You are on page 1of 8

Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

5.Modulim Implulsiv i Koduar (PCM)


Koncepti i transmetimeve digjitale është shumë i ndryshëm nga ai i transmetimeve analoge. Në
një sinjal analog ka vazhdueshmeri ndërsa në një sinjal digjital vetëm gjendje diskrete.
Skemat e kodimit të formave valore janë krijuar për të riprodhuar daljen e burimit në destinacion
me sa më pak shtrembërime. Në këto teknika nuk i kushtohet vëmendje mekanizmit që prodhon
formën valore por riprodhimit të daljes së outputit në destinacion. Struktura e burimit nuk ka
ndonjë rol në dizenjimin e ketyre koduesëve kështu që ata mund të përdoren në lloje të ndryshme
burimesh të cilët kanë ngjashmëri me njeri- tjetrin. Tani do të studiojme një nga metodat e kodimit
të formave valorë që janë aplikuar në një burime të ndryshme ai është modulimi impulsiv i koduar.
Ai është forma më e thjeshtë dhe më e vjetër e skemave të kodimit të formave valore
Rrjeti digjital bazohet në modulimin impulsiv të koduar (PCM). Dizenjimi i përgjithshëm i PCM
u krijua nga Reeve në vitin 1937 por u bë realitet nga shpikja e tranzistorit nga Shockley. Sistemet
PCM janë bërë realitet në Amerikën e Veriut në vitin 1952. PCM ka revolucionazuar
telekomunikacionet madje edhe kompakt disku CD bazohet në PCM.
Ka dy standarte të ndryshme PCM. Njëri standart i Amerikës së Veriut i quajtur hierarkia PCM
DS1 dhe tjetri hierarkia E1 që i referohemi si sistemi Europian.
PCM është zgjatim i PAM ku cdo kampion analog me një vlerë të caktuar kuantizohet në një nivel
të vecantë për tu përkthyer më pas në formë digjitale të koduar
Një sistem PAM konvertohet në një sistem PCM duke shtuar një konvertues analog digjital në
transmetim dhe një konvertues digjital – analog në marrës
Një modulator impulsive i koduar konsiston nga tre pjesë nga kampionues, kuantizues dhe kodues.

Fig. 5.1 Modulatori impulsiv i koduar


Arsyeja pse përdoret është se transmetimi analog nuk është eficient. Sinjalet digjitale ndahen më
lehtë nga zhurma dhe mund të rigjenerohen në gjendjen e tyre normale. Konvertimi nga sinjale
analoge në digjitale eleminon problemet e shkaktuar nga shuarjet.
Përdorimet kryesore të sistemeve PCM janë: Sistemet telefonike, videot digjitale, regjistrimet
digjitale audio, CD, telemetri, komunikimet kozmike dhe zbatimet biomjekësore

MSC. ORJOLA JAUPI 1


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Sistemi PCM

Fig.5.2 Sistemi PCM


Filtër bandpass – limiton frekuencat e të sinjalit analog në hyrje në brezin standart të zërit 300 –
3000 Hz
Konvertues analog – digjital: konverton kampionet PAM në kode paralele PCM të
cilatkonvertohen në të dhëna binare seriale në konvertuesin parallel seri dhe nxirren në linjën e
transmetimit si seri impulsesh digjitale
Përseritësit rigjenerues vendosen në distanca të caktuara për të rigjeneruar impulset digjitale
Seri në paralel: konverton në kode paralele PCM impulset në seri të marra nga linjat e transmetimit
digjital në analog konverton kodet paralele PCM në sinjale PAM
Low pass filter: konverton sinjalet PAM në formën analoge origjinale.

MSC. ORJOLA JAUPI 2


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Kuantizimi
Procesi i digjitalizimit të sinjalit original PAM quhet kuantizim. Ai konsiston në kufizimin e
amplitudës së sinjalit PAM në mënyrë të caktuar dhe në një numër diskret nivelesh. PCM është
standartizuar nga ITU për telefoninë në një sërë rekomandimesh të quajtura G series (ITU – Rec)
Sipas këtij standarti cdo nivel kuantizimi i korrespondon një seri e koduar

