You are on page 1of 67

Manual për

softuerin financiar fiskal

I-Cash
PËRMBAJTJA E MANUALIT

1. PARATHËNIE PËR PROGRAMIN I-CASH


2. TERMAT
3. HYRJA DHE DALJA NË SISTEM. SEKSIONI I PËRDORUESIT DHE FJALËKALIMI
4. BUTONAT E MENUSË DHE BUTONAT E FUNKSIONIMIT
5. MENU– të KRYESORE
6. KRIJIMI DHE SHTIMI I NJË ARTIKULLI
6.1 Futja e të dhënave kryesore
6.2 Futja e të dhënave shtese për Artikullin
6.3 Krijimi i një grupi të ri të artikujve
6.4 Artikujt sipas grupeve
7. IMPORTI I ARTIKUJVE
8. KRIJO DHE SHTO NJË KLIENT/FURNITOR TË RI
9. IMPORTI I FURNITORËVE DHE KLIENTËVE
10. SHITJET
10.1 Legjenda e rubrikave të shënuara me numra
10.2 Kërkime në Listën e shitjeve
10.3 Pagesat me Banke
10.4 Liste e faturave elektronike
11. KTHIMET NGA KLIENTI DHE CREDIT NOTE
11.1 Kthimet
11.2 Lista/pasqyra e kthimeve nga klientët
12. FURNIZIMI / HYRJE
12.1 Pasqyra e furnizimeve
12.2 Kliko butonin “ Shto furnizim të ri”.
12.3 Lista e furnizimeve/hyrjeve
13. KTHIM TË RI TEK FURNITORI DHE MODIFIKIMI I FURNIZIMIT
13.1- Kthimet
13.2 Modifikimi i furnizimit
14. RISHIKIMET
14.1 Rasti i rishikimit sipas listës
14.2 Metoda e dytë e rishikimit, sipas artikullit
15. ZBRITJET E CMIMEVE
16. MODULI I PRODHIMIT
17. KRIJIMI I NJË RECETE TË RE
18. FIRO
19. DEKOMPOZIMET
20. TRANSFERIM
21. RAPORTIMI I GJENDJES SË ARKËS
22. SHTIMI I PËRFAQËSUESIT TATIMOR DHE MBLEDHËSIT TË PAGESËS
23. DYQANET ONLINE
24. DOKUMENTAT

2
25. RAPORTET

3
25.1 Raportet- Artikujt
25.2 Raportet – Veprimet sipas artikullit
25.3 Raportet – Veprime të tjera
25.4 Raportet –Prodhim
25.5 Raportet – Financë
25.6 Raportet - Raporti i arkës
25.7 Raporte- Raporte të tjera
25.8 Raporte – Të tjera
26. SETTINGS- Cilësimet
26.1 Settings- Kryesoret / baziket
26.2 Settings- Informacione për biznesin
26.3 Settings- Import
26.4 Settings- Eksport
26.5 Settings- Abonimet në I-Cash

1. PARATHËNIE PËR PROGRAMIN I-CASH

Software i I-Cash është bazuar në teknologjinë Cloud. Është Software fiskal dhe biznesi që
zgjedh të përdorë I-Cash gjen programin që i nevojitet prej kohësh. Është një program
financiar dhe menaxhimi të një niveli më të përparuar. Investimi që kryhet për ta pasur
I-Cash është minimal në raport me rezultatet maksimale efikase të menaxhimit.

Është i përshtatshëm për biznese të vogla që duan të rriten si dhe për biznese të mëdha që
duan të bëhen më të mirë. Atë mund ta përdorë çdo menaxher, tregtar dhe punonjës i një
kompanie. Në mënyrë figurative ai përfaqëson një platformë Cloud që bashkon programin e
menaxhimit dhe kasën fiskale në një produkt të vetëm.

Zgjidhja software-ike I-Cash mbulon nevojat operacionale financiare të cdo lloj biznesi dhe
risia e këtij programi është sepse bën fiskalizimin e faturave dhe dërgon të dhënat e
transaksionit të kryer drejt serverit qëndror të tatimeve në kohë reale. Të gjitha funksionalitet
e zgjidhjes software-ike I-Cash, janë në përputhje të plotë me ligjin Nr. 87/2019 për faturën
dhe sistemin e monitorimit të qakullimit.

Të dhënat tuaja të menaxhuara nëpërmjet I-Cash janë në duar të sigurta. Serveri Cloud
është i sigurt dhe i mbrojtur nga viruset dhe humbja e të dhënave. Ai bën dërgimin e sigurt
të të dhënave në sistemin qëndror të tatimeve, duke përdorur çertifikatën elektronike.

Është një program i lehtë në përdorim. Përdoret nga PC, Tablet, Telefon, etj. I-Cash
kontrollon biznesin tuaj kurdoherë dhe kudo që ndodheni duke përcaktuar rolet dhe
përgjegjësitë për përdorimin e programit.
I-Cash ka mundësi të shtojë funksionalitete sipas kërkesës së klientit dhe mund të
integrohet me API interface për transferim dhe përpunim të mëtejshëm të të dhënave.
Suporti 24 orë është gjithmonë pranë dhe në ndihmë të klientëve përdorues të I-Cash .

4
2. TERMAT
3. IDENTIFIKIMI DHE DALJA JASHTË SISTEMIT. SEKSIONI I PËRDORUESIT DHE FJALËKALIMI

Regjistrimi në sistem bëhet duke ekzekutuar një browser (Mozilla Firefox, Internet Explorer,
etj.), duke hyrë në adresën IP të sistemit dhe duke futur një emër përdoruesi dhe fjalëkalim
në fushat e duhura.

Nëse emri i përdoruesit dhe /ose fjalëkalimi është futur gabimisht, do të shfaqet një mesazh
qe jeni gabim dhe hyrja do të dështojë.

5
Dalja nga sistemi bëhet përmes butonit "Dalje" i vendosur në këndin e sipërm të djathtë
të shiritit të menusë „ DALJE ”.

Ndryshimi i fjalëkalimit mund të bëhet duke zgjedhur butonin e përdoruesit . ( Është e


detyrueshme që përdoruesi të jetë regjistruar në sistem).

4. BUTONAT E MENUSË DHE BUTONAT E FUNKSIONIMIT

4.1 Shiriti i menusë arrin në funksionalitetet e sistemit sipas të drejtave të përdorimit


të përdoruesit.

Shiriti kryesor përbëhet nga disa elemente - butonat e navigimit, fusha aktive për numrin e
faqeve, informacioni për numrin e faqes, diapazoni i rezultateve të paraqitura në faqen aktive
dhe numri i përgjithshëm i rezultateve të gjetura.

Butonat e navigimit janë: faqja e parë , faqja e fundit , faqja e mëparëshme

dhe faqja tjetër .

4.2 Funksionet e çelsave në sistem janë si më poshtë:

Butoni "Close" përdoret për t'u rikthyer në hapin e


mëparshëm

Butoni "Look" përdoret për të shfaqur informacion të


detajuar.

Fsheh / Shfaq kolonat me informacione në dokumente.

Butoni Save përdoret për të regjistruar informacionin e futur


ose pasi keni bërë ndonjë ndryshim.
Butoni "Clear" përdoret për të pastruar dhe per te
rivendosur.

Butoni Print përdoret për të gjeneruar dhe printuar


dokumenta.

