You are on page 1of 38

Kujtim BARALIU

Kriminalistikë
Ekspertiza e gjurmëve të gishtave

Kujtimi_2016
Kriminalistikë

PËRMBAJTJA
1. ABSTRAKT 3
2. HYRJE 4
3. SISTEMI I GJURMËVE TE GISHTAVE DHE ZHVILLIMET E TIJ 5
3.1 Ndërtimi i lëkurës së njeriut 6
3.2 Cilësitë e gjurmëve të gishtave 7
3.3 Rëndësia e gjurmëve daktiloskopike 8
3.4 Metodat e zbulimit të gjurmëve daktiloskopike 9
3.5 Teknikat e përdorura për zbulimin e gjurmëve të padukshme 10
3.6 Përshkrimi i gjurmëve daktiloskopike 11
3.7 Fazat nëpër të cilat kalon ekspertimi daktiloskopik 12
3.8 Përcaktimi i personit të dyshuar në bazë të regjistrit penal 12
3.9 Gjurmët e Këmbëve 13
4. KLASIFIKIMI I GJURMËVE 15
4.1 Shenjat e gishtërinjëve 15
4.2 Acidi Dezoksiribo Nukleik 16
4.3 Identifikimi i viktimave në fatkeqësi 16
4.4 Nocioni Gjurmë 17
5. EKSPERTIMI I GJURMËVE TË GISHTAVE 19
5.1 Gjurmët e gishtërinjve 19
5.2 Ninhidrina (2,2-Dihidroksindani) 23
5.3 DF (1,8 Diazafluoren-9-një) 24
5.4 Nitrati i argjendit 24
5.5 Metoda e superngjitësit (Cyanocrylate) 25
5.6 Zhvillimi i gjurmëve të gishtave me pluhur 25
5.7 Zhvilluesi fizik i gjurmëve 27
5.8 Jodi 28
6. GJURMËT E VIJAVE PAPILARE 29
6.1 Krahasimi i gjurmëve të vijave papilare 29
6.2 Klasifikimi i gjurmëve të vijave papilare 30
6.3 Llojet e sistemeve – AFIS 30
6.4 Përdorimi i AFIS – it 31
6.5 Disa rekomandime të përgjithshme 31
7. METODOLOGJIA ANALIZË-KRAHASIM-VLERËSIM-VERIFIKIM 32
7.1 Analiza 32
7.2 Krahasimi 32
7.3 Vlerësimi 32
7.4 Verifikimi 34
8. GJURMËT E VIJAVE PAPILARE NË SIPËRFAQE NGJITËSE 34
9. PËRFUNDIMI 35
10. LITERATURA 37

1
Kriminalistikë

1. ABSTRAKT

Provat e veprave të ndryshme penale dhe krimeve që janë bërë në të kaluarën, për më shumë
se një shekull ka lënë gjurmë të pashlyera në fushën e hetimit të gjurmëve të krimit në
daktiloskopi. Teknikat e shumta të ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve, janë treguar mjaft
të sakta dhe të përpikta, sa që sot mendohet se gabimi në gjetjen dhe identifikimin e tyre janë
të rendit 0.68% dhe si të tilla këto gabime mund të mos merren parasysh. Mirëpo për të
studiuar më në hollësi këtë problematikë, së pari duhet të merremi me shkencën mbi studimin
e gjurmëve të krimit, e cila quhet Traseologji.
Traseologjia, nga frëngjishtja (Trasse-gjurmë) dhe nga greqishtja, Logos-studim apo “studimi
mbi gjurmët”. Taseologjia si pjesë e teknikës kriminalistike merret me zbulimin, fiksimin dhe
ekzaminimin e gjurmëve. Gjurmë të tilla ne i kemi ndarë në; gjurmë në kuptim të gjërë, me të
cilat kuptojmë ndryshimet që ndodhin si rezultat i veprimeve që kryhen autori në vend ngjarjes
dhe gjurmë në kuptim të ngushtë, që ka të bëj me ndryshimet në vendin e kryerjes së veprës
penale, ku pasqyrohet struktura e jashtme e objektit që ka lënë gjurmë.
Natyra njerëzore shpeshherë di të bëhet mjaft e vrazhdë në raport me njëri tjetrin dhe pikërisht
kjo i bënë njerëzit që nga zemërimi i tepërt dhe për shkak të problemeve të ndryshme të bëjnë
vepra penale dhe krime të lehta, të mesme apo edhe monstruoze. Pikërisht kjo i ka shtyrë
organet e rendit dhe të hetuesisë që në bashkëpunim me arritjet shkencore të gjejnë mënyra
dhe metoda për gjetjen e kryesëve të krimeve dhe sjelljen e bërësve para ligjit.
Metodat e zbulimit të gjurmëve të gishtave të dorës, gishtave të këmbës dhe shputave, ADNsë,
lëngjeve të ndryshme trupore, flokëve dhe qimeve tjera trupore, kanë bërë të mundur që
ekspertët e forensikës të vijnë shumë shpejt deri te faktet në lidhje me krime të ndryshme.
Sot teknologjia e identifikimit të krimeve ka evoluar mjaft, sa që kryesit e veprave mund të
kapen kudo. Njëra prej metodave të fundit të identifikimit të kriminelëve është edhe me anë të
dinamikës së përkohshme të lëvizjes së syrit.
Por kohëve të fundit shkencëtarët janë duke punuar në ndërtimin e aplikacioneve të ndryshme
që po inkorporohen në telefona të mençur me anë të cilëve bëjnë identifikimin e drejtpërdrejtë
të shenjave të gishtave e me këtë edhe identifikimin e autorëve të veprave penale dhe tjera.

2
Kriminalistikë

2. H Y R J E

Një gjë shumë e rëndësishme në kuadër të hetimeve të ndryshme që kanë të bëjnë me veprat
kriminale apo krimet e rënda është përpunimi kriminalistik i gjurmëve të gishtave të dorës,
gishtave të këmbëve dhe provave tjera në vendin e ngjarjes.
Përafërsisht para njëzet viteve (1984), profesori Alec Jeffrey1 erdhi deri te njëri nga zbulimet më
të rëndësishme praktike në vitet e fundit, “gjurmët gjenetike të gishtave”. Deri te zbulimi ai
erdhi rastësisht, atëherë kur Jeffreys hulumtonte rajonet hipervariable të gjeneve –
fragmenteve të ADN-së të cilat paraqiten te të gjithë individët, por edhe ndryshojnë dukshëm
ndërmjet tyre.
Jeffrey zbuloi mënyrën e prodhimit të “sondave” biokimike të cilat i shfrytëzoi për grumbullimin
e sondave rajoneve, si dhe zbuloi se mostra e fituar mundet jo vetëm që të shfrytëzohet gjatë
identifikimit të individit, por edhe gjatë përcaktimit të prejardhjes së tyre familjare.
Një teknikë e tillë bazohet në faktin se secili individ posedon strukturë gjenetike unike në
molekulën e ADN-së e cila trashëgohet prej prindërve, gjysma nga nëna dhe gjysma tjetër nga
babai. ADN-ja mund të nxirret nga qelizat dhe të analizohet se si të krijojë mostër karakteristike
të vargut apo “gjurmë gjenetike të gishtave” metaforike.
Mënjeherë, dolën në shesh mundësitë e mëdha të teknikës dhe kjo më vonë u patentua si
teknikë e forensikës. Analiza gjenetike e gishtave në aspektin komercial është e kapshme, prej
vitit 1987. Sot vetëm në Angli me ndihmën e kësaj teknike zgjidhen disa mijëra raste kriminele,
kurse teknika njëkohësisht është e pranuar edhe në zbatimin juridik në tërë botën. Qeveria
angleze ka harxhuar miliona funta në dyfishimin e madhësisë së ADN-së kombëtare, në bazë të
dhënave, e cila tani përmban më shumë se një milion mostra të të dyshimtëve të cilët janë
akuzuar, janë lajmëruar, apo janë përcjellur dhe gjykuar për kundërvajtje të ndryshme.
Çdo ditë zhvillohen teknika të reja gjithnjë e më efektive të përdorimit të ADN-së. Sot njerëzit,
vullnetarisht ofrojnë informata për veten në formë të ADN-së, pra mund të thuhet në formën
më personale të mundshme. Analiza e ADN-së mund të bëhet për çdo pjesë të trupit, edhe me

1
Në vitin 1984, Alec Jeffreys zbuloj teknikën e gjurmëve gjenetike të gishtrinjve në një laborator në
Departamentin e Gjenetikës në Universitetin e Leicester në Angli.

3
Kriminalistikë

pjesë të vogla të pështymës, të djersës, të lotit apo thjesht për çdo sekretim trupor, sikur edhe
në një pjesë të vogël të flokut.
Metoda e hulumtimit të mostrave të tilla ka qenë e njohur edhe deri tani, por me avancimin e
metodave hulumtuese, është mundësuar që “i dyshuari” i pjesëve të përmendura të
identifikohet pa gabim.

3. SISTEMI I GJURMËVE TE GISHTAVE DHE ZHVILLIMET E TIJ


(DAKTILOSKOPIA)

Disiplina shkencore e cila merret me studimin e gjurmëve të gishtave dhe karakteristikat të saj
quhet Daktiloskopi. Nga greqishtja (dactylos – gisht, skopein – shoh). Shqyrtimi i shenjave të
gishtave bëhet ashtu që hetuesit të krijojnë një përfytyrim të
saktë për identitetin e kryesit të veprës penale ose krimit.2
Daktiloskopia e ka zanafillën e hershme të funksionimit të saj.
Zhvillimi i daktiloskopisë ka kaluar tri periudha kohore;
parahistorike,
empirike dhe
periudha e fundit shkencore.
Gjurmët e gishtave janë shfrytëzuar që në kohët e lashta në
lindjen e largët, pastaj në shek VII-të para erës sonë ku kinezët
dhe japonezët, në fund të kontratave që lidhnin me njëri tjetrin,
vendosnin gjurmët e gishtave, me të cilat zëvendësoheshin nënshkrimet e tyre. Të njëjtën gjë e
kanë bërë edhe të parët tanë, por kjo dokumentohet vonë.
Forma e gjurmëve të gishtave (vijat papilare), figura_1.
Ne shqiptarët, dekada më pare apo edhe shekuj më pare, kur ishim të pashkolluar dhe shumica
e popullit ishte analfabet, pushteti përdorte gjurmët e gishtave për të treguar se personi në
fjalë “pajtohet me një vendim të caktuar zyrtar”, me një kontratë të caktuar apo me një denim
që merrte nga pushtetit. Kjo mënyrë “e nënshkrimit”, është përdorë deri në vonë, bile edhe sot

2
http://www.criminalcle.net.au/attachments/Fingerprints__An_Introduction_to_Dactyloscopy.pdf

4
Kriminalistikë

ka njerëz që nuk dinë të japin nënshkrim dhe përdorin gjurmët e gishtërinjëve për të dëshmuar
pohimin (miratimin) e tyre për një çështje të caktuar.
Mirëpo në kuadër të këtij punimi, ne do të merremi më shumë me gjurmët e gishtërinjëve në
kontestin e ekspertizave të ndryshme që institucionet e rendit, policia, prokuroria dhe gjykatat,
i bëjnë me qëllim të investigimit apo hulumtimit të rasteve të ndryshme të delikteve dhe
krimeve të ndryshme që bëjnë njerëzit, apo që mund të bëjnë tani dhe në të ardhmen. Për
specifikat e tilla të gishtave të dorës dhe karakteristikat tjera të gjurmëve të gishtërinjëve të
dorës dhe të këmbëve do të merremi më gjerësisht në këtë studim.
Nëse hyjmë në shqyrtimin më të thellë të kësaj çështje, kuptojmë se; anatomisti i njohur Italian
Marcelo Malpighi3, duke ekzaminuar pjesë të ndryshme të trupit, zbulojë praninë e vijave që
më vonë u quajtën vijat papilare tek majat e gishtave të njerzve.
Shkenca e daktiloskopisë, konsiderohet si shkenca e parë e konsoliduar e cila studjon shenjat e
gishtërinjëve në aspektin shkencor dhe shumë të detaizuar.
Duhet të përmendim biologun i njohur anglez Francis Galton4, i cili ishte i pari i cili studjoj
gjurmët e gishtërinjëve të dorës nga këndvështrimi biologjik, ku në përfundim të studimit të tij,
ai doli me konkluzionin se vijat papilare nuk janë të trashëgueshme. Sipas tij vijat papilare janë
të pandryshueshme gjatë gjithë jetës së njeriut dhe këto janë të vulosura në mënyrë të veçantë
në lëkurën e çdo njeriu, sipas karakteristikave të caktuara biologjike. Pra një rol të rëndësishëm
në përcaktimin e gjurmëve të gishtërinjëve përmes vijave papilare, luan lëkura e njeriut, për të
cilën do të flasim në vazhdim.

