You are on page 1of 11

UNIVERSITETI: "ALEKSANDËR MOISIU", DURRËS

FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE


DEPARTAMENTI I SHKENCAVE INXHINIERIKE
DEGA: MENAXHIM NDERTIMI I
LËNDA: BAZAT E EFICENSES ENERGJITIKE
VITI AKADEMIK 2016-2017

DETYRE KURSI

PUNUAN: PRANOI:

ORGESA MUÇI, MSC.ING.STELA SEFA


VILMA SHQUTI,
XHULJETA KOÇI,
LORELA SHEHU
TEMA: AUDITIMI I NJE NDERTESE
1. LIGJE DHE NORMA

1.1 Legjislacioni Shqipëtar:

Në legjislacionin Shqiptar ekzistojnë disa ligje që mbështesin efiçencën e energjisë në ndërtesa, të


cilat janë të renditura më poshtë:
1. Ligji nr.9379, datë 28.4.2005 “Për efiçencën e energjisë”
2. Ligji nr.8937, date 12.09.2002 “ Për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa”
3. Ligji nr.138, date 02.05.2013 “Për burimet e energjive të rinovueshme”
4. Vendim nr.619, date 7.9.2011” Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për efiçencën e
energjisë, 2013-2018
5. Vendim nr.38, datë 16.01.2003 për miratimin e normave, të rregullave dhe kushteve të
projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa.
6. Vendim nr.853, date 14.11.2007 “ Përdorimi i llampave fluoreshente kompakte”

1.2 Normativat Europiane Për Energjinë:

1. Directive 2010/31/EU of the European Parliament and of the Council of 19 May 2010 on the
energy performance of buildings
2. IECC International Energy Conservation Code 2009
3. EN 15603 (2008) Energy performance of buildings - Overall energy use and definition of
energy ratings
4. EN 15378 (2007) - Heating systems in buildings ⎯ Inspection of boilers and heating systems
5. EN 15316 (2007) - Heating systems in building – Method of calculation of system energy
requirements and system efficiencies.
6. EN 15239 (2007)- Ventilation for buildings ⎯ Energy performance of buildings - Guidelines
for the inspection of ventilation systems
7. EN 15193 (2007) - Energy performance of buildings - Energy requirements for lighting
8. EN ISO 13790 2008 Thermal performance of buildings- Calculation of energy use for space
heating and cooling
9. EN- ISO 13789 (2007) Thermal performance of buildings - Transmission and ventilation heat
transfer coefficients Calculation method
10. EN-ISO 13370 (2007)- Thermal performance of buildings - Heat transfer via the ground -
Calculation methods
11. EN-ISO 10456 (2007)- Building materials and products- Tabulated design values and
procedures for determining declared and design thermal values
12. EN-ISO 10077 (2006)- Thermal transmittance of windows, doors and shutters- Calculation of
thermal transmittance
13. EN-ISO 9251 - Thermal insulation- Heat transfer conditions and properties of materials
14. EN ISO 7345- Thermal insulation - Physical quantities and definitions
2.ÇFARË ËSHTË AUDITIMI I ENERGJISË.

Objektivi parësor i auditit të energjisë: është të përcaktojë mënyrat dhe masat për reduktimin e
konsumit të energjisë për njësi prodhimi ose të zvogëlojë kostot operuese. Auditi i Energjisë klasifikohet
në dy grupe:

-Audit paraprak -Ky lloj auditi konsiston në përcaktimin e shpejt të konsumit të energjisë dhe të
mundësisë së kursimit të saj; identifikimin e masave të shpejta pothuajse me kosto “0” për
kursim/përmiresimenergjie; përcaktimin e nevojës për studim/audit të thelluar të energjisë. Auditi
paraprak shfrytëzon të dhëna pothuajse të gatshme ose që merren me lehtesi. Ne te njejten kohe ky lloj
auditi sherben si “pikë referuese”.

-Audit i detajuar-Ky lloj auditi jep një plan zbatimi të projektit të energjisë në mënyrë të detajuar,
meqënëse ai vlereson të gjithë sistemet kryesore që përdorin energji. Për këtë qëllim auditi i detajuar
bën një vlerësim të kujdesshëm të kursimit dhe të kostos së energjisë. Ai konsideron efektet
ndërvepruese të gjithë projekteve, bilancet për përdorim energjie tek pajisjet -konsumatore kryesore të
saj dhe përfshin llogaritjet e detajuara të kostos së kursimit të energjisë dhe kostot e projektit përkatës.

