You are on page 1of 18

KONTRATË E PËR SHËRBIMIN E PARKIMIT PUBLIK ME PAGESË NË KOMUNËN E

PRISHTINË

KJO KONTRATË ("Kontrata") është nënshkruar sot më datë [●] 2018

Mes

1. KOMUNËS SË PRISHTINËS, që vepron përmes [],

(më poshtë referuar si "Autoriteti" ose “Komuna”)

DHE

2. TIS HOLDING LLC, shoqëri e krijuar sipas ligjit [], me numër regjistrimi [] dhe seli në
[], e përfaqësuar nga [](më poshtë referuar si "Kontraktori", ku përfshihen pasardhësit
dhe përfituesit e të drejtave përmes cedimit të Kontratës).

Autoriteti dhe Kontraktori përbëjnë bashkërisht “Palët” dhe individualisht një “Palë”.

PREAMBULA

KONTRAKTORI është shoqëri që operon shërbime të zgjidhjeve të integruara të parkimit me


pagesë në hapësira publike duke përfshirë ndër të tjera ofrimin e një platforme të integruar
elektronike për parkimin me pagesë në rrugë nëpërmjet aplikacioni celular, SMS, instrumenteve të
pagesës (biletë) apo pajisjeve të caktuara për këtë qëllim;

AUTORITETI KONTRAKTOR është i interesuar të realizojë në interesin publik, parkimin


publik me pagesë në hapësira/rrugë nën administrim e drejtpërdrejtë Komunës permes Ndermarrjes
Publike Lokale Prishtina Parking dhe për këtë qëllim dëshiron të kontraktojë një partner privat të
specializuar për ofrimin e zgjidhjeve të integruara të parkimit me pagesë;

Palët kanë ranë dakord si më poshtë:


NENI 1
SHËRBIMET E OFRUARA NGA KONTRAKTORI

1.1. Shërbimet dhe Punimet e ofruara nga Kontraktori: Gjatë Kohëzgjatjes së Kontratës (sipas
përkufizimit të mëposhtë), Kontraktori do t’i ofrojë Komunës në mënyrë ekskluzive, shërbimet
e mëposhtme (këtu e më poshtë referuar si “Shërbimet”) kundrejt Pagesës të përcaktuar në Nenin
4:

(a) Vendosjen në dispozicion për shfrytëzim nga Komuna të sistemit të integruar të parkimit
me pagesë në pronësi dhe/ose përdorim të autorizuar të Kontraktorit (“Sistemi”), i cili
konsiston në një platformë elektronike nëpërmjet të cilës Komuna permes NPL Prishtina
Parking do të monitorojë dhe administrojë shërbimin e parkimit me pagesë nga qytetarët
apo subjektet tregtare në rrugë. Konkretisht, nëpërmjet Sistemit, Komuna permes Prishtina
Parking do të realizojë:

- Realizimin e parkimit publik me pagesë në rrugë në zonat e përcaktuara nga Aneksin


1;
- Monitorimin e parkimit publik me pagesë nga qytetarët;
- Arkëtimin e të ardhurave nga tarifat e parkimit publik me pagesë pranë buxhetit të
Komunës;
- Inspektimin e zbatimit nga qytetarët/subjektet tregtare të parkimit me pagesë në rrugë
në zonat e përcaktuara si të tilla nga Komuna.

(b) Asistencë teknikë gjatë gjithë Kohëzgjatjes së Kontratës;


(c) Mirëmbajtjen e Sistemit;
(d) Ofrimin e asistencës teknike për pajisjet e dëmtuara;
(e) Trajnimin e stafit të NPL Prishtina Parking të punësuar për
vendosjen në punë, operimin, monitorimin dhe inspektimin e
sistemit të kontrollit me pagesë të parkimit;

1.2. Sistemi, të dhënat teknike të të cilit janë përshkruar në mënyrë të detajuar në Aneksin 2,
mundëson kryerjen e pagesave për llogari të NPL Prishtina Parking nga përdoruesi i automjetit
të parkuar në format e mëposhtme:

(a) Pagesë sipas kohëqëndrimit me bileta;


(b) Pagesë sipas kohëqëndrimit me sistemin e aplikacionit celular për pajisje smart që funksionojnë
me sisteme Android dhe IOS;
(c) Pagesë sipas kohëqëndrimit me SMS të dërguar në një short number të siguruar në mënyrë të
pavarur nga Komuna;
(d) Pagesë sipas kohëqëndrimit të paguar nëpërmjet një pajisjeje të vecantë të furnizuar nga
Kontraktori sipas specifikave në Aneksin 2.
Palët mund të bien dakord për të shtuar apo ndryshuar format e pagesës të lidhura me Sistemin
kohë pas kohe duke nënshkruar bashkarisht një adendum të kësaj Kontrate.

1.3. Ndihma dhe Suporti Kontraktori do të kryejë përpjekje të arsyeshme për të asistuar NPL
Prishtina Parking në shfrytëzimin e Shërbimeve. Për këtë qëllim, Kontraktori pranon se do
vendosë në dispozicion të Komunës dhe NPL Prishtina Parking një punëmarrës të tij i cili do
t’i ofrojë Komunës mbeshtetje me telefon, online apo në vend në lidhje me shfrytëzimin e
Shërbimeve apo riparimin e defekteve teknike.

1.4. Lincesimi i Teknologjise Kontraktori me anë të kësaj Kontrate i jep Komunës të drejta jo
ekskluzive dhe të patransferueshme për të përdorur teknologjinë e lidhur me Shërbimet dhe
Sistemin në pronësi dhe/ose përdorim të licensuar të Kontraktorit. Komuna nuk do ta përdorë
këtë Teknologji për ndonjë qëllim tjetër përvec se Shërbimet e lidhura me Sistemin. Komuna
pranon se gjatë Kohëzgjatjes së Kontratës, Kontraktori është burimi i vetëm i Teknologjisë për
Komunën ose ndonjë teknologjie të ngjashme në lidhje me kontrollin e parkimit publik me
pagesë.