6
Butoni "Ndrysho/edit" përdoret për modifikimet/ndryshimet
e dokumentit.

Butoni Delete përdoret për të hequr/fshire dokumentet.

Butoni "Attach File" përdoret për të aplikuar/bashkengjitur


dokumente.

Butoni Rishikimi përdoret për një pamje të detajuar të një


veprimi specifik.

Butoni "Shto Pagesë" përdoret kur duhet të specifikohet


mënyra e pagesës ose kur duhet të ndryshohet pagesa.

Butoni "PDF" - gjeneron një dokument ne version pdf që


mund të hapet me Adobe Acrobat Reade

Butoni “Send Letter”/dergo dokument hap një dritare ku


secili dokument mund të dërgohet me email.

Butoni "Dokumenti Tregtar" ju lejon të shtypni/printoni


dokumentin.

Butoni "Gjeneroni Faturë" krijon një faturë të re bazuar në të


dhënat e shkruara në dokument.

Butoni "Urdhri për ekspeditë" gjeneron një dokument që


transferon mallra dhe shërbime.

Butoni "Recetë" i referohet artikullit qe eshte prodhuar sipas


recete prodhimi dhe qe mund te modifikohet

Duke klikuar kete ikone hapet nje tabele ne te cilen mund


te zgjedhesh te printosh faturen, mund ta zgjedhesh ne
versionin PDF por edhe mund te dergohet me email
Duke klikuar këtë ikonë bëhet shtesë e pageses per faturen
e leshuar ose kthim te pageses se teperme.

Me anë të kësaj ikone bëhet e mundur eksportimi i


dokumentit në një format excel

Me anen e kesaj ikone realizohet bashkengjitja e dokumentit

7
Realizohet kthim i artikujve nga klienti

Bëhet shikimi paraprak i dokumentit përpara se të printohet

5. MENU– të KRYESORE
Home page /Faqja kryesore – Sapo hyni në program do të ngarkohet faqja fillestare, e cila ka
rubrikat e operacioneve/veprimeve, artikujt, klient /furnitor, dokumentet, raportet, shërbimi
i arkës dhe settings. Duke klikuar në secilën prej tyre gjenden nën-menutë që janë relevante
dhe hyni për të kryer veprime. Për një kujtesë të shpejtë, faqja e parë të shfaq informacione
në lidhje me veprimet e fundit, raportet për artikujt e skaduar, mallrat me sasi minimale,
llojet e shitjeve dhe kërkimi i dokumenteve etj.

Sa hapet programi njihemi me Menutë kryesore që janë :

Home-Veprimet-Artikujt- Klient/Furnitor-Dokumentat- Raportet-Settings

Kjo menu përfshin nën-menutë për shitje, furnizime/hyrje, firo, rishikime, transferime,
prodhim, dekompozime dhe raporti i gjendjes së arkës.

Së pari që të bëjmë funksional programin duhet të krijojmë një bazë të dhënash mbi artikujt,
furnizimet, klientët dhe furnitorët duke filluar me veprimet e mëposhtme.

6. KRIJIMI DHE SHTIMI I NJË ARTIKULLI

Në fillim krijojmë një kategori ose një grup të ri artikulli. Shkojmë tek menuja Artikujt- Lista
e grupeve dhe krijojmë një grup të ri duke shtypur butonin “ Shto grup te ri”

8
Kur shtojmë artikullin veprojmë -Artikujt- Artikujt/produktet dhe Shtoni artikull te ri.

Siç e shihni për të futur të dhënat e një artikulli në krye të formës që hapet ka disa nënmenu
që janë :

1. Të dhënat kryesore
2. Të dhënat shtesë
3. Nr. dhe artikulli sipas pajisjes fiskale
4. Recetë
5. I përfshirë në receta

6.1 Futja e të dhënave kryesore

Forma që hapet, kërkon të plotësohen me të dhënat e :

9
• Barkodin, që bëhet duke skanuar artikullin, por mund të futet edhe manualisht
• Vendos emrin e produktit
• Numri i artikullit gjenerohet automatikisht
• Vendoset çmimi i produktit. Kur vendos çmimin me TVSH, atëherë çmimi pa TVSH
plotësohet automatikisht
• Zgjidh nëse është një produkt apo shërbim
• Zgjidh njësine matëse
• Zgjidh taksën e grupit
• Çmimi automatik i shitjes – zgjidh “ Bosh”
• Zgjidh grupin/kategorinë
o Dy rubrikat e mëposhtme nuk plotësohen në këtë moment sepse marrin vlera
kur furnizohesh me këtë artikull. Ne tani po krijojmë një artikull.
• Çmimi mesatar i furnizimit pa TVSH
• Çmimi i hyrjes pa TVSH

10
Pasi plotësohet e gjithë forma me informacionin e mësipërm, ruhen të dhënat duke klikuar
“Ruaj”

Në këtë mënyrë vazhdojmë të shtojmë pafundësisht artikuj të rinj.

6.2 Futja e të dhënave shtesë për Artikullin

Futja e këtyre të dhënave është opsionale. Klienti mund të zgjedhë që të mos e plotësojë këtë
informacion. Kjo bëhet duke klikuar tek “ Te dhenat shtese ” e cila pasi klikohet kërkon :

a) Futjen e sasisë minimale - Kjo do tju shërbejë që programi tju njoftojë (alertoje) nëse
sasia e produktit bie më poshtë se sasia minimale që ju keni përcaktuar.
b) Futjen e sasisë optimale në dispozicion – Ky është një tregues për sasinë e produkteve
që ju zakonisht mbani në magazinë
c) Ju mund të selektoni prodhuesin nëse keni përgatitur paraprakisht një listë të
prodhuesve.
d) Ju mund te zgjidhni metodën e magazinimit nëse një listë e tillë është parapërgatitur
për mënyrën se si ruhen.
e) Kur ju bëni furnizmin e parë, fushat e “ Furnizuesit te fundit “ do të plotësohen
automatikisht.
f) Zgjidh një foto për artikullin nga kompjuteri juaj (max 500px500px)
g) Përshtate /rregulloje produktin/artikullin duke :
• Fut sasinë - Së pari zgjidh për shitje. Ky artikull do të shfaqet automatikisht në
fushën për të vendosur sasinë.
• Numrin e grupimit të lotit (Batch) – Ky opsion lejon mundësinë të punoni me
batch number( Lote) dhe datë skadence
• I ndaluar për furnizim - Ky produkt nuk mund të furnizohet
• I ndaluar për shitje – Ky produkt nuk mund të shitet
• I ndaluar për rikthim/reklamim- Ky produkt nuk mund te kthehet nga klienti
• Krijo një artikull - Bën një artikull të kompozuar / të përbërë

11
6.3 Krijimi i një grupi të ri të artikujve

Për nevoja të menaxhimit financiar, lind nevoja që të bëjmë grupime të artikujve. Duke
klikuar tek Artikujt- Grupi i Artikujve-Shto një artikull të ri, kemi mundësi të shtojmë një
grup të ri .

Shfaqet dritarja si më poshtë e cila plotësohet me emrin e grupit që po krijon, vendos


prioritetin nëse ka një të tillë, vendos komente apo fotografi të grupit si dhe dyqanin kryesor
apo tezgën (apo një vend depozitimi të përcaktuar në një listë paraprakisht).

