You are on page 1of 29

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I INXHINIERISË
MEKANIKE PRISHTINË

STUDIMET POSDIPLOMIKE - MASTER

Lënda: Sistemet e Motorëve dhe Automjeteve


Tema: Sistemi Lubrifikues

Studenti Mentori
Burim Vrajolli Dr.sc. Bashkim Baxhaku

Prishtinë, 2008
PËRMBAJTJA

SISTEMI LUBRIFIKUES – HYRJE .......................................................................................3


1.0 LUBRIFIKIMI I MOTORIT ME SPËRKATJE ME VAJ .............................................3
2.0 LUBRIFIKIMI I MOTORIT ME SHTYPJE ....................................................................3
2.1 POMPA E VAJIT ............................................................................................................4
2.2 FTOHËSIT E VAJIT ......................................................................................................9
2.3 QARKULLIMI I VAJIT NËPËR MOTORË ..............................................................10
3.0 PASTRUESIT (FILTRAT) ...................................................................................................10
4.0 LUBRIFIKIMI ME SHTIMIN E LUBRIFIKUESIT TË LËNDËS DJEGËSE.............17
5.0 LUBRIFIKUESIT PËR MOTORË ....................................................................................18
5.1 PËRBËRJA KIMIKE E VAJRAVE MINERAL .........................................................18
5.2 KARAKTERISTIKAT E VAJIT TË MOTORIT ........................................................19
5.3 ZGJEDHJA E LUBRIFIKANTIT SIPAS SHKALLËS VISKOZITETIT ...............26
5.4 VAJRAT ME ORIGJINE BIMORE DHE SHTAZORE.............................................28
5.5 VAJRAT E PËRZIERA ME YNDYRA (KOMPAUND)..............................................28
5.6 VAJI ME GRAFIT DHE MOLIBDEN - DISULFID...................................................28
5.7 YNDYRAT PËR LUBRIFIKIM.....................................................................................28

2
SISTEMI LUBRIFIKUES
Hyrje

Sistemi i lubrifikimit te motorët me djegie të brendshme ka detyra të shumëfishte:


1. zvogëlon fërkimin në sipërfaqet kontaktuese, sipas kësaj zvogëlohet dhe harxhimi i
energjisë, konsumimi i sipërfaqes, qe automatikisht vie deri te rritja e qëndrueshmërisë
se elementeve të ndjeshëm të motorit.
2. të sigurohet hermeciteti në sipërfaqet rrëshqitëse, më së shpeshti me hapësirat e
ndërmjetme të kufizuara si p.sh rasti i pistonit me unazat, të cilat janë te montuar në
cilindrin e motorit.
3. ftohja e brendësisë se motorit, së pari te pistonave dhe cilindrave, përmes largimit direkt
të nxehtësisë nga sipërfaqet e nxehta qe i vajos vaji.
Të tri grupet përmendura janë me domethënie qenësore për funksionimin të rregullt dhe
qëndrueshmëri të motorit.
Lyerja, hermetizimi dhe ftohja me vaj mund te sigurohen ne tri mënyra, sipas konceptit te
motorit:
- spërkatja me vaj në vendet kritike dhe sipërfaqet;
- prurja e vajit në kushineta dhe në vendet e tjera të ndjeshme ne fërkim nën shtypje;
- shtimi i vajit në lënde djegëse, si p.sh qe aplikohet te motorët dy kohësh te shpejt me
fuqi të vogël.

1.0 LUBRIFIKIMI I MOTORIT ME SPËRKATJE ME VAJ


Prurja e vajit në kushineta dhe në sipërfaqet tjera të fërkimit përmes spërkatjes me vaj në
kohen e sotme për konstruksionet bashkëkohore të motorëve nuk zbatohet për shkak të ngarkesave
specifike të larta dhe pamundësisë për të siguruar shtresë me rezistencë të mjaftueshëm te vajit
brenda kushinetave, si dhe për shkak rrymimit të dobët të vajit që mundëson ftohjen.
Te dhëmbëzoret e transmisionit dhe disa detaleve me ngarkese më të vogël brenda motorit
sigurohet edhe përmes ndërtimeve të sotme lubrifikim dhe ftohje e mjaftueshme përmes spërkatjes
me vaj, me pikat e spërkatura brenda shtëpizës. Fundi i karterit shërben rëndom si rezervar i vajit.

2.0 LUBRIFIKIMI I MOTORIT ME SHTYPJE


Prurja e vajit nën shtypje prej pompës në kushinetat e shtëpizës, biellë dhe në vendet tjera
kritike, është realizuar në të gjitha konstruksionet bashkëkohore me fuqi specifike të madhe dhe
numër te madh të rrotullimit, sepse kushineta rrëshqitëse gjenden në kufirin e ngarkesave
maksimale, si në pikëpamjet mekanike ashtu dhe atë termike. Shtresa e vajit mes kushinetës dhe
dorezës te boshtit nuk guxon në asnjë rast të jetë i tejkaluar nën ndikimin e shtypjeve të mëdha të
djegies.
Lëshimi i motorit në punë me rastin e temperaturave të larta, por edhe atyre të ulëta të
mjedisit mund të vie deri te dukuria e paraqitjes se fërkimit gjysmë të lagur apo i thatë në sipërfaqet
e fërkimit, pra deri te dëmtimi i kushinetave dhe sipërfaqeve rrëshqitëse të cilindrit dhe pistonave.
Me rastin e temperaturave të larta të mjedisit kushinetat dhe cilindrat e motorit kanë sipërfaqet e
veta të fërkimit rëndom të thata me rastin e lëshimit në punë, dhe duhet një kohë e caktuar derisa
pompa “te kap” sjell vajin deri te sipërfaqet rrëshqitëse dhe deri sa në te formohet pykë vaji me
rezistencë të mjaftueshme.

3
Me rastin e temperaturave shumë të ulëta vaji i dendur vështirë kalon përmes shportës
thithëse, gypave dhe kushinetave, kështu që vonesa në prurjen e vajit është mjaft e madhe, ndërsa
rrymimi nëpër kushineta dhe largimi i nxehtësisë nga fërkimi i vogël. Presionet e mëdha në
manometrin për vaj në këtë rast nuk garantojnë që sistemi i lubrifikimit është duke punuar normal
dhe se motori mund të ngarkohet. Në këtë rast nevojitet kujdes, në rast se vaji në shtëpizën e
motorit nuk ka qenë paraprakisht i ngrohur.
Në konstruksionin më të plotë të sistemit të lubrifikimit me shtypje ai ka ne përbërje këto
pajisje:
1. Rezervari për vaj, funksionin e te cilit ne shumicën e rasteve e kryen vetëm fundi i
shtëpizës se motorit (karteri).
2. Pompa për vaj, rëndomë e tipit me dhëmbëzore, e ndërtuar si shtypëse, dhe sipas nevojës
dhe kthyese. Këto pompa vendosen në trup të përbashkët në fund të karterit.
3. Ftohësi për vaj, i cili përdoret vetëm për motorë me ngarkesa te mëdha termike, me sasi
me të vogël të vajit në rezervar.
4. Pajisja automatike për rregullimin e qarkullimit të vajit nëpër ftohës (me ndihmën e
termostatit).
5. Instrumentet për kontrollin e presionit dhe temperaturën e vajit; manometri dhe
termometri ne hyrje të vajit në kushineta dhe ne dalje të vajit në kushineta (në karter).
6. Pastruesi ose filtrat e vajit.
Për motorët konvencional të automobilave do të përdoret vetëm pjesërisht pajisja e
përmendur.
Rëndom në tipet e motorëve të shpejtë të automobilave dhe stacionues, vaji për lubrifikim
ndodhet në fund të shtëpizës së motorit, për çka edhe emërtohet e lagët.
Në motorët yll dhe V të aeroplanëve me cilindra të kthyer teposhtë, si dhe te llojet e
motorëve sportiv dhe te veçantë për mjete rrugore, karteri është i thatë sepse ekziston rreziku nga
vajosja i cilindrave të poshtëm, por është e nevojshme që vaji të lëshohet përmes ftohësit. Në ato
raste rezervari i vajit duhet të jetë jashtë motorit, kurse prurja në pompë hapet para se motori të
lëshohet në punë; për shkak të sigurisë rëndom është e lidhur me pajisjen për shartime, që do të
thotë drejtpërsëdrejti para se të lëshohet motori në punë duhet të hapet kalimi i vajit në pompë.
Sasia e vajit në rezervar në fund të shtëpizës duhet të jetë e tillë që motori mund të punoj
sigurt 10 orë pa shtim të vajit. Niveli i vajit nuk guxon të jetë shumë i lart, e as i ulët, por gjithmonë
brenda shenjave “min” – “max” në shufrën kontrolluese gjegjësisht instrumentit. Prurja e vajit në
pompën shtytëse duhet të jetë gjithmonë e siguruar pa marr parasysh pjerrtësinë e automjetit.
Sasia e vajit në fund të karterit, për motorët e automobilave zakonisht është 2 deri në 10
litra, sipas fuqisë, ngarkesës termike dhe llojit të motorit. Vlerat më të vogla vinë në konsideratë për
procesin oto, fuqi të vogla dhe ngarkesa termike me të vogla.
2.1 POMPA E VAJIT
Në pikëpamje konstruktive pompa për vaj mund të jenë ndërtuar me dhëmbëzore, rotative,
me krah dhe me piston. Këto do të trajtohen lloji i pompave qe përdoren me shpesh i atyre me
dhëmbëzore dhe atyre te ndërtuara me rrallë i atyre rotative me krah.
Shtypja e vajit në hyrje të kushinetave rrëshqitëse ka vlerën rreth 0.2 deri 0.8 MPa, kurse
temperatura stacionuese e përshtatshme në mes 40 deri 80 °C. Te temperaturat e ulëta të rrethinës
duhet të parashikohet para nxehje e vajit, respektivisht motorit, veçanërisht atyre që janë të
ndjeshëm me fuqi specifike të larta me ngarkesa termike. Para nxehja e vajit, respektivisht motorit
kur gjendet në ambient të hapur për temperaturën nën -10 °C, sigurohet ngasje te lehtë te pompës se