Fig.5.3 Kuantizimi i sinjalit hyrës


Të gjithë kampionet vlera e të cilëve supozohet të jetë midis dy niveleve të kuantizimit do të
konsiderohne si në qendër të intervalit të kuantizimit Në këtë mënyrë procesi i kuantizimit
shoqërohet me një nivel të caktuar gabimi ose shtrembërimi mbi kampionet e sinjalit.
Kuantizimi sjell humbje të paevitueshme të informacionit. Efekti i kësaj humbje të informacionit
është i ngjashëm me atë të futjes së zhurmës në sistem.
Supozojmë që amplitude e sinjalit m(e) shtrihet në rangun -mp, + mp. Ky segment 2mp është ndarë
në nivele L secili me madhësi hapi:
2𝑚𝑝
Δ= 𝐿
Vlera e kuantizimit e zgjedhur i korrespondon qendrës së intervalit të cilit i korrespondon.
Karakteristika të sistemit PCM
1. Një sinjal i kampionuar kuantizohet në q nivele kuantizimi ku q është një numër
2. Nëse sinjali mesazh përcaktohet në rangun (- mp, + mp) atëhere madhësia e hapit të
kuantizuesit do të jetë: 2mp/L
3. Për një sistem binary PCM me n kode digjitale numri i niveleve të kuantizimit do të jetë

MSC. ORJOLA JAUPI 3


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

N=q=L = 2n
4. Nëse një sinjal mesazh kampionohet në një shpëjtësi kampionimi fs dhe kodohet në një
numër bitesh n për kampion atëhere shpejtësia e biteve (bits/s) e PCM do të jetë C = nfs

Ushtrim 1
Një disk regjistron sinjale audio digjitale duke përdorur PCM. Gjerësia e brezit e sinjalit audio
është 15 kHz. Sa është frekuenca e kampionimit?
Nëse numri i niveleve është 65 536 gjej numrin e shifrave binare të nevojshme për të koduar
sinjalin audio. Gjej raportin sijnal zhurmë dhe shpejtësin e biteve.

Të dhëna Zgjidhje
B = 15 KHz Frekuenca e kampionimit fs = 2*B = 2* 15 kHz
= 30 000 kamp/s
fs =? n= lg2 65 536 = lg2 2 16 = 16 bite
M= 65 536 SNR = 1.8 + 6n = 1.8 + 6*16 = 97.8 dB
SNR =? C PCM = fs *n = 30 000 kamp/s * 16bite = 480 kbps
CPCM =?

Përgjigje: Frekuenca e kampionimit për sinjalin audio është 30 000 kampione/ s. Numri i biteve të
nevojshme për kodimin janë 16. Raporti sinjal zhurmë i sistemit do të jetë 98.7dB dhe shpejtësia
e biteve për këtë transmetim do të jetë 480 kbps.

Ushtrimi 2
Informacioni në një sinjal analog tensioni do të transmetohet në një PCM me saktësi 0.1 %. Ai ka
një gjerësi brezi 100 Hz. Amplituda e sinjalit luhatet nga -10 në +10 V. Gjeni
a) Frekuencën e kampionimit
b) Numrin e niveleve
c) Numri i biteve për fjalë digjitale

MSC. ORJOLA JAUPI 4


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

d) Kapaciteti minimal i nevojshëm i sistemit PCM


e) Gjerësia e brezit për sinjalin PCM

Të dhëna Zgjidhje
ε= 0.1 % *2mp fs = 2 *B = 2* 100 = 200 Hz kur nuk kemi shtrembërime
B = 100 Hz L = 2 | mp| / Δ = (2 * 1 0 V) / (0.001* 2* 20 ) sepse gabimi
Δ
mp = 10 V i kuantizimit është ε = dhe ε = 0.1% *2mp
2

fs =? L= 20 / 0.002 * 20 = 500 nivele → L= 2n →


n =? n = lg 10 500 / 0.301 = 2.69/ 0.301 = 8.93 =9 bite
B PCM=? n = 9 bite
C =? C = n* fs = 9 * 200 = 1800 bps
BPCM = 9 * B = 900 Hz

Përgjigje: Frekuenca e kampionimit është 200 Hz, numri i niveleve është 500 dhe numri i biteve
është 9. Shpejtësia e biteve PCM do të jetë 1800 bps ndërsa gjerësia e brezit minimale do të jetë
900 Hz.

Ushtrimi 3
Një sinjal telefonik me frekuence 4 kHz transmetohet nga PCM. Raporti sinjal zhurmë kuantizimi
është të paktën 40 dB. Gjeni gjerësin e brezit te sistemit PCM.

