You are on page 1of 16

Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 1

Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji
Gjendeni te një vitrin e projekti fjalori pjesë ndihëmse e Enciklopedisë. Për fjalorin teknik të Wikipedia-së
shiko faqen e titulluar Wikipedia:Fjalorthi dhe për Fjalorin e gjuhës shqipe Wiktionary

[1] [2]
Për aktualizim-freskim të pamjes së kësaj faqe Për: Mitologji , shiko më shumë në "Wiktionary"

Ky projekt është pjesë ndihmese për redaktorët e Wikipedia, Enciklopedia e Lirë dhe shërben që të mblidhen shprehjet nga lëmi të ndryshme të
folura në ditët e përditshme dhe pas pastrimit të barbarizmave barten tekë Fjalori i gjuhës shqipe.
Vini Re! Ndër shprehjet dhe fjalët të shkruara më poshtë, ka dhe barbarizma dhe fjali që tregojnë për ndonjë veprim të caktuar dhe vetëm si të
tilla e kanë kuptimin e plotë.
.

Si funksionon?
Shtypeni shkronjën pranë numrave rendorë të seksioeve (titujve) dhe shkruajeni fjalën në fushën që do të hapet. Shtypeni Kryej ndryshimet me
këtë edhe është bërë futja në regjistër. Paraqitja e ndryshimit bëhet vetëvetiu, në disa fleta që përdoren për sortime sipas lëndëve dhe sipas
shkronjave.

Lexo A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R RR S Sh T TH U V X Xh Y Z Zh W Lart
: /

Hape seksionin për germën :

A B C Ç D Dh

E E F G Gj H

I J K L Ll M

N Nj O P Q R

Rr S Sh T Th U

V X Xh Y Z Zh

Terminologji proesionale
W

PF sipas:

lëmive [3]
ABC-së
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 2

Gjuhë dhe Letërsi A N


Arkeologjia B Nj
Arsimi C O
Baleti Ç P
Biznes D Q
Ekonomia Dh R
Film E Rr
Fizika E S
Informatika F Sh
Interneti G T
Inxhenieria Gj Th
Judikatura H U
Kimia I V
Komunikacioni J X
Kopshtaria K Xh
Kuzhina L Y
Matematika Ll Z
Mitologjia M Zh
Mjekësia
Muzika
Piktura
Gjeografia
Biologjia

[4]
Lista nga kjo lëmi:

Lista tjera:

Papëve
Radio Televizioneve
Skulpturave
Aparateve elektrike
Aktorëve
Biografive
Drejtimeve muzikore
Elementeve të ndërtimtaris
Festave fetare
Festave ndërkombëtare
Filmave
Filmave shqip
Insekteve
Kafëshve
Këngëtarëve dhe grupeve shqiptare
Librave
Sporteve
Video lojrave
Automjeteve
Motove kombëtare
Lista e produkteve ushqimore
Lista e programeve për PC
Përvjetoreve historike
Shfaqjeve teatrale
Shteteve
Teknologjive
Universiteteve
Bimëve
Botuesve shqiptarë
Emrave shqiptarë (f)
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 3

Emrave shqiptarë (m)


Festave
Filmave
Bibliotekave
Lëmive
Personalitetve shqiptare
Shkrimtarëve shqiptar
Wikipedias

Kategoria "Mitologji" e artikujve në Wikipedia

A
• Aborigjenët
1. Aborigjenët, fiset që sias gojdhënave, kanë banuar në një pjesë të Lacit, në grykën e lumit Tiber. Romakët
emrin aborigene e formonin nga fjalë latine aborigines (që nga fillimi, vendas). Sot aborigjenë quhen banorët
vendas të një qyteti ose të një krahine, për t'u dalluar nga popullsia e ardhur.[5]
• Agamemnoni
1. Agamemnoni, sipas Homerit ishte biri i mbretit të Mikenës, Atre, dhe nipi i Pelopit. Njihet si person historik,
si një nga princt më të rëndësihëm të periudhës Mikene. Ashtu si i vëllai, Menelau, Agamemnoni u rrit së
bashku me Egjitin, birin e Tiestrit, në shtëpinë e Atreut. Kur ky i fundit u vra nga nipi i vet Egjisti dhe mbret n
Mikenë u bë Tiesti, Agamemnoni dhe Menelau ikën në Spartë. Këtu ata krijuan një ushtri dhe arritë ta përzinin
Tiestin. Agamenoni u bë mbret mikenës dhe një nga mbretërit më të fuqishëm të Argosit. U martua me
Klitemnestrën, vajzën e mbretit të Spartës Tindar dhe pati me të tri vajza: Ifianazën (Ifigjenia), Laodikën
(Elektra), Krisotemidën dhe një djalë, Orestin. Agamemnoni u zgjodh komandant i përgjithëshëm për të
drejtuar fushatën e grekve (të akejve) kundër Trojes. Gjatë dy vjetëve ata ndërtuan flotën dhe mbëlodhen
lftëtarët, të cilët u përqendruan në Aulidë, port i Beotisë. Këtu Agamemnoni u detyrua të bënte fli vajzën e vet,
Ifligjeninë, për të qetësuar zemërimin e Artemidës dhe për të pushuar buancën që mbante floten në port.
Agamemnoni ngjalli zemërimin e Akilit, sepse i mori robëreshën e re Briseidën, dhe bëri që heroi ë mos merrte
pjesë në luftë. Grindja e tij me Akilin shënon shpërthimin e veprimit poetik tek "Iliada". Megjithëse
komandanti i përgjithëshem i grekëve, Agamemnoni nuk është hero i Iliadës dhe paraqitet n ëtë gjitha tiparet
më iferior se Akili, por më madhështor, më i fuqishëm e më me dinjitet se grekët tjerë. Pas rënies së Trojës. ai
mori nga plaçka e luftës Kasandrën, vajzen e Priamit, mbretit të Trojës. Kur u kthye në Argos ai u vra nga
Klitemnestra dhe i dashuri i saj, Egjisti. Klitemnestra vrau dhe Kasandrën. Kthimi i Agamemnonit dhe ati
tragjik i tij jepet në poemën tjetër të Homerit, "Odiseja". Në vazo të pikturuara shumë të lashta, Agamemnoni
paraqitet në Trojë, duke ndarë Ajksin me Odisenë në grindjen e tyre. Jeta e Agamemnonit është objekt i
tragjedive Agamemnon të Eskilit, Ifigjenia në Aulidë e Euripidit, Ifigjenia e Rasinit, etj.[5]
• Afërdita
1. Afrodita - Ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjë paraqitej
e buzëqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i përshtatej hyjnesha VENERA.<> Afrodita i mbronte të
dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të Zotave. Ka qenë e
pirur që të bëj shumë intriga, vetëm e vetëm t’i nxis Zotat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm.
<>Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra Zeusit, i cili, gati në çdo çast, ka qenë i angazhuar me ndonjë
lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore.
<>Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtë, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me
ARESIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e
vetë legjitim, nuk e ka tradhtuar vetëm me Aresin, por ajo ka pasur lidhje të shumta edhe të tjerët.<> Si
karakteristik e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaçërisht ndaj drandofilles. Shëtiste
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 4

e hipur në karrocën të cilën e grinin qifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.[6]


