MIMO Komunikimet (E Korigjuar)

You might also like

You are on page 1of 12

Universiteti i Prishtines

Fakulteti i Inxhinierise Elektrike dhe Kompjuterike


Departamenti i Telekomunikacioneve

Analiza e sistemit MIMO (Multiple Input Multiple Output)

Mentor: Punuar nga:


Prof. Dr. Enver Hamiti Edon Blakaj

Korrik 2016, Prishtinë

1
Hyrje

Rritja e vazhdueshme e përdorimit të internetit mobil së bashku me nevojën për qasje


në të dhënat multimediale të kualitetit të lartë kanë krijuar një barrë jashtëzakonisht të madhe
në rrjetin mobil. Secili shfrytëzues i rrjetit mobil, numër i cili vazhdimisht rritet, dëshiron
qasje në internet dhe shkarkim të shpejtë të të dhënave pa marë parasysh prej vendit ku
ndodhet dhe numrit të njerëzve të cilët e shfrytëzojnë rrjetin e njejtë. Sa i përket qasjës së
shumëfishtë, metodat ende mbeten ndarja frekuencore (FDMA), ndarja kohore (TDMA),
ndarja me kode (CDMA), si dhe përdorimi i disa prej këtyre metodave njëkohësisht. Sa i
përket shpejtësisë së të dhënave secila gjeneratë e rrjetit mobil ka implementuar teknika të
ndryshme për të arritur shpejtësi më të mëdha. Janë përdorur modulime të ndryshme të
sinjaleve, kodime të ndryshme të të dhënave e gjëra të tjera, mirëpo, në thelb, është gjerësia e
brezit frekuencor ajo që dikton kapacitetin e shpejtësisë së transmetimit1, dhe secila gjeneratë
më e re ka gëzuar brez më të gjërë frekuencor për kanal. Dhe këtu qëndron problemi. Zgjerimi
i pafund i brezit nuk është fizikisht i mundshëm dhe patjetër do të arrihet pika kur i tërë brezi
frekuencor do të jetë i zënë. Problemi tjetër qëndron në faktin se brezi frekuencor i
përshtatshëm për sisteme mobile është veçse i mbuluar. Frekuencat mikrovalore, të rendit të
disa dhjetëra GHz janë kryesisht të lira mirëpo do të jetë një sfidë shumë e madhe që të
krijohen teknikat e reja të cilat do të implementonin atë brezë duke ditur se frekuencat e atij
brezi gëzojnë dobësim në hapësirë shumë më të madh se radiovalët, kanë thellësi të depërtimit
më të vogël se radiovalët, gjë që do të pamundësonte komunikimet pa pamje direkte, si dhe
problemet e dobësimit të sinjalit nga shiu dhe fenomene të ndryshme atmosferike.
MIMO është një teknikë e cila në vitet e fundit ka arritur të implementohet, falë
teknologjisë gjithmonë e më të avancuar të përpunimit të sinjaleve. MIMO është teknikë e
përdorimit të metodave të ndryshme të përpunimit të sinjaleve dhe disa antenave për
transmetim apo pranim apo në të dy anët. Me përdorimin e kësaj teknike, faktorët si pengesat
në ambient dhe shtigjet e shumëfishta që sinjali mund t’i merr (multipath) shfrytëzohen, në
mënyrë që të arrihet kualiteti sa më i mirë i komunikimit. Po ashtu, duke përdorur metoda
mjaftë të mençura të përpunimit të sinjaleve dhe duke shfrytëzuar disa antena mund të arrihet
multipleksimi i disa rrjedhave që shfrytëzojnë brezin e njejtë frekuencor e që në mënyrë
drastike rritin shpejtësinë e transmetimit.
Në këtë punim jam munduar që të paraqes teknikat kryesore që përdoren në MIMO
komunikime si dhe rezultatet që mund të arrihen. Duke qenë se kjo temë është mjaftë e thellë
dhe komplekse ky punim seminarik nuk mund të mjaftojë mirëpo mund të shërbejë si hyrje
për njoftimin me këtë sistem.

