur një dhe
ishin plagosur 41 qytetarë anglezë.
05.10, Guildford: Sulmohet një shtëpi publike e vizituar nga qarqet protestante irlandeze.
Nga shpërthimi i bombave kishin vdekur pesë dhe ishin plagosur 15 persona.
21.11, Brimingham: Një bombë e fuqishme e Armatës Republikane Irlandeze kishte shkak-
tuar vdekjen e 21 dhe plagosjen e 168 personave.
1975
06.12, Londër: Pas ndjekjeve të fuqishme policore, katër anëtarë të Armatës Republikane
Irlandeze kishin rrëmbyer disa kalimtarë të rastit dhe ishin barrikaduar në një banesë, e cila gjen-
dej në rrugën Balcombe Street të Londrës. Pas përpjekjeve gjashtëditore, të gjithë personat e rrëm-
byer ishin liruar, ndërsa njësiti terrorist ishte dorëzuar.
1976
31.07, Dublin: Armata Republikane Irlandeze kishte vrarë ambasadorin e Britanisë së
Madhe në Dublin.
28.10, Belfast: Terroristë protestantë e kishin identifikuar udhëheqësen e plagosur të IRA-
s, Marie Drumm, e cila shërohej në një spital në Belfast dhe atje e kishin likuiduar.
1979
22.03, Hagë: Armata Republikane Irlandeze e kishte likuiduar ambasadorin e Britanisë së
Madhe në Holandë.
30.03, Londër: Në garazhin e parlamentit anglez kishte shpërthyer një autobombë, e cila
kishte vrarë deputetin konservativ, Airey Neave. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë Armata
Nacionalçlirimtare Irlandeze (Irish National Liberation Army).
08.08, Londër / Dublin: Gjatë sulmit të armatosur kundër një jahte mbretërore, që lun-
dronte në ujërat irlandeze, ishte vrarë kushëriri i mbretëreshës angleze, Lordi 79 vjeç, Mountbatten
së bashku me tre shoqëruesit e tij. Në vitin 1947, pas mbizotërimit kolonial 190 vjeçar, Lordi
Mountbatten, duke i tërhequr trupat angleze, e kishte mundësuar shpalljen e pavarësisë së Indisë.
1982
20.07, Londër: Nga pasojat e shpërthimeve të dy bombave të montuara, në rrugë të
ndryshme të Londrës, kishin vdekur 11 qytetarë.
.: 104 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

1983
17.12, Londër: Nga shpërthimi i fuqishëm i bombës së montuar në shtëpinë e mallrave,
Harrod të Londrës, kishin vdekur gjashtë dhe ishin plagosur 94 qytetarë.
1984
12.10, Londër: Gjatë një takimi të udhëheqjes së Partisë Konservative në Hotelin Grand
të Brighton (Londër), kishte shpërthyer një bombë e fuqishme. Nga pasojat e këtij shpërthimi,
kishin vdekur pesë funksionarë dhe ishin plagosur mbi 30 të tjerë. Ky sulm terrorist kishte për qël-
lim mënjanimin e plotë të qeverisë angleze. Anëtarët e qeverisë dhe kryeministrja Theçër kishin
shpëtuar rastësisht.
1987
30.10, Paris: Anijet luftarake franceze, të cilat lundronin afër ujërave të Bretanjës, kishin
ndaluar anijen transportuese Eksund, e cila ishte e ngarkuar me 150 tonelata armatim me prejard-
hje nga Libia, të destinuar për Armatën Republikane Irlandeze.
08.11, Enniskillen: Gjatë një marshimi festiv, të organizuar në qytetin Enniskillen të
Irlandës Veriore, kishin shpërthyer disa bomba të montuara nga IRA, që kishte shkaktuar vdekjen
e 11 dhe plagosjen e 60 personave.
1988
13.07, Duisburg: Gjatë një sulmi të armatosur kundër kazermës ushtarake angleze në
Duisburg, ishin plagosur nëntë ushtarë anglezë.
1989
08.09, Bon: Vritet bashkëshortja e një ushtari anglez në Gjermani, nga Armata
Republikane Irlandeze. Gjatë këtij viti ishin evidentuar tetë sulme të armatosura kundër anëtarëve
të familjeve të personelit ushtarak anglez në Gjermani.
1990
02.06, Dortmund: Vritet një ushtar anglez në Dortmund. Përgjegjësinë për këtë vrasje e
kishte marrë IRA.
30.07, Londër: Para shtëpisë së vet ishte vrarë delegati i parlamentit anglez, Ian Gow.
22.09, Deal: Nga shpërthimi i një bombe të montuar në Kasermen Royal të marinës
angleze në Deal, kishin vdekur nëntë ushtarë dhe një person civil anglez, si dhe ishin plagosur 22
të tjerë.
24.10, Londonderry: Me një makinë të mbushur me eksploziv ishte sulmuar punkti
ushtarak anglez në afërsi të Londonderry. Nga shpërthimi i fuqishëm kishin vdekur pesë ushtarë
dhe një qytetar anglez.
30 05, Hagë: Armata Republikane Irlandeze kishte vrarë dy turistë australianë, të cilët
ishin konsideruar gabimisht si pjesëtarë të ushtrisë angleze. Lidhur me këtë rast tragjik, IRA e
kishte shprehur publikisht (me komunikatë të veçantë) keqardhjen e saj.
1991
07.02, Londër: Me një raketë ishte sulmuar zyra e kryeministrit anglez, Major. Nga godit-
ja e saj, ishin plagosur tre funksionarë.
1992
17.01, Omagh: Nga pasojat e shpërthimit të bombës së montuar në një autobus protestant,
kishin vdekur shtatë punëtorë.
1993
23.10, Belfast: Në afërsi të selisë së organizatës rivale protestante, Ulster Freedom
Fighters (UFF) në Belfast, kishte shpërthyer një bombë e fuqishme, e cila e kishte shkaktuar vdek-
TERRORIZMI NACIONALIST 105 :.

