You are on page 1of 54

proBaR 3.

0 - Manual përdorimi

Manual
Përdorimi

faqe 1
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Pasqyra e Lëndës

• Hapja e Programit faqe 3


• Liçensimi faqe 5
• Komandat Kryesore faqe 7
• Orientim i Pergjithshem faqe 10
• Menuja Program faqe 12
• Menuja Administrim faqe 13
• Menuja Insrumente faqe 19
• Menuja Artikujt faqe 25
• Menuja Furnizimet faqe 35
• Menuja Shitjet faqe 41
• Menuja Financiare faqe 49
• Menuja Raporte faqe 51

faqe 2
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Hapja e Programit

proBaR 3.0 është një program i krijuar për të menaxhuar gjithë aktivitetin
e një Bari apo Restoranti. Programi mund të përdoret nga persona me të
drejta dhe funksione të ndryshme në vartësi të organizimit të aktivitetit. Të
drejtat për të përdorur programin varen nga pozicioni që gëzon një person
(një kamarier nuk ka të njëjtat të drejta me një administrator).

Të gjitha veprimet e kryera nga një person regjistrohen në emër të tij,


p.sh shitjet kanë si autor të vetëm kamarierin i cili i kryen ato. Arka,
lëvizjët që kryhen brenda saj dhe gjendja e inventarit janë pasqyrime të
cilat vendosen në dispozicionin tuaj në çdo moment. Kamarierët dhe
Administratori mund të shohin lehtësisht xhiron, inventarin ditor dhe
mujor. Programi ushtron kontroll mbi veprimet e çdo personi që përdor
programin duke e pasqyruar atë në mënyrë të detajuar.

Furnitorët dhe faturat e furnizimeve janë një tjetër specifikë e programit,


të cilët mund të regjistrohen dhe shihen sa herë të dëshironi.

Nxjerrja e statistikave bazuar në raportet e ndryshme mbi shitjet e


artikujve, furnizimet si dhe ato financiare shërben për krijimin e strategjive
të reja përsa i përket organizimit të Barit dhe Restorantit tuaj.Të gjitha të
dhënat janë të eksportueshme dhe mund të Ruhen në file Excel.

Për të hapur Programin mund të klikoni mbi ikonën në desktop-


in tuaj ose duhet të shkoni tek Start -> Programs -> Programe Shqip->
ProBar -> ProBar 3.0

faqe 3
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Në ekran shfaqet dritarja e hyrjes si më poshtë.

Në këtë moment programi pret që përdoruesi të japë kodin e tij të hyrjes


dhe fjalëkalimin. Këto janë të dhëna personale, që i jepen përdoruesit
nga administratori.

Kujdes!
Kur programi hapet për herë të parë pas instalimit duhet të
përdoren këto të dhëna për hyrjen.

Kodi i përdoruesit - admin


Fjalëkalimi - admin

Duhet patur parasysh që çdo veprim që do të kryhet në program si p.sh


shitje, furnizime, lëvizje të arkës, do të kenë si autor përdoruesin, i cili ka
hapur programin.

Pas hapjes së programit, mund të krijoni Përdorues të tjerë sipas


dëshirës nëpërmjet Menusë së manaxhimit të përdoruesve.

Kujdes!
Nëse në dritaren e hyrjes programi njerr shkrimin "Ky program mund të
përdoret për një kohë të limituar. Ju duhet të bëni Liçensimin e tij."
Përdoruesi duhet të bëjë Liçensimin e programit.
Shiko më poshtë “Liçensimi i programit”.
faqe 4
proBaR 3.0 - Manual përdorimi
www.programeshqip.com

Liçensimi i Programit
Nga momenti i instalimit programi mund të përdoret vetëm për një kohë
të limituar. Gjatë kësaj kohe programi punon me të gjitha komandat e
aktivizuara. Që programi të aktivizohet në mënyrë të përhershme duhet
bërë liçensimi i tij.

Liçensimi i programit proBaR mund të kryhet duke dërguar KODIN E


PROGRAMIT i cili gjendet në Menunë Program duke klikuar butonin

Në ekran shfaqet forma si më poshtë:

faqe 5
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Këtu përdoruesi duhet të shkruaj:

emrin e subjektit të tij,


kodin e CD, që mund ta gjej tek kapaku i CD i cili merret në momentin e
blerjes së programit,
më pas duhet të dërgoj KODIN E PROGRAMIT tek numrat:

ose ta dërgojë me SMS në numrin

Bashkë me KODIN E PROGRAMIT klienti duhet të dërgojë edhe emrin


e blerësit. si dhe qytetin përkatës.
Pasi bëhen verifikimet përkatëse i dërgohet klientit KODI I LIÇENSIMIT
të cilin ai duhet ta vendosi në formën e mësipërme tek kutia përkatëse.
Pas kësaj duhet të klikohet butoni Liçenso!
Dhe kjo Liçensë është e vlefshme vetëm në këtë Kompjuter.

Kjo proçedurë duhet bërë sa herë që programi riinstalohet apo duhet


ndërruar emri i subjektit.

Kujdes!
KODI I LIÇENSIMIT duhet të ruhet me kujdes pasi do të nevojitet sa
herë që do të rikryhet instalimi në po atë kompjuter. Klienti nuk mund të
kërkojë përsëri një KOD LIÇENSIMI me një KOD PROGRAMI tjetër
përveç atij që ka marrë në fillim.

Në qoftë se kur hapet programi del tabela e mëposhtme,

Do të thotë se ky program nuk është i liçensuar.

faqe 6
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Komandat Kryesore

Këtu do të njiheni me përdorimin e disa prej komandave kryesore të


programit dhe funksionet e tyre.

Komandat e Formës:

Formë quhet çdo ikonë e cila në vetvete përmban një funksion të caktuar
si psh: Administrim, Shitjet, Instrumente, Raporte etj.

Duke klikuar këtë buton në të gjitha format, bëhet mbyllja e


saj dhe kalimi në formën apo menunë e mëparshme. N.q.s në formë
janë hedhur të dhëna, pasi klikon këtë buton, përdoruesi pyetet nëse
dëshiron të ruajë të dhënat e hedhura apo jo. Kur përgjigjja është Jo, të
dhënat nuk do të ruhen në Program.

Duke klikuar këtë buton në të gjitha format dalin të dhënat


e asaj forme në një fletë të gatshme për tu printuar. Ky printim nuk është
automatik. Përdoruesi mund të shohë dhe të vendosë nëse dëshiron ta
printojë vërtet apo jo.

Komandat e menaxhimit:

Duke klikuar këtë buton ju mund të bëni regjistrimin e një


Rekordi (Të dhëne) të re, i cili mund të jetë Përdorues, Klient, Furnitor
faqe 7
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

apo diçka tjetër. Pas dhënies së kësaj komande, përdoruesi duhet të


shënojë të dhënat përkatëse.

Duke klikuar këtë buton në të gjitha format bëhet ruajtja e të


dhënave të hedhura në fushat përkatëse.

Duke klikuar këtë buton në të gjitha format bëhet i mundur


modifikimi i të dhënave të një Rekordi të selektuar (zgjedhur)
paraprakisht. Pas modifikimit përdoruesi duhet të ruajë ndryshimet (duke
klikuar mbi butonin Ruaj).

Duke klikuar këtë buton në të gjitha format bëhet fshirja e


një të dhëne të selektuar (zgjedhur) paraprakisht. Përdoruesi pyetet
nëse vërtet dëshiron të fshijë të dhënat e zgjedhura apo ka klikuar
gabim. Ka disa të dhëna të cilat nuk mund ti fshini pasi me to janë kryer
veprime të ndryshme. N.q.s këto të dhëna nuk mund ti fshini mund ti
kaloni si joaktive p.sh Përdoruesit, Kamarierët etj.
Këto të dhëna të kaluara si joaktive ruhen për efekte llogaritjeje por nuk
do të kenë më asnjë ndikim në të dhënat e reja të regjistruara.

Komandat e Kërkimit:

Duke klikuar këtë buton në të gjitha format bëhet kërkimi


automatik sipas kritereve të zgjedhura në fushat e kërkimit. Fusha
kërkimi quhen të gjitha fushat bosh të cilat do ti gjeni në fillim të formave
në të cilat mund të bëni kërkime (p.sh tek menuja Raporte).
Të gjitha kriteret e kërkimit mund ti kombinoni në vartësi të
informacioneve që dëshironi. N.q.s fushat e kërkimit lihen bosh atëherë
rezultati do të jetë i gjithë informacioni që ka pasur ajo fushë.

faqe 8
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Kryesisht kërkimet mund ti bëni sipas datave, emrave, përdoruesve,


artikujve etj. Këto kërkime mund t’iu shërbejnë në nxjerrjen e raporteve
dhe statistikave të ndryshme.
Në fillim vendosni kriteret e kërkimit dhe më pas klikoni mbi butonin
“Kërko”.

Duke klikuar këtë buton në të gjitha format bëhet pastrimi i


fushave të plotësuara paraprakisht me kriteret e kërkimit. N.q.s kriteret e
kërkimit nuk janë ato që dëshironi, mund të klikoni butonin “Pastro“ dhe
të vendosni kritere të reja kërkimi.

Duke klikuar këtë buton, hapet forma në vartësi të listës përkrah së


cilës është vendosur ky buton, për të bërë të mundur shtimin e një
rekordi të ri për listën përkatëse.
P.sh N.q.s. klikojmë mbi butonin “Tjetër“ që ndodhet në krah të
Subjektit, mund të zgjedhim ose të shtojmë lloje të tjera të Subjekteve,
n.q.s klikojmë në krah të Kategorisë, mund të shtojmë një kategori tjetër
në vartësi të listës së paraqitur.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Në format ku regjistrohen të dhëna, fushat me ngjyrë më të errët
janë të detyrueshme për tu plotësuar. Programi nuk bën të mundur
ruajtjen e tyre nëse nuk janë plotësuar të gjitha.
------------------------------------------------------------------------------------------------

Shortcut- e të programit

ESC - Dil
F2 - Modifiko
F3 - Excel
F5 - Kërko
F6 - Fshi
F7 - Pastro
F8 - Ruaj
F9 - Hidh
F12 - Regjistrim

faqe 9
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Orientim i përgjithshëm

proBaR është një program i ndërtuar në mënyrë komplekse nëpërmjet së


cilit menaxhohen shumë lehtë dhe në kohë të shkurtër të gjitha aktivitetet
e një Bari dhe Restoranti. I gjithë programi është i organizuar në Menu të
cilat përmbajnë funksione të ndryshme. Menutë janë të renditura në
pjesën e sipërme të ekranit dhe në përmbajtje të tyre gjenden ikona
plotësuese të asaj menuje. Më poshtë do të gjeni disa udhëzime lidhur
me momentin e parë në të cilin do të hapni programin .

