You are on page 1of 20

NË BOTËN E RRUAZORËVE

TIPI I KORDATËVE
Karakteristika të përgjithshme të tipit të kordatëve
Në tipin e kordatëve përfshihen ato kafshë që të paktën për një farë periudhe gjatë jetës së tyre (
kryesisht gjatë zhvillimit embrional ) , kanë në pjesën shpinore një formacion të fortë elastik në
trajtë boshti - kordën shpinore. Ky tipar është edhe baza e emërtimit të këtij tipi - tipi i
kordatëve.

Fig. Prania e kordës kordatët (rruazorët)

Te disa kordat si p.sh. te zvarranikët , shpendët dhe sisorët , korda shpinore takohet vetëm
në fazën “embrionale” . Më vonë , kur këto kafshë arrijnë fazën e rritur , kjo kordë zvendësohet
nga rruazat kockore ( vertebrat ) që vendosen në varg njëra pas tjetrës në anën shpinore duke
formuar atë që quhet shtylla vertebrore . Kafshët e tipit kordata , me shtyllë vërtebrore (
rruazore ) formojnë nëntipin e rruazorëve (Vertebrata) . Ndër rruazorët ( vertebrorët )
përmendim peshqit kockorë, amfibët, zvaranikët, shpendët dhe gjitarët.

Por te disa kafshë të tipit të kordatëve ,


si p.sh. te kafshët si qeskë me
përfaqësues ashidia, korda shpinore që
takohet në fazën “embrionale” , më
vonë , kur këto kafshë arrijnë fazën e
rritur, zhduket pa u zëvendësuar nga
ndonjë strukturë tjetër . Këto kafshë të
tipit të kordatëve grupohen në
nëntipin e kordatëve jorruazor.
Fig. ............. Pamja e një kordati
jorruazor ( Ascidia )

1
Nëntipi i kordatëve rruazor është më i familjarizuari me ne. Ndërtimi dhe mënyra e jetesës së
këtyre kafshëve është pothuajse e njëjtë me ndërtimin dhe mënyrën tonë të jetesës . Nga kafshët
tona shtëpiake, kafshët e fermës, pothuajse nga të gjitha kafshët që vëmë re përreth , ne
sigurojmë ushqimet tona . Rruazorët jetojnë si rregull në terë , por edhe në ujë . Disa prej tyre, si
lakuriqët e natës dhe shpendët janë të aftë të fluturojnë. Njeriu, gjithashtu bën pjesë në këtë
nëntip.
Në nëntipin e rruazorëve bëjnë pjesë kafshët më të mëdha të Tokës, ndër të cilat përmendim
balenat, elefantët, hipopotamët etj.
Po si arrijnë rruazorët të tilla madhësi ?
Rruazorët janë të pajisur me një skelet të brendshëm ( endoskelet). Ndërsa te kafshët me skelet të
jashtëm ( ekzoskelet ) rritja është e kufizuar sepse skeleti i tyre vendoset mbi sipërfaqen e jashtme
të trupit ( te kandrrat p.sh. ) , kafshët me skelet të brendshëm nuk e kanë këtë problem.
Rruazorët në disa faza të jetës kanë edhe bisht të gjatë. Korda në brendësi të trupit, së bashku
me bllokun e muskujve të kapur në të, u mundëson disa rruazorëve të sapolindur që të notojnë
me lehtësi. Kur ata notojnë përpara, marrin nga goja ujë dhe ushëqime që ndodhen në të. Uji më
tej del jashtë përmes të çarave në faring. Gjatë kësaj rruge ai lë oksigjenin në gjakun që
qarkullon nëpër velza dhe merr dioksidin e karbonit. Gypi nervor , i përfaqësuar nga truri dhe
palca kurrizore , te rruazorët vendoset në pjesën shpinore , mbi kordë dhe më vonë mbi
shtyllën vertebrore.
Në mënyrë të përmbledhur, tre tiparet kryesore të rruazorëve janë:
1. Prania e kordës, të paktën në fazat embrionale të tyre .
2. Të çarat në faring të paktën në një farë periudhe të jetës së rruazorëve.
3. Prania e gypit nervor shpinor që fillon nga koka dhe zgjatet deri te bishti.

Këto janë tre tipare më përcaktuese për rruazorët.

Ndër të gjithë kordatët , sistemet e organeve janë më të zhvilluara te rruazorët.


Sistemi i qarkullimit të gjakut të tyre përfaqësohet nga zemra dhe enët e gjakut.
Sistemi i tretjes i shndërron ushqimet në formë të përdorshme nga organizmi.
Për mbështetje, shërben sistemi skeletit.
Për shkëmbimin e gazeve shërben sistemi i frymëshkëmbimit, ndërsa për kontrollin e
funksioneve shërben sistemi nervor.
Rruazorët kanë të zhvilluar mirë trurin e madh, organet e shqisave dhe janë kafshë tepër
inteligjente.

Klasifikimi i rruazorëve

Kafshët e nëntipit të rruazorëve ( Vertebrata ) klasifikohen në shtatë klasa, që janë : peshqit pa


nofulla, peshqit kartilagjenorë, peshqit kockorë, amfibët, zvarranikët, shpendët dhe gjitarët .
Por kur këto kafshë klasifikohen mbi bazën e temperaturës së trupit të tyre , atëherë ato ndahen
në kafshë me gjak të ngrohtë dhe kafshë me gjak të ftohtë . Njeriu grupohet te organizmat me
gjak të ngrohtë . Temperatura e trupit tonë mbetet e njëjtë ( e pandryshuar ) , përjashtuar rastet
kur jemi të sëmurë . Përveç njeriut , te rruazorët me gjak të ngrohtë përfshihen dhe të gjithë
sisorët dhe shpendët.
Kafshët me gjak të ftohtë nuk e mbajnë dot temperaturën e trupit të njëjtë ( të pandryshuar ) .
Temperatura e trupit të tyre ndryshon sipas mjedisit rrethues . Kështu , në qoftë se moti është i

2
ngrohtë , kafsha është e ngrohtë , në qoftë se moti është i ftohtë , edhe kafsha është e ftohtë . Te
rruazorët me gjak të ftohtë përfshihen peshqit , amfibët dhe zvarranikët .