jen e 11 dhe plagosjen e 59 personave. Një javë më vonë, në një kafene katolike, ishin vrarë shtatë
persona.
1996
Shkurt, Londër: IRA njofton për ndërprerjen e armëpushimit të shpallur dy vjet më parë.
Menjëherë pas këtij njoftimi, ishin kryer disa sulme terroriste në Londër dhe Mançester. Nga paso-
jat e këtyre sulmeve kishin vdekur dy dhe ishin plagosur mbi 300 persona (në Mançester ishin
aktivizuar 1500 kilogramë eksplozivë).
Qershor, Belfast: Me ndërmjetësimin amerikan, të udhëhequr nga senatori George
Mitchel, kishin filluar bisedimet për zgjidhjen paqësore të konfliktit irlandez.
07.10, Lisburn: Para ndërtesës së Komandës Ushtarake Angleze në Lisburn kishin
shpërthyer disa bomba, të cilat kishin shkaktuar vdekjen e një dhe plagosjen e mbi 20 ushtarëve.
1997
Shtator, Belfast: IRA e kishte shpallur ndërprerjen e sërishme të armiqësive në Irlandën
Veriore. Sinn Fein për herë të parë kishte marrë pjesë në Konferencën Paqësore.
Dhjetor, Maze: Në burgun Maze, anëtarët e „Ushtrisë Nacionalçlirimtare Irlandeze“, e
kishin vrarë udhëheqësin e „Loyaist Volunteer Force“ Wright. Kjo vrasje kishte shkaktuar aksione
të ndryshme hakmarrëse në Irlandën Veriore.
1998
10.04. Përpilohet Marrëveshja e Paqes për Irlandën Veriore. Kjo marrëveshje ishte nën-
shkruar nga kryeministrat anglezë dhe irlandezë dhe ishte aprovuar nga parlamentet e tyre. Para
aprovimit të kësaj marrëveshjeje, më 22.05.1998 ishte mbajtur edhe referendumi përkatës.
01.08, Belfast: Nga një sulm i armatosur i „Real IRA-s“, ishin plagosur 36 persona.
15.08, Omagh: Nga shpërthimi i një bombe të mbushur me 250 kilogramë Vauxhall Astra
kishin vdekur 29 dhe ishin plagosur mbi 220 persona. Përgjegjëse për këtë sulm konsiderohet
„Real IRA“
19.08, Belfast: „Real IRA“ njofton për ndërprerjen e operacioneve luftarake.
02.09, Belfast: Sinn Fein deklaron për ndërprerjen e dhunës politike në Irlandën e Veriut.
10.12, Oslo: David Trimble dhe John Hume shpërblehen me çmimin Nobel për Paqe.
2005
28. 07: IRA përmes një komunikate për shtyp e kishte shpallur fundin e luftës së armato-
sur. „Të gjithë anëtarët e IRA-s urdhërohen që t’i dorëzojnë armët“ …, ne besojmë se tash ekziston
një rrugë tjetër për heqjen e pushtetit anglez nga atdheu i ynë“.
26. 09: Gjenerali kanadez John de Chastelain, si kryetar i komisionit për çarmatim, kishte
komunikuar dorëzimin e plotë të armëve nga ana e pjesëtarëve të formacioneve irlandeze.
29. 10: Kryetari i Sinn Féin, Gerry Adams për herë të parë kishte deklaruar se „lufta e
IRA-s njëherë e përgjithmonë ka përfunduar“.
2009
Mars: Paraqiten sulme të reja terroriste, prapa të cilave kishte qëndruar grupi i quajtur
“Real IRA”.

2. Spanjë

Problemi i terrorizmit në Spanjë është i vjetër aq sa edhe shteti spanjoll. Në


të vërtetë, sikurse format e manifestimit, ashtu edhe burimet dhe orientimet e
.: 106 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

veprimeve terroriste në Spanjë, tradicionalisht kanë qenë të ndryshme. Atje, për


shumë dekada me radhë, ka vepruar organizata terroriste e njohur me emrin Grapo.
Paralelisht me këtë, ishin paraqitur edhe disa lëvizje të tjera terroriste, të cilat
kishin vepruar nga pozita të ndryshme ideologjike ose nacionaliste. Njëra prej tyre
është edhe „ETA“. Anëtarët e kësaj organizate janë të organizuar në mënyrë aq të
rafinuar dhe të inspiruar nga Lëvizja Çlirimtare Kubaneze, luftojnë për pavarësinë
e plotë të territoreve baske nga Spanja.
Shkaqet kryesore, që kishin ndikuar në paraqitjen e lëvizjeve të shumta ter-
roriste në Spanjë, ishin të natyrave të ndryshme. Njëra prej tyre kishte të bënte
edhe me pakënaqësinë sociale dhe politike të popullit bask. Ky popull, i cili ka mbi
dy milionë banorë, gjatë të ashtuquajturës „luftë karliste“ të zhvilluar në shekullin
XIX, i kishte humbur të gjitha të drejtat e veta politike dhe rajonale. Mirëpo, indus-
trializimi gjithnjë e më i madh i rajoneve baske, krahas rritjes së mirëqenies sociale
kishte ndikuar edhe në drejtim të lindjes dhe rritjes së fuqishme të vetëdijes kom-
bëtare dhe të nacionalizmit bask208.
Para Luftës së Dytë Botërore, provincat baske, Guipuzcoa dhe Vizcaya,
kishin qenë rajonet më të industrializuara në Spanjë. Ndërsa qyteti Bilbao, krye-
qyteti i Vizcayas, në atë kohë kishte qenë qyteti më i zhvilluar në Spanjë. Kur në
vitin 1936 kishte shpërthyer lufta qytetare, populli bask në mënyrë masive kishte
luftuar në anën e revolucionarëve majtistë. Ata kishin luftuar në anën e forcave
revolucionare, me shpresë se reformat e propaganduara shtetërore do t’u sillnin
atyre një pozicion dhe autonomi më të fuqishme politike. Mirëpo, pas shuarjes së
kryengritjes, regjimi diktatorial i Frankos e kishte nënshtruar dhe diskriminuar në
mënyrë aq brutale popullin bask, sa e kishte ndaluar edhe përdorimin publik të
gjuhës së tyre. Ky nënshtrim dhe diskriminim i egër nacional kishte elemente të
qarta hakmarrëse ngaqë territoret dhe populli bask gjithmonë kishte qenë në ballë
të rezistencës kundër pushtetit diktatorial të Frankos209.
Nga shkaku i pasivitetit të plotë politik të Partisë Nacionale Baske, e cila
kishte vepruar në ilegalitet, në vitin 1953, në kuadër të saj ishte formuar një frak-
sion i studentëve radikalë, i cili së bashku me disa elementë revolucionarë të shtre-
save punëtore, e kishte formuar opozitën kundër regjimit të Frankos në Spanjë. Nga
kjo opozitë, e përcaktuar qartë për kryengritje të armatosur, në dhjetor të vitit 1958
kishte lindur e ashtuquajtura „ETA“.
208
Robert Harnischmacher, Die teuslische Heirat des internationalen Terrorismus mit dem organisierten Verbrechen, Lübeck
1990, f. 61.
209
Territori i përgjithshëm Bask në Spanjë përfshin 7234 km2. Në vitin 1998, në ato territore jetonin 2.104.062 milionë banorë
(5,4% e numrit të përgjithshëm të popullsisë), të cilët realizonin të ardhura vjetore prej 41. 600,90 milionë Euro. Në ato
territore, gjuha baske është gjuhë zyrtare e barabartë me atë spanjolle. Shih: Shërbimi Statistikor Bask Eustat, Nathalie Caesar,
www.europa-digital.de. Das ETA - Special. Krahaso edhe: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 646.
TERRORIZMI NACIONALIST 107 :.