NENI 2
SHËRBIMET DHE PUNIMET PLOTËSUESE TË KONTRAKTORIT

2.1. Në funksion të realizimit të Shërbimeve, Kontraktori merr përsipër të realizojë me shpenzimet


e tij, për llogari të Komunësdhe NPL Prishtina Parking, por vetëm një herë gjatë të gjithë
Kohëzgjatjes së Kontratës (duke përshirë dhe cdo zgjatje/ripërtëritje të Kohëzgjatjes së
Kontratës):

(a) Vijëzimin/ngjyrosjen e vend-parkimeve në zonat e parkimit të përcaktuara në Aneksin 1


në përputhje me kërkesat e vijëzimit/ngjyrosjes të përcaktuara aktet përkatëse ligjore për
parkimin publik, ose, nëse nuk ka të tilla të miratuara, vijëzimin dhe ngjyrosjen e vend-
parkimeve sipas standartave gjerësisht të pranuara në Bashkim Europian.

(b) Vendosjen e sinjalistikës përkatëse rrugore vertikale dhe horizontale në lidhje me vend-
parkimet në zonat e përcaktuara në Aneksin 1 në përputhje me kërkesat e
vijëzimit/ngjyrosjes të përcaktuara aktet përkatëse ligjore për parkimin publik, ose, nëse
nuk ka të tilla të miratuara, vijëzimin dhe ngjyrosjen e vend-parkimeve sipas standartave
të pranuara në Bashkim Europian. Përjashtohen nga ky vendosja e sinjalistikës horizontale
dhe vertikale për vend-parkime të rezervuara për institucione shtetërore apo private (duke
përfshirë por jo vetëm organizata të ndryshme qeveritare, ndërkombëtare, private ose
publike, subjekte tregtare, etj) sipas marrëveshjes përkatëse me Komunën për parkimet e
rezervuara.
2.2. Komuna ka detyrimin t’i sigurojë Kontraktorit brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i Kontratës,
projektin e zonave të parkimit me pagesë i cili duhet të përfshijë:

(a) Zonat publike ku do të kryhet parkimi me pagesë në mënyrë ekskluzive nëpërmjet


Sistemit të integruar të parkimit me pagesë të ofruar nga Kontraktori;
(b) Numri i vendeve të parkimit në Zonat e përcaktuara;
(c) Vendet e parkimit të destinuara për parkimin e automjeteve të personave me aftësi të
kufizuara;
(d) Vendet e parkimit të destinuara për automjetet e licensuara për shërbimin taksi;
(e) Vendet e parkimit të destinuara për institucionet publike qendrore dhe vendore.

2.3. Detyrimi i Kontraktorit sipas Nenit 2.1. nuk e përfshin vendosjen e vijëzimit si dhe sinjalizimit
përkatës horizontal dhe vertikal për parkimet e rezervuara për automjetet e subjekteve që
ushtrojnë një aktivitet të caktuar në një zonë, me qëllim mbështetjen e aktivitetit kryesor të
subjektit (qofshin këto publike apo private) sipas marrëveshjes përkatëse me Komunën për
parkimet e rezervuara. Kontraktori mund të ofrojë punimet e vendosjes së sinjalistikës dhe
vijëzimeve përkatëse për këto raste, gjatë gjithë Kohëzgjatjes së Kontratës, kundrejt cmimeve
të parashikuara në Aneksin 3.

NENI 3
PAJISJET E LIDHURA ME SISTEMIN

3.1. Teknologjia e Sistemit, përfshin pajisjet dhe instrumentet e mëposhtëm, karakteristikat teknike
të të cilave janë përshkruar në mënyrë të detajuar në Aneksin 2:

(a) Pajisjen e vecantë (device) e cila mund të blehet ose merret me qira nga përdoruesit e
automjetit, instalohet në automjetin e tyre dhe monitoron kohëqëndrimin e parkimit me
pagesë nga përdoruesi i automjetit;
(b) Lexues (reader) i cili instalohet në të gjitha pikat e shitjes së biletave të kontraktuara nga
Komuna për realizimin e shitjes së biletave në funksion të pagesës së kohëqëndrimit të
parkimit publik me pagesë me anë të instrumentit të biletës;
(c) Pajisjen e inspektorëve të kontrollit të parkimit publikë me pagesë që konsiston në një
lexues (reader) i cili verifikon në kohë reale dhe në lidhje të drejtpërdrejtë me Sistemin
nëse përdoruesit e automjetit kanë paguar parkimin në vend-parkimet të cilat i nënshtrohen
parkimit publik me pagesë sipas kësaj Kontrate.
(d) Biletat për kohë-qëndrimin e parkimit publik me pagesë.

3.2. Të gjitha pajisjet dhe instrumentet e mësipërm do të furnizohen nga Kontraktori për Komunën
kundrejt pagesës së cmimit përkatës për njësi pajisje të përcaktuar në Aneksin 3 duke patur
parasysh se:
3.2.1 Biletat e parkimit do të printohen vetëm nga Kontraktori sipas modelit të përcaktuar në Aneksin
2 të Kontratë sipas porosisë së Komunës dhe NPL Prishtina Parking për numrin e Biletave për
cdo muaj gjatë Kohëzgjatjes së Kontratës. Komuna duhet të porosistë të paktën [] njësi bileta
për cdo 30 ditë gjatë Kohëzgjatjes së Kontratës. Cmimi i biletave të porositura do të paguhet
nga Komuna menjëherë pas lëshimit të faturës përkatëse nga Kontraktori;

3.2.2 Biletat e parkimit do të tregtohen vetem në pika shitje të autorizuara të kontraktuara nga
Komuna të cilat do të furnizohen me pajisjen lexues (reader) që bën leximin e biletave të
tregtuara nga pikat e shitjes. Këto pajisje do të furnizohen për Komunën nga Kontraktori
kundrejt porosisë sa herë të jetë e nevojshme. Cmimi i tyre do të paguhet nga Komuna pas
lëshimit të faturës përkatëse të shitjes nga Kontraktori.

3.2.3 Pajisjet e vecanta të cilat instalohen në automjetin e përdoruesit do të shpërndahen nga Komuna
për përdoruesit e interesuar të automjeteve nëpërmjet shitjes apo qiradhënies sipas cmimeve të
përcaktuara nga Komuna për këtë qëllim. Kontraktori do të furnizojë Komunën me pajisjet
sipas porosisë sa herë të jetë e nevojshme kundrejt cmimit përkatës të përcaktuar në Aneksin 3
i cili do të paguhet nga Komuna me lëshimin e faturës përkatëse nga Kontratori.