3.1 Ndërtimi i lëkurës së njeriut

Lëkura është organ elastik, muskular që mbështjell trupin e organizmave të gjallë, në veçanti e
njeriut. Funksioni i lëkurës është ruajta e organve, mbajtja e tyre në tërësi të organizuar. Lëkura
i takon grupit të organeve shqisore që ka të bëj me ndjeshmërinë (shqisat e të prekurit), bën

3
Marcello Malpighi (1628-1694) – Ishte një fizikan dhe biolog i famshëm italian, i cili atëbotë krijoj
anatominë mikroskopike duke dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në fushën e fiziologjisë, mjekësisë
praktike dhe embriologjisë. Sot konsiderohet si nismëtar i hershëm i studimeve të forensikës.
4
Francis Galton (1822-1912) – Enciklopedi e njohur e shkencës angleze, i njohur shumë në fushën e
proto-gjenetikës njerzore. Kishte botuar mbi 340 libra dhe punime me vlerë shkencore.

5
Kriminalistikë

gjithashtu rregullimin e temperaturës trupore si dhe sintetizon vitaminën-B dhe vitaminën-D.


Roli mbrojtës i lëkurës ndaj të gjithë faktorëve të jashtëm dhe brendshëm quhet
dermatofilaksia.
Thënë më ndryshe lëkura e njeriut është një shtresë qelizash të vazhdueshme që mbulon
sipërfaqen e trupit të tij. Në sipërfaqet e duarve dhe në tabanin e këmbëve vëhen re disa
vija papilare të cilat zën rreth 5 % të të gjithë sipërfaqes së lëkurës së njeriut.
Lëkura e njeriut i ka shumë funksione. Lëkura mbron indet e buta nën lekurë nga dëmtimet e
jashtme mekanike, si për shembull nga infeksionet apo bakteriet. Lëkura ka lidhje nervore e cila
ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe kur ka nxehtësi krijon freskinë e
trupit, ndërsa nëse ndodh kontaminimi i enëve të gjakut në lëkurë bën të mundur uljen e
qarkullimit të gjakut në afërsi të sipërfaqës së lëkurës.
Në aspektin sasior dhe të shtrirjes së saj, lëkura ka peshë prej 8 deri 10 kg me një sipërfaqe prej
1.5 deri në 2.0m2 dhe me një trashësi prej 2mm deri në 3mm e cila trashësi në shputa dhe
shuplaka është deri në 4mm (për lëkurë mesatare). Në një sipërfaqe prej 6.5cm2 të lëkurës
normale, ndodhen rreth 650 qendra të djersës, 20 enë të gjakut, 60.000 melanocite 5 dhe mbi
1000 fije nervore.
Lëkura nga ana histologjike është e përbërë nga 3 shtresa kryesore:
1) Epiderma (mbi lëkurë): e ndertuar nga qelizat me gjëndrra të djersës dhe gjëndrra
dhjamore, qimet dhe thonjët.
2) Derma (lekura e vërtet): paraqet strukturë të indeve lidhore dhe
3) Hipoderma (nën lëkurë): e përbërë nga indet dhjamore.
Ndryshimet në lëkurë gjithnjë do të shërbejnë si dritare në të cilën do të pasqyrohen ndodhitë
në brendësin dhe proceset patologjike në organe dhe sisteme tjera, si dhe gjendja fizike
emocionale e organizmit të njeriut.
Meqenëse ne në kuadër të këtij punimi na intereson tënjëhim më shumë lëkurën e gishtave të
njeriut me të gjitha karakteristikat e tyre, atëherë në vazhdim do të flasim për cilësitë e

5
Melanini një pigment përgjegjës për ngjyrën e lëkurës. Dihet se njerëzit kanë ngjyra të ndryshme të
lëkurës! Melanocitet prodhojnë melaninën që krijon qelizat e lëkurës.

6
Kriminalistikë

gjurmëve të gishtave në rastet e përdorimit të këtyre gjurmëve për raste të ndryshme të


ekspertizave në kriminalistikë.

3.2 Cilësitë e gjurmëve të gishtave

Siç thamë më sipër lëkura e jashtme e njeriut përbëhët nga dy shtresa kryesore, nga shtresa e
sipërme e cila quhet epiderma dhe nga shtresa e mesme, derma apo vetë lëkura e njeriut.
Sipërfaqja e dermës nga ana e saj përbëhet nga të ashtuquajturat papila ose kreshat, të cilat
duke ndjekur njëra-tjetrën, formojnë vija papilare ku midis tyre ndodhen kanalet. Epiderma
duke mbuluar shtresën e papilave merr një strukture të njëjtë me strukturën e dermës. Vija
papilare ka edhe pëllëmba e dorës si dhe shputa e këmbës së njeriut, por këto gjymtyrë
përdoren më rrallë në ekzaminimet kriminalistike.

3.3 Rëndësia e gjurmëve daktiloskopike

Teknika e hetimeve kriminalistike sot nuk mund të


paramendohet pa marrjen e gjurmëve
daktiloskopike në vendin e ngjarjes, prandaj këto
gjurmë mbesin gjithmonë rruga më e sigurtë në
hetuesinë e ditëve të sotme. Pra gjurmët
daktiloskopike, kanë për qëllim që të:
Identifikojnë autorin e veprës së kryer
kriminale,
Vërtetimin e kryerjes së shumë veprave
penale nga i njëjti person,
Identifikimn e kufomës së një personi të panjohur nga hetuesia dhe
Zbulimin e personave që fshehin identitetin e tyre pas veprës së kryer penale.
Në shoqëritë tona ndodhin përditë vepra penale dhe autorët e këtyre krimeve zakonisht duan
t’i shmangen drejtësisë dhe organeve të hetuesisë.
Figura_2, tregon majat e gishtave ku merren gjurmët e gishtërinjëve.

7
Kriminalistikë

Prandaj personat zyrtarë të cilët merren me këto raste, zakonisht i identifikojnë autorët e
veprave penale, në bazë të gjurmëve të gishtërinjëve që autorët e krimeve të ndryshme i lënë
në vend të ngjarjes, ku edhe ndodh krimi. Sipas mekanizmit të lënjes së gjurmëve, dallojmë
këto lloje të gjurmëve:
Gjurmët e thelluara dhe
Gjurmët sipërfaqësore
Gjurmët e thelluara formohen si rezultat i presionit që ushtron gishti apo pëllëmba e dorës në
materiale të buta, si lëndë plastike, etj.
Gjurmët sipërfaqësore, formohen: Me heqje lënde, për shembull; Në një sipërfaqe me pluhur,
autori i veprës penale i vë duart, kurse ne mund ti shohim ato me ndriçim të pjerrtë. Pra kur kjo
ndodhë me lënie të lëndës, atëherë kemi vajra dhe bojëra të ndryshme që mbesin në
sipërfaqen e objektit, etj. Por kemi edhe gjurmë të dukshme, si gjurmë në xhama, llampa
elektrike, pllaka majolike, etj, dhe gjurmë të padukshme, si gjurmë në letër, në lëkurë, në
dërrasa, në ngjyrë, etj.
Faza tjetër e hulumtimit të gjurmëve të gitshtave të njeriut në kuadër të një ekspertize
kriminalistike është edhe marrja e gjurmëve nga eksperti dhe vënia e tyre në qese të sigurta, si
dhe dërgimi i tyre me kujdes të veçantë në zyrat e hetuesisë së shtetit.
Eskperti i hetuesisë, pasi ti ketë marrë gjurmët, i dërgon ato në laborator, ku më pastaj një grup
ekspertësh të fushave të caktuara merren me përcaktimin e rezultateve të ekspertizës së tyre.
Ky veprim quhet akt-ekspertimi. Mandej pas një ekspertize të thellë, ekspertët vijnë në
përfundim se kush janë autorët e veprës penale, personi që është dyshaur apo ndonjë person
tjetër nga gjurmët që ka lënë në vendin e ngjarjes.

3.4 Metodat e zbulimit të gjurmëve daktiloskopike

Sot ekzistojnë metoda të ndryshme që kanë të bëjnë me zbulimin e gjurmëve të veprave të lloj
llojshme penale në vendin e krimit, mirëpo ne po i përmendim dy metoda më kryesore;
Ekzaminimi daktiloskopik i dokumenteve të ndryshme nga hetuesia, përdoret për të
evidentuar gjurmët në disa dokumente të ndryshme. Kjo punë kryhet ashtu që dokumenti

8
Kriminalistikë

laget në masën 80% me një solucion të


holluar të kloridit të sodës, por edhe të
përdorimit të ninhidrinës e cila ndihmon në
zbulimin e gjurmëve të gishtave.
Zbulimi i gjurmëve të gishtave në lëkurën e
njeriut.
Figura_3, identifikimi digjital i gjurmës së
gishtave nëpër stacione udhëtimi (djathtas).
Duke parë se imazeht e fituara nga gjurmët e gishtërinjëve kanë dalë mjaft të suksesshme në
gjetjen dhe zbulimin e veprave të ndryshme penale dhe krimeve, shumë shërbime të hetuesisë
dhe shërbime policore në mbarë botën, akoma e përdorin këtë metodë. Tani edhe teknologjia e
dhënies së shenjave të gishtërinjëve është automatizuar dhe digjitalizuar aq mire, sa që në
vendet e zhvilluara perëndimore, një teknologji e tillë është dislokuar në shumë vende ku
frekuentojnë njerëzit, siç janë aeroportet, stacionet e trenit, doganat, etj.
Foto sipër, tregon një teknologji të kohës moderne e cila aplikohet në stacione treni, metro apo
aeroporte, për të marrë shenjat e gishtërinjëve për çështje sigurie.

3.5 Teknikat e përdorura për zbulimin e gjurmëve të padukshme

Ekzistojnë një mori teknikash që sot përdoren për zbulimin e gjurmëve të ndryshme të gishtave,
në mesin e të cilave janë këto:
Amino Black, është një ngjirues që përdoret në ekspertiza të ndryshme. Ky ngjirues në kontakt
me gjakun, bën të mundur lyerjen e proteinave që ndodhen në një ngjyrë blu të errët.
Ekzaminimi fluoreshent, është një process i cili bazohet në fenomenin e fluoreshencës i cili
është proces gjatë të cilit përbërësit ose reagjentët emetojnë dritë me natyrë të këtillë. Këto
ekzaminime përdoren në daktiloskopi për të arritur dhe forcuar kontrasitetin e gjurmëve të
gishtave të pëllëmbëve.
Gentian violet, është një teknikë tjetër dhe ngjyrues i cili vendoset tek gjurmët daktiloskopike
djerso-yndyrore.

