You are on page 1of 36

SUB

ROSA Kolegji ESLG

NDALIMI I SHPËRNDARJES URBANE:


MARIGONA RESIDENCE PËRBALLË
INDIKATORËVE TË QËNDRUESHMËRISË

EDIN MURATI
ABSTRAKT

Si çdo shtet i kontinentit të Evropës, Kosova ka kaluar në shumë ndryshime drastike ndër
vite me synim që të krijohet një cilësi e jetesës që do të ishte e kënaqshme për popullatën,
por pa rrezikuar mjedisin dhe botën shtazore e bimore.
Kërkesat e mëdha të banorëve për një jetë më të mirë larg zhurmës, ndotjes, pasigurisë dhe
problemeve tjera që shtrihen në kontekstin social e ekonomik, ka ngjallur jetësimin e
lagjeve sub-urbane. Kjo lëvizje e popullatës për të krijuar një zonë të sigurtë dhe për të
krijuar një cilësi më të mirë të jetës për vetën dhe gjeneratat e ardhshme ka ndikuar në
ndërtimet private duke shfrytëzuar tokën bujqësore.

Agjencia Evropiane e Mjedisit, me shqetësimin më të thellë për rritjen e lagjeve private në


zonat rurale, ka hartuar një program se si të reduktohen këto lëvizje të popullatës që për
synim, me apo pa dijeni, po ndikojnë në humbjet e tokës së plleshme.

Kosova ka një sipërfaqe të vogël si shtet, dhe qytetet ngadalë po rriten, e kjo si pasojw e
rritjes së zonave industriale në periferitë e qyteteve. Rast konkret kemi Prishtinën, së cilës i
është rritur kufiri urban dhe tani ndërtimet enorme vetëm se kanë zënë vend të
rëndësishëm që të plotësojnë kërkesat e banorëve.
Synimet që të kemi një qytet kompakt vetëm sa zbehen për shkak të ndërtimeve përiferike,
ku përfshihen lagjet private. Kjo shpërndarje e popullsisë është llogaritur si një dukuri
negative me të cilën Prishtina dhe komunat fqinje po përballen ndër vite.

Përpos ndërtimeve enorme, injorimi i indikatorëve të qëndrueshmërisë është një betejë


tjetër me të cilën përballen edhe vetë banorët. Nga mosdija apo injorimi, cilësia e jetesës të
cilën e kanë kërkuar banorët, nuk është në nivelin e duhur dhe afatgjate.

Institucionet shtetërore dhe ato komunale duhet të reflektojnë për ndërtimet dhe humbjet
e tokës bujqësore që po bëhen në favor të një grupi të caktuar njerëzish.
Ky reflektim do të ishte shumë i nevojshëm sepse tani është koha e duhur që të hartojmë
një plan sepse e ardhmja nuk ka plan nëse nuk mendohet për të tashmen.

Duke u ballafaquar me të tashmen për një të ardhme më të mirë, mund të bëjmë një
diferencë të madhe në të jetuarit e qëndrueshëm dhe ne kemi potencialin që të ofrojmë më
të mirën për popullatën.

Fjalë kyçe: Dizajni i qëndrueshëm urban, shpërndarja urbane, lagjet private, tokat
bujqësore, indikatorët e qëndrueshmërisë.