PËRSHTATJET E RRUAZORËVE
Përshtatja ose adaptimi është modifikim i ndërtimit që trashëgohet dhe që u siguron llojeve të
ndryshme të gjallesave mbijetesë në kushtet e mjedisit ku ato jetojnë .
Përshtatjet te gjallesat zhvillohen kohë pas kohe si përgjigje ndaj ndryshimeve që ndodhin në
mjedis . Për rruazorët janë karakteristike një numër i madh përshtatjesh , por këtu do të
analizohen tri prej tyre : përshtatjet për lëvizje , përshtatjet për tu ushqyer dhe përshtatjet për
shumim .

Përshtatjet e rruazorëve për lëvizje


Një nga përshtatjet për lëvizje është fluturimi . Vetëm tri grupe të rruazorëve e kanë të
zhvilluar përshtatjen për të kryer fluturim : pterosaurët ( ose zvarranikët me krah që kanë jetuar
rreth 150 milion vjet më parë e që tani janë zhdukur ) , shpendët dhe lakuriqët e natës.

Studimet kanë treguar se pterosaurët , shpendët dhe lakuriqët e natës e kanë zgjidhur në
mënyra të ndryshme problemin e fluturimit . Ky dallim vihet re kur krahasohen krahët dhe
kockat ku kapen muskujt që shërbejnë për fluturim. Një ndryshim tjetër i dukshëm është dhe ai
që lidhet me mbulojën e krahëve . Krahët e shpendëve janë të mbuluar me pendë . Lakuriqët e
natës kanë krah membranor të hollë që ndryshojnë shumë nga membrana fibroze që kanë patur
pterosaurët .

Edhe kockat në krahun e shpendëve dhe lakuriqit të natës kanë përshtatje të dukshme . Te
shpendët vihet re se kockat e gishtave janë shumë të shkurtra , ndërsa te lakuriqi i natës këto
kocka janë shumë të gjata .
Te peshqit vihen re përshtatje të shumta për notim . Përshtatja kryesore për këtë mënyrë
lëvizjeje lidhet me formën e trupit të tyre dhe pendët notuese që ata kanë.
Edhe gjymtyrët e përparme te rruazorët janë me formë të ndryshme . Ata janë përshtatur në
formë e madhësi me funksionin që kryejnë : për notim , për fluturim apo për ecje .

Organe të tillë si gjymtyrët e përparme të rruazorëve që kanë origjinë të njejtë , por formë dhe
funksion të ndryshme , quhen organe homologe .

Krahët e lakuriqit të natës janë homolog me gjymtyrët e përparme të maces.

Përshtatjet e rruazorëve për tu ushqyer


Kafshët rruazore kanë përshtatje të shumta që lidhen me mënyrën e të ushqyerit të tyre . Kështu
p.sh . peshqit kanë përshtatje të veçanta për mënyrën e kapjes së ushqimit . Mjafton të vrojtohen
llojet e ndryshme të peshqve të akuariumit dhe mund të vihen re disa nga këto përshtatje . Janë
disa peshq që pëlqejnë të notojnë kryesisht në fund të akuariumit ose ujërave ku ata jetojnë . Të
tjerë jetojnë në sipërfaqe të ujit dhe të tjerët në thellësi mesatare.
Peshqit që jetojnë në sipërfaqen e ujit e kanë gojën të vendosur nga lart sepse ushqehen me
larvat e mizave që notojnë në sipërfaqe . Peshqit që jetojnë në thellësi e kanë gojën të
pozicionuar nga poshtë sepse aty , në fundin e ujërave gjendet edhe ushqimi i tyre . Peshqit që
jetojnë në thellësi mesatare e kanë gojën në pjesën e përparme të kokës .

3
Grupi i dytë i përshtatjeve për tu ushqyer lidhet me tipat e dhëmbëve . Te rruazorët ,
dhëmbët grupohen në katër llojesh : dhëmbët prerës , dhembët shqyes ( të qenit ) ,
paradhëmballët ( premolarë ) dhe dhëmballët ( molarë ).

Fig. Tipat e dhëmbëve te rruazorët

Dhëmbët prerës gjenden në


pjesën e përparme të nofullave .
Ata përgjithësisht kanë formën e
daltës dhe përdoren për këputje
dhe prerje . Por në kafshë të
ndryshme edhe dhëmbët prerës
janë të tipave të ndryshme .
Brejtësit ( p.sh. minjtë ) i kanë
dhëmbët prerës shumë të fortë
për të brejtur dhe në rritje të
vazhdueshme sa që mund të
vihen re me lehtësi . Dhëmbët
prerës te vampirët ( kafshë të
ngjashme me lakuriqët e natës )
janë të përshtatur për të shpuar enët e gjakut të kafshëve të tjera me të cilin vampirët ushqehen .

Dhembët shqyes ( të qenit ) janë dhëmbë të vetmuar , të gjatë dhe me majë , në krah të
dhëmbëve prerës . Ata përdoren nga kafshët grabitqare ( mishngrënëse ) për të kapur , mbytur
dhe shqyer prenë e tyre . Te kafshët bimëngrënëse këta dhëmbë ose janë shumë pak të
zhvilluar , ose mungojnë fare . Te disa sisorë , si p.sh. te majmunët babuin , dhëmbët shqyes
janë shumë të gjatë dhe përdoren për kërcënim dhe luftim në grupet ku ata jetojnë . Shpesh , në
këto raste , dhëmbët shqyes te meshkujt janë shumë më të mëdhenj se sa te femrat .

Paradhëmballët vijnë në radhë menjëherë pas dhembëve shqyes . Ato janë shpesh më të vogla
se sa dhëmballët ( molaret ) , por madhësia dhe forma e tyre varet nga ushqimet e kafshëve . Te
disa rruazorë , paradhëmballët janë përshtatur për të copëtuar ose për të bluar bimët , insektet ,
mishin ose planktonet . Paradhëmballët ( premolarët ) , në dallim nga dhëmballët ( molarët )
ndërrohen duke u zëvendësuar me paradhëmballë të përhershme në moshën e pjekurisë .
Dhëmballët nuk ndërrohen e nuk zëvendësohen . Ato mbeten si dhëmbë të pjekurisë .
Dhëmballët janë dhëmbët më të fundëm në nofullën e shumicës së kafshëve . Madhësia , forma
dhe funksioni i tyre lidhet me ushqimet që kafshët përdorin . Këta dhëmbë nuk dalin deri sa
kafsha të arrijë fazën e pjekurisë .