Disa udhëzime paraprake:


Fillimisht duhet të regjistroni Përdoruesit. Të gjithë personat që do
të përdorin programin do të pajisen me Kodin dhe Fjalëkalimin përkatës,
të cilët do të jenë personalë. Hyrja në program do të jetë individuale.
Secili nga përdoruesit do të ketë aq menu të aktivizuara, në vartësi të
klasifikimit (zgjedhjes) së administratorit. Për hollësi të mëtejshme shih
menunë Përdorues.
Një hap tjetër i rëndësishëm është dhe regjistrimi i kamarierëve. Ashtu
si përdoruesit të gjithë kamarierët do të pajisen me një Kod dhe
Fjalëkalim personal. Të gjitha faturat do të mbajnë emrin e kamarierit i cili
i ka plotësuar. Shih menuja Administrim.
Regjistrimin e kamarierëve e pason sigurisht regjistrimi i tavolinave.
Këtu mund të regjistroni të gjitha tavolinat e lokalit, barit apo restorantit,
me numrat përkatës. Për më tepër shih menunë Instrumente
Rregjistrimi i artikujve është një nga momentet kryesore që shërben
më pas për vazhdimin e aktivitetit. Artikujt klasifikohen në Kategori. Krijimi
i kartegorive të artikujve krijon lehtësi në klasifikimin, regjistrimin dhe
gjetjen e artikujve.
Pasi të keni përfunduar së klasifikuari artikujt nëpërmjet kategorive,
mund të regjistroni lehtësisht Artikujt. Klasifikimin dhe regjistrimin e
artikujve mund ta bëni në bazë të Menu-së suaj ekzistuese. Për hollësira
të mëtejshme rreth mënyrës së regjistrimit të artikujve shih menunë
Artikuj

faqe 10
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Pas hedhjes së Artikujve, ju mund të bëni një furnizim normal të


magazinës. Keni mundësi të regjistroni furnitorë të ndryshëm si dhe të
plotësoni fatura furnizimesh. Programi lejon që për faturat e furnizimit të
cilat nuk likujdohen në moment, të kryhet pagesa e tyre më vonë. Shih
menuja Furnizim

Hedhja e inventarit në momentin fillestar të instalimit të programit


mund të bëhet në dy mënyra.

1. Duke hedhur inventarin tek menuja Inventar për çdo


artikull të regjistruar.

2. Duke plotësuar një fletë hyrje tek ikona Lëvizjet, Menuja


Artikuj. Këtu mund të vendosni edhe çmimet e hyrjes së
artikujve.

Shih Menuja Artikuj.

Pasi keni regjistruar Kamarierët, keni ndarë Tavolinat dhe keni


regjistruar Artikujt mund të filloni të plotësoni fatura për klientët tuaj.
Kamarierët mund të bëjnë fatura në disa tavolina njëkohësisht, të mbyllin
tavolinën, të anullojnë faturat dhe të transferojnë faturat nga njëra
tavolinë në tjetrën(kjo bëhet me zgjedhje të administratorit). Në fund të
çdo dite të gjithë kamarierët mund të shohin xhiron e tyre si dhe
inventarin ditor. Çdo faturë përmban Nr. e tavolinës dhe emrin e
kamarierit. Shih menuja Shitje.
Ju mund të operoni me valuta të ndryshme në bazë të kursit të
fundit që do të regjistroni. Programi lejon zgjedhjen e një valute bazë
dhe konvertimin e vlerës në valuta të tjera. Valutat mund ti regjistroni tek
menuja Administrim, ndërsa ndryshimin e kursit tek menuja
Financiare.
Raportet mbi Shitjet, Furnizimet, Artikujt dhe ato Financiare gjatë
periudhave të ndryshme kohore, mund ti shihni lehtësisht tek Menuja
Raporte

SHËNIM- Detajet përsa i përket menuve të ndryshme mund ti gjeni në vijim


të manualit të përdorimit.

faqe 11
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Menuja Program

Menuja Program është menuja në të cilën janë të përfshira funksionet e


hyrjes, daljes nga programi dhe ndryshimit të përdoruesit.

Duke klikuar tek ikona

hapet forma e Menusë Program

Funksionet e kësaj menuje vijojnë si më poshtë :

Ndrysho Përdoruesin
Duke klikuar këtë buton, bëhet e mundur mbyllja e programit dhe hapja
e tij në formën fillestare ku të jepet mundësia e hyrjes me të dhënat e një
përdoruesi tjetër. Këto të dhëna janë një kod dhe një fjalëkalim ndryshe
nga ai që ishit duke përdorur. Pasi të fusni të dhënat e një përdoruesi
tjetër, mund të vazhdoni më tej.

Ndrysho Passwordin
Kjo formë ju jep mundësinë që të ndryshoni fjalëkalimin. Shkruani
fjalëkalimin e vjetër(atë që përdorni momentalisht), shkruani fjalëkalimin
e ri, shkruheni përsëri dhe klikoni “Konfirmo“.

Informacion mbi programin


Të dhëna mbi programin dhe Liçensimin e tij.

Mbyll Programin
Duke klikuar këtë buton, bëhet mbyllja e programit. Përdoruesi pyetet
nëse dëshiron të largohet nga programi apo jo.

faqe 12
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Menuja Administrim

Menuja Administrim përfshin të gjitha funksionet e administrimit të


Subjekteve, Përdoruesve, Kamarierëve, Sektorëve, Tavolinave dhe
Valutës.

Duke klikuar tek ikona

hapet forma e Menusë Administrim

Funksionet e kësaj menuje vijojnë si më poshtë:

Subjekti
Në këtë formë plotësohen të dhënat e Subjektit tregtar që do të përdorë
këtë Program. Këto të dhëna nevojiten për veprimet që do të kryhen si
shitje, furnizime etj. Në të gjitha printimet e kryera nga programi do të
shfaqet Emri dhe NIPT i Subjektit.

Kini parasysh që:


Fushat e të dhënave me ngjyrë më të errët janë të detyrueshme për tu
plotësuar, ndërsa fushat e tjera janë opsionale. Kjo vlen për të gjitha
format ku nevojitet të jepen të dhëna.
N.q.s i keni plotësuar të dhënat tuaja, Ruajini ato.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Kujdes! NIPT i regjistruar printohet në të gjitha faturat. Vendoseni
saktë atë.
Emri i subjektit vendoset në momentin fillestar të hapjes së programit
dhe mund të ndryshohet vetëm kur bëhet riliçensim.
------------------------------------------------------------------------------------------------
faqe 13
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Përdoruesit
Përdorues: Quhet çdo person që përdor programin. Çdo përdorues
mund ta pajisni me kodin dhe fjalëkalimin e tij të cilat janë personale. Në
vartësi të kategorisë në të cilën do ta rregjistroni, varen dhe funksionet e
këtij përdoruesi.
Kategoria: Përfaqëson një klasifikim të përdoruesve në vartësi të
detyrave (funksioneve) të tyre. Është shumë i rëndësishëm kategorizimi i
përdoruesve për të pasur një kontroll sa më të mirë të aktivitetit.

Për çdo kategori mund të vendosen cilësitë e duhura sipas funksioneve:

P.sh Në qoftë se e kategorizoni një person tek kategoria administrator, ai


mund të përdorë të gjitha funksionet e programit kurse një përdorues i
një kategorie që lejon vetëm shitje mund të bëjë vetëm shitje. Ky
klasifikim bëhet nëpërmjet klikimit në kuadratet bosh. Funksionet e një
përdoruesi mund të përcaktohen nga kuadratet bosh mbi të cilat do të
klikohet.
Një përdorues i cili është klasifikuar si kamarier, pas hyrjes në program
me kodin dhe fjalëkalimin e tij, do të ketë të aktivizuar vetëm ikonën e
Menusë së Shitjeve.

Këto funksione (detyra) të kategorisë mund të kombinohen me njëra-


tjetrën. Duke klikuar tek butoni “Tjetër”, që ndodhet në krah të saj,
mund të krijoni një kategori të re duke klikuar mbi çdo funksion (detyrë)
që do t’i caktohet përdoruesit.

Në fillim klikoni “Kategori e Re”, shkruani emrin e kategorisë që po


krijoni p.sh SHITËS dhe klikoni mbi kuadratin shitje. Në qoftë se
dëshironi që personi i cili do të kryejë shitjet të ketë dhe funksione të
tjera atëherë klikoni mbi kuadratet përkatëse. Pasi ti keni krijuar, mund ti
ruani duke klikuar mbi butonin “Ruaj”.

Përdorues Aktiv: Një përdorues quhet aktiv për sa kohë ai është në


gjendje të hapë programin duke përdorur kodin dhe fjalëkalimin e tij. Një
përdorues Joaktiv nuk është në gjendje të hapë programin nëpërmjet
kodit të tij. Pas rregjistrimit të një përdoruesi n.q.s klikoni mbi kuadratin
Aktiv, atëherë përdoruesi ka mundësi të hapë dhe të përdorë programin.
Në rast se doni që një përdorues të jetë Joaktiv, mund të hiqni thjesht
klikun mbi kuadrat duke e lënë bosh dhe të ruani ndryshimet.

faqe 14
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Kjo formë ju lejon të kryeni veprime të shumta me përdoruesit si p.sh të


regjistroni një përdorues të ri, të kërkoni përdoruesin në listë, të
modifikoni të dhënat, të fshini apo të krijoni një përdorues të ri.

Kërkimi i një Përdoruesi

Sapo të hapni menunë Përdorues, mund të kërkoni të gjithë përdoruesit.


Për të parë përdoruesit e programit, thjesht mund të shtypni butonin
"Kërko" dhe Lista do të mbushet me emrat e të gjithë përdoruesve.
N.q.s doni të kërkoni të dhënat e një ose disa përdoruesve të caktuar,
mund të plotësoni secilën nga fushat e kërkimit në mënyrë që të
pasqyrohen në listë vetëm ata përdorues që plotësojnë kushtet e
shënuara. Në fillim shënoni të gjitha kriteret që përmban përdoruesi i
kërkuar nga ju dhe shtypni mbi butonin “Kërko”.

Shembull – N.q.s shkruani Emri X dhe klikoni butonin “Kërko”, në listë


do të shfaqen të gjithë përdoruesit me këtë emër.
N.q.s zgjidhni kategorinë KAMARIER, klikoni “Kërko” dhe në listë do të
shfaqen të gjithë përdoruesit që i përkasin kësaj kategorie.

Krijimi i një Përdoruesi të Ri.


Duke klikuar këtë buton në program hapet forma në të
cilën jepen të dhënat për përdoruesin e ri. Pasi të keni
plotësuar të paktën të dhënat e detyrueshme, të keni vendosur kodin,
fjalëkalimin dhe kategorinë (të përshkruara më sipër) mund ti ruani dhe
të dilni nga forma.

Shembull – N.q.s regjistroni një përdorues i cili ka funksionin e


administratorit mund të veproni në këtë mënyrë
Shënoni Emrin – Artan
Mbiemrin - Meçe
Kodi i përdoruesit - tani (do të kërkohet gjithmonë në hapje të
Programit)
Fjalëkalimi - program
Rishkruaje – program
Kategoria - ADMINISTRATOR (n.q.s nuk e keni krijuar, klikoni
tjetër)
Aktiv - klikoni kuadratin bosh

faqe 15
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Të dhënat e tjera janë opsionale, mund ti plotësoni ose ti lini bosh.


Për të regjistruar përdorues të tjerë që kanë funksione të tjera p.sh
SHITËS, veproni në të njëjtën mënyrë. Kujdes ! Kategoria do të jetë
SHITËS.

Modifikimi i të dhënave të një përdoruesi egzistues.


Në fillim kërkoni përdoruesit. Selektoni (përzgjidhni)
përdoruesin e duhur në listën e përdoruesve (shiko
Kërkimi i Përdoruesit). Pasi ta keni selektuar kliko “Modifiko”. Kryeni
modifikimet përkatëse dhe klikoni “Ruaj”.

