You are on page 1of 9

Analizimi i aktgjykimit kundêr te akuzuarit Shaban Gogaj

Kete aktgjykim do ta sqaroje me metoden PLAK duke u munduar te


paraqese nje analize te thelle te rastit pasi qe eshte nje rast i
nderlikuar dhe shume i ndjeshem.

PROBLEMI

Si fillim do te tregoje se si ka ndodhur rasti dhe qka ka shkaktuar si


pasoje si dhe Gjykata qe ka qene kompetente per zgjedhjen e kesaj
qeshtje deri ne fund.

Kjo qeshtje eshte trajtuar nga Gjykata Themelore ne Peje


departamenti per krime te renda, me Gjyqtaren Violeta Hasaj
Rugova, se bashku me trupin gjykues, Sami Sharaxhiu dhe Shaq
Curri, me lenden vrasje nga pakujdesia dhe mbajtje e armes pa leje
nga i akuzuari Shaban Gogaj.
Natyra e ketij aktgjykimi eshte penale sepse behet fjale per vrasje.
Rasti ka ndodhur me daten 23.09.2018 ne oren 11:05 paradite, ku
Shaban Gogaj ka privuar nga jeta Agonis Tetaj.Ai e ka goditur me
arme ku ka shkrepur dhe e ka lene te vdekur Agonisin.Vrasja kishte
ndodhur ne vendin e punes se Agonisit ku ai ishte punetore ne
nderrmarrjen e babait te Shaban Gogaj, sepse Shabani ishte djali i
shefit te Agonisit.Rethanat se si ka ndodhur dihen sepse ekziston
video incizimi qe sqaron gjithqka persaj perkete se kush ka qene
prezent ne ato momente te rastit kritik.
Personat kryesor te rastit jane i akuzuari dhe viktima por qe ka pasur
dhe shume pjesemarres te tjere te rastit qe jane marur deshmitare te
rastit dhe qe ka shume te tille,sepse kane qene edhe shume puntore
te tjere ate dite duke punuar.
Pak minuta para momentit kritik Agonisi ndodhej ne market brenda se
bashku me disa puntore, aty ndodhej edhe vajza e halles se Shaban
Goges dhe Shaban Gogaj ku ky i fundit ishte duke folur ne telefon me
dike dhe pas mbylljes se telefonit e gjuane ate ne tavoline me nje
shprehje ne fytyre te nervozuar dhe afrohet afer nje dollapi ulet merre
armen ne dore e repeton ate dhe e drejton ne drejtim te agonisit
respektivisht aty ndodheshin edhe dy puntore te tjere po qe Agonisi
ndodhej ne mes dhe ne momentin e shkrepjes e godet Agonisin ne
mollezen e djathte te fytyres. Edhe pse puntoret e kishin derguar ne
spitalin ne peje ai kishte arritur atje pa shenja jete.

LEGJISLACIONI

Per sa i perket pjeses se legjislacionit natyrisht qe eshte aplikuar nga


Gjykata themelore ne peje.Per marrjen e vendimit te ketij aktgjykimi
Gjykata Themelore ne Peje eshte mbeshtetur dhe ka respektuar
Kodin Penal te Republikes se Kosoves dhe Kodin e Procedures
Penale te Republikes se Kosoves.
Ne vijim Nenet qe jane perdorur ne kete aktgjykim duke e cilesuar ne
fund si vrasje nga pakujdesia jane:7,23,41,42,43,45,46,62 paragrafi 1
dhe 2 pika 2.7,73,74,80,83 te KPPRK-se dhe Nenit 365 te KPPRK-se
dhe ne fund Neni 374 paragrafi 1 dhe 3 i KPRK-se.
Te gjitha keto nene i kam shikuar dhe kam pare qe meqe Aktgjykimi
eshte marrur per vrasje nga pakujdesia nenet kane qene te sakta dhe
jane perdorur ne menyre te rregullt.
Kjo pjese e Legjislacionit qe shfaqet ne fillim te aktgjykimit eshte e
kuptueshme dhe mund te gjendet shume lehte per te rishikuar ne
qoftes se jane te sakta Nenet dhe jane te nevojshme per kete rast
penal.Nuk mendoj qe do kisha shtuar ndonje Nene tjeter per kete
aktgjykim per vepren penale vrasje nga pakujdesia dhe se nenet jane
te qarta ende pa e lexuar arsyetimin se per qfare vepre penale kemi te
bejme.
ANALIZA

Aktgjykimi ka hyrje,dispozitiv,arsyetim dhe ne fund keshillen juridike


qe eshte shume e rendesishme.