Një përshtatje tjetër që lidhet me mënyrën e të ushqyerit është dhe pozicioni i syve. Në
mjedisin tokësor , rruazorët që shërbejnë si preja e grabitqarëve , zakonisht i kanë sytë të
vendosur anash që tu mundësojnë një shikim sa më panoramik . Grabitqarët në këtë mjedis ,

4
ndryshe nga preja e tyre , i kanë sytë të vendosur në pjesën e përparme të kokës së tyre , për të
vrojtuar njëherazi me të dy sytë ( shikim binokular ) dhe të shikojnë sa më larg .
Në mjedisin ujor detar , si sytë e grabitqarëve dhe sytë e presë së tyre , janë të vendosur në
pjesën anësore të kokës së tyre . Kjo vendosje anësore është e domosdoshme si përshtatje e tyre
për shikim të shpejtë në të dy anët , sepse uji me dendësinë e tij nuk lejon rrotullim të shpejt të
tyre .

Përshtatjet e rruazorëve për shumim


Ndër përshtatjet më të zakonshme që lidhen me shumimin e rruazorëve përmendim
ndryshimin e pamjes së jashtme të trupit te individët meshkuj , në dallim nga femrat e po të
njëjtit lloj ( dimorfizmi seksual ) . Kështu , p.sh. te peshku i kuq i akuariumit në periudhën e
shumimit vihet re se femrat kanë ngjyrë kafe të turbullt , ndërsa meshkujt e kanë trupin blu dhe
pendët të kuqe . Ky lloj dimorfizmi lidhet me ngjyrën .
Por te rruazorët ndryshimi i pamjes së meshkujve nga femrat shpesh lidhet me madhësinë e
trupit . Ky lloj dimorfizmi lidhet me madhësinë e trupit .
Analizoni dimorfizmin seksual te shpendët dhe te kafshët e tjera shtëpiake .

5
PESHQIT

Karakteristika të përgjithshme të peshqve

Tre nga shtatë klasat e rruazorëve u përkasin peshqve. Të gjithë peshqit kanë disa
karakteristika të përbashkëta . Peshqit janë
vertebrorë me gjak të ftohtë ( pra trupi i tyre
merr temperaturën e mjedisit ujor ku jetojnë)
dhe marrin frymë me velëza. Ata kanë velëza
në të dyja anët e fytit.
Peshqit e thithin ujin nga goja dhe e
nxjerrin përmes të çarave velëzore duke i
marrë oksigjenin (gjaku i velzave) e duke
nxjerrë në të dioksid karboni.

Fig.. Frymëmarrja me velza te peshqit

Shumica e peshqve e kanë trupin të


mbuluar me luspa. Ato kanë funksion
mbulues dhe mbrojtës. Për notim i ndihmojnë
pendët që mund të jenë teke ( penda e
kurrizit dhe e bishtit) dhe çifte (pendët e
gjoksit dhe të barkut) . Përgjatë secilës nga të
dyja anët e trupit të peshqve ndodhet vija
anësore. Vija anësore është një organ i
rëndësishëm i ndjeshmërisë për peshqit. Ajo
ndjen lëvizjet e ujit dhe praninë e objekteve.

6
Fig. ............ Pamja e jashtme e peshkut

Peshqit pa nofulla (Agnatha) ose gojërrumbullakët

Peshqit pa nofulla janë rruazorët (vertebrorët) më primitivë që jetojnë sot. Ata nuk kanë
nofulla dhe luspa mbuluese dhe jetojnë si në ujera të ëmbla edhe në ujera të kripura.
Goja e këtyre peshqve është rrethore, si ventuzë, pa nofulla, por me formacione të forta, të
ngjashme me dhëmbët. Kjo është edhe arsye që emërtohen gojërrumbullakët. Me
ndihmën e kësaj goje si ventuzë, këta peshq kapen në trupin e peshqve të tjerë bujtarë ku
thithin gjak dhe inde të trupit, duke çuar deri në ngordhjen e tij (bujtarit)

Skeleti i gojërumbullaktëve është kartilagjenenor . Kartilagji është një ind i fort, elastik i
trupit.
Për të krijuar një ide më të plotë për kartilagjin, kujtoni se llapa e veshit tonë dhe maja e
hundës janë të përbëra nga kartilagj.

Peshqit kartilagjenor ( kërcorë )

Peshqit kartilagjenor (kërcorë), sikurse e tregon emri i tyre, e kanë skeletin kërcor
(kartilagj). Në këtë klasë bëjnë pjesë peshkaqenët e vegjël (mica e detit), peshqit elektrik dhe
rajat. Këta peshq nuk kanë kocka. Në ndryshim nga gojërrumbullakët, peshqit kërcorë kanë
nofulla, luspa si dhëmbë dhe pendë çifte. Tiparet e peshqve kërcorë mund të vrojtohen në
ndërtimin e peshkaqenit.

7
Fig.. Peshkaqeni

Peshkaqenët janë notarë të shpejtë dhe grabitqarë të pothuajse gjithë kafshëve që jetojnë në
oqean.
Rajat janë peshq me trup të shtypur si gjethe dhe jetojnë në fund të detit.Ato ushqehen me
peshq dhe jovertebrorë që jetojnë në oqean. Shumë raja janë të padëmshme për njeriun, por disa
të tjera e kanë bishtin kamxhik me një gjemb djegës që shkakton plagë të rënda.

Peshqit kockorë
Peshqit kockorë , përfaqësojnë shumicën e peshqve që njihen sot. Këta peshq e kanë skeletin
të përbërë kryesisht nga kocka dhe jo nga kartilagji. Të tillë janë krapi, qefulli, trofta, sardelja
etj.
Shumica e peshqve kockorë kanë luspa të lëmuara të mbuluara me një shtresë mukoze
(jargore). Disa peshq të tjerë , nuk kanë luspa, por lëkurë të mbuluar me shtresë mukoze që e
bën rrëshqitëse në të prekur. Luspat dhe
shtresa mukoze i mbrojnë peshqit nga
infeksioni, grabitqarët dhe lehtësojnë
notimin e tyre.