1Faktori tjetër dhe njejtë i rëndësishëm është raporti sinjal zhurmë, mirëpo është faktor i
kontrollueshëm për dallim nga spektri.

2
Përshkrimi i MIMO-s

MIMO qëndron si akronim për Multiple Input Multiple Output e që nënkupton


përdorimin e disa antenave në transmetim si dhe në pranim me qëllimin e arritjes së
performancave më të mira për një sistem pa-tela. Duke përdorur një numër të teknikave të
përpunimit të sinjaleve dhe disa antena në transmetim dhe pranim, sistemi MIMO, arrin
performansa më të mira duke:

 luftuar fading-un për shkak të përhapjës së sinjalit nëpër shtigje të ndryshme


(multipath scattering) apo duke,
 shfrytëzuar këtë dukuri

MIMO teknikat në kategorinë e parë e luftojnë ‘fading-un’ duke krijuar të ashtuquajturin


diversitet hapsinor kurse ato që shfrytëzojnë ‘multipath-in’, e bëjnë të ashtuquajturin
multipleksim hapsinor. Pra, me përdorimin e MIMO-s jemi të aftë t’i përmirësojmë dy
aspekte të komunikimeve pa tela: besueshmërinë e sinjalit, me shfrytëzimin e diversitetit
hapsinor; dhe ‘throughput-in’ apo shpejtësinë e transmetimit duke shfrytëzuar multipleksimin
hapsinor. Nese fokusi i sistemit është që të krijoj diversitet hapsinor atëherë përveç kodimit
dhe modulimit që i bëhet bitëve të informacionit, sinjali i nënshtrohet edhe ndonjë forme të
kodimit kohë-hapsirë (STC – Space Time Coding). Nese fokusi i sistemit është arritja më e
madhe e throughput-it përmes multipleksimit hapsinor, atëherë bitët e koduar të informacionit
i nënshtrohen shëndruesit serial në paralel dhe çdo sinjal individual i nënshtrohet modulimit
para se transmetohet përmes antenave të veçanta për çdo sinjal. Në anën e pranuesit, çdo
antenë pranon një sinjal që është shuma e sinjaleve të transmetuara dhe është e nevojshme që
çdo sinjal të izolohet prej asaj shume para se të demodulohet. Pra, ky sinjal që përmban
shumën e sinjaleve të transmetuara duhet të kaloj nëpër një demultiplekser i cili zakonisht
bazohet në disa skema të demultipleksimit hapsinor.

1 Bllok diagrami për diversitet hapsinor (figura e huazuar nga [1])

3
2 Bllok diagrami për multipleksim hapsinor (figura e huazuar nga [1])

Formula për kapacitetin e sistemit MIMO

Shprehja për llogaritjen e kapacitetit të MIMO-s për sinjale komplekse është si në


2
vijim :

1 𝑏𝑖𝑡
𝐶 = log 2 |𝑰 + 𝑯𝑹𝑺𝑺 𝑯𝐻 |
𝜎2 𝑝ë𝑟𝑑𝑜𝑟𝑖𝑚 𝑡ë 𝑘𝑎𝑛𝑎𝑙𝑖𝑡

I – Matricë identiteti e rendit të njejtë me matricat H dhe R


H – Matrica e kanalit,

ℎ1,1 ⋯ ℎ1,𝑁𝑡
𝑯=( ⋮ ⋱ ⋮ )
ℎ𝑁𝑟 ,1 ⋯ ℎ𝑁𝑟 𝑁𝑡

2Për arsye se nxjerrja e kësaj shprehje nuk është qëllimi i këtij punimi, shprehja është japur e
gatshme kurse procedura e tërë mund të gjindet në [1].

4
Nr, Nt paraqesin numrin e antenave në pranim dhe numrin e antenave në transmetim. Pra
secili element i matricës hji paraqet pergjigjen e kanalit ndërmjet antenës transmetuese j dhe
antenës pranuese i.