Hyrja e ketij rasti tregon ne menyre te qarte se cila Gjykate eshte


kompetente per tu marrur dhe per te zgjedhur kete raste.Gjithashtu
ceket dhe departamenti qe eshte per krime te renda meqe kemi te
bejme me nje veper penale.Jane te caktuar edhe trupi gjykues i
perbere nga 3 gjyqtare te cilet merren me provat, deshmitaret, marrjen
e vendimit final si dhe arsyetimit se pse eshte marrur ai vendim.

Pastaj kemi dispozitivin qe ne aktgjykim tregohet emertimi i vepres


penale qe eshte vrasje nga pakujdesia.Kemi nenet qe jane marrur per
baze per te emertuar kete veper penale dhe per te nxjerrur nje
aktgjykim te tille.
Meqe kemi denime te dhena per te akuzuarin gjithashtu gjyqtaret jane
mbeshtetur ne Kodin penal te Republikes se Kosoves dhe Kodin e
Procedure Penale te Republikes se Kosoves per te dhene denime te
tilla.Pra me nje fjale dispozitivi eshte i qarte sepse bene te ditur se me
qfare vepre penale kemi te bejme qe eshte e para e rendesishme
pastaj treggon nenet qe jane marrur per te denuar te akuzuarin per
ate veper penale qe ka bere.Pra e bene te qarte se i akuzuari eshte
fajtor dhe i denuar ne kete aktgjykim.

Arsyetimi eshte pjesa me e rendesishme sepse pa arsyetim nuk


mund qe te bindet masa dhe se nuk eshte e lejueshme te mos kemi
arsyetim sepse ne qofte se nuk do kishte nje tille, qdo kush qe do
kishte lexuar kete aktgjykim nuk do e dinte arsyjen se pse eshte
marrur nje verdikt final dhe se a eshte me te vertet ky verdikt i drejte
qe eshte marrur.
Ne rastin tone kemi nje arsyetim te gjere meqe ne pika te zgjeruara
tregohet nga fillimi rasti se kush ka paraqitur aktakuzen dhe si e ka
paraqitur pastaj marrja ne pytje e te akuzuarit, te deshmitareve,
zyrtareve policore dhe personave te tjere qe kane ekzaminuar skenen
e krimit ne diten kritike, spjegohet ne menyre te qarte se qfare prova
kane pasur ne dore,se si jane ekzaminuar dhe jane ruajtur ato dhe
behen te qarta gabimet qe kane bere ndryshimet e bera si te
deshmive ashtu edhe te aktakuzes nga ana e prokurorit.Gjithqka qe
ka pasur ndryshime ne vijushmerine e rastit eshte cekur ne aktgjykim.

Nje nder provat kryesore qe eshte marrur dhe qe ka treguar sakte se


si ka ndodhur vrasja,kush ka qene prezent dhe cilat veprime kane
qene te secilit spjegohen pa fjale ne ate video incizim.

Pastaj eshte arma me te cilen ka ndodhur dhe eshte gjendur ne


vendin e krimit,ku sipas konstatimeve te ekzaminereve te balistikes
eshte po e njejta arme me te cilen ka ndodhur vrasja.

Kemi deshmitaret qe jane gjendur ne vendin e krimit kur ka ndodhur


vrasja dhe qe kane pohur se ka qene vrasje nga i akuzuari.

Dhe me e rendesishmja pohimi i vete te akuzuarit se eshte vete ai qe


e ka privuar nga jeta Agonis Tetaj.