2.1. Euskadi Ta Askatasuna

Organizata terroriste baske ETA (Euskadi Ta Askatasuna)210, që do të thotë „Për


Lirinë e Atdheut Bask“ ishte themeluar në dhjetor të vitit 1958 nga Organizata
Autonome e Rinisë, që kishte vepruar në kuadër të Partisë Nacionaliste Baske (Partido
Nacionalista Vasca). Themelimi i kësaj organizate duhet kuptuar edhe si reagim i natyr-
shëm i popullit bask kundër politikës diskriminuese dhe diktatoriale të pushtetit të
Frankos në Spanjë. Programi politik i kësaj organizate ka të bëjë me përpjekjet për
themelimin e shtetit të pavarur bask, në të cilin do të bashkoheshin të gjitha territoret
baske të administruara nga Spanja (País Vasco dhe territoret e kufizuara me Region
Navarra) dhe Franca (Provinca Labourd, Basse, Nevarre dhe Soule). ETA kërkon nga
këto shtete njohjen e lirisë së plotë nacionale, politike dhe ekonomike të territoreve
baske, me qëllim të bashkimit të tyre në një shtet të lirë dhe të pavarur, i cili do të
themelohet dhe organizohet sipas modeleve të shteteve evropiane dhe atyre në zhvil-
lim211.
Që nga viti 1986 ETA është e evidentuar në listën e grupeve dhe organi-
zatave terroriste të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. Ndërkaq,
që nga 08.10.1997 emri i ETA-s figuron edhe në evidencën e grupeve dhe organi-
zatave terroriste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës212.
Gjatë të kaluarës së vet gjysmëshekullore, ETA disa
herë i kishte ndërruar format e organizimit dhe metodat e
veprimit të saj terrorist. Mirëpo, qëllimi politik dhe bindja
në mundësinë për realizimit e aspiratave nacionale me
dhunë politike, nuk ishte ndryshuar. Strategët e ETA-s,
duke i kuptuar përfitimet politike të Armatës Republikane
Irlandeze nga Sinn Fein, kishin autorizuar partinë politike
Herri Batasuna, si përfaqësuese të tyre politike. Mirëpo,
Për Lirinë e Atdheut Bask
për dallim nga Armata Republikane Irlandeze, ETA ishte
ballafaquar me problemin e mungesës së përkrahjes popul-
lore. Edhe pse ajo pretendon se flet në emër të shumicës së popullit bask, asnjëherë
më tepër se 15% e këtij populli, nuk e kishte përkrahur strategjinë kombëtare të
shpallur nga ETA. Në këtë drejtim kishte ndikuar edhe fakti se nga rreth tre mil-
ionë banorët, që jetojnë në territoret baske, vetëm gjysma e tyre është e
nacionalitetit bask213.

210
EUSKADI (Bashkësia Autonome Baske).
211
Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Der globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 284.
212
http://www.terrorism.com, Terrorist Profiles, Basque Fatherland and Liberty (ETA).
213
Arnold Hottinger, Die Auslehnung der Basken, në librin: Blutspur der Gewalt, Neue Zürcher Zeitung 1980, f. 146 - 148.
.: 108 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Konsiderohet se „ETA“ përbëhet nga 50 aktivistë. Sipas mënyrës së orga-