• Ama (gjer. Amma)
1. Zonjë matrone veriore (nordike), e cila lindi gjinin e Karki-it (frajerit, të dashurit, bandillit). Ndoshta e
përshtatur apo këthyer nga "Ama", një emër i njehësuar i Zojës së Madhe në Mesopotamien-ë dhe në Orient.[7]
(Shiko dhe Kaste). [8]
• Apoloni
1. Apoloni - Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi që kishte lidhur me
Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme.<> I takon gjeneratës së dytë të
zotave nga Olimpi. Është i biri i Zeusit nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me LETËN, dhe vëllai binjak i
hyjneshës ARTEMIDA. <>Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotat tjerë të Olimpit. Me
konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, andaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat
ashtu edhe me njerëz të zakonshëm.<> Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë.<> Apoloni,
po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Përveç me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj.
Dashnorët e tij më të njohur meshkuj, kanë qenë: HIJAKITI dhe KIPARISI.<> Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe
i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër, tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i falshëm
parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur PITIJA. [6]
• Aresi
1. Aresi - Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej MARSI.<> Gjithnjë
paraqitej me helmet në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë
luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte në
konflikt me Zotat tjerë. <> Edhe ky si Zotat tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore. <> Nga
këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.[6]
• Artemida
1. Artemida - Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë.<> E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij
me LETËN dhe motra e Apolonit.<> Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA. <>Nga Zeusi,
babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë
dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave.
<>Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që
tregoheshin si të pandershëm.<> Ishte mbrojtëse e njerëzve ndërgjegjshëm.Nje dite tek po shetiste neper pyje
nje gjyetar tentoi ta gjuante me shigjete,ajo e shenderroi ate ne nje dre dhe pastaj qente e tij te gjahut filluan ta
ndjeknin te zotin nga pas duke mos e ditur se kush ishte. [6]
• Artemisa -
1. ...
2. Hyjnia e gjyetisë
• Atena
1. Atena ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas mitologjisë Romake, asaj i përshtatet
hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike.<> Edhe
pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti luftarake. Përkundrazi, zihej si e urtë, e
mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i ndihmoj trimat dhe heronjtë, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe
shumë t tjerë.<> Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me erotikën. Duke
mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që
kishte nga zotat tjerë.<> Ju ka ndihmuar njerëzve në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve të tyre.
Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Atena, ndërsa në Akropol, për nder të
Atenës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore - PANTENONI.[6]
• Athinaja
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 5

1. Athinaja ishte hyjneshe e diturise edhe e zgjuarsise.Asaj shpesh i besoheshin planifikimet e betejave dhe
lufterave.Nga ajo e ka marre emrin edhe ekryeqyteti i sotem i Greqise-Athina.

B
• Bogy - shprehje në anglisht për dreçin/djallin
1. bogy apo bogy-man, rrjedhë nga fjala sllave bog d.m.th emërtim për "Zotin". Shprehje të ngjajshme në
anglishte për demonë, djajë e dreçër janë dhe shprehjet bugobow, bugaboo, bugbear dhe shprehja buggleba.
Këto shprehje zakonisht paraqesin statutin e paganëve që bartin gjatë procesionit për festen e 1 majit[9] .
Shprehja "Humbug", vije nga shprehja veriore hum, "Nata", së bashku me shprehjen bog dhe në praktikë
merren si lloje të hijalleve të errësirës [10] Fjala e anglishtes për insektet, d.m.th fjala bug, rrjedhë nga valishtja
(gjer. walisische) bug, "Shpirt", si duket për shkak se në besimet e mëparshme që ishin tek këta, insektet
shiheshin si shpirtra të të vdekurve, të cilët shpirtëra ishin në kërkim të rilindjes së të vdekurit.[11] Shtesa
"man", në shprehjen bugy-man, vije nga greqishtja mantis, dhe tregon për shpirtin e një Njeriu të mërrimë ose
Magjistari. Flutura sipas tyre ishte një shpirtë femërorë, psyche. <> Dëftime tjera me shprehjen bog vijen edhe
nga ana skoceze: Bogle, Boggart, në gjuhën e Yorkshires-ë dhe në atë angleze Pug ose Puck, pastaj shprehja e
islandezëve Puki,e frizishtëve Puk, e gjermanëve të ditëve tona Putz ose Butz (Butzermann), e irlandezëve
Pooka, e valianëve Pucca, e danezëve Spage, pastaj e suedezëve Spoka si dhe e nxjerrura nga kjo, fjala e
anglishtes Spook, gjermanisht Spuk.[12] Shprehja e vjetër e grekëve të vjetër puca, një Zanë, i është këthyerë
Zotrave të vjetër të Beltane-së.[13] Do me thënë, Puck ishte identike me Zotin e shtrigave, Robin. [8]
• Branku
1. Branku, biri i Apolonit, orakull i dëgjuar në tempullin e Apolonit në Didimë. Brankidët luajtn rol ë madh në
procesin e kolonizimit grek. Nga tempulli, që ishte bërë si një qendër informacioni në Azinë e Vogël, në Egjipt
e në Egje, jepnin udhëzime me anë të përgjegjeve të tyre.[5]