4
vajit, prurje e shpejtë e lyerësit në kushineta dhe në të gjitha vendet e tjera kritike. Në këtë mënyrë
evitohet dëmtimi dhe arrihet qëndrueshmëria e elementeve të ndjeshme.

Fig. 1.
Në fig 1. Është dhënë pamja me skemë e një mundësie të prurjes së vajit, në motorin katër
cilindrash në vijë, me pompë me shtypje të vajit, deri te kushinetat kryesore te karterit dhe pastaj te
kushinetat e biellës, përmes boshtit punues me prerje unazore. Shenja M i përgjigjet vendit për
kyçje të manometrit. Në rast nevoje përcjellja e vajit bëhet përmes gypave nën shtypje deri te
kushinetat e boshtit gungor dhe vendeve tjera të ndjeshme, respektivisht sipërfaqeve.
Pompa me dhëmbëzor për vaj është dhënë me skemë në fig. 2. Ajo siguron prurjen e vajit
me shtypje nga 0.2 deri ne 1.0 MPa, por patjetër duhet te ndërtohet në fund të karterit për shkak se
aftësia e thithjes e saj është e vogël. Thithja bëhet përmes sitës së vrazhdë në hyrje të gypit thithës.
Përmes filtrave të veçantë vaji filtrohet mirë.
Ngasja e njërit nga çiftet e dhëmbëzoreve te pompës së vajit sigurohet nga boshti i motorit;
dhëmbëzori i dytë në aksin e vet është i lirë për lëvizje.
Shtypja e vajit e cila shtytë në kushineta rregullohet me bulonin K përmes ventilit rrjedhës P
i cili me rast të shtypjes së lart te vajit e kthen vajin nga shtytësi mbrapa në gypin thithës.
Karakteristikat dhe kapaciteti i pompës me dhëmbëzore me vaj:

t
Moduli: m = = 2 deri 5 mm
p
t
( D   z t ; D  z  z m ku shënojmë:

t - hapi i dhëmbëzorit , z - numri i dhëmbëve të dhëmbëzorit )
Numri i dhëmbëve: z ≅ 10 deri 25
Lartësia e dhëmbëve: v ≅ 2 mm
Gjerësia e dhëmbëve: l ≅ 10 deri 50 mm

5
Fig. 2.

Shkalla e shfrytëzimit të pompës η ≅ 0.85 deri 0.90


D - Diametri i rrethit ndarës të dhëmbëzorit
n - Numri i rrotullimeve të dhëmbëzorit (min-1)
Hapësira e ndërmjetme në mes majës dhe anës anësore së dhëmbit dhe te shtëpizës (hp),
duhet të jetë sa më e vogël që shkalla vëllimore e veprimit (η) të jetë sa më e madhe:
hp = (0.001 deri 0,002) ⋅ D
Sasia e qarkullimit (kapaciteti) i pompës (V) del nga shprehja:
V  D  v l n  1/min
( Ku: D, v dhe l në dm)
Pompa rotative me krah (fig. 3) përbëhet prej shtëpizës cilindrike (A) ne të cilën rrotullohet
cilindri i prerë i vendosur ne mënyrë ekscentrike (B) me dy krah C1 dhe C2, e cila shtytë sustat ne
drejtim te mureve te brendshëm te shtëpizës cilindrike (A). Gjatë rotacionit të cilindrit B krahët
thithin dhe pastaj dërgojnë vajin e thithur në vrimën dalëse (2).
Sasia qarkulluese e pompës rotative me krah del nga shprehja:
( R 2  r 2 )l n   l n ( R 2  r 2 ) l/min
Kriteret themelore për dimenzionimin e pompës d.m.th sasisë së rrymimit, është sasia e
nxehtësisë cila është e nevojshëm te largohet me ftohje të brendshme përmes lubrifikimit, - për njësi
te fuqisë dhe kohës, pra J(kWh ose KFh). Ne këtë mënyrë sasia e siguruar e vajit është në mundësi
të vendos pykën nga vaji i fort mes sipërfaqeve qe fërkohen të kushinetave.
Llogaritja e sasisë së rrymimit te nevojshëm të vajit për ftohje të brendshme të motorit
Mënyra e dimenzionimit të pompës së vajit bazohet në përcaktimin gjegjësisht kontrollin, e
rrymimit ne njësi të vajit Vsp në m3/J gjegjësisht l/kWh gjegjësisht 1/KFh e cila duhet të siguroj
ftohje të brendshme. Te motorët e shpejt me kushineta rrëshqitëse duhet të sigurohet rrymimi ne
njësi brenda kufijve:

6
- Vsp= 5.5 deri 11 mm3/J gjegjësisht 20 deri 40 l/kWh ose 15 deri 30 l/KFh
Vlerat më të vogla për Vsp vijnë në shprehje kur përdoren kushinetat e metalit të bardh, dhe
më të mëdha te përdorimi i bronzit të plumbit e cila ka fortësi dhe bartje më të madhe sipërfaqësore,
por është shumë e ndjeshme në paraqitjen e fërkimit gjysmë të lagur ose të thatë. Me rritjen e
temperaturës zvogëlohet fërkimit i jashtëm dhe i brendshëm te shtresës se vajit ndërsa rrymimi
rritet. Sasitë rrjedhëse të dhëna përgjigjen për temperaturën e përafërt të vajit prej 80 ºC.
Gjatë përdorimit të kushinetave rrokullisësh sasia rrjedhëse e lubrifikantit mund të
zvogëlohet për rreth 80% deri në 90% për shkak te punës se vogël ne fërkim në sipërfaqet
rrëshqitëse të kushinetave, prandaj për këtë arsye zvogëlohet nevoja për ftohje. Vlera për rrymim
specifik të vajit:
- Vsp = 0.55 deri 2.65 mm3/J gjegjësisht 2 deri 9.5 l/kWh ose 1.5 deri 7.l/KFh
Vsp varet prej karakteristikave të motorit dhe ngarkesës së tij termik. Vlerat më të mëdha
vijnë në shprehje me rastin e ngarkesave kufitare me te mëdha te kushinetat rrëshqitëse dhe
sipërfaqeve tjera të qe fërkohen.