12
Pasi i japim komandën “Ruaj” kemi mundësi të shohim pasqyrën e grupeve. Shihet grupi i ri
që kemi krijuar. Kjo pasqyrë të jep mundësinë që të modifikosh grupin e krijuar me anën e
lapsit të verdhë në anën e djathtë të ekranit, apo ta fshish grupin duke klikuar tek shenja e
kuqe X.

6.4 Artikujt sipas grupit

Në këtë nën-menu ju mund të shikoni një pasqyrë me artikujt sipas grupeve dhe
ndërkohë mund të shtoni artikuj të rinj në një grup ekzistues.

7. IMPORTI I ARTIKUJVE

Ju keni mundësinë të krijoni artikujt tuaj nga menuja Artikujt – Artikujt/ Produktet

Sistemi ju lejon të futni të gjithë nomenklaturën tuaj nga një skedar, file. Ju lutemi shkoni

13
tek Settings –Import- Importo artikujt.

Ju duhet ta përgatisni skedarin për import në përputhje me formen e skedarit.

Ju lutemi shkarkoni skedarin shembull dhe shtoni artikujt tuaj. Zgjidhni dyqanin se ku
duhet të importojmë, zgjedh skedarin (file) dhe filloni (Start) importin.

Shikoni në tabelë dhe kontrolloni të dhënat dhe nëse janë të sakta klikoni mbi Import që të
përfundoni Importin e të dhënave të artikujve.

14
8. KRIJO DHE SHHTO NJE KLIENT/FURNITOR TE RI

Për të shtuar një klient apo furnitor ndjekim këto hapa:

8.1 Shko tek menyja Klient /Furnitor dhe kliko butonin ” Shto Klient /Furnitor. Hapet
forma që kërkon të plotësohen të dhënat. Siç e shihni për të futur të dhënat e një
klienti/furnitori në krye të formës që hapet ka disa nën menu që janë :

• Të dhënat kryesore
• Kontaktet
• Ndalimet
• Recetë
• I përfshirë në receta

15
8.2. Zgjidhni nëse ky është një klient, një furnizues apo të dyja

8.3 Plotësoni të gjitha fushat me informacion në lidhje me klientin / furnitorin, informacionin


e kontaktit dhe detajet e bankës.

8.4 Nëse kompania furnizuese ka më shumë se një depo dhe është e nevojshme të
monitorohet se nga ku saktësisht kanë ardhur mallrat, të dhënat duhet të futen në
nënfushën “ Dyqanet e blerësit/furnitorit”. Ju mund të fusni këtë informacion në
shpërndarje.

16
Ju mund të editoni, të bëni ndryshime të dhenash tek klientët / furnitorët të shtuar në çdo
kohë. Këtë mund ta bëjmë duke klikuar tek lapsi i verdhë si në figurë.

17
9. IMPORTI I FURNITORËVE DHE KLIENTËVE

Nëse duam të shtojmë një listë të furnitorëve apo të klientëve që kemi, në një format të
caktuar në kompjuterin tonë, mund ti importojmë në programin I-Cash shumë lehtë. Për
këtë shkoni tek Settings- Import – Import Kliente/ Furnitore (Palet). E rëndësishme është që
të përshtatni informacionin tuaj sipas formatit që kërkon programi. Shembulli i këtij formati
jepet në fund të rubrikës .

Shkarkoni modelin dhe futni të dhënat e klientit / furnizuesit duke futur të gjitha fushat e
tabelës.

Zgjidhni (Choose File) skedarin dhe filloni importin. Plotësohet i gjithë informacioni i kërkuar
për çdo fushë. Shikoni udhëzimet në foton më sipër.

Pasi bëni këto veprime, zgjidhni butonin “ Fillo Importin “. Ju shfaqet tabela me të dhënat që
ju keni importuar dhe pasi ta kontrolloni dhe e gjeni të saktë mund të vazhdoni duke klikuar
Importo.

18
Në përfundim Ju keni importuar të dhëna për klientët dhe furnitorët.

Nëse kemi importuar një listë gabim apo renditjen në një file, programi na jep një njoftim për
gabimin që ka ndodhur.

Pasi e keni përmirësuar file që do të ngarkoni, klikoni tek butoni “ Import 1” dhe shiko
rezultatet e importit.

10. SHITJET

Për të hyrë në një shitje të re, duhet klikuar tek Veprime- Shitje e re.

19
Shfaqet një formë e cila duhet të plotësohet në të gjitha fushat që lidhen me shitjen. Më
poshtë paraqitet forma me numra për të shpjeguar se çfarë përfaqëson çdo e dhënë që
kërkohet.

10.1 Legjenda e rubrikave te shenuara me numra:

1. Zgjidhet emri i klientit (blerësit) nga lista e klientëve që kemi përgatitur dhe hedhur në
program paraprakisht
2. Zgjidhet dyani i klientit nëse ai ka më shumë se sa një dyqan, depo etj
3-7. Vendosen gjeneralitetet e blerësit
8. Vendosen të dhënat mbi dokumentin që do të lëshohet
9. Zgjidhet nëse është faturë e thjeshtë
10. Zgjidhet lloji i çmimit të shitjeve
11. Kliko kutinë për aktivizimin e TVSH
12. Kliko nëse është eksport
13. Kliko nëse është autongarkesë
14-19. Plotësohen automatikisht të dhënat e Shitësit. Bëni kujdes të zgjidhni dyqanin e
shitësit nga ku po kryhet shitja
20. Klikohet për të hapur më shumë fushën
21. Zgjidhet artikulli i parë që do të shitet
22. Vendoset sasia që do shitet
23. Zgjidhet loti nga po e shesim sasinë
24. Vendoset çmimi i shitjes për njësi pa TVSH
25. Vendoset automatikisht çmimi i shitjes për njësi me TVSH
26. Mund të aplikohet zbritje në çmim, në %
27. Mund të aplikohet zbritje që mund të bëhet në vlerë
28. Nëse zbatohen uljet automatikisht, llogaritet çmimi i shitjes për njësi pa TVSH
29. Nëse zbatohen uljet automatikisht, llogaritet çmimi i shitjes për njësi me TVSH

20
30. Me anë të klikimit mbi shenjën X mund të fshihen të dhënat e rreshtit të plotësuar
31. Duke klikuar tek shenja + bëhet shtesa për një rresht për shitjen e një artikulli të ri.
32. Shtesa mund të bëhet edhe duke ngarkuar një skedar (File). Për këtë përgatitet file sipas
shembullit të formatit që pranon programi.

33.34. Zgjidhet mënyra e pagesës

35. Zgjidhet arka


36. Plotësohet vlera që po paguhet dhe plotësohet diferenca

37-39. Shtohet metodë pagese


40. Afatet e pagesës.
41.42. Janë vlera që plotësohen automatikisht për shumat e shitjes
43. Data e fillimit të faturimit
44. Data e përfundimit të faturimit
45. Komente të ndryshme mbi shitjen
46. Pastro fushat nëse nuk je i sigurt për të kryer veprimin
47. Konfirmo shitjen
Programi të shfaq mesazhin fiskalizim i suksesshem

21
10.2 Kërkime në Listën e shitjeve
Lista e shitjeve tregon të gjitha shitjet e kryera sipas datës, kërkimin e filtruar si dhe
referencën në formate të ndryshme.
Kur zgjedh veprimin Shitje, të shfaqet e gjithë lista e shitjeve. Në krahun e djathtë të ekranit
janë 4 ikona të cilat përdoren për të parë dokumentin të cilin mund ta printosh, ta ngarkosh
dhe ta eksportosh, por edhe që mund të kthejmë të gjithë faturën apo një pjesë të saj.