C
• Chaos - Çaoshi - Kaosi ( gjer. Chaos)
1. Fjalë e greqishtes antike për të pa identifikueshme elemente, të vrazhda ndër veti, që para krijimit dhe pas çdo
shkatërrimi të Universit, kishe qëndrojnë në shpirtin e Zojës së Botës. Me këtë, vetë Zoja ishte një gjendje e
kuptuar si "rrjedhë e përhershme" e lumit para se lënda të shpërthente e të merrte formën për të krijuar botën e
ngurtë. Çaoshi ose Kaosi, në Bibel, shpjegohet si një gjendje e Botës para krijimit, me kuptimin "shkretëtirë"
dhe "bosh". (Genesis 1,2). (Shiko dhe Kijameti, Dita e Madhe e Gjykimit Botërorë, Tiamat, Tohuwabohu.)[8]
• Ceres
1. Formë latine e Zojës së Madhe, ilake me Kore-në ose Core-në greke, e cila së bashku me Demeter-in është
diçka ngjajshëm me Nënën e Dheut. Për nga aspekti i triadës së perendive, Ceresi zë vendin në mes të Juno-së
si mbretë i qiellit dhe Proserpina-së si mbrete e nëntokës. Ajo thirrej Ceres Legifera, >>ligj dhënsia Ceres<<.
Priftëresaht e saj, merren si themeluese të sistemit të drejtësis romake. [14] <> Ceresi nëpërmjet matronaes që i
ishte besuar, sundonte në Rom gjatë 400 viteve të errëta, duke filluar nga viti 200 p.e.sonë; shkresat e
dëshmive të kësaj kohe, u zhduken nga ana e historianëve patriarkalistë të më vonëshëm. Këta pas veti lanë një
pjesë e cila kryesisht e paraqetë si mbeturina të miteve dhe riteve fetare me disa shpjegime të mangëta.[15]
Fshatarët Ceresin e marrin si burim i gjitha të mirave të ushqimit dhe për këtë, e nga frika që të mos i huçin
korrjet , i kanë mbajtur ritet e saj. <> Mbajtja e riteve nuk ka ndodhur vetem ndër fshatarët romak, por ajo ka
vazhduar edhe ndër të krishterët. Festa ma e madhe vjetore për Ceresin, e njohur si Cerealia, pegetë që në
Britanin e Madhe edhe në ditët tona kremtohet. Një njoftim i dalurë nga grafshafti Murray, i shekullit 19-të
thotë që "Në mes të korrikut, fshatarët ecin përqarkë arave të tyre me flakadare në duar për të përkujtuar
Cerealia-në"[16] .[8]
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 6

• Kornelius Taçitus (gjer. Cornelius Tacitus)


1. Historian dhe gojarë, romakë, lindur rreth vitit 56 e, që jetojë deri në vitin 120 pas kohës së re.[8]
• Citerea
1. Citerea (Kiterea), një nga epitete e Afërditës, i krijuar nga ishulli Citerea, ku ishte një nga qendrat e kultit të
hyjnehës së lindur nga shkuma e valëve.[5]
• Cypria - Sypria, Çupria
1. Mbiemër i Aphrodite-së. Tempulli "Çupriana" ose "Syprinishi" u themelua në Paphos-ë të Qipros. Për shkakë
të minerave të shumta të xehes së bakrit në këtë ishull, bakri (kypros) ishte i shenjtë për Aphrodite-n.[8]

Ç
• Çaoshi - Kaosi ( gjer. Chaos)
1. Fjalë e greqishtes antike për të pa identifikueshme elemente, të vrazhda ndër veti, që para krijimit dhe pas çdo
shkatërrimi të Universit, kishe qëndrojnë në shpirtin e Zojës së Botës. Me këtë, vetë Zoja ishte një gjendje e
kuptuar si "rrjedhë e përhershme" e lumit para se lënda të shpërthente e të merrte formën për të krijuar botën e
ngurtë. Çaoshi ose Kaosi, në Bibel, shpjegohet si një gjendje e Botës para krijimit, me kuptimin "shkretëtirë"
dhe "bosh". (Genesis 1,2). (Shiko dhe Kijameti, Dita e Madhe e Gjykimit Botërorë, Tiamat, Tohuwabohu.)[8]

D
• Demetra
1. Demetra - Ishte hyjneshë e bujqësisë, të të lashtave dhe pjellshmërisë së tokës. Konsiderohej si nënë e arave
dhe grunoreve. Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokës në përgjithësi.<> Tek mitologjia Romake,
asaj i përshtatet hyjnesha CERERA. Ishte nëna e FEFERSONES, një hyjneshë femër, të cilën e kishte lindur
nga marrëdhëniet e saja jashtëmartesore me Zeusin, dhe me të cilën kishte një lidhje të ngushtë emocionale.[6]
• Divi
1. Divi, qenie e mitologjisë shqiptare, që përftyrohej si një përbindësh me trup shumë të madh e me fuqi
mbinjerëzore. Ushqehej me mish njeriu. Ai rrëmbente vajza dhe i çonte nën dhe ku kishte banesën e tij. Në
kuptimin e figurshëm, div do të thotë njeri me trup të madh e të fuqishëm. <ref name=TD / >FJALOR I
MITOLOGJISË, Rilindja - Prishtinë 1988, har

Dh
• Dhevështruesi
1. Dhevështruesi, qenie e besimeve shqiptare, që paraqitej në trajt njeriu. Sipas legjendës, në netë pranvere
Dhevështruesi vë veshin në tokë për të përgjuar a vjen njeri nga larg dhe a gjëmon ujët e nëndheshëm. Ai
gjithmonë shkon kaluar në vithet e Dhamsutës, pelës së pagojë që kalon nëpër male e dete dhe shpie larg atë që
do të shpëtojë nëpërmjet saj. Ata i ndjekë mëzi i saj, i cili me hingëllimat e tij lajmëron dragonjtë për kalimin e
pelës.[5]

E
• Evropa
1. Evropa, bija e Feniksit ose e mbrett fenikas Agenor dhe motra e Kadmit. Një ditë, kur ajo shëtiste në breg të
detit me shqet e saj, i erdhi Zeusi i shndërruar në dem me brirë të artë. Evropa e pa, e admiroi, e përkëdheli,
madje guxoi të hipte mbi shpinën e tij. Atëherë kafsha u hodh në valët e detit, që e çuan në bregun e Kretës,
pranë Gortinit, ku dolen rrape gjithëmonë të gjelbërta, për të përjetësuar bashkimin e dy të dashurëve. Evropa
lindi re fëmijë Minosin, Radamantin dhe Sarpedonin. Për ta përjetësuar atë vajzë, që shkoi nga Feikia e saj e
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 7

largët, për t'u afruar me guxim me një botë të panjohur, të vjetërit i dhanë emrin e saj njëres nga të të katër
pjestë e botës. Vëllezërit e saj, që ishin nisur pë ta kërkuar atë, themelonin koloni. [5]