9
Kriminalistikë

Avujt e Jodit, janë reagjentë që absorbohen fizikisht nga depozitivët, tek gjurmët e gishtave dhe
hyjnë në reaksion me yndyrat e pangopura me lagështi.
Ninhidrina është një substance e cila është mjaft efektive dhe jep rezultate në sipërfaqen e
letrës si dhe në disa sipërfaqe tjera poroze.
Ekzaminuesit fluoreshent me laser dhe rreze ultraviolet, janë ekzaminues të cilët aplikohen në
ato raste ku gjurmët e gishtave janë të padukshme ose janë të mbartura.
Zhvilluesit fizik, janë zhvillues ujor me bazë argjendi që poashtu përdoren në raste të veçanta si
ekzaminues të gjurmëve.
Pluhurat daktiloskopik, janë disa lloje pluhurash që janë me ngjyrë të bardhë, të zezë dhe
ngjyrë alumini. Këto pluhura përdoren në varësi prej ngjyrës dhe cilësisë së objektit që dë të
përpunohet.
Pluhuri magnetik, poashtu është një lloj pluhuri i cili përdoret në objekte me sipërfaqe të
ashpër. Këto pluhura kanë si bazë përzierjen e metaleve me oksid të metaleve në masa të
ndryshme.
Cianakrilati (CAN) është një substance e cila gjatë avullimit i polimerizon gjurmët e gishtave
duke dhënë reaksion ngjyrues me ngjyrë të bardhë.
Pra këto janë disa nga ekzaminimet e mundshme që sot përdoren në kuadër të teknikave
kryesore që përdoren për zbulimin e gjurmëve të gishtave dhe gjurmëve tjera në kriminalistikë.
Mirëpo ka edhe teknika tjera siç janë depozitimi metalik me vakum, apo edhe ekzaminime të
llojeve tjera por të cilat aktualisht nuk janë objektiv i studimit tonë.

3.6 Përshkrimi i gjurmëve daktiloskopike

Gjatë hulumtimit në vendin e ngjarjes apo këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas zbulimit të
gjurmëve daktiloskopike për këto gjurmë përshkrimi, duhet së pari t’i përgjigjemi këtyre
pyetjeve:
1) Në çfarë objekti është zbuluar gjurma?
2) Në çfarë mënyre teknike është zbulu ajo gjurmë?
3) Çfarë është gjurma, sipërfaqësore apo e thelluar?
4) Gjurma është me heqje lënde apo me lënje të saj?

10
Kriminalistikë

5) Çfarë cilësie ka objekti ku ndodhet gjurma?


6) Në çfarë pjese pasqyrohet gjurma, në pjesën qëndrore, bazale apo periferike?
7) Sa gjurmë evidentohen në objektin e investiguar?
8) Të cilës dorë dhe të cilëve gishta janë gjurmët?
9) Në cilën pjesë të objektit ndodhet gjurma e gishtave?
10) A është përdorur pluhuri daktiloskopik për zbulimin e gjurmëve apo jo?
11) Nëse është përdorë pluhur daktiloskopik, çfarë lloji i pluhurit ka qenë?
12) Si është bërë mënyra e hulumtimit dhe marrjes së mostrave?
13) Si është bërë marrja dhe si është bërë paketimi i gjurmëve të gishtave?
Një prej fazave më të rëndësishme të ekzaminimit të gjurmëve të gishtave dhe gjurmëve tjera,
është edhe përgaditja e materialeve për ekzaminime daktiloskopike. Materialet që dërgohen
për ekzaminime të tilla janë:
Objektet që bartin mbi vetë gjurmët e gishtave,
Kur nuk dërgohen vetë objektet, filmat për gjurmët,
Kartela me shenjat e duarve të personit të dyshuar (këto shenja merren me bojë të zezë
tipografike).
Materialet e mësipërme dërgohen për ekzaminimin e shoqëruar me një vendim të ardhur nga
organit të procedimit ose me vendim të një oficeri të policisë gjyqësore, ku shtrohen edhe
pyetje për ekspertimin daktiloskopik.
Ekspertimi daktiloskopik ka për qëllim të identifikojë personin në bazë të figurës papilare të
gishtave ose të vijave papilare të pëllëmbës së dorës, duke u mbështetur në përputhje me
shenjat e përgjithshme dhe me ato të veçanta.

3.7 Fazat nëpër të cilat kalon ekspertimi daktiloskopik

Ekspertimi daktiloskopik, kalon nëpër disa faza të rëndësishme, e ato janë:


Ekzaminimi paraprak, ku në këtë fazë gjurma e fiksuar në vendin e ngjarjes i nënshtrohet
një ekzaminimi të hollësishëm për vlerat identifikuese që ka ajo.
Ekzaminimi i ndarë, është faza ku determinohen gjurmët e sjellura në ehtuesi apo
laborator për personin e dyshuar.

11
Kriminalistikë

Ekzaminimet krahasuese, janë faza tjetër dhe mjaft e rëndësishme mbi bazën e të cilit
bëhet krahasimi i karakteristikave të përgjithshme dhe të veçanta të gjurmëve të fiksuara
në vendin e ngjarjes.
Dhënia e konkluzionit (përfundimit), ose faza përfundimtare, ku jepet mendimi i
specialistit i formuluar në një akt ekspertimi me konkluzione të cilat janë përgjigje e
pyetjeve të shtruara nga organ i procedimit me anë të vendimit të ekspertimit.

3.8 Përcaktimi i personit të dyshuar në bazë të regjistrit penal

Regjistrimi i të dhënave në regjistrin penal, është një process i cili më pare është bërë në
mënyrë manual, ndërsa sot bëhet në mënyrë digjitale. Kjo në fakt është një bazë e të dhënave
mbi fajtorët të cilët në të kaluarën kanë kryer vepra penale ose krime të natyrave të ndryshme.
Sistemi kryesor i regjistrimit penal është sistemi daktiloskopik, ku të dhënat për çdo person
skedohen ose sistemohen në kartelën përkatëse ose në kartelën e daktiloskopisë e cila është e
informatizuar sipas një kodi të caktuar dhe shfrytëzohet për këto raste:
Kur autori lë gjurmë daktiloskopike në vendin e ngjarjes,
Kur fajtori lë gjurmën dhe mendohet se më parë ka kryer një vepër tjetër penale apo krim.
Kur autorët i fshehin krimet e tyre prej organeve të drejtësisë, policisë, prokurorisë ose
gjykatave.
Vendi ynë, Kosova ka bërë përparime të dukshme në sektorin e daktiloskopisë, sidomos në
avancimin e metodave të reja të investigimit në fushën e ekzaminimit të gjurmëve të ndryshme
të krimeve të bëra. Sistemi Prokurorial dhe Gjyqësor i Kosovës, poashtu posedon një sistem të
përparuar të ruajtjes dhe magazinimit të të dhënave, i ashtuquajturi programi “CMIS” (Court
Management Information System), ose në shqip; (Sistemi Digjital i Menaxhimit në Gjykata ose
Prokurori).6

6
KGJK dhe KPK– Këshilli Gjyqësor i kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (sajtet zyrtare), Gazeta
Zyrtare e Kosovës.

12
Kriminalistikë

3.9 Gjurmët e Këmbëve

Përveç gjurmëve të gishtave të dorës, rëndësi të madhe në fushën e hetimeve në kriminalistikë,


kanë edhe gjurmët që lëjnë këmbët, përkatësisht gishtat, shputat dhe thembrat e këmbëve në
vendin e ngjarjes. Pasi që çdo njeri lëviz me
këmbë, atëherë në çdo vend të ngjarjes
ai/ajo, lë gjurmë të tyre që janë instrument
shumë i rëndësishëm për hetuesit në
kuadër të ekspertizës së vendit të ngjarjes.
Figura_4, tregon gjurmët e këmbëve,
shputave të këmbëve dhe këpucëve.
Pra gjatë këqyrjes së vendi të ngjarjës,
në kuadër të numrit të madh të provave të
ndryshme materiale të fiksuara, rëndësi për
tu vlerësuar kanë gjurmët e këmbëve qofshin të mbadhura apo të zbathura.
Këto gjurmë këmbësh, shërbejnë;
1) Për të bërë identifikimin grupor individual të personit që e ka lënë atë gjurmë,
2) Për të nxjerrë veçoritë më karakteristike të këpucëve,
3) Për të nxjerrë të dhëna mbi karakteristikat fizike të autorit të krimit,
4) Për të përcaktuar drejtimin e ardhjes së autorit, lëvizjet dhe skemën e krimit,
5) Për të përcaktuar veprimet e kryera në vend ngjarje.
6) Për të përcaktuar numrin e personave në vend ngjarje dhe
7) Që të na orientojnë për të gjetur gjurmë të tjera dhe prova të ndryshme materiale që kanë
lidhje me veprën penale apo krimin.
Për të zbuluar gjurmët e këmbëve, hetuesit duhet që në vend ngjarjes të:
a) Këqyrin sipërfaqen e tokës, dyshemenë dhe sende të tjera të shtruara për tokë,
b) Këqyrja e sendeve të ndryshme në vendin e ngjarjes të cilin autori e mund të ketë përdorë; karrikë,
tavolinë apo diçka tjetër.
c) Të kenë sende e sipërfaqe që keqbërësi ka qenë i detyruar të shkelë gjatë ecjes së tij në objekte si :
shkallët, çatia, dritarja, banjo, etj.

13
Kriminalistikë

Pra me anë të gjurmëve të këmbëve, arrijmë të përcaktojmë; drejtimin e ecjes, vijën e ecjes, gjerësinë e hapit
dhe gjatësinë e hapit që varet nga shkalla e lodhjes së autorit, shkalla e krimit që ka bërë, ngarkesa e autorit,
profesioni i autorit, shtatlarëtisa dhe shpejtësia e ecjes së autorit, përgaditja fizike, etj.
Pra siç kuptuam, një gjë mjaft e rëndësishme në kët rast është fiksimi i gjurmëve të këmbëve në
vendin e ngjarjes. Fiksimi i gjurmëve të këmbëve bëhet në këto mënyra klasike;
1) Me matjen e gjurmëve të këmbëve
2) Me fotografimin e gjurmëve të këmbëve me metër të shkallzuar
3) Marrja e gjurmëve të thelluara me kallëp
4) Marrja e gjurmëve sipërfaqësore me pllakë elektrostatike
5) Përshkrimi i gjurmëve të këmbëve, etj.
Çështje tjetër mjaft e rëndësishme është edhe përgaditja e gjurmëve të këmbëve për
egzaminim si fazë e fundit e hetimit të ngjarjes. Organet e procedimit dhe oficerët e policisë
gjyqësore në bashkëpunim me specialistin e policisë shkencore, përgatisin kushte të
përshtatshme për marrjen dhe fiksimin e gjurmëve nga vendi i ngjarjes me qëllim, për të bërë
ekzaminimin në laboratorin e kriminalistikës.7
Përfundimisht ekspertimi i gjurmëve të këmbëve të fiksuara në vendin e ngjarjes ka si qëllim:
të identifikojë personin konkret në bazë të gjurmëve këmëbve të zbathura dhe të identifikojë
këpucën e personit në bazë të gjurmëve të lëna në vend të ngjarjes.