Peshqit kockorë i kanë velëzat të


mbrojtur nga një kapak mbulues. Ky
kapak mungon te peshqit gojërrumbullakët
dhe te peshqit kërcorë. Shumica e peshqve
kockorë kanë fshikëz notimi. Kjo fshikëz
është e mbushur me gaz dhe i ndihmon
peshqit për notim; për t’u zhytur në thellësi
dhe për t’u ngritur lart në ujë. Kjo
mundësohet duke ndryshuar sasinë e gazit
në fshikëz. Kur fshikëza mbushet me gaz, peshku ngjitet lart, kur fshikëza zbrazet nga gazi,
peshku zhytet në thellësi.
Për shumimin e peshqve është i domosdoshëm mjedisi ujor. Femrat lëshojnë në ujë një
numër të madh vezësh. Mbi këto vezë, në mjedis ujor , meshkujt depozitojnë spermën e tyre.
Kur këta spermatozoid bashkohen me vezët (shkrihen), atëherë formohet veza e pllenuar
(zigota). Nga zigota zhvillohet individi i ri.

8
AMFIBËT
Karakteristikat e përgjithshme të Amfibëve
Në klasën e Amfibëve (Amphibia) përfshihen bretkosat , thithëlopat, salamandrat, tritonët
dhe amfibët pa këmbë në trajtë krimbi . Termi “ amphibia “ do të thotë “ jetë e dyfishtë ” ose
kafshë të dy mjediseve (terës dhe mjedisit ujor). Pra llojet e kësaj klase kalojnë disa pjesë të jetës
së tyre në terë dhe pjesën tjetër në ujë. Mjedisi ujor është i domosdoshëm, të paktën për
riprodhimin dhe zhvillimin embrional. Larvat e tyre marrin frymë me velza. Por ka edhe
amfibë të rritur që marrin frymë me velza.

Sot njihen rreth 2500 lloje amfibësh . Ata u përkasin dy grupeve më të mëdha të amfibëve që
jetojnë sot : amfibët me bisht (salamandrat, tritonët dhe aksoloti) dhe amfibët pa bisht
(bretkosat dhe thithlopat).

Amfibët, sikurse zvarranikët, shpendët dhe gjitarët, bëjnë pjesë në grupin e kafshëve me
katër këmbë (tetrapode). Ato janë kafshë me gjak të ftohtë me shtyllë vertebrore.
Trupi i amfibëve është i mbuluar nga një lëkurë e butë gjëndërore, pothuajse përherë e
lagur. Kjo lëkurë e lagur ndihmon procesin e shkëmbimit të gazeve, edhe për shkakun se
amfibët i kanë mushkëritë të vogla.

Për t’u njohur me tiparet kryesore të amfibëve, meret në studim bretkosa. Te bretkosa vihet
re mungesa e bishtit, prania e një goje me një gjuhë të gjatë me ndihmën e së cilës kapen
kandrrat me të cilat bretkosa ushqehet . Bretkosat kanë katër këmbë, nga të cilat dy të pasmet
janë shumë të mëdha dhe më të fuqishme se sa këmbët e përparme. Për këtë arsye këto kafshë
kur janë në terë mund të kërcejnë në distancë relativisht të madhe. Midis gishtërinjve të
këmbëve bretkosat kanë membranë lëkurore që i ndihmon për notin. Sytë e tyre dalin jashtë
kokës. Ky pozicion i syve i ndihmon që kur zhyten nën ujë, të kenë mundësi të kontrollojnë
sipërfaqen mbi to. Kur ndonjë kandërr fluturon mbi ujë, atëherë ato nxjerrin gjuhën e gjatë dhe
e kapin atë për ta ngrënë.

9
Shumimi i Amfibëve

Shumimi amfibëve kryhet


në ujë. Aty depozitohen vezët
dhe spermatozoidet. Pra
pllenimi është i jashtëm. Nga
vezët e pllenuara dalin larvat që
për nga pamja, mënyra e të
ushqyerit, lëvizja dhe
frymëmarrja të kujton peshqit.
Pas një farë kohe që zgjat sipas
llojeve nga disa ditë deri në disa
muaj , larva pëson shumë
ndryshime. Kështu ajo ndërpret
përkohësisht të ushqyerit, derisa
aparati i saj tretës të ndryshojë
duke u përshtatur për ushqime
shtazore, në vend të ushqimeve
bimore që përdorte më parë. Po
gjatë kësaj kohe të stadit larvar,
velzat zhduken, shfaqen
këmbët (fillimisht të përparmet,
pastaj të pasmet), zhduket bishti dhe larva shndërrohet në amfib të rritur. Këto shndërrime
gjatë së cilave larva pëson ndryshime të thella, derisa merr tiparet e kafshës së rritur njihen me
termin metamorfozë. Pra amfibët zhvillohen me metamorfozë.

Fig. .............. Cikli jetësor i bretkosës

Kur moti është i ftohtë, amfibët qëndrojnë në gjendje pasive. Në këtë gjendje ato nuk hanë
ushqim dhe përdorin shumë pak oksigjen. Nevojat e tyre për energji plotësohen nga lipidet që
ato përmbajnë. Amfibët ndihmojnë në kontrollin e kandrrave në mjedis dhe kanë shërbyer si
objekte të përshtatshme për studime shkencore në biologji dhe për kërkimet në mjekësi. Mishi i
muskujve të bretkosave përdoret si ushqim nga njeriu . Amfibët hahen edhe nga zvarranikët,
shpendët dhe gjitarët.

