You are on page 1of 21

1

Agresiviteti Njerëzor dhe Psikologjia Ligjore (Kriminologjia-Psikologjia


sociale-stigmatizimi)
Teoritë kriminologjike të sjelljes kriminale. Disa kuptime bazë rreth
agresivitetit. Agresiviteti, stigmat dhe dhuna në shoqëri.

1. Teoritë kriminologjike Të sjelljes kriminale.

Gjatë gjithë historisë së shoqërisë njerëzore ka pasur një vëmendje të veçantë dhe
çështja e formimit të natyrës apo shfaqjes së sjelljes kriminale në qeniet humane.
Kështu, ndonëse ende psikologji e viktimave mund të mos jetë një fushë e
eksplouar sa dhe si duhet, përkundrazi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për
psikologjinë e krimit. Ndër shekuj njerëzit janë përpjekur të kuptojnë si funksionin
një “mendje kriminale”, ç‘e bën njeriun kriminel, a ka kriminaliteti ndonjë shkak të
veçantë dhe nëse po, a mundet që ky shkak të eliminohet dhe, për pasojë,
kriminaliteti të parandalohet? Shohim në vazhdim pesë shpjegime teorike, që
“rreken” t’u japin një lloj përgjigje pyetjeve të mësipërme:

Së pari shohim pozitivizimin biologjik. Gjatë shek. 19 ekzistonte ideja se


kriminaliteti ishte diçka thelbësore në natyrën e individëve të caktuar, pra ai nuk
ishte rezultat i faktorëve socialë ose pabarazisë sociale, por, posaçërisht, produkt i
inferioritetit biologjik të individit të veçantë.

Një teori e tillë u themelua nga Çezare Lombrozo, që u bë i njohur sidomos me


nocionin e “kriminelit atavistik”, të cilët përmbanin elemente që nuk kishin evoluar
siç duhet. Kjo bëri që krimineli të shihej sikur lindte i tillë, për shkak se kishte
mbetur në një stad më të hershëm zhvillimi se sa çmenduria moderne. Në fakt,
nocioni i atavizmit ishte sugjeruar më parë nga Çarl Darvini, sipas të cilit, tek një
lloj i caktuar njerëzish, disa nga dispozitat më të këqija, pa ndonjë shkak të
caktuar, shfaqeshin në hierarkinë gjenealogjike të familjes. Ato mund të jenë një
kthim mbrapa, në një stadet më të egra, nga i cili normalisht, kemi lëvizur prej disa
brezash.

Në këtë sfond teorik, Lombrozo pretendonte se kish zbuluar sekretin e


kriminalitetit. Ai besonte se karakteret atavisitike të kriminelit ishin një formë që
mund të njihej mbi bazën e disa karakteristikave të veçanta, ku mes të tjerash ai
përfshinte daljen anormale të dhëmbëve, thithka të mëdha të gjoksit, gishtat e
mëdhenj të këmbëve, apo gishta të tepërt, veshë të mëdhenj, defektet në sy dhe
asimetri të tyre. Në testim e sipër Lombrozo krahasoi një grup kriminelësh të
njohur të kohës me një grup ushtarësh dhe gjeti ndryshime domethënëse në
secilën nga këto karakteristika.
2

Së bashku me darvinizmin, teoria e Lombrozos mbajti një peshë të madhe


shpjeguese për kohën, megjithëse u përball fort me kriticizmin e kohës dhe trysnisë
për të hequr dorë nga studimet e tij. Por, në përgjithësi, ideja më e përhapur për
kohën ishte se kriminaliteti përfaqësonte veçse një anomali fizike dhe biologjike,
megjithëse teoricienë të ndryshëm i janë rikthyer kësaj ideje edhe në kohët e më
vonshme. Fjala “kriminel”, në këtë vështrim përfaqësonte thjeshtë një etiketim i
vendosur për një sjellje që dilte tej “mureve” të pranimit dhe pikërisht kjo sjellje
devijante u bë objekt studimi.

Së dyti janë teoritë e personalitetit me përfaqësues kryesor Aisenk-u (Eysenck),


sipas të cilit krimi mund të shpjegohet përmes kombinimit të faktorëve biologjikë
dhe atyre individualë, të cilat, sipas tij, udhëheqin drejt paaftësisë individuale apo
dështimit të përpjekjeve për të ndjekur rregullat. Sipas Aisenk-ut ka disa tipa
personaliteti që priren drejt krimit, ai i karakterizon ata si “nurotikë ekstraversë”,
duke u përjashtuar atyre mundësinë e pranimit për të ndjekur rregullat thelbësore
të sjelljes. Ata janë impulsivë, dhe priren drejt sjelljeve antisociale. Midis tyre
veçohen psikotikët, tipar dallues i personalitetit të të cilëve është sjellja agresive
dhe jo personale, e lidhur me tendencat kriminale.

Së treti janë teoritë psikoanalitike. Kjo shkollë thekson tendencën e pavetëdijshme


të fëmijëve të motivuar nga kënaqësia e sëmundjeve dhe impulsive vet
shkatërruese. Kështu shpjegohen edhe sjelljet kriminale të të rriturve, të
trashëguara nga fëmijëria. Ideja është që fëmija, normalisht, shoqërizohet duke u
distancuar nga disa sjellje impulsive dhe në këtë proces ata bëjnë edhe zhvillimin e
subkoshiencës së tyre.

Suksesi i shoqërizimit varet nga suksesi i marrëdhënieve prind-fëmijë dhe nëse


krijohet ndonjë “çarje” mes tyre, atëherë superegoja e fëmijës mund të mos
zhvillohet plotësisht, duke mos funksionuar si duhet për kontrollin e impulsive
antisociale. Një “çarje” e tillë mund të rezultojë me mungesën e ndjenjës së fajit,
gjë që inkurajon vazhdimisht avancimin në sjelljet deviante.

Një shpjegim tjetër për sjelljet deviante, që shihet edhe si nën çështje e teorisë
psikoanaliste, sugjeron se “çarja” e lidhjes prind-fëmijë në vitet e hershme të jetës
mund të çojë në sjellje deviante të vonuara. Kështu, fëmija ruan më vonë një
paaftësi për zhvillim të marrëdhënieve të qëndrueshme, të plotësuara dhe
domethënëse. Por, një nga kritikat e saj kundërshton pretendimin e kësaj teorie,
sipas të cilit femrat kanë një zhvillim më të pakët të superegos, krahasuar me
meshkujt. Nëse kjo do ishte e vërtetë atëherë do ndodhte që femrat të kryenin më
shumë krime se meshkujt, por të dhënat kurdoherë kanë treguar të kundërtën

Së katërti teoria e të mësuarit social. Megjithëse teoritë psikosanalitike njihen për


3

përdorimin e tyre të gjerë, shpjegimet e saj rreth konflikteve të pa ndërgjegjshme


të fëmijërisë, nuk kanë rezultuar gjithnjë të suksesshëm për shpjegimin e sjelljes
kriminale. Teoria sociale e të mësuarit e identifikon këtë sjellje si një fenomen të
mësuar, ose si një dështim në procesin e shoqërizimit, që drejton sjelljen humane.
Kështu, individi që mëson sjelljet e papërshtatshme, sipas kësaj teorie, i shoqëron
këto me frikë dhe ankth, por tek e fundit, procesi i përvetësimit të sjelljes kriminale
nuk ndryshon nga të mësuarit e sjelljeve të tjera.

Kjo ilustrohet më së miri me “teorinë e shoqërizimit të diferencuar”. Ajo thekson që


sjellja kriminale është e mësuar, sidomos, gjatë shoqërizimit me njerëzit e tjerë.
Madje, pjesa më e madhe e këtij lloj të mësuari realizohet brenda grupeve të
mbyllura, ku përfshihen teknikat e orientimit kriminal jashtë këtyre mjediseve,
teknika këto që rezultojnë të efektshme në qëndrimet e specifikuara dhe ndihmojnë
në drejtim të kryerjes së veprave kriminale. Përvojat përmes të cilave mësohen
sjelljet, pra edhe ato kriminale, ose shoqërimi i diferencuar, ndryshojnë tek nga
individi në individ, si nga rëndësia dhe frekuenca e efektivitetit të tyre.

Teoria sociale e të mësuarit argumenton, gjithashtu, se karakteret që përfshihen në


sjellje kriminale kanë forcë sociale të spikatur që, jo vetëm i motivon për këto
sjellje, por prek dhe sjellje e besime të tjera. Po kështu, kjo teori vë në dukje rolin
e shpërblimit dhe dënimit, duke shfaqur konsiderata për të mësuarin përmes
imitimit ose vëzhgimit të sjelljes së të tjerëve

Së pesti biokimia dhe neurologjia. Nga fusha e biokimisë funksionojnë një numër
teorish dhe idesh të ndryshme, që përpiqe të sjellin argumente për origjinën
biokimike të sjelljes kriminale. Kërkimet e sotme, megjithëse jo në formë
përfundimtare, kanë treguar se shtysa të sjelljeve kriminale janë edhe faktorët
biokimikë dhe neurologjikë. Kushte të tilla, si alergjia ose shqetësimet neurologjike,
dietat dhe hipoglicemia, mund të konsiderohen si faktorë me ndikim në funksionin e
trurit dhe ky i fundit, me kontribute sinjifikative në sjelljet kriminale.