NENI 4
PAGESA PËR SHËRBIMET

4.1. Për Shërbimet e ofruara nga Kontraktori sipas Nenit 1, Komuna do të shpërblejë Kontraktorin
me anë të mekanizmit të ‘revenue sharing’ (ndarjes së të ardhurave) sipas të cilat, Kontraktori
do të përfitojë ___________% (_________ përqind) të të gjitha të ardhurave bruto të arkëtuara
nga Komuna në funksion të parkimit publik me pagesë në zonat e përcaktuara nga Aneksin 1,
gjatë gjithë Kohëzgjatjes së Kontratës (duke përshirë zgjatjen dhe ripërtëritjen e afatit), duke
përshirë në mënyrë të detajuar (por pa u kufizuar vetëm në to) të ardhurat e mëposhtme:

(a) Të gjithë të ardhurat e arkëtuara nëpërmjet Sistemit dhe instrumentet e pagesës të ofruara
nga Sistemi (aplikacion celular, short number, pajisje e vecantë, biletë);
(b) Të gjitha penalitetet/gjobat e vendosura nga Komuna për moskryerjen e pagesave për
shërbimin e parkimit kundrejt përdoruesve të automjetit, të arkëtuara nga Komuna;
(c) Të gjtha penalitetet/gjobat të vendosura për subjejtet të cilët dëmtojnë sinjalistikën
vertikale dhe horizontale të parkimit publik me pagesë në zonat e përcaktuara në Aneksin
1 të Kontratës nëse këto gjoba janë arkëtuar nga Komuna;
(d) Të gjitha të ardhurat e arkëtuara nga Komuna për vend-parkimet e rezervuara drejtpërdrejt
nga subjektet përkatëse sipas tarifave të përcaktuara nga Komuna sipas marrëveshjes
përkatëse me Komunën.

Tarifat e parkimit publik me pagesë dhe penalitetet/gjobat përkatëse sipas pikave (b), (c) dhe
(d) do të përcaktohen nga Komuna (nëse nuk janë të përcaktuara) brenda 60 ditëve nga
nënshkrimi i Kontratës dhe janë sipas niveleve të përcaktuara në Aneksin 4.

4.2. Kontraktori do lëshojë faturë mujore për NPL Prishtina Parking në përputhje me Nenin 4.1. e
cila do të paguhet nga NPL Prishtina Parking brenda 30 ditëve nga lëshimi i faturës. Për të
monituar të ardhurat e arkëtuara nga Komuna në funksion të shërbimit të parkimit publik me
pagesë, Komuna dhe NPL Prishtina Parking do të vendosë në dispozicion të Kontraktorit, me
kërkesë të këtij të fundit, një raport mbi të ardhurat e faturuara dhe/ose arkëtuara sipas pikave
(a) – (d) të Nenit 4.1. për periudhën e kërkuar nga Kontraktori. Nëse sipas raportit, Kontraktori
konstaton se disa zëra të të ardhurave nuk janë faturuar në përiudhat paraardhesë, ai ka të drejtë
t’i përfshijë ato në faturat e ardhshme për Komunën, sipas rastit.

4.3. Pajisjet (hardëare) dhe biletat të cilat do të furnizohen nga Komuna apo punët dhe punimet
ndryshme të kryera nga Kontraktori me kërkesë të Komunës të cilat nuk janë të përfshira në
pagesën sipas Nenit 4.1. dhe i nënshtrohen cmimeve të vecanta të përcaktuara në Aneksin 3,
do të faturohen nga Kontraktori rast pas rasti.

NENI 5
DETYRIMET DHE DEKLARIMET E KONTRAKTORIT

5.1. Detyrimet

5.1.1. Ndërkohë që kjo Kontratë lidhet midis Komunës dhe Kontraktorit, palët kanë pranuar se, nëse
kërkohet nga ligji i zbatueshëm në Republikën e Kosovës, Kontraktori do të krijoë një shoqëri
(degë apo filial) të Kontraktorit në Republikën e Kosovës (“SPV”) brenda 60 ditëve nga
nënshkrimi i Kontratës, e cila duhet të zbatojë këtë Kontratë në vend të Kontraktorit. Për këtë
qëllim, në datën e regjistrimit të SPV-se në regjistrin tregtar përkatës të Repubilës së Kosovës
(“Data e Transferimit”), të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Kontraktorit sipas kësaj Kontrate
do t’i transferohen SPV-së, dhe për pasojë, SPV-ja do të bëhet Palë e Kontratës dhe do të
zëvendësojë Kontraktorin pa qënë nevoja për ndonjë miratim të mëtejshëm nga Komuna.
Kontraktori garanton se kërkesat e kësaj Kontrate do të përfshihen në dokumentet themelore të
SPV-së. Pas zëvendësimit të Kontraktorit me SPV-në në Datën e Transferimit,

(a) të gjitha referencat për Kontraktorin do të nënkuptojnë SPV-në në këtë Kontratë;

(b) Kontraktori do të shkarkohet nga të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga
Kontrata me përjashtim të të drejtave që burojnë nga Neni 11, Neni 13 dhe Neni 15.2.

5.1.2. Kontraktori ka detyrimin të bëjë vijëzimin/ngjyrosjen e vendeve të parkimit dhe instalimin e


sinjalistikës përkatëse horizontale dhe vertikale në zonat e përcaktuara sipas Aneksit 1, në
përputhje me Nenin 2.
5.1.3. Kontraktori ka detyrimin të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për Komunën dhe NPL
Prishtina Parking për lidhjen e Sistemit me sistemet kompjuterike/IT të Komunës dhe
instalimet përkatëse në sallën e monitorimit (Control Room) të Sistemit por duke patur parasysh
se ambientet ku do të instalohet salla e monitorimit dhe pajijset e nevojshme (kompjuter,
monitor televizori, kabulla, etj) do të sigurohen nga vetë Komuna.

5.1.4. Kontraktori do të ofrojë të gjithë bashkëpunimin dhe asistencën teknike të nevojshme gjatë
gjithë Kohëzgjatjes së Kontratës. Për këtë qëllim, ai do të caktojë një person që do të shërbejë
si pikë kontakti me Komunën, të dhënat e të cilit do t’ia njoftojë me shkrim Komunës pas
nënshkrimit të Kontratës.

5.1.5. Kontraktoi do të ofrojë dhe sigurojë për Komunën, kundrejt pagesës sipas cmimeve të
përcaktuara nga Aneksin 3, të gjitha pajisjet që do të përdoren për arkëtimin e pagesave, leximin
e biletave nga pikat e shitjes dhe pajisjet mobil të inspektorëve të parkimit.

