You are on page 1of 2

TOPOLOGJITE E RRJETAVE KOMPJUTERIKE

Fizike Logjike

Topologjite e thjeshta fizike Nje topologji fizike eshte nje paraqitje fizike apo figurim i nyjeve te nje rrjeti Paraqet nje rrjet nga ana e jashtme Nuk i specifikon tipet e pajisjeve te perdorura Nuk specifikon metodat e lidhjes dhe as adresat ne rrjet Topologjite fizike jane te ndara ne tre forma te ndryshme: Bus-i , unaza, ylli Keto forma mund te perzihen per te formuar nje topologji hibride

Zgjedhja e topologjise Duhet te behet para se te implementohet nje rrjet Mund te ndikoje ne menyren se si mund te jete e kabluar ndrtesa Mund te ndikoje ne zgjedhjen e pajisjeve te rrjetit

Topologjia Bus
Kjo topologji konsiston ne nje lidhje te vetme kabllore qe lidh te gjitha nyjet ne nje rrjet pa ndermjetesine e ndonje pajisjeje lidhese Kablli i vetem quhet BUS dhe mund te suportoje vetem nje kanal per komunikimin, dhe si rezultat kapaciteti total i Bus-it perpjestohet ne cdo nyje. Shumica e topologjive BUS perdorin kabllin koaksial ( Thinnet apo Thicknet) si percjelles transmetimi. Nje topologji BUS mund te konsiderohet si nje topologji Peer-to-Peer sepse cdo pajisje ne rrjet eshte pergjegjese per te transmetuar te dhenat nga nje pike ne nj tjetr. Cdo nyje pasive ne nje rrjet BUS pret per te dhena qe jane drejtuar per tek ajo nyje. Kur nje nyje do te transmetoje te dhena ne nje nyje tjeter ajo shperndan ( broadcast) nje sinjal ne te gjithe rrjetin per te informuar te gjitha nyjet qe ka filluar transmetimin e te dhenave. Vetem nyja destinacion merr te dhenat e transmetuara. Nyjet e tjera e injorojne mesazhin. Ne fund te cdo rrjeti BUS vendosen kufizues qe jane rezistenca 50ohm dhe qe sherbejne per te ndaluar sinjalin pasi arrin ne fundin e percjellesit. Pa keto pajisje sinjalet ne nje rrjet te tille do te transmetoheshin pambarimisht ndermjet dy fundeve te nje rrjeti. Ky fenomen njihet si kercim sinjali (Singnal Bounce). Topologjite BUS nuk eshte se perdoren shume sepse kane shume disavantazhe edhe pse kane nje kosto te ulet. Per cdo nyje qe mund te shtohet performanca bie.Per shkak te limitimeve te sinjalit, aq me shume nyje te vendosen ne rrjet aq me ngadale do te transmetoje rrjeti. Ne rrjetet BUS eshte e veshtire te identifikohet se ku qendron problemi. Gabimet mund te ndodhin ne cdo nyje te rrjetit por tek ana marrese eshte e mundur qe vetem te raportohet qe ka ndodhur nje gabim dhe jo me teper. Eshte shume e veshtire te gjendet burimi i gabimit sepse transmetimi i te dhenave nga nje nyje ne nje nyje tjeter nuk mund te gjurmohet. Pra nyjet nuk mbajme mend asgje mbi te dhenat pasi ato i transmetojne ato. Nje disavantazh thelbesor eshte se rrjetet BUS nuk jane shume tolerant ndaj gabimeve sepse nje shkeputje apo nje defekt ne BUS mund te ndikoje ne te gjithe rrjetin. Perfundimisht arrijme ne perfundimin se nje topologji te paster BUS nuk eshte mire te perdoret ne implementimin e nje rrjeti funksional.