2
Tabela e përmbajtjes

1. HYRJE........................................................................................................................................................ 6
1.2. PROBLEMI KËRKIMOR .................................................................................................................... 6
1.3. HIPOTEZA E HULUMTIMIT ............................................................................................................. 7
2. METODOLOGJIA HULUMTUESE ............................................................................................................. 8
3. SHPËRNDARJA URBANE ......................................................................................................................... 9
3.1. DEFINICION I SHPËRNDARJES URBANE ........................................................................................ 9
3.2. RASTI I LAGJES MARIGONA RESIDENCE........................................................................................ 9
4. HYRJE NË LAGJEN MARIGONA RESIDENCE ........................................................................................ 11
4.1. INFORMATA TË PËRGJITHSHME .................................................................................................. 11
4.1.1. Lokacioni .................................................................................................................................. 11
4.1.2. Shtrirja e elementit klimatik dhe trëndafilat e erërave ........................................................ 12
4.1.3. Përgjithësim i klimës në lagjjen Marigona Residence .......................................................... 13
4.2. MARIGONA RESIDENCE PËRBALLË KONTEKSTEVE TË QËNDRUESHMËRISË ........................ 13
4.2.1. Kontesti mjedisor .................................................................................................................... 13
4.2.2. Kontesti ekonomik .................................................................................................................. 16
4.2.3. Kontesti social.......................................................................................................................... 17
4.3. MARIGONA RESIDENCE PËRBALLË INDIKATORËVE TË QËNDRUESHMËRISË ....................... 18
4.3.1. Forma e terrenit ...................................................................................................................... 18
4.3.2. Orientimi i terrenit .................................................................................................................. 18
4.3.3. Paterni i vegjetacionit ............................................................................................................. 19
4.3.4. Trupat ujorë ............................................................................................................................. 19
4.3.5. Gjerësia e rrugës dhe orientimi .............................................................................................. 20
4.3.6. Hapësirat dhe forma e ndërtimit............................................................................................ 21
4.3.7. Karakteri i përdhesës .............................................................................................................. 21
4.3.8. Forma e planit .......................................................................................................................... 21
4.3.9. Elementet e planit ................................................................................................................... 22
4.3.1.0. Orientimi i ndërtesës............................................................................................................ 22
4.3.11. Sipërfaqja dhe vëllimi ........................................................................................................... 22
4.3.12. Forma e kulmit ...................................................................................................................... 23
4.3.13. Konfigurimi i fenestrimit ...................................................................................................... 23
4.3.14. Paterni i fenestrimit .............................................................................................................. 24

3
5. ANALIZË: MARIGONA RESIDENCE PËRBALLË SHPËRNDARJES URBANE DHE
QËNDRUESHMËRISË................................................................................................................................. 25
6. REZULTATET E DALURA NGA ANALIZA ............................................................................................. 29
7. KONKLUZIONET NGA SHQYRTIMI I HIPOTEZAVE ............................................................................ 31
8. REKOMANDIMET .................................................................................................................................. 31
9. REFERENCAT ......................................................................................................................................... 32
ANEKS ........................................................................................................................................................ 33
Pyetësori (Forma) ............................................................................................................................. 33
Rezultatet nga pyetësori ................................................................................................................... 36

4
Tabela e figurave
Figura 1. Shpërndarja urbane dhe zgjerimi i saj ....................................................................................... 9
Figura 2. Marigona Residence (pamje ajrore) ........................................................................................ 10
Figura 3. Lokacioni i Marigona Residence karshi zonave urbane ................................................... 12
Figura 4. Trëndafili i erërave për sezonën dimërore dhe verore .................................................... 12
Figura 5. Llojet e tokave në Fushën e Kosovës ....................................................................................... 13
Figura 6. Pjerrtësia e terrenit dhe klasifikimi i tokës për bujqësi................................................... 14
Figura 7. Boniteti i tokës ................................................................................................................................. 14
Figura 8. Shtrirja e bazenit të qymyrit në Rrafshin e Kosovës ......................................................... 15
Figura 9. Diellosja e Marigona Residence (Lindja dhe perëndimi i Diellit) ................................. 18
Figura 10. Vegjetacioni përmes drunjëve ................................................................................................. 19
Figura 11. Orientimi i rrymave ajrore përmes hapësirave të rrugëve dhe objekteve të
banimit ................................................................................................................................................................... 20
Figura 12. Tipet e shtëpive ............................................................................................................................. 21
Figura 13. Integrimi i vegjetacionit në shtëpi ......................................................................................... 22
Figura 14. Format e kulmit ............................................................................................................................. 23
Figura 15. Format e dritareve ....................................................................................................................... 24
Figura 16. Rrezatimi i dritës në dhomë ..................................................................................................... 24
Figura 17. Densifikimi dhe niveli i shpërndarjes së banorëve në sipërfaqe tokësore ............ 26
Figura 18. Lokacioni i Marigona Residence në vitin 2003 ................................................................. 27
Figura 19. Lokacioni i Marigona Residence në vitin 2017 ................................................................. 28

