You are on page 1of 2

Apologjia e Sokratit

Akuzat qe i behen Sokratit ndahen ne akuza te reja dhe akuza te


vjetra.Ne akuzat e vjetra atij i hidhet faji per veprimtarine e dyshimte
shkencore rreth sendeve te qiellit dhe te nentokes.Gjithashtu per gjetjen
e nje metode dialektike per te zevendesuar arsyen me te keqe.me me te
miren.
Ndersa akuza e re eshte se Sokrati,po korrupton rinine duke perhapur
doktrina qe bien ndesh me ligjet e Athines.Vete Orakulli i Delfit pohon
se Sokrati ishte me i dituri ne Toke!
Por perseri Sokrati pretendon se nuk di asgje.Edhe pse thote te
verteten,Sokrati mbledh rreth vetes keqdashes gjithe mllef,qe e
konsiderojne si te “padeshirueshem”.
Sorati nuk u mor asnjehere gjate gjithe jetes se tij me politike.Ai na
tregon se ne femijeri,nje ze i brendshem e ka ndaluar ta beje ate
veprim,pra te merret me politike.Dhe ai mendon se ka bere nje nga
gjerat me te mire.Gjithashtu ai shprehet se nese do te ishte marre me
politike,ai do vdiste shume me heret.
Sokrati nuk iu shmang kurre denimit te ligjeve te Athines.Ai kerkoi,ne
kembim te lirise,te paguante nje shume te caktuar te hollash,te
financuara nga miqte e tij me te mire,por ajo kerkese u refuzua nga trupi
gjykues.
Kritoni eshte miku i ngushte i Sokratit.Ai hyn ne qeline e ketij te fundit
me nje plan te mireorganizuar.Kritoni i sugjeron Sokratit arratisjen nga
burgu,e madje nga Athina,me qellim,te shpetuarit nga denimi kapital.
Ai deshiron ta shpetoje mikun e tij nga vdekja e sigurte,nuk do ta
humbase.Madje ndihet edhe i turperuar nga njerezit,te cilet do ta
percmonin nese nuk do e bente nje gje te tille per mikun e tij.Dhe
keshtu,me arratisje,Kritoni shpeton Sokratin nga vdekja dhe veten e tij
nga fjalet e njerezve!
Por ky plan i mireorganizuar nuk i ecen aq mire me Sokratin.Ai nuk
mund t’i sghkelle ligjet dhe rregullat e Athines,te cilat i ka hartuar vete
ai.Ai nuk mund ta braktise qytetin ne te cilin mori jete dhe u plak.Sokrati
e falenderon Kriton per ndihmen e ofruar,por nuk pranon te largohet.
E ndjen veten shume te moshuar per te nisur nje jete te re nga e
para,madje ne nje toke te huaj.
Pothuajse gjate gjithe dialogut,Sokrati te jep pershtypjen e Athines,e
misheruar ne nje trup dijetari.Ai nis argumenta dhe i jep Kritos 1001
arsye per moslargimin nga Athina.Sokrati eshte aq bindes ne ato qe
thote,sa miku i tij i ngushte,nuk i kerkon me te arratisen,por ta lere te
lumtur ne rrugen e tij,qe tashme dihet.

You might also like