Nëse dëshironi të gjeni një faturë për qëllimin që ju duhet, përdoret klikimi i butonit "Kërkim
i avancuar" ku do të hapen fusha të tjera që zgjerojnë kërkimin tuaj.

Duke klikuar tek Shitjet, hapet një listë e të gjitha shitjeve tuaja dhe mund të beni kërkime
në listë dhe të ndërmerni veprimet që ju duhen. Të dhënat mund të hapen në një format - pdf,
Excel, csv. Ju keni mundësinë të bëni ndryshime në faturat e shitjeve që përbëjnë listën e
shitjeve. Menuja ka funksionalitetin për të krijuar një shitje të re dhe të rishikojë të gjitha
shitjet.

22
Për të gjetur një faturë nga lista e shitjeve mund të bëhen kërkime në pjesën e parë të formës
së shitjeve dhe të bëhen kërkime sipas të dhënave të ndryshme. Kërkimet mund të jenë edhe
më të avancuara, sipas rubrikave të cilat ne vetë i kemi plotësuar për qëllimin që të bëjmë sa
më shume filtrime. Nga lista e shitjeve kemi mundësi të bëjmë kthime nga klientë.

10.3 Pagesat me Bankë

Për të hyrë në një shitje të re, duhet klikuar tek Veprime- Shitje e re.

Shfaqet një formë në të cilën duhet të plotësohen të gjitha fushat që lidhen me shitjen, njësoj si në
pikën 10.

Shtojmë mënyrën e pagesës, e cila në këtë rast është me Bankë, zgjedhim llogarinë bankare dhe afatin e pagesës.

23
Pasi konfirmojmë shitjen na shfaqet një dritare ku na tregon që fiskalizimi është i suksesshëm dhe klikojmë mbi
butonin FATURE ELEKTRONIKE

Na shfaqet tabela me numrin e faturës elektronike, ku zgjedhim dhe proçesin dhe tipin e faturës. Gjithashtu na
jepet mundesia qe te bejme attach deri ne 3 dokumenta qe shoqerojne faturen elektronike (ne format excel, pdf, ose
foto).

24
Pasi kemi klikuar në butonin Konfirmo, na jepet mundësia për të shkarkuar faturën elektronike.

10.4 Lista e faturave elektronike

Për të parë listën e faturave elektronike, shkojmë tek Dokumentat – Lista e faturave elektronike, ku
shfaqen të gjitha faturat elektronike. Kemi mundësinë t’i filtrojmë sipas EIC, Llojit të faturimit ose
Datës. Mund të ndryshojmë statusin e faturës (Pranuar, Refuzuar) duke klikuar tek ikona Modifiko ose
ta shkarkojmë nëse klikojmë tek ikona Shkarko.

25
11. KTHIMET NGA KLIENTI DHE CREDIT NOTE
11.1 Kthimet- Për të krijuar një Kthim të ri nga Klienti, shkohet tek Veprimet- Shitjet dhe
me anë të filtrave në pjesën e parë të faqes kërkoni për dokumentin nga i cili do të bëni kthim
nga klienti. Në të djathtë të ekranit ndodhet shigjeta e rumbullakosur me ngjyrë blu për të
kryer kthimin nga klienti.

Programi do të gjenerojë të gjithë artikujt dhe sasitë që jane shitur. Klikoni mbi rreshtin
përkatës. Nëse doni të ktheni të gjithë mallin nuk duhet të korrigjoni asgjë me anën e një
dokumenti të ri.

Nëse dëshironi të ktheni disa nga artikujt, duhet të fshihen vetëm ato artikujt që nuk do të
kthehen ose mund të korrigjohen sasitë e artikujve që ju doni të kthehen.

26
Menjëherë sapo konfirmojmë kthimin nga klienti , programi na njofton se fiskalizimi u krye
me sukses dhe shfaqet fatura tatimore që është faturë kthimi.

Kur të mbaroni Veprimin e kthimit, do t’ju shfaqet lista me kthimet nga klientët. Kjo bëhet
duke shkuar tek Raportet- Veprimet e tjera- Kthimet nga Klientët

27
Operacioni i kthimit do të rivendosë artikujt në dyqanin tuaj.

11.2 Lista/pasqyra ekthimeve ngaklientët– Ju mund të kontrolloni të gjitha kthimet që keni


bërë në magazinën tuaj duke klikuar tek menuja Operacionet > Veprime të tjera > Kthimet
nga klientet.

Më poshtë duket lista me të gjitha kthimet.

28
Pasi hapet tabela e kthimeve, në anën e djathtë të saj ka disa ikona të cilat mund të
shërbejnë për ti printuar apo dërguar me email etj.

Më poshtë mund të shikoni raportin e kthimit nga klienti.

12. FURNIZIMI / HYRJE


12.1-Për të realizuar një furnizim shkojmë mbi menunë - VEPRIMET- FURNIZIM
dhe menjëherë na shfaqet një pasqyrë që tregon listën e furnizimeve.

29
Në këtë pasqyrë keni mundësi të kryeni disa veprime që kanë të bëjnë me furnizimin, siç janë:

• Mund të kryeni një furnizim të ri duke klikuar mbi tab - Furnizim i ri”
• Mund të kryeni kërkime për një faturë furnizimi të mëparëshme. Kjo bëhet duke
klikuar mbi tab- Kërko. Kërkimi mund të bëhet i thjeshtë, por edhe i avancuar duke
futur sa më shumë specifika për të arritur menjëherë tek rezultati që dëshironi, pra
mund ta gjeni më lehtë dokumentin e furnizimit që kërkoni.
• Mund të shikoni faturën e zgjedhur, ta shkarkoni, ta printoni apo ta dërgoni me email
• Mund të modifikoni një faturë nëpërmjet ikonës së lapsit me ngjyrë të verdhë, në të
djathtë të ekranit
• Mund të ngarkoni një skedar /file nëpërmjet shenjës që bashkëngjit dokumenta.
• Mund të bëni kthim të mallit tek furnitori etj.

Shpjegime më të detajuara për çdo veprim do të jepen më poshtë në këtë manual.
Kujtesë!! Nëse nuk kemi kryer asnjë veprim tjetër me programin, dhe kemi shkuar direkt
tek furnizimet, atëhere na shfaqet një tabelë e cila na rikujton që të bëjmë gjendjen e arkës.
Raportimi i gjendjes së arkës duhet të kryhet në cdo fillim dite të aktivitetit tuaj. Më vonë do
të shpjegohet se si veprohet për të kryer këtë veprim.

12.2 Kliko butonin “ Shto furnizim tëri”. Na shfaqet një format i cili duhet të plotësohet
në të gjithe fushat e tij.

30
Më poshtë është forma e hapur me të gjithë elementët:

Për ta bërë më të qartë këtë formë dhe se çfarë duhet të plotësohet po japim legjendën sipas
numrave të shënuar me ngjyrë të kuqe.