Fshirja e një përdoruesi.


Në fillim selektoni (përzgjidhni) përdoruesin e duhur në
listën e përdoruesve dhe shtypni butonin “Kërko”. Pas
gjetjes së përdoruesit që dëshironi të fshini, shtypni mbi butonin “Fshi”
dhe ai përdorues nuk do të gjendet më në listë.
Përdoruesit të cilët kanë kryer veprime të tjera si shitje, furnizime etj. nuk
mund të fshihen. Ata thjesht mund të kalohen si përdorues Joaktivë (në
mënyrë që të mos kenë mundësi të përdorin programin).

Për të kaluar një përdorues në gjendje Joaktive, kryeni proçedurën e


modifikimit dhe hiqni klikun nga kuadrati bosh.

faqe 16
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Të gjitha veprimet e përdoruesve aktivë ose jo do të ruhen në program


dhe merren parasysh në llogaritjen e inventarit.

Kamarierët
Kjo është forma e regjistrimit, modifikimit dhe fshirjes së
kamarierëve.

Regjistrimi i një kamarieri.


Klikoni tek Kamarier i Ri dhe plotësoni fushat me të dhënat e kamarierit.
I rëndësishëm është Kodi i kamarierit i cili maksimumi mund të jetë 4
numra. Ky kod konsiderohet i rëndësishëm sepse në qoftë se ju e
konfiguroni programin që kamarierët të identifikohen me kod atëherë ai
është një mjet identifikimi personal. Çdo kamarier duhet të ketë një kod
që të jetë i ndryshëm nga i tjetrit. Në rastin kur kamarierët identifikohen
me kartë atëherë karta përdoret si mjet identifikimi personal në program.

faqe 17
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Kërkimi i një Kamarieri.


Klikoni “Kërko” dhe në ekran do të shfaqet lista e të gjithë kamarierëve
me të dhënat e tyre përkatëse. N.q.s dëshironi të ndryshoni ndonjë të
dhënë, selektoni një kamarier nga lista dhe klikoni “Modifiko”. Pasi të
modifikoni të dhënat klikoni “Ruaj”.

Fshirja e një Kamarieri.


Një kamarier që ka kryer shitje nuk mund ta fshini nga lista e
kamarierëve por mund ta kaloni Joaktiv. Kamarier Joaktiv do të thotë që
nuk ka akses në program pamvarësisht nga kodi i tij.

Valutat
Opsioni Valutat shërben për të regjistruar valutat më të
përdorshme nga ju.
Nëpërmjet kësaj forme mund të shtoni apo të fshini valutat që mendoni
të përdorni për pagesa në program. Njëra prej tyre është quajtur valutë
bazë dhe kësaj do ti referohen të gjitha valutat e tjera me një kurs
këmbimi të caktuar që vendoset nga përdoruesi.
Konfigurimi i valutave dhe përcaktimi i valutës bazë duhet të bëhet në
fillim të përdorimit të programit pasi më pas nuk mund të ndryshohet më
valuta bazë. Praktikisht është zgjedhur si valutë bazë ‘Lek’.

Shembull. Regjistrimi i valutës së re bëhet duke klikuar “Valutë e Re”.


Në momentin e klikimit bëhet aktive fusha në të cilën do të rregjistrohet
valuta. Shkruani Euro ose Dollarë, në bazë të valutave më të
përdorshme nga ju dhe klikoni “Ruaj”. Për të modifikuar një valutë
n.q.s e keni rregjistruar më përpara, zgjidhni Euro dhe kliko “Modifiko”.
Pasi ta modifikoni klikoni “Ruaj”. Të gjitha ato valuta me të cilat keni
kryer veprime nuk mund ti fshini.

Vendos Arkën
Këtu vendoset gjendja e arkës në momentin e fillimit të
aktivitetit tuaj, në monedhën në të cilën operoni. Klikoni
“Vendos Arkën”, zgjidhni monedhën, shkruani gjendjen e arkës dhe
kliko “Konfirmo”.

Zero Inventarin
Ky buton kthen në gjendjen 0 të gjithë artikujt e inventarit.
Këshillohet të përdoret në fillim të aktivitetit ose në
periudha të gjata kohore.

faqe 18
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Menuja Instrumente

Duke klikuar tek ikona

hapet forma e Menusë Instrumente

Funksionet e kësaj menuje janë:

Konfigurim
Kjo formë shërben për të konfiguruar programin në bazë të
pajisjeve që ju do të përdorni. Këtu mund të zgjidhni
rezolucionin e desktopit, gjatësinë e letrës së printerit dhe mund të
zgjidhni mënyrën se si do ti identifikoni kamarierët.

Zgjedhja e Rezolucionit bën përshtatjen e madhësisë së formës së


punës me rezolucionin e ekranit të kompjuterit tuaj.

Tek Gjatësia maksimale e letrës së printerit mund të shënoni gjatësinë


maksimale të letrës që mund të dalë nga printeri pa u prerë. N.q.s

faqe 19
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

gjatësia e letrës që mund të printoni do të kalojë gjatësinë që keni


vendosur ju atëherë letra do të pritet .
Kjo gjatësi letre që ju do të zgjidhni nuk ndikon në gjatësinë e letrës që
mund të ketë një faturë. Kjo nevojitet psh. në rast të printimit të xhiros
ditore të kamarierit.

Identifikimi i kamarierëve ofron dy opsione të cilat mund ti zgjidhni në


vartësi të organizimit të aktivitetit tuaj, identifikim me kod ose me kartë.
Identifikimi me kod dhe me kartë në thelb luajnë të njëjtin funksion.
Kamarierët mund të hapin çdo tavolinë të lokalit dhe të bëjnë porosi në to,
mjafton që ajo të jetë e lirë dhe kamarieri të kalojë kartën ose të fusi kodin
e vlefshëm.
Dita e punës bën rregullimin datës në rastet kur ka ndryshim midis dates
së kompjuterit dhe datës së faturave në program.
P.sh. nëse data e kompjuterit kalon mbrapa dhe bëhet me e vogël se
data e faturave të fundit të kryera atëhere programi bllokon kryerjen e
faturave nga kamarierët për efekt sigurie. Përdoruesi i autorizuar me të
drejtat e menusë Instrumente mund të hapi këtë formë edhe të shënojë
datën aktuale për të punuar. Të ruaji ndryshimet edhe në këtë mënyrë i
aktivizohet kryerja e shitjeve. Programi bllokon kryerjen kryerjen e
shitjeve nëse data e kompjuterit eshte më e vogel se data e punës e
regjistruar këtu.
Imazhet ilustruese te shitjet te shitjet të dukshme bëjnë të mundur
afishimin e disa imazheve të produkteve në formën e shitjeve. Kjo mund
të bëhet vetëm nëse është zgjedhur rezolucioni 1024x768.

Konfigurimi i Shitjeve
Konfigurimi i proçesit të shitjes përmbledh alternativa të
ndryshme lidhur me Printimin e faturave, Kodin e
kamarierëve, Llojet e faturave etj. Këtë konfigurim mund ta bëjë vetëm
administratori i cili ka të drejta të plota në program. Administratori mund të
konfigurojë proçesin e shitjeve sipas nevojave të aktivitetit.

Konkretisht paraqitja e këtij proçesi bëhet duke zgjedhur ose jo opsionet e


listës që janë:

Porositë printohen të ndara Bar - Kuzhinë: Ky opsion bën të mundur


ndarjen e artikujve të porosisë në 2 printera. N.q.s ju keni bërë
paraprakisht një ndarje të aktivitetit në 2 sektorë dhe keni vendosur 2
printera atëherë një porosi do të printohet në të 2 printerat. Zgjedhja e
këtij opsioni rekomandohet në rastet kur njëri nga sektorët është

faqe 20
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Restorant. Printeri tek banaku do të printojë të njëjtën porosi me printerin


që do të ndodhet në kuzhinë.

Printohet Porosia për Klientin: Ky opsion bën të mundur printimin e


faturës së regjistruar nga kamarieri. Mund të printoni faturën e klientit për
çdo porosi ose të printoni vetëm faturat përmbledhëse kur mbyllni
tavolinën.

Printohet Porosia për lokalin: Ky opsion bën të mundur printimin e


Porosisë për barin apo guzhinën gjatë regjistrimit të një fature të re. Në
qoftë se është aktivizuar opsioni i ndarjes së porosisë sipas artikujve
atëherë do të printohen 2 porosi (1 për barin dhe 1 për kuzhinën nëse ka
artikuj Kuzhine). N.q.s nuk zgjidhet opsioni "Printohet Porosia për
Lokalin" atëherë nuk printohet asnjë porosi për lokalin.

Printohet Faturë Përmbledhëse për Tavolinën: Ky opsion bën të


mundur printimin e një fature përmbledhëse me të gjitha faturat e
tavolinës kur bëhet mbyllja e saj. Nëse në një tavolinë janë bërë 4 fatura
të veçanta, zgjedhja e këtij opsioni nënkupton printimin e një fature në të
cilën të përfshihen të 4 faturat.

Numri i Faturës rivendoset periodikisht në 1: Ky opsion vendos kohën


kur numrat e faturave do të rifillojnë nga 1-shi. Mund të zgjidhni opsionin
Periodik, nëse dëshironi që ky proçes të bëhet sipas periudhave të
caktuara ose të zgjidhni opsionin me një Datë të caktuar. Në këtë rast
duhet të regjistroni datën.

Artikujt e faturës mund të anullohen pas ruajtjes: Ky opsion i jep


mundësinë kamarierit të bëjë modifikim në faturën e regjistruar duke
anulluar artikuj të caktuar deri në momentin që mbyllet tavolina.

Porosia mund të Printohet përsëri pas ruajtjes: Ky opsion i jep


mundësinë kamarierit, të bëjë printimin e faturës edhe pasi ajo është
ruajtur dhe printuar një herë. Kjo mund të bëhet deri në momentin që
mbyllet tavolina.

Lloji i Faturës Përmbledhëse: Ky opsion mundëson zgjedhjen e faturës


përmbledhëse. Paraqiten 2 variante faturash, secila me gjerësi maximale
të fletës të ndryshme (60 dhe 80mm) dhe përdoruesi mund të zgjedhë
ndër to.

faqe 21
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Mund të shënoni një tekst i cili do të dalë në fillim (kokë) ose në fund të
faturës. Pasi të keni zgjedhur variantin më të përshtatshëm për ju, klikoni
“Ruaj”.

Sektorët
Duke klikuar tek kjo ikonë, mund të bëni regjistrimin e
Sektorëve të rinj, ti modifikoni ose ti fshini ata.
Për të regjistruar një sektor të ri klikoni “Sektor i Ri”. Shkruani
emërtimin e tij, përshkrimin dhe pasi të mbaroni regjistrimin, klikoni
“Ruaj”.
Për të bërë Modifikimin e sektorëve, zgjidhni një Sektor, klikoni
“Modifiko”, bëni modifikimet dhe më pas “Ruaj”. Për të fshirë sektorin,
zgjidheni dhe klikoni “Fshi”.

Tavolinat
Duke klikuar tek ikona mund të bëni regjistrimin e
tavolinave. Klikoni “Tavolinë e re” për të regjistruar një tavolinë të re.

Shkruani Nr. e tavolinës, vendndodhjen dhe klikoni “Ruaj”. Zgjidhni


opsionin Aktive, nëse kjo tavolinë është aktive ose lëreni bosh në qoftë
se është joAktive.

