You are on page 1of 11

1

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË KRUJË

ws
KËRKESË

PËR CAKTIMIN E MASËS SË SIGURIMIT

Ne PARA: GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË


KRUJË

Në Krujë, më 29.09.2018.
Unë Mirela KAPO, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës
së Parë Krujë, pasi studiova materialet e procedimit penal Nr.372 të vitit 2018
KONSTATOVA:
a
Se më datë 23.07.2018 nga ana e Komisariatit të Policisë Krujë janë
përcjellë materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Rexhep Rraja. Lidhur me
Or

këtë fakt kjo Prokurori ka rregjistruar procedimin penal në ngarkim të të


hetuarit Rexhep Rraja për veprën penale të “Përndjekjes” parashikuar nga neni
121/a i K.Penal.
Nga aktet e administruara në procedimin penal rezulton se:
Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me
viktimën Xhisiela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën
Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje
2

dashurie.
Konkretisht Shtetasja Xhisiela Maloku me banim në komunën Nikël të
qytetit të Krujës, fillimisht në datën 21.07.2018, pranë komisariatit numër tre
të qytetit të Tiranës, ka kallëzuar faktin se në mënyrë të përsëritur, në episode
të përsëritura dhe prej një viti përndiqet nga ana e shtetasit Rexhep Rraja.

ws
Në datën 21.07.2018 përpara of.pol,.gjyq në stacionin e Fushë –
Krujës shtetasja Xhisiela Maloku është shprehur se ka ardhur pranë këtyre
ambienteve me qëllim që të tërheqë kallëzimin e bërë pranë komisariatit nr. Tre
Tiranë pasi gjithcka është bërë për motive xhelozie.
Po në datën 21.07.2018 sikundër rezulton nga aktet e procedimit penal
nr.371 të vitit 2018 në ngarkim të oficerit të policisë gjyqësore Gentian Citozi
është rregjistruar procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni
Ne
248 atë të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me veprimet e paligjshme dhe
trajtimin prefrencial në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja. Gjithashtu
rezulton se faktet e referuara nga ana e oficerit të policisë gjyqësore janë
referuar në mënyrë të cunguar me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të
shtetasit Rexhep Rraja.
E ripyetur lidhur faktin penal, në datën 23.07.2018 viktima Xhisiela
Maloku shprehet se në vazhdimësi përndiqet nga ana e shtetasit nën hetim
Rexhep Rraja dhe se në datën 19.07.2018 pasi është telefonuar nga ana e te
hetuarit në mënyrë konsistente dhe janë takuar në vendin e quajtur “hotel
a
Boci” me vendodhje në rrugën e Rinasit, hotel në të cilën i hetuari ka
kërcënuar me armë, i ka thyer telefonin vajzës1….sapo janë futur në dhomë
përsoni i hetuar ka filluar të ushtroj dhunë duke e goditur me shkelma, i ka
Or

fikur cigaren në trup duke i thënë “trego ku do shkosh se do të të


vras..ketu”.Shkak për këtë është bërë një sms dërguar viktimës nga rrethi
shoqëror i saj, konkretisht nga shtetasja Suela Zela.2, këto kërcënime i hetuari
i ka vazhduar për 15 (pesëmbëdhjetë minuta) duke i thënë viktimës “nuk do të
të vras, do të të plagos..dua të vuash e jo të vdesesh direkt..” Në datën
1Fakt i cili mbështetet nga procesverbali I sekuestrimit të telefonit cellular të tipit Iphon I datës 30.07.2018.
2Vertetësia e këtij fakti mbështetet dhe nga këqyrja e tabulateve telefonike të numrit telefonik cellular në
përdorim të shtetases Xhisiela Maloku, numër telefonik 067…..
3