5.1.6. Kontraktori do të prodhojë biletat e parkimit sipas cmimeve të përcaktuara nga Aneksin 3 dhe
karakteristikave të përcaktuara në Aneksin 2.

5.1.7. Kontraktori do të ofrojë trajnimin e stafit të Komunës dhe NPL Prishtina Parking të ngarkuar
me zbatimin e kontrollit të parkimit publik me pagesë duke përfshirë por jo vetëm, personat të
cilët do të realizojnë funksionet e përcaktuara për sallën e monitorimit dhe inspektorët e
parkimit me pagesë të punësuar/kontraktuar nga Komuna, brenda 3 (tre) muajve nga data e
nënshkrimit të Kontratës.

5.1.8. Kontraktori do të sigurojë mirëmbajtjen e Sistemit dhe riparimin e difekteve të mundshme gjatë
gjithë Kohëzgjatjes së Kontratës.

5.1.9. Kontraktori do të ofrojë, kundrejt pagesës, ofrimin e asistencës teknike për pajisjet e dëmtuara
ose zëvendesimin e tyre.

5.2. Deklarimet

5.2.1. Që nga data e nënshkrimit dhe gjatë gjithë Kohëzgjatjes, Kontraktori deklaron dhe garanton
se:
(a) është i organizuar rregullisht, ekziston ligjërisht dhe është aktiv, sipas ligjit përkatës të
shtetit ku është regjistruar;

(b) ka të drejta të plota dhe autoritet për të nënshkruar, përmbushur dhe kryer detyrimet e
tij sipas kësaj Kontrate;

(c) ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të autorizuar nënshkrimin,


përmbushjen dhe realizimin e kësaj Kontrate;

(d) nënshkrimi dhe dorëzimi i kësaj Kontrate dhe/ose përmbushja e secilit prej detyrimeve
të Kontraktorit, sikurse përcaktohen në këtë Kontratë nuk shkel statutin e tij, aktet
nënligjore apo dokumente të tjera të shoqërisë tregtare që janë detyruese për të dhe/ose
çdo kontratë të zbatueshme nënshkruar prej tij;

(e) kjo Kontratë përbën ndaj tij detyrim ligjor, të vlefshëm dhe detyrues, të zbatueshëm
kundrejt tij në përputhje me kushtet e saj; dhe detyrimet e tij në këtë Kontratë do të jenë
ligjërisht të vlefshme, detyruese dhe të zbatueshme në përputhje me kushtet e saj;

(f) Kontraktori nuk është në proçes falimentimi apo likuidimi.

NENI 6
TË DREJTAT E KONTRAKTORIT

Duke pasur parasysh detyrimet e Kontraktorit në këtë Kontratë:

6.1. Komuna do t’i garantojë Kontraktorit marrjen e të gjitha lejeve/autorizimeve të nevojshme për
realizimin e punëve, Shërbimeve dhe punimeve nga Kontraktori në zbatim të kësaj Kontrate
duke përshirë por jo vetëm të gjitha lejet të cilat janë kompetencë e Komunës.

6.2. Komuna do t’i ofrojë Kontraktorit ekskluzivitetin e shërbimit të parkimit publik me pagesë në
zonat e paracaktuara në Aneksin 1 të Kontratës gjatë gjithë Kohëzgjatjes së Kontratës (duke
përshirë dhe shtesat/ripërtëritjet e saj). Nesë Komuna dëshiron të shtrijë shërbimin e parkimit
publik me pagesë në zona të tjera publike, rrugë apo sheshe të rrethuara ose jo, Kontraktori ka
të drejtën e refuzimit të parë (right of first refusal) për të ofruar Shërbimet dhe Sistemin për
zonat e reja në kushte dhe terma të dakorduara nga palët rast pas rasti.

6.3. Kontraktori do të përfitojë pagesat dhe cmimet e përcaktuara në këtë Kontratë në kohën dhe
mënyrën e duhur, pa asnjë zbritje, reduktim apo komision të mbajtur nga Komuna në llogarinë
bankare të Konktraktorit njoftuar Komunës me shkrim nga ana e kontraktorit.

6.4. Komuna deklaron se kjo Kontratë është lidhur në përputhje me ligjin e zbatueshëm në
Republikën e Kosovës dhe nuk vjen në kundërshtim me asnjë aspekt të ligjit të zbatueshëm.
NENI 7

DETYRIMET E KOMUNËS

7.1. Në cdo zonë të përcaktuar në Aneksin 1 në të cilën mund të jenë instaluar paraprakisht pajisje
apo instrumente të parkimit publik me pagesë ose sinjalistika të cilat nuk mund të ndërlidhen
me Sistemin dhe Shërbimet e Kontraktorit, Komuna ka detyrimin e heqjes dhe pastrimit të tyrë
nga zonat përktëse brenda 90 ditëve nga data e nënshkrimit të Kontratës.

7.2. Komuna dhe NPL Prishtina Parking ka detyrimin që brenda 60 ditëve nga nënshkrimi i
Kontratës të përzgjedhë dhe punësojë me kohë të plotë, në përputhje me ligjin e zbatueshëm,
stafin e saj që do të dedikohet në funksion të zbatimit të Shërbimeve të ofruara nga Kontraktori,
duke përshirë, por jo vetëm, punonjësit që do të operojnë sallën e monitorimit të parkimit publik
me pagesë të instaluar nga Kontraktori (Control Room) dhe inspektorët e dedikuar për
inspektimin dhe kontrollin e automjeteve të parkuara në vend-parkimet në zonat e paracaktuara
për pagim me pagesë sipas kësaj Kontrate duke patur parasysh se numri i punonjësve inspektorë
nuk mund të jetë më pak se 1 inspektor për 200 vend-parkime.

7.3. Komuna, brenda 30 ditëve nga data e nënshkrimit të Kontratës, do të sigurojë ambientet në të
cilat do të instalohet Sistemi dhe do të kryhet monitorimi i parkimit publik me pagesë (Control
Rrom).

7.4. Komuna ka detyrimin që të sigurojë në kohë, dhe sa më shpejt të jetë e mundur, të gjitha lejet,
miratimet, autorizimet e nevojshme për Kontraktorin që të fillojë zbatimin e Shërbimeve dhe
kryerjen e punimeve (sinjalistikë, vijëzime, ngjyrosje) në zbatim të kësaj Kontrate, në mënyrë
të tillë që të lejojë Kontraktorin të kryejë këto punë dhe punime në kohë të arsyeshme brenda
afatave të caktuara për të në këtë Kontratë.