5
1. HYRJE
1.1. HYRJE

Në këtë hulumtim akademik do të paraqesim fenomenin e shtrirjes urbane në zonat


periferike, e në veçanti me fokus nga lagjja private Marigona Residence. Kjo shtrirje e
pabarazpeshuar në regjionet e Kosovës, sipas hulumtimeve të bëra nga Bashkimi Evropian,
paraqet një dukuri negative e cila synon rritjen e sipërfaqes së banimit kundrejt tokës
punuese dhe zonave të gjelbërimit. Meqenëse në Kosovë kemi raste të ndryshme të ndërtimit
të lagjeve periferike, vërehet mungesa e inspektimit të këtyre dukurive e cila shihet si një
fillim i kaosit enorm që mund të sjell pasoja nga më të ndryshmet për shoqërinë.

Brenda këtij hulumtimi, do të bëjmë një definim të shtrirjes sub-urbane në Kosovë e pastaj
do të fillojmë me analizën e detajuar të lagjes Marigona Residence duke u bazuar në
indikatorët e qëëndrueshmërisë. Duke filluar nga studimi i lokacionit, shtrirjes klimatike,
konektimi i lagjes me zonat tjera urbane, kontestet mjedisore, ekonomike e sociale, do të
mundohemi të japim rekomandimet tona dhe një vlerësim se a i plotëson lagjja kriteret që
të jetë e qëndrueshme dhe dobi-sjellëse.

1.2. PROBLEMI KËRKIMOR

Ky hulumtim do të bazohet në studimet që ka bërë Bashkimi Evropian ndaj shtrirjes së


pabalancuar urbane në zonat periferike të cilat janë trajtuar si të dëmshme për vetë
shoqërinë e gjithashtu edhe për ekologjinë. Hulumtimi do të ketë në fokus lagjën Marigona
Residence e cila shihet si një okupim i zonës së gjelbëruar dhe një indikator në çrregullimin
e zonave të pabanuara.

Kultura e banorëve për të kërkuar një lokacion banimi që shmang zhurmën dhe jetën
dinamike të qytetit, ka krijuar një frymë të re e cila po shihet si një lëvizje që në vete mban
pasoja negative. Shtresa e pasur me ngulm kërkon zhvendosjen në zonat periferike, me
synim të krijimit një jete më të qetë dhe me të sigurtë për gjeneratat e ardhshme.
Qyteti i Prishtinës është në zgjerim e sipër duke marrë parasysh ndërtimet enorme në lagjet
periferike. Mungesa e plotë e infrastrukturës, cilësi e dobët e ndërtimit dhe mungesa e
cilësisë së jetesës, shtyen disa banorë që të kërkojnë një vend më të përshtatshëm për banim.
Kjo dukuri që edhe botërisht shihet si negative, ka krijuar një valë të vogël migracioni që
shtyen banorët të bëjnë një jetë larg qytetit e në këtë mënyrë duke prishur sistemin urban.
Shtresa e lartë ekonomike ndër vite ka synuar krijimin e lagjeve private larg nga qyteti, me
qëllim të të bërit një jetë më të mirë dhe duke sjellur një pjesë të urbanizimit brenda një
fshati. Përmes ndërtimeve luksoze, krijimi i një klime të vogël biznesi që të ofrojë shërbimet
më të mira për një grup të caktuar njerëzish, shihet si një kërcënim për vetë zonat urbane e
gjithashtu edhe për fshatrat. Duke mos harruar edhe faktorin mjedis, këto lagje kanë marrë
primatin si kërcënimi kryesor i prishjes së rendit qytet-fshat.

6
Ndonëse Bashkimi Evropian ka dhënë shumë nga vetja për këtë dukuri dhe ka dhënë analiza
të detajuara se si do të ndikonte negativisht kjo në mjedis e gjithashtu edhe shoqëri, në
Kosovë nuk shihet edhe aq si problem. Aferat korruptive mund të jenë një ndër shkaktarët
kryesorë që kjo dukuri ka evoluar në masë të madhe në vendin tonë.