Për të modifikuar një tavolinë, zgjidheni atë dhe klikoni “Modifiko”. Pasi
të keni përfunduar modifikimet, klikoni “Ruaj”.

Printerat
Ky program krijon mundësi që për printime të ndryshme të
përdorni printera të ndryshëm, në vartësi të dëshirës suaj
mbi llojet e faturave.
Kjo bëhet e mundur nëpërmjet konfigurimit të tyre sipas llojeve të
printimeve kryesore.

Printeri për porositë e Barit


Printeri për porositë e Kuzhinës
Priteri për Faturat

Në rast se përdoruesi është i pajisur vetëm me një printer mund të


përdorë vetëm atë për të gjitha printimet e programit.
Rekomandohet që përdoruesi të ketë të paktën një printer të instaluar në
kompjuterin e tij. Në formën e printimit pasi të zgjidhen printerat përkatës
bëhet ruajta.

faqe 22
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Të Dhënat
Kjo ikonë mbledh në vetvete funksione si Eksportimi,
Pastrimi, Kompaktësimi si dhe Zerimi i të dhënave.

Eksportimi i të dhënave
Eksportimi (backup) i të dhënave të programit në file
jashtë programit, bëhet në mënyrë që në rast dëmtimi apo
fshirje të programit të mund të rikthehen përsëri. Në këtë mënyrë
informacioni nuk do të humbasë.

Konkretisht për të Eksportuar të gjitha të dhënat e programit, në rradhë të


parë zgjidhni opsionin Të dhënat komplet dhe pasi të ketë klikuar butonin
"Eksporto" përdoruesit i kërkohet të zgjedhë direktorinë ku do të ruhet
file-i. Në këtë moment përdoruesi duhet të shkruajë emrin me të cilin do
të ruhet. Duke zgjedhur këto bëhet automatikisht ruajtja e të dhënave.

Importimi i të dhënave nga një File jashtë programit bëhet për të kthyer
në program të dhënat e programit të eksportuara më parë, zgjidhni
opsionin Importo të dhënat nga fili në program, "Të dhënat komplet" dhe
pasi të ketë klikuar butonin "Importo", përdoruesit i kërkohet të zgjedhë
file-in me të dhëna në direktorinë e duhur ku është ruajtur më parë. Me
zgjedhjen e kësaj bëhet automatikisht hedhja e të dhënave në program.
Më pas përdoruesi duhet të mbyllë programin dhe ta rihapë në mënyrë që
të përdorë ato të dhëna.

Pastrimi i të dhënave
Pastrimi i të dhënave nënkupton fshirjen e të dhënave, si ato
të shitjeve të furnizimeve apo lëvizjet e arkës, të cilat i
përkasin një periudhe të kaluar dhe që nuk janë të nevojshme të ruhen në
program.
Konkretisht për të fshirë të dhënat e një periudhe të kaluar që nuk janë
më të nevojshme në program, mjafton të klikoni butonin "Pastro" dhe të
vendosni datën përpara së cilës nuk dëshironi të ruani të dhëna. Kjo
bëhet për të rritur shpejtësinë e pogramit. Deri në datën që keni vendosur
të dhënat tuaja nuk do të jenë më në program. P.sh . Nëse vendosni Dt.
20.10.2006 do të thotë se të gjitha të dhënat që janë regjistruar përpara
kësaj date do të fshihen.

faqe 23
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Kujdes !
Rekomandohet që proçesi i pastrimit të kryhet pasi të jetë bërë më
parë proçesi i Eksportimit të të dhënave në një file,në mënyrë që të
bëhet i mundur rikthimi i Informacionit në program në rast kërkese.

Kompaktësimi i të dhënave
Pas një periudhe pune afërsisht të gjatë, rekomandohet të
bëhet "Kompaktësimi i të dhënave" thjesht duke klikuar
butonin "Kompaktëso". Në këtë mënyrë do të krijohet më shumë
hapësirë në program për të dhënat tuaja.

Zerimi i të dhënave
Zerimi i të dhënave bën të mundur kthimin e programit në
gjendjen fillestare pas instalimit. Në këtë mënyrë fshihen të
gjitha informacionet e regjistruara në të. Ky veprim rekomandohet vetëm
në rastet e fillimit të një aktiviteti të ri. N.q.s klikoni këtë buton, në
programin tuaj nuk do të ndodhet më asnjë informacion.

faqe 24
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Menuja Artikujt

Duke klikuar tek ikona

hapet forma e Menusë Artikujt

Nëpërmjet menusë Artikujt bëhet i mundur Regjistrimi, Kategorizimi,


Kërkimi dhe Inventari i artikujve në çdo moment që përdoruesi dëshiron.

Funksionet e kësaj menuje janë:

Kategoritë e Artikujve
Kategoria e Artikujve përfaqëson një klasifikim (grupim) që i
bëhet artikujve, në mënyrë që të jetë sa më e lehtë gjetja e
tyre. Në këto grupime të mëdha, regjistrohen artikujt me të njëjtat cilësi.
Shembull: Një kategori e mundshme mund të jetë Pije Alkolike në të
cilën mund të rendisni të gjitha pijet alkolike. Klikoni “Kategori e Re“,
shkruani pije Pije Alkolike dhe klikoni “Ruaj“.
Tek kategoria Birra mund të regjistroni të gjithë llojet e birrave që keni në
përdorim.

Këto kategori mund të kenë funksione të ndryshme në vartësi të artikujve


që do të jenë të regjistruara në të.
Funksionet e kategorive janë

Shërbim
Në kategorinë, artikujt e së cilës do të jenë për shërbime, nuk do të
bëhet zbritja e sasisë së gjendjes së tyre. P.sh n.q.s krijoni një
kategori Artikuj për përdorim personal dhe në të regjistroni artikuj të
cilët nuk dëshironi të ndikojnë në gjendjen e inventarit atëherë gjatë
krijimit të kësaj kategorie mjafton të klikoni mbi kuadratin Shërbim
Mënyrën se si krijohet një kategori mund ta gjeni më poshtë.

Konsum
Të gjithë Artikujt të cilët nuk kanë një shitje të drejtpërdrejtë do të
përfshihen në një kategori të veçantë gjatë krijimit të së cilës duhet të

faqe 25
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

klikoni mbi opsionin Art Konsumi. Në këtë kategori mund të regjistroni


dhe artikujt që furnizohen në sasi më të mëdha se sa shiten.
Shembull : Ju mund të krijoni një kategori Artikuj Furnizimi në të
cilën mund të regjistroni artikuj që mund ti shisni të hapur. Këta artikuj
shiten në sasi më të vogla nga ajo e furnizimit. Mund të regjistroni
artikuj si Kafe kile, Verë e hapur etj. Këta artikuj do të jenë me recetë
gjatë regjistrimit të tyre si artikuj më vete. Më poshtë tek Artikujt do të
shihni mënyrën e regjistrimit të një artikulli që i përket kësaj kategorie.

Art. Kuzhine
Artikujt që do të jenë pjesë e kësaj kategorie janë artikuj që përdoren
në guzhinë, artikuj Restoranti.

Në këtë formë mund të Shtoni kategori të reja të Modifikoni të tjerat apo


të Fshini kategoritë, nëse në to nuk ka asnjë artikull
Për të krijuar një kategori të re, klikoni “Kategori e Re”. Shkruani Emrin e
kategorisë dhe klikoni mbi kutitë(e shpjeguara më lart), në vartësi të
kategorisë që ju do të krijoni. Pasi të keni regjistruar kategorinë, klikoni
“Ruaj”.

Shembull Kliko “Kategori e Re”, Shkruaj Emërtimin Freskuese,


Përshkrimi Pije Freskuese dhe kliko “Ruaj”.
Emërtimi Sallata, Përshkrimi Sallata të ndryshme, kliko mbi katrorin Art
Guzhine dhe kliko “Ruaj”.

Në qoftë se doni të modifikoni një kategori, klikoni në fillim tek kategoria


në të cilën do të bëni modifikimet dhe klikoni mbi “Modifiko”. Bëni
modifikimet e nevojshme dhe klikoni “Ruaj”.
Fshirja e një kategorie mund të bëhet vetëm në rast se në të nuk ka
asnjë artikull.Në këtë rast, zgjidhni kategorinë dhe klikoni “Fshi“. Në rast
se kategoria përmban artikuj, atëherë duhet të fshini më përpara të gjithë
artikujt që përmban ajo kategori dhe më pas të fshini kategorinë.

Artikujt
Kjo është një nga format më kryesore në të cilën
Regjistrohen, Kërkohen dhe Modifikohen artikujt.

Regjistrimi i Artikujve mund të bëhet duke klikuar “Artikull i Ri“. Sapo të


klikoni do të shfaqet pamja me të gjitha të dhënat që nevojiten për një
artikull.

faqe 26
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Të dhënat e Artikujve

Fushat e të dhënave me ngjyrë më të errët janë të detyrueshme për tu


plotësuar.

Regjistroni Kodin e Artikullit. Nëse artikujt tuaj nuk kanë kode mund të
vendosni numra ose shenja të tjera identifikuese në mënyrë që të keni më
të lehtë kërkimin e artikujve. Kodi i artikullit është unik, nuk mund të
regjistroni 2 artikuj me të njëjtin Kod.

Vendosni Emërtimin. Zgjidhni kategorinë së cilës ai artikull i përket


(kategoritë i keni regjistruar paraprakisht dhe do të shfaqet lista e plotë e
tyre) p.sh. Birra, Freskuese etj në vartësi të artikullit që po regjistroni.
N.q.s nuk keni regjistruar një kategori për artikullin që jeni duke regjistruar
mund të klikoni mbi butonin ”Tjetër” që ndodhet në krah të fushës bosh
të kategorisë. Pamja që do të shfaqet është ajo e regjistrimit të
kategorive. Pasi të keni regjistruar kategorinë rikthehuni tek artikulli që
ishit duke regjistruar.

Njësia e Shitjes dhe Njësia e furnizimit. Këto janë dy njësi të cilat mund
të jenë të ndryshme për artikujt. P.sh Coca-Cola mund të furnizohet me
arka dhe shitet me shishe. Njësia e Shitjes do të jetë shishe (copë) në

faqe 27
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

vartësi të zgjedhjes suaj dhe njësia e furnizimit do të jetë arka. Për të


regjistruar njësi të tjera klikoni mbi “Tjetër”.

Raporti Njësi furnizimi /Njësi Shitjeje është raporti i dy njësive të


ndryshme për një artikull. Raporti i një Arke Coca- Cola me një shishe do
të jetë 10 nëse arka përmban 10 shishe ose 20 nëse përmban 20 të tilla.
N.q.s furnizimi i një pije është me shishe dhe shitja e saj është me gota
teke dhe të supozojmë se shishja ka 10 gota teke atëherë raporti është
10.
Për artikujt që kanë të njëjtën njësi shitjeje me atë të furnizimit atëherë
raporti është 1.
Duke vendosur këtë raport me korrektësi atëherë dhe gjendja e inventarit
do të paraqitet në mënyrën e duhur.

Vazhdoni në pjesën e dytë të regjistrimit të artikullit.


Vendosni Sasinë e gjendjes së Artikullit dhe Sasinë Kritike.
Sasia kritike është një masë të cilën ju e vendosni në mënyrë që të
njoftoheni në rast të përfundimit të gjendjes së artikullit.
Vendosni Koston e Artikullit e cila është opsionale.