Në një Audit të detajuar një nga elementet kyçe është balanca e energjisë. Kjo bazohet në një inventar
të sistemeve që përdorin energji duke pranuar në kushtet aktuale të punës dhe llogaritjet e përdorimit
të energjisë. Ky vlerësim i energjisë së përdorur krahasohet me faturat/dokumentat nga kompanitë
furnizuese të energjisë. Auditi i detajuar kryhet në tre faza:

-Faza paraprake e Auditit


-Faza e Auditit
-Faza pas Auditit
3.HAPAT PËR REALIZIMIN E AUDITIMIT TË ENERGJISË

Hapi 1 : Mbledhja e informacionit

Mbledhja e informacionit për ndertesen, karakteristikat termofizike, menyra e funksionimit, konsumi i


energjise nga paisjet dhe sistemet që i shërbëjnë asaj.

Informacioni i mbledhur duhet të përmbajë:

a)Rregjistrimin e ndërhyrjeve (nëse ka patur) për përmisimin e eficencës së energjisë, (e mira kjo të jetë
e 36 muajve të fundit) si dhe raportin e auditit të energjisë pararendës (n.q.s ka)

b)Inventarin e të gjithëpaisjeve që konsumojnë energji, manualet e instalimit dhe përdorimit të tyre,


kodet e paisjeve ose broshura teknike që përmbajne parametrat e këtyre paisjeve, konfigurimin si dhe
karakteristikat e punës së tyre.

c)Vizatimet, projektet skematike të impanteve të instaluar në godinë, ku të tregohen qartë me të gjitha


parametrat të gjitha paisjet që konsumojnë energji.

d)Të dhënat ditore të punes së paisjeve, regjistrimet e tyre, përfshirë temperaturen e ambientit,
temperaturat e dërgimit/kthimit të ujit të ftohtë (chiller/apo pompe nxehtësie), temperaturat e
dërgimit/kthimit të ujit të ngrohtë (kaldajë/apo pompë nxehtësie), temperaturat e dërgimit/kthimit të
ajrit të ftohtë (CTA), koha e funksionimit të sistemit pra regjimi i punës (p.sh 8 orë 12 orë apo 24 orë).

e)Të dhënat e konsumit të energjise të 36 muajve të fundit.

f)Programet e regjimit të punës dhe të mirmbajtjes si dhe të saktosohet kur dhe ku ka pasur ndërhyrje
kapitale (p.sh zëvendësim paisjesh) në rast se ka.

g)Identifikimi i ambienteve të brendshme të godinës si dhe plotësimi me informacion mbi sipërfaqen e


brendshme të dyshemes.

h)Sipërfaqja e brendshme totale e dyshemesë së ndërtesës.

Hapi 2: Kontrolli i paisjeve qe konsumojne energji.

Të dhënat e mbledhura në Hapin 1 na krijojnë një ide mbi ekzistencën e paisjeve ose impianteve që
konsumojnë energji. Raporti i përpilimit të të dhënave të karakterteristikave të paisjeve ose të sistemeve
që konsumojnë energji duhet të përfshijë:

-Llojin ose tipin e sistemit të ajrit të kondicionuar që i shërben ndërtesës si dhe të gjithë komponentëve
të saj.
-Llojet ose tipet e ftohësave (Chiller), Pompa nxehtesie, Kaldaja,Kondicioner Split etj. Që përdoren (nëse
ka), duhet të tregohet kapaciteti ftohës/ngrohës si dhe karakteristikat e punës së tyre.

-Llojet ose tipet e paisjeve të trajtimit të ajrit (AHU), Ventilatorëve, kapacitetin dhe karakteristikat e
punës se tyre.
-Llojet e pompave të ujit që i shërbejnë sistemit të kondicionimit, kapacitetin dhe karakteristikat e punës
së tyre.

-Lloji i ndricuesve, kapaciteti dhe karakteristikat e punës.

-Koha e përdorimit (shfrytëzimit) të hapësirave që përbëjnë ndërtesën të cilat kanë në shërbim të tyre
paisje ose sisteme që konsumojne energji. P.sh orët e shfrytezimit të hapësirës, densiteti i personave
/m², përdorimi i paisjeve në orë të ndryshme të ditës apo në ditë të ndryshme të javës dhe vitit etj.

-Mekanizmat e kontrollit për paisje apo sisteme të ndryshme që i shërbejne ndërtesës.

-Matja e energjisë elektrike me anë të matëseve si dhe cilesia e energjisë (p.sh tensioni etj.)

-Llojet dhe tipet e ashensoreve dhe shkallëve levizëse (nese janë instaluar), kapaciteti i tyre dhe
karakteristikat e punës.