4. KLASIFIKIMI I GJURMËVE

Shumë ekspertiza të forensikës të bërë nga ekspertë të kësaj lëmie kanë rritur sigurinë e
qytetarëve dhe besimin e tyre në institucionet e sigurisë së shtetit, sidomos në fushën e
zbulimit të rasteve të shumta të krimeve bazuar në këtë metodë mjaft efikase. Këmbimi i të
dhënave forensike nga institucionet hetuese ndërmjet shteteve dhe rajoneve, sipas ekspertëve
është e një rëndësie vitale për funksionimin e ligjit dhe hetuesisë ndërkombëtare.
Shumë shtete si edhe vendi jonë, Kosova kanë lidhje të forta me organizmat ndërkombëtarë të
hetuesisë, si Interpoli dhe Europoli. Interpoli posedon një databazë shumë të fuqishme të
shenjave të gishtërinjve dhe ADN-së, sidomos tani në kohën e luftës kundër terrorizmit dhe

7
Dr. Xhemajl Ademaj, Ekspertiza Kriminalistike, Policia e Kosovës, Prishtinë 2010.

14
Kriminalistikë

elementeve tjera destruktive dhe kriminale në rajon dhe më gjerë. Janë pikërisht shenjat e
gishtërinjve dhe profili i ADN-së të cilat i lejojnë policisë që të lidhin hetimin e tyre me tërë
botën, duke lidhur krimet e ndryshme dhe skenat e krimit në mes veti.8
Në kohën e sotme është bërë një lidhje shumë e fortë e databazave dhe një lidhje tjetër
bashkëpunimi në mes të policive të ndryshme në tërë botën. Sot policia në tërë globin mund të
bashkëpunoj në mënyrë të suksesshme jo vetëm me policitë rajonale por edhe me oficerë të
policisë së vendeve tjera ashtu që të këmbejnë dhe ndajnë informacionet duke shfrytëzuar
njohuritë e tyre në këtë fushë.
Mirëpo ajo çfarë duhet të dijmë me këtë rast është se gjithë këto praktika për të cilat po flasim
mundësojnë që ekspertizat e forensikës përmban këto fusha:
Shenjat e gishtërinjve (SHG)
Acidi Dezoksiribo Nukleik (ADN-ja)
Identifikimi i viktimave në fatkeqësi (IVF)

4.1 Shenjat e gishtërinjëve

Dëshmia e gjurmëve të gishtërinjëve luan një rol vendimtar në hetimet penale që sot bëhen në
forensikë. Shenjat e gishtërinjëve janë elemente identifikuese që janë të lindura si veçori
karakteristike të një personi ose individi. Këto shenja nuk ndryshojnë tërë jetën dhe përdoren
nha organet e rendit dhe policia hetimore për të konfirmuar identitetin e një personi nëse ai
apo ajo nuk mund të konfirmojë identitetin e tij, është viktimë ose është person i cili ka marrë
pjesë në ndonjë vepër penale ose të krimit.
Përveç kësaj, shenjat e gishtave mund të mblidhen edhe në një vendngjarje dhe kanë potencial
për të lidhur një seri të krimeve së bashku, apo për të vendosur një të dyshuar në vend ngjarje
si kryes të veprës. Shenjat e gishtave luajnë një rol po aq të rëndësishëm në identifikimin e
viktimave sa edhe shenjat tjera të shputave apo pjesëve tjera të trupit si flokët, gjaku, ADNja,
etj.

8
http://www.interpol.int/Interpol-expertise/Forensics/Fingerprints

15
Kriminalistikë

4.2 Acidi Dezoksiribo Nukleik

Acid (DNA) molekulat deoxyribonucleic përmban informacionin e të gjitha qelizave të gjalla në


trupin e njeriut që kanë nevojë për të funksionuar. Ata gjithashtu kontrollojnë trashëgiminë e
karakteristikave nga prindërit tek pasardhësit.
Me përjashtim të binjakëve të njëjtë, ADN-ja e çdo personi nuk është e njëjtë. Kjo metodë
investigimi bën marrjen e mostrave të ADN-së të dobishme për zgjidhjen e krimeve, duke
identifikuar viktimat e fatkeqësive, dhe gjetjen e personave të zhdukur dhe të vrarë apo të
vdekur në çfardo forme.
Roli i ADN-së në zgjidhjen e rasteve të krimeve të ndryshme është i madh dhe poashtu luan rol
shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e këtyre problemeve. ADN-ja ka një potencial të caktuar për
të lidhur seritë e krimeve të ndryshme apo veprave të ndryshme penale. Thuhet se vetëm
rëndësia e ADN-së mund të ndihmojë në sigurimin e provave të pafajësisë së të dyshuarve.
Hapi i parë në marrjen e profileve të ADN-së për krahasim është mbledhja e mostrave nga
skenat e krimit dhe mostra tjera referente nga të dyshuarit. Mostrat janë marrë zakonisht nga
gjaku, flokët apo lëngjet e trupit që rrjedhin nga viktima në vendin e ngjarjes. Përparimet në
teknologjinë e ADN-së mundësojnë mostra që duhet të merren nga gjurmët tjera shumë më të
vogla të ADN-së të gjetura në skenat e krimit. Duke përdoruar metoda të mjekësisë ligjore të
shkencës, janë analizuar mostra të ndryshme, duke rezultuar në një profil të ADN-së që mund
të krahasohet kundër profileve të tjera të ADN-së brenda një bazë të dhënash.

4.3 Identifikimi i viktimave në fatkeqësi

Procesi i identifikimit të viktimave të fatkeqësive të mëdha të tilla si sulmet terroriste apo


tërmetet, rrallë është e mundur të bëhet me anë të njohjes vizuale.
Krahasimi i shenjave të gishtërinjve, të dhënat dentare ose mostra të ADN-së me ato të ruajtura
në bazat e të dhënave ose të marra nga efektet personale të viktimave janë të detyruar shpesh
të marrë një identifikim përfundimtar.
Përderisa njerëzit janë ata që udhëtojnë shumë më shumë, ekziston edhe një probabilitet më i
lartë që një katastrofë do të rezultojë në vdekjen e një personi nga vende të ndryshme edhe atë

16
Kriminalistikë

në çdo vend apo lokacion, qoftë ai mjet udhëtimi, vend turistik apo vend tjetër. Në këto raste
kur banorët local nuk mund të identifikojnë perosna të tillë, është IVF-ja që mundërson një gjë
të tillë.
Pra identifikimi i viktimave të fatkeqësive të ndryshme natyrore ose shoqërore, siç janë luftërat
apo aktet tjera terroriste bëhet përmes kësaj metode e cila ka ndihmuar dhe ndihmon në
identifikim të personave të tillë duke bashkpunuar hetuesit e vendeve përkatëse pa ndonjë
kusht të veçantë, por në suaza të kolegialitetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Për shembull Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, e njohur ndryshe si Interpoli,
bashkëpunon ngusht me Komisionin Ndërkombëtar të Personave të Humbur (ICMP) me
synimin që të përmirësojë identifikimin e viktimave të katastrofave në botë. Kosova ka 16 vjet
të pas luftës që përballet me një problem të tillë dhe pikërisht Instituti Kosovar i Mjekësisë
Ligjore ka gjetur mbetjet mortore të shumicës së të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

4.4 Nocioni Gjurmë

Me rastin e kryerjes së ndonjë vepre penale apo krimi të çfarëdoshëm, mbeten gjurmët e krimit
në vendin e ngjarjes. Me emrin gjurmë këtu duhet të kuptojmë vetëm gjurmët materiale.
Gjurmët mund të jenë çdo gjë që ka lidhje me krimin, të gjallët apo të vdekurit, objektet e
ndryshme, sendet, gjaku, flokët, shenjat e dorës, gishtave, këmbëve, lëngjeve tjera, armëve të
ndryshme, etj. Sasia e gjurmëve që mund të lë dikush në vendin e ngjarjes, ose në vendin e
krimit është i pafund. Përveç gjurmëve mekanike, në vendngjarje mund të gjejmë edhe gjurmë
tjera, si telefona, kamera dhe paisje tjera.
Për shembull nëse një krim bëhet aty ku ka video kamera, atëherë është fare lehtë të
identifikohet kryesi i veprës penale. Por edhe kur nuk kemi fakte të tilla, hetuesia mund të vijë
në përfundime të sakta përmes audio incizimeve, thirrjeve telefonike që mund ti sigurojë duke
parë dhe dëgjuar thirrjet telefonike të viktimës me persona tjerë. Përmes kësaj metode, janë
zbuluar shumë vepra penale dhe krime. Thuhet se shumë kriminelë, përpiqen të fshehin
gjurmët e tyre të krimit, por gjurma është një dëshmitarë memec i shumë veprave penale.
Vetëm një numër i vogël gjurmësh na shpie deri te kryesi i veprës penale, por mjafton edhe një
gjurmë e vetme që të arrihet në përfundimin se dikush është kryes i veprës penale dhe gjykata

17
Kriminalistikë

të marrë vendim për fajësinë e tij/saj. Gjurmët kryesore që gjenden më shpesh në praktikë, janë
këto;
Gjurmët traseologjike,
Gjurmët materiale,
Teksti ose dokumenti si bartës të gjurmës,
Gjurmët e situatave të posaçme dhe
Gjurmët në sende dhe objekte
Elementet informative të gjurmës së krimit (nëntë pyetjet e arta), janë;
1) Çfarë ka ndodhur?
2) Kur ka ndodhur krimi?
3) Ku ka ndodhur krimi?
4) Si është kryer krimi?
5) Me çfarë është kryer krimi?
6) Përse është kryer krimi?
7) Me kë është kryer krimi?
8) Cili është autori? dhe
9) Kush është sulmuar?
Pra në shoqëritë demokratike kushti kryesor për drejtësinë është që të zbuloj me çdo kusht të
drejtën dhe vërtetën për krimet që mund të kryhen nga keqbërës të ndryshëm. Gjurmët janë
ato që kanë sjellë të gjithë kriminelët para gjyqit, prandaj duhet punuar që të gjejmë mënyra
dhe metoda nga më të ndryshmet që të perfeksionojmë teknikën e zbulimit të gjurmëve të
krimit, sepse kështu i ndihmojmë konsolidimit të shtetit ligjor.9
Duke pasë parasysh se krimet janë të llojllojshme, ndërsa ne po paraqesim një listë të krimeve
të mundshme që sot bëjnë njerëzit në fusha të ndryshme; Vrasjet me armë zjarri, Krimet e
luftës, Terrorizmi i brendshëm dhe i jashtëm, Krimi ndaj fëmijëve, Korrupsioni, Krimi kibernetik,
Trafikimi me substanca narkotike, Krimet financiare, Krimet ambientale, Krimet farmaceutike,
Kidnapimet e piratëve, etj.

9
Dr. Xhemajl Ademaj, Ekspertiza Kriminalistike, Policia e Kosovës, Prishtinë 2010, faqe 207.

18
Kriminalistikë

5. EKSPERTIMI I GJURMËVE TË GISHTAVE

Daktiloskopia studion gjurmët e gishtave që janë kategoria me e rëndësishme e gjurmëve në


fushën e studimeve kriminalistike. Daktiloskopia është nëndegë e Kriminalistikës, e cila
kryesisht bazohet në rrethanat e kryerjes së krimit nëpërmjet shenjave të gishtrinjëve, njollave
të gjakut, fijeve të flokut dhe shumë elementeve tjera ku mund të manipulohet në laburatore të
ndryshme. Kryesisht përbërjet e provave studiohen në mënyrë reciproke me teknologjinë
ligjore të ekspertizës, po ashtu këto shqyrtohen në mënyrë ligjore nga ekipi i specializuar për
kontrollimin e vendit të ngjarjes dhe
grumbullimin e provave të caktuara10.