10
ZVARRANIKËT
Karakteristikat e përgjithshme të zvarranikëve
Në klasën e zvarranikëve bëjnë pjesë hardhucat, gjarpërinjtë, breshkat, krokodilët dhe
kameleonët.
Trupi i zvarranikëve është i mbuluar nga një lëkurë e thatë dhe me luspa duke u përshtatur
kështu për të jetuar në tokë, jashtë mjedisit ujor. Zvarranikët ishin të parët rruazor që filluan të
jetonin dhe riprodhoheshin tërësisht në terë.
Zvarranikët janë rruazorë me gjak të ftohtë, me shtyllë vertebrore dhe një endoskelet. Lëkura e
tyre është mbuluar nga një shtresë brirore e organizuar në pllaka ose luspa dhe i mbron ato nga
humbja e ujit. Disa zvarranik, në vend të lëkurës me luspa, kanë si mbulesë një pllakë të fortë
(p.sh. breshka). Shumica e zvarranikëve kanë dy çifte këmbësh me nga pesë gishtërinj e kthetra.
Te gjarpërinjtë dhe disa hardhuca (p.sh. bollari), gjymtyrët mungojnë. Zvarranikët kanë dy
mushkëri të zhvilluara mirë që ndihmojnë për shkëmbimin e ajrit, pasi me lëkurën e thatë nuk
mund të kryejnë frymëkëmbim.
Megjithëse përshtatje të shumta favorizojnë jetën në terë, takohen edhe zvarranik që jetojnë në
ujë. Të tillë janë krokodilët, breshkat e detit, gjarpërinjtë e ujit etj.
Zvarranikët riprodhohen me rrugë seksuale. Pllenimi është i brendshëm . Ata pjellin vezë
të mbuluara me lëvozhgë të fortë . Embrioni zhvillohet brenda këtyre vezëve me lëndë
ushqyese derisa të vijë koha të çajë lëvozhgën e vezës e kafsha e re të dalë e lirë në natyrë . Pra
nuk është i nevojshëm mjedisi ujor si në rastin e amfibëve.
Zvarranikët ushqehen me kandrra dhe brejtës të vegjël. Krokodilët ushqehen me peshq ,
shpend dhe gjitarë. Me peshq dhe shpendë ushqehen edhe breshkat e detit . Breshkat e terës
ushqehen me krimba, kandrra dhe kafshë të tjera të vogla.
Disa gjarpërinj janë helmues. Helmi i tyre prodhohet nga gjëndra të veçanta dhe injektohet me
anë të dhëmbëve të helmit. Helmi i disa gjarpërinjve vepron mbi sistemin nervor, në qendrat e
frymëmarrjes e të rrahjeve të zemrës, ndërsa helmi i disa gjarpërinjve të tjerë shkakton çarjen e
rruazave të kuqe të gjakut dhe mureve të enëve të gjakut.
Në historinë e gjallesave, zvarranikët përfaqësojnë vertebrorët e parë tipik të terës. Shkëputja e
tyre nga mjedisi ujor u mundësua në sajë të pllenimit të brendshëm dhe zhvillimit embrional
brenda një veze të mbështjellë me lëvozhgë të fortë.
Përveç formave të zvarranikëve që jetojnë sot, në të kaluarën e largët nga rreth 200 milion vjet
më parë deri në 45 milionë vjet më parë, kanë jetuar lloje të shumta zvarranikësh, tashmë të
zhduken. Kjo periudhë quhet edhe “era e zvarranikëve” pasi zvarranikët kanë qenë gjallesat
mbisunduese në ujë, në terë dhe në ajër. Format e tyre gjigande të njohura me termin dinosaur
arrinin përmasa të mëdha.

11
SHPENDËT
Shpendët grupohen në klasën me të njejtin emër- Klasa e shpendëve (Aves).
Karakteristikat kryesore të tyre janë: trupi i mbuluar me pendë, kanë dy krahë, dy
këmbë, janë kafshë me gjak të ngrohtë (homojoterm), shumohen me vezë dhe si kafshë
vertebrore, kanë shtyllë vertebrore.
Në klasën e shpendëve numrohen rreth 10,000 specie të gjalla.
Shpendët jetojnë në të gjithë rruzullin tokësor, nga Arktik në Antarktik.
Shpendët janë me madhësi të ndryshme, që luhatet nga madhësia 5 cm (zogu mizë)
deri në 2.75 m (struci)

Shpendët si rruazor me sjellje komplekse

Shpendët mund të përkufizohen thjesht si gjallesat e vetme me pendë . Pendët mundësojnë


izolimin e trupit nga i ngrohti dhe nga i ftohti dhe ndihmojnë për fluturim. Pendët e shpendëve
janë të tipave të ndryshme , në varësi të funksionit që kryejnë . Pendët e mëdha gjenden në krah
dhe në bishtin e shpendëve . Ato u japin shpendëve formën dhe ngjyrën . Pendët e mëdha të
krahëve shërbejnë për ruajtjen e ekuilibrit në fluturim , ndërsa pendët e mëdha të bishtit kanë
rolin e drejtimit dhe quhen timoniere . Pendët e tjera që bien në sy te një shpend janë pendët e
zakonshme që i japin atij formën e lëmuar e të harkuar . Këto pendë kanë gjithashtu rol për
ngjyrimin dhe për mbrojtjen nga objektet fizike , nga era , drita e diellit dhe reshjet .Tipi i tretë
janë pendët e vogla si push që gjenden në brendësi , të mbuluara nga dy tipat e tjera të pendëve
. Këto pendë kanë rol izolues .
Por jo të gjithë shpendët janë përshtatur për fluturim . Fluturon kondori , shqiponja , fluturojnë
pëllumbat , dallëndyshet etj. , por struci vrapon , ndërsa pinguini noton .
Shpendët takohen kudo , nga njëri pol te tjetri dhe nga mjat e maleve deri në ujërat e oqeaneve e
deteve .

Si shpendi më i hershëm
konsiderohet Arkepteriksi i cili
ka jetuar rreth 150 milion vjet më
parë. Arkeopteriksi konsiderohet
si shpendi më i hershëm sepse
kishte pupla, por nga ana tjetër ai
kishte pamjen e një dinosauri të
vogël që ka ecur me dy këmbë,
prej nga mendohet se duhet të
kenë rrjedhur shpendët.
Arkeopteriksi ka pasur një bisht
të gjatë, me rruaza (vertebra ) të
pakta (shpendët e sotëm e kanë
të reduktuar skeletin e bishtit).
Arkeopteriksi ka pasur dhëmbë ,
ndërsa shpendët kanë një sqep në
vend të dhëmbëve . Krahët te
arkeopteriksi kanë qenë të vegjël dhe me thonj në majën e gishtërinjve (gjymtyrët e përparme
kishin një skelet ku nuk kishin ndodhur të gjitha ndryshimet nga këmbë në krahë) .Shumë lloje

12
shpendësh konsiderohen si kafshë sociale (që jetojnë në bashkësi) dhe sjellja e tyre paraqitet
mjaftë komplekse. Sjellja komplekse te shpendët kushtëzohet nga disa faktorë .
Së pari , sjellja komplekse te shpendët kushtëzohet nga zhvillimi i dukshëm i trurit të tyre dhe
kompleksiviteti i tij për të kontrolluar lëvizjen e muskujve në fluturim.