-Karakteristikat e punës dhe kapaciteti i paisjeve ose sistemeve që konsumojnë energji dhe njëkohësisht
i shërbejnë ndërtesës për qëllime si: sistemet e shkarkimit të ujrave, furnizimi me ujë (pompa, motora
etj.)

-Karakteristika fizike të ndërtesvs që ndikojnë në konsumin e enegjisë. (P.sh hijezimi i


jashtëm,koefiçientët e hijezimit të dritareve etj)

Bazuar në të dhënat e funksionimit identifikohen dhe llogaritet fuqia dhe energjia e konsumuar nga
paisjet ose sistemet, përfshirë: Ftohës, Kaldajë, Pompë nxehtësie, Kondicioner Split, Paisje trajtimi Ajri,
Ventilatorë, Pompa, Motorë elektrike, Ashensorë dhe shkallë levizëse etj.
Vlerat e fuqisë dhe energjisë së konsumuar mund të llogariten duke u bazuar në vlerat e konsumit të
pasqyruara në skedat teknike të paisjeve si dhe duke patur parasysh një element shumë të rëndësishëm
që është koha e funksionimit tëtyre.
Nqs këto të dhena nuk i grumbullojmë dot mjaftueshëm si dhe nuk na japin informacionin e duhur
atëherë duhet të bëjmë matje në intervale kohore të fuqisë dhe të konsumit të energjisë Ose të bëjmë
matje p.sh të prurjes, temperaturës së dergimit dhe temperaturës së kthimit nga të cilat mund të
llogarisim fuqinë dhe energjinë e konsumuar.
Nqs kemi pamjaftueshmëri ose pengesë që të realizojme matjet e brendshme atëherë jemi të detyruar
të mbajmë matje të jashtme (matje të energjisë në hyrje të godinës me matësat perkates).
Hapi 3: Identifikimi i mundësive të menaxhimit të energjisë

Bazuar në procedurat e Hapit 2 bëjmë një vlerësim të konsumit të energjisë nga paisjet dhe sistemet që i
shërbejnë ndërtesës, duke u fokusuar në performancen energjitike të tyre përkundrejt kohës së punës
dhe kjo përfshin:

 Konsumin e energjisë në kWh të Ftohësit (Chillerit)/ Pompës së nxehtesisë;


 Sistemin e shpërndarjes së ajrit, (Central i trajtimit të ajrit të freskët apo me riqarkullim), sistemi
i ventilimit dhe jepet –konsumi i fuqisë së ventilatori W për l/s;
 Sistemi i furnizimit me ujë, konsumi i fuqisësë pompës së ujit W për l/s;
 Densiteti i ndriçimi w/m²;
 Performanca energjitike e paisjeve apo sistemeve të tjera;
 Indeksi i përdorimit të energjisë (EUI) së ndertesës;

Bëhet krahasimi me projektin origjinal duke u bazuar në të njëjtat kushte të punës ku kemi
mundesinë të evidentojme shmangiet nga projekti origjinal. Gjithashtu kjo për gjetjen e
mënyrave për të reduktuar konsumin e energjisë (p.sh propozimi i një sistemi kontrolli për CTA
apo BMS, përgjegjmëri më të lartë të punonjësve të mirëmbajtes etj.).

Hapi 4 : Analiza ekonomike e përfitimit pas nderhyrje për menaxhimin e energjisë.

Të gjitha propozimet e mundshme të dhëna nga audituesi për reduktimin, dhe mirë menaxhimin
e konsumit të energjisë duhet të shoqërohen me një analizë ekeonomike si kursimi dhe kostoja
e vetëshlyerjes se investimit.

Hapi 5: Rekomandimet

Duhet të jepen rekomandime për mundësinë e menaxhimit të energjisë, kjo duhet bërë me kujdes pasi
duhet të kihet në konsideratë dhe përfitimi ekonomik. Rekomandimet duhet të nënvizojnë gjithashtu si
dhe te nxjerrin na pah, mundësinë e përmisimit te programit të operimit dhe të mirembajtjes së
ndërtesës. Duhet të përmbajnë sygjerime për auditet e mëvonshme si për paisjet ashtu dhe për
sistemet. Duhet të evidentojnë komponentet e munguar si dhe duhet të saktësojnë thellësinë (sa I
detajuar) e auditit, kjo për shkak te kufizimit të kohës apo për shkaqe financiare. Hapi 6: Përpilimi i
raportit Raporti i Auditimit të energjisë duhet të konturoje ose të nxjerrë në pah qartasi objektivat dhe
qëllimin e auditit, përshkrimin e karakteristikave të funksionimit të paisjeve apo sistemeve që
auditohen. Gjetjet apo konstatimet në audit, evidentimi i mundësive për nderhyrje me qëllim reduktimin
e konsumit të energjisë duhet të shoqërohet me një analizë të thjeshte ekonomike si dhe duhet të
përmbajë të gjithë rekomandimet e nevojshme.