2. Disa kuptime bazë rreth agresivitetit.

Çdo ditë njerëzit janë të ekspozuar ndaj rrezikut të agresivitetit si viktima, apo
dëshmitarë të një dhune, qoftë dhe si dëshmitarë të asaj që servirin rëndomë
gazetat, radiot dhe TV. Sa më e bujshme të jetë ngjarja aq më shumë pyesim
veten: pse ndodhi, ç‘i shtyn këta njerëz të fyejnë, të kërcënojnë, të rrahin,
torturojnë ose vrasin tjetrin? Nuk është thjeshtë kurioziteti, por ne kërkojmë të
zbulojmë shkaqet, ngaqë mendojmë se kështu mund të kontrollojmë ose
parandalojmë sjelljet agresive. Dhe në fakt, me nuhatje ose me parandjenjë,
njerëzit janë në gjendje të dallojnë sjelljen agresive, nga ato që nuk janë të tilla.
4

Psikologët socialë janë në kërkim të një përkufizimi për agresivitetin, i cili të


mundësojë dallimin e qartë të tij nga veprimet që nuk janë agresive. Një
përkufizim i tillë që i përafrohet këtij qëllimi do i quante sjelljet agresive si veprime
që iniciohen nga qëllime paraprake për të dëmtuar ose fyer një person tjetër.
Komponentët përbërës të këtij përkufizimi, sipas Berkowirz 1981, janë veprimi-
qëllim-dëmtimi/fyerja.

Kështu, veprimi duhet sepse, bie fjala, kur dikush ndjen urrejtje ndërsa mendon
për padronin, ose fantazon si të vrasë kundërshtarin e tij, ende nuk është arritur në
nivelin e sjelljes agresive. Edhe qëllimi gjithashtu duhet të jetë prezent, sepse ne
do quajmë agresivë jo të gjithë ata që na shkaktojnë dëm, por vetëm kur kanë si
qëllim një gjë të tillë. P.sh., dentisti, ose kalimtari që na pengon pa dashje,
megjithëse na shkaktojnë dhimbje, nuk janë agresivë. Agresiviteti nuk ndodh
aksidentalisht, por gjithnjë është i qëllimshëm.

Sa për fyerjen ose dëmtimin, si element i përkufizimit më sipër, mund të themi se,
nëse të ndihmuarit e tjetrit është një veprim pro social, agresiviteti merret si
veprim antisocial, sepse e dëmton ose e fyen tjetrin. Kjo mund të përfshijë
dëmtime fizike, kur dikush sulmohet, dhunohet, ose vritet, si dhe fyerje ose
dëmtime psikologjike, kur dikush kërcënohet, izolohet ose dëbohet. Por janë dhe
reagimet e viktimave ato që ndikojnë në ndarjen e sjelljes agresive nga ajo që
s’është e tillë. Kështu, nëse dikush kënaqet nga dhimbja, atëherë ky mazohist nuk
është objekt i agresivitetit. Vetëm kur viktima përfshihet pa dëshirë në një
ndërveprim që shkakton dëmtim (dhimbje fizike ose psikike) dhe përpiqet t’u
shmanget pasojave, vetëm atëherë kemi veprime agresive ndaj tij. Në këtë
kontekst, mund të themi se veprime agresive kryhen jo vetëm ai që sulmon por
edhe personi që mbrohet ose mbron të tjerët, sepse veprime të tilla i përmbajnë të
tre elementet e sjelljes agresive.

Tipat e agresivitetit janë irritues, instrumentale, legjitime/ilegjitime dhe tipi i


dhunës. I shohim me radhë këto katër tipa: I pari, tipi irritues ka të bëjë me
rastet kur ai nxitet nga zemërimi dhe stresi, p.sh., një lojtar që po humb lojën s’e
kontrollon dot veten dhe e qëllon kundërshtarin. Kjo quhet agresivitet irritues ose
zemërim impulsiv. I dyti, instrumental, është atëherë kur lojtari vepron me qëllim
paraprak për të dëmtuar kundërshtarin, duke instrumentalizuar agresivitetin. I
treti është agresiviteti legjitim, p.sh., kur polici godet kriminelin, ose viktima
kundërvepron për t’u mbrojtur, etj., Sipas përkufizimit edhe këto janë sjellje
agresive se kanë qëllim dëmtimin E tjetrit, por janë dhe legjitime, pra të pranuara
ligjërisht, pasi kushtëzohen nga roli që kanë dhe nevoja për t’u mbrojtur nga
situata e rrezikshme. e katërta është dhuna si tip ose formë e agresivitetit që
ndryshon në vartësi të situatës. Kështu, p.sh., spektatorët shtyjnë në stadium,
nëna tërheq me forcë djalin që “i mbeten sytë” tek vitrina e dyqanit të ëmbëlsirave
5

etj. Këto janë forma të zakonshme dhune të jetës sociale, por që mbeten jashtë
“kufijve” të përkufizimit më sipër për agresivitetin.

Megjithatë, ndërveprimi social përfshin një larmi veprimesh më të dhunshme, p.sh.,


dhunën kriminale, që konsiston në kryerjen e veprimeve të dëmshme e të
paligjshme, si rrahje, dhunim, vrasje, vetëvrasje etj. Kohët e fundit opinioni i gjerë
shoqëror është bërë tepër i ndjeshëm edhe ndaj dhunës në familje, si abuzimet me
fëmijët, dhuna bashkëshortore, etj. Një formë tjetër është dhuna kolektive e kryer
nga grupe të caktuara si gangsterët, vjedhësit, etj, dhunë që, në disa raste, merr
forma të organizuara, skajore, deri në luftëra të një shteti ndaj integritetit
territorial, sovranitetit dhe pavarësisë politike të një shteti tjetër. Vëzhgimet
tregojnë se prirja e sotme në botë është rritja e numri të dhunimeve dhe krimeve.

Një pikëpamje të origjinës, historia tregon se njeriu lind dhe vdes së bashku me
agresivitetin. Llogariten rreth 5600 luftëra të zhvilluara vitet e fundit, mesatarisht
2,6 luftëra botërore në vit, me një total prej 14.500 luftërash gjatë gjithë historisë
së njerëzimit. Ndërsa nga viti 1820-1945 janë vrarë nga dhuna rreth 56 milion
njerëz.

Lind pyetja, pse njerëzit të jenë agresivë? Përgjigjet janë dhënë kryesisht në dy
mënyra: e para me përfaqësues T. Hobsin E shek XVII që argumenton se njerëzit
janë krijesa natyrore vicioze, që ai i quante “home lupus” = njeriu-ujk. Ai besonte
që ne do e vrisnim shumë shpejt njeri tjetrin nëse nuk na frenon civilizimi. e dyta,
mbështetet në teorinë e Xh. Lokut të “fabula rasa”, sipas të cilit ne lindim me një
mendje të papërpunuar, ku mund të “shkruhet” apo të futet çdo gjë. Pra, që nga
lindja, njeriu është si një pllakë dylli ku përvoja le përshtypjet e saj, pra mësohemi
të bëhemi dhe agresorë.

2.1 Teoritë mbi agresivitetin njerëzor.

Mbi bazën e këtyre dy drejtimeve filozofike janë zhvilluar edhe shumë teori për
shpjegimin e agresivitetit. Shohim, në vazhdim ato më kryesoret.

Së pari modeli psikoanalitik i Z. Frojdit. Sipas këtij modeli, tek njeriu ekziston
ndjenja e armiqësisë që buron nga forcat dinamike psikologjike, të ardhura nga
pavetëdija. Ajo është një pjesë e mendje që drejton aktivisht veprime dhe
mendime, por që mbetet e fshehur nga ndjesitë e vetëdijes. Frojdi mendonte se ka
shumë instinkte të lidhura me pavetëdije, por dy janë më të rëndësishmet: erosi &
thanatosi. I pari i shtyn njerëzit drejt kënaqësisë fizike, siç është seksi, ndërsa i
dyti, është instinkt i vdekjes që shtyn drejt shkatërrimit e dhunës.

Kështu, del që agresiviteti të jetë pasojë e një lloj armiqësie të thellë që kanë
6

njerëzit, qysh në fillimet e jetës së tyre, ndaj autoritetit. Prandaj, kur të tjerat na
thonë të bëjmë diçka, na duket se ata synojnë të na kontrollojnë dhe të na
imponohen, çka na shtyn t’u rezistojmë përmes sjelljeve agresive, ndoshta me, por
jo rrallë edhe pa vetëdije.