nizimit të saj, gjithmonë kur njëri prej anëtarëve të saj mënjanohet, pozicioni i tij
menjëherë plotësohet me kandidatë të rinj, të rekrutuar më parë. Që nga mesi i vitit
1960, ETA e kishte formuar shërbimin e vet ushtarak, kulturor, ekonomik dhe shër-
bimin e punës. Ndërsa, pas reformave organizative të përfunduara në vitin 1981, në
kuadër të ETA-s kishin vepruar këto shërbime: Shërbimi Politik (me organin e
posaçëm për komunikim publik); Shërbimin Sekret Informativ; Shërbimin e
Propagandës; Shërbimin e Trupave (komando) Legale; Shërbimin për Veprime
Ndërkombëtare, si dhe Njësitin e Trupave (komando) Ilegale.
Shërbimi ushtarak i ETA-s e kishte kryer aksionin e vet të parë në vitin 1968,
duke e likuiduar policin spanjoll, José Pardines. Pas këtij rasti ishte vërejtur tenden-
ca e forcimit intensiv të krahut militant. Paralelisht me këtë, ishte shtuar edhe numri
i sulmeve terroriste në Spanjë. Si strategji të organizimit dhe të veprimit të vet ter-
rorist, ETA, sikurse organizatat e tjera terroriste, e kishte zgjedhur „konceptin e luftës
guerile në qytete“. Në bazë të këtij koncepti, strategët e ETA-s kishin menduar se
përmes formave të caktuara të veprimit terrorist, të karakterizuara me atentate kundër
personaliteteve eminente politike dhe ushtarako-policore, do të ushtrohej presion i
nevojshëm mbi shtetin, i cili edhe pa krijimin e rrethanave të luftës qytetare, do të
detyrohej të bënte koncesione politike.
Mirëpo, me gjithë strategjinë e përdorur, të dhënat statistikore flasin se gjatë
tërë kohës së diktaturës së egër në Spanjë, në krahasim me periudhat e mëvon-
shme, numri i përgjithshëm i veprave penale politike, e sidomos i atyre të karak-
terizuara si terroriste, ishte i vogël. Ndërkaq, prej vitit 1968 e deri në vitin 1975
ishin regjistruar mesatarisht nga 34 vrasje politike në vit. Një fushatë e tillë e
dhunës politike ishte ashpërsuar sidomos pas fillimit të liberalizimit të pushtetit,
gjatë të ashtuquajturës periudhë kalimtare. Në këtë kohë, në mes të ditës së
20.12.1973, në Madrid ishte vrarë edhe kryeministri spanjoll, Luis Carrero Blanco.
Mënjanimi i këtij personaliteti kryesor gjatë tërë regjimit diktatorial të
Frankos, padyshim që kishte shpejtuar procesin e filluar të demokratizimit të jetës
shoqërore spanjolle. Mirëpo, kjo nuk kishte ndikuar në ndaljen e dhunës terroriste.
Përkundrazi, gjatë viteve 1978 dhe 1980, ETA kishte arritur kulmin e vet të
veprimit terrorist. Kështu, në vitin 1979 ajo i kishte vrarë 72 persona, ndërsa një
vit më vonë 88214. Kjo njëkohësisht kishte qenë edhe koha kur qeveria e instaluar
demokratike në Madrid kishte filluar t’u bënte koncesione të fuqishme kërkesave
baske. Vetëm pas kësaj kohe, ishte vërejtur rënia e intensitetit të veprimit terrorist
të organizatës baske ETA. Ajo tash i kishte orientuar aksionet e veta vetëm në drej-

214
Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 285 - 86.
TERRORIZMI NACIONALIST 109 :.

tim të vrasjes së personave publikë. Në


këtë mënyrë më 06.02.1986 ishte vrarë
zv/admirali, Cristobal Colon (një pasard-
hës i Kolumbus), më 14.06.1986 nga
shpërthimi i një bombe të montuar në
autobusin e Ministrisë së Mbrojtjes së
Shtetit, ishin vrarë 10 anëtarë të
Shërbimit Guardia Civil dhe ishin plago-
sur 43 të tjerë. Një javë më vonë, ishte
kryer edhe një sulm i fuqishëm raketor
mbi të njëjtin shërbim shtetëror. Ndërkaq,
më 29.07.1986 gjatë një sulmi të armato-
sur, që ishte ndërmarrë në shtëpinë e
pushimit me reputacion në Marbella,
ishte plagosur një fëmijë nëntë vjeçar215.
Nuk ka dyshim se „ETA“ ishte
edhe pjesë e rrjetit të organizuar terrorist
ndërkombëtar. Kjo argumentohet edhe Territoret etnike Baske
me faktin se shumë anëtarë të saj ishin
stërvitur në kampet e ndryshme terroriste në Algjeri, Libi dhe Liban. Gjithashtu,
ekzistojnë edhe dëshmi që flasin se shtetet e lartpërmendura në masë të kon-
siderueshme e kishin financuar dhe furnizuar me armë këtë organizatë. Nga ana
tjetër, edhe ETA u kishte ofruar ndihma konkrete terroristëve të ndryshëm
ndërkombëtarë. Paralelisht me fushatën e sulmeve terroriste të vitit 1986, që ishte
zhvilluar në Spanjë dhe Francë, policia e këtyre shteteve i kishte burgosur dhjetëra
terroristë, prej të cilëve edhe disa shtetas libanezë, të cilët kishin përgatitur disa
sulme terroriste kundër interesave amerikane dhe atyre franceze në Spanjë216.
Në shtator të vitit 1990, ishte burgosur zëvendësi i shefit të përgjithshëm të
ETA-s, José Javier Zabaleta Elogesi. Pastaj kishin pasuar edhe shumë burgosje të
tjera. Pas sukseseve të tilla, në vitin 1991 policia spanjolle kishte deklaruar se ETA
ka rreth 30 deri në 50 anëtarë. Në mars të vitit 1992, gjatë një aksioni të përbashkët
policor franko-spanjoll, në qytete të ndryshme franceze, ishin burgosur edhe tre
udhëheqës të lartë të ETA-s. Ndërkaq, në dhjetor të vitit 1995, ishin konfiskuar 150
kilogramë eksplozivë dhe ishte burgosur i tërë njësiti i ETA-s, i cili dy javë më parë
kishte vrarë tetë persona. Ndërsa në nëntor të vitit 1997, ishin burgosur edhe tre
215
Robert Harnischmacher, Die teuslische Heirat des internationalen Terrorismus mit dem organisierten Verbrechen, Lübeck
1990, f. 62.
216
Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 650.
.: 110 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

