You are on page 1of 12

Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Modulimet BPSK, QPSK, 8PSK, 16 QAM

Modulimet M-are vijnë nga fjala binare. M prezanton një numër që i korrespondon numrit të
niveleve ose kombinimeve të mundshme për një numër të dhënë variablash binare.

Modulimi BPSK – Binary Phase Shift Keying

Fig.7.1 Modulatori BPSK

Modulimi BPSK është forma më e thjeshtë e PSK.


BPSK = Binary Shift Keying n =1 M =2. Me BPSK kemi dy faza të mundshme për bartësen 21 =
2. Një fazë jep një logjik 1, tjetra logjik 0. Në varësi të sinjalit në hyrje (0 ose 1) faza e bartëses në
dalje varion nëpërmjet dy këndeve që janë të barabartë me 180 °
Modulatori i balancës ka dy hyrje: një bartëse nga oshilatori dhe të dhënat digjitale binare. Që ky
modulator të punoj në rregull duhet që tensioni digjital i hyrjes të jetë shumë më i madh se tensioni
peak i bartëses

MSC. ORJOLA JAUPI 1


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Fig. 7.2 Relacioni fazë dhe kohë në modulatorin BPSK

Fig. 7.3 Tabela e vërtetësis, diagrama e konstelacionit dhe diagrama fazore për BPSK

Gjerësia e brezit
Modulatori balancë është një modulator prodhimi sinjali në dalje prodhim i dy sinjaleve në hyrje.
Pra nëse hyrja +1V për logjikën 1 dhe -1 V për logjikën 0 dalja do të jetë + sinωct ose – sinωct . +
sinωct jep sinjalin që është në fazë me oshilatorin referencë dhe – sinωct me zhvendosje në fazë
180 ° me oshilatorin.
Dalja BPSK: sin(2πfat) * sin(2πfct)

MSC. ORJOLA JAUPI 2


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

fa – frekuenca e hyrjes binare


fa = fb/2 ku fb – shpejtësia e biteve
1 1
Dalja BPSK = 2 cos[( 2𝜋(𝑓𝑐 − 𝑓𝑎)𝑡]- cos[( 2𝜋(𝑓𝑐 + 𝑓𝑎)𝑡]
2

B = 2fa nga Teorema Nyquist


B = 2fb/2 = fb

Ushtrim 1
Për një modulator BPSK me frekuencë bartëse 70 MHz dhe një shpejtësi bitesh në hyrje 10 Mbps
gjej frekuencën anësore të sipërme dhe të poshtme . Vizato spektrin në dalje dhe gjej gjerësinë e
brezit.

Zgjidhje
Dalja BPSK dimë që jepet nga sinωat*sinωct
= sin2π(5MHz)t *sin2π(70MHz)t
= ½ cos 2π (70 MHz – 5MHz t – ½ cos2π (70MHz +5MHz)t
Frekuenca anësore e poshtme
LSF = 70 MHz – 5 MHz = 65 MHz
Frekuenca anësore e sipërme
USF = 70 MHz + 5MHz = 75 MHz
B= 75 MHz – 65 MHz = 10 MHz = fb

MSC. ORJOLA JAUPI 3


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Ushtrimi 2
Jepet një transmetues BPSK si në figurë

Në këtë grafik biti 1 jepet nga

a) Gjej bitet e transmetuara


11010010
b) Gjejë shpejtësinë e biteve
4 bite - > 10 ms , tb= 2.5 ms fa = 400 bps= 1/tb

c) Gjej gjerësinë e brezit


B = 2fa = 800 Hz

MSC. ORJOLA JAUPI 4


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Modulimi QPSK – Quaternary Phase Shift Keying


n=2,M=L=4

Fig.7.4 Modulatori QPSK

Për transmetuesin QPSK kemi katër faza të ndryshme output. Në QPSK të dhënat binare kodohen
në grupe me nga 2 bite që quhen dibits : 00 , 01, 10 , 11. Me hyrje binare dibit kemi katër faza 45°,
135°,-45°, -135°. Dy bitet janë vendosur në një bit spliter : ndarës bitesh. Pasi të dy bitet janë future
në mënyrë seriale ata janë ndarë paralelisht në dalje: 1 bit dërgohet te kanali I dhe një bit te kanali
Q. Biti I modulon një bartëse që është në fazë me oshilatorin referencë dhe Q modulon një bartëse
të shfazuar me 90° me bartësen referencë. Për një logjik 1 = + 1V dhe logjikë 0 = -1 V kemi dy
faza të mundshme në dalje të modulatorit I dhe dy faza të mundshme në dalje të modulatorit Q.
I = + sinωct ;– sinωct
Q = + cosωct; – cosωct
Kemi 4 kombinime ne dalje QPSK : + sinωct – cosωct
- sinωct + cosωct
- sinωct - cosωct
+sinωct + cosωct

MSC. ORJOLA JAUPI 5


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Ushtrim 1
Për një modulator QPSK jep tabelën e vërtetësisë, diagramën fazore dhe diagramën e
konstelacionit.