Çmimi Bazë i shitjes paraqet çmimin e artikullit i cili mund të jetë i


ndryshëm në një sektor tjetër.
Nëse në program keni regjistruar sektorë atëherë për çdo sektor të
regjistruar do të keni mundësinë të vendosni çmimin përkatës. Nëse nuk
dëshironi që ky artikull të jetë në një sektor të caktuar atëherë në atë
sektor vendosni çmimin 0.
Të gjithë Artikujt që do të kenë çmim 0, nuk do të jenë në listën e
Artikujve.

Shembull - Kodi i Art.- 57


Emërtimi – Averna
Kategoria - Amaro
Njësia e Shitjes - Teke
Njësia e Furnizimit - Shishe
Raporti Nj Furn/Nj. Shit - 25 (N.q.s një shishe përmban 25 teke)

Për Artikujt të cilët në përbërje të tyre kanë 2 ose më shumë artikuj të


tjerë atëherë klikoni mbi katrorin Me Recetë

faqe 28
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Receta plotësohet duke dhënë artikullin përbërës dhe sasinë në njësinë e


tij të shitjes.
P.sh për një artikull i cili ka mish në përbërjen e tij mund të jepet receta
duke zgjedhur mishin si artikull përbërës dhe duke dhënë sasinë në njësi
shitje të mishit. N.q.s mishi e ka njësinë e shitjes gram dhe artikulli ynë
përmban 300 gram atëherë jepet sasia 300.
Shembull - Regjistrimin e Artikullit MAKIATO mund ta bëni me Recetë.
Tek regjistrimi i artikullit bëni kujdes në fushat e njësisë së furnizimit dhe
njësisë së shitjes. Shënoni Njësia Furn. Kg dhe Nj Shitj. gr. Në këtë rast
nuk ka kuptim raporti por do të klikoni tek kuadrati Me Recetë.
Tek Artikulli Përbërës zgjidhni Kafe furnizim (që ta merrni nga kategoria
në të cilën keni regjistruar artikujt që shiten në sasi më të vogla se sa
furnizohen) shënoni Sasinë 100g dhe klikoni “Shto”.
Vazhdoni me artikullin Qumësht në të njëjtën mënyrë. Zgjidhni Qumshtin
shënoni sasinë dhe kliko “Shto”.

Për të parë të gjitha recetat klikoni ku mund ti kërkoni ato


sipas artikujve të barit apo restorantit, mund ti shihni, ti ruani në file excel
apo të fshini ato receta që nuk doni të egzistojnë më.

faqe 29
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Kërkimi i Artikujve

Ka 2 mënyra kërkimi të artikujve:

1. Duke hapur Pemën e Artikujve


e cila është e ndarë sipas
kategorive të artikujve. Në vartësi
të nivelit të zgjedhjes së
kategorisë të artikujve, do të
shfaqet dhe lista e plotë e
artikujve të gjetur (djathtas lart).
Për të parë një artikull të caktuar
në detaje apo për të ndryshuar të
dhënat e tij, mjafton të zgjidhet
në listë dhe duke shtypur butonin
F5 në tastierë ose duke klikuar
“Modifiko” hapet forma e
Artikullit të zgjedhur. Në të mund
të bëhen ndryshimet e
nevojshme.

faqe 30
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

2. Mënyra e dytë e kërkimit të artikujve


është duke plotësuar Të dhënat e kërkimit. Sipas informacionit që do të
japë përdoruesi në fushat përkatëse, do të jetë rezultati i kërkimit pasi të
ketë klikuar "Kërko".

N.q.s vendosni një kategori P.sh Freskuese dhe klikoni “Kërko”, në


anën tjetër do të shfaqen të gjithë artikujt të cilët janë pjesë e kësaj
kategorie.
N.q.s selektoni një artikull nga lista e kërkimit dhe klikoni “Hap”, do të
mund të shikoni artikullin me të gjitha detajet e tij. Këtë artikull mund ta
modifikoni dhe të klikoni më pas mbi “Ruaj”. Një formë tjetër e
modifikimit të artikujve është duke zgjedhur një artikull nga lista dhe kliko
mbi “Modifiko”.

faqe 31
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Inventari
Në këtë formë mund të shihni dhe të hidhni Inventarin.
Inventari ndryshon në bazë të shitjeve që bëhen për artikuj
të ndryshëm. Inventarin mund ta shihni për të gjithë artikujt njëkohësisht
ose për kategori të veçanta artikujsh. Për të parë inventarin e artikujve të
klasifikuar si artikuj konsumi, mund të klikoni tek Art.Konsumi dhe të
zgjidhni artikujt për të cilët dëshironi të dini inventarin. N.q.s klikoni tek
kuadrati Të tjerë, në ekran do të shfaqet lista e të gjithë artikujve me të
dhënat përkatëse. Duke klikuar mbi emërtimet e kolonave përkatëse, të
dhënat renditen sipas asaj kolone.

faqe 32
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Inventarin mund ta shihni njëkohësisht dhe në njësi Furnizimi ose Shitjeje


në qoftë se këto janë të ndryshme për një artikull. Klikoni tek Kuadrati
Njësi Furnizimi dhe do të bëhet menjëherë renditja e artikujve në njësi
furnizimi. E njëjta gjë vlen edhe për Njësinë e Shitjes.

Hedhjen e inventarit mund ta bëni sipas kategorive të artikujve. Zgjidhni


kategorinë Alkolike dhe klikoni “Inventari”. Në ekran do të shfaqet e
gjithë lista e artikujve që ndodhen në këtë kategori. E gjithë faqja e
inventarit është e ndarë në kolona të cilat pasqyrojnë të dhëna të
ndryshme. Hedhja e inventarit bëhet në Njësi Shitjeje, që do të thotë se
n.q.s për artikullin Coca - Cola njësia e shitjes është copë atëherë hedhja
e inventarit për këtë artikull do të bëhet në copë. Kolona tjetër pasqyron
gjendjen aktuale të artikullit në njësi shitjeje, sa është gjendja e artikullit
në magazinë.

Tek kolona Sasi e Re, mund të bëni hedhjen e inventarit. Tek kjo kolonë
mund të shënoni sa është gjendja e re e inventarit për artikujt.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Kujdes ! Në momentin që regjistroni sasinë e re të inventarit ruhet vetëm
ajo sasi, pra sasia e vjetër zëvendësohet nga sasia e re e regjistruar.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Shembull
Për artikullin Coca- Cola gjendja në magazinë ishte 7 copë. N.q.s tek
sasia e re ju shënoni 10 copë klikoni enter dhe më pas “Ruaj” atëherë
gjendja e re e artikullit do të jetë 10.
faqe 33
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Për të parë gjendjen aktuale ose për të regjistruar një sasi të re gjendjeje
vetëm të një artikulli, mund ta kërkoni atë edhe me emërtim. N.q.s mbi
rrjeshtin bosh që ndodhet mbi kolonën emërtimi ju shkruani Coca - Cola
dhe klikoni “Inventari”, në ekran do të shfaqet vetëm artikulli Coca- Cola
me të dhënat e tij. Kolonat e tjera paraqesin të dhëna mbi Çmimin,
Koston dhe Vlerën e Gjendjes së artikujve mbi të cilat nuk mund të bëhet
asnjë ndryshim.
Listën me Inventarin mund ta kaloni në Excel.

Për të parë se cilët artikuj janë drejt mbarimit, mund të klikoni butonin
"S.Kritike" dhe në ekran do të shfaqet lista e plotë e artikujve, sasia e të
cilëve është më e vogël ose e njëjtë me sasinë kritike.

Artikujt të cilët kanë si sasi një vlerë me numër negativ do të thotë se


gjëndja e atij artikulli është me minus dhe duhet bërë furnizimi. Kur bëhet
furnizimi do të hiqen nga gjendja e furnizimit aq sa është vlera në minus e
artikullit. P.sh n.q.s një artikull në inventar ka një vlerë -2, atëhere duhet
bërë furnizimi i tij. Kur funizohet me 10 copë, gjendja e tij reale do të
ngelet 8.

faqe 34
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Menuja Furnizimet

Duke klikuar tek ikona

Tek kjo menu mund të regjistroni Furnitorët, të kryeni


Furnizimet dhe të shikoni veprimet e kryera gjatë një periudhe kohore.

Funksionet e kësaj forme janë :

Furnitorët
Këtu mund të regjistroni emrat e furnitorëve të cilët
furnizojnë aktivitetin tuaj. Për të regjistruar një furnitor të ri,
klikoni tek “Furnitor i Ri”. Plotësoni të gjitha të dhënat e furnitorit dhe
klikoni “Ruaj”.
Furnitorët e ndryshëm me të dhënat e tyre mund ti kërkoni duke klikuar
“Kërko“. Për të modifikuar të dhënat e furnitorit, në fillim selektoni një
furnitor nga lista që u shfaq nga kërkimi dhe kliko “Modifiko“. Pasi të
modifikoni të dhënat kliko “Ruaj“.

Furnizimi i Ri
Është një proçedurë e organizuar sipas metodës praktike të
një furnizimi normal. Mund të plotësoni një faturë furnizimi
me të gjitha të dhënat e nevojshme.
Në momentin që do të kryeni një furnizim të ri, klikoni tek “Furnizim i Ri”.

faqe 35
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Zgjidhni Emrin e furnitorit nga lista e furnitorëve që keni regjistruar ose


n.q.s nuk e keni të regjistruar atë furnitor mund ta regjistroni tek “Tjetër”.

Shënoni Nr. dhe Datën e faturës së furnizimit. Zakonisht programi


shënon datën e ditës në të cilën po plotësoni faturën.

Faturë me TVSH- Është opsioni që mund ta zgjidhni n.q.s llogarisni


TVSH-në e faturës. Tvsh-në mund ta shkruani ju artikull për artikull.

Paguhet e plotë - Mund të klikoni këtë opsion n.q.s e paguani në moment


faturën. Në rast të kundërt mund ta lini të pa paguar dhe të kryeni
pagesën në një ditë tjetër ose të bëni një pagesë të pjesshme. Pagesën e
faturës mund ta bëni dhe në valutat të cilat i keni regjistruar paraprakisht.

N.q.s dëshironi që një faturë furnizimi ta lini të papaguar atëherë nuk


duhet të
zgjidhni opsionin Paguhet e Plotë.(mos klikoni kuadratin bosh)

N.q.s dëshironi që këtë faturë ta paguani pjesërisht atëherë pasi të keni


plotësuar faturën me artikuj zgjidhni opsionin “Kryej Pagesë të
Pjesshme” (shiko sqarimin më poshtë)

faqe 36
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Faturën e furnizimit mund ta plotësoni me artikuj në dy mënyra.

1) Hapni formën e kërkimit të artikujve nëpërmjet butonit “Artikujt”.


Në këtë mënyrë mund të hidhen më shumë se një artikull
njëherësh. Në ekran do të shfaqet pema e të gjithë artikujve që
ju keni regjistruar, zgjidhni një artikull dhe bëni dopio klik mbi të,
në mënyrë që artikulli të kalojë tek Artikujt e zgjedhur dhe klikoni

P.sh. Në momentin që shfaqet Pema kliko tek kategoria Amaro zgjidh


Artikullin Averna dhe bëj dopio klik. Në momentin që artikulli ndodhet në
pjesën e poshtme kliko “OK”. Tani mund të plotësoni faturën e furnizimit
me sasitë dhe çmimet e artikujve. Pasi të keni përfunduar klikoni “Ruaj”.