7.5. Komuna ka detyrimin e bashkëpunimit serioz dhe korrekt me Kontraktorin në drejtim të


zbatimit të Kontratës dhe të realizimit të Shërbimeve dhe detyrimeve të Kontraktorit. Për këtë
qëllim, Komuna do të njoftojë me shkrim personin e caktuar prej saj i cili do të shërbejë si pikë
kontakti mes Kontraktorit dhe Komunës për të gjitha komunikimet dhe cështjet të cilat kërkojnë
bashkëpunim dhe komunikim eficent midis palëve në Kontratë. Gjtihashtu Komuna, merr
përsipër të suportojë publikisht Kontraktorin dhe ndërgjegjësojë qytetarët në lidhje me
detyrimin e parkimit publik me pagesë.

7.6. Komuna ka detyrimin të bëjë transparente për Kontraktorin dhe t’i vendosë atij në dispozicion
të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me autorizimet/marrëveshjet për parkimet e
rezervuara nga palë të treta si ente publike apo private, organizata jo fitim prurëse, institucione
qeveritare ose ndërkombëtare, etj dhe tarifat e dakorduara midis Komunës dhe të tretëve në
lidhje me parkimet e rezervuara, në funksion të detyrimeve të pagesës së Komunës ndaj
Kontraktorit sipas Nenit 4.
7.7. Komuna ka detyrimin të furnizohet nga Kontraktori, kundrejt pagesës së cmimeve të
dakorduara në Aneksin 3 ose në mungesë të përcaktimit në Aneksin 3, cmimeve të caktuara
nga Kontraktori, të të gjithë pajisjeve në funksion të Sistemit dhe Teknologjisë së përdorur nga
Sistemi si lexuesit mobil për inspektorët, lexuesit për pikat e shitjes, pajisjet e përdoruesve të
automjetit dhe cdo pajisje tjetër e cila mund të bëhet e nevojshme rast pas rasti.

7.8. Komuna ka detyrimin të kontraktojë njësi/subjekte tregtare të autorizuara për shitjen e biletave
të kontrollit të parkimit me pagesë të furnizuara nga Kontraktori dhe t’i vendosë atyrë në
dispozicion pajisjen (lexuesin) e furnizuar nga Kontraktori për shitjen e biletave. Komuna nuk
mund të kryejë shitjen e biletave në mënyrë fizike me persona/individë qe nuk janë pika shitje
të autorizuara dhe të pajisura me lexuesin përkatës të lidhur me Sistemin.

7.9. Komuna ka detyrimin të ofrojë të gjithë bashkëpunimin, informacionin, dokumentacionin dhe


asistencën teknike të nevojshme përkundrejt Kontraktorit për të lejuar dhe mundësuar brenda
afateve të përcaktura në Kontratë:

(a) Instalimin e Sistemit nga Kontraktori;

(b) Ndërlidhjen e aplikacionit celular të Sistemit me të dhënat bankare të Komunës;

(c) Ndërlidhjen e Sistemit me short number të siguruar nga Komuna për realizimin e parkimit
me pagesë nëpërmjet dërgimit të një SMS-je nga përdoruesi i automjetit;

(d) Nëse Komuna nuk e ka akoma një short number në të cilin mund të kryhet parkimi publik
me pagesë nëpërmjet dërgimit të SMS-ve, atëherë ajo do të sigurojë një të tillë dhe
marrëveshjet përkatëse me operatorët celularë në Republikën e Kosovës për të mundësuar
ndërlidhjen dhe funksionimin e Sistemit në mënyrën e duhur, brenda 60 ditëve nga
nënshkrimi i Kontratës.

NENI 8
HYRJA NË FUQI DHE KOHËZGJATJA E KONTRATËS

8.1. Kjo Kontratë është e vlefshme nga data e nënshkrimit të saj prej Palëve. Të drejtat dhe detyrimet
e Kontraktorit për të filluar ofrimin e Shërbimeve sipas Nenit 1 të Kontratës janë të kushtëzuara
më kryerjen e të gjitha detyrimeve paraprake të Kontraktorit dhe Komunës të përcaktuara në
nene të vecanta të saj të cilat duhet në cdo rast të jenë realizuar brenda 90 ditëve nga data e
nënshkrimit të Kontratës (“Data e Fillimit”).
8.2. Kontrata do të jetë në fuqi për 12 muaj kalendarikë nga Data e Fillimit.
8.3. Asnjëra prej palëve nuk mund ta zgjidhë paraprakisht këtë Kontratë përvec se në rastet e
parashikuara shprehimisht në të.
8.4. Në rastin kur kushtet dhe detyrimet e vetme që nuk janë përmbushur brenda afatit 90 ditor, janë
kushtet dhe detyrimet në ngarkim të Komunës, Kontraktori mund të zgjidhë këtë Kontratë me
një njoftim me shkrim për Komunën brenda afatit të përcaktuar në njoftimin me shkrim. Me
mbarimin e afatit të përcaktuar në njoftimin me shkrim, Kontrata zgjidhet automatikisht pa
patur nevojë për një njoftim të dytë, përvec rastit kur Kontraktori vendosë të zgjasë afatin nga
i cili kushtëzohet Data e Fillimit edhe për 30 (tridhjetë) ditë të tjera për t’i mundësuar Komunës
realizimin e detyrimeve paraprake nga ana e saj. Me rastin e zgjidhjes së Kontratës nga
Kontraktori në përputhje me këtë Nen, Komuna detyrohet t’i paguajë Kontraktorit të githa
shpenzimet dhe investimet e kryera prej tij deri në atë moment në funksion të realizimit të
detyrimeve të tij paraprake dhe gjithashtu, një penalitet prej [] EUR.
8.5. Në rastin kur kushtet dhe detyrimet e vetme që nuk janë përmbushur brenda afatit 90 ditor, janë
kushtet dhe detyrimet në ngarkim të Kontraktorit, Komuna mund të zgjidhë këtë Kontratë me
një njoftim me shkrim për Kontraktorin brenda afatit të përcaktuar në njoftimin me shkrim. Me
mbarimin e afatit të përcaktuar në njoftimin me shkrim, Kontrata zgjidhet automatikisht pa
patur nevojë për një njoftim të dytë, përvec rastit kur Komuna vendosë të zgjasë afatin nga i
cili kushtëzohet Data e Fillimit edhe për 30 (tridhjetë) ditë të tjera për t’i mundësuar
Kontraktorit realizimin e detyrimeve paraprake nga ana e tij. Me rastin e zgjidhjes së Kontratës
nga Komuna në përputhje me këtë Nen, Kontraktori detyrohet t’i paguajë Kontraktorit të githa
shpenzimet e kryera prej saj deri në atë moment në funksion të realizimit të detyrimeve të tij
paraprake dhe gjithashtu, një penalitet prej [] EUR.