Tani do spjegoje disa nga pikat kryesore qe kam gjetur ne aktgjykim


dhe qe mendoj qe Gjykata nuk i ka marrur parasysh gjate dhenies se
vendimit final.

1.Si pikenisje kemi deklaraten e F.M ne polici qe e ka dhene dhe


pastaj deklarates tjeter qe e ka dhene ne prokurori.Dyshimi qendron
se kur kjo ka dhene deklarate ne polici e ka nenshkruar ate mirepo
kur ka shkuar ne seance gjyqesore ka thene se ajo nuk eshte komplet
deklarata e saj dhe se ka kerkuar nga zyrtarja policore qe e ka marrur
ne pytje per te fshire disa pjese te asaj deklarate mirepo zyrtarja nuk i
ka fshire.Por gjithe kjo pohohet kur shihet nenshkrimi i F.M ne
deklaraten qe e ka dhene ne polici pra eshte pajtuar se ajo ka qene
deklarat e saj kur e ka dhene nenshkrimin ne ate moment.Dyshimi
qendron edhe se F.M ka qendruar pas deklarates qe ka dhene ne
prokurori pra te prokurorja qe kete veper penale e ka cilesaur si vrasje
te rende.Kemi nje mosperputhje te Deklaratave te saj dhe zyrtares
policore e cila ne seance gjyqesore pohon se eshte deshmia e vete
F.M dhe qe e ka pohur me nenshkrimin qe e ka vene poshte
deklarates.

2.Shaban Gogaj ka pohur ne deklaraten e tij se nuk ka fare pervoje


me arme.Por pasi eksperti i balistikes ka pare video incizimin e
vrasjes e ka ekzaminuar dhe ne seance gjyqesore ka thene se ka
pervoje me arme.
Kjo se ka pare gjitha levizjet qe i ka nderrmarrur i akuzuari me arme
dhe sheh se si ai kape armen ne dore ne menyre profesioniste pastaj
e repeton ve ne shenjester dhe gjuan.Pra sipas ekspertit te balistikes
keta jane hapa qe i din si ti menagjoje dhe ti beje nje persone qe ka
mbajtur dhe ka ushtruar me heret me arme.

2.1.Eksperti i balistikes gjithashtu pohon se shihet qarte se i akuzuari


kur ka kapur armen ka mbajtur gishtin te kembeza qe sipas ekspertit
nenkupton qe i akuzuari ka dashur te ndodhe akti i vrasjes.

3.Shaban Gogaj ne deklaraten e tij pohon se ka dashur te marre


armen me gaz qe e kane poseduar familjaret e tij por qe duke mos e
ditur qe ka nje arme me barot aty dhe duke menduar per armen me
gaz qe eshte jo e rrezikshme ka marrur ate dhe ka shtene me te.Kete
pjese te deklarates se tij perseri e hedh poshte eksperti i Balistikes i
cili pasi ka pare dy armet ka bere dallimet dhe ngjajshmerite qe i kane
pasur dy armet.Sipas ekspertit armet kane dalluar ne pjesa e tytes ku
arma me gaz ka tyten me te gjate se arma me barot pastaj dallimi
kryesor ka qendruar tek ngjyra sepse arma me gaz ka qene ngjyre hiri
e hapur ndersa ajo e barotit ka qene ngjyre e zeze e mbyllur qe
nenkupton se dallimi ka qene i qarte per syrin e njeriut.

4.Gjate kohes kur jane njoftuar stacioni policore per nje rast ne
nderrmarrjen Gogaj policet kane shkuar ne vend te ngjarjes mirepo
kane bere disa shkelje qe nuk jane te lejueshme ne vend te krimit
sepse mund te kontaminohen provat per shkak te tyre.Gjate asaj kohe
i akuzuari eshte ndodhur ende ne nderrmarrje me disa familjare te tij
pasi nje zyrtare policore shkon dhe marrin te akuzuarin per ta derguar
ne stacion policor,por ky zyrtari S.L mbetet ne vend te ngjarjes dhe nje
familjare i te akuzuarit i thote dua te shkoje te shohe armen ku zyrtari
policor e lejon natyrisht se bashku me te shkon edhe ai.
Kjo nuk lejohet asesi sidomos hyrja e nje civil e aq me teper i nje
familjari te akuzuarit qe gjasat per ndryshim te provave jane shume te
medha si dhe ne kontaminim te tyre.