Fig. 3
Shënimet në fig 3:
A - Shtëpiza e pompës;
B - Rotori i cilindrit – i prerë me krahët e vendosur (C1 dhe C2);
C1 dhe C2 – krahët për thithje dhe shtytje të vajit, të ndërtuara në perimetrin e cilindrit
(B) dhe të shtyra me sustë në mirin e brendshëm të shtëpizës cilindrike (A);
0 dhe 01 – boshtet e rotorit ngasës (B) dhe shtëpizës së pa lëvizshme te pompës (A);
e - ekscentriciteti në mes akseve 0 dhe 01;
e ≅ (0.2 deri 0.3) R
R - rrezja e brendshme e shtëpizës A;
r - rrezja e jashtme e rotorit B;
n - numri i rrotullimeve i rotorit B, min-1
l - Gjerësia e hapjes e krahëve të pompës
η - Shkalla volumetrike e veprimit te pompës ≅ 0.80
Llogaritja kontrolluese e sasisë specifike të rrymimit të vajit Vsp për secilin motor do të jetë
diçka e ndryshuar duke pas parasysh nxehtësinë (q) të cilën duhet vaji të largoj për J, kWh ose KFh

7
te energjisë së zhvilluar te motorit. Vlera për (q) merret sipas ndërtimit të kushinetave,
konstruksionit dhe ngarkesës termike të motorit, prandaj ajo lëviz ne kufijtë e gjerë:
q ≅ 0.03 deri 0.30 J/J
q ≅ 110 deri 1100 kJ/kWh ose 20 deri 200 kcal/KFh
Kjo përbën 3% deri 30% të energjisë që e prodhon motori ose 1 deri 10 % të nxehtësisë së
tërësishme që sillet në motor me lëndë djegëse.
Rrymimi specifik i vajit, që i përgjigjet njësisë së energjisë së zhvilluar të motorit e
nevojshme për ftohje të brendshme të motorit Vsp, rrjedhë nga shprehja:
q  Vsp  c t
q
Vsp 
ose:  c t
Ku janë:
Vsp - rrjedhja e vajit ne m3/J ose m3/KFh
q - 0.03 deri 0.30 nxehtësia ne njësi e larguar me vaj q = 20 deri 200 kcal/KFh
ρ - dendësia e vajit (masa specifike) ≅ 920 kg/m3
c - nxehtësia specifike e vajit mineral c =1900 J/kg K ose 0.46 kcal/kg K
Δt - ndryshimi i temperaturës së vajit në dalje (t2)dhe hyrje (t1)në motor

t  t2  t1  10 deri 40 K
Zgjedhja e parametrave për shprehjen për Vsp do te varet për çdo rast specifik, d.m.th
konstruksionit dhe mënyrës se eksploatimit të motorit. Rrymimi i vërtet i vajit nëpër motor varet
shumë nga temperatura e vajit, ngarkesës dhe gjendjes së motorit.
Për shkak të sigurisë pompa e vajit dimensionohet për sasinë njësi të rrymimit Vsp e cila
është nga vlera e llogaritur më e madhe për 30% deri 50%.
Sasia relative e lartë e rrymimit e pompës për vaji siguron shtypje të vajit mesatarisht prej
0,2 deri në 0,6 MPa, d.m.th pykë vajore me rezistencë të mjaftueshme në kushineta edhe me rastin
më të pavolitshëm të kushteve të punës.
Është cekur më herët që me përdorimin e kushinetave rrokullisësh zvogëlohet rrymimi i
vajit në gjithsejtë 10 deri 20 % nga rrymimi që duhet te sigurohet për kushinetat rrëshqitëse.
Shpejtësia e rrjedhjes së vajit në gypin thithës nuk duhet të kaloj 1.5 m/s, kurse në gypin
shtytës 2.5 deri 3 m/s.

Fig. 4.

8
Harxhimi i vajit rëndom është 0.5 deri 5 % i harxhimit të lëndës djegëse ose 0.38 deri 3.8
g/MJ (1.4 deri 14 g/kWh d.m.th. 1 deri 10 g/KFh). Harxhimin më të vogël të lubrifikantit e kanë
motorët e rinj me kushineta rrokullisësh. Harxhimin më të madh të lubrifikantit e kanë motorët me
hapësirat e ndërmjetme më të mëdha në kushinetat rrëshqitëse (te konsumuara), motorët te ftohur
me ajër, me rastin e temperaturave të larta të punës dhe shkallën e ulët të viskozitetit të vajit.
Rrjedhja e vajit nëpër motor duhet të jetë i siguruar në të gjitha kushtet e eksploatimit. Në
automjetet e rënda dhe të udhëtarëve nuk guxon të vij deri te puna në të thatë e pompës në
pjerrtësinë gjatësore dhe tërthore deri 35%, në raste te automjetet te veçantë deri 55% (fig 4). Për
motorët e aeroplanëve te ndërtuar të tipit gjuajtës luftarak, duhet të sigurohet sistem i rregullt i
punës së lubrifikimit edhe me rastin e fluturimit në “shpinë”. Kjo arrihet me ndërtimin paralel të dy
sistemeve të ndara të prurjes së lubrifikantit në pompë.
2.2 FTOHËSIT E VAJIT
Largimi i nxehtësisë e cila ka kaluar në vaj gjatë procesit të ftohjes së brendshme të motorit,
duhet të bartet në ajrin e rrethinës përmes shtëpizës së motorit ose ftohësit te veçantë.
Nxehtësia e vajit largohet përmes mureve dhe brinjëve të jashtme të shtëpizës me rrymimin
e ajrit – kur kemi të bëjmë me motorët e fuqive të vogla dhe ngarkesave te vogla termike (fig 5/A).

Fig. 5
Ftohësi i veçantë për vaj (fig 5/B) përdoret për nxehtësi për motorë me ngarkesë të madhe
termike ose te ata të cilët posedojnë sasi të vogël të vajit në shtëpizë ose janë të paraparë për punë
me rezervar të posaçëm të vajit. Nxehtësia e vajit në këtë rast kalon në ujë për ftohje ose në rrymim
të ajrit i cili kalon nëpër çelulat e ftohësit. Është e dëshirueshme që temperatura e vajit në dalje të
ftohësit të mos kalojë 60 ºC. Temperatura e vajit të nxehtë në karter arrin 80 deri 150 ºC. Duhet që ti
largohemi temperaturave të larta të vajit në shtëpizë (mbi 120 ºC) sepse këtij lloji te vaji i bie aftësia
lubrifikuese, kurse gazrat dalëse lajmërohet tym i kaltërt për shkak të rritjes së harxhimit të
lubrifikuesit.
Në fig 5. është dhënë skema e instalimit te ftohësit për vaj (1) në lidhje me pompën (2),
përmes pastruesit (filtrit) (3), dhe rregullatorit me termostat (4), në motorin e shpejtë të tipit bokser
- i ftohur me ajër përmes ventilatorit të posaçëm (5). Pajisja me termostat mund të rregullohet sipas
nevojës, ashtu që të hap kalimin në ftohës në temperaturën e vajit në mes 50 dhe 90 ºC.

9
Fig. 5A Fig. 5B
Shënimet në fig 5:
K– pjesa e poshtme e shtëpizës me rezervar të vajit;
S– sita e vrazhdë para pompës së vajit;
P dhe P1– pompa për prurje të vajit në kushineta (L) nën shtypje;
P2 – pompa për prurje të vajit në ftohës (H);
P3 – pompa e dorës për prurje të vajit në kushineta para lëshimit të motorit në punë;
V– ventili kthyes me bulon për rregullim të shtypjes së vajit;
F dhe F1 – filtrat e vajit në gypin kryesor F dhe sekondar F1 deri te kushineta;
M – manometri për vaj;
L– kushinetat në karter;
H– ftohësi për vaj me prurjen dhe largimin e ujit;
2.3 QARKULLIMI I VAJIT NËPËR MOTOR
Qarkullimi i vajit nga mbështetëset ne karter, në bjellë dhe kushineta tjera varet nga
temperatura, shkalla e viskozitetit të vajit dhe gjendjes së kushinetave. Për numër te caktuar të
rrotullimeve të motorit dhe rregullimit të pa ndryshueshëm të ventilit kthyes, sasia qarkulluese e
vajit rritet me rritjen e temperaturës dhe viskozitetit të ulët të vajit dhe hapësirën se ndërmjetme te
rritur në kushinetat e boshtit motorik. Sasia qarkulluese e vajit duhet ti përgjigjet kushteve optimale
të motorit, d.m.th ajo nuk guxon të jetë tepër e vogël por edhe jo tepër e lartë në mënyrë që te
evitohet tejnxehja e kushinetave, respektivisht vajosjen e hapësirës kompresive, tymi i kaltër ne
gazrat dalës dhe harxhimi i madh i lubrifikantit.
Zgjedhja e lubrifikantit, duke pas parasysh kualitetin dhe dendësinë, p.sh 50 ºC ose 100 ºC
është e një rëndësie të veçantë për punën e rregullt të lubrifikimit, si dhe për mbajtjen e shtypjes së
nevojshme të vajit.