Së dyti , shpendët si kafshë me gjak të ngrohtë (pra që ruajnë temperaturë të qëndrueshme,


pavarësisht nga ndryshimi i temperaturës në mjedisin rrethues) për të siguruar këtë të ngrohtë
për trupin dhe vezët e tyre, duhet të ushqehen shumë më shpesh sesa zvarranikët. Shpendët
shpenzojnë kohë edhe si rritëse të të vegjëlve ( bebisite ) dhe për këtë u duhet bashkëpunimi i të
dy prindërve për ndërtimin e folesë, ngrohjen e vezëve ( inkubimin ) dhe të ushqyerit e të
vegjëlve.

Karakteristikat e përgjithshme të shpendëve

Për të njohur disa nga tiparet kryesore të shpendëve, le të vrojtojmë figurën 6.6.3.

Fig. 6.6.3. Karakteristikat e një shpendi

Shpendët kanë krahë për fluturim, një sqep, dy këmbë dhe një mbulesë me pupla në pjesën
më të madhe të trupit të tyre. Forma dhe madhësia e sqepit te shpendët kushtëzohet nga
mënyra e tyre e të ushqyerit . Te shpendët që thithin nektarin e luleve ( kolibrat e vegjël ) sqepi
është i hollë dhe i gjatë , ndërsa te shpendët që ushqehen me farat e bimëve sqepi është i fortë
dhe i trashë për të çarë mbulojën e tyre ( farave ) . Shpend]t grabitqarë e kanë sqepin me majë të
kthyer si çengel dhe të mprehtë për të kapur , mbajtur , shqyer e rrjepur gjahun e tyre.

Fig............. Forma të
ndryshme të sqepit te
shpendët .

Ashtu sikurse
zvarranikët, edhe
shpendët kanë luspa, por
vetëm në këmbët e tyre.
Shpendët gjithashtu kanë
thonj në këmbë ndërsa
për frymëmarrje kanë
mushkëri të zhvilluara
mirë. Mushkëritë e
shpendëve janë të lidhura
me trastat ajrore që
shtrihen ndërmjet
organeve të brendshme
dhe komunikojnë në
shumë raste edhe me zgavrën e kockave. Këto trasta ajrore ndihmojnë jo vetëm procesin e
frymëmarrjes, por ulin edhe dendësinë e trupit.

13
Shpendët femra, sikurse zvarranikët, pjellin vezë me lëvozhgë. Në këto vezë zhvillohen
pasardhësit e tyre.

Shpendët si kafshë me gjak të ngrohtë, me dy krah, me dy këmbë, me një sqep dhe me trupin e
mbuluar me pendë, në brendësinë e tyre janë të ndërtuara nga këto pjesë ndërtuese:
• shtylla kurrizore dhe palca kurrizore në brendësi të kësaj shtylle;
• mushkëria në formë qeske që shërbejn për frymëmarrje;
• veshka që pastron gjakun;
• ujëhollëpërcjellësi (ureteri) që bart urinën nga veshkat për jashtë trupit të shpendëve;
• cekumi- një degëzim i verbër të zorrës;
• pjesa e fundit të zorrës (rektumin);
• zorra që përbën pjesën e fundit të gypit tretës;
• stomaku që bluan dhe tret bluan ushqimet;
• mëlçia që prodhon lëngun e tëmthit;
• zemra- organi që pompon gjakun;
• gusha- një xhep që formohet nga zgjerimi i ezofagut;
• ezofagu- pjesa e parë e gypit tretës;
• trakea- pjesa e parë e sitemit të frymëkëmbimit;
• zgavra e gojës.

Shpendët janë të
rëndësishme për jetën tonë në
disa drejtime. Ata ndihmojnë
në shfarosjen e kandrrave të
dëmshme për bujqësinë dhe të
farave të bimëve të këqija të
arrave. Disa shpend ushqehen
me minj. Pulat dhe rosat
përdoren për mish dhe për
vezë.

Njerëzit përgjithësisht janë


të apasionuar për të vrojtuar
dhe ushqyer shpendë të egër.
Shumë shtete kanë si simbol
shpendë të veçantë. Shpendi i
ynë simbol është shqiponja e
maleve.

14
GJITARËT Karakteristikat e gjitarëve
Gjitarët ose sisorët mendohet të kenë rrjedhur nga zvarranikët primitiv, para se të shfaqeshin
shpendët. Më të hershmit ndër gjitarët mendohet të kenë qenë me madhësinë e një miu të vogël
me dhëmbë që përshtateshin për të ngrënë kandrra.
Shumica e gjitarëve janë viviparë (“lindin të vegjël të gjallë”) dhe jo ovipiarë (që pjellin vezë,
sikur janë zvarranikët dhe shpendët). Te gjitarët, të vegjlit zhvillohen brenda uterusit (mitrës) së
nënës ku furnizohen me oksigjen dhe ushqime nga gjaku i saj. Të vegjlit e gjitarëve, nënat i
ushqejnë me qumështin e prodhuar në gjëndrat e tyre të qumështit.

Gjitarët janë kafshë me gjak të ngrohtë, sikurse shpendët. Për të mbajtur këtë temperaturë të
qëndrueshme ndihmon mbulesa me qime ose push te shumica e gjitarëve dhe shtresa
dhjamore nën lëkurë.
Te shumë lloje gjitarësh, individësh komunikojnë ndërmjet tyre përmes disa sinjaleve kimike
që prodhohen nga gjëndra të veçanta në lëkurë. Ndër strukturat mbuluese të gjitarëve
përfshihen edhe thonjtë, brirët, thundrat etj.Gjitarët karakterizohen nga mënyra të ndryshme të
ushqyeri . Ka prej tyre bimëngrënës, të tjerë janë mishngrënës dhe disa gjithçkangrënës. Edhe
lëvizja te gjitarët kryhet në mënyra të ndryshme : me ecje, me kërcime , notim e fluturim.

Klasifikimi i gjitarëve
Në varësi të mënyrës se si e kryejnë lindjen e të vegjëlve dhe si i ushqejnë ata , gjitarët grupohen
në tre grupe të ndryshme. Këto grupe janë: Monotrematët, Marsupialët dhe Placentarët.
Monotrematet janë njëri nga tre grupet e gjitarëve të sotëm. Ndër llojet e këtij grupi që jetojnë
sot, njëri lloj është ornitorinku dhe lloji tjetër është ekidna. Këta gjitarë pjellin vezë (femrat) që
janë shumë të ngjashme me vezët e zvarranikëve. Nga vezët lindin të vegjlit të cilat femra i
ushqen me qumështin e saj, si të gjithë gjitarët e tjerë.