NENI 9

FORCA MADHORE

9.1. Një "Ngjarje e Forcës Madhore" është çdo rrethanë që nuk është nën kontrollin e arsyeshëm,
të drejtpërdrejt apo të tërthortë, të Palës së prekur ("Pala e Prekur") që rezulton, apo shkakton
dështim të plotë apo të pjesshëm të Palës së Prekur në përmbushjen e ndonjë prej detyrimeve
të saj sipas kësaj Kontrate (me përjashtim të pagesave sipas Kontratës), por vetëm kur dhe në
masën që:

(i) kjo rrethanë, pavarësisht nga ushtrimi i korrektesës së arsyeshme, nuk mund të
pengohet apo nuk mund ishte penguar, shmangur apo hequr nga Pala e Prekur;

(ii) Pala e Prekur mori apo ka marrë të gjitha masat e arsyeshme paraprake, ka treguar
kujdesin e duhur dhe marrë masat e arsyeshme alternative për të shmangur efektin
e një ngjarjeje të tillë në mundësinë e Palës së Prekur për të përmbushur detyrimet
e saj sipas kësaj Kontrate dhe për të zbutur pasojat e saj;

(iii) ngjarja nuk është, ose nuk ishte, rezultat i drejtpërdrejtë apo i tërthortë i shkeljes nga
Pala e Prekur e ndonjë prej detyrimeve të saj sipas kësaj Kontrate; dhe

(iv) Pala e Prekur i ka dhënë njoftim Palës tjetër brenda shtatë (7) ditëve pas zbulimit të
Palës së Prekur të ngjarjes, bashkë me nje raport që përcakton natyrën e kësaj
ngjarjeje dhe masave që ka marrë dhe planifikon të marrë në mënyrë që të shmangë
ose zbusë efektet e ngjarjes.

Ngjarjet e Forcës Madhore përfshijnë rrethanat e mëposhtme me kusht që ato të plotësojnë


kriteret e parashikuara në përkufizimin e Ngjarjes së Forcës Madhore më lart:

(i) akt lufte, pushtim, apo akt i një armiku të jashtëm, apo akt terrorizmi, bllokadë,
embargo, racionim, që në secilin rast ndodh brenda apo që përfshin Republikën e
Kosovës;

(ii) akte rebelimi, trazira civile, greva me natyrë politike, akte fushate terrorizmi, apo
sabotazh me natyrë politike që në çdo rast ndodhin brenda Republikës së Kosovës;

(iii) rrufe, zjarr, tërmet, stuhi, ciklon, tajfun, tornado apo fatkeqësi të tjera natyrore.

9.2. Pala e Prekur justifikohet për mospërmbushjen e detyrimeve dhe nuk interpretohet se është në
shkelje të detyrimeve të saj në lidhje me Kontratës për sa kohë që, dhe në masën që, një
mospërmbushje e tillë vjen për shkak të Ngjarjes së Forcës Madhore. Pala e Prekur ka për
detyrë të zbusë efektet e Ngjarjes së Forcës Madhore.

9.3. Pala e Prekur ka të drejtë të zgjidhë këtë Kontratë, në përputhje me Nenin 11, në rrethanat e
mëposhtme:

(a) përfundimi i punimeve të Kontraktorit apo kryerja e Shërbimeve pengohet,


vështirësohet apo vonohet në mënyrë të konsiderueshme për më shumë se nëntëdhjetë
(90) ditë të njëpasnjëshme për shkak të një apo më shumë Ngjarjesh të Forcave
Madhores; ose

(g) ndodhia e Ngjarjeje të Forcës Madhore është e tillë që efektet e saj duken qartë dhe pa
mëdyshje se do të pengojnë apo vonojnë përfundimin e punimeve apo kryerjen e
Shërbimeve për një periudhë të vazhdueshme prej të paktën nëntëdhjetë (90) ditësh, ku

(secila është një "Ngjarje e Zgjatur e Forcës Madhore").

NENI 10

Forcë Madhore Politike

10.1. “Ngjarja Politike e Forcës Madhore" është çdo veprim apo mosveprim i një organi shtetëror
në Republikën e Kosovës, qendror ose lokal, i përcaktuar në Nenin 10.2 që ndodh pas datës së
nënshkrimit të kësaj Kontrate dhe që nuk mund të ishte parashikuar në mënyrë të arsyeshme,
që ka një efekt të keq material në (i) mundësinë e Kontraktorit për të respektuar dhe përmbushur
një prej të drejtave dhe detyrimeve të tij sipas Kontratës, dhe/ose (ii) realizuar koston apo
fitimet e tij sipas Kontratës.

10.2. Rrethanat e mëposhtme përbëjnë Ngjarje Politike e Forcës Madhore me kusht që këto rrethana
të plotësojnë kriteret e parashikuara në Nenin 10.1:

(a) mosdhënia e ndonjë lejeje që kërkohet për qëllimet e përmbushjes së rregullt nga
Kontraktorit të detyrimeve të tij dhe zbatimit të të drejtave të tij sipas kësaj Kontrate,
përveç se kur ky mosveprim provohet se rezulton drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht
nga mosrespektimi i ligjit të zbatueshëm prej Kontraktorit;
(b) ndalimi apo kufizimi i shpërndarjes së dividendëve të të Kontraktorit apo mjeteve
të tjera të ri-atdhesimit apo transferueshmërisë së fitimeve apo të ardhurave të
Kontraktorit;

(c) çdo akt që prek ligjshmërinë, vlefshmërinë, natyrën detyruese apo zbatueshmërinë
e Kontratës.

10.3. Brenda tridhjetë (30) ditësh nga njoftimi i Kontraktorit për një Ngjarje Politike të Forcës
Madhore, Autoriteti siguron zgjidhje ligjore të Ngjarjes Politike të Forcës Madhore në fjalë.

