You are on page 1of 2

REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIAEDREJTESISE Dhoma Avokatise Tirane Av.Alfred Duka nr.Lic 1520 Rr. Saraceve, Pll.46, Shk.1,Apt.12,Tirane Tel.

0692098113 Tel/Fax 042267434 alfredduka@live.com TIRANE

PRETENDIME PERFUNDIMTARE
NE LIDHJE ME SHQYRTIMIN GJYQSOR NE NGARKIM TE PANDEHURIT ERMAL LACI AKUZUAR PER KRYERJEN E VEPRES PENALE TE PLAGOSJES SE LEHTE ME DASHJE PARASHIKUAR NGA NENI 89 I K.PENAL

Perpara: Gjykates se Rrethit Gjyqsor Tirane.


Te nderuar z.Gjyqtare! Prokuroria e Rrethit Gjyqsor Tirane ka derguar per gjykim procedimin penal Nr.4367 te vitit 2009 ne ngarkim te te pandehurve Ermal Laci akuzuar per vepren penale te Plagosje te lehte me dashje veper e parashikuar nga neni 89 i K.Penal.Perpara fillimit te shqyrtimit gjyqsor gjate kerkesave paraprake u kerkua nga ana e mbrojtjes qe bazuar ne nenin 403 e vijues te K.P.Penale ne kete gjykim te procedohej me formen e gjykimit te posacem sic eshte gjykimi I shkurtuar,duke qene se pranohej vlera e akteve,pranohej edhe fajsi,si dhe cfare eshte me e rendesishme gjykata nuk pengohej ne dhenjen e drejtesise,kerkesa keto qe burojne nga vendimi unifikues I kolegjeve te bashkuara te gjykates se larte nr 2 dt.29.01 3003.Ne lidhje me kerkesen tone edhe perfaqesuesi I organit te akuzes nuk pati kundershtime dhe gjykata vendosi qe ta pranoje kerkesen tone dhe te procedohej me kete lloj gjykimi. Rrethanat e ngjarjes se dates 18.09.2009 te ndodhur ne vendin e quajtur rruga Vangjel Noti,jane zhvilluar ne kete menyre:Kallxuesi Bujar Dobra,I cili eshte shoferi I makines se shtetasit Rustem Peci,ka shkuar atje per te levizur makinen pasi kishte zene rrugen e nje makine tjeter. Sapo ka shkuar atje kallzuesi ka pare se aty ndodhej shtetesja Bora Toska bashke me pronarin e makines, Rustem Peci te cilet po debatonin. Ne kete moment Bora I eshte drejtuar Bujarit se kishte bere gabim qe kishte parkuar makinen e Rustemit aty,duke I zene rrugen e makines asaj duke e penguar per te kryer punet e saj.Nderkohe shtetesja Bora I ishte drejtuar edhe me fjale fyese dhe ofenduese atij,per shkak I kishte zene rrugen dhe e kishte penguar te shkonte ne provim. Ne kete kohe ne ate vend rastesisht vjen I pandehuri Ermal Laci,dhe kur shikon se po ziheshin me fjale nje burre

me nje grua te re,futet ne mes per ti ndare por natyrshem I del ne mbrojtje gruas ndonese nuk e njihte me pare,por vetem I shtyre nga motive humane,per te mbrojtur nje grua nga dy burra qe po debatonin ashper me te.Ne keto caste kallxuesi e ka fyer te pandehurin duke I thene se cpune kishte ai ne kete mes,dhe perse hynte ne punet e tija.Ne kete moment I pandehuri I ka thene se si nuk te vjen turp qe zihesh me nje grua ne rruge,ndersa ky I fundit e ka fyer duke I thene se cte duhet ty me kete pune.Ne kete cast I pandehuri e ka qelluar ate me grushta. Pasi ka hapur rrugen e makines kallxuesi Bujar,I pandehuri Ermal eshte larguar nga vendi I ngjarjes Gjate pyetjeve ne polici I pandehuri Ermal ka sqaruar se, konflikti ka ndodhur per motive pozitive pasi I ka ardhur ne ndihme nje femre e cila ishte duke u zene me nje burre,por megjithate per veprimin e kryer nga ana e tij I ka kerkuar ndjese te demtuarit duke treguar pendese per veprimin e kryer si dhe I penduar. Megjithate ka sqaruar se kallzuasi nuk duhet te merrej me nje femer duke e penguar me qellim qe mos te shkonte ne provim keto fjale I pandehuri I ka degjuar nga goja e gruas qe I doli ne mbrojtje para se te fillonte zenja mes tyre,dhe ky ka qene motive I zenjes me grushta ku ka mbetur I plagosur lehte I demtuari Perfundimisht bazuar ne sa thame me lart kerkojme nga gjykata qe ne dhenjen e vendimit te marre ne considerate rrethanat konkrete te ngjarjes,motivin e shkaktimit te saj,ndjesen e kerkuar te demtuarit,si dhe pendimin e thelle te te pandehurit per veprimin e kryer nga ana e tij. Tirane me 11.11.2010 Me respakt I pandehuri Ermal Laci Av Alfred Duka

You might also like