Legjenda:

1. Zgjidhni një emër furnizuesi nga lista e furnitorëve duke klikuar tek shigjetat

31
2. Zgjidhni një depo, nëse furnizuesi ka më shumë se një depo, ju mund të zgjidhni depon
nga vijnë mallrat
3-7. Informacione për furnitorin siç është akti i Tvsh (Nipt)NIPT, vendin, qytetin, adresën
8. Shtoni furnizues të ri - kur doni të shtoni një furnitor të ri
9. Numri i dokumentit në hyrje
10. Data e dokumentit në hyrje
11. Lloji i dokumentit në hyrje
12. Ju mund të ndryshoni TVSH-në e mallrave në hyrje- prandaj klikohet tek kjo qelizë që të
çlirohet nga bllokimi dhe ju të keni mundësi të ndryshoni shkallën e TVSH-së
13. Ju mund të ngarkoni çmimet nga dërgesa e fundit
14. Zgjedh formën e faturimit që mund të jetë – marrëveshje e mëparëshme midis palëve,
blerje nga fermerët vendas, blerja e shërbimeve nga jashtë etj.
15. Duke klikur tek shigjetat mund ta zvogëloni tabelën ose ta hapni gjithë tabelën (Fsheh /
shfaq rreshta)
16 - 21. Informacion rreth Marrësit. Nëse marrësi ka më shumë se një depo, ju mund të
zgjidhni në cilën depo do të ngarkohen mallrat
22. Ju mund të shtoni një artikull. Shtimi i artikullit mund të bëhet edhe nëpërmjet barkodit
23. Zgjidhni / shkruani kodin e artikullit
24. Vendosni çmimin e mallrave sipas hyrjes/furnizimit pa TVSH
25. Vendos çmimin e fundit të shitjes
26. Shfaqet sasia në dispozicion në magazinë para furnizimit
27. Mund të shtoni një artikull të ri gjatë furnizimit
28. Vendos sasinë e furnizimit që po kryeni
29. Vendoset çmimi për një njësi me TVSH
30. Mund të aplikohet zbritje në %
31. Vlera totale e furnizmit për artikullin – Plotësohet automatikisht (mund të vendoset
çmimi në fund për gjithë sasinë e artikullit me TVSH dhe automatikisht llogaritet edhe
çmimi për një njësi)
32. Fshi një rresht të selektuar me shenjën X në anën e djathtë të ekranit / dhe shto rresht
me shenjen + në të majtë të ekranit.
33. Ju keni mundësinë të importoni një furnizim nga një skedar që mund të jetë CSV, XLSX,
XLS
34. Zgjidhni mënyrën e pagesës që mund të jetë me para në dorë, me kartë, me çek. Me
kupon Voucher apo karta e kompanisë.
35. Zgjedh arkën ku po bëhet furnizimi
36. Vlera që po paguan aktualisht (Mund të jetë e pjesëshme ose parapagim me shumë). Kjo
pagesë mund të ndahet në disa mënyra pagese (para në dorë, kartë, bankë etj) sipas pikës 37.
Në të djathtë të kësaj komande “Plotëso diferencën” për të shtuar vlerën totale të faurës.
37. Shtohet mënyrë tjetër pagese (kur ka më shumë se një mënyrë pagese)
38. Shuma që po paguhet, e cila përkon edhe me shumën e pikës 36.
39. Totali i shumës që duhet të paguhet (sepse nuk është bërë e plotë pagesa)
40. Vlera totale për likuidim të furnizimit që po kryhet
41. Afati i pagesës – përcaktohet një afat se kur mund të kryhet pagesa dhe mund të lëmë një

32
koment
42. Ruaj veprimin që po kryen për regjistrimin e faturës hyrëse.
43. Nëse kemi plotësuar gabim formën e mësipërme mund të bësh fshirjen e të dhënave për
të nisur një format të ri. - Sigurohuni që kjo mund të bëhet përpara se të jepni komandën
“Ruaj”.
Programi të njofton se Furnizimi u krye me sukses.

12.3 Lista e furnizimeve/hyrjeve e cila hapet duke klikuar tek Furnizimet, është një listë e të
gjitha furnizimeve tuaja dhe mund të bëni kërkime në listë dhe të ndërmerni veprimet që ju
duhen. Të dhënat mund të hapen në një format - pdf, Excel, csv.

Ju keni mundësinë të bëni ndryshime në faturat që përbëjnë listën e furnizimeve. Menuja ka


funksionalitetin për të krijuar një furnizim të ri dhe të rishikojë të gjitha furnizimet.

Për të gjetur një faturë nga lista e furnizimeve mund të bëhen kërkime në pjesën e parë të
formës së furnizimeve dhe të bëhen kërkime sipas të dhënave të ndryshme. Kërkimet mund
të jenë edhe më të avancuara, sipas rubrikave të cilat ne vetë i kemi plotësuar, me qëllim që
të bëjmë sa më shumë filtrime. Nga lista e furnizimeve kemi mundësi të bëjmë kthime nga
furnitorët.

13. KTHIM TË RI TEK FURNITORI DHE MODIFIKIMI I FURNIZIMIT


13.1- Kthimet. Nëse dëshironi të bëni një Kthim të Ri te furnizuesi, duhet të shkoni tek Veprimet
– Furnizim dhe këtu kërkoni listën e furnizimit për të gjetur pikërisht atë furnizim që doni të
ndërmerrni veprime për ta korrigjuar atë.

Do të shihni një shigjetë të rrumbullakosur me ngyrë blu e cila do t'ju ndihmojë të shtoni një
Kthim të Ri tek furnitori.

Me kthimin e ri mund të korrigjohen sasitë e furnizmit aktual duke vendosur ato që duhet të

33
kthehen. Gjithashtu mund të fshihen ato artikuj për të cilat nuk duhet të bëhet kthimi tek
furnitori.

Me operacionin 'Kthimi tek furnitori' malli do të hiqet nga dyqani.

Gjithashtu kur bëhet 'Kthimi tek furnitori' është mundësia të krijohet një dokument me
mallrat e kthyera tek furnizuesi.

Kjo bëhet duke shkuar tek Raportet - Veprime të tjera - Lista e kthimeve tek furnizuesi - nga
ku mund të kontrollohet dokumenti i ri me anë të ikonës dyfletëshe në të djathtë të ekranit.

34
13.2 Modifikimi i furnizimit

Në listën e furnizimit ka një mundësi për të modifikuar çdo furnizim. Kjo realizohet duke
shkura tek Veprimet - Furnizim dhe më pas përdoret ikona e lapsit të verdhë në anën e
djathtë të ekranit dhe më anë të tij mund të bëhen modifikime, ndryshime të reja të çdo
furnizimi.

Një veprim “Modifikim i Ri “ është i ngjashëm me veprimin “Kthimin e ri ” me ndryshimin se


nuk mund të krijohet një dokument i ri, por mund të ndryshohet vetëm furnizimi që tashmë
është krijuar. Dhe ky furnizim do të rregullojë sasitë në dyqan.

E RËNDËSISHME: Nëse bëni një auditim/kontroll të artikujve të përfshirë në furnizim, butoni


‘Edit’ do të zhduket dhe nuk dotëkeni mundësi mëqë të modifikoni furnizimin.