3.0 PASTRUESIT (FILTRAT)


Në motorët me sistemin e lubrifikimit nën shtypje rrymimi i vajit gjithmonë pastrohet nga
papastërtitë mekanike (p.sh. grimcat e metalit, ndryshku etj), e cila do të vepronin dëmshëm në
qëndrueshmërinë e kushinetave dhe sipërfaqeve tjera qe fërkohen. Ne vazhdim do te përmendim tri
lloje karakteristike të pastruesve të cilat më së shpeshti përdoren te motorët e shpejtë.
Pastruesit metalik me lamela me veprim adeziv në mes hapësirave minimale mes fletëzave
metalike (rreth 0.001 mm). E tërë papastërtia, e cila do të dëmtonte sipërfaqet rrëshqitëse dhe atë qe

10
fërkohen, mbetet në mes të ngushticave të bllokut të përbëre prej lamelave të cilat kohë pas kohe
pastrohen në mënyre mekanike.
Pastruesit magnetik vendosen më së shpeshti me detyrë që të veprojnë paralelisht me
pastrues universal dhe ti mbajnë grimcat ma të imëta që formohen nga gërryerja e sipërfaqeve te
çelikta të pjesëve qe në mes veti fërkohen.
Pastruesit nga tekstili ose nga letra me element ndërruese nga pëlhura ose letra mjaft poroze
dhe rezistueshme, qe i mbajnë shumë mirë papastërtitë mekanike të vajit, sot më së shumti
përdoren.
Pastruesit e vajit vendosen kryesisht në qarkun primar ose sekondar te lubrifikimit – pas
pompës - ashtu që gjithmonë gjenden nën shtypje. Humbja e shtypjes së vajit në rrugën nëpër
pastrues varet nga konstruksioni dhe gjendja e tij dhe kryesisht arrin vlerën 0.05 deri 0.2 MPa.
Në rast të mbylljes të pastruesit parashihet për të gjitha konstruksionet mundësia e kalimit te
drejt te vajit, pran pjese se filtruar, në kushineta, që është me rendësi të veçantë kur filtri është
vendos në qarkun kryesor për prurjen e lubrifikuesit për kushinetat e boshtit. Në këtë mënyre është
shmang rreziku nga ndërprerja e prurjes së vajit.
Ngarkesa specifike sipërfaqësore rrymimit (V) e patronit (pjesa që ndërrohet) nuk guxon me
rastin e ndërtimit në gypin kryesor të vajit të kaloj 4 deri 6 l/h cm2 te viskoziteti prej 72  10-6 m2/s
(9,5 ºE), ku janë:
V  V / S 1/cm 2 h
V – sasia e tërësishme e rrymimit te vajit l/h
S – sipërfaqja e tërësishme e patronit në cm2 neper te cilën qarkullon vaji
Vlerat nga eksperienca për S ne varësi nga fuqia e motorit:
3.4 mm2/W ose 25 cm2/KF – te motorët oto;
5.4 deri 95 mm2/W ose 40 deri 70 cm2/KF- te motorët dizel,

Fig. 5 C.

11
Domethëniet dhe shenjat ne fig. 5C/2:
1- elektroda jo gërryese prej zinku;
2- ftohësi i vajit;
3- llamarinat deflektore për drejtimin e qarkullimit të vajit nëpër ftohës;
4- sistemi i gypave përmes të cilave kalon uji për ftohje të vajit;
5- prurja e ujit të detit për ftohje të vajit;
6- buloni për lëshimin e ujit;
7- pastruesi i dyfishtë i vajit;
8- prurja e vajit nga motori në ftohës;
9- kthimi i vajit të pastruar në ftohës;
10- dalja e ujit për ftohje nga ftohësi për vaj;
Vlerat më të vogla vinë në shprehje kur patroni zëvendësohet pas çdo 8.000 km dhe ma e
lartë kur ndërrohet pas 20.000 km.
Pastrimi i imët (i mirë) i vajit është nën:
- 8 µm në filtrin e vendosur në gypin anësor
- 15 µm në filtrin e vendosur në gypin kryesor te vajit.
Gjatë përdorimit vrimat e patronit vinë duke u zvogëluar kështu që mirësia e pastrimit rritet.
Në numrin më të madh të motorëve të vendosur në automjete filtri është i vendosur në gypin
e magjistrales sepse me një ndërtim të tillë - veçanërisht gjatë përdorimit të lidhjes së dyfishtë në
seri të patronit - kushinetat janë të mbrojtur më mirë.
Humbja e shtypjes së vajit në filtër varet nga konstruksioni dhe gjendja e patronit, si dhe
temperaturës se vajit. Për kushtet e rëndomta te punës mund të llogaritet në rënie te presionit prej
rreth 0.05 deri 0.15 MPa.
Për llojet e motorëve dizel më të ngadalshëm aplikohen ndonjëherë krahas filtrit në gypin
magjistral edhe filtrat centrifugal t vajit te vendosur në gypin sekondar. Tamburi i centrifugës vihet
ne lëvizje me shtypjen e vajit 0.2 deri 0.8 MPa dhe i largon papastërtitë me te mëdha me numër te
rrotullimeve prej 3.500 deri 10.000 rr/min.
Në fig 5 A-B është treguar me skemë vendosja e pastruesit së vajit në gypin kryesor
(magjistrali) A dhe gypi sekondar B të sistemit të lubrifikimit të kushinetave të boshtit motorik.
Ftohësi i veçanet për vaj (H) përdoret vetëm për motorët me ngarkesë të madhe termike.
Largimi i nxehtësisë nga ftohësi e siguron rëndom uji nga sistemi i ftohjes së cilindrit (fig. 5 B).
Me pompën e dorës për vaj P3 sillet lubrifikanti në gypin kryesor dhe kushineta - para se
motori të lëshohet në punë – qe ti shmangemi dukurisë se paraqitje te fërkimit te thatë ose gjysme te
lagur për shkak të vonesave te prurja e lubrifikantit përmes pompës me ngasje mekanike P1.
Në figurën 5C është dhënë nën 1- patroni i pastrimit të vajit të një dizel motori për anije
“Volvo Penta”, kurse nën 2- tërësia e pastruesit të dyfishtë të vajit me kombinim me ftohësin e vajit
me ujë deti.
Patroni i pastruesit të vajit (5C/1) është ndërtuar për një përdorim, d.m.th nuk është i
paraparë për pastrim pas një kohe të caktuar, dhe ai duhet të ndërrohet. Në fund të pastruesit
vendoset ventili, i cili hapet dhe e lëshon vajin drejtpërsëdrejti në motor në rast që filtri i letrës
mbyllet nga papastërtia dhe shtypja e vajit për këtë arsye është ndjeshëm e rritur.

12
Fig. 6.
Në fig. 6 është dhënë prerja tërthore dhe gjatësore neper motorin dizel katër kohësh
“Diamler Benz”- tipi OM 613 240 D prej 48 kW (65 KF) për 4200 rr/min. Vëllimi punues i
tërësishëm: 2404 cm3. Nga figura është e dukshme, në mes tjerash, vendndodhja e rezervarit të vajit
në fund të shtëpizës, me pompën me dhëmbëzor, ngasjen e saj, sitën dhe pastruesin.
Shënimet në fig 6.
1- zinxhiri me dhëmbë te dyfishtë për ngasje të boshtit me gunga;
2- boshti me gunga;
3- kushineta e boshtit me gunga;
4- kapaku mbi vrimën për mbushje me vaj;
5- gypi thithës;
6- kapaku i bllokut së kokës së cilindrit;
7- injekroti i lëndës djegëse;
8- koka e bllokut te cilindrave;
9- blloku cilindrik me shtëpizën e boshtit;
10- pistoni;
11- rrota volani;
12- kapaku i mbështetëseve te karterit;
13- biella;
14- boshti;
15- buloni për lëshimin e vajit nga karteri;
16- pompa e vajit;
17- pllaka për ekuilibrim;
18- varja elastik e motorit ne automjet;
19- rregullatori i injektimit;
20- pllaka me gunga për vënien në lëvizje të vakum- pompës;
21- vakum-pompa;
22- ventilatori;
23- pompa e ujit;
24- ventili lëshues;
25- termostati ndërtuar në dalje të ujit për ftohje;

13
26- gypi për ajrosje;
27- gypi për prurje të vajit deri te boshi me gunga;
28- ballansuesi i ventilit;
29- gypi për lënën djegëse te lëshuar;
30- shufra për matjen e nivelit të vajit ne fund te shtëpizës;
31- nxehësi;
32- pompa e dorës për lëndë djegëse;
33- pompa për injektimin e lëndës djegëse;
34- ngasja e pompës për injektim dhe pompës për vaj;
35- mbajtësi i motorit;
36- filtri i vajit;
37- ventili për derdhje - me mbi presion - të vajit;
38- pjesa e poshtme e mbledhjes së vajit;
39- pjesa e sipërme e mbledhjes së vajit;
40- fllangja e shtëpizës;
41- starteri elektrik;
42- gypi shkarkues i gazrave;
43- leva për rregullimin e fuqisë;
44- farfalla rregulluese.

Në fig. 7. është dhënë ne skemë sistemi i lubrifikimit të motorit “V motori dizel” 12-
cilindrash katër kohësh me para ngjeshje, i ftohur me ajër. Klöckner-Humboldt-Deutz. Tipi i
motorit: BF 12 L 413; fuqia; 333 kW/450 KF për 2650 rr/min. Në fig 8. është dhënë pamja e prerjes
tërthore te atij.