20.07.2018 viktima është paraqitur pranë komisariatit nr. tre të qytetit të


Tiranës me qëllim paraqitjen e ankimit…Po në datën 20.07.2018 viktima dhe i
hetuari janë takuar me njeri tjetrin dhe i hetuari i ka kërkuar të falur duke ju
lutur. Viktima është shprehur në mënyrë eksplicite se … “Mu duk shume i
penduar dhe vendosa ti jap një mundësi tjeter…në një moment kur i thashë do

ws
shkoj në polici ai u friksua dhe me kerkoi të mos të bëja dicka të tillë…”
Më pas viktima në datën 23.07.2018 është paraqitur në Stacionin e
Policisë Fushë Krujë dhe brenda është hasur me të hetuarin.
Madje dhe brenda komisariatit të policisë në stacionin e Fushë Krujës,
viktima parashtron faktin se “shtetasi Rexhep Rraja u orvat të më dhunonte..”
Sikundër shprehet viktima në vijim të deklarimeve të saj, Oficeri i
policisë gjyqësore Gentjan Citozi ka shkruar gjera të cilat viktimës i janë
Ne
servirur të mirëqëna me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të autorit të
dyshuar. Dhe lidhur me këtë paligjshmëri ka shprehur pakënaqësitë e saj në
rrugë ligjore pranë Sh.C.B.A Durrës.
Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të paanshëm dhe objektiv janë
marë të dhëna në dobi të hetimit nga viktima në datën 30.07.2018 ku ndër
të tjerash kjo e fundit shprehet se ..”në datën 19.07.2018 është ushtruar dhunë
ndaj saj në vendin e quajtur hotel Boci..pavarësisht se ka qëndruar në hotel nuk
ka kryer marrëdheni seksuale me të hetuarin.. më pas dola unë e para dhe ai
erdhi më pas duke më përqafuar dhe duke më bërë lajka…shqetësimet e mia ja
a
kam shprehur edhe rrethit shoqëror…në fillim të vitit 2018 kemi bërë një
deklaratë pranë inspektorit të zonës së Fushë Krujës se jam sqaruar me
shtetasin Rexhep Rraja, kjo gjë ka ardhur si pasojë e një kontradite që kemi
Or

pasur.””
Nga një hetim i thelluar, rezulton se në fashikullin hetimor në datën
28.09.2018 është administruar një deklaratë pajtimi mes shtetaseve Anida
Maloku (motra e viktimës) , Xhisiela Maloku (viktima) dhe shtetasit të hetuar
Rexhep Rraja. Në deklarim shprehet se palët kanë parakaluar me mjetet e tyre
dhe gjatë një manovre të gabuar të mjetit janë konfliktuar por më pas cdo gjë
4

është sqaruar. Kjo deklaratë rezulton të jëtë e fillim vitit 2017.


Gjithashtu viktima shprehet se lidhur me dhunën e ushtruar nga ana e
të hetuarit përpara muajit korrik të vitit 2018 nuk disponon foto apo nuk ka
marë ndihmë të kualifikuar ligjore.Gjithashtu viktima është kanosur edhe
nëpërmjet rrjetit social Instagram nga ana e të hetuarit me një adresë profili

ws
false në datën 22.07.2018. Komunikimet telefonik me të hehtuarin i ka
mbajtur nga numri i saj i telefonit 067.666.11.93 por i hetuari e ka telefonuar
përherë me numra telefonik anonim.
Gjatë këqyrjes së këtij rrjeti social nuk është evidentuar një fakt i tillë
dhe lidhur me sa më sipër viktima shprehet se duke qenë se profili ishte
anonim cdo gjë shuhet automatikisht.
Me qëllim verifikimin e pretendimeve të kallëzueses lidhur më dhunën e
Ne
ushtruar përkundrejt personit të saj pranë ambienteve të hotel “Bocit”, në
datën 26.07.2018 janë marë të dhëna në dobi të hetimit nga ana e punonjësit
të recepsionit të këtij hoteli i cili shprehet se nuk ka dijeni pasi ska qenë në
hotel deklaruesi.
Referuar procesverbalit të këqrjeve të pamjeve filmike (marë nga
of.po.gjyq. Emiljano Nuhu) saktësohet se orari i pamjeve filmike përkon me
orarin real. Nga këto pamje filmike shfaqet vetëm dalja nga ambientet e hotelit
të viktimës dhe autorit të dyshuar ku mbështet deklarimet e viktimës sipas së
cilës në fillim del viktima dhe më pas autori i dyshuar dhe shfaqet gjithashtu
a
fakti se palët përqafohen me njeri tjetrin ( cka përligj dhe mbështet deklarimet
e viktimës se ajo është mikluar nga ana e të dyshuarit me qëllim që të mos
shkoj në organet ligjzbatuese.) Konkretisht në kamera personat me interés për
Or