5.1 Gjurmët e gishtërinjve

Në ekzaminimet kriminalistike, gjurmët e vijave


papilare bëjnë pjesë në gjurmët materiale më
të çmuara. Gjurmët e vijave papilare të
kryerësit gjenden shpesh në vendet që kanë
lidhje me ngjarje të nryshme kriminale, që nga
vjedhjet ose vjedhjet me thyerje deri te vrasjet.
Figura_5, tregon punën që bën një ekspert i forensikës gjatë hulumtimit të gjurmëve(lart).
Përveç që lidh të dyshuarin me vendin e ngjarjes, krahasimi i gjurmëve të vijave papilare bëhet,
po ashtu, edhe për t’i verifikuar arrestimet e mëparshme (recidivat) me rastin e kapjes së të
arratisurit, për t’i identifikuar kufomat, personat që vuajnë nga amnezia dhe viktimat e
aksidenteve të mëdha.
Fotografitë vijuese11 dëshmojnë gjurmët e gishtave që lënë prapa krimit, kryrësit e veprave
penale dhe krimeve të ndryshme12.

10
Ekspertizat kriminalistike, Dr. Xhemajl Ademaj; botues, Policia e Kosovës, Prishtinë 2010.
11
Tangen, J. M., Thompson, M. B., & McCarthy D. J. (2011). Identifying fingerprint expertise.
Psychological Science, 2011.
12
Evidence for Expertise in Fingerprint Identification, Psychological Science, 2011 Matthew Thompson,
The University of Queensland, Australia.

19
Kriminalistikë

Ekzistojnë tri fakte themelore që i kanë bërë shenjat e vijave papilare materiale të çmuara për
identifikimin e personave dhe që të mirëpriten nga gjykatat:
Vijat papilare nisin të formësohen midis ditës 100 dhe 120 të shtatzanisë dhe mbeten të
pandryshuara deri në fund të jetës;
Është provuar që mostrat e vijave papilare janë unike. Nuk ekzistojnë dy persona, madje as
binjakë njëvezorë, që të kenë të nnjëëjta të gjitha veçoritë e vijave papilare.

Sistemet klasike të klasifikimit dhe identifikimi i automatizuar i gjurmëve të vijave papilare (Ang.
Automated Fingerprint Identification, AFIS) kanë bërë të mundur të krijohen koleksione dhe
baza të të dhënave me gjurmët e klasifikuara sistematikisht të vijave papilare. Këto sisteme
bëjnë të mundur kërkimin dhe gjetjen e shpejtë të një gjurme të caktuar.13

Figura_6, tregon gjurmët e gishtave që lënë kryesit e veprave penale, në kontakt me shishe të
ndryshme, bidona ose me armë të ftohta (lart).

13
Henry Lee, Materiajlni tragovi, fq 137 Zagreb, 1998

20
Kriminalistikë

Në figurën vijuese kemi paraqitur disa forma të vijave pailare të gishtërinjëve të dorës, (figura).

Harkore E lakuar Spirale Harkore si ombrellë


Në praktikë ekzistojnë tri lloje të gjurmëve të gishtave, që mund të gjenden në vendin e
ngjarjes:
Të dukshme (me anë të syrit)
Plastike (të thelluara apo tredimensionale)
Të padukshme (për syrin e njeriut)
Gjatë viteve të fundit, shumë shkencëtarë (ekspertë të kriminalistikës) kanë zbuluar shumë
teknika të reja të zhvillimit dhe tërheqjes së gjurmëve të vijave papilare. Kohëve të fundit janë
hapur dimensione të reja në zhvillimin e gjurmëve të gishtave me teknika të reja, duke bërë
një revolucion në fushën e identifikimit.

Shenjat e gishtave dhe pëllëmbës së dorës që mori Uilliam Hershel për here të pare në vitin
1859/60, nga disa indianë në qytetin Calcuta të Indisë (foto, lartë)

21
Kriminalistikë

Në të kaluarën (deri tash), pluhrimi me pluhura, spërkatja me ninhidrin, tymosja me jod dhe
zhytja në nitrat të argjendit, ishin 4 metodat më të zakonshme të përdorura për zhvillimin e
gjurmëve të gishtave.
Këto teknika të përditshme (zakonshme) janë shumë efektive në shumë rrethana (sipërfaqe) të
zakonshme. Sidoqoftë, mund të mbesin(depozitohen) në objekte dhe sipërfaqe me
karakteristika unike:
Sipërfaqe të lagura;
Sipërfaqe me prapavijë shumëngjyrëshe;
Sipërfaqe të kontaminuar me gjak ose lëngje tjera trupore;
Objekte me forma dhe kontura të pazakonta;
Sipërfaqe rrëshinore (të dyllosura);
Sipërfaqe me shkëlqim (të lustruara);
Në dru të fabrikuar os etë papërpunuar;
Në lëkurë të njeriut;
Në kartonë të kutive të ndryshme dhe
Në shumë sipërfaqe tjera poroze dhe joabsorbuese.
Shkencëtarët janë fokusuar në zhvillimin e teknikave, të cilat do të ishin të suksesshme në
aplikimin e sipërfaqeve unike dhe të vështira, të cilat japin rezultat të dukshëm në metodat
konvencionale. Këto procedura të reja mund të ndahen në tri kategori të mëdha:14
Reagjentët e ri kimikë;
Metodat optike dhe të ndriçimit (burimet e rrezeve të ndryshme);
Kombinimi i metodave kimike dhe të ndriçimit (zmadhimit).
Vlejnë disa rregulla thelbësore gjatë punës në laborator për nxitjen e gjurmëve të vijave
papilare në dëshmi të ndryshme të ardhura nga vendi i ngjarjes. Para se të fillojmë ekzaminimin
duhet ekzaminuar vizualisht (me anë të syrit) tërë sipërfaqen e dëshmive për gjurmë latente
para se të përdoret ndonjë metodë për zhvillimin e gjurmëve. Duhet të sigurohemi se sipërfaqja
është mirë e ndriçuar, gjithmonë duke i rrotulluar dëshmitë për këndin e përshtatshëm të
ndriçimit.

14
Lee, Henry Cand Gaensselen, “Advances in Fingerprints Technology”,Second Edition, 2001.

22
Kriminalistikë

Disa gjurmë latente mund të jenë të dukshme vetëm me ndriçim jo direkt. Gjurmët e vijave
papilare të zhvilluara (nxitura), të cilat janë të përshtatshme për krahasim, duhet të
fotografohen para se të veprojmë me ndonjë metodë për nxitje. Po ashtu, edhe një nga
rregullat primare është që të shmangim sa më shumë fërkimin e sipërfaqeve të dëshmive, me
qëllim që t’i ruajmë gjurmët e vijave papilare të cilat nuk i shohim me sy15.
Tani do shtjellojmë vetëm disa metoda kryesore për zhvillimin e gjurmëve të vijave papilare.

5.2 Ninhidrina (2,2-Dihidroksindani)

Gjurmët e vijave papilare në sipërfaqe poroze mund të nxiten (bëhen të dukshme) me disa
metoda kimike. Shumica e tyre nuk përdoren në Laborator të Forenzikës për shkak të
vështirësive që sjellin ato në tërheqjen (konservimin)e gjurmëve.
Megjithatë, përcaktimi i metodës bëhet varësisht prej rastit, sepse nuk kemi ndonjë aplikim
universal të ndonjë reagjenti në të gjitha rrethant e mundshme. Ndoshta metoda më
produktive për zhvillimin (nxitjen) e gjurmëve të vijave papilare në letër (sipërfaqe poroze)
është tretmani me Ninhidrinë.16
Janë dy metoda të procesimit me Ninhidrinë17:
1. me zhytje dhe
2. spërkatje (me sprej)
Metoda më e mirë është me zhytje, sepse me spërkatje grimcat e imta të ninhidrinës në ajër
janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Solucioni më i thjeshtë i ninhidrinës përgatitet me
25gr kristale të ninhidrinës dhe në katër litra tretës. Tretësi më i zakonshëm për zbërthimin e
Ninhidrinës është Acetoni. Po ashtu, edhe Metanoli zbërthen shumë mirë. Në qoftë se dëshmia
(dokumenti) është i rëndësishëm, atëherë duhet të fotografohet.
Ninhidrina është efektive, sepse reagon me aminoacide dhe komponentë tjerë të mbetjes së
djersës (vijave papilare), gjurmët e vijave papilare marrin ngjyrë vjollce, e cila njihet si

15
Ekspertizat kriminalistike, Dr. Xhemajl Ademaj; botues, Policia e Kosovës, Prishtinë 2010.
16
Ninhidrina, ose 2,2-Dihydroxyindane – është një kemikalije e cila përdoret për të detektuar amonin në
aminet primare dhe sekondare, që përdoren për zbulimin e shenjave të gishtërinjëve në forensikë.
17
Lee, Henry Cand Gaensselen, “Advances in Fingerprints Technology”, Second Edition, 2001.

23
Kriminalistikë

Ruhememann’s purple, pas reagimit me Ninhidrin. Nxitja zhvillimi i plotë merr disa ditë ose javë
të tëra.

5.3 DF (1,8 Diazafluoren-9-një)


Në vitin 1990, si pjesë e këtkimeve të tyre për analoget e ri të ninhidrinës, shkencëtarët Grigg
dhe Pounds me bashkëpunëtorët e tyre modifikuan edhe më tutje strukturën molekulare të
ninhidrinës.
Një nga komponentët në këtë eksperiment ishte edhe 1,8 Diazafluorene-9, ose DF e cila reagon
me aminoacide në gjurmën latente në sipërfaqe poroze (letër), e cila na jep ngjyrën dhe
fluoreshencën. Me aminoacide ajo jep pigmente të kuqe të njohura si “Vjollce e Ruheman-it”.
Dëshmitë e trajtuara me DF për kërkimin e gjurmëve të vijave papilare, japin një rezultat të
shpejtë dhe kualitativ, kjo e bën që DF tashmë të konsiderohet si një ndër reagjentët më të
mirë për kërkimin e gjurmëve në letër apo sipërfaqe poroze. DF përdoret e para në nxitjen e
gjurmëve, para se të shkohet me ninhidrin apo me reagjentë të tjerë. Dëshmitë me DF mund të
zhyten apo spërkaten.

5.4 Nitrati i argjendit

Nitrati i argjendit përdoret pë t’i zhvilluar gjurmët e vijave papilare në sipërfaqet absorbuese.
Parimi kryesor i kësaj teknike është reaksioni i nitratit të argjendit me kloride, që janë prezentë
në gjurmët e vijave papilare. Si rezultat i kësaj është kloruri i argjendit, i cili shumë shpejt
shndërrohet në të zezë nën ekspozimin e dritës.18
Gjurmët latente të zhvilluara me anë të metodës së nitratit të argjendit në disa lloje të letrës së
shkëlqyer, shpesh zhduken brenda orëve. Këto gjurmë të vijave papilare duhen që të
fotografohen sa më shpejt që është e mundur.
Kur të vendosni tretësirën nitrat argjendi në mostër, ajo mund të zhytet apo lyhet. Mostra
duhet të thahet dhe i nënshtrohet dritës me intensitet të lartë apo dritës së diellit për t’i
zhvilluar gjurmët.

18
Shampod Christof, Lennard Chris, Margot Pierre and Stoilovic Milutin; Fingerprints and other Ridge
Skin Impressions, 2004, fq.133.