Fig 7.
Shënimet në fig 7.
1- rezervari i vajit në fund të shtëpizës;
2- gypi thithës deri te pompa e vajit;
3- pompa me presion për vaj me ventil kthyes;

14
4- shtëpiza e valvulës;
5- ventili në lidhje të shkurtë për ftohësin e vajit;
6- ftohësi i vajit;
7- filtri i vajit (2) me patron të letrës me ventilin e lidhjes së shkurtë;
8- gypi magjistral për vaj;
9- ventili për rregullim përfundimtar;
10- kushineta e boshtit motorik;
11- kushineta e biellës;
12- kushineta e boshtit me gunga;
13- prurja e vajit në pompë për injektimin e lëndës djegëse dhe rregullatori i momentit te
injektimit;
14- gypi kthyes i vajit në karter nga pompa për injektimin e lëndës djegëse;
15-16- dërgimi i vajit deri te elementet e sistemin aktivizues te ventileve dhe ftohjes së
pistonave;
17- vrima për ftohjen e pistonave;
18- ngritësi i ventilit me gypin për lubrifikim impulsiv të ballancierit;
19- shufra bartëse, e me vrimë ne mes, për ngritje të ventilit, me prurje të vajit për
lubrifikim të ballancieri;
20- ballancieri;
21- gypi kthyes i vajit në fund të shtëpizës;
22- prurja e vajit në lidhësen hidraulike të ventilatorit dhe në manometër;
23- lidhësja hidraulike e ventilatorit për ftohje të motorit me pastrues centrifugal të
vajit në kokën e ventilatorit;
24- gypi kthyes i vajit në fund të karterit;
25- pompa e veçanet për vaj me gypin shtytës dhe thithës e cila siguron punë normale
te sistemit te lubrifikimit të motorit me rastin e pjerrtësive të mëdha të automjetit;
26- gypi i vajit nën shtypje për lubrifikim të pompës së veçanet të shënuar me 25;
27- manometri i vajit;
Shënimet e dhëna për prerje tërthore për informacion të “V” motorit dizel 12- cilindrash
Deutz- BF 12L 413, fig. 8;

15
Fig 8.

1- rezervari i vajit në fund të shtëpizës;


2- boshti motorik;
3- bjella;
4- boshti me gunga;
5- mbledhësi i gazrave dalës;
6- gypi thithës për ajër;
7- nxehësi për nxehje të ajrit thithës;
8- pajisja për injektim të lëndës djegëse;
9- dhoma djegëse në ballë të pistonit;
10- pompa për injektim të lëndës djegëse;
11- shufra e ngritësit të ventilit në gypin mbrojtës;
12- ventili thithës;
13- pajisja për ftohje me vaj të pistonit;
14- starteri elektrik;
Në fig. 9. është paraqitur me skemë sistemi i lubrifikimit të motorit dizel “V” 12- cilindrash
katër kohësh Deutz lloji BFM 716 prej 460 kW/625 KF për 1800 rrot/min; ε = 17/1. Motori është i
ftohur me ujë dhe i konstruktuar me mbi mbushje duke përdorë dy turbo kompresorë dhe dy ftohës
për para shtypje të ajrit.

16
Fig 9.
Shënimet në fig 9:
1- hapësira mbi ventil; 19- gypi shtytës i vajit
2- trupi i ventilit 20- sita thithëse
3- gypi kryesor i vajit 21- gypi sekondar i vajit nën shtypje
4- kushineta e bjelles 22- gypi thithës deri në pompë
5- Ballancieri 23- vrima e vajit
6- aksi i ballancierit 24- kushinetat e boshtit motorik në karter
7- maja e ballancierit 25- ventili rregullues për shtypje të vajit
8- dy pastrues centrifugal 26- pompa me dhëmbëzore për vaj
9- gypi sekondar i vajit 27- ngasje me dhëmbëzorë të pompës për vaj
10- ventili i sigurisë 28- kushinetat e boshtit me gunga
11- ventili me lidhje të shkurtë 29- ngritësi i ventilit
12- pastruesi i dyfishtë i vajit me rregullim 30- dalja e vajit
(A, B, C)
13- ventili për rregullimin e presionit të vajit 31- gypi mbrojtës i shufrës te ngritësit të ventilit
14- ventili me lidhje te shkurtë 32- kanali i vajit në piston
15- ftohësi për vaj 33- pistoni
16- gypi i jashtëm 34- shufra ngritëse e ventilit thithës
17- kushineta e ballancierit 35- prurja e lubrifikantit deri te manometri për vaj
18- rezervari i vajit në fund të shtëpizës

4.0 LUBRIFIKIMI ME SHTIMIN E LUBRIFIKUESIT TË LËNDËS DJEGËSE


Motorët e shpejtë me dy kohësh me fuqi të vogël karakterizohen me konstruksionin e tyre të
thjeshtë dhe çmim të ulët, dhe për ata nuk parashikohet sistem i veçantë i lubrifikimit por
lubrifikanti thjeshtë i shtohet lëndë djegëse edhe atë 2 deri 5 % - duke i përzier mirë. Me këtë rast
fjala është për motorët te të cilët përdoren kushinetat rrokullisësh. Me këtë vlen të theksohet që ky
lloj lubrifikimi kërkon hapësirë te ndërmjetme më të madhe mes pistonit dhe cilindrit.
Për disa tipa të motorëve katër kohësh për automjete parashihet e ashtuquajtura lubrifikim i
“sipërm” duke shtuar lëndës djegëse 2 deri 4% te vajit. Efekti i njëjtë arrihet duke e futur avujt e
vajit nga shtëpiza në gypin thithës të motorit. Kështu që sigurohet një shtresë e me e përshtatshme e
lubrifikantit dhe mbrojtja e sipërfaqeve te sipërme te cilindrit, sipërfaqes dhe unazave te pistonit si
dhe udhëzuesve të ventilit.

17
5.0 LUBRIFIKUESIT PËR MOTORË
Sot me se shpeshti për lubrifikim të motorëve përdoren vajra te zgjedhura me prejardhje
minerale. Shumë me rrallë përdoret vaji nga bimët, pak ma shpesh vajrat kompanduese, nga grafiti,
respektivisht vajra nga molibden disulfid.
Të gjitha këta vajra sot janë të leguruara, d.m.th. të përgatitura nga komponentët e zgjedhura
- në pjesën ma të madhe të derivateve te vajrave tokësore - me shtesa të aditivëve te veçantë me
qëllim të arritjes:
- stabilitet të madh ndaj oksidimit;
- ngjitjes më të madhe ne sipërfaqet metalike;
- me viskozitet te barazuar, pra me indeks ma të madh të viskozitetit për shkak ndryshimit
te madh te temperaturave brenda së cilave vaji duhet ta ruaj efektin e vet lubrifikues;
- aftësia e shkrirjes së smollës, zgjyrës, d.m.th arritja e vetive të larta e te shpërndarjes dhe
të pastrimit.
5.1 PËRBËRJA KIMIKE E VAJRAVE MINERALE
Këto vajra kryesisht përfitohen me rafinimin e destilanitit të vajrave tokësore, e më rrallë
nga qymyr guri gjegjësisht rreshpeve yndyrore.
Vajrat minerale paraqesin përzierje mjaft te ndërlikuara të hidrokarbureve, kryesisht i rendit
të parafinës dhe nafteve, më përbërje me pak të dëshiruar të aromateve dhe olefineve.
Hidrokarburet parfinore janë të ngimë me: strukturë zinxhirore dhe lidhje të atomeve sipas
formulës CnH2n+2. Numri i atomeve te C-së te tyre arrin 30 por edhe deri 50. Nëse numri i C-
atomeve është më i lartë atëherë aq më i lartë do të jetë edhe pika e vëllimit e hidrokarbureve.
Përparësitë e hidrokarbureve nga parafina dalin nga rezistenca e tyre me e madhe ndaj
oksidimit, stabiliteti i tyre ne shpërderdhje dhe polimerizimit.
Të metat e këtyre hidrokarbureve rrjedhin nga krijimi e lidhjeve me ma tepër molekula
(parafinat) në gjendjen konzistente në temperatura të ulëta dhe për atë arsye atyre ju rritet shumë
viskoziteti, që bie deri te ndërrimi i madhe i vetive lubrifikuese.
Hidrokarburet naftene janë te ngopur me strukturë unazore dhe lidhjen e atomeve sipas
formulës CnH2n. Përparësitë rrjedhin nga stabiliteti ne aspektin kimik dhe temperaturave të ulëta te
ngurtësimit, kështu që aftësitë lubrifikuese janë ne veçanti te larta.
Hidrokarburet aromatike janë të pangopur; strukturë unazore, me formulën: CnH2n-6. Në
vajin mineral paraqiten në përqindje më të vogla.
Të metat e kësaj kategorije të hidrokarbureve dalin nga jo stabiliteti i tyre dhe prirja në
formimin e substancave të smollës dhe asfaltit të cilat në mënyrë të padëshirueshme ndikojnë në
viskozitetin dhe lubrifikimin e vajit.
Duke pas parasysh që aromatet treten me SO2 në gjendje të lëngët është e mundur që si të
padëshirueshme të eliminohen nga vaji mineral dhe të arrihet i ashtuquajturi lubrifikanti selektiv.
Hidrokarburet olefine janë të pangopur; me strukturë zingjirore, me formulë të
përgjithshme : CnH2n-1 ose CnH2n. Ata janë pak të qëndrueshme dhe gjinden në sasi shumë të vogël
në vajin mineral.