hetimin shfaqen gjatë orës 18.00 dëri në datën 18.29.33 të datës 19.07.2018.
Me qëllim përcaktimin e dëmtimeve në trupin e viktimës, në datën
27.09.2018 është administruar akti mjeko-ligjor sipas së cilit :
1.Në trupin e shettases Xhisiela Maloku u konstatuar një dërmishtje në
shpatullën e djathtë, dy dërmishje në pjesën anësore të kofshës së djathtë,
ekimoza në pulpën dhe kërcirin e këmbës së majtë me lokalizim dhe
5

karaktersistikat e përshkruar në akt.


2.Dërmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat e vërejtura në pulpën
dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar nga mjeti mbretës. Dy dërmishtjet e
vërejtura në kofshën e djathtë janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termik
sic mund të jetë edhe cigarja.

ws
3. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin
për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën dëri në nëntë
ditë.
Është e vërtetë fakti se gjatë deklarimit të datës 23.07.2018, viktima
referon faktin se cigarja në trupin e saj është shuar nga i hetuari në kofshën e
djathtë cka gjen unison edhe në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor si më sipër.
Më qëllim vjeljen e të dhënave me interés për hetimin është pyetur rrethi
Ne
familjar dhe shoqëror i viktimës ku shtetasja Anida Maloku (motra e viktimës)
shpreht ndër të tjerash se ..motra e saj më të heturin janë lidhur qysh prej
shtatë vitesh por prej një viti cifti zihet dhe ripajtohet pas debateve të shumta
mes tyre, por ndarja përfundimtare e tyre ka qenë në muajin korrik të vitit
2018.Në po këtë muaj motra e viktimës ka konstatuar shenjë dhunë të lehta në
trupin e Xhisielës. Konkretisht në mënyrë eksplicite deklaruesja shprehet se
“them..shenja të lehta pasi as nëna e saj nuk i ka kuptuar këto shenja..” Motra i
është shprehur se ishte konfliktuar me të dyshuarin por fakti i që ky i fundit
ka ushtruar dhunë ndaj viktimës motra e saj e ka marë vesh vetëm në fund të
a
muajit korrik teksa ka shoqëruar motrën e saj për në komisariatin e
Krujës.Gjithashtu vetë motra i është shprehur se nuk është përdhunuar nga
ana e të hetuarit por më tepër nuk i konfidonte motrës së saj Anidës.
Or

Më anë të procesverbalit të datës 28.09.2018 Valbona Maloku (e ëma e


viktës) parashtron se “…unë me vajzën nuk komunikojmë me njera tjetrën, nga
mediat mora vesh se ka një djalë..nuk kam konstatuar asnjë shenjë
dhune..vajza nuk më ka shprehur asnjë shqetësimin…”
Kontakti shoqëror i viktimës shtetasja Eriselda Seferi në datën
28.09.2018 shprehet se Xhiseila i ishte shprehur se është konfliktuar më
6

Rexhepin me të cilin prej kohësh kanë lidhje intime por viktima nuk i është
shprehur lidhur me dhunë të ushtruar.
Shtetasja Suada Zela për të cilën viktima pretendon se qysh në krye të
herës ka dijeni dhe e ka shoqëruar në ambientet e hotel Boci , shprehet se
Xhisielën e ka shoqëruar për në komisariatin e Fushë Krujës dhe ajo i ka