Forjdi e shpjegon këtë lloj armiqësie me përvojën e fëmijërisë që përfshin


marrëdhëniet me prindërit tanë (Frojd 1961). Ai i mendon impulset armiqësore me
terma hidraulike, pra agresiviteti ngjitet në pavetëdije, sikundër dhe rrymat e ujit
(ose avujve të nxehtë) në një kaldajë. Kur kjo “rrymë psikologjike” është me
tepricë, atëherë dhe presioni në sistem do rritet, duke shkaktuar çrregullime
psikologjike. Prandaj njerëzit e shëndetshëm dhe normalë e shkarkojnë këtë lloj
instinkti agresiv nëpërmjet procesit që Frojdi e quan katharsis, një rrugë e së cilës
është agresiviteti i hapur.

Shtysat agresive çlirohen sikundër çlirohen edhe energjitë seksuale të


grumbulluara, pra tensioni seksual çlirohet përmes agresivitetit në fjalë. Sipas
Frojdit, edhe sjellja agresive që rrjedh nga energjitë shkatërruese e pakëson
tensionin e krijuar. Kur ai drejtohet jashtë vetes, katharsisi përfshin dëmtime të të
tjerëve, kur orientohet ndaj vetes sjell dëmtime të saj, përmes depresionit,
vetëvrasjes, mazohizmit etj.

Por instinktet agresive mund të zhvendosen ose ridrejtohen edhe në kanale më të


pranueshme, p.sh., në nivel të pavetëdijshëm mund të jemi zemëruar me
profesorin ose shefin, por nuk e shprehim këtë armiqësi duke i sulmuar ata
verbalisht ose fizikisht. Ne e zhvendosim armiqësinë tek një person i afërt, ku nuk
humbasim shumë me anë të kësaj sjellje, si p.sh., një i dashur , babai, nëna, shoku
etj. Frojdi mendon se pa këtë zhvendosje dhe pa vetëkontroll, ne do ishin qenie
shumë më të dhunshme nga sa jemi në fakt.

Së dyti perspektiva etologjike. Frojdi i shpjegon veprimet e dhunshme me impulset


agresive të pavetëdijshme, por etologjia, një degë e biologjisë, studion posaçërisht
sjelljen e kafshëve në mjedisin e tyre natyror, duke ofruar një tjetër perspektive
interesante për shpjegimin e agresivitetit.

Kur zogjtë ndërtojnë fole, rosat ndjekin nënë e tyre, macja ha miun etj, të gjitha
këto veprojnë sipas një rregulli që kushtëzohet nga sinjalet e mjedisit.
Sipas Konrad Lorenc (1966) shumë sjellje, përfshi dhe ato agresive, janë
instiktive. Sikundër dhe Frojdi, ai mendon që instinktet e agresivitetit grumbullohen
tek njerëzit, sikundër edhe tek kafshët. Ato çlirohen kur presioni rritet shumë,
veçse janë ngacmimet e mjedisit ato që ndikojnë në këtë “çlirim energjish”, p.sh.,
dhunimi i territorit apo i shtëpisë, dëmtimi i makinës apo futja në oborrin e
shtëpisë, ndoshta do të mjaftonin për të çliruar agresivitet njerëzor.
7

Pyetja e natyrshme që lind në kontekstin e këtij shpjegimi është se pse disa kafshë
janë programuar gjenetikisht të jenë agresive? Etologët mendojë se ky është një
reagim i lartë adaptues në shumë specie. Pra, kafshët më të forta dhe më agresive,
zënë pozitën më të lartë në hierarkinë e grupit. Aftësitë e tyre për të kontrolluar
ushqimin, ujin, strehimin, territorin dhe partnerët, u shton shanset për të
mbijetuar. Gjithashtu agresiviteti parandalon dhe mbipopullimin, duke ruajtur
nivelin e rezervave natyrore të ushqimit dhe duke siguruar mbrojtjen e të vegjëlve.

Lorenc mendon se seleksionimi natyral do sillte shuarjen e të gjitha specieve


agresive, nëse ai do të ishte i dëmshëm. Por, prania tepër e shpeshtë e agresivitetit
në botën e kafshëve, dëshmon për vlerën përshtatëse të tij. Por, duke qenë shumë
i zhvilluar, agresiviteti i kafshëve nuk shkon në ekstrem, sepse kështu edhe vetë
speciet me mbijetesë më të madhe do kërcënoheshin nëse do vriteshin shumë
anëtarë të specieve të tjera më pak ose aspak agresive, të cilat janë preja e tyre.
Prandaj Lorenc propozon idenë e ekzistencës së një lloj frenimi instiktiv ndaj
vrasjes. Ai vëzhgoi që betejat më agresive në botën e kafshëve marrin fund kur
njëri prej “luftëtarëve e le atë”, apo kur jep shenja të një nënshtrimi ndaj fituesit.

Ndërsa njerëzit, përkundrazi, tentojnë ta humbasin këtë frenim instiktiv ndaj


vrasjes. Të parët tanë, ndoshta kanë qenë krijesa relativisht dëmprurëse, por ato e
humbën forcën e tyre brutale, dhëmbët e mëdhenj dhe kthetrat e forta, që u
duheshin për të vrarë. Kështu që betejat mes njerëzve primitivë rrallë përfundonin
me vdekje, prandaj frenimi instinkti i vrasjes ishte i domosdoshme për
vazhdimësinë e llojit. Mirëpo, kur njeriu zbuloi armën, aftësia për të vrarë në
distancë e zëvendësoi aftësinë për të reaguar instinktivisht ndaj ngacmuesve që
shkaktojnë agresivitet. Si pasojë, ne u bëmë kafsha e vetme që vret sistematikisht
anëtarët e tjerë të species së vet.

Së treti perspektiva socio biologjike. Kuptimi i saj mbi agresivitetin jepet përmes
një vëzhgimi klasik nga Barash 1976: “Kur mashkulli i një shpendi grabitqar
kthehet në fole dhe gjen një mashkull tjetër, pranë partneres së vet që po ngroh
vezët, si bashkëshorti xheloz, sulmon shpendin kërcënues, por sulmon edhe femrën
e vet”. Etologët kanë vështirësi për shpjegimin e këtij lloj reagimi tek shpendi-
mashkull, pasi nuk mund të specifikohet faktori mjedisor që të frenojë agresivitetin
në këtë rast.

Socio biologët ofrojnë një shpjegim tjetër, që ndërtohet sa mbi bazën e teorisë së
evolucionit të qenieve të gjalla, aq edhe mbi konceptin e mbijetesës, bazuar në
përshtatjen e individit më të fortë dhe më agresiv, ashtu sikundër e kuptonin këtë
çështje dhe etologët. Por ato ndryshojnë në konceptin e përshtatshmërisë.
8

Etologët supozojnë se kafsha e përshtatur është edhe ajo që mbijeton, ndërsa socio
biologët mendojnë se kafsha që përshtatet është ajo që trashëgon dhe gjenet e
veta tek brezat pasardhëse. Pra qëllimi final i kafshës nuk është dhe aq mbijetesa
personale, por mbijetesa e gjeneve të tyre. Suksesi shtazor në arritjen e këtij
qëllimi njihet si përshtatshmëri inkuizitive.

Pra, agresiviteti mendohet si një veprim situativisht specifik që maksimalizon


përshtatshmërinë inkuizitive të kafshës, prandaj socio biologët thonë që shpendi-
mashkull në vëzhgimin e Barash, sulmoi rivalin e vet ngaqë e shihte si kërcënim për
përshtatshmërinë e vet gjenetike. Por ai do sulmonte, siç e sulmoi, edhe femrën
vetëm nëse tradhtia e saj do kërcënonte potencialet e tij riprodhuese. Pra, nëse
incidenti do të ndodhte para se ajo të bënte vezët, sulmi do ishin intensive ngaqë
synonte të ruante femrën mos ia merrnin nga foleja, dhe nëse nuk ekzistonte
ndonjë rrezik ngaqë ajo tashmë i kish bërë vezët, atëherë mashkulli nuk do të
sulmonte.