F
• Flama
1. Flama, figurë e mitologjisë shqiptare, demon keqbërës që përftyrohej si shpirti i të vdekurit që nuk gjente
qetësi në varr. Flama vinte në tokë dhe u shkatonte njerzëe nevrasteninë, madje edhe epilepsinë. Si figurë
mitologjike ajo ka tipare të ngjajshëme me lemurët romakë. [5]

G
• Gërshetëza
1. Gërshetëza, nimfë e mitologjisë shqiptare, që përftyrohej si një vajzë e bukur e me flokë të gjata, që gjendej në
ujërat e liqeneve e të lumenjëve. Identifikohej me floçkët. [5]

Gj
• Gjea
1. Gjea (gr. toka), sipas kosmologjisë së Hesiodit, është personifikim i tokës në formim e sipër. Menjëherë pas
Kaosit ajo doli një ditë nga asgjëja dhe lindi një djalë, Uranin. Me të ajo formoi çiftin e parë hyjnor, duke i
dhënë botës një numër perëndishë e përbindëshish, titant (ajo mori emrin Titia) titanidat (motrat e titanëve),
ciklopët, hekatonkirët dhe hyjnitë e detit. Ajo ndihmoi Kronin të sakatoste t'atin, duke i dhënë një drapër. Me
Gjean u bashkuan çift e çift hyjni tjera. Midis këtyre hyjnive ishte Tartari, me të cilin ajo lindi Tifonin e
tmerrshëm. Ajo është gjithashtu nëna e Harpive, e Pitonit, e Karibdës. Gjea-Tokë, si nëna e përbashkët e të
gjitha qenieve të gjalla mori një rëndësi të madhe në kultet greke e romake. Atë e adhuronin si hyjneshën e
pjellorisë së tokës, për shkak të numrit të madh të fëmijve të saj. Demetrea, hyjnesha e korrjes, shkrihej shpesh
me të. [5]

H
• Hefesti
1. Hefesti - Ishte zoti i zjarrit, zejeve të ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisë.<> Konsiderohej si farkëtar
dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej VULLKANI.<> Në mbretërinë e Olimpit, ishte i
angazhuar për punimin e stolive dhe gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe
nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i shëmtuar, por dashurisë së tij nuk
kanë mund t’i ikin shumë femra të bukura.<> Nga aviturat e shumta dashurore që kishte, përpos Afroditës,
përmenden edhe AGLEJA dhe HARI. [6]
• Hera
1. Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara
Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dytë të martohen.
<>Ata takoheshin fshehtë. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në mes të Zotave tjerë të Olimpit
dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin Martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime
mitologjike të asaj kohe.<> Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rritte dhe kujdeset
edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të
burrit të saj. <>Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje
të grekëve luftëtar dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën. [6]
• Hermesi
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 8

1. Hermesi - Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i
tregtisë, oratorisë dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i
lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJËN.<> Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe
përkrenaren që e barte në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër.<>
Shpesh ju ka ndihmuar shumë heronjve legjendar, sikur janë:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU ... [6]
• Helena
1. Helena, gruaja e Menelaut, një nga herojinat më kryesore të "Iliadës" dhe të ciklit trojan. Ashtu si
Klitemnestra, Kastori dhe Poluksi, ajo ishte lindur nga një vezë që kishte përftuar Leda, gruaja e Tindarit. Që e
vogël Helena ishte e dëgjuar për bukurinë e saj. Një ditë, kur po kërcente në tempullin e Artemidës, atë e
rrëmbeu Teseu që e çoi në Atikë. Helena u çlirua nga vëllezërit e saj, Kastori dhe Poluksi, të cilët e sollën në
Spartë. Atë e kërkuan për grua shumë heronjë grekë si Odiseu, Menelau, Ajaksi, Diomedi etj, por Tindari nuk
vendoste kujt t'ia jepte. Ai kishte frikë se heronjtë tjerë nga smira, do të fillonin luftën kundër dhëndrit të
lumtur. Më në fund Odiseu dinak e këshilloi Tindarin që Helena ta zgjidhte vetë burrin e saj, kurse të gjithë
pretenduesit e tjerë të jepnin betimin se nuk do të mbanin mëri kundër burrit të saj dhe se do ta ndihmon atë
për çdo gjë. Kur Paridi e rrëmbeu Helenën dhe e çoi në Trojë, Menelau thirri në ndihmë gjithë heronjtë grekë
dhe ata organizuan fushatën kundër Trojes (Lufta e Trojës). Pas vdekjes së Paridit Helena u martua me vëllan e
tij Deifobin, por shpejt e tradhëtoi atë dhe gjatë plaçkitjes së qytetit ajo atë ia dorëzojë Menelaut, i cili e vrau.
Në inat e sipër Menelau donte të vriste edhe Helenën, por e ndali Agamemnoni, kurse hyjnesha Afërditë zgjoi
përsëri në zemrën e Menelaut dashurinë për Helenën. Më në fund burr e grua u pajtuan dhe që të dy u kthyen
në Spartë. Pas vdekjes së Menelaut, Helena e dëbuar nga Sparta, vajti në Rod, ku e vranë. Një legjend tjetër
thotë se Tetida e ngjalli Heenën përkohësisht dhe ajo u vendosë në ishullin e Leukës, këtu ajo u martua me
Akilin, i cili edhe ky u njall përkohësisht nga Tetida. Me Akilin ajo lindi një djalë, Euforionin. Miti mbi
Helenën ka frymëzuar shumë shkrimtarë të vjetër dhe të rinj (tragjedia e Sofokliut dhe e Euripidit "Helena";
Gëtja në pjesën e dytë të "Faustit" e bën Helenën grua të Faustit etj). Ky mit është pasqyruar edhe në
krijimtarinë e piktorëve e të kompozitorëve të ndryshëm.[5]
• Hestia
1. Hestia - Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Nga mitologjia Romake, asaj përshtatej
hyjnesha VESTA.<> Ka qenë motra e Zeusit.<> Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni
dhe Apoloni, ajo nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar dhe virgjëreshë.
Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa afera.<> Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku
kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë<> Në shekullin e 5 p.e.s.,
ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmërisë dhe verës. <> DIONISI ishte
fëmija nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Zeusit dhe SEMELES. <> Në mitologjinë Romake, atij i përshtatej
Zoti BAKHO.[6]
• Hesiona (gjer. Hesione)
1. "Mbretresha pre Azisë", një përemër syrianë i Atargatis-it ose Meri-Yamm, Zojë e Madhe e Detit që vije në
lidhje luptimore me gjarpërin. Grekët thonin se, Herakles-i e ka shpëtuar Hesionën nga gjarpëri i detit. Është
ky një version tjetër që paraqetë mitin e Perseus-it dhe Andromeda-së. Zanafillja e mitit, si duket gjendet diku
në luftën e zhvilluar në mes të Baal-it dhe gjarpërit të detit Yamm. Një luftë me qëllim përvetsimi adhurimin e
Zojës aziate.[8]
• Hijet
1. Hijet - figura të papërcaktuara, me kuptimin e një demoni, të një fantazme. Në Kosovë me fjalën "hije", në
kuptimin mitologjik, mund të përfshihen demonë të ndryshëm, por para së gjithash - bota "andej varrit", të
vdekurit, zakonisht shpirtra të ligj. [17]
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 9