14. RISHIKIMET
Me anën e komandës “Rishikim” bëhet kontrolli i gjendjes së stokut (iventarit) si
dhe rivendoset gjendja aktuale. Shkon tek Veprimet – Rishikimet

35
Për të shtuar Rishikim të ri duhet të shkoni tek Veprimet - Rishikimet dhe më pas shto një
Rishikim të ri.

Ju mund të bëni dy tipe rishikimesh. Rishikim sipas listës dhe rishikim sipas artikujve.

14.1 Rasti i rishikimit sipas listes :

Na shfaqet forma që duhet të plotësojmë – zgjedhim si dëshirojmë ti kemi të renditura


artikujt, zgjedhim nëse duhet të shfaqen sipas grupit dhe pasi kemi zgjedhur, na shfaqet një
listë me të gjithë artikujt.

36
Kliko – “Fillo rishikimin”

dhe pas kësaj të shfaqet një pasqyrë në të cilën renditen artikujt pa sasi. Ju mund të
vendosni sasitë që ju gjeni në magazinë në mënyrë manuale, një pas një. E rëndësishme
është që të plotësoni me sasitë të gjithë artikujt, sepse nëse ju nuk e plotësoni, programi
automatikisht do ta marrë me vlerë zero. Për këtë qëllim, për ato që ju nuk doni ti ndryshoni
në sasi, paraparakisht duhet ta pastroni listën nga këto artikuj. Ato që mbeten zero nuk do ti

37
keni më në inventar.

14.2 Metoda e dyte e rishikimit Sipas artikullit.

Veprime – Rishikim - Sipas artikullit

Kur zgjedhim të bëjmë një rishikim sipas artikullit, na shfaqet një formë për ta plotësuar.

38
Mund të zgjedhim të bëjmë një rishikim vetëm për një ose disa artikuj. Mbi to mund të bëjmë
ndryshimet. Programi të jep mundësinë që të mos bësh zgjedhje manuale një nga një por
mund të importosh nga EXEL një file me të gjitha artikujt që doni të rishikoni.

Formati i File EXEL gjendet në program, si në figurë

E rëndësishme është që formati të ketë 2 emertime:

1. ID e artikullit

2. Sasia që do të vendoset pas rishikimit, pra gjendja e iventarit të ri.

Programi të jep mundësi që të ndërtosh file-in për ta importuar inventarin e ri duke


përcaktuar barkodin me skanim.

15. ZBRITJET E CMIMEVE

Shkoni tek Artikujt – Zbritjet – Zbritjet. Me këtë funksionalitet mund të rregulloni çmimet në
magazinën tuaj edhe nga distanca.

39
Kliko mbi butonin “Shto zbritje“ - hapet forma e mëposhtme:

Plotësohet forma me :
1. Vendosni emrin e listës së çmimeve
2. Mund të shtoni një koment
3. Zgjidhni periudhën (ditët) në të cilën rregulli i ri do të jetë aktiv dhe klikojmë butonin
"Shto".
4. Zgjidhni periudhën (orët) në të cilën rregulli i ri do të jetë aktiv dhe klikojmë butonin
"Shto".
5. Zgjidhni ditët e javës në të cilat rregulli i ri do të jetë aktiv duke shtypur - asnjë artikull të
zgjedhur.
6. Rregulloni çmimet, nëse keni më shumë se një rregull.
7. Zgjidhni opsionin nga "Modifikuesi i çmimit për llojin".

40
8. Vendosni numrin (përqindjen) në fushën "Modifikuesi"
9. Zgjidhni "Funksioni i rrumbullakësimit" nga menyja zbritëse.
10. Nëse doni që ky rregull i çmimit të aktivizohet pas një xhiro të klientit, ju lutemi shkruani
Shumën.
11. Vendosni një numër në fushën "Order". Kjo fushë tregon nivelin e zbritjeve dhe
përparësitë e tyre. Një nivel më i madh siguron përparësi më të lartë.
12. Aktivizoni ose çaktivizoni rregullin e çmimeve.

Nëse doni që disa produkte të mos kenë ulje, vendosni çmime të sakta mbi to dhe klikoni
butonin "Shto". Shkojmë tek Artikujt – zgjedhim artikullin, vendosim çmimin që do të ketë
artikulli dhe klikojmë “Shto”. Ky artikull nuk përfshihet në zbritje, por mbetet me çmimin që
kemi vendosur. Shih foton më poshtë :

Zbritja mund të aplikohet edhe sipas grupeve të artikujve. Në këtë rast zgjidhet “Grupi” dhe
klikojmë butonin "Shto". Shih pamjen e mëposhtme :

Ulja zbatohet edhe sipas klientëve. Zgjedhim një klient(e) për të cilin zbatohet ulja dhe
klikojmë butonin "Shto" si në foton më poshtë

41
Ulja mund të bëhet edhe sipas dyqanit. Zgjedhim një dyqan/dyqanet për të cilin zbatohet
rregulli i uljes dhe klikojmë butonin "Shto".

Ju keni mundësinë që të shikoni statistikat për uljet që keni bërë, në mënyrë të detajuar.

Shënim:

42
• Për çdo ulje/zbritje vendosen prioritetet. Prioritetet duhet të jenë një seri numrash të
plotë që fillojnë nga 1 dhe nuk duhet të jenë të perseritura.

• Një artikull nuk mund të shitet me çmime të ndryshme nëse merr pjesë në rregullat e
çmimit të uljes në të njëjtën kohë. Pra një artikull përfiton vetëm një ulje.

16. MODULI I PRODHIMIT

Le të supozojmë se ne tashmë kemi përgatitur nomenklaturën me artikujt dhe kemi


marrë sasitë në depo. Është koha të krijojmë/përgatisim produktin e parë.

Për të bërë një artikull për prodhim - klikoni në butonin “Shto artikullin”, dhe vendosni
emrin e produktit të ri. Shkoni te receta dhe fusni informacionin e kërkuar.

SHËNIM!! Për shembull, ne do të përdorim një recetë të thjeshtë të biskotave të bëra vetë.

Zgjedhim nëse i duam për shitje apo për prodhim

43
Tek “Aplikoni recetën” zgjedhim se pse po e aplikojmë recetën; për shitje apo prodhim. Fusim
të gjithë përbërësit një nga një në sasitë që kemi sipas recetës dhe shtojmë sasinë e
nevojshme për një copë dhe japim komandën “Ruaj”.

44
Ne tashmë kemi një artikull të ri që mund ta prodhojmë.

Për të shtuar një prodhim të ri shkojme tek Veprimet - Prodhimi dhe klikojmë butonin
“Prodhim i ri”.

Zgjedhim magazinën dhe artikullin për prodhim.

45
Përgatisim prodhimin

1. Vendos sasinë e mallrave që do të prodhoni

2. Vendos emrin e grupit të prodhimit (Batch- lote- prodhim në një datë të caktuar njëherazi
në të njëjtën kohë, psh partia e parë e dytë , apo prodhimi 1, 2, 3 etj) nëse produkti ka një të
tillë në mënyrë që të identifikohen sa më mirë.

3. Vendos datën e skadencës (Best Before)

4. Programi llogarit sasinë e kërkuar të mallrave për prodhim. Duhet të fusni sasinë specifike
të një Loti (Batch- parti etj). Shtypni ikonën me dy letra në të djathtë të ekranit. Kur vija
ngjyroset në jeshile, ju mund të vazhdoni të fusni informacionin në rreshtin tjetër. Në fund
klikojmë “Ruaj”, për të ruajtur veprimin.