2) Mënyra e dytë e hedhjes së artikujve në faturën e furnizimit është


duke zgjedhur artikujt ose duke plotësuar Kodin tek lista e
Emërtimeve. Pasi të zgjidhni artikullin tek emërtimet, klikoni Enter
dhe menjëherë artikulli kalon në listë. E njëjta gjë vlen edhe për
zgjedhjen e artikujve me kod. Shënoni kodin e artikullit dhe klikoni
Enter. Pasi të gjithë artikujt të ndodhen në listë ju mund të plotësoni
faturën me çmimet dhe sasitë e furnizimit dhe klikoni “Ruaj”.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Kujdes !
Ju nuk mund të bëni furnizimin e artikujve të regjistruar me Recetë,
por mund të bëni vetëm furizimin e përbërësve të recetes.
P.sh. për artikullin Makiato, nuk do të kishte kuptim furnizimi i tij si
një artikull i tërë. Mund të bëni furnizimin e qumështit dhe kafes.
Sasia e tyre do të zbritet nga shitja e artikullit Makiato.

Pagesë e pjesshme - Pagesën e pjesshme mund ta kryeni vetëm pasi


të keni ruajtur faturën. Pasi të klikoni “Ruaj“, klikoni “Kryej Pagesë të
Pjesshme”.

Zgjidhni Mënyrën e Pagesës së faturës. Nëse nuk e gjeni në listë


mënyrën e pagesës që kërkoni, klikoni “Tjetër“ dhe regjistroni një
mënyrë të re pagese p.sh. Cash. Shënoni vlerën që do të paguani tek
Paguhet dhe zgjidhni valutën në të cilën do ta paguani këtë faturë. N.q.s
vlera në total e faturës është 100 dhe ju paguani 50, mjafton të shënoni
50 tek kuadrati Paguhet dhe klikoni “Konfirmo”.

faqe 37
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Opsioni Mbyll Faturën shërben për të bërë likujdimin total të faturës.


Nëse ju keni paguar më përpara gjysmën e vlerës, pra keni paguar 50,
kur të riktheheni për të bërë pagesën e vlerës së mbetur mund të klikoni
thjesht Mbyll Faturën. Në rast se dëshironi të likujdoni përsëri një pjesë
të pagesës së mbetur p.sh të paguani 30, atëherë përsëri tek opsioni
Paguar shënoni 30 dhe klikoni “Konfirmo”.

Anullo – Shërben për të anulluar pagesat e pjesshme. N.q.s ju keni bërë


pagesën e një fature tre herë dhe një pagesë është kryer gabimisht, ajo
vlerë mjafton të selektohet dhe klikoni anullo.

Për aq kohë sa përdoruesi ka të hapur Furnizimin e kryer në Formën


e Furnizimit të ri, ai mund të bëjë ndryshimet përkatëse për të gjitha
të dhënat e artikujve dhe ti ruajë këto ndryshime. Në rast se
përdoruesi mbyll formën e Furnizimit të Ri apo nis Kryerjen e një
Furnizimi tjetër atëherë ai nuk mund të bëjë më asnjë ndryshim në
Furnizimin e kryer më parë. Për këtë rekomandohet të kontrollohen
të dhënat e regjistruara përpara se të dilet nga forma apo të niset një
furnizim i ri. Në rastet kur përdoruesi ka regjistruar të dhëna gabim
në Furnizim ai mund të kryejë Anullimin e atij Furnizimi. Kjo anullon
të gjitha të dhënat e regjistruara, i kthen në gjendjen e mëparshme
dhe përdoruesit do ti nevojitet të kryejë nga e para regjistrimin e
Furnizimit.
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Shiko Furnizimet
Në këtë formë mund të kërkoni për funizimet e kryera më
parë sipas kritereve të kërkimit që zgjidhen nga përdoruesi.
N.q.s nuk jepet asnjë kriter kërkimi, rezulati do të jenë të gjitha furnizimet
e kryera. Në listën e furnizimeve paraqiten të dhënat bazë të një furnizimi.
Furnizimet mund ti kërkoni sipas kritereve që dëshironi. Mjafton të
plotësoni fushat e kërkimit dhe të klikoni “Kërko“.
Mund të kërkoni të gjitha faturat e bëra nga një furnitor duke zgjedhur një
furnitor nga lista e furnitorëve dhe klikoni “Kërko“. Në rast se doni faturat
e një furnitori në një datë X, zgjidhni furnitorin dhe datën për të cilën ju
intereson të dini furnizimet dhe klikoni “Kërko“.

Për të parë se sa ka qenë furnizimi i Coca- Colas në një datë të caktuar,


zgjidhni Coca-Cola tek lista e artikujve, shënoni datën dhe klikoni
“Kërko“.
Mund të shikoni të gjitha faturat e paguara ose të anulluara. Klikoni tek
opsionet përkatëse dhe klikoni “Kërko“. N.q.s klikoni Të Gjitha, në ekran
do të shfaqen të gjitha faturat të p.sh. të anulluara ose jo.
faqe 38
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Një faturë furnizimi mund ta shikoni në detaje duke bërë dopio klik mbi
atë faturë.

Një faturë furnizimi mund ta Anulloni ose të kryeni Pagesën e plotë ose
të pjesshme të një fature të papaguar.

Anullimi i një Furnizimi të kryer bëhet duke selektuar atë faturë nga lista
dhe kikoni “Anullo”. Nëse një faturë anullohet atëherë ajo nuk ndikon
në gjendjen e inventarit.
Kujdes!
N.q.s anulloni një furnizim të kryer, do të thotë se e keni fshirë atë.
Për ta pasur në listë, do t`ju duhet ta regjistroni përsëri.

Pagesa e një furnizimi të kryer të papaguar, mund të bëhet duke klikuar

butonin Këtë buton mund ta klikoni për të bërë çfarëdo lloj


pagese, si të plotë, si të pjesshme. Selektoni faturën që keni për të
paguar dhe klikoni “Kryej Pagesën“.

Forma që do të shfaqet në ekran është e njëjtë me atë të Pagesës së


Pjesshme.
Nëse keni vendosur të bëni likujdimin total të faturës klikoni thjesht Mbyll
Faturën. Nëse keni vendosur ta paguani pjesërisht shënoni vlerën që do
të paguani dhe klikoni “Konfirmo“ (Shiko më sipër tek Furnizimet,
për mënyrën e përdorimit të Pagesës së Pjesshme)

Të dhënat mund ti eksportoni dhe në file Excel-i, duke klikuar mbi


butonin përkatës. Krijoni direktorinë se ku do ti eksportoni të dhënat dhe
kliko “Ruaj“.

Lëvizjet

Tek forma Lëvizjet mund të plotësoni Fletë Hyrje ose Fletë Dalje. Për të
bërë një Fletë Dalje, klikoni tek Dalje ndërsa për një hyrje tek Hyrje.

faqe 39
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Fletën me artikuj mund ta mbushni me dy mënyra.


1) Tek hapësira bosh mbi Kodin, mund të shënoni kodin e artikullit
dhe të klikoni Enter. Menjëherë do të shfaqet artikulli që ka atë
kod. Shënoni sasinë dhe çmimin e atij artikulli në kolonat
përkatëse dhe klikoni përsëri Enter. Kështu mund të veproni me
artikujt e tjerë për të plotësuar të gjithë listën e artikujve që ju
nevojiten.
2) Pasi të keni zgjedhur nëse do të plotësoni një fletë hyrje apo dalje
klikoni tek ikona Artikuj. Nga pema që do të shfaqet në ekran
zgjidhni artikujt që dëshironi. Klikoni dy herë mbi artikullin që
ndodhet në pjesën e sipërme me ngjyrë të verdhë. Në momentin

që artikulli do të kalojë në pjesën e poshtme klikoni . Për të


gjithë artikujt që do të ndodhen tashmë në Fletë Hyrje/Dalje mund
të regjistroni sasitë dhe çmimet përkatëse. Pasi të keni përfunduar
klikoni mbi “Ruaj”.
Mund të bëni dhe printimin e tyre duke klikuar “Printo“. Ky printim
mund të bëhet vetëm në format A4.

Shiko Lëvizjet
Kjo formë shërben vetëm për të parë lëvizjet që ju keni
kryer, nuk mund të bëni asnjë ndryshim. N.q.s keni plotësuar
një fletë hyrje do të thotë se keni bërë një Ngarkim, ndërsa një fletë dalje
një Shkarkim.
Në pjesën e sipërme ndodhen fushat e kërkimit të cilat mund ti plotësoni
në vartësi të informacionit që doni të merrni.
Mund të kërkoni të gjitha lëvizjet gjatë një periudhe kohore. Shënoni datat
për të cilat jeni të interesuar të dini lëvizjet e kryera, tek Lloji zgjidhni Të
Gjitha dhe klikoni “Kërko“. Në listën e Ngarkim/Shkarkimeve që do të
shfaqen në ekran mund të shikoni dhe artikujt që ndodhen në secilën nga
fletët. Këtë mund ta bëni duke klikuar mbi fletën përkatëse.
Kërkimin mund ta bëni dhe me artikuj. Nëse jeni të interesuar të shikoni
nëse artikullit Coca-Cola i është bërë dalje ose hyrje në një datë të
caktuar atëherë zgjidhni Artikullin Coca- Cola (tek artikulli) shënoni datën
dhe klikoni “Kërko“.
Këtu mund të bëni dhe Anullimin e fletë hyrje/daljeve. Pasi të keni
kërkuar fletë hyrje/daljen , selektoheni dhe klikoni “Anullo“.
Të gjitha fletët e anulluara mund ti kërkoni duke zgjedhur opsionin Të
anulluara dhe klikoni “Kërko“. Të dhënat e kërkuara mund ti kaloni në file
Excel ose ti printoni.

faqe 40
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Menuja Shitje

Tek kjo formë keni mundësi të kryeni shitjet. Kjo është forma që realisht
do të përdoret më shumë nga kamarierët për plotësimin e faturave, për
të parë xhiron ditore, inventarin etj.

Duke klikuar tek ikona

hapet forma e Menusë Shitje.

Funksionet e kësaj menuje janë:

Faturat
Sapo do të klikoni tek ikona faturat, në ekran do të shfaqet forma e
identifikimit të kamarierëve e cila mund të jetë me kartë

faqe 41
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

ose me kod

Vetëm pasi të bëhet ky identifikim në ekran shfaqet pamja e tavolinave të


Barit ose Restorantit tuaj. Nëse në program janë regjistruar më shumë se
24 tavolina atëherë përdoruesi mund ti shohë tavolinat mbi 24 duke
klikuar butonat majtas apo djathtas numrit të tavolinave.

faqe 42
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Sipër shkruhet emri i Përdoruesit që është aktualisht duke përdorur


programin. Të gjitha tavolinat të cilat do të jenë me ngjyrë të rozë do të
thotë se kamarieri nuk ka bërë akoma mbylljen e tavolines. Tavolinat pa
ngjyrë janë të mbyllura. Në qoftë se tavolina nuk është aktive, ajo ka
ngjyrë të bardhë dhe nuk mund të hapet (klikohet). Pasi kamarieri të
përfundojë turnin, duhet ti mbyllë të gjitha tavolinat.