I
• Ika
1. Ika, në besimin e ilirëve ishte nimfë që mbronte burimet dhe ujërta. Emri i kësaj nimfe përmendet në një altar,
gjetur në afërsi të Fianones, afër burimit që mban emrin Ika në Istrë, në teritorin e Liburnëve. [5]

J
• Jin (gjer. Yin)
1. Tregues tek kinezët për fuqin femrore të jetës, kusherire e Yoni-t. Yin-i më së shpeshti paraqitet si lëngë që
rrjedhë nga >>Shpella e e Tigrit të Bardhë<< (organ seksual). Sipas mësimeve të Tao-së, fuqia e Yin-ës ishet
më madhe se cilado fuqi mashkullore ; nga kjo meshkujt duhej të mësonin, që në vete të merrnin lëngun
femrorë, ashtu që të arrinin diturin dhe shëndetin e mirë.[18] [8]
• Joni
1. Joni, stërgjyshi legjendarë i jonëve, nipi i Elinit. Ishte biri i Ksutit. Në fillim Joni jetoi në Atikë, pastaj u
vendos në veri të Peloponezit (në Akal). Më vonë ai u kthye në Atikë dhe u bë mbretë i Athinës. Këto legjenda
simbolizojnë emigrimin e fisit të jonëve.[5]

K
• Karkanxholli
1. Karkanxholli, figurë e besimeve popullore shqiptare. Përftyrohet si njeri i vogël që mbante një këmishë prej
hekuri, me ndihmën e të cilës bënte çudira. Prej këtrj edhe këmisha e hekurt e luftëtarit quhet këmishë
karkanxholli.[5]
• Kaosi - Çaoshi - ( gjer. Chaos)
1. Fjalë e greqishtes antike për të pa identifikueshme elemente, të vrazhda ndër veti, që para krijimit dhe pas çdo
shkatërrimi të Universit, kishe qëndrojnë në shpirtin e Zojës së Botës. Me këtë, vetë Zoja ishte një gjendje e
kuptuar si "rrjedhë e përhershme" e lumit para se lënda të shpërthente e të merrte formën për të krijuar botën e
ngurtë. Çaoshi ose Kaosi, në Bibel, shpjegohet si një gjendje e Botës para krijimit, me kuptimin "shkretëtirë"
dhe "bosh". (Genesis 1,2). (Shiko dhe Kijameti, Dita e Madhe e Gjykimit Botërorë, Tiamat, Tohuwabohu.)[8]
• Kornelius Taçitus (gjer. Cornelius Tacitus)
1. Historian dhe gojarë, romakë, lindur rreth vitit 56 e, që jetojë deri në vitin 120 pas kohës së re.[8]
• Kiterea
1. Kiterea (Citerea), një nga epitete e Afërditës, i krijuar nga ishulli Citerea, ku ishte një nga qendrat e kultit të
hyjnehës së lindur nga shkuma e valëve.[5]
• Kutia e Pandorës

L
• Laura
1. Laura, figurë e mitologjisë popullore shqiptare, që përfytyrohej si një grua e keqe, e cila jetonte në lumenj e
pellgje. Ajo zotëronte aftësinë për t'u shndërruar në një kafshë të shëmtuar. Si e tillë aj odilte natën në breg të
lumit, ose pranë një pellgu, duke bërtitur me zë të çjerrë dhe futej në ujë. Nganjëherë Laura dilte dhe në rrugë,
duke bërtitur, ndërsa qentë e ndiqnin pas.[5]
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 10

Ll
• Llamja
1. Llamja, figurë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej me trup gruaje e me bisht gjarpri. Jetonte nëpër male e
ujëra të papastërta, rrëmbente fëmijë, u thithte atyre gjakun dhe pastaj u hante mishin. Shpeshherë ajo merrte
forma të ndryshme për të joshur viktimat e saj. Ka tipare të ngjajshme me Laminë dhe Empuzën e mitologjisë
greke. [5]

M
• Medauri
1. Medauri, tek ilirët ishte hyjnia e luftës. Mendauri kishte një faltore edhe në Numidi, në Afrikën Veriore, që ia
kishte ngritur një ushtarë ilir, i cili kryente shërbimin në Afrikë. Kjo dëshmon për faktin që ilirët vazhdonin t'u
faleshin perëndive të tyre edhe jashtë Ilirisë. Në njërin prej dy mbishkrimeve për Mendaurin, ky i fundit ishte
cilësuar si mbrojtës i qytetit ilir Risinium (Risan në Bokë të Kotorrit, Rizoni antik, kala e njohur ku është
strehuar mbretëresha e Ardianëve, Teuta, pas disfatës që pësoi me romakët). Në këtë mbishkrim Mendauri
paraqitej i hipur në kalë dhe me shtizë në dorë. Për natyrën e kësaj perëndie nuk dihet asgjë me saktësi. Disa
mitologë e identifikojnë Mendaurin me perëndinë romake të mjekësisë Eskulapin, kurse disa të tjerë thonë se
ai ishte perëndi e luftës, mbrojtësi i Risiniumit. [5]
• Miti
1. Miti i Sizifit është një mit nga mitologjia Greke. Sipas mitit thuhet se Sizifi ishte i dënuar nga perënditë e
Olimpit, që të rrokullis një shkëmb pambarimisht drejt majës së një kodre duke mos mundur kurrë ta arrijë
majën.