ws
treguar lidhur me mosmarrëveshjet që ka pasar me të dashurin e saj, të
dyshuarin Rexhep Rraja por nuk i është shprehur për asnjë episod dhune.
Ndodhur në kushtet kur mes thënieve të viktimës dhe deklarueses
Suada Zela ka mospërputhje lidhur me dijeninë e episodit të dhunës ushtruar
pranë ambienteve të hotel “Boci” në datën 29.09.2018 janë ballafaquar thëniet
mes shtetaseve Suada Zela dhe Xhisiela Maloku. Referuar procesverbalit
përkatës rezulton se viktima shprehet se .”.Suada nuk ka dijeni për dhunën e
Ne
ushtruar nga Rexhepi përkundrejt meje”.
Me qëllim kryerjen e një hetimi holistik dhe të gjithanshëm në datën
29.09.2018 është ripyetur viktima e cila shprehet se “…. Une jam njohur me
shtetasin Rexhep Rraja ne vitin 2012 dhe i kam prishur mardhenjet me te ne
vitin 2017. Kjo prishje e lidhjes tona ka qene kerkese e Rexhepit fillimisht ne
maujin Maj 2017. Prishja perfundimtare mes nesh ka qene ne muajin Korrik
2018, kohe kur une kam bere kallezim ne polici ndaj Rexhepit....Perndjekja nga
ana e shtetasit Rexhep Rraja perkundrejt meje ka filluar ne muajin Korrik 2017
duke me ndaluar ne rruge, duke me dale perpara rruge dhe duke me telefonuar
a
here pas here me numer te fshehur, duke me detyruar qe une te qendroja me te
dhe me asnje tjeter. Pavaresisht se une i kam thene qe nuk doja te vazhdoja
lidhjen me te, por une jam kthyer perseri tek ai dhe per shkak te frikes dhe per
Or

shkak te deshires time. Sikunder e theksova me siper ndarja ime perfundimtare


me te ka qene ne muajin Korrik 2018. Pas ndarjes perfundimtare ne muajin
Korrik 2018, nga ana e Rexhep Rraja nuk kam pasur asnje shqetesim, ndersa
sikur e theksova me siper, pas ndarjeve kalimtare ai gjithmone me dilte ne rruge
dhe me detyronte te kthehesha me të. ----Lidhur me deklaraten e leshuar nga
shtetasi Rexhep Rraja une po njihem vetem ne keto momente, nuk eshte e vertete
7

qe jemi ngaterruar per pune makinash, por e verteta qendron ndryshe. Mua me
ka marre ne telefon Rexhepi dhe me ka pyetur se ku je, dhe une i jam pergjigjur
se jam ne Qafshtame me motren. Nga telefonata qe kisha me Rexhepin, ai filloi te
me bertiste ne telefon dhe ai ka ardhur me maknen e tij tip Audi A6 me targa
AA666PG, i cili na ka ndalur ne rruge dhe u konfliktuam me fjale. Motra ime u

ws
frikesuara dhe ka thirrur policine ne telefon duke qene se Rexhepi komunikonte
me tone te larta dhe jemi shtyre me njeri tjetrin. Policia erdhi dhe kete deklarate
une e kam nenshkruar me vullnetin tim te lire, por nuk jam ne dijeni te
deklarates se leshuar nga Rexhep Rraja me te cilen u njoha sot.... Shtetasi
Rexhep Rraja eshte konsumues i cigares, konkretisht ai pin duhan Malboro
Greke.-- Me daten 20.07.2018 shtetasi Rexhep Rraja me ka telefonuar nga numri
i shtetasit Ramazan Rraja qe eshte 0697777474 dhe me ka thene qe te terheq
Ne
denoncimin. Dua te them qe ne kete dite ai me eshte lutur nga telefoni qe une te
terhiqja denoncimin. Shtetasi Rexhep Rraja me ka telefonuar me numer te
fshehur.-------- Kur une kam bere kallezimin ne Tirane, jam telefonuar nga
shtetasi Ramazan Rraja per ta takuar, por gjithashtu nga ky numer telefoni me
ka telefonuar disa here edhe Xheni...Dua te sqaroj se rrjeti social Istagram
egziston si opsion qe personi qe te shkruan , ne rast se te ben “Bllok”, biseda
fshihet automatikisht. Gjithashtu dua te shtoj se nuk kam patur shqetesime ne
profilin tim facebook, apo mesazhe te karakterit kercenues...pavaresisht
mbrojtjes qe me ka ofruar prokurorja e çeshtjes, nuk kam pranuar dhe nuk
a
pranoj pasi nuk ndihem e kercenenuar dhe nuk kam nevoje per mbrojtje.
Referuar aktit të ekspertimit teknik nr. 10100 datë 26.09.2018 me
qëllim evidentimin e sms-ve të shkruara apo në rrjete sociale me vlerë për
Or