Të dhëna Zgjidhje

MSC. ORJOLA JAUPI 5


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

SNR = 40 dB Raporti sinjal- zhurmë do të jetë SNR (dB) = 1.8 + 6n = 40 dB


fi = 4 KHz n= (40 – 1.8)/6 = 6.34 ~ 7 bite
Numri i niveleve do të jetë N = 2 7 = 128 nivele
BPCM = fi * n = 4 * 10 3* 7 = 28 kHz
Përgjigje: Për raportin sinjal zhurmë 40 dB do të kemi kodim me 7 bite dhe gjerësia e brezit e
sistemit PCM do të jetë 28 kHz

Ushtrimi 4
Gjerësia e brezit e një sinjali video është 4.5 MHz. Sinjali do të transmetohet duke u mbështetur
në teknikën PCM në 1024 nivele kuantizimi
Niveli i kampionimit duhet të jetë 20 % më i madh se ai Nyquist. Të llogaritet kapaciteti i sistemit

Të dhëna Zgjidhje

B = 4.5 MHz fNyquist = 2B = 9 MHz


L= 1024 Kemi qe fs = 9 MHz + 20 % *9 MHz = 10.8 MHz
C =? L= 2n = 1024 ku n = 10
C= n*fs
C =10 * 10.8 MHz = 108 Mbps

Përgjigje: Kapaciteti i këtij sistemi do të jetë 108 Mbps

Ushtrimi 5
Një kompakt disk përdor PCM 16 bit duke përfshirë një bit pariteti me kampionim 8 herë të sinjalit
analog. Gjerësia e brezit e sinjalit analog është 20 kHz
a) Gjej gjeresinë e brezit
b) Gjej raportin sinjal zhurmë

MSC. ORJOLA JAUPI 6


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Të dhëna Zgjidhje
n = 16 bit Frekuenca e kampionimit fs = 8 fN = 8 * 2B
= 320 kkamp/s
fs = 8 fN BPCM = ½ (n*fs) = ½ (16 bit * 320 kkamp/s)
= 2.56 MHz
B = 20 kHz L= 2n -1 = 216 -1 = 2 15 → n = 15
Mqs PCM përfshin 1bit pariteti
SNR (dB) = 1.8+ 6*n = 1.8 + 6* 15 = 91.8 dB
Përgjigje; Gjerësia e brezit e sistemit PCM do të jetë 256 MHz dhe raporti sinjal zhurmë do të jetë
91.8 dB

Ushtrimi 6
Një sinjal analog me gjerësi brezi 4.2 MHz do të konvertohet në një PCM binare dhe transmetohet
në një kanal. Raporti sinjal zhurmë kuantizimi do të jëtë 55dB
a) Nëse nuk ka gabime në bit dhe interferencë ndërsimbolesh sa hapa kuantizimi do të
nevojiten
b) Sa do të jetë shpejtesia e biteve ?

Të dhëna Zgjidhje

B= 4.2 MHz fs = 2B = 2* 4.2 MHz = 8.4 MHz


S/N = 55 dB Shpejtësia e biteve: C = n * fs = 9 * 8.4 MHz/s =
75.6 Mbit/s
SNR (dB) = 55 dB = 1.8 + 6n → n = (55 dB -1.8)/6
n = 9 bite
L = 2n = 29 = 512 nivele

MSC. ORJOLA JAUPI 7


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Pergjigje : Shpejtesia e biteve do te jete 75.6 Mbit/s dhe duhen 512 nivele kuantizimi .

Ushtrimi 1 (Detyrë shtëpie)


Informacioni në një sinjal analog tensioni do të transmetohet në një PCM me saktësi 0.3 %. Ai
ka një gjerësi brezi 150 Hz. Amplituda e sinjalit luhatet nga -5 në +5 V. Gjeni
a) Frekuencën e kampionimit
b) Numrin e niveleve
c) Numri i biteve për fjalë digjitale
d) Kapaciteti minimal i nevojshëm i sistemit PCM
e) Gjerësia e brezit për sinjalin PCM

Ushtrimi 2 (Detyrë shtëpie)


Një sistem PCM përdor një kodues me 7 bit. Shpjetësia e biteve e sistemit është 40 Mbitps. Gjej
gjerësin e brezit të sinjalit mesazh ose sinjalit në hyrje.

Ushtrimi 3 (Detyrë shtëpie)


Një sinjal telefonik me një frekuencë 4 kHz vendoset në një PCM me kodim 8 bit. Gjejë
shpejtësinëe biteve, gjerësin e brezit PCM dhe raportin sinjal zhurmë në sistemin PCM.

MSC. ORJOLA JAUPI 8

You might also like