Kryerja e një shitjeje


Për të hapur një tavolinë, kamarieri mjafton të klikojë mbi butonin me Nr e
tavolinës.

Për të bërë një faturë, gjithmonë klikoni “Faturë e Re”. N.q.s nuk e
klikoni këtë ikonë nuk do të shfaqet asnjë artikull në listë.
Për të zgjedhur artikujt klikoni tek kagoritë përkatëse. Tek secila kategori
do të shfaqet lista e artikujve të regjistruara brënda saj. Artikujt mund ti
zgjidhni duke klikuar mbi artikullin që dëshironi. Sasia e një artikulli mund
të rritet duke klikuar aq herë sa është sasia tek artikulli përkatës në listën
e artikujve të kategorisë. Për të bërë zvogëlimin e sasisë së artikullit i cili
gjendet në faturë, mund të klikoni mbi atë artikull në faturë aq herë sa
dëshironi që kjo sasi të ulet.

faqe 43
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Për ta hequr artikullin nga lista, klikoni mbi të në listë. Për të hequr të

gjithë artikujt nga lista, klikoni


Pasi keni plotësuar listën me Artikujt dhe sasitë e duhura, bëni ruajtjen e
Faturës.
Nëse nuk dëshironi të regjistroni faturë tjetër për atë tavolinë, bëni

mbylljen e tavolinës duke klikuar Është mirë që në momentin në


të cilin largohet klienti të bëni menjëherë mbylljen e tavolinës. N.q.s
kamarieri nuk mbyll tavolinën, në xhiron e tij ditore nuk do të
përfshihen faturat e pambyllura.

Kujdes !
Nëse programi nxjerr mesazhin “Data e kompjuterit është më e
vogël se Data e punës e programit. Kontrolloni Datën e Kompjuterit!
” Ju nuk mund të ruani shitjet tuaja. Në këtë rast kjo do të thotë që
ekzistojne shitje me datë më të mëvonshme se ajo aktuale e
kompjuterit. Për këtë duhet të verifikoni daten e kompjuterit dhe
pastaj të shkohet tek menuja Instrumente edhe te shënohet data e
punës.

Kur në tavolinë keni më shumë se 1 faturë, ato mund ti shihni duke


klikuar mbi butonat me shigjeta majtas -djathtas.
Kamarieri mund të bëjë anullimin e faturës, duke hapur tavolinën në të
cilën është bërë fatura dhe të klikojë “Anullo”. Anullimin e një fature
mund ta bëni edhe në fund të ditës.
Transferimi i Faturave – Një kamarier mund të kryejë transferimin e një
fature nga tavolina e tij në një tavolinë tjetër. Transferimi bëhet vetëm pas
ruajtjes së faturës. Në momentin që ruhet fatura, klikoni në shigjetën

djathtas që tregon faturën pasardhëse, klikoni dhe zgjidhni


tavolinën në të cilën do të bëni këtë transferim fature.
N.q.s tavolina që keni zgjedhur është e zënë atëherë transferimi i faturës
konfirmohet nga kamarieri i asaj tavoline. Vetëm pas konfirmimit mund të
transferohet ajo faturë. Konfirmimi bëhet me kod ose kartë, pra kamarieri i
tavolinës fut kodin ose kalon kartën e tij. ( Nëse do të kalojë kodin ose
kartën kjo varet nga opsioni që ju keni zgjedhur të përdorni)

faqe 44
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Kujdes !
Transferimin e një fature nga një tavolinë në tjetrën nuk mund ta
bëni pasi është Mbyllur Tavolina.

Anullimi i Artikujve – Përveç anullimit të gjithë faturës, ju mund të bëni


anullimin e artikujve të veçantë pas ruajtjes së faturës. Për të anulluar një
artikull të vetëm në një faturë në fillim zgjidhni faturën në të cilën do të

kryeni anullimin e artikullit dhe klikoni Tani mund të zgjidhni


se cilin artikull do të anulloni duke klikuar mbi atë artikull. Pas anullimit
klikoni përsëri “Ruaj“.

Kujdes !
Një artikull të vetëm nuk mund ta anulloni nqs është bërë Mbyllja e
Tavolinës.
Një faturë të plotë mund ta anulloni në çdo moment edhe pas
mbylljes së tavolinës.

Shembull – Për të bërë konkretisht një faturë mund të veproni në këtë


mënyrë. Kliko tavolinën Nr 5, zgjidh tek kategoritë që ndodhen në anën e
majtë Amaro (kategori) dhe më pas kliko artikullin Averna. Këtë artikull
mund ta klikoni 3 herë n.q.s në tavolinë ndodhen tre klientë që e kanë
kërkuar.
Mund të klikoni Pastro, n.q.s këta klientë kanë ndërruar porosinë dhe të
filloni porosinë nga fillimi. Pasi të keni përfunduar së marri porosinë e re,
kliko “Ruaj“. Në këtë moment do të printohen 2 fatura. Njërën mund ta
lini në banak, ndërsa tjetrën t’ia jepni klientit.
N.q.s nga klienti i së njëjtës tavolinë vijnë porosi të tjera, ju mund të
vazhdoni në të njëjtën mënyrë. Klikoni përsëri “Faturë e re” dhe zgjidhni
artikujt.
Në qoftë se ju duhet të anulloni një artikull të vetëm, kliko “Anullo Art.“
dhe zgjidhni artikullin që dëshironi të anulloni. Klikoni “Ruaj“ pas çdo
ndryshimi të kryer.
N.q.s një klient lëviz nga tavolina 5 në tavolinën 10 ndërkohë që është
marrë porosia dhe në tavolinën në të cilën shkon klienti ndodhet një tjetër
kamarier, ju mund të bëni Transf. e faturës. Klikoni “Transf.faturën” në
momentin që fatura e cila do të transferohet ndodhet në ekran. Në këtë
moment kamarierit i cili është përgjegjës për tavolinën 10 do ti kërkohet të
aprovojë lëvizjen e asaj fature. Në momentin që fatura të shfaqet në
ekran mund të klikoni “Tranf. Fat.”

faqe 45
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

N.q.s tek tavolina 5 ndodhen tre fatura dhe ju do të lëvizni vetëm njërën
atëherë atë faturë kërkoheni në filim me shigjetat dhe më pas bëni
transferimin e saj.

Pasi klienti të largohet kliko

Shiko Shitjet
Kjo ikonë është një pasqyrë e shitjeve të kryera. Mund të
kërkoni dhe shikoni në mënyrë të detajuar të gjitha shitjet e
kryera gjatë periudhave të ndryshme kohore.
Kërkimin e faturave mund ta bëni sipas kritereve të ndryshme.
Pasi keni kryer një kërkim klikoni “Pastro”, për të vijuar me kërkimin
tjetër.

Faturat mund ti kërkoni sipas;


Nr të faturës – N.q.s shënoni një Nr fature tek hapësira bosh dhe klikoni
“Kërko”, në listë do të shfaqet fatura me të gjitha të dhënat e saj.
Nr të tavolinës – N.q.s zgjidhni nga lista e tavolinave nr 10 dhe klikoni
“Kërko”, në listë do të shfaqen të gjitha faturat e tavolinës 10 në data të
ndryshme.
Datës/ve - Faturat mund ti kërkoni sipas një datë ose gjatë një periudhë
kohore (duke vendosur dy data të ndryshme). Në listë shfaqen faturat që
iu përkasin datës/ve të shënuara nga ju.
Përdoruesit – Zgjidhni një përdorues nga lista, klikoni “Kërko”. Të gjitha
faturat e renditura do ti përkasin atij përdoruesi, janë kryer gjatë kohës që
ai përdorues ka përdorur programin.
Kamarierit – Për të kërkuar të gjitha faturat që ka bërë kamarieri X,
zgjidhni emrin e tij në listë dhe klikoni “Kërko”.
Artikulli – Faturat mund ti kërkoni dhe me anë të artikujve të ndryshëm.
Shkruani emrin e artikullit dhe shihni të gjitha faturat që përmbajnë atë
artikull.
Të Anulluara – N.q.s zgjidhni këtë opsion dhe klikoni “Kërko”, në listë
shfaqen të gjitha faturat e anulluara.
Të gjitha – Përmbledh të gjitha llojet e faturave.
Këto kritere kërkimi mund të kombinohen me njëri –tjetrin në funksion të
informacionit që kërkoni.
Mund të shihni të gjitha faturat e një kamarieri gjatë një harku kohor ose
shitjet që ka pasur një tavolinë në periudha të ndryshme etj.
Për të parë artikujt e një fature të shitur mund të klikoni sipër faturës.

faqe 46
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Anullimi i faturës
Fillimisht faturën mund ta kërkoni në bazë të kritereve të kërkimit të

spjeguara më sipër, ta selektoni dhe klikoni butonin Fatura do


të ruhet si faturë e anulluar në mënyrë që ju të mund ta shikoni, por nuk
do të ketë ndikim në inventar.
Të gjitha të dhënat mund ti eksportoni në një file Excel. Mjafton të klikoni

tek butoni dhe hapet file-i me të dhënat përkatëse.

Faturat Ditore
Kjo formë i jep mundësinë kamarierëve që në fund të ditës
të bëjnë bilancin e shitjeve ditore. Sapo ta hapni këtë formë
mund të shikoni Llogarinë e ditës.
N.q.s doni të shikoni vetëm Llogarinë e ditës së sotme, klikoni tek Me
datë dhe më pas Sot, në mënyrë që data e sotme të regjistrohet
automatikisht. Klikoni “Kërko” dhe do të shikoni xhiron ditore në Total ,
Nr e faturave dhe Vlerën në total.
Ju mund të shikoni Llogarinë në Total të shitjeve dhe duke regjistruar dy
data të ndryshme. Klikoni tek Datë/Orë dhe regjistroni dy data në të cilat
doni të shihni llogarinë tuaj në Total. Pasi keni zgjedhur datat, klikoni
“Kërko”.
Mund të shikoni Llogarinë në Total në një ose disa ditë të një kamarieri të
caktuar. Zgjidhni në fillim datat dhe më pas Emrin e kamarierit. Klikoni
“Kërko” dhe në ekaran do të shfaqen shitjet që ka bërë ai kamarier në
Total, në datat që ju keni regjistruar paraprakisht.
Mund të shikoni dhe llogarinë e një tavoline të caktuar në një datë të
caktuar. Zgjidhni datat dhe tavolinën, klikoni “Kërko”. Të gjitha të dhënat
mund ti kaloni në Excel ose ti Printoni.
Nëse në listën e faturave të printuara nga kamarieri del shënimi
“Ekzistojnë fatura me datë të mëvonshme se data ________.” do të thotë
që ka fatura të ruajtura në program me datë më të mëvonshme se ajo të
cilën po printohet. Administratori duhet të kryejë verifikimin përkatës.

Inventari Ditor
Në këtë formë, përdoruesi mund të bëjë inventarin e
artikujve (mallrave) të shitur në një ditë të caktuar.
Inventarin e Artikujve mund ta shihni duke klikuar Datën e sotme tek Sot
dhe më pas “Kërko“.
faqe 47
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Për të parë Inventarin e Artikujve për disa ditë, regjistroni dy data dhe
klikoni “Kërko“.
Mund të shihni Inventarin e një kamarieri gjatë një periudhe të caktuar
duke zgjedhur dhe kamarierin dhe klikoni “Kërko“.
Ju mund të shikoni dhe inventarin e në një Tavolinë të caktuar në data të
ndryshme. Zgjidhni Datën, Nr e tavolinës tek Tavolina dhe kliko “Kërko”.
Kriteret e kërkimit mund ti kombinoni në vartësi të interesit tuaj.
Këto të dhëna mund ti Printoni ose ti hidhni në Excel.