Marsupialët janë gjitarë që lindin të vegjël (pra nuk pjellin


vezë) por të pazhvilluara plotësisht. Zhvillimi i këtyre të
vegjëlve mbaron në një xhep lëkuror në pjesën e barkut të
femrave që quhet marsup (këtej rrjedh edhe emri i grupit -
marsupial).Marsupialët jetojnë vetëm në Australi dhe
Amerikë. Si përfaqësues tipik i marsupialëve është kanguri.

Placentarët janë grupi ku përfshihet pjesa kryesore e gjitarëve,


përfshi edhe njeriun . Emri i tyre placentarë lidhet me një
strukturë komplekse të quajtur placentë ose shtrat që siguron
lidhjen ndërmjet trupit të nënës dhe embrionit që zhvillohet në
uterusin (mitrën) e saj. Gjatë kësaj etape të zhvillimit të tij, embrioni ushqehet dhe kryen
shkëmbimin e gazeve nëpërmjet enëve të gjakut të nënës së tij. Pra të vegjlit e placentarëve
lindin plotësisht të zhvilluar.

15
Përveç insektengrënësve dhe lakuriqëve të natës, te gjitarët placentarë bëjnë pjesë edhe
shumë rende të tjera, si: rendi i Primatëve (ku përfshihen paramajmunët, majmunët dhe njeriu),
rendi i Brejtësve (minjtë dhe ketrat), rendi i balenave etj.
Gjitarët më të specializuar për mënyrën e të ushqyerit të tyre si grabitqarë i përkasin rendit
të mishngrënësve (Carnivora): qentë, ujqërit , leopardët , luanët etj.
Ndërtimi i gjitarëve
Sistemi skeletik
Shumica e gjitarëve kanë shtatë rruaza të qafës (vertebra), duke përfshirë këtu: lakuriqët e
natës, xhirafat, balenat dhe njerëzit.

Sistemi i frymëmarrjes
Organi kryesor i frymëmarrjes
te gjitarët janë mushkëritë.
• Mushkëritë e gjitarëve
janë poroze si sfungjer të
ndërtuara nga dhomëza si hoje
të mbuluara nga qeliza epiteli,
të cilat quhen alveola.
• Mushkëritë vendosen
mbi diafragmën muskulare, e
cila ndan gjoksin nga zgavra e
barkut.
• Kur zgavra e gjoksit
zgjerohet, ajri hyn nëpërmjet
gojës dhe hundës, përcillet
nëpër fyt, në trake, në bronke
dhe në alveolat e mushkërive.
• Në mushkëritë e gjitarëve thithet oksigjeni i ajrit dhe prej tyre largohet me
frymënxjerrje dioksidi i karbonit.

Qarkullimit i gjakut te gjitarët

• Organi kryesor i qarkullimit të gjakut


të gjitarëve është zemra.
• Kur zemra e pompon gjakun për në
mushkëri, ky quhet qarkullimi mushkëror
ose qarkullimi i vogël i gjakut.
• Kur zemra e pompon gjakun për në
inde dhe organet e tjera të trupit, ky quhet
qarkullimi sistemik ose qarkullimi i madh i
gjakut (i zakonshëm).

• Ky pompim i dyfishtë i gjakut siguron


presionin e nevojshëm dhe rrjedhën e tij në
të dy rrathët qarkullues.

16
Tani që informacioni për gjitarët është bërë më i plotë , mund të veçohen këto karakteristika
kryesore të tyre :

1. Trupi i mbuluar me qime , por te disa ato mungojnë .


2. Kanë gjendërra të qumështit , të djersës dhe lyrore në lëkurë .
3. Goja e pajisur me dhëmbë.
4. Kapakët e syrit të lëvizshëm dhe veshi i jashtëm i dukshëm .
5. Te shumica katër gjymtyrë të përshtatura për disa mënyra lëvizjeje .
6. Zemra e ndërtuar nga dy vesh dhe dy barkushe .
7. Frymëmarrja kryhet me mushkëri .
8. Disa prej tyre me gjak të ftohtë ( p.sh. zvarranikët ) dhe të tjerë me gjak të ngrohtë ( p.sh.
shpendët dhe gjitarët )
9. Truri shumë i zhvilluar .
10. Pllenimi brendshëm , veza zhvillohet në uterusin e femrave ( me përjashtim të
monotrematëve ) .
11. Të vegjlit ushqehen me qumësht nga gjendrat e qumështit .

17
KAFSHËT DHE SHËNDETI I NJERIUT
Ushqimet me prejardhje nga kafshët dhe sëmundjet e njeriut

Jeta e njeriut është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me kafshët dhe mjedisin .


Kafshët dhe prodhimet e tyre janë një nga burimet më të rëndësishme të ushqimit tonë të
përditshëm. Por ushqimet me prejardhje nga kafshët po bëhen përherë e më të rrezikshme
për shëndetin e njeriut.

Organizmi ynë ka nevojë për lyrna të pangopura ( në formë vaji ) . Këto lyra në formë vaji
gjenden te peshku salmon i freskët , peshku ton i freskët , te sardelet dhe troftat , por edhe në
ushqime të tjera si perimet , farat e bimëve , bishtajoret ( fasulet , bathët etj ) . Dieta e njeriut
duhet të përmbajë vajin e lulediellit dhe vajra të nxjerra nga drithërat ( si p.sh. vaji i misrit ) dhe
bimë të tjera .

Studimet shkencore kanë treguar se njerëzit më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës janë ata
që në dietën e tyre përdorin pak lyrna të ngopura dhe shumë bishtajore, fruta dhe perime .

Detet dhe lumenjtë ndoten vazhdimisht me lëndë helmuese me prejardhje nga industria ose
nga bujqësia .

Duke ngrënë peshk , njeriu rrezikohet të marrë sasira të mëdha zhive ( merkuri ) që është një
nga helmet e forta . Ky helm vepron në sistemin nervor , në zemër dhe në veshka . Kur gratë
shtatzëna bien në kontakt me sasira të mëdha merkuri , atëherë te bebet që zhvillohen në trupin
e tyre shkaktohen çrregullime në sistemin nervor dhe deformime trupore .