4.1.Ky zyrtare policor S.L e sheh se aty ka edhe nje qante tjeter qe ne
te ndodhet arma me gaz dhe pas daljes ai hyn perseri ne vend te
krimit me nje zyrtare tjeter policor P.M ku e hap dollapin P.M me
dore,keto shihen edhe ne video incizim.
Deklarata e S.L me P.M nuk jane perputhur pasi jane dhene ne
seance gjyqesore sepse S.L thene qe ska qene ne dijeni se aty eshte
ndodhur arma me gaz apo qanta qe eshte gjendur arma me
gaz,mirepo P.M thote se S.L e ka ditur edhe qfare lloji i qantes ka
qene ajo ku eshte ndodhur arma me gaz dhe kur pyten nga gjyqtarja
se pse kane hyre ne vend te krimit dhe pse kane hapur dollapin me
dore ai pergjigjet se une nuk e dije se pse e kam hapur me dore
dollapin sepse nuk e dije se qfare jam duke bere,ndersa per hyrjen aty
ka insistuar S.L.
5.Problemi tjeter dhe dyshimi tjeter qendron se kur krim tekniku ka
arrite ne vend te krimit ka hyre brenda per ta kryer detyren e tij dhe
pasi marrin armen me barot e fotografojne e pershkruajne si e kane
gjetur dhe duke shikur shohin qanten ku ndodhet arma me gaz dhe
ende pa e hapur, Zyrtari policore S.L thote nese eshte arma me gaz
aty te mos preket sepse eshte urdheruar qe me mbikqyrjen e saj te
merret stacioni policor i Deqanit.S.L ne seance gjyqesore ka deklaruar
se as nuk ka qene ne dijeni se aty eshte ndodhur arma me gaz dhe se
nuk e ka pare as ate dhe as qanten e armes,qe do te thote ka rene ne
kundershtim me deklaraten e tij.

6.Arma me gaz eshte ndare nga ajo me barot dhe zyrtari policor S.L
nuk i ka lejuar qe te behet fotografimi i armes me gaz se si eshte
gjetur dhe as ne procesverbal nuk eshte permendur.Koloneli A.H ka
urdheruar qe kjo arme te ndahet ne procedure nga ajo e barotit dhe
me ekzaminimin e saj te merret stacioni policor i Deqanit.Kjo ska qene
e nevojshme sepse ajo eshte gjendur ne vend te krimit dhe ka pasur
te beje me rastin e vrasjes.Pas gabimit te bere nga A.H pas 3 diteve
arma bashkohet se bashku me armen me barot.

7.Shaban Gogaj ne deklaraten e tij ka thene se xhaxhai i tij posedon


arme me gaz por qe ka gjuajtur vetem 2 here me arme me gaz por jo
me te xhaxhait te tij.Me pas menjehere me poshte e cek se perdorimin
e armes ja ka mesuar vete xhaxhai i tij por e ka pa edhe vete se si
perdoret.
Ky ka cekur se nuk ka pervoje me arme dhe se nuk dine si te perdoret
por prap i njejti e pohon vete se ka gjuajtur me arme e kane mesuar
se si perdoret si dhe edhe vete e ka pare se si perdoret.

8.Ka edhe shume pika tjera ne deshmite e deshmitareve qe e bejne


shume dyshuese kete rast si dhe disa deshmi qe i kane dhene
familjarte e Agonisit se Agonisi kishte filluar te ankohet koheve te
fundit per sjelljen e Shabanit.

