You are on page 1of 2

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian

(MIE) dhe mbështetjen e projektit të Binjakëzimit “Mbështetje Institucioneve të Kosovës në zbatimin e


MSA-së”, në kontekst të zbatimit të komponentës 2 të Projektit “Ngritja e kapaciteteve të ndërlidhura
me acquis të BE-së” dhe në harmoni me Udhëzimin Administrativ (QRK) - Nr. 13/2018 për Kushtet,
Angazhimin, Kategorizimin dhe mënyrën e pagesës së trajnerëve në Institutin e Kosovës për
Administratë Publike shpall:

THIRRJE PËR APLIKIM

Ftohen nëpunësit civil të interesuar, me njohuri në kapitujt prioritarë të acquis së BE-së që janë objekt i
këtij programi dhe aftësi për ligjërim, të aplikojnë për ligjërues/trajnerë të ardhshëm për zbatimin e pesë
(5) programeve specifike për:

Nr Trajnime për Trajnerë (ToT)


Kapitulli
1 Trajnim për Trajnerë për Kapitullin 1 - Liria e lëvizjes së mallrave
2 Trajnim për Trajnerë për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik
3 Trajnim për Trajnerë për Kapitullin 6 – E drejta e Kompanive (Pjesa e të drejtës së kompanive)
4 Trajnim për Trajnerë për Kapitullin 8 – E Drejta e Konkurrencës (pjesa e konkurrencës)
5 Trajnim për Trajnerë për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe Kapitullin 24 –
Drejtësia, Liria dhe Siguria

Kohëzgjatja dhe koha e mbajtjes se programit të trajnimit


Programet e Trajnimit të Trajnerëve pritet të mbahet mes muajve shkurt-qershor të vitit 2019. Trajnimi
për kapitull të acquis së BE-së përbëhet nga programi specifik prej 3-6 ditëve dhe moduli për
shkathtësitë e trajnimit prej 2 ditëve. Planifikimi indikativ mund të ndryshohet.

Vlerësimi i kandidatëve:
Në harmoni me Udhëzimin administrativ të lartëtheksuar, të gjithë kandidatët për trajnerë do të
vlerësohen para dhe pas përfundimit te trajnimit.

Aplikacionet vlerësohen në bazë të kritereve si në vijim:


 Arsimimi dhe kualifikimi profesional:
 përvoja e punës;
 Përvoja në trajnime;
 Elementet tjera të meritës (publikime në fushën përkatëse, pjesëmarrja në hartimin e legjislacionit
në fushën përkatëse, certifikatat);
 Përvoja e punës në institucionet që janë bartëse të kapitujve respektiv të acquis së BE-së është
përparësi;
 përvoja e punës nga fusha përkatëse e kapitullit të acquis së BE-së është përparësi;
Angazhimi i trajnerëve pas trajnimit:

Aplikantët që do të rezultojnë të suksesshëm do të angazhohen si trajner sipas nevojave të programit


specifik të trajnimit për kapitujt respektiv të acquis së BE-së.

Afati kohorë për dorëzimin e aplikacioneve: 11/01/2019 deri me 25/01/2019. Numri i kandidatëve që do
të përzgjidhen për të vijuar trajnimin është i limituar.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë vetëm CV (formati Europass) dhe një letër motivimi (deri në
250 fjalë, ne formën bashkëlidhur) në mënyrë elektronike në gjuhën shqipe, në e-mail adresën:
vlora.kryeziu@rks-gov.net duke specifikuar numrin dhe emërtimin e programit për të cilin aplikojnë.

Të gjitha kualifikimet dhe dëshmitë e përmendura në CV tuaj mund të kërkohen për verifikim.

You might also like