N
• Nëna e vatrës
1. Nëna e vatrës, hyjni e lashtë në mitologjinë shqiptare, që e ka origjinë nga epoka e matriarkatit. Në fillim
përfytyrohej si një figurë pozitive, më shumë si një plakë me flokë të thinjura, në shumë raste duke tjerrë li ose
lesh, ose duke krehur flokët. Nganjëherë Nëna e vatrës thirreshin edhe "të tretat e vatrës" dhe, si e tillë,
identifikohet me tri motrat që përcaktojnë fatin e fëmijës, natën e tretë pas lindjes. Në përfytyrimet e më
vonshme, Nëna e vatrës na el me tipare negative. Ajo paraqitej si një plakë e keqe, e cila natën, kur njerëzit e
shtëpis flen, vjen dhe qëndronë pran vatrës, duke krehur flokët e saj me një krehër të hekurt dhe, po të gjejë aty
ndonjë fëmijë e kap dhe i nxjerr sytë me krehërin e saj. Përfytyrimi i Nënës së vatrës si një figurë e keqe, lindi
në kohën e patriarkatit, kur sundimi i gruas u zëvendësua me atë të burrit dhe, kur gruaja konsiderohej si një
qenie e ultë dhe e poshtëruar.[5]
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 11

O
• Omfali
1. Omfali, gur konik i shenjtë që ndodhej në Delf. Emri Omfal do të thotë kërthizë; omfali njihej si qendra e
botës. Sipas legjendës, Zeusi dërgoi dy shqiponja rreth botës, njëren në drejtim të perëndimit, tjetrën në drejtim
të lindjes, të cilat u takuan në vendin ku ndodhej omfali. Ai adhurohej në Delf dhe lidhej me kultin e
Apolonit.[5]

P
• Partini
1. Partini, hyjni supreme e fisit ilir të Partinëve. Identifikohej me Jupiterin romak.[5]
• Posejdoni
1. Posejdoni - Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjinë Romake, atij i përshtatet Zoti NEPTUNI.
Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij nëndetar.<> Paraqitej gjithnjë i armatosur me
tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë. Është konsideruar si njeri ndër zotat më të respektuar të
dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë.<> Përherë i rrethuar
nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër
mbretërinë e tij të madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean.<> Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga
Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të
zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.[6]
prometheu

Q
• Qipulli
1. Qipulli, figurë e besimeve popullore shqiptare, e ngjajshme me xhindin që përmendet në mitologjinë e opujve
të vendeve të Lindjes. Në kuptimin e figurshëm, i kanë kërcyer qipujt do të thotë i kanë hipur xhindet, është
inatosur..[5]

R
• Rea
1. Rea, bija e Uranit dhe e Gjeas, gruaja e Kronit dhe nëna e Zeusit, Poseidonit, Hadit, Vestës dhe Demetrës (e
Kronidëve). Ajo nderohej me shumë në Kretë. Sipas legjendës në këtë ishull, në një shpellë të thellë ajo lindi
birin e saj më të vogël, Zeusin. Aty Rea e fshehu të birin nga babai i egër, kurse këtij të fundit i dha të gëlltiste
në vend të djalit një gur të mbështjelluë me shpërgëj. Kroni nuk e kuptoi redhinë e gruas. Në hyrjen e shpellës
priftërintëe Reas, kuretët u binin mburojave me shpatë sa herë që Zeusi i vogël qante, me qëllim që Kroni të
mos dëgjonte britmat e foshnjës dhe Zeusi të mos pësonte atë fat që pësuan vëllezërit dhe motrat e tij. (Sipas
legjendës, Kroni ishte paralajmërar se do të shfronësohej nga një prej bijve të tij, prandaj gëlltiste çdo fëmijë
që lindte e shoqja). Kulti i Reas shkrihej me kultin e hyjneshës së Azisë së Vogël, Cibelë, të cilën gjithashtu e
quanin Nënë e Madhe. Kulti i Reas - Cibelë shoqërohej me origji. Që nga shekulli III para e. s. kulti u fut në
Romë, ku nderohej me emrin Nëna e Madhe. Atë e paraqitnin si një grua të fuqishme. Në kokë mbabte një
kurorë dushku, për të treguar se njerëzit dikur ishin ushqyer me frutat e kësaj peme. Kullat që rrethonin kokën
e saj tregonin qytetet që ishin nën mbrojtjen e hyjeshës. Ajo qëndronte në një qerre të tërhequr nga luanët,
nganjëherë ishte rrethuar me kafshë të egra. Hyjneshës zakonisht i kushtonin drurin e dushkut dhe të pishës. Në
fenë greke kulti i Reas shkrihej me atë të Kronit dhe të Zeusit.[5]
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 12

S
• Salmoneu i Elisit (gjer. Salmoneus von Elis)
1. Mbret i shenjtë legjendarë. Versioni grekë i Shalmaneser-it ose Salomo-së. Elisi ishte një qytet antik dhe një
shtetë antikë në veriperendim të Peloponnes-ë.[8]
• Stihija
1. Stihija, figurë e përallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si demon femër. Në Piana degli Aëbanesi në
Sicili, në besimin popullor, ajo përfytyrohet si një kuçedër me krahë, që nxjerr flakë nga goja dhe që ruante
thesaret e fshehura nën dhe. [5]

Sh
• Shtojzovallet
1. Shtojzovallet, figura të përallave popullore shqipare. Përfytyroheshin me një bukuri të madhe e me fuqi të
mbinatyrshëme. Vendbanimi i tyre i preferuar ishin bjeshkë dhe pyjet e dendura ku ato kalonin kohën, duke
kënduar e duke vallëzuar. [5]

T
• Tadeni
1. Tadeni, hyjn iilire që identifikohej me Apolonin. [5]

U
• Ulisi
1. Ulisi, emër me të cilin romakë e quanin Odiseun. [5]