10.4. Nëse Autoriteti nuk mund të sigurojë një zgjidhje të Ngjarjes Politike të Forcës Madhore
përpara përfundimit të periudhës tridhjetë (30) ditore, Palët diskutojnë menjëherë mundësinë
për të arritur një zgjidhje të kënaqshme për të dyja Palët me qëllim për ta rikthyer Kontraktorin
në pozitën që do të kishte qenë (duke përfshirë kompensim për kostot dhe fitimin e munguar)
në rast se një Ngjarje e tillë Politike e Forcës Madhore nuk do të kishte ndodhur. Në rast se
Autoriteti nuk arrin të korrigjojë apo rikthejë situatën brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga
fillimi i një konsultimi të tillë (ose nëse Autoriteti nuk ka arritur apo nuk ka pranuar të
diskutojë), Kontraktori ka të drejtë ta zgjidhë këtë Kontatë në përputhje me Nenin 11.

NENI 11

RASTET E MOSPERMBUSHJES DHE ZGJIDHJA E PARAKOHSHME E KONTRATES

11.1. Një “Rast Mospërmbushje i Kontraktorit" nënkupton çdo:

(a) rast falimentimi që prek Kontraktorin;


(b) cdo shtrembërim, deklaratë e pavërtetë ose e gabuar apo shkelje e deklarimeve nga
Kontraktori që ndikon negativisht këtë Kontratë, dhe/ose kryerjen e Shërbimeve nga
Kontraktori;
(c) çdo shkelje tjetër materiale e kësaj Kontrate nga Kontraktori; ose

11.2. Një "Rast Mospërmbushje i Autoritetit" nënkupton çdo:


(a) moskryerjen e pagesave ndaj Kontraktorit për një periudhë prej më shumë se 90
(nëntëdhjetë) ditë nga momenti që bëhen të kërkueshme dhe të pagueshme;

(b) cdo shkelje materiale e kësaj Kontrate nga ana e Autoritetit dhe mospërmbushje e
detyrimeve të tij në përputhje me kushtet e përcaktuara në Kontratë.

(c) cdo shtrembërim, deklarim i pavërtetë apo i gabuar apo shkelje e deklarimeve të
Autoritetit që ndikon negativisht këtë Kontrate.

11.3. Në rast se ndodh një Rast Mospërmbushje i Kontraktorit, ose një Rast Mospërmbushje i
Autoritetit, Pala që nuk ka kryer shkeljen i dërgon njoftim për rastin në fjalë Palës në
mospërmbushje ("Njoftim Mospërmbushje"). Pala në shkelje e korrigjon mospërmbushjen që
bëhet shkak për dërgimin e Njoftimit të Mospërmbushjes brenda tridhjetë (30) ditësh (apo një
periudhë më të gjatë siç mund të jetë parashikuar në Njoftimin e Mospërmbushjes, ose siç Palët
mund të bien bashkërisht dakord) pas Njoftimit të Mospërmbushjes ("Periudha e
Korrigjimit"), por vetëm nëse një Rast i tillë Mospërmbushjeje mund të korrigjohet. Në
mbarim të Periudhës së Korrigjimit, nëse: (i) Rasti i Mospërmbushjes nuk është korrigjuar; dhe
(ii) Palët nuk kanë rënë dakord të zgjasin Periudhën e Korrigjimit, Pala që nuk ka bërë shkelje
ka të drejtë t’i dërgojë Palës në shkelje një Njoftim për Zgjidhjen e Kontrates.
11.4. Pa cënuar Nenin 8, Autoriteti ka të drejtë të zgjidhë këtë Kontratë bazuar në:
(i) një Rast Mospërmbushje të Kontraktorit që nuk është korrigjuar gjatë Periudhës së
Korrigjimit;

(ii) një Ngjarjeje të Zgjatur të Forcës Madhore.

11.5. Pa cënuar nenin 8, Kontraktori ka të drejtë të zgjidhë këtë Kontrate bazuar në:
(i) një Rast Mospërmbushje të Autoritetit që nuk është korrigjuar brenda Periudhës së
Korrigjimit;

(ii) një Ngjarjeje të Zgjatur e Forcës Madhore;

(iii) një Ngjarjeje Politike të Forcës Madhore që nuk është korrigjuar apo zgjidhur sipas
nenit 10.4.

11.6. Çdo Palë që ka të drejtë të zgjidhë Kontratën në përputhje me Nenet 11.4 dhe 11.5 dhe që
dëshiron ta bëjë këtë, i dërgon një njoftim Palës tjetër ku e informon për qëllimin e saj për
zgjidhjen e Kontratës dhe ku deklaron arsyet për zgjidhjen e saj ("Njoftimi për Zgjidhjen e
Kontratës"). Marrëveshja zgjidhet efektivisht dhe automatikisht me tejkalimin e afatit prej
nëntëdhjetë (90) ditësh pas Njoftimit për Zgjidhjen e Kontratës.

11.7. Në rastin e zgjidhjes së parakohshme të Kontratës, Autoriteti i paguan Kontraktorit të gjithë


dëmin e pësuar prej tij për shkak të zgjidhjes së parakohshme të Kontratës duke përfshirë dhe
fitimin e munguar.
Neni 12
LIGJI I ZBATUESHËM
12.1. Kontrata rregullohet dhe interpretohet nga ligjet e Republikës së Kosovës, duke përjashtuar
rregullat për konfliktin e ligjeve.

NENI 13

ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

13.1. Në rastin e një mosmarrëveshjeje që lind nga çdo çështje apo në lidhje me këtë Kontratë
("Mosmarrëveshje"), secila Pala ka të drejtë të njoftojë për këtë Palën tjetër ("Njoftim për
Mosmarrëveshje").
13.2. Palët do të përpiqen t’i zgjidhin Mosmarrëveshjet në mirëbesim dhe me diskutime miqësore
brenda hapësirës së Komitetit Ndërlidhës.
13.3. Në rastin se Autoriteti dhe Kontraktori nuk arrijnë të nënshkruajnë një marrëveshje me shkrim
për zgjidhjen e Mosmarrëveshjes brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga Njoftimi i
Mosmarrëveshjes, Mosmarrëveshja mund të dërgohet për shqyrtim nga tre arbitra, në arbitrazh
sipas Rregullave të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC): një arbitër
caktohet nga secila Palë dhe i treti caktohet në përputhje me Rregullat në fjalë.
13.4. Procesi i arbitrazhit do të zhvillohet në Vienë në gjuhën angleze.
13.5. Kur një Mosmarrëveshje dërgohet për zgjidhje në arbitrazh, përveç lëndës në diskutim, Palët
kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtat e tyre të tjera përkatëse dhe të përmbushin detyrimet e tyre
të tjera përkatëse sipas Kontratës.