anëtarët më të kërkuar të ETA-s. Hetimet e filluara kishin çuar deri në një banesë
konspirative në qytetin Guernica, në të cilën ishte deshifruar lista me emrat e 600
personave publikë të dënuar me vdekje. Në kontest të këtyre zhvillimeve, ishte
shpartalluar edhe i tërë njësiti special „Viskaya“ i ETA-s.
Kështu, pas 820 viktimave të shkaktuara, më 18.09.1998, ETA kishte
shpallur në mënyrë të njëan-
shme armëpushimin e
pakusht dhe të pakufizuar, i
cili kishte zgjatur vetëm 15
muaj217. Që nga ajo kohë e
deri tash nga format e
ndryshme të zbatimit të
dhunës politike në kontest të
problemit bask, janë vrarë
edhe dhjetëra qytetarë të
tjerë. Sipas analizave të
ndryshme ndërkombëtare, 82
% e popullsisë spanjolle e Uniforma dhe simbolet e ETA-s
parapëlqen dialogun për
zgjidhjen politike të kërkesave të parashtruara nga ETA. Mirëpo, Partido Popular,
e cila ishte në pushtet deri në prill të vitit 2004 dhe kryetari i saj (ish-kryeministri),
José Maria Aznar, e refuzojnë kategorisht çdo formë të dialogut me ETA-n. Madje,
sulmet e kësaj organizate separatiste ata i kishin politizuar në mënyrën e vet dhe i
kishin përdorur për qëllime zgjedhore. Sipas shumë vrojtuesve politikë, José Maria
Aznar dhe partia e tij politike vetëm në saje të politizimit të aktiviteteve terroriste
të ETA-s, kishin ardhur dhe ishin larguar nga pushteti218.
Pas largimit të qeverisë Aznar nga pushteti, më 18 shkurt të vitit 2004,
ETA kishte komunikuar fundin „e luftës së armatosur në territorin autonom të
Katalonisë. Ky qëndrim i ETA-s, ishte rezultat i marrëveshjes së saj me shefin
e Partisë Nacionalsocialiste të Katalonisë (Esquerra Republicana de
Catalunya), Josep Lluís Carod Rovira, që ishte arritur më parë në Perpignan. Në
realitet, riaktivizimi i dhunës terroriste në Spanjë ishte provokuar edhe me ndal-
imin e aktivitetit të partisë Bastuna. Kjo ndalesë ishte bërë në vitin 2003, pas
një marrëveshje të arritur në mes partive në pushtet, që kishin paraparë ndalim-

217
Öffentliche Sicherheit, Das Magazin des Innenministeriums, Nr. 11/1998, Terrorismus ETA
218
ETA’s current structure and activities, Madrid El Mundo, 25 prill 2001, përkthyer në gjuhën angleze nga: FBIS bei
Federation of American Scientists ETA - Murder as Argument Report about ETA, Ministria e Punëve të Brendshme e
Spanjës 2003.
TERRORIZMI NACIONALIST 111 :.

in e aktivitetit politik të atyre partive që nuk distancohen nga aktivitetet terror-


iste. Pas këtij vendimi politik edhe Gjykata e Lartë e Spanjës kishte konstatuar
se Partia e Bastunës është pjesë e ETA-s, e cila e mbështet dhe e financon atë.
Kështu, për kryerjen e sulmit terrorist të datës 11. 03. 2004, fillimisht ishte
akuzuar ETA. Mirëpo, pas hetimeve të zhvilluara, ishte konstatuar fakti se ETA,
nuk kishte qenë e involvuar në përgatitjen ose kryerjen e këtij sulmi në Madrid. Në
realitet, pas vitit 2004, ETA kishte vazhduar vetëm me sulme të lehta terroriste në
Spanjë, që kishin shkaktuar kryesisht dëme të vogla materiale.
Më 16. 01. 2005, ETA përmes një komunikate kishte njoftuar për gatish-
mërinë e zgjedhjes së problemit Bask në rrugë paqësore, sipas kërkesës së pub-
likuar më parë nga partia e ndaluar Bastuna. Sipas këtij qëndrimi, më 22. 03. 2006,
ETA e kishte shpallur edhe armëpushimin e paralajmëruar gjatë vitit 2006. Sipas
komunikatave të tjera, “ky armëpushim ishte i pakufizuar dhe si i tillë duhet t´i
shërbejë zgjidhjes paqësore të konfliktit Bask”. Disa muaj më vonë, kishte filluar
edhe një dialog i mirëpritur me qeverinë spanjolle të udhëhequr nga kryeministri
José Luis Rodríguez Zapatero.
Mirëpo, pas një ndryshimi në sistemin komandues të ETA-s, më 30. 12.
2006, ishte paralajmëruar fundi i armëpushimit të shpallur në Spanjë dhe në të
njëjtën ditë ishte ndërmarrë një sulm terrorist në aeroportin ndërkombëtar të
Madridit, që kishte shkaktuar vdekjen e dy qytetarëve të Ekuadorit.
Menjëherë pas kryerjes së këtij sulmi terrorist ishte ndërprerë edhe dialogu
i filluar me qeverinë spanjolle219. Në këto rrethana, me 05. 06. 2007, ETA kishte
njoftuar për ndërprerjen përfundimtare të armëpushimit, dhe kishte njoftuar për
„zhvillimin e luftës së armatosur në të gjitha frontet e mundshme në Spanjë“220. Pas
burgosjes së udhëheqësve të Partisë Baske Bastuna, në tetor të vitit 2007, në
qytetin Bask, Biballo, ishte kryer një sulm i fuqishëm terrorist, që kishte shkaktu-
ar plagosjen e një truproje të një zyrtari komunal. Pastaj, me 07. 03. 2008, pra dy
ditë para zgjedhjeve parlamentare në Spanjë, në një qytet Bask, ishte vrarë edhe
politikani i njohur socialist, Isaias Carrasco.
Pas fillimit të këtyre sulmeve terroriste, më 21.05.2008, policia spanjolle
kishte burgosur udhëheqësin e krahut ushtarak të ETA-s, Francisko Javier López
Peña (i njohur me emrin Thierry), dhe disa anëtarë dhe udhëheqës të tjerë të organi-
zatës ETA. Ndërkaq me 17. 11. 2008, policia franceze kishte burgosur edhe Txeroki,
që ishte akuzuar për thyerjen e armëpushimit në Spanjë, së bashku me anëtarë tjerë
të grupit të tij në Francë. Tri javë më vonë, respektivisht më 08.12.2008, në Francën
219
El País Zapatero: „He ordenado suspender todas las iniciativas para desarrollar el diálogo con ETA“ in der Webedition
vom 30. Dezember 2006.
220
Frankfurter Allgemeine: Eta erklärt Waffenruhe für beendet, Webedition vom 5. Juni 2007.
.: 112 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Jugore ishte burgosur edhe Aitzol Iriondo “Gurbita”. Këto burgosje kishin vazhduar
edhe në vitin 2009. Kështu, më 18.04.2009, policia spanjolle kishte burgosur edhe
komandantin e ETA-s, Jurdan Martitegi dhe njërin nga zëvendësit e tij.
Pas këtyre burgosjeve, të njohura si “katër burgosjet e vitit në Spanjë”,
vlerësohet se ETA është tejet e dëmtuar. Mirëpo edhe përkundër këtyre burgosjeve,
në fillim të vitit 2009, Josu Ternera ishte zgjedhur udhëheqës i ri i ETA-s. Disa
muaj më vonë, përkatësisht më 29.07.2009, kundër stacionit të policisë në Burgos,
ishte kryer një aksion i fuqishëm terrorist që kishte shkaktuar plagosjen e rreth 60
personave. Një ditë më vonë, në qytetin Palmanova, të Majorkës ishin vrarë dy
policë të njësisë “Guardia Civil”. Pas akuzave të ngritura kundër ETA-s, ajo më
datën 09 08.2009, e kishte marrë përgjegjësinë për kryerjen e të gjitha këtyre sul-
meve. Në të njëjtën ditë ishin ndërmarrë edhe tri sulme terroriste në qendrën
tregtare të Palma de Majorkës, që kishin shkaktuar vetëm dëme materiale221.