5.2 KARAKTERISTIKAT E VAJIT TË MOTORIT


- Viskoziteti - lëngshmëria - qëndrueshmëria, është masa për madhësinë e fërkimit të
brendshëm te një lëngu për temperaturë të caktuar. Viskoziteti bie me rritjen e temperaturës; ajo

18
përcaktohet p.sh. për 20 ºC , 50 ºC, 100 ºC ose sipas SAE (Society of Automotive Engineers)
gradacioni për 17,8 ºC,dhe 98,9 ºC, d.m.th., 0 ºF dhe 210 ºF.
Viskoziteti në Evropë, Angli dhe SHBA matet sipas metodave të ndryshme të cilat ne
vazhdim shkurt do te paraqiten:
- Shkalla e Englerit përcaktohet më së shpeshti te ne dhe në Europë, edhe pse jep vetëm
vlera relative për lëngshmëri të vajit. Ai viskozitet është përcaktuar me raportin e kohës për të cilën
rrjedh 200 cm3 vaj dhe 200 cm3 ujë në matësin e viskozitetit te Englerit te temperatura e caktuar te
vajit (t ºC) dhe ujit në 20 ºC, d.m.th:
koha në sekonda për të cilën kalon 200 cm3 vaj në t ºC
ºE = ----------------------------------------------------------------------
koha në sekonda për të cilën kalon 200 cm3 ujë në 20 ºC
Vlerat absolute për lëngëshmëri të vajit i paraqet viskoziteti dinamik dhe kinematikë.
-Viskoziteti dinamik (η ) është forca e shprehur në N, e cila është e nevojshme që shtresa
sipërfaqësore prej 1m2 në largësi prej 1m te ç’vendoset paralelisht me shpejtësi prej 1m/s. Sistemet
e njësive janë: Pa s, në sistemin SI.
Për lëngshmëri mbi 8 ºE ose 60 cSt ekziston relacioni aproksimativ ne mes viskozitetit sipas
Englerit ºE, dinamik (η ) dhe kinematikë ( ν ), e cila mundëson krahasimin ne mes njësive te
ndryshme te viskozitetit:
0.064
E  0.132 v ; dhe   [0.074 E  o ] 
o o

19
ºE ν R S
cSt s s
200
1500 6000 7000
6000
5000
1000 5000
100 4000
4000
3000
3000
500
2000
400 2000
50

300
1000
1000
200

20
500
500
100
400
400
10 300
300
50
200
200
40
5 150
30 150
4
100
3 100
20

2
10
9 50
8
7 50
1.5
6
1.4 40
5

4 40
1.3
3
1.2

2
1.1 30
1
32

1 1 1
cSt s s
ºE ν R S

Fig. 10.
Domethënia e shenjave:
ºE - shkalla e viskozitetit sipas Englerit
n - viskoziteti kinematikë në cSt
η - viskoziteti kinematikë në P (g/cms)
ρ - dendësia e vajit, g/cm3

20
-Viskoziteti kinematikë (ν) është i barabartë me viskozitetin dinamikë (η) i ndarë me
densitetin (ρ) d.m.th. me masën specifike pra:

 , [m/s2]

Njësia matëse më së shpeshti që përdoret për viskozitet kinematikë, (e cila i përgjigjet
viskozitetit dinamikë P- Poise):
1St (Stokes) cm2/s=10-4 m2/s
1St=100 cSt
Caktimi i viskozitetit dinamikë dhe kinematikë bëhet në viskozimetrin e Vogel- Ossag ose
Ubbelhode.
Viskoziteti kinematikë prej 98.9 ºC e ka vlerën p.sh për vajin për motor INA-Super 1:
9.0 cSt për SAE 20W/20;
11.5 cSt për SAE 30;
14.5 cSt për SAE 40;
18.0 cSt për SAE 50;
-Viskozimetri i Redwodit-l në përdorim është në Angëli. Ai jep të dhëna relative për
lëngshmëri të vajit në R I-sekondë
-Viskozimetri i Saybold- Univerzal është në përdorim në SHBA dhe me atë caktohet
lëngëshmëria relative e vajit për temperatura të caktuara në SU-sekonda.
-Paraqitja grafike për informim i raportit të viskozitetit sipas Englerit (ºE), i viskozitetit
kinematikë (ν në CSt), viskoziteti sipas Redwood-it (R në sekonda) dhe Saybold –it (S në sekonda)
është dhënë në fig. 10.
Në përgjithësi sot në botë janë përvetësuar SAE – shkallëzimet e viskozitetit të vajit te
motorëve të cilat janë dhënë në Tab. 1. në vijim sipas normave DIN. 51 511:

21
Tabela 1.

SAE Viskoziteti dinamikë Viskoziteti kinematikë 98,9 ºC (210 ºF)


Shkallëzimi i vajit për 17,8 ºC (ºF) cSt më e vogël cSt më e lartë
motorik Me cP më të lartë

(5W*) Nën 1200


tepër e lehtë

10W Nën 2400 3,9


shumë e lehtë

20W - e lehtë D Nën 9600

20 - e lehtë 5,7 Nën 9,6

30 - e mesme 9,6 Nën 12,9

40 - e rëndë 12,9 Nën 16,8

50 - shumë e rëndë 16,9 Nën 22,7

*Shenja W i dedikohet veçanërisht vajit dimëror (D)


-Vaji motorik i rrallë i shkallës së viskozitetit SAE 5W, 10W, 20W, si dhe SAE 20 W,
përdoren gjatë dimrit, pra në temperatura të ulëta edhe në motorat e rijë, ashtu që të temperaturat e
tilla te sigurohet rrymim i shpejt neper motor dhe lubrifikim i mirë i sipërfaqeve të ndjeshme
rrëshqitëse, siç janë p.sh kushinetat e boshtit motorik.
-Vaji motorik i dendur i shkallës SAE 40 dhe 50 përdoren gjatë verës, për temperatura të
larta të ambientit dhe motorëve të vjetër me kushineta të harxhuara të cilët kanë prirje për vajosjen e
hapësirës se shtypjes.
-Vaji motorik duhet gjithmonë ti përgjigjet temperaturës së ambientit që kërkon një kujdes të
veçantë, nëse merren parasysh ndryshimet e pa parapara dhe të mëdha të temperaturës gjatë tërë
stinëve vjetore.
Kërkesat për shfrytëzim të vajit të motorit me shkallë të gjere të viskozitetit, i përmbushen të
ashtuquajtura vaji multishkallë, i cila me lëngshmërinë e tij përfshinë p.sh. shkallëzimet SAE 10 W-
30 ose SAE 20 W – 40 (INA DELTA TLX- shumëshkallëshe).
Në fig. 11. është treguar rrjedhshmëria kualitative e viskozitetit në varshmëri të temperaturës
tipike për verë vaj (i dendur) (V), dimëror vaj (i rrallë) (D) dhe shumëshkallësh (SH) me indeks të
lartë viskoziteti d.m.th. me ndjeshmëri të zvogëluar ne ndryshime te temperaturave deri te cilat vjen
gjatë përdorimit për gjithë llojet e vajrave për motora.

22
Fig. 11.
Temperatura e vajit në karter, kur motori është jashtë ngasjes, varet nga temperatura e ajrit,
që d.m.th se gjatë dimrit mund të zbres deri -20 ºC, kurse verës rritet deri +40 ºC. Gjatë punës së
motorit temperatura e vajit mund të arrijë deri 100 ºC, dhe më tepër deri 130 ºC për motorë me
ngarkesë shume të madhe termike. Kjo do të thotë se kushtet fizike për qarkullim, ftohje dhe
formimin e shtresës rezistuese të vajit në mes të sipërfaqeve rrëshqitëse janë jo të njëtrajtshme.