NENI 14

HEQJA DORË NGA IMUNITI

14.1. Secila Palë heq dorë në mënyrë të pakthyeshme në masën më të plotë të lejuar nga ligji i
zbatueshëm, në lidhje me veten, të ardhurat dhe asetet e saj (pavarësisht nga përdorimi faktik
apo i synuar i tyre), nga gjithë imuniteti për shkaqe sovraniteti apo shkaqe të tjera të ngjashme
përkundrejt (i) padive (ii) juridiksionit të çdo gjykate, (iii) sigurimin e padisë, urdhëravepër një
veprim të caktuar apo për dorëzimin e pronës, (iv) konfiskimin e pasurive (qoftë përpara ose
pas gjykimit) dhe nga (v) ekzekutimi apo zbatimi i një gjykimi, për të cilin ai vetë ose të
ardhurat e tij në të kundërt do të kishin pasur të drejtë në një proces ligjor në gjykatat e çdo
juridiksioni. Secila Palë pranon në mënyrë të pakthyeshme, me masën më të plotë të lejuar nga
ligji i zbatueshëm, se nuk do të kërkojë një imunitet të tillë në ndonjë proces.
NENI 15

TЁ NDRYSHME

15.1. Konfidencialiteti: Palët mbajnë konfidenciale dispozitat e kësaj Kontrate, përfshirë Shtojcat e
saj, si edhe çdo dokument të bërë të njohur, apo të dhënë Palës tjetër sipas kësaj Kontrate. Ky
detyrim nuk zbatohet për publikimin e informacionit:

(a) nga secila Palë, këshilltarëve apo konsulentëve të saj dhe, nga ana e Kontraktorit, në
marrëdhëniet e tij me financuesit qofshin ata potencialë apo aktuale, me kusht që të
gjithë këta këshilltarë, konsulentë apo financues të jenë të detyruar nga zotime të
barasvlershme konfidencialiteti;
(b) atyre palëve dhe në atë masë që është e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve
sipas kësaj Kontrate;
(c) që bëhet përgjithësisht i njohur për publikun, përveçse kur publikimi fillestar është
bërë nga njëra Palë në shkelje të këtij Neni;
(d) nëse dhe në shkallën e kërkuar nga ligji zbatueshëm; dhe
(e) për të respektuar një urdhër gjykate, ose një urdhër rregullator të një organi të
autorizuar publik.
15.2. Njoftimet: Çdo njoftim apo komunikim tjetër nga njëra Palë për Palën tjetër që kërkohet apo
lejohet të bëhet sipas dispozitave të kësaj Kontrate duhet të: (i) bëhet me shkrim; (ii) dorëzohet
personalisht (dorazi) apo dërgohet me postë të parapaguar rekomande, ose me korrier në
adresën e Palës tjetër të dhënë më poshtë, apo në një adresë tjetër që Pala tjetër e njofton me
shkrim, apo dërgohet me faks (me marrje të konfirmimit të transmetimit) në numrin e faksit të
Palës tjetër të dhënë mëposhtë, apo në një numër tjetër faksi që Pala tjetër mund njoftojë me
shkrim; dhe (iii) adresohet në vëmendjen e personit (personave) të caktuar më poshtë apo
personit (personave) të tjerë që Pala tjetër mund të njoftojë me shkrim:
Autoriteti: [•]

Kontraktori: [•]

Çdo njoftim apo komunikim tjetër i bërë nga njëra Palë për Palën tjetër, në përputhje me
dispozitat e mësipërme të këtij Neni, konsiderohet se është marrë nga Pala tjetër: (i) kur
dorëzohet dorazi, në ditën që lihet në adresën e asaj Pale, (ii) nëse dërgohet me postë të
parapaguar rekomande ose me korrier, dyzetë e tetë (48) orë nga data e postimit, ose (iii) kur
dërgohet me transmetim me faks, në datën e përcaktuar në konfirmimin e transmetimit.

15.3. Nëse ndonjë kusht apo dispozitë e kësaj Kontrate konsiderohet e pavlefshme apo e
pazbatueshme, dispozitat e tjera të mbetura të Kontratës nuk preken.
15.4. Palët në çdo kohë kryejnë të gjitha veprimet e tjera dhe nënshkruajnë dhe dorëzojnë çdo akt
dhe dokument tjetër që konsiderohet i nevojshëm për të përmbushur dhe zbatuar dispozitat e
kësaj Kontrate.

15.5. Kjo Kontratë, duke përfshirë preambulën dhe anekset e saj bashkëngjitur, përfaqëson të gjithë
marrëveshjen e lidhur midis Palëve në lidhje me këtë projekt dhe zëvendëson të gjitha
marrëveshjet apo rregullimet e mëparshme, qofshin ato me gojë apo me shkrim, midis këtyre
Palëve në lidhje me projektin dhe/ose në lidhje me përmbajtjen e kësaj Kontrate (duke përfshirë
çdo marrëdhënie apo shkëmbim informacioni në lidhje me projektin të tillë si kërkesa për
shprehje interesi dhe kërkesa për oferta, përmendur në hyrjen apo shprehjet e interesit dhe/ose
ofertat e paraqitura në përgjigje të dokumenteve në fjalë).

15.6. Asnjëra prej Palëve nuk konsiderohet se ka hequr dorë nga ndonjë dispozitë e kësaj Kontrate
përveç rastit kur kjo heqje dore bëhet shprehimisht me shkrim. Mungesa e insistimit nga njëra
Palë që Pala tjetër të përmbushë në mënyrë korrekte secilën prej dispozitave të kësaj Kontrate,
apo për të përfituar nga cdo e drejtë e saj sipas kësaj Kontrate, nuk interpretohet si heqje dorë
nga një dispozitë e tillë, ose heqje dorë nga të drejta të tilla në të ardhmen.

AUTORITETI KONTRAKTORI
ANEKSI 1: ZONAT E PARKIMIT PUBLIK ME PAGESE

ANEKSI 2: KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TE SISTEMIT DHE PAJISJEVE

ANEKSI 3: CMIMET PER SHERBIME DHE PAJISJE

ANEKSI 4: NIVELET E TARIFAVE TE PARKIMIT PUBLIK DHE PENALITETET/GJOBAT

You might also like