hetimin, referohet se :ekzaminimi i tij nuk mund të kryhet për shkak të


programeve ekzistuese te cilat nuk anashkalojnë kodin e sigurise. Por në
këtë akt konfirmohet fakti i pretenduar nga kallëzuesja se celulari është i
dëmtuar.
Në datën 29.09.2018 është këqyrur aparati telefonik që e dëmtuara
disponon pas muajit korrik të vitit 2018 prej së cilit nuk rezulton asgjë në
8

interés të hetimit.
I pyetur lidhur me faktin penal i hetuari është shprehur se gjthcka është
produkt i një sajese të ish të dashurës së tij, shtetases Xhisiela Maloku me
qëllim që të hakmerret për lidhjen e saj të dashurisë.
I ripyetur më datë 29.09.2018 i hetuari parashtron në mënyrë eksplicite se

ws
“Deklaroj se nuk kam ushtruar aspak dhune ndaj saj. Persa i perket dites qe
pretendon se une e kam takuar, jemi takuar miqesisht dhe nuk kam pas asnje
lloj mardhenje me te. Gjithashtu deklaroj se une nuk mbaj arme zjarri dhe
s’kam...Me shtetesen Xhisiela Maloku jam njohur para disa vitesh, nuk e mbaj
mend saktesisht dhe para nje viti e gjysem i kam shkeputur mardhenjet me te.
Lidhur me deklaraten e pajtimit të vitit 2017... Po eshte e vertete, pasi ishte nje
automjet qe une nuk e njihja ne rrugen e Qafshtames, bente manovrime ne rruge
Ne
duke me rrezikuar mua jeten. Ngaqe nuk njoha automjetin, debatova nga
automjeti ne automjet dhe pashe qe ne timon ishte Anida Maloku bashke me te
motren Xhisiela Malokun. Pasi vajzat kishin njoftuar policine lidhur me debatin
per rrugen, aty erdhi policia dhe pasi na shoqeroi ne polici, kemi nenshkruar kete
deklarate....nuk eshte e vertete qe une ta kem telefonuar me numra tjere telefoni,
por kam biseduar me Xhisielen dhe me numra tjere te afermve te mije, pasi ajo
merrte vete dhe kerkonte qe te dilja une ne telefon. Ndresa me date 21.07.2018
une nuk e kam telefonuar shtetasen Xhisiela.Pasi u njoha me aktin e ekspertimit
mjeko-ligjor dua te them se une nuk kam lidhje fare me keto demtime dhe nuk di
a
se ku mund ti kete marre ato.
Nga këqyrja e tabulateve telefonike, rezulton se në datën 19.07.2018
(ditën e ngjarjes) viktimën e mësazhon kontakti shoqëror i saj Suada Zela në
Or

orën 05.54 dhe qelizat e viktimës shënojnë zonën që mbulon Rinasin. Kjo
konfirmon pretendimet e viktimës që ka qenë në zonën e Rinasit dhe që shkak i
dhunës së ushtruar nga ana e të hetuarit ka qenë sms i ardhur nga shoqja e
saj Suada. Por viktima nuk ka kontakte telefonike me numrat e telefonit të të
hetuarit.
E pyetur lidhur me këtë fakt ajo shprehet se i hetuari e ka marë disa
9

herë në telefon (krahas mënyrës anonime) dhe nëpërmjet numrit të tekefonit në


përdorim të shtetasit Ramazan Rraja ( cka konfirmohet nga këqyrja e
tabulateve telefonike.
Gjithashtu në datën 29.09.2018, janë interceptuar bisedat e zhvilluara
në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Krujë ndërmjet