Zgjidhje
Për të dhëna në hyrje binare Q= 0 dhe I= 0 dy hyrjet e modulatorit balancë I janë -1 dhe sinωct
dhe të modulatorit Q janë -1 dhe cosωct.
Modulatori balancë I = (-1) (sinωct) = -1 sinωct
Modulatori balancë Q = ( -1) cosωct = -1 cosωct
Dalja e shumësit linear
-1 cosωct -1 sinωct = 1.44 sin ωct (-135°)

Tabela e vërtetësisë
00 -135°
01 -45°
10 +135°
11 +45°

MSC. ORJOLA JAUPI 6


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Ushtrim 2
Për një modulator QPSK me një shpejtësi bitesh 10 Mbitps dhe një frekuencë bartëse 70 MHz gjej
gjerësinë e brezit. Krahaso rezultatet me BPSK

Zgjidhje
Shpejtësia e biteve te kanalet I, Q, do të jetë fbI = fbQ= fb/2 = 10 /2 = 5 Mbps
fa= fb I/2 ose fb Q/2 = 5 /2 = 2.5 MHz

Vala në dalje të modulatorit


1 1
(sin2πfat) *(sin 2πfct) = 2 cos[( 2𝜋(𝑓𝑐 − 𝑓𝑎)𝑡]- cos[( 2𝜋(𝑓𝑐 + 𝑓𝑎)𝑡]
2

½ cos 2π (70 MHz – 2.5MHz t) – ½ cos2π (70MHz +2.5MHz)t


½ cos 2π (67.5MHz) t – ½ cos2π (72.5) t
B= 72.5 MHz -67.5 MHz = 5 MHz
B= fb/n = fb/2 = 10 Mbps/2 = 5 MHz

MSC. ORJOLA JAUPI 7


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Modulimi 8PSK – 8 Phase Shift keying


Me 8 PSK kodohen 3 bite, formohen tribits dhe prodhohen tetë faza të mundshme output.
n=3, M= L =8

Transmetuesi 8PSK

Fig. 7.5 Modulatori 8PSK


Seria e biteve hyn te ndarësi i biteve ku konvertohet në një dalje paralele me tre kanale ( I – kanali
në fazë, Q – kanali në kuadraturë dhe C – kanali i kontrollit .) Pra shpejtësia e bieve në secilin prej
tyre do të jetë fb/3 . Konvertuesit 2 në 4 nivele janë konvertues nga digjital në analog me hyrje
paralele. Me dy bite të hyrjes 4 dalje tensioni të mundshme. Bitet I ose Q përcaktojnë daljen
analoge logjika 1 = + 1V dhe logjika 0 = -1 V. Bitet C dhe not C përcaktojnë amplitudën logjika
1 = 1.307 V, logjika 0 = 0.541V.
Me dy amplitude dhe me 2 polaritete kemi 4 gjendje të mundshme
I C Daljet Q Not C Daljet
0 0 -0.501 0 0 -1.307
0 1 -1.307 0 1 -0.541
1 0 +0.501 1 0 +1.307
1 1 +1.307 1 1 +0.541

MSC. ORJOLA JAUPI 8


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Ushtrim 1
Për një hyrje me tre bit Q= 0 , I = 0 , C = 0 pra ( 000) gjej fazën në dalje të modulimit 8PSK

Zgjidhje
Hyrjet te konvertuesi i niveleve nga dy në 4 në kanalin I janë I = 0, C= 0 dalja -0.541 V. Hyrjet te
konvertuesi nivele në kanalin Q= 0, Not C = 1 dalja do të jetë -1.307 V
I = ( -0.541) sin ωct = - 0.541 sin ωct
Q = (-1.307) cosωct = -1.307 cosωct

Te shumesi = -0.541 sin ωct – 1.307 cosωct = 1.41 sin (ωct -112.5°)
Hyrja binare Faza
0 0 0 -112.5
0 0 1 -157.5
0 1 0 -67.5
0 1 1 -22.5
1 0 0 +112.5
1 0 1 +157.5
1 1 0 +67.5
1 1 1 +22.5

Ushtrim 2
Për një modulator 8PSK me shpejtësi të të dhënave në hyrje fb 10 Mbps dhe frekuencë bartëse 70
MHz. Gjej gjerësinë e brezit. Krahaso rezultatet me modulatorët BPSK, QPSK.