HH – Transponimi Hermitian i matricës H


RSS – Matrica e kovariancës të sinjalit të dërguar s
σ – Varianca e sinjalit të transmetuar

Sasia e informacionit që i përcillet marësit është ajo sasi të cilën marrësi e kupton me
shqyrtimin e vektorit të sinjaleve të pranuara në një instant të caktuar kohor, pra si rezultat i
një ‘përdorimi’ të kanalit. Kjo njesi mund të tregohet se është ekuivalente me njesin për
efiçiencë spektrale pra bit/s/Hz.

Për të analizuar formulën për kapacitet së pari duhet të bëhen disa supozime që varen nga ajo
se çfarë informacioni për gjendjen e kanalit posedojmë. Në sistemet MIMO, gjendjen e
kanalit duhet ta kenë ose marrësi ose transmetuesi ose të dytë. Në rastin kur marësi e din
gjendjen e kanalit atë e shënojmë si CSIR (Channel State Information at the Receiver) dhe në
rastin kur transmetuesi e din gjendjen e kanalit, CSIT (Channel State Information at the
Transmitter). Në praktikë gjendja e vërtetë e kanalit është e pamundur që të dihet me saktësi.
Për atë arsye llogariten vlerësime të përafërta të kanalit me metoda të ndryshme vlerësuese.
Pra, rezultati i formulës së kapacitetit varet drejtpërdrejt nga lloji i CSI-së.

Kapaciteti me CSIR

Nën këtë supozim, transmetuesi nuk e din gjendjen e kanalit prandaj nuk ka arsye që sinjalet
të transmetohen në ndonjë mënyrë preferenciale nëpër antena të ndryshme. Nga kjo rrjedhin
dy implikime:

 çdo sinjal që i dërgohet antenës së caktuar ka fuqi mesatare të njejtë dhe


 nuk ka arsye që të përfshihet korelacioni apo varësia ndërmjet antenave

Pra, sinjalet e transmetuara në secilën antenë janë me fuqi të njejtë, janë të pavarura dhe nuk
kanë korelacion.
Nga këto dy implikime, matrica e kovariacionit e sinjalit të transmetuar, s, tani mer formën:

𝑹𝑠𝑠 = 𝔼{𝒔𝒔𝑯 } = 𝜎𝒔𝟐 𝑰𝑁𝑡 σs – variacioni i sinjalit të transmetuar

Kur e aplikojmë këtë ndryshim në formulën për kapacitet, fitojmë:

𝜎𝑠2
𝐶 = log 2 |𝑰𝑁𝑟 + 𝑯𝑯𝐻 |
𝜎2

Në shumicën e rasteve është më praktike që të bëhet normalizimi i matricës së kanalit ndaj


koeficientit sinjal-zhurmë, ashtu që ky faktor të figuroj në mënyrë eksplicite në shprehjen për

5
kapacitet. Pra, nëse zëvendësojmë 𝑯 = √𝜌𝑯′ ku ρ paraqet koeficientin sinjal-zhurmë,
fitojmë:

𝜌
𝐶 = log 2 |𝑰𝑁𝑟 + 𝑯′𝑯′𝐻 |
𝑁𝑡

Është intuitive se transmetimi i sinjaleve me fuqi të barabartë nuk është zgjidhje optimale.
Mirëpo, në rastin kur vetëm marësi e din gjendjen e kanalit, nuk mund të bëhet më mirë. Në
rastin tjetër, pra kur transmetuesi së bashku me marësin njohin gjendjen e kanalit, mund të
arrihen performansa dukshëm më të mira me ç’rast shpërndarja e fuqisë ndërmjet sinjaleve të
antenave bëhet në mënyrë shumë më të mençur si dhe në transmetim përfshihet edhe
korelacioni ndërmjet sinjaleve.