Fig 12.

23
Karakteristikat në fig. 11.12. tregojnë shkallën e ndjeshmërisë të disa llojeve të
lubrifikanteve gjatë ndryshimit të temperaturave, si dhe mundësin universale të përdorimit të vajit
shumëshkallësh për shkak të zvogëlimit të ndjeshmërisë te viskozitetit të tyre ndaj ndryshimit të
temperaturave. Mund të thuhet që për çdo tip dhe gjendje të motorit ekziston viskoziteti optimal i
vajit te i cili mund të arrihet formimi i shpejt dhe i qëndrueshëm i pykës së vajit në kushineta, si dhe
qarkullim i mire dhe ftohje pa vajosje të hapësirës kompresive. Tentimi duhet të jetë gjithmonë që
në eksploatim të mbahet sa më shumë që është e mundur gjendja optimale e viskozitetit të vajit.
- Indeksi i viskozitetit sipas Dean Davisu është numri sipas të cilit mund të konstatohet për
ndjeshmërinë e viskozitetit të vajit në ndryshim të temperaturave. Është e dëshirueshme
që ajo ndjeshmëri të jetë sa më e vogël, d.m.th. indeksi i viskozitetit sa më i lartë. Për
lubrifikant të motorëve indeksi i viskozitetit nuk guxon të jetë më i vogël se 90 deri 100.
- Shkallëzimi i viskozitetit për mekanizma të motorëve të automjeteve- vaji hipoid – të cilat
janë dhënë në tab. 2 sipas DIN 51512:

Tabela: 2

SAE Viskoziteti kinematikë


Shkallëzimi
i vajit Për – 17.8 ºC (0 ºF) Për 98.9 ºC (210 ºF)
Më së paku Më së shumti Më së paku Më së shumti
cSt cSt cSt cSt

75 Nën 3250
4.2
80 3250* Nën 3250

90 14.2 Nën 25.0

140 25.0 Nën 43.0

250 43.0

* Ky kusht bie nëse viskoziteti kinematikë te 98.9 ºC nuk është më e vogël se 6.7 cSt.
-Dendësia e vajit ose masa specifike për 15 ºC në g/ml rritet me viskozitetin.
Për lubrifikues te motorët ajo lëvizë prej 0.88 (SAE 20) deri 0.90 (SAE 50) sipas metodës
ASTM D-298.
-Pikë ndezja e vajit rritet me viskozitetin dhe lëvizë prej 210 ºC (SAE 20)
dhe 240 ºC (SAE 50).
-TBN Neutralizacioni numri tregon përbërjen e thartirës në vaj dhe është e dëshirueshme të
jetë sa më i vogël. Ai është 4 deri 5 mg KOH/g tek vajrat INA Super Delta TLX.
-Ngurtësia zvogëlohet me rritjen e viskozitetit dhe ajo është p.sh. për vaj motorik INa
Super 1:

24
- 25 ºC për shkalë viskoziteti SAE 20 W/20
- 15 ºC për shkallë viskoziteti SAE 30
- 10 ºC për shkallë viskoziteti SAE 40
- 10 ºC për shkallë viskoziteti SAE 50
-Përmbajtja e hirit, rrëshirës, asfaltit dhe ujit në vaj duhet të zvogëlohet në vlerën më të
vogël të mundshëm dhe duhet t`i përgjigjet dispozitave dhe kushteve të parapara për vaj motorik
-API (Amerikan Petroleum Institut) – klasifikimi i vajrave për motorë
Kjo ndarje e vajrave për motorë mund të merret si ndërkombëtarisht e pranuar dhe me atë
parashihen këto kategori të eksploatimit:
- Type - Regular: vaj i paleguruar
- Type - Premium: vaj i leguruar dobët
- HD (Heavy Duty): vaj i leguruar për kushte të rënda të shfrytëzimit, siç janë rastet më të
shpesh te motorët dizel.
API- jep klasifikimin komerciale-teknik global të lubrifikantëve për automjete, sipas të
cilave veçanërisht janë përgatitë nga 3- kategori të motorëve Oto (M) dhe 3-kategori të motorëve
dizel (D), ashtu që më së miri t`i përmbushin kushtet specifike të punës. Më poshtë janë dhënë API-
kategoritë të vajit për motorë.
për motorët - oto:
1. Servis ML: për motorë të tipit të vjetër të automjeteve, dhe me shkallë të vogël
të kompresionit;
2. Servis MM: për motorë me ngarkesë mesatare termike;
3. Servis MS: për tipe të ri të motorëve me shkallë të lartë të kompresionit dhe
numër të rrotullimeve.
për - motorë - dizel:
1. Servis DG: për motorë me ngarkesë të dobët termike; me përmbajtje të sulfurit
në lëndë djegëse nën 0,95 %
2. Servis DM: për motorë me ngarkesë të mesme termike; me përmbajtje të
sulfurit në lëndë djegëse nën 1,05 %
3. Servis DS: për motorë me ngarkesë të lartë termike; me përmbajtje të sulfurit në
lëndë djegëse mbi 1,05 %.
- Aditivët- shtesat në vaj:
VI- shtesat korrektuese përmirësojnë indeksin e viskozitetit. Ato janë me përbërje
molekulare zinxhirore te gjata, si p.sh. polymetacrylati, Inhibitorët korroziv e pamundësojnë
oksidimet e vajit, procesin e vjetrimit dhe mbrojnë sipërfaqet metalike të kushinetave.
Shtesat detergjente shkrijnë zgjyrën dhe e mbajnë në gjendje suspensioni.
Shtesat për rritje të ngjitjes për sipërfaqe sigurojnë shtresë sipërfaqësore të fortë të vajit,
rezistuese ndaj shtypjeve të larta, si p.sh. thartirat yndyrore, vajrat shtazore dhe bimore.

25
5.3 ZGJEDHJA E LUBRIFIKANTIT SIPAS SHKALLËS SË VISKOZITETIT
Kushti themelor dhe më i rëndësishmi që duhet t`a përmbushë lubrifikanti motorik është
mbajtja e mjaftueshme e shtresës rezistuese mes sipërfaqeve fërkuese të dorezave të boshtit motorik
dhe kushinetave rrëshqitëse. Këto kushineta gjinden në tipet bashkëkohore të motorëve me piston
në kufirin e sipërm të qëndrueshmërisë dhe ngarkesës. Presioni specifik njësi (p m) në taktin e
zgjerimit në sipërfaqet e kushinetave, rrjedh nga ky raporti te parametrave (fig 13):

 v F
pm  c  
hmin d l

Fig. 13.
ku janë:
c – faktor që varet nga konstruksioni i kushinetave, qarkullimin, vendin e prurjes së vajit
në kushinetë dhe nga shtypja e vajit në kushinetë; te ndërtimet e njëjta te kushinetës“c”
rritet me qarkullimin dhe shtypjen e vajit;
η – viskoziteti dinamik i lubrifikantit;
ν – shpejtësia periferike e rrëshqitjes te dorezës të boshtit në kushineta;
ω – shpejtësia këndore;
hmin – hapësira minimale në mes dorezës të boshtit motorik (d) dhe kushinetës rrëshqitëse
(D), e cila siguron formimin pykës vajore të fortë dhe fërkimi i plotë në të lëngët;
F – forca me të cilën është ngarkuar kushineta;
d – diametri i dorëzës të boshtit;
D – diametri i brendshëm i kushinetës;
l – gjerësia kushinetës.
Ngarkesat e larta specifike të kushinetave (pm), për karakteristika të tyre të caktuara (c),
kërkojnë përdorimin e vajrave me viskozitet të lartë (η), shpejtësi më të mëdha periferike në
rrëshqitje (ν) dhe hapësirë minimale në me sipërfaqeve të dorëzës dhe sipërfaqeve mbështetëse të
kushinetave (hmin), pra edhe mes-hapësirë më të vogël:

26
m Dd
Nga raporti i parametrave për pm rrjedh:
 v
hmin  c 
pm
Viskoziteti dinamik i lubrifikantit rrjedh nga shprehja për pm:
1 p h
   m min
c v
Viskoziteti kinematikë i vajit (ν) mund të caktohet nga relacioni:
  v  ,
ku është:
ρ - dendësia e vajit
Raporti i parametrave relativ të dhënë për shprehjen η nga e cila varet shtresa e fort ne formë
pyke e vajit në kushineta të boshtit motorik, siguron kushte optimale për qëndrueshmëri të
kushinetave d.m.th. fërkim te lagët (hidrodinamik).
Shqyrtimet e shumta laboratorike kanë treguar që ndryshimet e markave te prodhueseve të
ndryshëm komercial të vajit, me karakteristika të njëjta fizike, kryesisht dalin prej ndjeshmërisë se
lubrifikanteve ne procesit e vjetrimit d.m.th. prej qëndrueshmërisë kohore, që rëndom varet nga
mënyra e seleksionimit komponentëve të veçanta te lubrifikantit, përpunimit të tyre teknologjik si
dhe zgjedhjes së aditivëve që sigurojnë rezistencë të vajit ndaj oksidimit, indeks të lartë të
viskozitetit, ngjitshmëri, fortësi të pykës se vajit, veti detergjente dhe anti korrozive.

