You are on page 1of 6

REPUBLIKA E SHQIPRIS

GJYKATA E APELIT
TIRAN

Nr. 18 i Regj. Themeltar


Nr. 203 i Vendimit

VENDIM
N EMR T REPUBLIKS

Gjykata e Apelit Tiran e prbr prej :

KRYESUES : FATOS QATO


ANTAR : TOM NDRECA
ANTAR : ASTRIT HAXHIALUSHI

Asistuar nga sekretare gjyqsore Elmira Kopani, sot m dat


24.02.2012, mori n shqyrtim n seanc gjyqsore publike, si gjykat e
shkalls s dyt, shtjen penale q i prket :

I PANDEHUR : Mishel Prela, i biri Koles dhe i Fatmires dtl


06.06.1986,lindur dhe banues ne Tirane,Rr Mihal
Grameno pall.10,shk.2 ap.1me arsim te
mesem,beqar,i padenuar me pare ,kombesi e
shtetesi shqiptare,hetuar dhe gjykuar me mase
sigurimi arrest ne burg,mbrojur nga
Av,Shkelqim Laze.

AKUZUAR : Per vepren penale te Vrasje me dashje e mbetur


ne tentative, parashikuar nga neni 76-22 te Kodit
Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin Nr 677 date


27.04.2011 ka vendosur :
- Deklarimin fajtor te te pandehurit Mishel Prela per vepren penale te
Vrasje me dashje e mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 76 e 22 te
Kodit Penal e denon me 7 vjet burgim.
- Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e 1/3 se ketij denimi dhe
denimin perfundimisht te te pandehurit Mishel Prela me 4 vjet e 8 muaj.
- Vuajtja e denimit per te pandehurin Mishel Prela fillon nga dita e
arrestimit te tij.
- Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.
Kunder ketij vendimi ka bere ankim i pandehuri Mishel Prela
duke parashtruar keto shkaqe per ndryshimin e vendimit .
Ne rastin konkret nuk jemi para vepres penale te tentatives per
vrasje parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal, por para vepres penale
te plagosjes se rende me dashje parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal .
Gjith kronologjia e kesaj ngjarje e pershkruar dhe e marre si e
vertete absolute ne vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare bazohet
vetem ne deklarimet e te demtuarit Ervin, pa u mbeshtetur ne asnje
prove te paanshme qe do te bente te besueshem deklarimet e tij, si
personi me i interesuar ne kete ngjarje.
Keshtu Gjykata pranon si te vertete se ai eshte qelluar me
thike pas shpine nga ana e te pandehurit dhe vetem pas kesaj ka
nisur te shahet dhe te qellohet me te.
Ky pretendim i te demtuarit nuk shoqerohet me asnje prove tjeter
vec fjaleve te tij dhe gjykata ne vendimin e saj nuk paraqet asnje
prove se per cfare arsye nuk merr parasyshe pretendimet e te
pandehurit.
Ne mendojme se mbeshtetja e akuzes vetem mbi konkluzionet
e aktit te ekspertit mjeko ligjor eshte jo i plote, nuk permbush
kerkesat nenit 383 pika c dhe nuk justifikon perfundimin e arritur
ne rastin konkret se ndodhemi para vepres penale te tentatives per
vrasje .
Nisur nga keto rrethana ne mendojme se duhet ndryshuar cilesimi
ligjor i vepres penale te kryer nga i pandehuri Mishel Prela nga ajo e
tentatives se vrasjes ne ate te plagosjes se rende dhe kerkojme nje
mase denimi me te bute si dhe aplikimin e nenit 59 te Kodit Penal.
GJYKATA E APELIT TIRANE

pasi degjoi relacionin e antarit Fatos Qato, prokurporin e Apelit


Shkelqim Kokona qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, pasi degjoi te
pandehurin Mishel Prela dhe avokatin Shkelqim Laze, qe kerkuan
ndryshimin e vendimit, si dhe pasi analizoi e shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VEREN

