You are on page 1of 3

3. Elementet themelore të veprës penale – janë: 1. Veprimi i njeriut; 2. Kundërligjshmëria; 3.

Përcaktueshmëria e veprës penale në ligj; 4. Përgjegjësia penale e kryesit (fajësia)

4.Qka eshte vepra penale ?

4. Vepra penale është vepër apo sjellje e njeriut e cila dëmton apo rrëzikon vlerat elementare të njeriut,
të shoqërisë dhe sistemit juridik.

5.Kuptimi I objektit te Drejtes Penale ?

5 . Objekt i veprës penale mund të konsiderohet në kuptim të dyfishtë: formal dhe material. Në kuptim
formal objekti është e mirë ose interes kundër të cilit është orientuar vepra penale, prandaj iofrohet
mbrojtja penale-juridike. Objekti në kuptim material janë marrëdhëniet shoqërore dhe të mirat që
mbrohen me dispozitat e legjislacionit penal.

6.Pjesa e pergjithshme dhe e posaqme e drejtes penale ?

6. E drejta penale e përgjithshme –është ajo e cila vlen për të gjithë qytetarët.

Ndërsa e drejta penale e posaçme –është ajo e cila vlen për grup qytetarësh që gjenden në mardhënie të
caktuara.

Si e drejtë penale e posaçme knsiderohet p.sh E drejta penale ushtarake e cila aplikohet vetëm ndaj
personave ushtarakë

7.Kodi penal I Kosoves ?

7.Me kod penal kuptojme ligjin e rendsishem ne te cilin ne menyre te tersishme dhe te sistemuar
permblidhen dispozitat penalo juridike.

8.Qka kuptojm me figurat e vepres penale ?

8. Sipas mendimit të disa autorve me figurë të veprës penale duhet nënkuptuar tërësin e elementeve
themelore të veprës penale. Mirëpo sipas disa autorëve tjerë me termin figurë e veprës penale duhet
nënkuptuar tërësin e elemeneteve të posaçme të çdo vepëre penale.

9.Raporti i Drejtes penale me shkencat tjera ?

9. Shkenca e proc. penale –merret me studimin e të dr. të proc. penale të shtetit të caktuar. Studion
sistemin e normave juridike të përcaktuara me ligjin e proc. penale, me të cilin është rregulluar
veprimtaria e gjykatës, e prokurorisë publike, e organeve të hetuesisë dhe të personave të tjerë që
marrin pjesë në proc. penale me qëllim që të zbulohet vepra penale, kryesi i saj dhe të administrohen
provat e rëndësishme për aplikimin e drejtë të normave të legjislacionit penal. Shkenca e proc. penale
me sygjerimet e saj kontribuon që të gjenden zgjidhje më adekuate në aspektin normativ dhe aplikativ.

Kriminologjia – është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e fenomenologjisë dhe shkaqeve
(etiologjisë) të kriminalitetit si dukuri shoqërore dhe individuale. Ndahet në dy pjesë kryesore, në
fenomenologjinë kriminale (studion format nëpërmjet të cilave manifestohet kriminaliteti, siç janë:
vëllimi, struktura, ecuria, etj.) dhe etiologjinë kriminale (studion shkaqet dhe faktorët e kriminalitetit).

Politika kriminale – është shkencë e re e cila u lind në kuadrin e kriminologjisë. Studion çështjet teorike
dhe praktike dedikuar luftës kundër kriminalitetit. Politika kriminale përkufizohet si shkencë e cila
studion kriminalitetin dhe masat qqë merren me qëllim të luftimit më efikas të tij dhe dukurive të tjera
anti sociale. Këto masa ndahen në masa të karakterit preventiv dhe represiv.

Penologjia – është shkencë e re e cila si degë e veçantë paraqitet në dekadat e para të shek. XX.
Përkufizohet si shkencë e cila merret me studimin e çështjeve teorike dhe praktike të aplikimit
(ekzekutimit) dhe efikasitetit të sanksioneve penale. Rrjedh nga fjala latine poena – dënim dhe fjala
greke logos – shkencë.

10.Cila dicipline shkencore ka per objekt studimi ndermarrjen e masave per ndeshkimin e vepres penale
?

10.Politika Kriminale

11.Burimet e se drejtes penale ndahen ne primare dhe sekondare ?

11. Burimi formal kryesor është kodi penal. Burimet tjera primare janë: • Kushtetuta • Konventat
ndërkombëtare. • Ligjet e tjera, normat nënligjore dhe aktet e përgjithshme, • E drejta zakonore, •
Praktika gjyqësore, • Shkenca e së drejtës penale.

Burimet tjera të së dr. penale – janë ato ligje apo norma juridike të cilat paraqiten si burime indirekte
plotësuese dhe sekondare. Në radhë ta parë duhet cekur kodin e procedurës penale dhe ligjin për
ekzekutimin e sanksioneve penale, pastaj ligjin mbi organizimin e gjykatave, ligji mbi prokurorinë dhe
ligji për policinë.

12.Objekti I studimit I shkolles sociologjike ?

12.Faktoret social dhe ata ekonomik ndante delikuentet ne dy kategori :te rastit dhe nga shprehia

13.Fazat e kryrjes se vepres penale ?

13. Dmth janë te mundura katër faza në kryerjen e veprës penale dhe atë: marrja e vendimit, 2)
përgatitja e veprës, 3) fillimi i kryerjes ose tentimi i veprës penale. 4) kryerja e veprës penale .

14.Tentativa per kryrjen e vepres penale ?


Sipas dispozitës së nenit 20 tentativa ekziston kur “kush do që me dashje ndërmerr veprime të drejt për
drejta për kryerjen e veprës penale dhe vepra nuk është kryer ose elementët e veprës së qëllimshme
penale nuk janë realizuar, konsiderohet se ai ka tentuar të kryejë vepër penale

You might also like