Rangu i kanalit dhe multipleksimi hapsinor

Sikurse është cekur në fillim, fenomeni multipath, në teknikën MIMO, mund të shfrytëzohet
sepse përkrahë transmetimin e disa sinjaleve apo stream-ëve (nganjëherë të quajtur
eigenmodes ose eigen-channels) njëkohësisht. Për të kuptuar më mirë natyrën e kësaj teknike
analizojmë formulën për kapacitet të MIMO-së nën kushtin CSIR.
Nga teoria e matricave dijmë se çdo matricë Hermitiane mund të shprehet si produkt i tri
matricave në të ashtuquajturin eigen-shpërbërje. Pasi që produkti HHH është matricë
Hermitiane, atë mund ta shpërbëjmë si:

𝑯𝑯𝐻 = 𝑼𝑵𝒓 𝑫𝑵𝒓 𝑼𝑯


𝑵𝒓 ku,

𝑫 = 𝑑𝑖𝑎𝑔{𝜆1 , 𝜆2 , … , 𝜆𝑟 , 0, … ,0}, 𝑟 = 𝑟(𝑯) = 𝑟(𝑯𝑯𝐻 ) = 𝑟𝑎𝑛𝑔𝑢 𝑖 𝑘𝑎𝑛𝑎𝑙𝑖𝑡

Rangu i kanalit, apo rangu i matricës së kanalit H, është numri maksimal i shtyllave, apo
reshtave, në matricën H, që janë linearisht të pavarur. Pra, varësisht nga rangu i kanalit
fitojmë r eigen-vlera λ të cilat përbëjnë diagonalen e matricës D. Të shohim se çfarë ndodhë
me shprehjen për kapacitet nëse kryejmë këtë zëvendësim.

𝜌
𝐶 = log 2 |𝑰 + 𝑁 𝑼𝑫𝑼𝐻 |
𝑡
𝜌
= log 2 |𝑼 (𝟏 + 𝑁 𝑫) 𝑼𝐻 |
𝑡
𝜌
= log 2 [det(𝑈) det (𝟏 + 𝑁 𝑫) det(𝑼𝐻 )]
𝑡
𝜌
= log 2 |𝑰 + 𝑁 𝑫|
𝑡

𝜌
= log 2 [∏𝑟𝑖=1(1 + 𝑁 𝜆𝑖 )]
𝑡

𝜌
= ∑𝑟𝑖=1 log 2 (1 + 𝑁 𝜆𝑖 )
𝑡

6
Duke ditur se shprehja për kapacitet të sistemit më të thjeshtë, pra një transmetues dhe një
pranues (SISO, Single Input Single Output), ka formën 𝐶𝑆𝐼𝑆𝑂 = log 2 (1 + 𝜌), mund të nxjerim
një interpretim shumë të thjeshtë të formulës së fituar më sipër. Pra,

Kapaciteti i një MIMO kanali, me supozimin CSIR, mund të interpretohet si shumë e r


kanaleve SISO, ku secili ka amplifikim λi, 𝑖 = 1,2, … , 𝑟 dhe ku fuqia efektive e
transmetimit për SISO kanal është sa 1/Nt e fuqisë totale të transmetimit.

Ky rezultat tregon se numri i sinjaleve apo rrjedhave të të dhënave që mund të transmetohen


është i barabartë me r. Kjo tregon se sa e rëndësishme është që kanali të ketë rang të madhë.
Po ashtu, pasi që amplifikimet e SISO kanaleve diktohen nga eigen-vlerat λi, është e të njejtës
rëndësi që këto vlera të jenë sa më të mëdha. Pra, rangu i kanalit është një faktor ideal për
përshkrimin kuantitativ të përshtatshmërisë (pasurisë së ‘scattering-ut’) së kanalit për
multipleksim hapsinor.