2. 2. Sulmet kryesore terroriste të Euskadi Ta Askatasuna (ETA)

1973
20.12, Madrid: Nga shpërthimi i një bombe të telekomanduar nga ETA, në mes të ditës
ishte vrarë zëvendësi i gjeneral Frankos, kryeministri spanjoll, Admirali Luis Carrero Blanco. Kjo
vrasje politike e kishte shpejtuar procesin e demokratizimit të shoqërisë spanjolle.
1976
04.10, San Sebastian: Terroristët e ETA- s, kishin likuiduar një anëtar të këshillit
mbretëror.
1979
Maj, Madrid: Ishte vrarë një gjeneral dhe dy oficerë të lartë spanjollë. Pastaj ishte sul-
muar me bomba dore edhe një kafene e vizituar kryesisht nga qarqet politike radikale djathtiste.
Gjatë këtij sulmi kishin vdekur tetë persona.
Qershor, Bregdeti spanjoll: ETA kishte montuar disa bomba në vende të ndryshme
bregdetare spanjolle, si në Marabella, Benidrom, Torremolinos etj.
1980
Gjatë vitit 1980, nga pasojat e ndryshme të zbatimit të dhunës politike në Spanjë, kishin
vdekur 118 persona.
1981
20.02, Biballo: Në qytetin bask, Biballo, një komando e ETA-s kishte rrëmbyer konsujt
shtetërorë të Austrisë, Uruguajt dhe El Salvadorit. Pas tetë ditëve, pa ndonjë kërkesë të parashtru-
ar ishin liruar të gjithë konsujt e rrëmbyer.
1982
05.02, Biballo: Pas pranimit të 3,5 milionë DM të kërkuara, komandoja terroriste e ETA-
s, e kishte liruar industrialistin spanjoll, Jose Lipperheide, që ishte rrëmbyer një muaj më parë.

221
Eta bezichtigt sich mehrerer Attentate bei faz.net, 9. August 2009; krahaso: ETA bekennt sich zu Mallorca-Anschlag bei
sueddeutsche.de, 9. August 2009; Dritte Bombe in Palma explodiert, gazeta: focus.de, 9. August 2009
TERRORIZMI NACIONALIST 113 :.

1986
Shkurt, Madrid: Vritet zv/admirali spanjoll, Cristóbal Colón së bashku me shoferin e tij.
Prill / Qershor, Madrid: Gjatë një sulmi të armatosur, ishin vrarë 14 pjesëtarë të njësitit
special policor, Guardia Civil.
1987
19.06, Barcelonë: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe të montuar në qendrën tregtare,
Hipercor, kishin vdekur 18 dhe ishin plagosur 37 persona.
11.12, Saragozë: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe të kurdisur nga ETA, kishin
vdekur shtatë persona.
1991
Maj, Barcelonë: ETA kishte paralajmëruar sulme terroriste gjatë kohës së mbajtjes së
Lojërave Olimpike në Barcelonë. Për ta argumentuar seriozitetin e kërcënimeve të veta, ajo kishte
aktivizuar një autobombë në Vich, e cila kishte shkaktuar vdekjen e nëntë dhe plagosjen e mbi 50
qytetarëve. Në kohën e këtij shpërthimi, në qytetin Vich ishin duke u mbajtur disa lojëra kuali-
fikuese olimpike.
29.05, Barcelonë: ETA e kishte marrë përgjegjësinë për montimin e një bombe në lokalet
e Shërbimit Policor, Guardia Civil. Nga pasojat e këtij shpërthimi, kishin vdekur nëntë dhe ishin
plagosur 45 zyrtarë spanjollë.
1993
21.06, Madrid: Nga shpërthimi i mjeteve eksplozive të montuara në dy vende të ndryshme
të Madridit, kishin vdekur shtatë persona.
1994
Prill, Barcelonë: Nga pasojat e shpërthimit të disa granatave, ishte shkatërruar tërësisht
ndërtesa e Gjykatës Ushtarake të Barcelonës. Gjatë këtij sulmi, ishte vrarë edhe një person i punë-
suar në gjykatë dhe ishin plagosur 10 të tjerë.
01.06, Madrid: Para shtëpisë së vet, nga një komando e ETA-s, vritet gjeneralbrigade Juan
José Hernandez Rovira.
1995
Gusht, Madrid: Shërbimi Sekret Spanjoll dhe ai francez kishin zbuluar planin për vrasjen
e mbretit spanjoll, Juan Carlos gjatë qëndrimit të tij në Majorka. Ishte konfiskuar një sasi e madhe
armatimi dhe ishte burgosur udhëheqësi i shërbimit ekonomik të ETA-s, Juan José Rego Vidal.
Shtator, Madrid: Kishte dështuar atentati kundër udhëheqësit të opozitës spanjolle dhe
kryeministrit të atëhershëm, Jose Maria Aznar. Autobomba e kurdisur kishte shpërthyer në kohë të
padëshiruar për atentatorët e ETA-s.
16.12, Valencia: Në vende të ndryshme të qytetit, kishin shpërthyer shumë bomba të kur-
disura. Bilanci: një i vrarë dhe tetë persona të plagosur.
1996
20.06, Reus: Në aeroportin ndërkombëtar të Tarragonas kishte shpërthyer një autobombë,
e cila kishte shkaktuar plagosjen e 35 personave.
1997
Qershor, Madrid: Pas rrëmbimit dyditor, ishte likuiduar udhëheqësi politik rajonal span-
joll, Miguel Angel Blanko. Kundër kësaj vrasjeje dhe dhunës politike në Spanjë, kishin protestuar
mbi gjashtë milionë qytetarë.
Tetor, Madrid: Fillon procesi gjyqësor kundër udhëheqjes së partisë politike, Herri
Bastuna, e cila akuzohej për përkrahje të ETA-s.
.: 114 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