Edhe te peshqit e rritur në rezervate , gjurmët e lëndëve helmuese janë me përmbajtje të


lartë . Shkaku I kësaj përmbajtjeje të lartë të helmeve janë ushqimet që përdoren për rritjen e
peshkut në rezervate si dhe helmet që grumbullohen nga ujërat që vadisin kulturat bujqësore .
Po kështu në mbrojtje të peshqve të rezervatit nga mikrobet sëmundjeshkaktues përdoren
sasira të mëdha antibiotikësh . Këto mikrobe , me kalimin e kohës bëhen rezistent ndaj këtyre
antibiotikëve dhe kur njeriu bie në kontakt me to sëmuret sepse antibiotikët nuk bëjnë më efekt .

Njerëzit me vullnet të dobët për të mbajtur dietë ndaj këtyre ushqimeve , justifikohen
duke treguar se në gojë kanë dhembët shqyes , sikurse edhe mishngrënësit . Por dhëmbët
shqyes të ngjashëm me mishngrënësit nuk janë gjithçka . Kur krahasohen tiparet fiziologjike të
njeriut , me mishngrënësit , lista e dallimeve bëhet shumë e gjatë .
Në dallim nga njeriu , të gjithë mishngrënësit natyralë , si qeni dhe minjtë , e prodhojnë vet
vitaminën C që u duhet , ndërsa njeriu duhet ta marrë vitaminën C duke ngrënë perime dhe
fruta .

18
Mishngrënësit e vërtetë, djersijnë nëpërmjet gjuhës së tyre dhe jo me anë të lëkurës.
Mishngrënësit natyral, përgjithësisht nuk kanë enzima tretëse në pështymë dhe acidet tretëse në
stomakun e tyre janë shumë herë më të fortë se sa në stomakun e njeriut . Kështu bakteret e
marra me ushqimet e gëlltitura janë të parrezikshme për ta .

Te mishngrënësit natyral kurrë nuk shkaktohet arteroskleroza ( ngushtimi i enëve të


gjakut nga depozitimi i shtresave të lyrave brenda tyre ) , megjithëse konsumojnë sasira të
mëdha lyrash të ngopura dhe kolesterol .

Për të shmangur sëmundjet e zemrës dhe kancerin , mjekët këshillojnë të njëjtën gjë :
“ Përdorni sa më shumë ushqime bimore dhe përdorni sa më pak ushqime me prejardhje
nga kafshët “ !

Në fakt shkaktare të kancerit nuk janë lyrat dhe kolesteroli . Ato shkaktojnë sëmundjet e
zemrës . Shkaktare të kancerit janë proteinat e kafshëve .

Sa më shumë ushqime bimore të përdorni, aq më mirë do të ndjeheni , aq më mirë do të


dukeni dhe shumë më pak probleme me shëndetin do të kini . Edhe mjedisi do të mbrohet më
mirë duke pakësuar kafshët që rriten për prodhime ushqimore . Ajri do të jetë më i pastër , uji
do të ketë shumë më pak ndotje dhe toka do të ketë më pak mbeturina .

Duke u ushqyer me ushqime bimore , është njësoj sikur udhëton me biçikletë .

Shëndeti i njeriut dhe kafshët


Disa ushqime me prejardhje nga kafshët janë bartës të agjentëve sëmundjeshkaktues.

Tabela e ushqimeve shtazore me përmbajtje agjentësh sëmundjeshkaktues


Agjenti Burimi nga vijnë agjentët Ushqimet që bartin agjent
sëmundjeshkaktues sëmundjeshkaktues sëmundjeshkaktues
BAKTERE : Toka , pluhuri Mishi , qumështi , perimet ,
Bacillus cereus peshqit , supat .
Campylobacter jejuni Gjedhët , pulat , zogjtë , uji i Pulat , gjeli i detit ,
rrjedhshëm qumështi i pazierë , uji
Salmonella Mishi i pazier , jashtëqitjet e Mishi i pazier , vezët,
kafshëve , uji , toka , kafshët prodhimet e qumështit ,
e detit të paziera qumështi , peshku , koka
kola , çokollata , keku
VIRUS : Jashtëqitjet , punëtorët e Sanduiçet , frutat , lëngjet e
Hepatiti A infektuar frutave , qumështi ,
produktet e qumështit ,
sallatat , perimet , uji
PARAZIT: Delja , derri , ariu , Derri i pazier , rrallë bifteku
Toxoplazma gondii jashtëqitjet e maces , mishi i dashit
Nga gjithë diskutimet rreth produkteve të kafshëve duhet mbajtur mend se ato
konsiderohen të mira kur janë natyrale , organike , të pastra . Por në treg shumica e prodhimeve
të kafshëve janë të tejngopura me antibiotik dhe me ngarkesa mikrobike , si Escherica coli ,

19
salmonella etj . Miliona njerëz sëmuren çdo vit sepse hanë mish të infektuar , kryesisht pula dhe
kafshë deti dhe mijëra prej tyre vdesin .

Një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e kafshëve dhe njeriut është edhe gripi i
pulave i shkaktuar nga virusi H5N1 Aziatik . Ky virus është infektues i fuqishëm për shpendët ,
por përmes tyre përhapet dhe shkakton sëmundje dhe vdekje edhe te njerëzit.

Shumë lloje të peshqve po zhduken . Shumë lloje të tjera gjallesash po shfarosen


aksidentalisht gjatë gjuetisë së peshkut . Mishi i kafshëve të detit po bëhet përherë e më i
rrezikshëm nga përqendrimi i lartë i helmeve në mishin e tyre . Ky ushqim i infektuar rrezikon
të shkaktojë kancer dhe defekte në të sapolindurit .

Detet dhe lumenjtë ndoten vazhdimisht me lëndë helmuese me prejardhje nga industria
ose nga bujqësia .

Mishi , bulmeti dhe vezët janë ato ushqime që sëmurin njerëzit pa i kuptuar. Në fakt , ato
janë shkatërruese të viteve të vona të jetës së njeriut dhe vrasëse të tij . Ato nuk përmbajnë asnjë
gjurmë fibre apo karbohidrati kompleks . Përkundrazi , janë të ngopura me lyrna të ngopura
dhe kolesterol . Me pakë fjalë , duke ngrënë mish , prodhime qumështi dhe vezë është rruga më
e sigurt e dhjamosjes dhe e gjendjes pasive . Duke ngrënë këto ushqime , njeriu është i rrezikuar
nga sëmundjet e zemrës , nga kanceri , nga presioni i lart i gjakut , aritmitë dhe probleme të
tjera.

20

You might also like