Zgjidhje
Shpejtësia e biteve në kanalet I, Q, C është fbC = fbQ = fbI = 10 Mbps /3 = 3.33 Mbs
fa = fb C/2 ose fbQ/2 ose fbI/2 = 3.33Mbps/2 = 1.667 MHz

MSC. ORJOLA JAUPI 9


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Vala në dalje
1 1
(sin2πfat) *(sin 2πfct) = 2 cos[( 2𝜋(𝑓𝑐 − 𝑓𝑎)𝑡]- cos[( 2𝜋(𝑓𝑐 + 𝑓𝑎)𝑡]
2

½ cos 2π (70 MHz – 1.677MHz t) – ½ cos2π (70MHz +1.677MHz)t


½ cos 2π (68.333MHz) t – ½ cos2π (71.667) t
Brezi i Nyquist : B = (71.667 -68.333) MHz = 3.333 MHz
Gjerësia e brezit për 8PSK B = 10 MBps /3 = 3.33 MHz

Vihet re që për të njëjtën shpejtësi të dhënash gjerësia e brezit për 8PSK është sa 1/3 e modulatorit
BPSK dhe gjysma e gjerësisë së brezit të kërkuar për modulatorin QPSK.

Modulimi 16QAM – Quadrature Amplitude Modulation


QAM është një formë e modulimit digjital . Informacioni digjital mbartet edhe në amplitudë edhe
në fazën e bartëses. Të dhënat në hyrje janë grupuar në grupe me nga 4 pra 24 = 16
Skema është si më poshtë :

Fig. 7.6 Modulatori 16QAM

Të dhënat binare hyrëse ndahen në 4 kanale I, I’, Q , Q’. Shpejtësia e biteve në secilin kanal është
¼ e shpjetësisë në hyjre fb/4. 4 bite në seri janë vendosur në një bit spliter . Bitet I dhe Q
përcaktojnë polaritetin I +, Q - . Bitet I’ , Q’ përcaktojnë amplitudën. Konvertuesit 2 në 4 nivele
konvertojnë një sinjal PAM me 4 nivele.

MSC. ORJOLA JAUPI 10


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

I I’ Daljet Q Q’ Daljet
0 0 -0.22 0 0 -0.22
0 1 -0.821 0 1 -0.821
1 0 + 0.22 1 0 +0.22
1 1 +0.821 1 1 +0.821

Sinjalet PAM modulojnë bartëset në fazë dhe kuadraturë në modulatorin e prodhimit, kemi 4 dalje
të mundshme të modulatorit të prodhimit . Shumës linear, kombinon daljet nga kanlet I dhe Q dhe
prodhon 16 dalje për këtë QAM.

Ushtrim 1
Për një hyrje I = 0, I’ = 0 , Q= 0 dhe Q’ = 0 gjej amplitudën në dalje dhe fazën në dalje për
modulatorin 16QAM. Te konvertuesi nga 2 në 4 nivele I kemi hyrjet I = 0 dhe I’ = 0. Daljen -
0.224. Te konvertuesi i kanalit Q nga 2 në 4 nivele kemi Q = 0 dhe Q’ = 0 dalje -0.22 V.
Te modulatori kemi 2 hyrje -0.22 V dhe sin ωct
I= -0.22 V sin ωct = -0.22 sin ωct
Te modulatori Q = -0.22 V cos ωct = -0.22 cos ωct
Dalja te shumatori linear -0.22 sin ωct -0.22 cos ωct = 0.311sin (ωct - 135°)

Ushtrim 2
Për një modulator 16QAM me një shpejtësi bitesh 10 Mbitps dhe një frekuencë bartëse 70 MHz
gjej gjerësinë e brezit.

Zgjidhje
Shpejtësia e biteve te kanalet I, I’, Q, Q’ do të jetë fbI = fbI’= fbQ= fbQ’= fb/4 = 10 /4 = 2.5 Mbps
fa= fb I/2 ose fb I’/2 ose fb Q/2 ose fb Q’/2 = 2.5 /2 = 1.25 Mbps

Vala në dalje të modulatorit


1 1
(sin2πfat) *(sin 2πfct) = 2 cos[( 2𝜋(𝑓𝑐 − 𝑓𝑎)𝑡]- cos[( 2𝜋(𝑓𝑐 + 𝑓𝑎)𝑡]
2

½ cos 2π (70 MHz – 1.25MHz t) – ½ cos2π (70MHz +1.25MHz)t

MSC. ORJOLA JAUPI 11


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

½ cos 2π (68.75MHz) t – ½ cos2π (71.25) t


B= 71.25 MHz -68.75 MHz = 2.5 MHz
B= fb/n = fb/4 = 10 Mbps/4 = 2.5 MHz

MSC. ORJOLA JAUPI 12

You might also like