24
Kriminalistikë

5.5 Metoda e superngjitësit (Cyanocrylate)


Metoda e superngjitësit e avullimit, për zhvillimin e gjurmëve të vijave papilare është vërtetuar
të jetë një metodë shumë efektive, dhe kualiteti i rezultateve të saj e ka bërë atë të
popullarizuar.
Metoda e superngjitësit së pari është përdorur nga Divizioni i Identifikimit të Krimit i Agjensionit
të Policisë Nacionale Japoneze në vitin 1978. Menjëherë pastaj,është sjellë në Shtetet e
Bashkuara nga Hetuesia Ushtarake e Krimit të Shteteve të Bashkuara dhe nga Byroja e Alkoolit,
Duhanit dhe Laboratorët e Armëve. Tani ajo është duke u përdorur nha shumiva e forcave të
policisë shtetërore dhe policisë së qyteteve të mëdha anembanë botës.
Gjatë avullimit të tij, superngjitësi polimerizon gjurmët e vijave papilare duke dhënë një
reaaksion ngjyrues me ngjyrë të bardhë. Ky polimerizim arrin të kanalizohet për shkak të
prezencës së avullit të ujit dhe disa përbërësve tjerë të djersës në gjurmët e vijave papilare.
Efektiviteti i këtij procesi varet nga kushtet ku ai zhvillohet.
Shtypja atmosferike normale dhe lagështia 80% janë kushte normale për zhvillimin e vijave
papilare. Nxehja e superngjitësit deri në 120 gradë Celsius rrit shpejtësinë e avullimit të tij.
Ndërsa, lagështia e duhur i duhet klorikëve për të marrë ujin dhe për të filluar polimerizimin.
Superngjitësi aplikohet në shumicën e sipërfaqeve joporoze19.
Reaksioni i plotë mund të zgjasë 1 orë, me kohë të saktë të përcaktuar nga madhësia e
kabinetit, koncentrimi i cianoakrilatit të gaztë në ajër, lagështia e ajrit dhe shumë faktorë tjerë.
Pasi që në praktikë është shumë vështirë të kalkulohet që më parë kjo sasi e kohës, reaksioni
duhet të jetë nën mbikëqyrje që të sigurohet të mos prolongohet tepër.
Nëse ai vazhdon i pakontrolluar, gjurmët e vijave papilare mund të zhvillohen tepër; pamjet
kimike të lugjeve dalëngadalë do të zgjerohen gjersa të mbulojnë njëra tjetrën, duke turbulluar
kështu detajet vitale.
5.6 Zhvillimi i gjurmëve të gishtave me pluhur
Procedura më e thjeshtë dhe më e zakonshme për zhvillimin e gjurmëve të gishtave është
pluhurimi me pluhura. Procedura me pluhura është metodë fizike e zhvillimit të gjurmëve, që
konsiston në ngjitjen e grimcave të imëta të pluhurit me lagështinë e gjurmëve dhe
19
Ekspertizat kriminalistike, Dr. Xhemajl Ademaj; Prishtinë 2010.

25
Kriminalistikë

komponentëve të saj nga depozitimi i gjurmëve të vijave papilare. Aplikimi i pluhurave me


brusha, është teknikë e thjeshtë dhe jep gjurmë menjëherë të dukshme. Mirëpo, kjo teknikë ka
edhe një të metë, sepse kontakti i brushës me vijat papilare gjithmonë mban edhe rrezikun e
efektit shkatërrues. Kur e përdorim pluhurin me brusha, duhet të kemi kujdes maksimal për të
mos shkatërruar gjurmën. Më poshtë, do t’i paraqesim procedurat e përgjithshme për nxitjen e
gjurmëve të gishtave me pluhura20.
Shikimi vizual në sipërfaqe të gjurmëve për të zbuluar ndonjë gjurmë të mundshme të
depozituar. Në qoftë se ndonjë gjurmë e gishtit është zbuluar (duket me anë të syrit) duhet të
fotografohet me teknikën e duhur.
Duhet përdorur pluhuri dhe brusha adekuate, dhe së pari të bëhet një test në sipërfaqe tjetër,
që të na ndihmojë në zgjedhjen e brushës dhe teknikës më të mirë për ato rrethana (kushte);
Me kujdes të përdoret pluhuri, me disa lëvije (rrotullime) të brushës.
Evito sasinë e tepërt të pluhurit, duke e pluhurosur butësisht sipërfaqen deri sa të qartësohet
(nxitet) gjurma e vijave papilare.
Duhet të fotografohen gjurmët e përshtatshme (dobishme) për punë.
Fotografia duhet t’i përmbajë të gjitha informatat e rëndësishme të rastit dhe numrin e gjurmës
së vijave papilare (përkufizimin e gjurmës së vijave papilare të bërë nga ana e ekspertit).
Apliko folitë (trakët tërheqëse) përkatëse për sipërfaqen dhe kontrastin e sipërfaqes, dhe
ngadalë tërhiqe nga sipërfaqja.
Ekzamino gjurmën e tërhequr dhe në qoftë se është e nevojshme, riproceso edhe një herë
(tërhiqe edhe një herë).
Në përgjithësi ekzistojnë katër kategori të pluhurave:
Rregullta;
Metalike (magnetike);
Lumineshente;
Termoplastike.
Pluhurat e rregullt - përbëhen nga polimeri rrëshinor për ngjitje dhe ngjyra për t’i dhënë
kontrast sipërfaqes ku është lënë gjurma. Nga këto pluhura më të zakonshmet janë: pluhuri i zi,

20
Ekspertizat kriminalistike, Dr. Xhemajl Ademaj; Prishtinë 2010. Po Aty

26
Kriminalistikë

i bardhë dhe ngjyrë hiri. Secili nga këtaa tri looj pluhura kanë formulat e veta të përbërjes,
ashtu që kanë kanë edhe edhe nëndarje tjera.
Pluhurat lumineshencë - (fluoreshentë dhe fosforeshentë). Këto lloje të gjurmëve përmbajnë
komponentë natyrale dhe sintetike, ashtu që nën ndriçimin e dritës (rrezeve) ultravioletë(UV),
dritës laserike dhe burimeve tjera të dritës bëhen të dukshme. Këto lloje të pluhurave janë të
dobishme për nxitjen e gjurmëve në sipërfaqe shumëngjyrëshe, ku është problem të trajtohet
me ndonjë kontrast me pluhurat e rregullt.
Pluhurat metalikë (magnetikë)
Këto lloje të pluhurave përdoren duke
përdorur brushën magnetike. Janë të
efektshëm për nxitjen e gjurmëve në
sipërfaqe si: lëkurë, mure, plastikë.
Pluhurat magnetikë përdoren edhe
në sipërfaqe vertikale. Komponentët
kryesorë të këtij pluhuri janë oksidi i
hekurit dhe pluhuri i hekuri së bashku
me komponentët e tjerë të ngjyrave.
Pluhurat termoplastikë, përfshijnë
pluhurat si tonerët e fotokopjeve dhe
ngjyra e terur e shkrimit. Gjurmët e
vijave papilare të zhvilluara me këto
pluhura nën kushte të nxehtësisë
ngjiten për sipërfaqe.

5.7 Zhvilluesi fizik i gjurmëve


Zhvilluesi fizik është teknikë e zhvillimit të gjurmëve të gishtave për sipërfaqe poroze, e cila
teknikë është zhvilluar në vitin 1970 nga Institucioni për Kërkime të Armëve Atomike me
bashkëpunimin e degës së policisë shkencore të Anglisë. Kjo teknikë është e efektshme në

27
Kriminalistikë

komponentët e ujit të patretshëm në depozitimin e gjurmëve të vijave papilare, ashtu që


zhvilluesi fizik mund të jetë efektiv edhe në sipërfaqe të lagura21.
Gjurmët e vijave papilare të zhvilluara me këtë procedurë janë të dukshme dhe marrin ngjyrë
hiri të mbyllët në të zezë. Zhvilluesi fizik reagon në lipide në mbetjen e gjurmëve të gishtave. Kjo
teknikë është aplikuar për zhvillimin e gjurmëve në letër dhe në sipërfaqe joabsorbuese,
prandaj kjo teknikë përdoret pas procesimit me jod dhe ninhidrin.
Figura_6, përpunimi i gjurmëve të gishtave nga fillestarët dhe ekspertët e forensikës.

5.8 J o d i
Jodi është element kimik. Ky është një element shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut. Në
trupin e njeriut ka më pak se një majë (0.00004%) apo një lugë jod, megjithatë pa të njeriu do
të vdiste22. Tymimi me jod reagon në vaj dhe yndyrë të depozituar, dhe prodhon një ngjyrë të
përkohshme të verdhë në të kaftë. Është i dobishëm në gjurmët e freskëta në sipërfaqe poroze
dhe joporoze. Gjurmët e zhvilluara duhet të fiksohen dhe fotografohen menjëherë, sepse
reaksioni shumë shpejt mund të zhduket. Duhet të përdoret para ninhidrinës dhe nitratit të
argjendit. Tashmë ekzistojnë katër metoda të tymimit me jod:
Metoda e tymosjes me tubat e plastikës – me këtë pajisje sot të disponueshme të quajtur
në gjuhën ang.Fuming Gun, është në të vërtetë një art në të arriturat e procesimit të vendit
të ngjarjes për gjurmë të vijave papilare.
Kjo metodë është shumë kompakte dhe shumë efektive për tymosjen edhe të mureve dhe
gjërave prej druri. Dizajni i kësaj lejon të kërkohen gjurmë në sipërfaqe vertikale dhe
horizontale.
Metoda e tymosjes në kabinet – me nxehjen e kristaleve të jodit në temperaturë prej 50C,
të vendosur në kabinet, zhvillohen gjurmët e vijave papilare.
Metoda e tymosjes me pluhurim – kristalet e jodit hidhen në sipërfaqe me brushë njësoj si
pluhur i rregullt.
Metoda me solucion (tretës) – me këtë metodë është interesante se mund të zhvillohen
gjurmët e vjetra mbi 110 ditë, në sipërfaqe poroze23.

21
Dr. Xhemajl Ademaj; Ekspertizat kriminalistike, botues, Policia e Kosovës, Prishtinë 2010.
22
http://sq.wikipedia.org/wiki/Jodi
23
Dr. Xhemajl Ademaj; Ekspertizat kriminalistike, botues, Policia e Kosovës, Prishtinë 2010. Po Aty

28
Kriminalistikë

3. GJURMËT E VIJAVE PAPILARE

Gjurmët papilare për herë të parë përdorën në shek XX-të. Gjurmët si të tilla janë të njohura
edhe në parahistori. Ato janë gjetur në shpella e në vende tjera arkeologjike. Gjurmet gjenden
në gishtërinjë të duarve dhe në shputa të këmbëve. Më shumë na hyjnë në punë gjurmët e
gishtërinjve, mirëpo kemi edhe gjurmë të shuplakave. Gjurmet e shputave i gjejme me pak
përderisa gjurmët e gishtave dhe duarve i hasim më shpesh. Gjurmët e gishtërinjeve i hasim
posaqërisht në vend të ngjarjes dhe kjo na ndihmon në zbulimin e vendit të krimit.
Karakterisikat e vijave papilare janë të ndryshme, por më të rëndësishmet janë këto:
asnjë njeri nuk i ka të njëjtat vija papilare,
gishtat bëjnë identifikimin e personave,
vijat papilare kanë qëndrueshmëri,
vijat papilare grupëzohen,
me anë të tyre mund të dihet edhe mosha e njeriut,
vijat pailare nuk kanë trashëgimi,
nuk kanë ngjashmëri,
nuk mund të bëhet kopjimi i gjurmëve të tyre, etj.
Në vend të nenshkrimit shumë njerëz japin shenjat e gishtërinjve dhe kjo është bërë deri vonë
por bëhet akoma nga disa njerëz të paarsimuar dhe analfabetë. Për herë të parë gjurmët e
gishtërinjëve mësojmë ti kenë përdorë hetuesit në Angli në vitin 1903. Është një numër i madh i
pluhërave që nxisin për zbardhjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe ato janë brushat e posaqme
për këtë gjë.