Vendimi penal Nr. 677 date 27.04.2011 i Gjykates Se Rrethit


Gjyqesor Tirane eshte i drejte i bazuar ne ligj e ne prova dhe si i tille
duhet te lihet ne fuqi .
Rezulton e provuar ne gjykim se i pandehuri Mishel Prela ka
konsumuar plotesisht elementet e vepres penale te Vrasjes me dashje
mbetur ne tentative parashikuar nga neni 76-22 i Kodit Penal.
Konkretisht shtetasi Ervin Zallumi banor i qytetit Tirane, Rr Q
Stafa ka patur njohje thjeshte si fytyre me te pandehurin Mishel,
pasi banonin ne te njejten lagje. Ne date 24.08.2010 rreth ores 18.45
shtetasi Ervin Zallumi pasi ka perfunduar nje takim me nje shokun e tij ne
Laprake eshte kthyer per ne banesen e tij me motomjet.
Motomjetin e ka parkuar ne nje lokal 100 metra larg baneses se tij dhe
eshte nisur me kembe per ne shtepi. Gjate rruges ka ndjere nje goditje te
befasishme mbrapa shpines me thike dhe eshte kthyer menjehere dhe ka
njohur te pandehurin Mishel i cili kishte ne dore nje thike.
Shtetasi Ervin e ka share te pandehurin dhe duke mospatur ne dore
ndonje mjet per tju kunderpergjigjur veprimeve sulmuese te pandehurit
eshte mundur te mbrohet duke iu shmangur goditjeve me thike te te
pandehurit.
I pandehuri Mishel ka vazhduar veprimet e tij te sulmit duke e
goditur dhe kater here te tjera ne pjese te ndryshme te trupit.
Shtetasi Ervin ka rezistuar dhe ne nje moment ka mundur te shkeputet
prej sulmit te te pandehurit dhe eshte larguar me vrap per te dale ne rruge
kryesore.
Ne rruge kryesore shtetasi Ervin ka takuar shtetasin Fatjon Sheme qe
po kalonte rastesisht me automjetin e tij dhe i ka kerkuar qe ta conte ne
Spitalin Ushtarak.
Gjate rruges per ne spital shtetasi Fatjon e ka pyetur te demtuarin
kush te goditi ndresa ai i eshte pergjigjur : Ec shpejt e me co ne
spital, ate qe me qelloi me thike e njoh... I demtuari Ervin Zallumi
eshte shtruar ne nje gjendje te renduar shendetsore dhe vetem ndrehyrja
e specializuar kerurgjikale ne spitalin Ushtarak e ka bere e mundur qe te
demtuarit ti shpetohet jeta .
Ne teresine e rrethanave te pershkruara me lart provohet
plotesisht te gjitha elementet e vepres penale te Vrasjes me dashje
mbetur ne tentative parashikuar nga neni 76-22 i Kodit Penal.
Nga kryerja e veprimeve te para te paperseritshem prej policise
gjyqesore si dhe hetimit te metejshem te ceshtjes, nga ana e organit te
procedimit jane kryer nje sere veprimesh hetimore si kqyerja e
vendit te ngjarjes shoqeruar me tabelen fotografike, sekuestrim i
provave materiale, ekspertimi mjeko ligjor, ekspertimit biologjik i
njollave te gjakut te gjetuar ne vendin e ngjarjes si dhe jane pyetur
nje sere deshmitaresh duke filluar me deshmitare okulare dhe
degjimore te pranishem ne kohen e ngjarjes, si te demtuar nga vepra
penale Ervin Zallumi , deshmitaret Tomorr Luzi, Genta Zallumi,
Fation Sheme, Franc Leka, Fatmira Manoku, Ermir Manoku,
deklamrimet e te cileve kane qene pjese e fashkillit e administruar
ne gjykim .
Ne teresine e ketyre provave te permendura me siper provohet
plotesisht te gjitha elementet e figures se vepres penale te Vrasjes me
dashje parashikuar nga neni 76 I Kodit Penal, dhe si elementet e
tentatives si faze e kryerjes se vepres e penale e konkretisht .
Objekti i vepres penale qe jane marrdheniet juridike te
vendosura per mbrojtjen e jetes e shendetit te shtetasive qe mbrohen
posacarisht nga legjislacioni yne penal.
Fakti qe shtetasit Ervin Zallumit i jane shkaktuar 5 (pese)
plage prerese, shpuese ne pjesen vitale te trupit e provon plotesisht
objektin e vepres penale.
Elementet e anas objektive te kryerjes se vepres prej te