1998
10.01, Zarauz: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe të ETA-s, ishte vrarë Kryetari
i Partisë Popullore të qytetit Zarauz, Jose Ignacio Irureta Goiena.
28.02, Sevilla: Një anëtar i armatosur i ETA-s kishte vrarë udhëheqësin e Partisë
Popullore, Sevilla Alberto, së bashku me gruan e tij.
Qershor, Madrid: Me taktikën e vet të zakonshme (autobombë), ETA e kishte vrarë udhëhe-
qësin komunal, Manuel Zamarreno.
2000
22.02, Vitoria: Në qendrën universitare të Vitorias, kishte shpërthyer një autobombë në
çastin kur pranë saj kishte kaluar delegati socialist në parlamentin spanjoll, Buesa. Nga pasojat e
këtij shpërthimi, kishin vdekur deputeti dhe truproja e tij.
04.06, Durango: Një atentator i ETA-s, kishte vrarë me një plumb në kokë politikanin
komunal 57 vjeçar, Jesus Maria Pedrosa.
15.07, Malaga: Në makinën e tij vritet udhëheqësi rajonal politik, Martin Cartena. Një ditë
më vonë, ETA kishte aktivizuar bombën e montuar në lokalet e Qendrës Policore, Guardia Civil në
Agreda. Nga pasojat e këtij shpërthimi ishte shkatërruar tërësisht objekti policor. Fatmirësisht ishte
plagosur vetëm një person.
29.07, Tolosa: Nga një komando terroriste e ETA-s, në një restorant të qytetit Tolosa ishte
vrarë udhëheqësi rajonal socialist, Jauregui.
08.08, Zumaia: Para dyerve të fabrikës së vet, ishte vrarë Kryetari i Këshillit të
Sindikatave të Punëdhënësve të qytetit Zumaia. Një natë më parë, në rrethana të pasqaruara, kishin
vdekur katër terroristë të ETA-s, ndërsa një ditë më vonë ishte vrarë edhe një oficer i Pamplonas.
20.08, Sallent de Gallego: Dy oficerë të lartë të Guardia Civil kishin vdekur nga shpërthi-
mi i një bombe të fuqishme, që ishte montuar në makinën e tyre.
29.08, San Sebastian: ETA kishte vrarë kryebashkiakun e mëparshëm të San Sebastian,
Manuel Indiano Azaustre.
21.09, Sant Adria del Besos: Në banesën e vet, ishte gjetur i vrarë udhëheqësi komunal
Luis Ruiz Casado. Përgjegjësinë për këtë vrasje e kishte marrë ETA.
30.10, Madrid: Gjatë udhëtimit për në punë, kishte shpërthyer një bombë e montuar në një
makinë të parkuar, në momentin kur pranë saj kishte kaluar makina zyrtare e gjyqtarit, Francisko
Querol Lombardero. Nga pasojat e këtij shpërthimi kishte vdekur gjyqtari, truproja dhe shoferi i
tij, si dhe ishin plagosur mbi 60 udhëtarë të një autobusi lokal.
22.11, Barcelonë: Në një garazh publik, me një plumb në kokë, ishte vrarë ish-ministri
spanjoll i Shëndetësisë, Ernest Lluch.
2001
11.01, Madrid: Një gjykatë penale i kishte dënuar udhëheqësin e ETA-s, Francisco Mugika
Garmendia, me 96 vjet burgim. Një vit më parë, Garmendia ishte burgosur në Francë dhe me
kërkesën spanjolle ishte ekstraduar në Spanjë.
22.02. San Sebastian: Nga shpërthimi i parakohshëm i autobombës së montuar me qëllim
të vrasjes së një udhëheqësi komunal, ishin vrarë dy dhe plagosur katër kalimtarë të rastit.
20.03, Lasarte: Në një restorant, një atentator i ETA-s, kishte vrarë zëvendësin e kryetarit
të qytetit Lasarte, Froilan Inciarte.
06.05, Saragossa: Në një rrugë kryesore të qytetit të Saragossas, nga një atentator i
maskuar i ETA-s, ishte vrarë Kryetari i Partisë Popullore të rajonit të Aragonit, Manuel Jeminez
Abad.
TERRORIZMI NACIONALIST 115 :.