V
• Vidasusi
1. Vidasusi, në besimin e ilirëve ishte perëndi që mbronte pyjet, burimet dhe fushat. Në monumente ai paraite i
shoqëruar nga gruaja e tij, Thana. Në Topusk, në Kroaci, pranë një burimi uji mineral janë gjetur katër altarë
kushtuar këtij çifti. Në të njëjten krahinë janë gjetur gjithashtu mbeturinat e një faltoreje kushtuar Silvanit si
dhe shumë altarë të tjerë me emrin e kësaj hyjne romake. Duke u bazuar në këtë fakt, mtografët kanë arritur në
një përfundim të drejtë se Vidasusi në besimin ilir kishte atribute të ngjajshme me ato të hyjnisë romake Silvan
- mbrojtësin e urimeve, të pyjeve dhe të fushave, kurse Thanën e kanë identifikuar me hyjneshën romake
Diana. Vidasusi dhe Diana adhuroheshin shumë nga pjesa më e madhe e popullsisë ilire, sidomos nga ata që
merreshin me blegtori, si Dalmatët. Vidasusi ka qenë hyjni supreme e ilirëve në panteonin ilir prandaj zinte një
vend shumë të rëndësishëm. Por kulti i Vidasusit, Silvanit ili gjeti adhurues edhe në shtresat e ulëta popullore
të Romës dhe të Italisë. Ai u pëhap edhe në provinca të largëta të perandorisë. Kjo dëshmon për ndikimin e
kultit të pasur ilir në vetë panteonin romak . [5]
• Viviana e Shenjtë (gjer. Viviane, Heilige)
1. Varianti i shprehur si i shenjtë i një Perendeshe të pa fe, të quajtur Vivian, emër që nënkuptonë "Jetën". Emri i
saj duket të qojë deri në një fjalë të vetëme të gëdhendur në një tempull të kësaj perendeshe që gjendet në një
bregore në Romë. Si duket figura e gravume në tempull është shpjeguar me qëllim si një figurë e një
"virgjëreshe marzine". [19] <> Poetët e hershëm keltë të mesjetës, emrin >>Viviane<< e kanë përdorur për një
Mbretëreshë të detit, e cila në përrallën e thënë të Arturit paraqitet si një Zanë, >>Nemesis<<-i i Merlinit.
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 13

Y
• Jin (gjer. Yin)
1. Tregues tek kinezët për fuqin femrore të jetës, kusherire e Yoni-t. Yin-i më së shpeshti paraqitet si lëngë që
rrjedhë nga >>Shpella e e Tigrit të Bardhë<< (organ seksual). Sipas mësimeve të Tao-së, fuqia e Yin-ës ishet
më madhe se cilado fuqi mashkullore ; nga kjo meshkujt duhej të mësonin, që në vete të merrnin lëngun
femrorë, ashtu që të arrinin diturin dhe shëndetin e mirë.[18] [8]

X
• Xikum (gjer. Xikum)
1. Lis qiellor babilonezë, i trupëruar për trup të Perendisë Ishtar. Degët e tij shtrihen nga qielli gjerë në nëntokë
dhe në mesin e tyre kanë të dërguarin Tammuz-in[20] . Muslimont e quan në dreç të mallkuar lisin dhe e tregan
atë në Kuran si Zakkum, Lisi i Ferrit. (Shiko dhe Feige.)[21] [8]

Z
• Zana
1. Zana - Hyjnia e blektorise tek shqiptaret dhe me vone mbrotese e kreshnikeve shqiptare
• Zeusi
1. Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Konsiderohet si pari, më i madhi dhe
i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLOMPIT.<> Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka
jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e
dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe
nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.<> Arma e tij ka qenë rrëfeja, ndërsa pushteti i
sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e
ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë:
AREJËN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN.. <>Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të
panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj…<> Si shembull
nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur
Zoti HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe
ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të
famshëm.<> Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të
rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA.<> Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me
bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe
jetonte në Trojë.<> Atë e sjelle në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e
tij të pijes. <>Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e
tij me EVROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES. <>Nga kjo dashuri i lindin tre djem:
MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kritit
dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj
dashurisë që kishte për te, kontinentin ton e emërton me këtë emër - EVROPA.<> [6]
• Zoe (gjerm. Zoe)
1. "Jeta" një emërtim këndues për "Evën"/"Havanë", i krahasueshëm me emërtimin e Nënës së Gjithësisë tek
teutonikët Lif-ija.[22] . Zoe ishte e bija apo Emanacioni i Zojës gnoteke Sophia-së, e cila i kishte falur jetën
Adamit/Ademit. Ajo u përpjekë me krijuesin e padrejtë, i cili kishte guximin që të provonte të biente përdhe
dhe nga aty të ngriste në qiellin e shtatë ushtrin e zotërinjëve. Aty ajo ja bëri me dije atij për ekzistimin e qiellit
të tetë si vendqëndim i Nënës së Madhe. Sipas evangjelistëve gnostik, Zoea ishte e vetmja që posedonte fuqin
e till që njeriun e loçit ta mbushte me frymën e jetës. Për këtë arsye njeriu i krijuar e quante atë "Nëna e të
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 14

gjithë të gjallëve"[23] . Bibla kanunore (kanonike) në vete e mbajti këtë titull, mirëpo e shukatë tregimin për
dhënjen e jetës që i është bërë Adamit. [8]
• Zorja (gjer. Zorya)
1. "Tri perendeshat e fatit" në mitologjin sllave. "Tri motrat e vogla, tri Zorat e vogla: njëra nga Mbrëmja, njëra
Mesnata dhe njëra e Agimit" - janë të lidhura me kuptimin rreth kalendarit të Hënës, në të cili si duket Dita
llogaritet nga mesdita në mesditë. Po si Norne-t, edhe Zorat kishin varrur Ujkun e ditës më të re në yllin polar:
"Detyra e tyre është që të përkujdesen për Qenin, i cili me një zinxhir të çeliktë është i lidhur për figuren
qiellore të Ariut të vogël. Kur të shpërthet zinxhiri, atëhër ky është fundi i botës.[24] [8]