Kështu, socio biologët refuzojnë nocionin e instinktit unik të grindjes së shfaqur


automatikisht nga sinjalet e mjedisit. Ata ngrenë hipotezën që njerëzit sillen në
mënyrë agresive në disa situata, sepse dhuna dhe armiqësia janë ato që shtyjnë
përshtatshmërinë tonë instiktive, çka duket sidomos gjatë konkurrencës, e cila
stimulon ndjeshëm agresivitetin tek njerëzit. Sipas Smith 1976, për mijëra vjet ne
kemi jetuar në grupe të vogla që gjuanim dhe mblidhnim, së bashku, ushqim. Duke
sulmuar rastësisht grupet fqinje, njerëzit fitonin territore, ushqim dhe partnerë të
tjerë. Ngaqë qeniet më agresive, zakonisht, triumfonin mbi të tjerët, agresiviteti
trajtohej si strategji e qëndrueshme evolucionare. Si pasojë, edhe njerëzit e ditëve
tona shfaqin instinktivisht veprime agresive, kur vihen në garë për rezervat me
vlerë.

Së katërti trajtimi motivacional. Supozojmë se po kalojmë një ditë me probleme,


p.sh., nuk kemi fjetur mire një natë më parë, jemi me vonesë në punë, na tërheq
vëmendjen shefi dhe gati në shtyp makina në rrugë, ndërkohë që dëgjojmë një
“lumë” të sharash nga shoferi. Në nervozizëm e sipër edhe ne shajmë dhe sillemi
në mënyrë agresive.

Psiko analistë, etologët dhe socio biologët e shpjegojnë këtë me instinktet tona
agresive, ndërsa teoricienët e motivacionit besojnë se veprimet tona, në përgjithësi
dhe ato agresivët në veçanti, nxiten nga faktorët e jashtëm-mjedisorë. Janë
problemet e ditës ato që zgjojnë motivimin ose nxitjen, që na shtyn drejt
veprimeve agresive, duke reaguar në mënyrë armiqësore.

Analizat e parë në këtë drejtim u bënë nga Dollard & Miller, që mendonin se
motivet agresive janë të ngjashme me instinktet tona biologjike, si p.sh., uria, etja,
9

etj. Kjo ngaqë ne ndërmarrim veprime armiqësore për të zvogëluar motivin tona
agresiv. Por ndërsa uria dhe etja drejtohen nga faktorë biologjikë, motivet agresive
nxiten nga faktorë socialë të jashtëm. Pra, nëse një ditë jo e vështirë nuk do na
motivonte të ishim agresivë, atëherë nuk do i shanim dhe nuk do i sulmonim të
tjerët. (Dollard etj 1939 dhe Miller 1941)

Ndërsa faktori qendror situativ që motivon agresivitetin është frustracioni. Kur


kushtet e mjedisit të jashtëm pengojnë synimet për të arritur qëllimet tona-thonë
këta autorë-atëherë do të frustrohemi. Kjo zgjon instinktin agresiv, që shprehet në
dy mënyra sjellje, ose në formën e një sulmi mbi burimin e frustrimit ose në formë
të agresivitetit të zhvendosur tek persona apo objekte të tjerë. Duke përmbledhur
këtë teoritë frustracion-agresivitetit, Dollard thotë se “…sjellja agresive gjithnjë
parakupton ekzistencën e frustracionit dhe e kundërta, ekzistenca e frustracionit
gjithnjë çon në disa forma të agresivitetit.” (1939)

Në modifikimit të kësaj hipoteze që iu bë me kohë theksohet se, jo gjithnjë dhe


domosdoshmërisht frustrimi shtyn drejt agresivitetit. Pra, ndodh që mos veprojmë
në mënyrë agresive, ngaqë mund të reagojmë edhe në mënyra të tjera, si p.sh., të
biem në depresion, të frikësohemi, ose të shmangemi. Madje, ndodh që lidhja mes
ngjarjeve të papëlqyera (frustruese) dhe agresivitetit të kushtëzohet edhe nga një
numër faktorësh të tjerë. Pra, veç pranisë së shtysave situative që përcjellin
agresivitetin, ndikon dhe niveli i përgjithshëm i ngacmushmërisë nervore, apo dhe
faktorë të tillë si dhimbjet, temperatura ekstreme, zhurmat, izolimi, mbipopullimi,
ndotja e mjedisit etj. Pra ka edhe faktorët të jashtëm pengues, me natyrë sociale,
që gjithashtu motivojnë agresivitetin.

Teoria e agresivitetin nga irritimi ose zemërimit pretendon që shumë kushte të


papëlqyeshme, përfshi dhe rrethanat kërcënuese, përbëjnë një shkak për
agresivitet. Pra, ngjarje të rrezikshme çojnë në një lloj zgjimi të lartë emocional, që
shpesh quhet zemërim. Ky shërben si motiv që shtyn për veprime të mëtejshme
agresive thotë Berkowitz 1983. Sipas tij, ngjarjet e pakëndshme, si p.sh.,
moszgjidhja e një ushtrimi, pengesat e krijuara nga subjektet e tjerë etj., zgjojnë
një gatishmëri për të reaguar agresivisht. Por, mund të jenë edhe ngacmimet
situative të pranishme para këtij zgjimi, të cilat kombinohet mes tyre dhe
shndërrohen në veprime agresive.

Masa e agresivitetit varet nga niveli i pakëndshëm i ngjarjes, si dhe nga prania e
ngacmuesve situativë. Sipas Berkowiç & Geen, subjektet e frustruar dhe të
penguar janë veçanërisht agresivë kur ngacmimet agresive janë të pranishme në
një mjedis të caktuar. Në eksperimentet e veta Berkoëiç konfirmoi efektin e armës,
si ngacmues situativ, duke argumentuar se “prania e armëve i bën njerëzit më
agresive nga sa janë normalisht, pasi u kujton atyre se mund të vrasin”.
10

Por edhe kur zgjimi ose ndjeshmëria jonë rrjedh vetëm nga faktorë që nuk kanë të
bëjnë me zemërimin dhe armiqësinë, kjo mund të “ndezë përsëri zjarrin e
agresivitetit”. Vëzhgimet kanë treguar se zhurmat e mëdha, temperaturat e larta,
drogat, apo ilaçet, ushtrimet fizike dhe pjesë të caktuara muzikore mund të shtojnë
agresivitetin. Por dhe zgjimi seksual, nganjëherë, shton agresivitetin.

Megjithatë janë dy kushte të domosdoshme që ky eksitim të shndërrohet në


ndodhi agresive: e para individi duhet të jetë i predispozuar për të kryer agresion
dhe e dyta duhet që shkaku i vërtetë i zgjimit të jetë relativisht i paqartë, i
dykuptimtë, pra mos kuptohet qartë burimi i nxitjes dhe stimulimit.
Nga Zilleneman ky proces është quajtur transferim i eksitimit.

Së pesti përmendim teorinë sociale të të mësuarit. Sipas saj, agresiviteti mësohet


nga përvoja, mbasi gjatë jetës ne shpërblehemi nëse sillemi në këtë mënyrë.
Fëmija më agresiv se të tjerët fiton lojën në garë me shokët, futbollisti i tillë, po
ashtu vlerësohet më shumë nga trajneri, kolegët dhe spektatorët. Kjo bën që
agresiviteti të shoqërohet nga një refleks i kushtëzuar, i cili ndodh më shpesh në të
ardhmen.

Ndër pskologët më të njohur të kësaj teorie përmendet Albert Bandura 1973, që


përmes konceptit të refleksit të kushtëzuar parashikonte se njeriu bëhet agresiv kur
sjellja e tij armiqësore kushtëzohet pozitivisht. Ai besonte se njeriu mund të mësojë
duke vëzhguar, prandaj dhe dy fëmijë që zihen janë një model për fëmijën e tretë
që i sheh ata. Po kështu edhe adoleshenti, para se të bëjë krim ka parë gangsterët
ose rrugaçët e tjerë të qytetit, ka parë filma, televizion etj,. Kjo e shtyn të
ndërmarrë veprime agresive, duke imituar veprimet e një personi tjetër, pra duke
modeluar veprimet armiqësore. Bandura gjeti se ne preferojmë të imitojmë më
tepër modelin që shpërblehet për agresivitetin e tij, se sa atë që dënohet për të.

Kjo teori evidentoi rolin negativ të dhunës televizive në shoqëri, sidomos për
moshat e reja. Megjithëse ka studiues që mendojnë se nuk është bindëse teoria e
të mësuarit të agresivitetit në këtë mënyrë, por eksperimentet dhe përvoja jetësore
e afirmojnë këtë gjë. Është vënë re që, në shumë raste veprimet agresive kopjohen
gati në mënyrë të përpiktë nga modeli. Kështu, statistikat tregojnë që demonstrimi
i krimeve të bujshme në TV dhe gazeta është shoqëruar me rritje të numrit të tyre
në shoqëri. Kjo tregon se media mund të stimulojë ose stimulon agresivitetin.