- Qëndrueshmëria e kushinetave rrëshqitëse gjatë shfrytëzim varet nga vargu i


faktorëve ndikues, prej të cilave këtu dallojmë:
1. Gjendja e rregullt e pompës për vaj dhe vendosja e saj në fund të shtëpizës. Funksionimi
i plotë i filtrit (pastruesit) të vajit dhe prurja e shpejtë e vajit në kushineta gjatë lëshimit
të motorit në punë.
2. Konstruksioni dhe ndërtimi teknologjik i kushinetave me zgjedhje te drejt të vendit ku
sillet vaji. Duhet të theksohet që metali i bardh është më pak i ndjeshëm në bllokim dhe
vetvetiu lehtë rigjenerohet sipërfaqja e saj rrëshqitëse se sa te kushinetat prej bronzi.
Metali i bardh megjithatë nuk i i përballon ngarkesat e larta specifike në sipërfaqet
kontaktuese.
3. Ngarkesa sipërfaqësore njësi te sipërfaqes kontaktuese te kushinetës.
4. Intensiteti i ftohjes së kushinetës me rrymimin e vajit.
5. Zgjedhja e drejtë e viskozitetit dhe kualitetit të vajit.
Zgjedhja e lubrifikantit – nga aspekti i shkallës se viskozitetit - bëhet në varësi dhe nga
gjendja e motorit. P.sh te motorët e ri, për temperatura të ulëta, shpejtësi të mëdha të rrëshqitjes,
shtypje të vogla njësi dhe hapësirë se ndërmjetme të vogël, rëndom do te përdoret vaji i rrallë, me
shkallës e përafërt te viskozitetit SAE 10/20. Në rastin e kundërt zgjedhja do të bie në shkallëzimin
SAE 30/40 ose eventualisht SAE 40/50.
Koha e ndërrimit të vajit në shtëpizë varet nga ngarkesa dhe gjendja e motorit si dhe
kualitetit te lubrifikantit. Për ketë vaji ne karter rëndom ndërrohet pas 5.000 deri 10.000 km ngasje.
6. Mbajtja e largësisë së përcaktuar dhe gjendjes se lubrifikantit në fund të shtëpizës.
7. Mbajtja e temperaturës optimale te vajit në rezervar, gjegjësisht në fund të shtëpizës. Te
motorët me pistona në dalje nga kushinetat temperaturat e vajit arrijnë 100 por edhe 150
ºC. Në hyrje të kushinetave janë te dëshirueshme temperaturat prej 60 deri 80 ºC.

27
8. Mënyra e eksploatimit të motorit i cili kërkon këto masa:
- para nxehja e motorit të ftohët te temperaturat e ulëta të rrethinës, para se motori të
lëshohet në punë;
- mbajtja e temperaturës optimale te vajit në karter;
- shmangja nga tej ngarkesa e motorit dhe ndryshimeve te menjëhershme të regjimit të
punës, para arritjes te gjendjes te temperaturës stacionare të caktuar.
5.4 VAJRAT ME ORIGJINË BIMORE DHE SHTAZORE
Këto vajra (p.sh ricinus, nga repa dhe bërthamat) rrallë herë përdoren si të vetme për
lubrifikim të motorit, por përdoren si shtesa vajrave minerale me qëllim të arritjes ngjitjes
sipërfaqësore me te mirë. Në pikëpamje kimike këto vajra janë më pak stabile, d.m.th më shume i
nënshtrohen procesit të vjetrimit dhe rritjes së përbërjes së thartirës, që është e padëshirueshme për
shkak se shkaktojnë korrozion në pjesët prej çeliku. Vajrat bimore, me rastin e procesit të djegies,
lënë në cilindër dhe piston shtresë më të madhe të zgjyrës se sa që është rasti te vajrat mineral.
Mes vajrave bimore veçanërisht theksohet ricinusi për shkak të viskozitetit relativ të lartë
dhe lëngëshmërisë në temperatura punuese (16 – 17 ºE në 50 ºC). Vaji i ricinuesit është përdor
shumë deri ne vitit 1930 për lubrifikim të motorëve të aeroplanëve. E metë e madhe e tij është që në
temperaturat me te ulëta (nën 3 ºC) ndahet stearina koenzistent i cili mund të mbyllë kalimin
(vrimat) nëpër sita para pompës së vajit dhe kështu mund te shkaktoje ndërprerjen e prurjes së
lubrifikantit dhe bllokimin e kushinetave.
5.5 VAJRAT E PËRZIERA ME YNDYRA (KOMPAUND)
Ato janë vajra minerale me një përqindje te caktuar të vajrave bimëve ose te përpunuara
shtazore me shtimin e te cilëve arrihen rritja e ngjitshmërisë në sipërfaqet metalike dhe indeks i lartë
i viskozitetit. Kësaj kategorie i takon vaji i njohur komercial “Castrol” i yndyrosur me ricinius.
5.6 VAJI ME GRAFIT DHE MOLIBDEN- DISULFID
Janë vajra mineral të zgjedhura me shtesa të vogla (0.5 deri 1.5%) te grafitit koloidal dhe
molibdenit ne formë te disulfidit (MoS2). Detyra e këtyre vajrave speciale është të zvogëloj punën
ne fërkim sipërfaqësor në kushineta dhe në sipërfaqe tjera qe fërkohen, veçanërisht të zvogëlojnë
ndjeshmërinë ndaj konsumit dhe bllokimit gjatë lëshimit të mortorit në punë, kur lubrifikimi i
rregullt ende nuk ka filluar. Këto vajra ende nuk kanë hy në përdorim në masë të madhe.
5.7 YNDYRAT PËR LUBRIFIKIM
Përdorimi i yndyrave parashihet për ato elemente që gjenden jashtë rrjetit të sistemit qendror
të lubrifikimit, siç është rasti te pompa për ujë, ngasja e elementeve ndihmëse, udhëzueset, ventilat
etj.
Yndyrat për lubrifikim janë tretje koloidale K-Li-Ca-Mg-Na- ose Al- sapunë, d.m.th kripëra
thartirash yndyrore në vaj mineral.
Zgjedhja dhe përbërja sapunëve metalike (10 deri 25%) ndikon në dendësinë e yndyrës,
pikën e shkrirjes dhe vetit tjera. Komponent lubrifikuese në yndyrë është vaji mineral, dhe sipas
kësaj yndyra mund të jetë në mënyrë optimale e shfrytëzuar vetëm në temperaturë mbi temperaturën
e shkrirjes.
Temperatura e shkrirjes (80 deri 150 ºC) është kompetente për klasifikim dhe zgjedhje të
yndyrës. Pika e shkrirjes mund të jetë përafërsisht 10 ºC më e ultë nga temperatura punuese ne
sipërfaqet ku duhet te sigurohet shtresa për lyerje. Yndyra litiume për shtypje të larta (LITS-2EP -
Rafineria Modrica) përdoret në fushën e temperaturave prej -35 ºC dhe 125 ºC.
Në praktik vihen ne përdorim, për disa nevoja specifike, lubrifikues sintetik p.sh në bazë të
diesteres, silikonit, polimerive, alkilen-glikola. Përparësia e tyre qëndron në rezistenca të mëdha në

28
temperatura ekstreme (-54 deri +260 ºC) dhe lagështisë, ndikimit të vogël të temperaturave në
viskozitet dhe rezistencës se madhe kimike.
Yndyrërat e grafitura dhe molibden- disulfide në veti përmbajë një përqindje të vogël te
grafitit - e dëshirueshme në gjendje koloidale - ose disulfid-molibden (MoS2). Këto shtesa kanë për
detyrë të zvogëlojnë koeficientin e fërkimit sipërfaqësor në mes çiftit fërkuese - për shkak të vetive
fizike të dëshirueshme, përshtatjes së mirë në sipërfaqe dhe qëndrueshmërisë në temperatura të
larta. Fusha e përdorimit (MoS2): -70 deri +400 ºC.
Tretja e disulfidit-molibdenit disa herë u shtohej vajrave standard motorik për shkak të
zvogëlimit të ndjeshmërisë të sipërfaqeve në fërkim ndaj bllokimit.

29

You might also like