6.1 Krahasimi i gjurmëve të vijave papilare

Krahasimi i gjurmëve të vijave papilare me qëllim identifikimi mbështetet në njohjen e formës


së përgjithshme të mostrës dhe tipareve të veçanta të vijave papilare.
1.Kërkimet që i ka bërë më 1973 Shoqata Ndërkombëtare e Identifikimit (ang.International
Association for Identification, IAI) kanë treguar se nuk ekziston një formë e vetme e caktuar e
numrit më të vogël të formave identike anatomike të vijave papilare midis dy gjurmëve të
gishtave për t’u provuar njëjtësia e plotë.

29
Kriminalistikë

2. Shoqëria (IAI) ka hedhur poshtë zyrtarisht shprehjet “probabile” dhe “e mundshme” e


identifikimit të gjurmëve të vijave papilare. Në gusht të vitit 1979 revista “Identification News”
ka botuar një pjesë të rezolutës së VII-të, të IAI-së në të cilën thuhet:
“Përfaqësuesit e IAI, në mbledhjen e 64-t vjetore të Phoenix në Arizonë të SHBA-së, më 2 gusht
1979, deklarojnë njëzëri se identifikimi i gjurmëve të vijave papilare është pozitiv dhe hidhen
poshtë zyrtarisht shprehjet “e mundshme”, “probabile” të identifikimit”.

6.2 Klasifikimi i gjurmëve të vijave papilare

Në SHBA është më i përhapur, sistemi i klasifikimeve të modifikuara të Henrit. Ky është një


sistem i klasifikimit të dhjetë gishtave të gjurmëve të vijave papilare, me të cilin bëhet kërkimi i
koleksioneve të gjurmëve.
Sistemet e identifikimit të automatizuar të gjurmëve të gishtave (ang.Automated Fingerprint
Identification Systems, AFIS) . Këto janë sisteme kompjuterike për depozitimin dhe kërkimin e
koleksioneve (në datoteka) të gjurmëve të vijave papilare dhe krahasimin e gjurmëve të vijave
papilare me gjurmët nga këto datoteka, këto sisteme janë inkorporuar në fushat e
kompetencave të disa gjykatave.

6.3 Llojet e sistemeve - AFIS

a) Sistemet index: Këto sisteme mundësojnë depozitimin e gjurmëve, siç janë “MO”
(modus operandi), përshkrimin personal, klasifikimin e gjurmëve të gishtave dhe të dhëna tjera.
Këto sisteme shërbejnë në radhë të parë për klasifikimin e të dhënave që janë të arritshme për
analistin para kërkimit me dorë të koleksioneve të gjurmëve të vijave papilare, me të cilat disa
dosje mund të përjashtohen.
b) Sistemet e depozitimit të të dhënave mbi pjerrtësinë dhe këndet e vijave papilare: Në
formularët e gjurmëve të të dhjetë gishtave depozitohen të dhënat mbi këndet e pjerrtësisë së
rrjedhës së vijave papilare në pika të caktuara. Këto të dhëna, krahas depozitimit të të dhënave
mbi klasifikimin, mundësojnë krahasimin dhe kërkimin e koleksioneve referenciale.
c) Sistemet e shenjimit të minicioneve: Formularët (kartonat daktiloskopikë) me gjurmët e
dhjetë gishtave ose gjurmët e vijave skanohen dhe zbulohen minucionet (detajet e imëta të

30
Kriminalistikë

vijave papilare). Secili rezultat mund të kontrollohet dhe po të jetë nevoja, edhe të rregullohet.
Pastaj, gjurmët e vijave papilare mund të krahasohen me gjurmët e depozituara në datotekë.

6.4 Përdorimi i AFIS - it

Përveç ekzaminimit të automatizuar, klasifikimit dhe depozitimit të formularëve me gjurmët e


të dhjetë gishtave, përdorimi i sistemeve AFIS mundëson:
a) Kërkimin dhe krahasimin e gjurmëve të të dhjetë gishtave me gjurmët nga datoteka;
b) Krahasimin e gjurmëve të të dhjetë gishtave me gjurmët e paidentifikuara nga datoteka;
c) Kërkimin dhe krahasimin e gjurmëve latente me gjurmët e paidentifikuara, por që janë të
njohura nga datoteka;
d) Depozitimin e gjurmëve të paidentifikuara në datotekë;
e) Përforcimin e figurave të vijave papilare duke pasur parasysh sipërfaqen, shtesat, grimcat
dhe faktorë të tjerë, që zvogëlojnë zbulimin dhe krahasimin e detajeve të vijave papilare.
6.5 Disa rekomandime të përgjithshme

1. Mos i pluhurosni gjurmët e dukshme të gishtave, p.sh.gjurmët me ngjyrë, gjurmët në


sipërfaqe të yndyrshme ose të përgjakura. Në këtë mënyrë gjurmët do të bëheshin aspak më të
qarta, kurse cilësia e tyre do të keqësohej. Ato duhen fotografuar dhe i gjithë objekti, bashkë
me gjurmët, duhet të dërgohet në laborator.
2. Mos i përdorni pjesët anësore të brushëzës me rastin e hedhjes së pluhurit mbi gjurmë,
sepse në këtë mënyrë gjurma do të përlyhej. Përdorni vetëm majën e brushëzës.
3. Mos e futni brushëzën në shishen me pluhur, por hidhni prej saj pak pluhur në letër dhe
futeni aty brushëzën. Në këtë mënyrë përmbajtja e shishes nuk do të ndyhet.
4. Mos ekzaminoni objekte të lagështa. Pritni që ato të thahen në temperaturë dhome ose
i dërgoni sa më parë në laborator për ekzaminim të veçantë.
5. Mos përdorni aparate të ngrohjes (ajërngrohëse, ventilatorë) për të shpejtuar tharjen,
sepse këto veprime mund të shkaktojnë avullim të tepërt të yndyrave dhe të djersës nga
gjurma.
6. Objektet e ngrira, para se të ekzaminohen, i lini për t’u shkrirë në temperaturë dhome.
7. Ekzaminimi kimik ose teknikat instrumentale duhen përdorur gjithmonë nën mbikëqyrje
të ekspertëve të laboratorit daktiloskopik, të cilët kanë përgatitje të posaçme për këtë dhe janë
me përvojë.24

24
Henry Lee, Materijalni tragovi, stranica 143, Zagreb, 1998

31
Kriminalistikë

4. METODOLOGJIA ANALIZË-KRAHASIM-VLERËSIM-VERIFIKIM

Procesi i identifikimit, zhvillohet nëpër tri faza përgjatë periudhës së ekzaminimit: analiza,
krahasimi dhe vlerësimi25. Metoda e hulumtimit është instrument i rëndësishëm i njohurisë së
vërtetë shkencore. Ky qëndrim nuk e përjashton mundësinë e zbatimit joshkencor të metodës
shkencore me qëllim të arritjes së njohurisë. Mirëpo në rastin e tillë nuk ka garanci se kjo do të
sjellë deri te njohuria shkencore.

7.1 Analiza
Pjesa e panjohur e kreshtave fërkues duhet të ekzaminohet dhe t’i nënshtrohet përbëresve
themelorë. Analizat e një pjese të njohur të kreshtave fërkues japin informacione specifike
krahasuese lidhur me kreshta. Menjëherë pas ekzaminimit të gjurmës së panjohur të kreshtave
fërkues, bëhet krahasimi i saj në mostrën e njohur të kreshtave fërkues? Çfarëdo detali që
gjendet aty duhet të vlerësohet me kujdes dhe profesionalizëm.

7.2 Krahasimi
Karakteristikat apo përbërësit themelorë të një pjese të panjohur të kreshtave fërkues, të
zbuluar përgjatë analizimit, krahasohen me pjesën e njohur të kreshtave fërkues.
Krahasimi fillon tek një lokacion i përbashkët që në të dy gjurmët, atë të njohur dhe atë të
panjohur. Qendrat e modelit, deltat apo hollësitë zakonisht përdoren si fillim. Zonat e formimit
të kreshtave përreth hollësive krahasohen nga lokacioni i tyre, forma dhe pozita relative që
kanë njëra me tjetrën. Progresi i krahasimit, i njohuri me të panjohurin, kryhet sistematikisht
dhe vazhdimisht, përderisa të gjitha detalet e kreshtave të krahasohen.

7.3 Vlerësimi
Ngjashmëritë apo pangjashmëritë në strukturën e kreshtave do të kenë vlerë të veçantë apo
peshë e cila aplikohet përgjatë themelimit të individualitetit të zonës së kreshtave fërkues.
Vlerësimi i detaleve të kreshtave fërkues kryhet përgjatë krahasimit. Vlerësime të shumta
kryhen brenda të njëjtës kohë. Vlerësimi i parë dhe rrallësia e modelit të përgjithshëm apo
karakteristikave klasore. Pastaj bëhet vlerësimi i karakteristikave unike në kreshta, siç janë

25
Dr. Xhemajl Ademaj; Ekspertizat kriminalistike, botues, Policia e Kosovës, Prishtinë 2010.

32
Kriminalistikë

hollësitë. Kreshtat ndërmjet hollësive të cilët nuk përmbajnë hollësi të veçanta, quhen fusha të
hapura dhe po ashtu edhe ato duhet të merren në konsideratë.
Fushat e hapura krahasohen dhe vlerësohen njejtë sikur hollësitë. Mungesa e një karakteristike
të kreshtit tek një njësit specifik i kreshtit nuk do të thotë se ai kresht ska vlerë. Njësitet e
kreshtave përbrenda fushave të hapura formohen në të njëjtën atmosferë të mundësisë së
rastësishme, sikurse edhe ato përbrenda hollësive. Fushat e hapura janë unike përshkak të
mungesës së hollësive, e sidomos të dukshme janë ato të cilat janë shummë të mëdha.
Në gjurmët e qarta, detalet më të vogla mund të jenë të dukshme përgjatë kreshtave në
krahasim. Radhitja, mosradhijta apo forma e njësiteve individuale të kreshtave krijojnë formime
të dukshme. Këto formime janë ët përhershme dhe unike, mirëpo nuk janë hollësi.
Përmirësimet në teknologjinë e zhvillimit shumë shpesh sigurojnë këtë nivel të detalit për
vëzhgimet tona hetuese.
Sa më të qarta që janë kreshtat fërkues për krahasim, aq më e madhe është mundësia se aty do
të ketë detale më të hollësishme për krahasim dhe vlerësim.
Sa më shumë detale të hollësishme që gjinden në marrëveshje, aq më e madhe do të jetë fuqia
e individualizimit në atë pjesë të kreshtave fërkues. Ndërsa, sa më e turbullt dhe e mangët të
jetë në detale struktura e kreshtave, aq më pak fuqi të individualizimit do të ketë. Kështu është
e mundshme të krijohet një mendim në pjesë të ndryshme të kreshtave fërkues përshkak të
kualiteti të strukturës së kreshtave fërkus dhe sasisë së detaleve të kreshtave prezentë.
Në vlerësimin e detaleve të kreshtave poashtu mund të ndikojë njohuria dhe përvoja e një
hetuesi të krim teknikës për identifikim. Me njohjen e faktit se qartësia ndikon në vlerën e
detaleve të kreshtave vjen problemi për përcaktim se sa e qartë është një gjurmë e veçantë. Ky
vlerësim shkathtësie mund të kryhet nga njohuria dhe përvoja mbi shkencën që dikush
posedon.
Një hetues i krim-teknikës për identifikim mund të ketë vështirësi në vlerësimin e qartësisë. Kur
dikush filllon të bëjë identifikime, të gjitha gjurmët e gishtërinjëve vlerësohen sikur ato të ishin
në fundin e paçartë të spektrit qartësues. Gjurmët e paqarta paraqesin formime të mëdha

33
Kriminalistikë

aksidentale me formë paksa të brendshme. Në këto raste identifikimet bazohen më shumë në


sasi. Njohja e kualitetit zhvillohet me përvojë26.
Hetuesit e krim-teknikës për identifikim, duke pasur nivel të ndryshueshëm të njohurisë dhe
përvojës, perceptojnë ndryshe. Kjo poashtu ndikon në madhësinë e zonës së kreshtave fërkues
të nevojitur për individualizim. Nivelet e ndryshme të njohurisë dhe përvojës të bashkangjitura
me kualitetin e mundshëm dhe sasinë e detaleve të kreshtave diktojnë në atë se një numër i
rregulluar paraprakisht apo madhësi i detalit të kreshtit nuk mund të themelohet si bazë për
identifikim. Ekzaminuesit me përvojë dhe trajtim të barabartë mund të përfitojnë konkluzion të
njëjtë kur krahasojnë zonat e njëjta të kreshtave fërkues.