Argumenti bazë është se, pas dëgjuar vazhdimisht për vrasjet, aksidentet, dhunën,
rrahjen etj., të ndodhura këto në rrugë, në punë, në shtëpi, në shkollë, aq më
shumë edhe në TV, ku nuk mungojnë dhe efektet artistike, atëherë ndodh që ne të
desensibilizohemi, të humbasim ndjeshmërinë humane ndaj dhunës në jetën reale.
11

Kështu jo vetëm bëhemi më pak të predisponushëm për të ndihmuar viktimat reale,


por dhe fiziologjikisht do të nxitemi më pak. Nëse një jashtë planetar do përpiqej të
kuptonte qytetërimin tonë duke parë programet televizive dhe filmat, pa dyshim do
mendonte se ne jemi agresivë, të dhunshëm, të sëmurë, egoistë, instiktivë dhe
seksualë.

Nga studimet e kryera del se sa më shumë të shihet televizori aq më i deformuar


dhe i turbullt është perceptimi ynë për realitetin. Statistikat theksojnë, gjithashtu,
edhe për lidhje të forta mes dhunës televizive dhe agresivitetit. Banduar zbuloi se
fëmijët sillen në mënyrë më agresivë pasi kanë parë një dhunë televizive ose janë
njohur me një përshkrim gazetaresk të saj. Dhuna ne TV duket të zvogëlojë dhe
prekshmërinë (si ndjenjë) dhe ndjeshmërinë tonë ndaj dhunës reale në jetë, duke
prishur dhe corrjentuar edhe perceptimet tona për botën.

Së gjashti kemi modelet normative. Është vënë re se shpesh,e sporti dhe


agresiviteti janë pranë njëra tjetrës, ndoshta ngaqë agresiviteti në sport ose në
garat e tjerë, është një lloj norme, pra është e vijueshme dhe e lidhur logjikisht me
standardet që rregullojnë sjelljet e pjesëmarrësve në to. Norma të tilla funksionojnë
në shumë drejtime të aktivitetit jetësor, ndërsa llojet e tyre janë të larmishme në
vartësi të situatave.

Përmendim tre lloje normash kryesore, që lidhen me këtë çështje. Së pari norma
e reciprocitetit. Gjatë procesit të shoqërizimit ne përpiqemi të kontrollojmë
agresivitetin, por disa norma sociale e inkurajojnë atë, në situata të caktuara. Një
standard i tillë është norma e reciprocitetit, që parakupton grindjen “flak-për-flakë”,
ose aty për aty. Kështu, në një konflikt të zakonshëm rruga më e mirë për t’iu
kundërvënë agresivitetit, shpesh do ishte sjellja po aq agresive.
Eksperimentalisht, White & Gruber 1982 kanë zbuluar se Rruga më e lehtë për t’i
bërë njerëzit agresorë është t’u japësh një shenjë agresiviteti.

Së dyti janë norma e nevojshmërisë. Kështu, shpesh në grupe të caktuara


shoqërore agresiviteti shërben si normë grupi. P.sh., adoleshentët sillen agresivisht
për të fituar reputacion tek moshatarët, sepse kjo është normë grupi. Veprimet e
tyre u kundërvihen normave të shoqërisë, por janë në vijueshmëri dhe logjike me
normat unike të nevojshme për nëngrupet ku ata bëjnë pjesë

Së treti norma e deindividualizimit. Shpesh njerëzit sillen ndryshe nga normat


sociale. F. Zimbardo në vitin 1969 mendonte se njerëzit herë pas here humbasin
sensin e identitetit personal kur bëhen pjesë e grupit. Ai e quan këtë
deindividualizim ose zhveshje nga identiteti. Si të tillë, ata nuk veprojnë më sipas
normave sociale, por humbasin vetëkontrollin dhe vetë rregullimin. Kjo i bën të
veprojnë tepër emocionalisht, impulsivisht dhe në mënyrë jo tipike për ta. Ndodh
12

që deindividualizimi të rrisë edhe sjelljet pozitive, por zakonisht ai çon në


agresivitet, vandalizëm dhe shkatërrim. Raste të tilla janë njohur edhe në historinë
e afërt të vendit tonë.

Anonimati është një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të deindividualizimit.


Sipas Zimbardos, ne parapëlqejmë të sillemi si agresivë kur nuk mund të
identifikohemi nga të tjerët, pra dhe nuk vlerësohemi, kritikohemi, gjykohemi ose
dënohemi për sjelljet tona. Kur iu kërkua dy grupeve me studente femra, t’u jepnin
goditje ekletrike disa femrave të tjera, grupi me femra të paidentifikuara, pra të
panjohura më parë, jepte rrymë elektrike me intensitet më të lartë, konstaton
ksperimentalisht Zimbardo 1969.

Modelet e shpjegimit që ofruam nga teoritë biologjike apo ato shoqërore nuk është
se japin zgjidhje përfundimtare. Në situata të caktuara, mund të kenë interes njëra
ose tjetra, por në përgjithësi, agresiviteti do interpretohej saktë nëse do merreshin
parasysh dy faktorët, si ato biologjike dhe ato sociale. Prandaj shpjegimet e teorive
të mësipërme mund të jenë më bindëse nëse do puqen ose konvergojnë me njëra
tjetrën.

Së shtati veçoritë agresive të personalitetit. Shpesh ndodh që në situata dhe


kushte të njëjta njerëz të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme, disa sillen si
agresorë, disa të qetë dhe të pa ngacmuar. Siç duket, disa individë kanë veçori të
tilla personale që rrallë e humbin toruan apo të nxehen, duke prishur ekuilibrin
emocional me vështirësi dhe vetëm në raste të caktuara. Të tjerët nuk presin gjatë,
por janë impulsivë e gjaknxehtë, nuk kontrollojnë dot reagimet e tyre. Në dallime
të tilla luajnë rol shumë faktorë personalë, prandaj ka dhe disa modele të sjellje.

Në psikologji flitet shpesh për dy tipa, Tipin A dhe B të modelit të sjelljes. Njerëzit
tepër konkurrues, që vazhdimisht nxitojnë dhe shfaqen veçanërisht irritues e
agresivë, shpesh përfshihen nga psikologët në Tipin A të sjelljeve. Tiparet e
mësipërme të quajtura modeli i sjelljeve të tipit A i veçojnë individët përkatës nga
personat e Tipit B. Secili prej nesh bën pjesë të paktën në njërin prej këtyre
kategorive, shprehet Strube në vitin 1989.

Tipi A ka prirje të jetë edhe më agresiv se Tipi B, sjelljet e të cilit që janë më


miqësorë e nuk sulmojnë të tjerët kur duan të arrijnë qëllimet e tyre në gara ose
gjatë ecurisë në karrierë. Ndërsa Tipi A parapëlqen agresivitetin armiqësor, si prirje
për t’u shkaktuar dhimbje, shqetësim apo vuajtje viktimave. Të dhënat e
grumbulluara nga Strube etj., 1984, konfirmojnë sjelljen agresive të këtij tipi në
abuzimet me fëmijët ose me bashkëshortet. Ka edhe studime të tjera që
konfirmojnë se Tipi A ka më tepër predispozicion të hyjë në konflikt me të tjerët në
vendin e punës.
13

Studimet flasin edhe për një tendencë atributive armiqësore që shfaqet tek njerëzit.
Madje dhe atributeve për qëllime të tjera shpesh luajnë një rol të rëndësishëm në
shfaqen e agresivitetit njerëzor. Kështu, kur perceptojmë veprimet e dyshimta të
tjetrit si produkte të qëllimeve keqdashëse të tij ndaj nesh, jemi më të predispozuar
t’ia kthejmë “me të njëjtën monedhë”. Kjo predispozitë konfirmon edhe një tipar
tjetër njerëzor, pikërisht, prirjen për të perceptuar qëllimin armiqësor tek tjetri,
madje edhe kur ai mungon tërësisht. Kështu, psikologët në fjalë mendojnë se qenia
njerëzore, duke pasur tendencën për të bërë gabime të tilla atributive, prandaj ka
më tepër mundësi të jenë agresive.

Kanë qenë sidomos studiuesit Dodge & Coie (1987) që argumentojnë ekzistencën
e tendencës atributive të armiqësisë tek njerëzit. Sipas tyre, ka njerëz që përpiqen
të përfitojnë pozitivisht nga dyshimi, duke u atribuar veprimeve të dyshimta motive
pozitive, ose së paku neutrale. Por, ka edhe njerëz të tjerë që kudo dhe tek të
gjithë shohin qëllime keqdashëse dhe agresive, madje dhe kur ato nuk ekzistojnë
fare në realitet. Këta hyjnë në konflikt në shumë situata, duke i perceptuar këto si
veprime të domosdoshme për të mbrojtur veten në këtë botë armiqësore dhe me
rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Diskutohet edhe rreth dallimeve gjinore në lidhje me agresivitetin. Të dhënat


tregojnë se meshkujt arrestohen më shpesh e më shumë në numër, për krime të
dhunshme, madje edhe në opinion ata janë më agresivë. A është ky një paragjykim
apo i vërtetë ? Eagly & Steffen 1986 arrijnë në përfundimin se meshkujt, realisht,
janë disi më të përfshirë në agresivitet, por ky dallim është i vogël, ndonëse në disa
situata është më i madh. P.sh., ata dallojnë më shumë në agresivitetin fizik se në
format e tjera, si në fyerje verbale apo qëndrime negative.