Kapaciteti me CSIR së bashku me CSIT

Beamforming-u tradicional ka të bëj me përdorimin e një vargu të antenave me qëllimin e


orientimit apo fokusimit të energjisë së sinjalit në ndonjë drejtim të caktuar qoftë në
transmetim apo në marje. Kjo teknikë, më në përgjithësi, kryen ‘përshtatjen’ e sinjalit ndaj
kanalit duke kryer para-procesime të nevojshme në mënyrë që raporti sinjal-zhurmë pas post-
procesimit të jetë sa më i madh. Kuptohet, për funksionimin e kësaj teknike është e nevojshme
të dihen karakteristikat e kanalit. Sa për ilustrim mund të paramendojmë transmetimin e dy
sinjaleve identike nga dy antena të ndara dhe një marës. Kanalin që e sheh antena e parë mund
të shkruhet si |ℎ1 |𝑒 𝑗𝜑1 kurse kanali nga antena e dytë |ℎ2 |𝑒 𝑗𝜑2 . Dy sinjalet e transmetuara
mblidhen tek marësi dhe varësisht prej çfazimit të cilit i nënshtrohen gjatë transmetimit mund
të mblidhen në mënyrë konstruktive apo në mënyrë destruktive. Andaj, duke i ditur
karakteristikat e kanalit, sinjalet së pari i nënshtrohen para-procesimit dhe dërgohen ashtu që
tek marësi të mblidhen në mënyrë konstruktive. Pra sinjali i antenës së parë dërgohet si
𝑒 −𝑗𝜑1 𝑥̃ kurse sinjali i antenës së dytë 𝑒 −𝑗𝜑2 𝑥̃. Në këtë mënyrë sinjali i pranuar është
maksimal dhe ka formën (|ℎ1 | + |ℎ2 |)𝑥̃.
Po ashtu, kur dihet edhe amplituda e kanalit, ndarja e fuqisë për sinjalet e antenave të
ndryshme do të ndahet në mënyrë të ndryshme duke i’a ndarë fuqinë më të madhe antenës që
e sheh kanalin me amplitudë më të madhe.

Një sistem i M antenave mund të formoj deri në M rrjedha me forma të rezatimit (beam), të
dedikuara për M lidhje të ndryshme. Në mënyrë që kjo të funksionoj, antenat duhet të
qëndrojnë mjaftueshëm larg njëra tjetrës dhe të komunikojnë me pajisje që dallohen ndërmjet
veti në hapësirë.
Në MIMO komunikime, është intuitive të mendohet se vetëm një beam mund të transmetohet
ose pranohet me sukses sepse sistemi i antenave në telefonin mobil është i vendosur në një
hapësirë shumë të vogël dhe nga një transmetues nuk mund të dallohen veçmas në hapësirë.
Mirëpo, është e mundshme që të transmetohen dhe pranohen rrjedha të shumëfishta nese a)
ambienti është mjaftueshëm i pasur për shpërndarje të sinjalit (scattering dhe multipath), dhe

7
b) antenat janë mjaftueshëm të ‘ndryshme’ që nënkupton ndarje fizike të mjaftueshme që të
‘shohin’ kanale të ndryshme. Një ligj praktik thotë se kushti nën (b) plotësohet nese ndarja
është më e madhe se gjysma e gjatësisë valore. Me plotësimin e këtyre kushteve mund të
transmetohen rrjedha të shumëfishta dhe nga pranuesit në anën tjetër të lidhjes së
komunikimit të izolohen rrjedhat e dedikuara për secilën antenë.

Eigenbeamforming

Dijenia e matricës së kanalit H nga transmetuesi dhe pranuesi mundëson përdorimin e një
teknike shumë praktike për implementimin e multipleksimit hapsinor. Ajo teknikë quhet
eigenbeamforming. Duke i ditur karakteristikat e kanalit, si transmetuesi ashtu edhe pranuesi,
më nuk është optimale që fuqia të shpërndahet njësoj nëpër antena si dhe që të mos merret
parasysh ndër-korelacioni ndërmjet antenave, siç edhe është vepruar në rastin kur vetëm CSIR
dihet. Tani, çdo rrjedhë transmetuese i përshtatet antenës në pranim duke u bazuar në
karakteristikat e kanalit ndërmjet atyre dy antenave. Transmetimi dhe pranimi i simboleve
mbështetet në para dhe post-procesimin që i’u bëhet duke u bazuar në shpërbërjen në vlera
singulare të matricës së kanalit H, (singular value decomposition apo SVD). Ky procesim që i
bëhet sinjalit mundëson izolimin e çdo rrjedhe që hyn në multipleksim.
Nga teoria e matricave dijmë se nese matrica H është e rangut r atëhere egzistojnë matricat
unitare U dhe V, dhe një matricë diagonale D = diag (σ1, σ2, ..., σr) ashtu që:

𝑯 = 𝑼𝑵𝒓,𝑵𝒓 𝑫𝒓,𝒓 𝑽𝐻
𝑟,𝑁𝑡
Ku:

Nr – numri i antenave në anën e pranimit


Nt – numri i antenave në anën e transmetimit
r – rangu i matricës H, pra rangu i kanalit
σi – vlerat singulare të matricës H

Shembull i një sistemi 2 x 2 MIMO:

ℎ11 ℎ12
Matrica e kanalit do të jetë 𝑯 = [ ] kurse dekompozimi singular:
ℎ21 ℎ22

ℎ11 ℎ12 𝜎𝟏 0 𝒗1𝐻


𝑯=[ ] = 𝑼𝑫𝑽𝐻 = [𝒖𝟏 𝒖𝟐 ] [ ][ ]
ℎ21 ℎ22 0 𝜎𝟐 𝒗𝐻
𝟐

Ku:

𝑣11 𝑣12 𝑢11 𝑢12


𝒗1 = [𝑣 ], 𝒗2 = [𝑣 ], 𝒖1 = [𝑢 ], 𝒖2 = [𝑢 ]
21 22 21 22

1 0
Po ashtu, për shkak se vlen 𝑼𝐻 𝑼 = [ ], kemi:
0 1

𝒖1𝐻 𝒖1 = 1, 𝒖𝐻 𝐻
2 𝒖2 = 1, 𝒖1 𝒖2 = 0

|𝑢11 |2 + |𝑢21 |2 = 1, ∗
|𝑢12 |2 + |𝑢22 |2 = 1, 𝑢11 ∗
𝑢12 + 𝑢21 𝑢22 = 0

8
E njejta vlen edhe për matricën V.

Tani, pasi që transmetuesi e din vlerën e H, mund të llogaritet matrica V dhe t’i kryhet para-
procesimi simboleve për transmetim si në vijim:

̃ = [𝑥̃1 , 𝑥̃2 ] vektorin e simboleve për transmetim. Duke e ditur V-në,


Le të shënojmë me 𝒙
llogarisim:

̃ pra, 𝒙 = 𝒗1 𝑥̃1 + 𝒗2 𝑥̃2


𝒙 = 𝑽𝒙

Pas kalimit nëpër kanal, sinjali i pranuar do të jetë y=Hx+n (n paraqet zhurmën), pra 𝒚 =
𝑼𝑫𝑽𝐻 𝑽𝒙 ̃ + 𝒏 = 𝑼𝑫𝒙 ̃ + 𝒏. Ose,

𝒚 = 𝜆1 𝒖1 𝑥̃1 + 𝜆2 𝒖2 𝑥̃2 + 𝒏

̃=
Pasi që edhe pranuesi e din H-në, ai mund të llogarit U-në dhe të kryej post-procesimin 𝒚
𝑼𝐻 𝒚 me ç’rast, për shkak të ortogonalitetit të vektorëve, izolohet çdo element 𝑦̃𝑘 nga
multipleksimi. Pra:

𝑦̃𝑘 = 𝜆𝑘 𝑥̃𝑘 + 𝑢𝑘𝐻 𝑛

Sa i përket kapacitetit të MIMO kanalit me teknikën eigenbeamforming, ai ndryshon për nga


një faktor shumë i rëndësishëm e ai është alokimi i fuqisë për rrjedha të caktuara. Mund të
vërtetohet [1] se raporti sinjal-zhurmë për çdo rrjedhë, 𝜌𝑖 , është:

𝜌𝑖 = 𝜌𝔼{|𝑥̃𝑖 |2 }𝜆𝑖 𝑖 = 1, 2, … , 𝑟

Atëherë kapaciteti do të jetë:


𝑟

𝐶𝑒𝑖𝑔 = ∑ log 2 (1 + 𝜌𝑖 )
𝑖=1
𝑟

𝐶𝑒𝑖𝑔 = ∑ log 2 (1 + 𝜌𝔼{|𝑥̃𝑖 |2 }𝜆𝑖 )


𝑖=1

Për dallim nga kapaciteti me CSIR, tani transmetuesi mund të alokojë fuqi optimale për çdo
rrjedhë, sepse i din karakteristikat e kanalit, dhe kjo dukshëm e zmadhon kapacitetin e kanalit
MIMO. E vetmja gjë që mbetet është gjetja e fuqisë optimale për simbol dhe kjo kryesisht
arrihet me algoritmin e njohur si waterfilling, algoritëm i cili nuk do të analizohet në këtë
punim.

Në figurën në vazhdim [1] mund të shihen vlerat teorike të efiçiencës spektrale në varësi prej
multipleksimit hapsinor (për numër të njejtë të antenave në pranim dhe transmetim N) për
vlera të ndryshme të raportit sinjal zhurmë. Në praktikë këto vlera janë më të vogla për shkak
të limiteve të ndryshme dhe kanaleve me karakteristika jo të volitshme për multipleksim.
Mirëpo, këto vlera teorike tregojnë se çka mund të arrihet në kushte ideale dhe sa hapësirë
kemi për përmirësim.

9
3 Efiçienca spektrale në varësi prej multipleksimit hapsinor dhe me Rayleigh faiding

10
Përfundimi

Sistemi MIMO venë në përdorim teknika të përpunimit të sinjaleve së bashku me një sistem të
antenave në të dy anët e transmetimit për arritje të performansave më të mira në komunikim.
Varësisht prej asaj se çfarë është qëllimi i sistemit MIMO, pra përforcimi i sinjalit apo
multipleksimi i disa rrjedhave për rritje të shpejtësisë së transmetimit, përdoren teknika të
ndryshme duke shfrytëzuar apo duke luftuar fadingun dhe shpërndarjen e sinjalit (multipath
scattering). Bazuar në atë që është shkruar më lartë, për arritje të shpejtësisë sa më të madhe
të transmetimit, është e çartë se kanali nëpër të cilin kalon sinjali duhet jetë i përshtatshëm
(pra që ambienti të posedoj karakteristika që mundësojnë shtigje të ndryshme të përhapjes së
sinjalit) për nga pikëpamja e shpërndarjes së sinjalit. Pra, sa më i përshtatshëm që është kanali
aq më i madh do të jetë rangu i tij dhe rangu i kanalit tregon numrin maksimal të rrjedhave që
mund të multipleksohen. Shembulli i këtij punimi trajton vetëm njërën nga mënyrat e arritjes
së këtij multipleksimi, mirëpo, egzistojnë teknika të tjera shumë të përdorura që nuk u trajtuan
në këtë punim. Teknikat si BLAST (Bell Laboratory layered Space Time) dhe teknika të tjera
të kësaj familjeje V-BLAST, H-BLAST, D-BLAST, etj, përdorin metoda të ndryshme për
multipleksim dhe të gjitha bazohen në kodimin e shtresuar kohë-hapësirë (Layred Space-
Time, LST) [3].
Ky punim është i shkurtë dhe trajton vetëm koncepte bazike të teknikës MIMO, mirëpo, mund
të shfrytëzohet për njoftimin me këtë sistem.

11
Referencat

[1] Introduction to MIMO communications, Jerry R. Hampton, Cambridge University Press


2014

[2] Practical Guide to the MIMO Radio Channel, Tim Brown, Elisabeth De Carvalho,
Persefoni Kyritsi, Wiley 2012

[3] MIMO Systems - Key Elements of Future Mobile Systems, (Invited Paper), Joachim
Hagenauer and Melanie Witzke

[4] A New Approach to Beamformer Design for Massive MIMO Systems Based on k-
Regularity; Gilwon Lee, Juho Park, Youngchul Sung and Junyeong Seo

12

You might also like