Për të parëse sa është gjëndja e artikujve të krijuar sipas një recete shkojmë tek Raportet-
Artikujt- levizja e artikujve per nje periudhe – zgjidhet artikulli me anen e filtrimit te te
dhenave ne pjesen e pare te faqes qe hapet dhe aty mund te shikojme se sa eshte sasia e
prodhuar .

Kur klikojmë tek Veprimet - Prodhim na shfaqet tabela me të gjitha prodhimet dhe në të

46
djathtë të ekranit ka disa ikona që shërbejnë për modifikime, raporte etj .

Nëse klikohet mbi shenjën e parë dyfletëshe, tek shigjeta me nr 1, marrim një raport mbi
prodhimin për një numër apo batch të caktuar. Ky raport mund të printohet, të ruhet në PDF
apo të dërgohet me email.

Nëse klikohet mbi shenjën e dytë dyfletëshe tek shigjeta me nr 2, marrim një raport “Kartelë
prodhimi” me detajet e prodhimit. Ky raport mund të ruhet në një file si dhe të printohet.

47
Nëse klikohet mbi shenjën e tretë dyfletëshe tek shigjeta me nr 3, marrim një raport
“Protokoll i prodhimit dhe magazinimit të prodhimit”.

Nëse klikohet mbi shenjën e katërt dyfletëshe tek shigjeta me nr 4, marrim një raport
“Protokoll i futjes së lëndëve të para”.

Nëse klikohet mbi shenjën e pestë dyfletëshe tek shigjeta me nr 5, marrim një raport
“Protokoll i mbetjeve në prodhim”.

Nëse klikohet mbi shenjen e gjashtë dyfletëshe tek shigjeta me nr 6, marrim një raport
“Protokoll i mbetjeve”.

Programi jep mundësinë që të gjenerosh një raport mbi prodhimet për një periudhë të
caktuar. Kjo bëhet duke ndjekur hapat sipas numrave 1,2,3,4,5 pra klikohet tek
“Veprimet – Artikujt - Lëvizja e artikujve për një periudhë” dhe zgjedhim grupin e artikujve që
në këtë rast zgjedhja është “Prodhim”. Në ekran shfaqet pasqyra e prodhimeve e cila
printohet ose shkarkohet në PDF, CSV, XLS. Mund të printohet vetëm një pjesë e të dhënave
dhe këtë e bën duke përdorur komandën në të djathtë të ekranit “Shfaq/Fshih kolonë”.

48
Gjithashtu kur klikohet tek Raportet – Prodhim është mundësia të krijohen dy raporte të
tjera për prodhimin.

1- Raport për lëvizjen e artikujve të përbërë

2- Raport për sasinë e artikujve përbërës

17. KRIJIMI I NJË RECETE TË RE

Jemi përsëri në rubrikën që krijojmë një artikull të ri. Duke bërë një recetë, në vetvete janë
kriijuar artikuj të rinj. Programi ofron dy tipe recetash.

1. Klikojmë mbi menu-në Recetë.

Zgjedhim produktin e parë përbërës dhe fusim sasinë e kërkuar. Nëpërmjet ikonës “+”
shtohet një rresht i ri dhe shtohet produkti i dytë përbërës si dhe sasia përkatëse. Kur receta
të jetë gati klikojmë butonin “Save.

49
Shembull:

Për të bere cappuccino ju duhet të furnizoheni me kafe dhe qumësht. Për një cappuccino ju
perdorni 150ml qumësht dhe 7g kafe. Kjo është receta juaj. Ju duhet të krijoni tre artikuj:
kafe për kg (artikull përbërës), qumësht për litër (artikull përbëres) dhe cappuccino me një
recetë (Në shitje).

Kur kemi një artikull që merr pjesë si përbërës i një recete apo në disa receta në menunë
“I përfshirë në receta” do të shihni një listë të të gjitha recetave në të cilat ai merr pjesë.

50
18. FIRO

Operacioni i Firove kryhet në rast të mallrave dhe shërbimeve të papërdorshëm.

Për të shtuar një Firo të re duhet të shkoni te Veprimet - FIRO

Dhe “FIRO e re”

51
Kur shtohet një Firo e Re, hapet forma që duhet plotësuar në të gjitha fushat.

Zgjidhet dyqani dhe më poshtë shtohet çmimi i Firove. Çmimi mund të vendoset sipas çmimit
të shitjes, çmimit të furnizimit ose nga zgjedhja juaj.

Do të gjeni gjithashtu fusha për të shtuar artikujt e mbetjeve dhe sasitë.

Kur të mbaroni veprimet e firove të reja, artikujt do të nxirren nga magazina. Sistemi
gjeneron raportet për Firot. Kjo bëhet duke shkuar tek “Raportet - Veprimet sipas artikullit -
Firot sipas artikullit”. Ky dokument mund të printohet ose të eksportohet në skedarë.

52
19. DEKOMPOZIMET

Veprimi i dekompozimeve kryhet në artikuj ose shërbime të papërdorshëm.

Për të shtuar një Dekompozim të ri, klikohet tek Veprimet – Dekompozim - Dekompozim i ri.

Kur klikojmë tek komanda Dekompozim i ri, hapet forma me fushat për tu plotësuar.
Zgjidhet dyqani, zgjidhet artikulli dhe vendoset çmimi i artikullit të dekompozuar. Çmimi
mund të vendoset sipas çmimit të shitjeve, çmimit të furnizimit të fundit, furnizimit mesatar
të ponderuar ose me një çmim opsional.

Hedhja e dekompozimeve bëhet artikull për artikull.

53
Pas përfundimit të operacionit, mallrat largohen nga gjendja e depos/magazinës dhe do të
gjenerohet një dokument për mallrat që është “Protokolli për heqjen e materialeve”

20. TRANSFERIM

Kjo menu të jep mundësinë për të transferuar artikuj nga një depo në tjetrën. Për të vepruar
shkojmë tek Veprimet - Transferim

Pasi plotësoni tabelën me të dhënat e Nisësit të mallit, Pritësit të mallit, tipin e faturës, numrin
e saj etj, zgjidhni artikullin që do të transferoni dhe menjëherë ju shfaqet një dritare me
informacione për artikujt e transferuar.

54
Në anën e majtë të dritares mund të shihni sasitë e artikullit që keni në depon tuaj, ndërsa
në anën e djathtë vendoset sasia që dëshironi të transferoni nga dyqani. Me anë të komandës
“Shto rresht”, shtoni një artikull tjetër në faturën e transferimit. Për ta përfunduar klikojmë
mbi butonin “Ruaj”.

21 RAPORTI I GJENDJES SE ARKES

Sipas kësaj komande ju mund të bëni raportimin e gjendjes së arkës. Kjo duhet bërë përpara
se të filloni një veprim të ri shitjeje.

Duke klikuar tek raporti i gjendjes së arkës do të shfaqet një pasqyrë me te gjitha raportet që
keni bërë, së bashku me të dhëna të specifikuara:

• Nga cila kasë dhe pajisje fiskale është realizuar

• Datën dhe orën

55
• Nëse është një veprim i fiskalizuar apo jo

• Çfarë veprimi është kryer

• Është depozit, debit apo balancë

Kur shtojmë një raportim të ri të arkës na hapet një dritare e cila kërkon të zgjidhet kasa për
të cilën do të bëhet raportimi. Zgjedhim veprimin, i cili mund të jetë :

• Gjendja fillestare e arkës


• Hyrje Cash
• Dalje Cash

Pasi bëjmë zgjedhjet si më sipër, plotesojmë shumën që po raportojmë dhe klikojmë “Ruaj”.
Nëse veprimi është korrekt, programi të njofton se raportimi u krye me sukses duke
gjeneruar dhe kodin përkatës që është FCDC.