Dallime të mëdha mes dy gjinive janë gjetur edhe kur agresiviteti ka qenë i
detyruar ose i kërkuar (në disa role sociale), krahasuar me rastet kur ai është i
zgjedhur vetë dhe lirshëm. Po kështu, meshkujt dhe femrat dallojnë në qëndrimet e
tyre ndaj agresivitetit. Meshkujt ndihen më pak fajtorë dhe në ankth, krahasuar me
femrat, që ndihen më të shqetësuara për mundësinë që sjellja agresive ndaj të
tjerëve, të rrezikojë edhe ato vetë. Po kështu, vëzhgimet evidentojnë që sjelljet
agresive drejtohen më shumë ndaj meshkujve se sa ndaj femrave.

Shkaqet e diferencave të tilla janë nga më të ndryshmet. Pjesërisht mund të jetë


shkak prania e kromozomit Y tek gjenet mashkullore, apo shoqërizimi i roleve, por
pjesërisht, mund të pranohen edhe dallimet fizike apo fuqi mashkullore më e
madhe, ajo që lehtëson veprimet agresive (madje shoqëria shpesh i shpërblen këto
sjellje). Janë dhe steriotipet tradicionale të shoqërisë për maskilitetin dhe
feminizmin, që modelojnë sjelljen e tyre në shoqëri
14

2.2. Parandalimi dhe kontrolli i agresivitetit.

Është kjo, ndoshta, çështja më interesante e më e rëndësishme e kësaj teme. Nëse


agresiviteti rrjedh nga një larmi ngjarjesh të jashtme, si provokimi, frustrimi, etj.,
atëherë njohja e tyre, mund ta parandalojë atë? Apo, kur dimë që ajo rrjedh nga
atributet ose kujtimet, nga dallimet individuale, sidomos të Tipit A të sjelljes,
shtrohet pyetja që agresiviteti, në këto raste është një reagim i programuar
automatikisht, apo një fatalitet për organizmin njerëzor? Përgjigja shkencore është
e prerë dhe e qartë se agresiviteti mund të parandalohet ose, së paku, të
zvogëlohet rast pas rasti. Për të shpëtuar jetën e miliona njerëzve, psikologët
socialë kanë përpunuar dhe orientuar teknika dhe praktika të ndryshme për
kontrollin dhe parandalimin e agresivitetit njerëzor. Shohim në vazhdim tre
teknika dhe tre strategji, si më kryesoret për parandalimin e agresivitetit.

Së pari është teknika & praktika e ndëshkimi. Gjatë gjithë historisë njerëzore,
ndëshkimi dhe dënimi janë përdorur si forma pengimi dhe kufizimi të agresivitetit.
Kështu, janë dhënë dënime të rënda për krime të tilla si vrasja, përdhunimi, apo
fyerja, por gjithë çështja qëndron tek efektiviteti i tyre. Fakti është se, në një farë
mase, ato kanë ndikuar për mirë. Njerëzit e burgosur dhe ekzekutuar nuk mund t’i
përsërisnin më veprimet kriminale. Ka të dhëna që konfirmojnë se ndëshkimi mund
të parandalojë dhunën, por vetëm nën disa raste dhe, të paktën nën tre kushte të
caktuara.

Së pari, duhet që ndëshkimi të jetë i menjëhershëm, pra të pasojë sa më shpejt


agresivitetin. Duhet së dyti, që të jetë një ndëshkim i fortë, pra dhe i mjaftueshëm
për të penguar e për mos lejuar më të ushtrohet me efekte tek viktima pasuese.
Duhet, së treti e së fundi, që ndëshkimi të jetë i mundshëm, pra i zbatueshëm sa
herë që ndodhin veprime agresive.

Fakti që ndëshkimet nuk kanë qenë gjithnjë të suksesshme në pakësimin e dhunës


nuk tregon se ai është i dëmshëm apo i panevojshëm, por tregon që procedurat e
përdorura nuk kanë qenë efektive. Kjo d.m.th., se ndryshimi i tyre do rriste
efektivitetin. Nga sa më sipër del që, megjithëse është formë agresiviteti, dënimi
shpesh e eliminon atë. Por ai mund që edhe të shtojë zemërimin, kur personi i
dënuar ose ndëshkuar mendon se është i pafajshëm.

Së dyti është teknika e katharsisit. Pamë më sipër që si Frojdi & Lorenc ishin
pesimistë për mundësitë tona në eliminimin e agresivitetit, ngaqë impulset
armiqësore të formuara gradualisht duhej të shkarkoheshin pa tjetër nëpërmjet
sjelljeve dhe veprimeve. Sipas Frojdit, ato nuk duhen mbajtur brenda vetes, sepse
sjellin depresion, vetëvrasje dhe anomali të tjera psikologjike. Por Frojdi ishte më
15

optimist se Lorenc për mundësinë e kontrollit që kishte qenia njerëzore ndaj


agresivitetit. Këtu ai përmend një numër mekanizmash mbrojtëse, ku dy janë më
kryesoret, ai i ajrosjes dhe zhvendosjes. I shohim në vazhdim, se çfarë ka
parasysh Frojdi me to.

Së pari me anë të mekanizmit mbrojtës të ajrosjes ose “ventilimit”, Frojdi


supozonte se mund t’i mbajmë nën kontroll tendencat agresive, duke “ajrosur”
zemërimin tonë, çka ngjan, figurativisht, me “nxjerrjen e tymit nga gjoksi ose
koka”. Por, procesi i ventilimit është më kompleks nga sa e mendonte Frojdi
fillimisht.

Studimet më pas argumentuan se, ndërsa “ajrosim” armiqësinë tone, mundet që


ndihemi më mirë, por ndodh të na shtohet stresi psikologjik. Kështu, p.sh., kur na
zemëron shefi, ne do donim ta reduktonim tensionin duke e goditur atë me grusht,
por, ndërkohë do ndiheshim edhe më keq, nga ndjenja e fajit që kemi humbur
kontrollin (vetëdijen) për momentin, si dhe për pasojat që na presin.

Ventimi mund që edhe të shtojë zemërimin dhe armiqësinë, në raste të caktuara.


Kështu, p.sh., dhuna në familje zakonisht fillon me armiqësi verbale, por fjalët e
zemëruara në vend që të reduktojnë agresivitetin “i hedhin benzinë zjarrit”. Pra
ventimi i zemërimit, në raste të tilla, më tepër synon dhe tenton të ushtrojë
armiqësi se sa ta pengojë atë.

Së dyti, për mekanizmin e zhvendosjes, shumë teoricienë, mes tyre dhe Frojdi,
mendojnë se instinkte e pavetëdijshme agresive mund të zhvendosen ose të
ndryshojnë drejtim në aktivitete më të pranueshme sociale. P.sh., kur zemërohemi
me shokun mund të qëllojmë me grusht murin, ose ta godasim atë në imagjinatë,
që të lehtësojmë tensionin e krijuar së brnedëshmi.

Por jo se gjithnjë përdoret katharsis si teknikë e kapërcimit të agresivitetit njerëzor.


Alternativa frojdiane për rolin e katharsisit mbetet e dyshimtë në disa pika.
Megjithëse shprehja ose “shfryrja” e zemërimit, apo përfshirja në aktivitete jo të
dëmshme, mund të kanalizojnë impulset armiqësore, kjo ndodh vetëm në kushte të
kufizuara, sepse rrezikohet shpesh që zemërimi të shtojë armiqësitë, ndërsa
zhvendosja na le me të njëjtën ndjenjë armiqësore, si më parë.

Së treti është teknika e shmangies së motiveve agresive. Rruga më e lehtë për të


kontrolluar agresivitetin është shmangia e irritusëve mjedisorë. Por nëse nuk i
shmangim dot, mund të aplikohen tre strategji të mirënjohura, që janë: kontrolli i
zgjimit ose eksitimit, reagimet e papajtueshme dhe rrethanat lehtësuese. I
analizojmë me radhë ato:
16

Së pari kontrolli i zgjimit aplikohet nëpërmjet formulës së njohur: “numëro deri më


dhjetë!”. Sipas teoricienëve të motivit, përvojat e pakëndshme krijojnë agresivitet,
ndërsa kontrolli dhe parandalimi i zgjimit mund të pengojnë atë. Për këtë do
mjaftonte vetëm një periudhë e vogël “ftohje”, për të arritur nivelin e mëparshëm
normal. Dhe, po u kontrollua zgjimi, do kontrollohet edhe agresiviteti.