Ndarja
Kjo është forma ku bëhet ndarja e kamarierëve sipas
sektorëve përkatës. Për të bërë regjistrimin e një kamarieri
në një sektor të caktuar mjafton të vendosni emrin e tij dhe emrin e
sektorit tek fushat përkatëse dhe më pas të klikoni OK, kurse për të bërë
ç’rregjistrimin e tij nga ky sektor mjafton të përzgjidhni emrin e tij në listë
dhe të klikoni Fshi

faqe 48
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Menuja Financiare

Në këtë menu mund të kryeni veprimet kryesore me


arkën dhe regjistrimin e kursit të valutave me të cilat operoni.

Funksionet e saj janë:

Arka
Në këtë formë ju mund të shihni gjendjen e arkës në valutat
që keni regjistruar si dhe të kryeni derdhje dhe tërheqje nga
arka.
Gjendja e Arkës – Gjendjen e arkës dhe veprimet që janë kryer në të
mund ta shihni në çdo moment që dëshironi. Sapo klikoni tek ikona Arka,
në pamjen që do të shfaqet në ekran keni mundësinë të shihni gjëndjen e
Arkës në valuta të ndryshme dhe të kërkoni veprime të kryera më
përpara.

Poshtë hapësirës në të cilën tregohet gjendja e arkës ndodhen kategori


përdoruesish të cilët mund të zgjidhen në vartësi të interesit tuaj të
kërkimit.
N.q.s zgjidhni opsionin kamarier në listë do të shfaqet lista e kamarierëve.
Zgjidhni emrin e kamarierit, veprimin që ai ka kryer, llojin ( arkëtim apo
pagesë) valutën dhe datat në të cilat e ka kryer këtë veprim. Pasi keni
plotësuar fushat e kërkimit të cilat mund ti kombinoni, klikoni “Kërko” për
të parë më detaje veprimin që është kryer në Arkë nga kamarieri X në
datë ose hark kohor të caktuar.
Arkëtim /Pagesë – Për të bërë një arkëtim në Arkë, klikoni tek ikona

Në fillim zgjidhni Subjektin i cili do të bëjë arkëtimin, në


krahun e majtë.
Pasi të keni klikuar mbi subjektin (Klientë, Furnitorë, kamarierë etj),
zgjidhni llojin e veprimit që do të kyeni si pagesa faturë shitjeje, furnizimi
ose veprime të tjera. Shkruani shumën , zgjidhni valutën në të cilën e bëni
këtë derdhje .

faqe 49
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Pasi të keni përfunduar të plotësuari të gjiitha fushat, klikoni “Konfirmo“.


E njëjta proçedurë ndiqet dhe për Pagesën, por nëse keni për të kryer një

pagesë klikoni mbi


Këto lëvizje të arkës regjistrohen automatikisht nga programi në emër të
përdoruesit. N.q.s dëshironi të regjistroni një veprim tjetër në arkë, mund
të klikoni mbi butonin “Tjetër” dhe ta regjistroni atë. Veprimet në arkë
mund ti përkasin subjekteve të ndryshme. Ju mund të zgjidhni duke
klikuar mbi ta dhe të zgjidhni veprimin që i takon.
P.sh: Në fillim zgjidhni subjektin Furnitori, zgjidhni veprimin që ai do të
bëjë arkëtim ose pagesë dhe llojin e tij. Pas përfundimit të veprimeve
klikoni mbi butonin “Konfirmo” dhe veprimi do të rregjistrohet. Të gjitha
veprimet mund ti kaloni në një file Excel-i dhe ti ruani.

Kursi i Valutave
Tek kjo ikonë mund të regjistroni kurset e valutave me të
cilat operoni. Të gjitha konvertimet që mund të kryeni do të
kenë si bazë kursin e fundit të regjistruar nga ju. Për të regjistruar kursin
klikoni “Kurs i Ri“. Në momentin e klikimit do të bëhet aktive hapësira në
të cilën mund të zgjidhni valutën dhe në krah shënoni kursin. Klikoni
“Ruaj“ dhe mund të dilni nga forma.

Mënyra e pagesës
Tek kjo ikonë mund të shihni mënyrat e ndryshme të
pagesës psh. cash, me kartë krediti etj, mund të regjistroni
mënyra të reja pagese dhe mund të fshini ose modifikoni ato egzistuese.

faqe 50
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Menuja Raporte

Në këtë menu mund të nxirrni të dhëna dhe raporte të


ndryshme lidhur me Shitjet, Furnizimiet, Artikujt si dhe
raporte Financiare. Është shumë e rëndësishme për
Administratorin pasi e ndihmon atë në kontrollimin e punës duke nxjerrë
raporte dhe statistika mbi aktivitetin.

Shitjet
Tek ikona Shitjet mund të nxirrni të dhëna të shumta lidhur
me proçesin e shitjeve. Kriteret e kërkimit janë të
kombinueshme në vartësi të informacionit dhe raporteve që kërkoni të
nxirrni nga ky proçes.
Mund të shihni se sa shitje ka bërë kamarieri X gjatë një periudhe kohore
Y.
Zgjidhni kamarierin shënoni datat dhe klikoni “Kërko“.
Mund të shihni të gjithë faturat e anulluara gjatë një date/ve. Zgjidhni
opsionin Të Anulluara shënoni datën/at dhe klikoni “Kërko“. Rezultati do
të jetë Nr. Total i faturave dhe Vlera e tyre. Të gjitha Raportet mund ti
eksportoni në file excel-i.

faqe 51
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Furnizimet
Kjo formë bën të mundur pasqyrimin e furnizimeve të
kryera, me shifrat përkatëse dhe totalin e tyre në varësi të
kritereve të kërkimit. Regjistroni dy data të periudhave të ndryshme dhe
do të shfaqet në ekran lista e furnizimeve që iu përket këtyre dy datave.
Në qoftë se nuk regjistroni asnjë datë, atëherë në ekran do të shfaqet
lista e plotë e furnizimeve, që në momentin e fillimit të aktivitetit.
Të gjitha të dhënat mbi furnizimet mund ti kërkoni tek kjo formë, duke
kombinuar kriteret e kërkimit psh. mund të shënoni emrin e furnitorit, të
klikoni “Kërko” dhe do të shikoni në ekran të gjitha furnizimet që ka bërë
ai furnitor që nga fillimi i aktivitetit. Duke klikuar opsionet Të gjitha, do të
shikoni të gjitha furnizimet që janë bërë, në datat që keni shënuar, së
bashku me Totalin e vlerës.
Mund të kërkoni dhe furnizimet që janë bërë për një artikull të caktuar.
Zgjidhni artikullin dhe klikoni “Kërko”. Ju mund të kërkoni dhe furnizimet
në bazë të valutës ose mënyrës së pagesës. Mjafton ti zgjidhni ato dhe të
klikoni “Kërko”.
Listën e përfiturar nga kërkimi, përdoruesi mund ta ruajë në file Excel ose
ta Printojë.

Lëvizjet
Këtu mund të shihni raporte dhe pasqyra të lëvizjeve të
artikujve nga njëri sektor në tjetrin me shifrat përkatëse dhe
totalin e tyre në varësi gjithmonë të kritereve të kërkimit. Ju mund të
kërkoni raporte sipas kategorisë apo emrit të artikujve, mjafton të
regjistroni kategorinë psh.alkolike, emrin e artikullit psh. konjak dhe në
ekran do të shfaqet lista e të gjitha lëvizjeve që ka kryer ky artikull.

Gjithashtu mund të kërkoni lëvizjet sipas llojit të sektorit psh.bar, guzhinë


etj, sipas njësive matëse të artikujve psh.njësi furnizimi, njësi shitje etj,
apo edhe sipas një kombinimi të të gjithë kritereve. Gjithashtu mund të
faqe 52
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

përcaktoni edhe datat ndërmjet të cilave ju jeni të interesuar të shikoni


lëvizjet, regjistroni datat e 2 periudhave të ndryshme dhe klikoni “Kërko”.
Në ekran do të shfaqet lista e të gjitha lëvizjeve të kryera ndërmjet këtyre
2 datave.
Në qoftë se do ti lini bosh të gjitha këto fusha kriteresh dhe do të klikoni
“Kërko” në ekran do të shfaqet një listë e të gjitha lëvizjeve në total të
kryera që nga fillimi i aktivitetit tuaj e deri në datën që jeni duke bërë këtë
kërkim.

Artikujt
Këtu mund të shihni Raportet për artikujt e shitur. Mund ti
shihni raportet për çdo kategori artikujsh, për çdo artikull ose
gjatë periudhave të ndryshme kohore. Shënoni 2 data të ndryshme,
përgjatë të cilave dëshironi të shihni raportet dhe klikoni "Kërko". Në
ekran do të shikoni raportet e shitjes së artikujve, brenda periudhës që
shënuat ju.
N.q.s dëshironi ti dini shitjet e artikujve të një kategorie të caktuar shënoni
datat, zgjidhni kategorinë tek Kategoria, klikoni "Kërko" dhe do të shikoni
listën e artikujve të shitur të kategorise që zgjodhët, në datat që shënuat.
N.q.s nuk shënoni asnjë datë, por vetëm sektorin, ju do të shikoni të gjitha
shitjet e artikujve që në momentin e fillimit të aktivitetit. Shitjet e artikujve
mund ti kërkoni dhe sipas artikujve.
Zgjidhni Kategorinë në të cilën ndodhen artikujt që do të kërkoni dhë
poshtë tek artikujt zgjidhni një artikull. Pasi artikulli ndodhet tek Artikulli,
klikoni tek "Artikujt e zgjedhur", në mënyrë që artikulli të shfaqet në
pjesën bosh.
Pasi e keni zgjedhur artikullin e parë mund të vazhdoni edhe me kategori
të tjera dhe me artikuj të tjerë. Klikoni "Kërko" pasi ti keni hedhur të gjithë
artikujt për të cilët dëshironi të shihni shitjet. Shitjet mund ti shikoni dhe
sipas kamarierëve. Zgjidhni emrin e kamarierit, shënoni dy data dhe
klikoni "Kërko".
Butoni "Pastro" shërben për të pastruar fushat e kërkimit. Të dhënat
mund ti hidhni në Excel dhe ti ruani atje n.q.s dëshironi. Pasi keni marrë
të dhënat që dëshironi klikoni Excel dhe do tiu hapet një faqe me të
dhënat që kishit nxjerrë nga programi. Mund ti printoni pasi i keni hedhur
në Excel.

Financiar
Këtu mund të shihni Raportin Financiar të Barit ose
Restorantit tuaj. Mund të shihni të Ardhurat , Shpenzimet,
Balancën, shumën për tu paguar, fitimin etj.

faqe 53
proBaR 3.0 - Manual përdorimi

Ju mund të shihni raportin financiar të ditës ose të një periudhe tjetër të


caktuar kohore mjafton që të regjistroni datat e fillimit dhe të mbarimit të
kësaj periudhe dhe të klikoni llogarit. Gjithashtu të dhënat e këtij raporti
mund ti ruani në excel në qofte se dëshironi.

faqe 54

You might also like