Gusht, Madrid: Policia spanjolle kishte burgosur pesë aktivistë të ETA-s, anëtarë të
komandos „Buruntza“. Gjatë kësaj burgosjeje, ishte konfiskuar edhe një sasi e madhe e armatim-
it diversant.
06.11, Madrid: Nga shpërthimi i një autobombe të ETA-s në qendër të qytetit të Madridit,
ishin plagosur mbi 100 persona.
07.11, Getxo: Me një breshëri plumbash, në makinën e tij ishte vrarë një gjyqtar i Gjykatës
Vizcaya të Getxos.
23.11, Beasian: Pas paralajmërimit të ETA-s, se do t’i vriste edhe zyrtarët e komunitetit
bask, të cilët qëndronin në kundërshtim me linjën e tyre politike, ishin vrarë dy policë spanjollë të
nacionalitetit bask.
2002
22.02, Madrid: Nga sulmet e ndryshme të ETA-s, ishin vrarë pesë qytetarë, në mesin e tyre
edhe një fëmijë. Në krahasim me vitin e mëparshëm, kur ishin vrarë gjithsej 15 dhe ishin plagosur
90 persona, viti 2002 kishte filluar në mënyrë shumë të përgjakshme.
2003
05.02, Bilbao: Gjatë një aksioni të rrufeshëm policor ishin burgosur katër udhëheqës të
ETA-s.
14.02, Paris: Një gjykatë e Parisit e kishte dënuar me dhjetë vjet burgim, njërin nga
udhëheqësit e ETA-s, Ignacio Gracia Arregui.
19.02, Madrid: Pas zhvillimit të hetimeve të gjata, policia spanjolle kishte burgosur 13
anëtarë të ETA-s.
17.03, Madrid: Gjykata e Lartë e Spanjës e kishte ndaluar aktivitetin e Partisë Batasuna,
me arsyetim të mbajtjes së kontakteve me ETA-n.
2005
31. 01, Denia: Në një hotel të qytetit bregdetar Denia, kishte shpërthyer një mjet i fuqishëm
që kishte shkaktuar plagosjen e dy qytetarëve dhe dëme të konsideruara materiale.
25. 05, Madrid: Nga shpërthimi i fuqishëm i një autobombe në Madrid, ishin plagosur 52
persona dhe ishte shkaktuar një dëm i konsideruar material.
10. 06, Saragosa: Në aeroportin e Saragosës ishin hedhur disa granata që kishin shkaktu-
ar vetëm dëme materiale.
2006
30. 12, Madrid-Barajas: Në autoparkun e aeroportit të Madridit, Barajas, kishte shpërthy-
er një autobombë, që kishte shkaktuar vdekjen e dy dhe plagosjen e 26 qytetarëve.
2007
03. 07, Guéthary: Në fshatin turistik Guéthary, që gjendet në bregdetin e Atlantikut afër
kufirit me Francën, kishte ndodhur një shpërthim i fuqishëm që kishte shkatërruar dy shtëpi të
pabanuara.
25. 07, Francë: Në rrugën e 16 të maratonit biciklist në Francë, kishin shpërthyer dy
bomba që kishin shkaktuar vetëm një dëm të vogël material.
24. 08, Durango: Nga shpërthimi i fuqishëm i një autobombe në Durango, ishin lënduar dy
persona.
09. 10, Bibalo: Shpërthimi i një autobombe të kurdisur në Bilbao, kishte shkaktuar plagos-
jen e truprojës së një udhëheqësi politik të Partisë Socialiste të Spanjës.
02. 12, Capbreton: Nga një sulm i rrufeshëm terrorist, ishin vrarë dy pjesëtarë të Guardia
Civil në Capbreton të Francës.
.: 116 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

2008
07. 03, Arrasate: Në qytetin e vogël bask, Arrasate, që është afër San Sebastiánit, ishte
vrarë aktivisti i Partisë Socialiste të Spanjës, Isaias Carrasco.
14. 05, Legutiano: Në Kazermën e Policisë në Legutiano, kishte shpërthyer një autobom-
bë që kishte shkaktuar vrasjen e një dhe plagosjen e katër personave.
21. 09, Ondárroa: Në orët e mëngjesit ishte kryer një sulm i fuqishëm terrorist kundër
Komisariatit të Policisë në Ondárroa. Terroristët së pari kishin hedhur koktej molotovi kundër
ndërtesës së policisë. Pas reagimit të policëve, terroristët i kishin aktivizuar dy autobomba të
mbushura me nga 100 kilogramë eksplozivë. Edhe pse ky sulm ishte planifikuar të shkaktonte
shumë viktima, nga shpërthimi i autobombave ishin plagosur vetëm gjashtë policë dhe katër kalim-
tarë të rastit si dhe ishte shkaktuar një dëm i konsideruar material.
22. 09, Santoña: Nga shpërthimi i një autobombe para kazermës në Santoña, kishte vdekur
një ushtar.
03. 12, Azpeitia: Në qytetin Bask, Azpeitia, ishte vrarë industrialisti Ignacio Uria
Mendizabal.
31. 12, Bilbao: Në autoparkun e Radio Bibalos, kishte shpërthyer një autobombë që kishte
shkaktuar vetëm dëme të konsideruara materiale.
2009
09. 02, Madrid: Nga shpërthimi i një autobombe në lagjen industriale të Madridit, ishte
shkaktuar një dëm i fuqishëm material.
19. 06, Arrigorriaga: Në qytetin bask Arrigorriaga, kishte shpërthyer një autobombë që
kishte shkaktuar vdekjen e një inspektori të lartë policie.
09. 07, Durango: Në ndërtesën e Partisë Socialiste të Spanjës, kishte shpërthyer një bombë
që kishte shkaktuar një dëm të vogël material.
29. 07, Burgos: Nga shpërthimi i një mjeti të kurdisur në stacionin e policisë së qytetit
Burgos (në veri të Spanjës), ishin plagosur 60 persona dhe ndërtesa 14 katëshe ishte shkatërruar
tërësisht.
30. 07, Palma: Në automjetin e Guardia Civil të Palmanovës (pjesë e Komunës së Calvià
në jugperëndim të Palmës) kishte shpërthyer një bombë e kurdisur që kishte shkaktuar vdekjen e dy
policëve.
09. 08, Palma de Majorka: Në një restorant të qytetit Palma de Majorka kishin shpërthyer
tri bomba që kishin shkaktuar vetëm dëme materiale.

You might also like