9.Pika kryesore qe mendoje qe ka qene shume dyshuese eshte


aktakuza e ngritur kunder te akuzuarit Shaban Gogaj.
Aktakuza se pari eshte ngritur nga prokurorja e pejes Sahide Gashi ku
kjo e ka ngritur aktakuzen duke e akuzuar Shabanin per veper penale
vrasje te rende.Mirepo pas nderrimit te prokurores pa asnje arsyeje te
forte dhe duke e ngarkuar si prokuror tani Agron Uka ai ne seancen e
fundit gjyqesore ku duhej te merrej verdikti final bene ndryshimin e
aktakuzes duke bere ndryshimin tani nga vepra penale vrasje e rende
ne vrasje nga pakujdesia.Ndryshimi i aktakuzes nga prokurori eshte i
lejueshem vetem ne qofte se kemi prova te reja ne rast qe bejne
ndryshimin e rrjedhes se rastit mirepo meqe ska pasur asnje prove te
re nuk ka qene e lejuar ndryshimi i aktakuzes.Edhe pse ska qene e
lejuar Gjykata nuk ka pare shkelje ketu fare duke mos e marre
perbaze fare ndryshimin e aktakuzes ne seance te fundit dhe duke e
gjykuar te akuzuarin per vrasje nga pakujdesia.

Tani prokuror i ri eshte Isuf Sadiku qe po merret me kete rast sepse


gjyqetarja pasi e ka dhene verdiktin ka kerkuar per hapje te shqyrtimit
te rastit perseri.

Per sa i perket Keshilles Juridike eshte e qarte dhe i bene te ditur


personave qe deshirojne te bejne ankese qe kane afat koher te
mjaftueshem per te bere ankesen.

KONKLUZIONI

Si pjese perfundimtare e rastit dhe analizimit te tij kam gjetur te gjitha


keto parregullsi qe kam cekur me larte dhe disa te tjera qe kane qene
me te vogla por qe natyrisht luajne rol ne rrjedhen e rastit.
Pas leximit te te gjithe aktgjykimit qe ishte vuluminoz sepse
permbante 62 faqe aktgjykim pashe qe rasti eshte spjeguar ne
menyre te zgjeruar dhe te detajuar sepse eshte nje rast qe ka shume
ngjarje brenda nje ngjarje.Kjo sepse gjate gjithe procedurave te
hetimit, marrjes ne pytje te deshmitareve dhe gjitha te tjerat qe jane
realizuar dhe sjane realizuar nga personat kompetent kane pasur
rendesi sepse kane ndryshuar rrjedhen e rastit dhe e kane finalizuar
ne spjegim deri ne nje pike.
Ne kete rast mendoj qe ka qene e nevojshme nje aktgjykim i tille per
nga zgjerimi i saj sepse bene qe personi qe nuk ka dijeni per nje rast
te tille te informohet per te gjitha ne ate aktgjykim.

Une e kam lexuar edhe aktakuzen e prokurores se pare Sahide Gashi


qe me ka bere ti qartsoje mendimet e mija edhe me shume.
Si perfundim i gjithe kesaj mua nuk me bind ky aktgjykim sepse
mendoj qe ka pasur shume parregullsi dhe ndryshime te bera ne
deklarata,pastaj ka pasur shkelje te zyrtareve policore ne punen e tyre
qe eshte e palejueshme sidomos per persona te tille qe supozohet te
jene profesionist ne punen e tyre.Mendoj qe gjykata ka heshtur ndaj
shume provave qe e kane beret te qarte qe diqka nuk eshte ne rregull
sidomos kur ne dore e kane pasur nje nga provat kryesore siq eshte
video-incizimi ku ka ndodhur vrasja.
Pra sipas mendimit tim mendoj qe eshte veper penale vrasje e rende.

Rasti eshte ende ne shqyrtim dhe tani ne fund te muajit Maj 2023 do
mbahet seanca gjyqesore prap per zgjidhjen e ketij rasti dhe shpresoj
qe do merret verdikti final duke sjellur drejtesi.

VALZA VLLASALIU
2023

You might also like