7.4 Verifikimi
Opinioni i ekspertit për identifikim duhet të verifikohet nga një ekzaminues tjetër, mirëpo me
një përvojë pune me eksperiencë. Verifikimi nuk është pjesë e procesit të identifikimit,
sidoqoftë është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit shkencor.shkenca e identifikimit të
kreshtave fërkuese konsiston me faktin se gabimet nuk janë të pranueshme.
Për tu siguruar se ky standard i lartë i përsosmërisë do të mirëmbahet është e domosdoshme
që gjithnjë të gjitha identifikimet të shikohen nga një ekzaminues tjetër i kualifikuar për gjurmë
latente të gishtërinjve para se të merret ndonjë veprim në to.
5. GJURMËT E VIJAVE PAPILARE NË SIPËRFAQE NGJITËSE
Sipërfaqet ngjitëse janë shumë produktive për zhvillimin e gjurmëve të vijave papilare, sepse
ato tërheqin në vete sekrecionin dhe qelizat e vdekura të gishtave. Ekzistojnë disa metoda për
zhvillimin e gjurmëve në sipërfaqe ngjitëse, por më të njohurat janë;
Gentian Violeti27 dhe
Sticky Side Powder28
Gentian Violet (kristal violet) – është një tretës i yndyrës, i cili është shumë efektiv për
ekzaminimin e sipërfaqeve ngjitëse, të cilat kanë shumë presion si: sellotejpi, materialet PVC,

26
Dr. Xhemajl Ademaj; Ekspertizat kriminalistike, Prishtinë 2010. Po Aty
27
Është një bojë antiseptik përdorur për të trajtimin e infeksioneve të lëkurës. I njohur ndryshe si metili
ngjyrë vjollce ose heksametil kloridi (http://en.wikipedia.org/wiki/Crystal_violet)
28
Emri i produktit në gjuhën angleze, që d.m.th.pluhur për sipërfaqe të ngjitshme (cbdiai.org)

34
Kriminalistikë

etj. Me solucionin e Gentian Violetit, i cili përmban Fenol, që ndihmon thithjen (njollosjen) e
materialit yndyror në depozitimin e gjurmës. Komponentët e yndyrës njollosen me ngjyrë
vjollcë të mbyllët me këtë proces. Para se të përdorim solucionin e Gentian Violetit duhet së
pari të bëjmë një test të këtij solucioni. Gjurmët e nxitura me këtë solucion duhet të
fotografohen dhe të konservohen me foli.
Pluhuri për sipërfaqe të ngjitshme (Sticky Side Powder) – një përzierje e pluhurit të zi (të
rregullt) detergjentit dhe ujit. Kjo metodë shumë e thjeshtë, është shumë efektive në sipërfaqet
ngjitëse. Kjo teknikë është përdorur së pari në Japoni më 1990. Me këtë solucion, me brushë të
butë ngjyrosen sipërfaqet ngjitëse, për kërkimin e vijave papilare. Sipërfaqet e ngjyrosura me
këtë materie duhet të qëndrojnë 5-10 sekonda, dhe pastaj duhet të pastrohen me ujë. Në qoftë
se rezultati i gjurmëve është i dobët , atëherë rezultati mund të përsëritet. 29
Gjurmët e vijave papilare përshkruhen me hollësi, kur plotësohen këto kushte;
E para; Në çfarë objekti është zbuluar gjurma, pra nëse gjurma është e sipërfaqshme ose e
thelluar; me lënie ose heqje të lëndës;
E dyta; Çfarë vetish ka objekti mbi të cilin ndodhet gjurma (i lëmuar, i ashpër, i thatë, i njomë, i
fortë, i butë); nëse në gjurmë pasqyrohen kreshtat papilare dhe çfarë figure përbëjnë këto
kreshta (lakore, rrethore, harkore);
E treta; Çfarë paraqet lënda me të cilin është formuar gjurma (djersë, yndyrë, pluhur, gjak, etj).
E katërta; Çfarë pasqyrohet në gjurmë (të gjithë gishtat, gishta të veçantë, pjesë pëllëmbe);
E pesta; Në çfarë vendi ndodhet gjurma në objekt; nëse është bërë zbulimi i gjurmës me anë të
pluhurit, atëherë cili është pluhuri i përdorur dhe nëse është marrë i gjithë objekti me gjurmën,
një pjesë e objektit ose me gjurmë kopjuesin; si është bërë paketimi i objekteve30, etj.

29
Xhemajl Ademaj, Shkenca e Daktiloskopisë, Prishtinë, 2008, fq.26
30
Prof Dr, Skender Begeja, Kriminalistika, 1997, fq.114-115

35
Kriminalistikë

6. PËRFUNDIMI
Në bazë të kësaj që u tha, vijmë deri te përfundimi se gjurmët gjenetike të gishtave dhe analiza
e ADN-së, si fakte pa kurrfarë dyshimi, mund të shfrytëzohet si argument në hetuesi, para së
gjithash në identifikimin e kryerësve të mundshëm të krimeve. Në 96 % të rasteve identifikimi
është i suksesshëm, në ato vende ku funksionon ligji dhe shteti ligjor.
Megjithatë, duhet marrë parasysh të gjitha supozimet dhe rrethanat të cilat, krahas
identifikimit të suksesshëm, mund të ndikojnë në gjykimin përfundimtar. I dyshimti ndoshta
rastësisht është gjetur në vendin e krimit, apo është sjellur me dhunë, apo ka qenë
bashkëpjesëmarrës në krim në të cilin nuk ka qenë ekzekutues i drejtpërdrejtë, ashtu që
prokurori duhet të jetë i kujdesshëm dhe mos të marrë identifikimin e përmendur si argument
kategorik në dhënien e gjykimit. Pra ne duhet të dyshojmë për një person ose për një vepër, por
jo, në çdo rast, dhe duhet të argumentojmë se ai është kryerës i vërtetë i veprës penale.
Prokurori nuk guxohet assesi që të pranojë mohimin e të dyshimtit se bëhet fjalë për gjurmët e
tij të gishtave, sepse me analizë gjenetike, për të cilën ekspertët thonë se është argument
kategorik për identifikim, është vërtetuar se bëhet fjalë për gjurmët e tij. Mirëpo i njëjti,
prokuror ose polic nuk guxon të vijnë në përfundime të pavërtetuara në lidhje me një vepër
penale, pa i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ofron shkenca e forensikës me ndihmën e
metodave dhe teknikave të panumërta që ofron shkenca në drejtim të gjetjes së fakteve dhe
zbulimit të së vërtetës për veprën penale ose krimin.
Jemi dëshmitar të asaj se në burgjet tona dergjen shumë të burgosur që janë dënuar për veprat
që nuk i kanë bërë, apo të atillë që janë dënuar në mungesë të fakteve. Por ka edhe raste që
kryesit e veprave të ndryshme, janë lënë të lirë në mungesë të fakteve dhe shenjave që autorët
kanë ditur ti fshehin në mënyrë tinëzare dhe kanë arritur ti shpëtojnë ligjit.
Sidoqoftë ne mendojmë se institucionet e rendit, hetuesisë dhe ligjit, duhet të përpiqen në
mënyrë konstante dhe pa limte kohore që të vijnë deri te faktet dhe kurdo që gjejnë ndonjë
gjurmë të kryesve të veprave penale, të sjellin autorët para drejtësisë. Një gjë duhet pasë
parasysh se shenjat e gishtave janë një metodë shumë e saktë dhe duhet aplikuar përherë.
Si risi në fushën e identifikimit të shenjave të gishtërinjve, duhet të përmendim gjithsesi edhe
përparimin teknologjik që është bërë nga telefonia celulare dhe teknologjia tjetër kompjuterike
e cila ka krijuar disa kartela për identifikim të gjurmëve të gishtave, përmes analizës së
drejtpërdrejtë të shenjave drejtpërdrejtë nga “telefonat e mençur” (iphone). Identifikimi bëhet
përmes sensorëve biometrikë që përpunohen nga aparati përmes algoritmeve matematike.31

31
http://www.fingerprints.com/

36
Kriminalistikë

7. LITERATURA

1) http://www.criminalcle.net/attachments/Fingerprints,
An_Introduction_to_Dactyloscopy.pdf
2) http://www.interpol.int/Interpol-expertise/Forensics/Fingerprints
3) Prof. dr. Xhevad Termiz, Metodologija Istraživanja u Kriminalističkim Naukama Sarajevo Maj
2008; Shqip, “Metodologjia e Hulumtimit në Shkencat Kriminalistike”.
4) Ekspertizat kriminalistike, Dr. Xhemajl Ademaj; botues, Policia e Kosovës, Prishtinë 2010.
5) Tangen, J. M., Thompson, M. B., & McCarthy D. J. (2011). Identifying fingerprint expertise.
Psychological Science, 2011.
6) Evidence for Expertise in Fingerprint Identification, Psychological Science, 2011 Matthew
Thompson, The University of Queensland, Australia.
7) Henry Lee, Materiajlni tragovi, fq 137 Zagreb, 1998
8) Lee, Henry Gaensselen, “Advances in Fingerprints Technology”,Second Edition, 2001.
9) Shampod Christof, Lennard Chris, Margot Pierre and Stoilovic Milutin; Fingerprints and other
Ridge Skin Impressions, 2004, fq.133.
10) http://sq.wikipedia.org/wiki/Jodi
11) Henry Lee, Materijalni tragovi, stranica 143, Zagreb, 1998
12) http://en.wikipedia.org/wiki/Crystal_violet
13) Xhemajl Ademaj, Shkenca e Daktiloskopisë, Prishtinë, 2008, fq.26
14) Prof Dr, Skender Begeja, Kriminalistika, 1997, fq.114-115
15) http://www.interpol.int/
16) http://www.fingerprints.com/
17) http://www.technologyreview.com/news/touchless-3-d-fingerprinting

nëntor-2014

37

You might also like