Arritja e momentit “të ftohjes mekanikisht”, pra duke numëruar, është një nga
mënyrat, por jo e vetmja. Kështu, edhe përdorimi i ilaçeve me efekte zbutëse ose
qetësuese, është një mënyrë tjetër. Ndoshta, përdori i marihuanës ka efekte
frenuese për veprimet agresive, apo dhe doza të vogla alkooli, kryejnë të njëjtën
punë. Por, përdorimi në sasi të mëdha të tij e shton agresivitetin në sjelljet
njerëzore. Së fundi, zgjimi mund të kontrollohet edhe nga shmangja e burimeve
eksituese, që shtojnë dhe reagimet agresive

Një strategji e dytë lidhet me lindjen e reagimeve të papajtueshme, pra nxitja e


emocioneve që nuk pajtohen me zemërimin. P.sh., gruaja që do të zbusë
zemërimin e burrit e përkëdhel atë ose e kalon bisedën me të qeshur. Po kështu
dhe vartësi që nuk ka ardhur në orar në punë, tenton ta bëjë për të qeshur eprorin
duke i treguar ndonjë anekdodë, ose i bën ndonjë kompliment etj. Por, në të dy
rastet, vetëm përvojat mesatarisht pozitive, mund ta nënshtrojnë agresivitetin e
bashkëshortit dhe eprorit. Ndërsa, një humor i skajshëm ose cinik, apo teknikat për
zgjim seksual me përmbajte tepër të lartë, jo vetëm nuk e reduktojnë zemërimin,
por shpesh sjellin reagime që stimulojnë më tej atë.

Strategji e tretë është përdorimi i rrethanave lehtësuese. Kur shoku na izolon, ose
na shmanget, ne mund që edhe të zemërohemi, por kur marrim vesh që ai ka
mbetur në provim, ky zemërim do fashitet. Pra, informacioni i ri shërben si një
rrethanë lehtësuese, që na bën të mendojmë se veçimi apo shmangja nuk kishin
lidhje me ne, pra ishin të paqëllimshme ose të parëndësishme. Sidoqoftë, studimet
psikologjike tregojnë se informacioni lehtësues ka një ndikim tepër të madh kur
prezantohet para se të ndodhë ngjarja e pakëndshme.

2.3. Të mësuarit e modeleve jo agresive.

Nga teoria e të mësuarit dhe ajo e modeleve normative, rezultonte që sjelljet


agresive mund të mësohen, pra edhe mund të çmësohen. Vëzhgimet psikologjike
kanë treguar se, duke prezantuar fëmijëve modele jo agresive të sjelljes, ata
mësojnë jo vetëm si të sillen, por edhe si të mos sillen. Në këtë mënyrë, normat
shoqërore zvogëlojnë sjelljet e dhunshme.

Problemi është se në shoqëri vlerësohet pozitivisht suksesi dhe fitorja mbi të tjerët,
ndërsa agresiviteti ndodh të pranohet si një mjet për t’ia arritur këtij suksesi të
17

dëshiruar. Nga ana tjetër, vrasja dhe dhuna janë mjete që na prezantohen shpesh
në “lojën e jetës”. Kështu, modeli normative ekzistues i agresivitetit, nënkupton që
duhen ndryshuar rregullat e kësaj loje të jetës. Janë norma të tjera shoqërore, të
një bote paqësore dhe që nuk i kundërvihen ligjit, ato që nuk e shohin agresivitetin
si një rrugë për arritjen e qëllimit. Si të tilla ndihmojnë modimin e sjelljes së duhur
njerëzore në shoqëri dhe, prandaj duhet të zënë vend dominues në ekranet e TV,
rubrikat ë radiove, faqet e gazetave dhe të gjithë masmedias.

Kështu, në një nga studimet psikologjike rekomandohet se, po të duam reduktimin


e agresiviteti në shoqëri duhen dekurajuar djemtë nga agresiviteti qysh në moshë
të vogël, si dhe të shpërblehen ata për sjellje të tjera, pra të shoqërizohen ata më
tepër se vajzat. (Eron 1980). Pra ideja është që, nëse duam të eliminojmë
agresivitetin duhet të ndryshojmë, në radhë të parë qëndrimet e shoqërisë ndaj
dhunës, duke mos e quajtur atë si një mjet për arritjen e qëllimeve personale.

Një tjetër studiues, Moyer, ka identifikuar tetë lloj agresivitetesh të shfaqura në


shumë forma tek speciet e gjalla, pra edhe tek sjelljet njerëzore.I
pari është agresiviteti grabitqar, pra ai që shikohet nga vetë sjellja si motiv i
sulmit. Është, pikërisht, ai lloj agresiviteti që drejtohet ndaj viktimave tona natyrore
dhe që rrjedh nga thellësia e së kaluarës sonë, pra nga përvoja e të parëve tanë
për të gjuajtur. Tani, në sjelljen normale ky agresivitet shihet thjeshtë si gjueti.

Megjithatë për Moyer-in edhe ky tip agresiviteti, ka implikimet e veta ligjore.


Kështu, edhe sot ndodh që një numër individësh deviantë dhe anormalë, mundet që
i shohin të tjerët si qenie në nivel më të ulët, prandaj dhe justifikojnë “gjuetinë” e
tyre. Ata që mund të jenë narcis, që i shohin të tjerët jo si të barabartë dhe në
mungesë të parametrave morale i grabisin ose dëmtojnë ata. Po kështu dhe
psikopatët nuk mund t’i shohë dot me sytë e të tjerëve, pra nuk i sheh ata si të
barabartë me veten. Si njerëz pa norma dhe kufizime morale, ata mund t’i plagosin
e vrasin lehtësish të tjerët.

Së dyti është agresiviteti nga ndërmashkulloriteti, si dhunë fizike ose sjellje


nënshtruese e shfaqur tek meshkujt, në marrëdhënie me njeri tjetrin. Si implikime
ligjore të këtij instinkti mund të jenë nivelet e larta të dhunës të konstatuara në
këtë kategori njerëzish. Shkak mund të jetë perceptimi i tjetrit si rival në burimet
ekzistuese të kufizuara dhe si kërcënim i egos nga një ego më e fortë.

Së treti janë agresivitetet e krijuara nga izolimi. Kështu, ka reagime të


programuara biologjikisht tek ne për të vepruar në mënyrë agresive ndaj çdo forme
izolimi apo bllokimi të dhunshëm që na bëhet. Implikimi ligjor i këtij pohimi është
se ky agresivitet mund të jetë problem i madhe në mjediset e burgjeve. Nëse
individët agresivë vendosen në mjedise që nxitin agresivitetin nëpërmjet dhunës
18

izoluese, atëherë rreziku mund të rritet më shumë.

Së katërti agresiviteti territorial është ajo lloj sjellje kërcënuese ose sulmuese që
shfaqet ndaj pushtimit që i bëhet një territori ose dhe sjellja nënshtruese që
shfaqet kur ndeshim me pushtuesin përkatës. Ka implikime ligjor, pasi pushtimi i
territorit përfshin më tepër se sa pronën. Kështu, edhe besimi se dikush po na
cënon statusin mund ta konsiderojmë si pushtim. Ndërsa, humbja e pushtetit në
një marrëdhënie, që mund të çojë në abuzim, bie fjala, bashkëshortor, gjithashtu
mund të shpjegohet me këtë model agresiviteti.

Së pesti agresiviteti amësor (prej nënës) është sjellja agresive e aplikuar kryesisht
nga femrat (por edhe nga meshkujt) kur “okupatori”, apo kërcënuesi është i
pranishëm në një mjedis me fëmijët e saj. Ndërlikimi ligjor: kjo sjellje mund të
shfaqet tek krimet e kryera në rastet e shpjeguara nga përkufizimi më sipër, (pra
kur nëna ndihet e kërcënuar për fëmijët e saj).

Së gjashti është agresiviteti irritues, pra ai që drejtohet ndaj objekteve të cilat e


kanë frustruar agresorin, e kanë cënuar, deprivuar apo stresuar atë. Kështu, ai
bëhet agresiv ndaj objektit në fjalë, pikërisht për të “zbrazur” apo shkarkuar në
mënyrë të pranueshme këtë agresivitetit. Implikimet ligjore të këtij pohimi shfaqen
tek ata individë që kanë grumbulluar por nuk i përdorin këto “shkarkime të
mundshme”, duke shpërthyer në agresivitet ndaj tjetrit.