56
22. SHTIMI I PËRFAQËSUESIT TATIMOR DHE MBLEDHËSIT TË PAGESËS
Për të shtuar një përfaqësues tatimor sipas udhëzimit të Tatimeve, klikojmë ne menunë
Konfigurime – Çertifikata Elektronike – Perfaqesuesi Tatimor.

Klikojmë në butonin Shto perfaqesues tatimor dhe plotësojmë të dhënat e nevojshme për shtimin e
përfaqësuesit tatimor. Klikojme butonin Ruaj, per te ruajtur ndryshimet.

57
Për të shtuar Mbledhësin e pagesës, sipas udhëzimit të Tatimeve, klikojmë në menunë
Konfigurime – Çertifikata Elektronike – Mbledhesi i Pageses.

Klikojmë në butonin Shto paguesin dhe plotësojmë të dhënat e nevojshme për shtimin e mbledhësit të
pagesës. Klikojme butonin Ruaj, per te ruajtur ndryshimet.

23. DYQANET ONLINE – Nëse zgjidhni modulin e dyqaneve në internet mund të lidhni
programin I- Cash me dyqanin tuaj online. Programi mundëson transferimin e listës me artikuj
në Dyqanin tuaj Online dhe gjithashtu një buton për transferim nga Dyqani juaj Online në I-Cash

Ju mund të transferoni grupe artikujsh në të dy drejtimet.

24. DOKUMENTAT

Në menunë Dokumenta shfaqen Lista/pasqyra e faturave me të gjitha faturat që janë krijuar.


Mund të gjenerosh pasqyra të ndryshme duke i kërkuar sipas specifikimeve të veçanta si:
58
sipas dyqanit, mënyrës së pagesës, klientit apo furnitorit, sipas statusit të faturës; aktive apo
të anulluara, llojit të faturës, datës etj. Kjo listë mund të eksportohet në format tjetër pune.

Dokumentat qe gjenerohen janë:

• Lista e faturave
• Seksioni i kotrollit të inspektorit
• Fatura elektronike

59
25. RAPORTET - Kjo është një menu shumë e pasur në informacion. Informacioni më i
dukshëm dhe i sygjeruar është të kontrollosh gjendjen, siç duket edhe në pamjen e
mëposhtme.

24.1 Raportet- Artikujt. Duke klikuar në këtë dritare mund të gjenerosh raporte për
sa lexohen në figurën e mëposhtme.

• Gjendja
• Gjendja sipas dyqanit
• Gjendja për periudhën
• Gjendja e artikujve sipas loteve në dyqane
• Me sasi nën minimum
• Të dhëna (Informacion i hollësishëm)
• Të dhëna (Referencë e përgjithshme)
• Gjendja për një ditë më parë

60
• Grupe/Lote të skaduara
• Artikull me një çmim aktual më të ulët se çmimi i furnizimit
• Grupet me numër negativ në sasi

24.2 Raportet – Veprimet sipasartikullit

Në këtë menu gjenerohen raportet e mëposhtme :

• Shpenzime të artikujve të përbërë


• Lista e furnizimeve
• Shitjet sipas artikujve
• Shitjet sipas artikullit për periudhën
• Rishikimet e artikullit
• Kthim nga klientët për artikujt
• Kthim nga furnitori për artikujt
• Firot sipas artikullit
• Transferimet sipas artikullit
• Shitjet me çmim mesatar

61
24.3 Raportet – Veprime tëtjera

Sipas kësaj komande kemi mundësi të gjenerojmë raporte për :

• Kthimet nga Klientët


• Kthimet tek Furnitori
• Shitjet dhe kthimet
• Kthimet nga Furnitorët

24.4 Raportet – Prodhim

Duke klikuar si më lart, gjenerojmë dy raporte :

• Lëvizja e artikujve të përbërë


• Sasia totale e artikujve përbërës

24.5 Raportet - Financë

Kjo komandë na mundëson të krijojmë raporte financiare sipas listës së mëposhtme:

• Raport Financiar sipas artikullit


• Raport Financiar sipas Klient/Furnitor
• Raport Financiar sipas dyqanit

62
• Raport Financiar sipas kasës
• Raport Financiar sipas përdoruesit
• Raport Financiar sipas mjediseve
• Lëvizjet financiare
• Detyrimet e palëve (Informacion i hollësishëm)
• Detyrimet e palëve (Pasqyra e përgjithshme)

24.6 Raportet - Raporti i arkës

63
Sipas kësaj komande keni mundësi të gjeneroni listën e raporteve dhe të merrni të dhëna për
raportimet e arkës sipas ID së arkës dhe sipas përdoruesit mbi periudhën e raportimit dhe
shumën e raportuar etj.

24.7 Raporte - Raporte të tjera

Sipas kësaj komande përfitojmë raporte mbi :


• Raporte mbi përdoruesit
• Lëvizja e artikujve të importuar
• Përmbledhja e shitjeve
• Detajet e pagesës së shitjeve
• Të dhëna të hollësishme të shitjeve
• Shitjet e kthyera
• Shitjet e anulluara
• Përmbledhja e furnizimit
• Detajet e furnizimit
• Lëvizja e artikujve për një periudhe
• Të drejtat e përdoruesit

24.8 Raporte – Tëtjera

Sipas këtij raporti keni mundësi që të shikoni të gjitha emailet e dërguara nga sistemi i
programit I-cash. Mund të marrim informacion mbi emailet e dërguara.

64
26. SETTINGS / Cilësimet

Kur klikojmë tek Settings na shfaqen disa nën menu:

• Kryesoret
• Informacion për biznesin
• Cilësimet Shqipëri
• Të tjera
• Përdoruesit
• Importim
• Eksportim
• Abonim

25.1 Settings - Kryesoret / baziket

Duke klikuar tek kjo fushë keni mundësi të shkoni tek 11 nënmenu, siç duket në tabelë.

25.2 Settings - Informacione për biznesin.

65
Në këtë menu marrim të dhëna për kompaninë, llogaritë bankare, ambjentet, dyqanet,
stendat, tavolinat, kasat fiskale, llojet e importit, mënyrat e pagesave dhe metodat e
ruajtjes. Këto të dhëna hidhen paraprakisht dhe mund të shtohen dhe modifikohen në
vazhdim.

25.3 Settings - Importim

Sipas kësaj menuje bëhet importimi i artikujve, palëve (Klient/ Furnitor).

25.4 Settings – Eksport

Sipas kësaj menuje bëhet eksporti i artikujve, palëve (Klient/ Furnitor).

66
25.5 Settings - Abonimet në I-Cash

Mund të kontrolloni statusin e abonimit tek I-Cash.

Suksese në punën tuaj!


Sinqerisht : Ekipi i I-CASH-Albania nga DAISY&ETM sh.thj

Tel: 0682009723/25
E-mail: support@daisy-etm.com
info@daisy-etm.com
Web: www.icash.al
Web: www.daisy-etm.com

67

You might also like