pandehurit Mishel si vendi, koha, mjeti i perdorur, veprimet e
kryera, prej te pandehurit Mishel, goditjeve me thike ne shpine dhe
pjesen e barkut te shtetasit Ervin Zallumi dhe pasojes shoqerisht te
rrezikshme Plagosjes se rende te ketij shtetasi.
Nga administrimi ne gjykimin e provave te marra gjate hetimit
u provua plotesisht se i pandehuri Mishel si subjekt i kesaj vepre
penale eshte i pergjegjshem para ligjit per vepren e kryer.
Dashja, motiv, qellimi, qe synoi dhe realizoi i pandehuri
Mishel si elemente te anes subjektive provohet plotesisht nga provat
e marra e adminstruara ne gjykimin e ceshtjes. I pandehuri Mishel e ka
kryer vepren penale me nje mjet te pershtashem me dashje direkte
te atyperatyshem, ne grindje e siper me te demtuarin. Qellimi
atyperatyshem qe synonte per te realizuar i pandehuri Mishel, provohet
plotesisht se ka qene eleminimi fizik i shtetasit Ervin Zallumi .
Pasoja me e rende e deshiruar nga ana e te pandehurit Mishel nuk
ka ardhur jo si rezultat i dashjes se tij por si rezultat i rezistences
aktive te demtuarit Ervin dhe pas largimit te tij me vrap per tju
shmangur goditjeve te tjera te pandehurit. Duhet thene se krimi eshte
realizuar ne kushtet e nje intensitetit te larte te mendimit e veprimit
krmiminal te te pandehurit Mishel, pasi sic rezulton nga provat e
adminsitruar ne gjykim, I pandehuri ka kryer disa here goditje me thike
te demtuarin Ervin, fillimisht nje here ne pjesen qafes , mbrapa
( plage prerese ne regjionin cervikal sinister), e mandej disa here ne
pjesen e gjoksit dhe pjesen e barkut
Fajesia e te pandehurit Mishel Prela provohet plotesisht me deklarimet
e te pandehurit ne gjykate si dhe me provat shkresore:
- Proces verbali i kqyrje e vendit te ngjarjes dt. 24.08.2010 shoqeruar
me tabela fotografike;
-Proces-verbal i deklarimeve te shtetasve Ervin Zallumi, Genta
Zallumi, Fatmira Manoku, Franc Leka, Fatjon Shema, Ermir Manoku;
- Akt ekspertimi mjeko-ligjor nr.1356 i Institutit te Mjeksise Ligjore;
- Aktit te ekspertimit biologjik i njollave te gjakut te gjetura ne
vendngjarje me nr,7678 date 23.09.2010;
Teresia e ketyre rrethanave te arsyetuara me siper rrezojne
plotesisht pretendimin e ngritur nga i pandehuri ne ankim se ne rastin
konkret nuk ndodhemi perpara vepres penale te Vrasjes me dashje
mbetur ne tentative te parashikuar nga nnei 76-22 i Kodit Penal por
para vepres penale te Plagosjes se rende me dashje te parashikuar nga
nnei 88/1 i Kodit Penal.
Ndryshe nga sa parashtrohen ne ankim nga aktet provohet
plotesisht se i pandehuri Mishel Prela ka vazhduar veprimet e tij
sulmuese duke e goditur kater here me thike te demtuarin ne pjesen
vitale te trupit si ne qafe, gjoks dhe ne bark me qellimin per ta vrare
ate.
Kolegji Penal i Gjykates se Apelit cmon se vendimi i gjykates se
faktit eshte i drejte si persa i perket cilesimit juridik te vepres penale
deklarimit fajtor te te pandehurit Mishel Prela per vepren penale te
Vrasjes me dashje mbetur ne tentative te parashikuar nga neni 76-22 i
Kodit Penal, ashtu edhe per llojin dhe masen e denimit, Ne
individualizimin e denimit Gjykata e Shkalles se pare ka vleresuar
drejte rrezikshmerine shoqerore te te pandehurit dhe te vepres se kryer
rrethanat e ceshtjes dhe qendrimin pendues te tij

PER KETO ARSYE

Gjykata e Apelit ne baze te neni 428/1 germa `a' K.Pr.Penale

VENDOSI

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.677 date 27.04.2012 te Gjykates se

Rrethi Gjyqesor Tirane. Tirane me 24.02.2012

ANETAR ANETAR KRYESUES


T. NDRECA A. HAXHIALUSHI F.QATO

You might also like