ws
te hetuarit dhe viktimës dhe viktimës dhe shtetases Suada Zela.
Rezulton e provuar se i hetuari Rrexhep Rraja, me të cilin ka pasur lidhje
dashurore e dëmtuara / viktima Xhisiela Maloku, me qëllim krijimin e gjendjes
së frikës dhe ankthit, duke e detyruar të dëmtuarën që të mos ti japi fund
lidhjes së dashurisë që kanë patur ka pasar më parë, në mënyrë të përsëritur
dhe sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj shtetases Xhisiela
Maloku (fakt i cili konfirmohet nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor dhe këqyrja
Ne
fizike e shtetases së dëmtuar)
Përsa më sipër, është e nevojshme që ndaj shtetasit Rexhep Rraja të
caktohet një masë sigurimi personal duke qenë se ekziston rreziku që të prishi
provat dhe rreziku i ikjes.
Në nenin 228 të Kodit të Proçedurës Penale përcaktohet se: “Askush nuk
mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij
nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova.”
Mbështetur në këtë përcaktim ligjor arsyetojmë se, ndaj shtetasit Rexhep
Rraja janë duke u zhvilluar hetime si autor i kryerjes së veprës penale të
a
“Përndjekjes”, parashikuar nga neni 121/a/2 të K.Penal
Ndaj shtetasi Rexhep Rraja ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas
është autori i kryerjes së veprës penale për të cilën hetohet. Ky fakt mbështetet
Or

në aktet e administruara në fashikullin hetimor.


Ndërsa, në pikën 2 të nenit 228 të Kodit të Proçedurës Penale
përcaktohet se: “Asnjë masë nuk mund të zbatohet kur ka shkaqe
padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale.” Mbështetur në këtë
përcaktim ligjor, deri në këtë moment nuk rezultojnë shkaqe padënueshmërie
ose shuarje të veprës penale për të cilën hetohet shtetasi Rexhep Rraja.
10

Në pikën 3, po të nenit 228 të Kodit të Proçedurës Penale përcaktohet se:


”Masat e sigurimit personal vendosen: a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme
që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës; b) kur i pandehuri është
larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet.”
Mbështetur në këto përcaktime ligjore, është e nevojshme që ndaj këtij

ws
shtetasi të caktohet masa e sigurimit personal.
Në nenin 229 të Kodit të Proçedurës Penale theksohet se: “1. Në caktimin
e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej
tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2.
Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që
parashikohet për veprën penale konkrete.”
Ndërsa, në nenin 230 të Kodit të Proçedurës Penale theksohet se: “1.
Ne
Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e
papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të
pandehurit.”
Mbështetur në këto dy përcaktime ligjore arsyestojmë se, vepra penale
për të cilën hetohet shtetasi Rexhep Rraja parashikon si masë dënimi vetëm
burgim.
Për këto arsye, duke qenë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e
përcaktuara në nenet 228, 229, 230, 232 pika 1 gërma “dh” 244/1 të Kodit të
Procedurës Penale
a
KËRKOJ :
Or

1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238


i Kodit të Proçedurës Penale, ndaj personit në hetim
2. Rexhep Rraja, i biri i Rrahman-it dhe i Shkendijes, i datelindjes 19.04.1994
lidnur dhe banues ne fshatin Zeze, Njesia Administrative Nikel, Bashkia Kruje,
kombësia shqipetare, shtetësia shqipetare, arsimi i mesem, gjendja familjare
beqare, nr. cel. 0676148242, e pa denuar me pare, identifikuar me karte ID
11

Nr.J40419017Ë i padënuar më parë si person i dyshuar për kryerjen e veprës


penale të “Përndjekjes”, parashikuar nga neni 121/a/2 të K.Penal.
3. Ju paraqesim aktet hetimore që provojnë dyshimin e arsyeshëm:
· Vendim për regjistrimin e proçedimit penal Nr.372/2018
· Proçesverbal i këqyrjes së shtetase Xhisiela Maloku, (shoqëruar me fotografitë

ws
përkatëse)
· Akti i ekspertimit mjeko ligjor datë 27.09.2018.
· Procesverbali për marjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën
penale, shtetasja Xhisiela Maloku, Suada Zela, Valbona Maloku etj.
· Akti i ekspertimit teknik.
· Autorizimi për përgjim ambiental.
Ne
· Si dhe aktet e tjera bashkëngjitur kërkesës.

PROKURORI I ÇËSHTJES
Mirela KAPO
a
Or

You might also like