Dëftime
[1] http:/ / en. wikipedia. org/ wiki/ Wikipedia%3Aprojekti_fjalori%2Fmitologji?action=purge
[2] http:/ / sq. wiktionary. org/ wiki/ EPF_Mitologji
[3] "Skeleti" - i kësaj pjese të projektit nuk është i potë dhe gjendet në varrës të plotë me pjesën "PF sipas lëmive"
[4] http:/ / sq. wikipedia. org/ w/ index. php?title=Wikipedia%3AProjekti_Fjalori/ Mitologji/ Lista& action=edit
[5] FJALOR I MITOLOGJISË, Rilindja - Prishtinë 1988, hartuar nga Doc. Todi Dhama.
[6] Adnan Abrashi në revistën dyjavore “KOSOVARJA” – janar 2005 sipas SYRI 3 (http:/ / www. syri3. com/ index. php?id_kat=16&
shkrimi=331)
[7] Sipas:Turville-Petre, 147. Nxierr nga:Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. ->
666!!!
[8] Sipas: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[9] Sipas: Hazlitt, 80. Nxjerr nga Das Geheime Wissen der Frauen. arun. ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[10] Sipas: Leland. 161. Nxjerr nga Das Geheime Wissen der Frauen. arun. ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[11] Sipas: Spence, 96. Nxjerr nga Das Geheime Wissen der Frauen. arun. ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[12] Sipas: Keightley, 315f. Nxjerr nga Das Geheime Wissen der Frauen. arun. ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[13] Sipas: Poster and Sargent. 295. Nxjerr nga Das Geheime Wissen der Frauen. arun. ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[14] Sipas: Bachofen (f.192), Johann Jakob:Das Mutterrecht, Eine Untersuchung ueber die Gynaikokreatie die alten Welt nach ihrer religioesen
Natur. Frankfurt am Main: Suhrkamp 1989, Edhe në: Ders.:Gesammelte Werke, Band II/III, Brusel: Benno Schwabe and Co, 1984. Nxierr
nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[15] Sipas: Dumézil, 10. Nxierr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. ->
666!!!
[16] Sipas: Hazlitt. Nxierr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[17] Mark Krasniqi, nxierr nga forumishqiptar (http:/ / www. forumishqiptar. com/ showthread. php?t=24797)
[18] Sipas:Rawson, Philip:Erotic Art of the East. New York: G.P.Putnam's Sons 1968 ose Die erotische Kunst des Ostens. Hamburg: Hoffmann
and Campe 1969. ose The Art of Tantra, Greenwich, Conn: New Yourk Graphic Society 1973 . Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun,
ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[19] Sipas:Attwater, Donald:The Pengain Dictionary of Saints. Baltimore:Penguin Books, Inc. 1965. Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun,
ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[20] Sipas:Harding, M. Esther:Woman's Mysteries, Ancient and Modern. New York: G.P. Putnam's Sons 1971. ose Fraun-Mysterien, einst und
jetz. Zeurich: Rascher 1949. Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8.
-> 666!!!
[21] Sipas: The Masks of God: Primitive Mythology: New York: Wiking Press 1959. ose Mythologgien der Urveolker. Die Maske Gottes. Bd.1.
Basel:Sphinx 1991. ose Th.M. of G. Oriental Mythology New York: Viking Press 1962. ose Th.M. of G. Occidental Mythology New York:
Viking Press 1964 ose Th.M. of G. Creativ Mythology. New York: Viking Press 1964 ose The Flight of the Wild Gander, Chicago: Henry
Regnery Co. 1969 ose Der Flug der Wildgans. Mythologische Streifzeuge. Basel: Sphinx 1990. ose Myths to Live By. New York: Vikin Press
1972. etj... Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[22] Sipas:Pagels (f.30), Elaine:The Gnostic Gospels. New York: Random House 1979 apo Versuchung durch Erkenntnis Die gnustischen
Evangelien. Frankfurt am Main: Suhrkamp 1987. Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN
978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[23] Sipas: Robbinson (f.159), Rossel Hope: Enxyklopedia of Witchcraft and Demonology. New York: Crown Publishers 1959. Nxjerr nga: Das
geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
[24] Sipas:Larousse Encyclopedia of Mythology, London: Hamlyn Publishing Group Ltd. 1968. Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein
lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji 15

Literatur
E huaj

- Adler, Margot : Drawing Down the Moon, Boston: Beacon Press 1981.

- Agrippa von Nettesheim,Heinrich Cornelius : The Philosophy of Natural Magic, Secaucus, N. J.: University Books 1974;
Magische Werke, (5 pjesëshe në trakë tri copshe), Berlin: Barsdorf 1921. [4]

- Albright, William Powell : Yahweh and the Gods of Canaan, New York: Doubleday ₫ Co. 1968.

- Angust, Samuel : The Mystery-Religions, New York: Dover Publications 1975; Apocrypha, Authorized Version,
New York: University Books Inc. 1962.

- Apuleius : Der goldene Esel / Metamorphosen., o.O.: Heimeran 1963.[3]

- Arens, William Edward : The Man-Eating Myth., New York: Oxford University Press 1979.

- Ashe, Geoffrey : The Virgin, London: Routledge ₫ Kegan Paul 1976; Assyrian and Babylonian Literature, Selected
Translations, New York: D.Appleton ₫ Co. 1901.

- Attwarte, Donald : The Penguin Dictionary of Saints, Baltimore: Penguin Books, Inc. 1965.

- Augenstein, Rudolf : Jesus Son of Man, New York: urizen Books 1977; Jesus Menschensohn, Meunchen: Bertelsmann
1972.

- Avalon, Arthur : shiko Woodroffe, Sir John.

- Bachofen, Johann Jakob : , :.

- , : , :.

- , : , :.

- , : , :.

- , : , :.

- , : , :.

- , : , :.

- , : , :.

- , : , :.

- , : , :.

- , : , :.

- , : , :.
Article Sources and Contributors 16

Article Sources and Contributors


Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji  Source: http://sq.wikipedia.org/w/index.php?oldid=874177  Contributors: Dan, Ko.S.ystem.OV@, Kurreshtja, Shqiptari, 5 anonymous edits

Image Sources, Licenses and Contributors


Figura:Disambig.svg  Source: http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Skeda:Disambig.svg  License: Creative Commons Attribution-Sharealike 2.5  Contributors: User:Baumst
Skeda:Projektfjalori.GIF  Source: http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Skeda:Projektfjalori.GIF  License: GNU Free Documentation License  Contributors: Dan

License
Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported
http:/ / creativecommons. org/ licenses/ by-sa/ 3. 0/

You might also like