Së shtati agresivitet që lidhet me seksin, pra që nxitet nga të njëjtët stimuj që


nxitet edhe sjellja seksuale. Kështu, çdo person që mund të evokojë ose ndjellë
dëshirën seksuale, njëlloj mund të evokojë edhe agresivitet nëpërmjet xhelozisë.
Implikimi ligjor: përveç reagimeve të hapura të xhelozisë së dhunshme, disa
individë mund të shfaqin edhe dëshira seksuale të shoqëruara me dhunë, siç janë
format e ndryshme të sundimit dhe poshtërimit mbizotërues të partnerit. Duket se
ky lloj agresiviteti shpjegon ekzistencën e një numri të konsiderueshëm sjelljesh
seksuale të dhunshme, që shfaqen edhe sot, me gjithë përparimin E madh të
shoqërisë.

Së teti agresiviteti instrumental shfaqet kur sjellja përkatëse është shpërblyer më


parë. e renditëm të fundit këtë tip, por në shumicën e rasteve agresiviteti njerëzor
lidhet pikërisht me këtë. Ndërlikimi ligjor ka të bëjë me faktin se një seri krimesh
shpjegohen përmes këtij instrumentalizimi të agresivitetit. Pra nëse dikush merr
shpërblim në para, ofertë seksuale, etj., për shkak të një veprimi agresiv deviant të
shfaqur, ai do vazhdojë të sillet me agresivitet, sa kohë që është i motivuar të
përfitojë si shpërblimet e mëparshme.

3. Agresiviteti, stigmat dhe dhuna në shoqëri.


19

Stigmatizimi është një nga problemet më të vështira me të cilat ndeshin njerëzit


me probleme të rënda mendore. “Ajo ul vetë respektin e tyre, kontribuon në
dobësimin e marrëdhënieve familjare dhe zhvillimin e ndjenjave armiqësore, që
pengon aftësitë për t’u shoqërizuar, duke i kthyer në të papunë”-thotë Wahl 1999.

Frika dhe stigma shkojnë paralel, duke rezultuar në humbje të shpresës për
individët që duhen trajtuar ose përmirësuar, megjithëse vitet e fundit janë bërë
përpjekje për t’u kapërcyer ky problem. Pra, lidhja që u bën publiku sëmundjeve
mendore dhe dhunës, është shkaku kryesor, në mos i vetmi, i stigmës ndaj të
sëmurëve mendore.

Kështu, Link pas rishikimit të disa studimeve të kryera në këtë fushë, arriti në
përfundimin që “kur kemi një masë pacientësh të rrezikshëm për shkak të
sëmundjeve mendore, atëherë shfaqet etiketimi dhe ndikimi i stigmës”.
Ndërveprimi mes etiketimit dhe rrezikut të perceptuar është shumë domethënës.
Është ky perceptim që i bën njerëzit të mbajnë distancë ndaj individëve që po
marrin trajtim psikiatrik, çka në fakt vështirëson përmirësimin e tyre. Prandaj,
studimet sugjerojnë se një rrugë për zgjidhjen e problemit është zvogëlimi i
distancës sociale mes të sëmurëve mendorë dhe publikut. Por, ndonëse ka
përpjekje gjatë viteve të fundit, mbetet ende shumë për të bërë

Me këtë lidhet fakti se marrëdhëniet e dhunës me stigmën janë çështje


eksperiencash jetësore, të cilat besohen më shumë dhe jo argumentesh teorike.
Kështu është vështirë që kjo distancë të shkurtohej kur publiku mëson, bie fjala,
atë që ndodhi në vitin 1999 në një qytet të SHBA-së, ku një skizofren vrau dy
persona në një librari. Brenda disa orëve spitali i shëndetit mendor të asaj zone,
filloi të merrte telefonata nga klientët e frikësuar që qanin me dënesë dhe kërkonin
takim me përgjegjësen e marrëdhënieve me publikun të spitalit. Ata kishin frikën e
hakmarrjes së publikut ndaj tyre. Pra, çfarëdo progresi të ishte arritur për
destigmatizimin e të sëmurëve mendorë, çdo gjë ishte kthyer mbrapsht në vite,
pikërisht prej kësaj vrasje-argumentojnë studiuesit.

Ka studime që tregojnë se lidhja që i bën publiku dhunës dhe sëmundjes mendore,


është e fortë dhe madje është forcuar kohët e fundit. Kështu, në Kaliforni shumica
e të rriturve besonin që skizofrenët mund të bëjnë krime të dhunshme më shumë
se njerëzit normalë. Një studim raportoi që 47 % e policëve dhe 43% e studentëve
e lidhnin skizofreninë me agresivitetin, armiqësinë dhe dhunën. Një studim tjetër i
vitit 1993, po në Amerikë, tregon se mbi gjysma e njerëzve pranonin që “ata me
çrregullime mendore kanë më shumë mundësi të kryejnë krime të dhunshme.” Një
studim i shtetit Utah –SHBA raporton se 38% e të pyeturve ishin dakord se
“njerëzit e sëmurë mendërisht janë shumë më të rrezikshëm se pjesa tjetër e
20

popullatës”, ndërsa një studim tjetër nxori që ndonëse ata ishin afërsisht në masën
3% , përfaqësonin rreth 48% të atyre që bënin diçka më të dhunshme se të tjerët.

Një raport i Surgeon General’s nxori se “perceptimi i njerëzve me psikoza janë të


rrezikshëm, është më i fuqishëm sot se në të kaluarën!” Pra, njerëzit e sëmurë
mendërisht, veçanërisht ata me psikoza, perceptohen sot si më të dhunshëm nga
sa bëhej kjo në të kaluarën. Madje ky numër ishte rritur me 2,5 herë nga viti 1950
deri në 1996, pra nga 13% në 1950 në 31% në 1996. Dhe kjo ka ndodhur,
megjithëse gjatë këtyre dekadave ka pasur një rritje të dukshme të vetëdijes së
publikut për sëmundjet mendore, një rritje numerike edhe të pacientëve që marrin
trajtim profesional, kështu që pritej pakësim i stigmës. Por, ndodhi e kundërta!

Arsyeja më e mundshme është rritja e numrit të krimeve të dhunshme të kryer nga


individë të tillë. Studimet kanë treguar se shumë prej tyre janë trajtuar jo si duhur
ose nuk janë trajtuar fare. Dhe këta, vërtet ka më shumë mundësi të jenë më të
dhunshëm se të tjerët. Mbasi, statistikat tregojnë që individët me çrregullime të
trajtuar deri diku, nuk janë më shumë të dhunshëm se pjesa tjetër e popullatës. Po
kështu, statistikat thonë se mbi 40% e të sëmurëve rëndë nuk trajtohen fare për
vite me radhë.

Një studim 18-mujor, në vitin 1991-1992, tek një spital i Nju-Jorkut, tregoi se,
krahasuar me dhjetë vjet më pare, numri i pacientëve që kishin sulmuar fizikisht
një person, deri në një muaj para pranimit në spital, rezultoi të ishte 14 % më i
lartë, ndërsa tek femrat kjo përqindje shkonte nga 6-15%. Gjithë të vëzhguarit në
këtë rast ishin shtruar vullnetarisht në spital. Studiuesit mendojnë se kjo rritje e
dhunës së parashtrimit në spital, lidhej me përdorimin e kokainës dhe drogave të
tjera, me kalimin e viteve.

Gazeta ”New-York Times”publikoi rezultate e 100 “vrasjeve të çmendura, pra atyre


vrasjeve dyfishe që nuk lidheshin direkt me vjedhje ose grabitje” gjatë pesë
dekadave të fundit. Rezultoi se 25 vitet e fundit shpeshtësia e tyre ishte rritur, më
shumë se gjysma kishin pasur një histori ose kishin të bënin me një sëmundje të
rënda mendore dhe 48% ishin diagnostikuar dhe formalisht si skizofrenë. Po
kështu, 90 nga 100 vrasjet në fjalë ishin kryer gjatë viteve 80-90’.

Pra nga të dhënat e mësipërme mund të nxjerrim se ulja reale e stigmës do arrihet
vetëm pas reduktimit të krimeve të dhunshme të kryera prej tyre. Ajo që është
provuar deri tashmë ka të bëjë me faktin se, kur ata trajtohen profesionalisht, do
ulet edhe numri i episodeve të dhunës.

Një formë asistimi është “lirimi me kusht”, pra largimi i të sëmurit nga spitali, duke
marrë trajtim të caktuar, përfshi dhe medikamente në mjedise jashtë-spitalore.
21

Vëzhgimet tregojnë se kjo formë ul ndjeshëm dhunën nga ana e tyre.

Një formë tjetër është angazhimi “part-time” i pacientëve jashtë spitali, ku ata
dërgohen të kryejnë dhe përfshihen në plane trajtimi. Edhe kjo formë tregon ulje të
nivelit të dhunës në komunitet. Kështu, aplikimi me 262 pacientë të caktuar në
qendra komunitare, ose si pacientë të jashtëm, rezultoi me ulje të rasteve të
dhunës së tyre, nga 47 në 24%.

Nga ikub.al

http://psikologji.net/forumi/index.php?topic=2709.0

You might also like