4. AUDITIMI I BANESES MODEL


Objektivat kryesore gjatë këtij auditimi janë si më poshtë:

-Të bëjë vlerësimin aktual të gjendjes së ndërtesës;

-Minimizimi i kostove për përmbushjen e nevojës për energji

-Kursim të energjisë mbi 10 %

-Rritje të komfortit termik ne ndertese;

-Të japë një vlersim ekonomik të MEE, Si dhe reduktim te ndotjes ne ambient

4.1.Përshkrim i Përgjithshëm i zonës

Ndërtesa që është marrë për auditim ndodhet në zonën e plazhit ne qytetin e Durrësit, I cili është
qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht është qendra e
prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Durrësi është e vendosur në brigjet e detit Adriatik, rreth 30
kilometra (në vijë të drejtë) në perëndim të Tiranës. Sot, qyteti përhapet jashtë në vendbanimet e
ndërtimeve në fushën nga lindja. Vendi është mjaft i ulët në jug në gjirin e Durrësit.
Fig.1: Pamja në hartë e ndërteses

4.2.TË DHËNAT KLIMATERIKE TË DURRËSIT

Tabela 1: Temperatura mesatare mujore për 1 vit (°C)

Muaj Jana Shkur Mar Prill Ma Qersho Korri Gush Shtato Teto Nento Dhjeto
i r t s j r k t r r r r
Viti 7,5 8,5 11, 14, 19 23,5 25,5 25,5 21,5 18 13,5 9
2016 5 5

Tabela 2: Lagështia mesatare mujore për 1 vit (%)

Muaj Jana Shkur Mar Pril Ma Qersho Korri Gush Shtato Teto Nento Dhjeto
i r t s l j r k t r r r r
Viti 71 69 68 69 70 62 57 57 64 67 75 73
2016
Tabela 3: Rrezatimi diellor mesatar mujor per 1 vit (kWh/m2 për ditë)

Muaji Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
Viti
2016
Durrës 1,91 2,68 4,10 5,22 6,55 7,66 7,65 6,61 5,02 3,36 2,03 1,54

4.3.Përshkrim i Përgjithshëm i Ndërtesës

Objekti i marr ne studim ndodhet në rrugën Pena e Artë, pranë stacionit te trenit në zonen e Plazhit
(lagjia 13) Durrës.

Ndërtesa e apartamentit është gjashtëkatëshe me ekspozim ne drejtim jug-lindje dhe është një
ndërtese e vitit 2006. Muret e apartamentit janë me tulla me bira, me suva të thjeshtë dhe të lyera
me bojë hidromat. Kryesisht objekti është në gjendje të mirë. Më poshtë janë dhënë në mënyrë të
përmbledhur kushtet e ndërtesës:

-Muret janë të rregullt nga ana strukturore por jo të termoizoluara ose hidroizoluara
-Pllakat janë të thjeshta qeramike
-Të gjitha dritaret janë me duralumin dhe dopio xham
-Sistemi I ndriçimit është me llampa të thjeshta
-Dyert janë të thjeshta prej druri
-Ventilim nuk ka
-Uji i ngrohtë sanitar bëhet me boiler elektrik me kapacitet 80 litra

Hapësira e objektit është e ndarë si më poshtë:

Tabela 4: Ndarja e hapësirave të objektit të marrë në studim


Objekti Korridor Dhomë Kuzhinë Banjo
gjumi
Kati 1 1 2 1 1

Tabela 5: Të dhënat gjeometrike të ndërtesës ekzistuese

Katet Perimetri Sip. e Nr. i Sip. e Nr. Sip. e Sip. e Vëllimi Lartësia
(m) mureve dritareve dritareve Dyerve dyerve katit katit (m)
të jashme (m2) (m2) të të (m3)
(m2) jashtme jashtme
1 43,5m 116,12m2 5 7,24m2 1 2,64m2 126m2 315m3 3m
2 (nuk ka)

Tabela 6 : Konsumi i Energjisë Elektrike të Ndërtesës [kWh / muaj]

Muaji Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
Viti 540 512 484 406 348 325 385 386 369 338 350 505
2016

Tabela 7: Konsumi i Gazit për gatim [kg/muaj]

Muaji Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
Viti 13 12 11 11 10.5 10 10 11 11.5 12 12 13
2016

You might also like