Topologjia Unaze (Ring)


Ne nje topologji Unaza cdo nyje lidhet me dy nyjet fqinje duke formuar ne te gjithe rrjetin nje forme te rrumbullaket Te dhenat transmetohen ne drejtim te akrepave te ores, vetem ne nje drejtim rreth unazes Cdo nyje pranon dhe i pergjigjet paketave qe jane te adresuara per kete nyje. Meqenese unaza nuk ka funde dhe meqenese te dhenat ndalojne ne nyjen destinacion, rrjetet UNAZE nuk kane nevoje per kufizues.

Ne te shumten e rasteve keto rrjete perdorin kabllim Twisted Pair ose Fiber Optike. Nje menyre e kalimit te te dhenave eshte nepermjet kalimit te tallonit. Nje paket 3Byteshe qe quhet tallon(token) transmetohet nga nje nyje tek nje tjeter perreth unazes. Ne qofte se nje kompjuter ne unaze ka informacion per te transmetuar ai duhet te marre kete tallon, ti shtoje informacion kontrolli dhe te dhena dhe gjithashtu dhe adresen e nyjes destinacion duke transformuar keshtu tallonin ne nje kornize te dhenash. Pastaj e hedh perseri tallonin ne unaze per tek nyja tjater. Talloni tani ne forme kornize me te dhena qarkullon perreth unazes derisa te arrije destinacionin e dhene. Nyja destinacion e merr tallonin dhe kthen nje mesazh pranimi(marrjeje) nyjes derguese. Pasi nyja derguese merr kete mesazh ajo gjeneron nje tallon te ri te lire dhe e leshon ne rrjet qe te kapet nga nyjet qe duan te transmetojne informacion. Kjo do te thote qe vetem nje nyje transmeton ne nje kohe te dhene. Perderisa cdo nyje merr pjese ne kalimin e tallonit edhe kur ajo nuk eshte as nyje derguese dhe as nyje marrese,kjo arkitekture njihet me emrin topologji aktive. Cdo nyje sherben si perserites per transmetimin. E meta per kete topologji eshte se nje keqfunksionim i nje nyjeje ne rrjet mund te sjelle c`aktivizimin e rrjetit. Dhe ashtu si tek topologjia BUS, sa me shume te rritet numri i nyjeve ne rrjet aq me shume rritet dhe koha e pergjigjes, Prandaj topologjite Unaze nuk perdoren pa ndonje kombinim me topologjite e tjera.

Topologjia Yll
Ne nje topologji yll , cdo nyje ne rrjet eshte e lidhur nepermjet nje pajisjeje qendrore si nje nyje HUB Topologjite Yll jane zakonisht te ndertuara me kabllim Twisted Pair ose me Fiber Optike. Cdo kabell ne nje rrjet Yll lidh vetem dy pajisje, keshtu nje problem kabllimi mund te ndikoje ne maksimumi dy pajisje. Pajisjet transmetojne te dhenat per tek nyja HUB e cila pastaj ritransmeton sinjalin ne segmentin e rrjetit qe mban nyjen destinacion. Kjo topologji kerkon me shume kabllim sesa topologjite BUS dhe UNAZE, dhe gjithashtu me shume konfigurim. Meqenese cdo nyje eshte e lidhur vecanarisht me pajisjen qendrore, kjo lloj topologjie eshte me tolerante ndaj gabimeve. Nje keqfunksionim ne kabllim apo ne ndonje nyje nuk mund ta c`aktivizoje te gjithe rrjetin. Nje deshtim ne nyjen qendrore mund te beje qe te bjere nje segment LAN Meqenese keto topologji perfshijne nje pike qendrore lidhjeje, rrjetet YLL kane lehtesira: ne levizjen e tyre ne izolimin apo nderlidhjen e tyre me rrjetet e tjere ato jane te shkallezueshem. Per keto arsye dhe meqenese jane shume tolerant ndaj gabimeve kjo topologji eshte bere konfigurimi ne popullor i perdorshem ne LAN-et bashkohore Rrjetet e thjeshte YLL zakonisht lidhen me rrjetet e tjere mepermjet nyjeve HUB dhe nyjeve TRANSFERUESE (Switch) per te formuar topologji gjithnje e me komplekse

You might also like