Meqenëse lagjja Marigona Residence është kompletuar dhe nga kërkesat e shumta ka filluar
edhe të zgjerohet dhe të zë masë të madhë tokësore, i vetmi problem mbetet analizimi i
qëndrueshmërisë. Kjo analizë në vete ngërthen një mori indikatorësh të cilat përdoren për
të vlerësuar një lagjje apo objekt se a plotëson kriteret për të marrë titullin si “e
qëndrueshme”.

Qëllimi i ngritjes së cilësisë së jetës për banorët mund të arrihet nëse zbatohen kriteret për
qëndrueshmëri, por kjo mund të arrihet brenda qytetit, e jo duke vazhduar me ndërtime në
zonat rurale, e cila siq shihet, ka efekte negative. Synimi i këtij hulumtimi është që të zgjidhet
problemi dhe t’i ipet hapësirë hulumtimit për zhvillime të mëtutjeshme që do të rezultojnë
në zgjidhje afatgjatë të problemit dhe të shërbej si vetëdijësim për banorët se zonat jourbane
janë të shenjta dhe nuk duhet të bien pre e projekteve shkatërruese.

1.3. HIPOTEZA E HULUMTIMIT

Ky hulumtim ka një rëndësi të veçantë sepse përban në brendësi një nga fenomenet negative
për shoqërinë. Ky studim do përpiqet që të ofrojë një analizë teorike për shtrirjen urbane në
zonat periferike si dhe përballja e shtrirjeve urbane me indikatorët e qëndrueshmërisë.

Në bazë të hulumtimit shkencor të literaturës së rishikuar, mund të formulojmë pyetjen


kërkimore:

Cilët indikatorët të qëndrueshmërisë i plotëson lagjja Marigona Residence?

Për t’u përgjigjur në këtë pyetje, kemi formuluar këto hipoteza:

Hipoteza 1: Lagjja Marigona Residence mund të merret si lagje model për të gjitha ndërtimet
e ardhshme sub-urbane, nga aspekti i përmbajtjes së indikatorëve të qëndrueshmërisë.

Hipoteza 2: Lagjja Marigona Residence ofron komfort jetësor për banorët e saj duke qenë
lagje shembull se si përmirësohet jeta e njeriut duke u mbështetur në kërkesat e vetë
banorëve.

7
2. METODOLOGJIA HULUMTUESE
Metodat hulumtuese në shkenca shoqërore, janë mjete të domosdoshme të kërkimit, të cilat
na mundësojnë që të arrijmë rezultatet e dëshiruara mbi një temë të caktuar. Gjithashtu,
metodat ndihmojnë që të fitojmë njohuri të reja apo t’i korigjojmë ato ekzistuese.

Meqenëse hulumtimi ynë ka target një grup të caktuar banorësh, metodologjia e anketave
shihet si metodë e duhur e cila do të na ndihmonte të studiojmë përgjigjet e banorëve.
Strukturimi i pyetësorit luan rol të madh sepse përmes pyetjeve të shtruara, ne duhet të
gjejmë problemet që ekzistojnë dhe t’i japim një kahje të duhur gjithë hulumtimit.

Përveç kësaj, në hulumtimin tonë do të përdorim edhe literaturë ndërkombëtare,


veçanërisht direktivave dhe artikujve nga Bashkimi Evropian.

Rëndësia e gjithë metodologjisë ka vlerën e vet praktike, sepse duke analizuar artikujt
ekzisutes dhe duke u bazuar në pyetësorët, mund të konstatojmë përparësitë apo mangësitë
konkrete të asaj që ne duam të studiojmë dhe njohim. Raportet ndërkombëtare llogariten si
raporte me influencë përshkak të përvojëës dhe studimit të gjerë që u është bërë çështjeve
të ndryshme.
Së fundmi, metodologjia jonë varet nga teoritë, teoritë janë të lidhura me hipoteza dhe
hipotezat me pyetjen kërkimore dhe të gjitha këto varen nga të dhënat respective të cilat
duhen interpretuar dhe analizuar.

8
3. SHPËRNDARJA URBANE
3.1. DEFINICION I SHPËRNDARJES URBANE

Kontinenti evropian është një ndër kontinentet më të urbanizuara dhe kjo dukuri është në
rritje e sipër. Rritja enorme e popullsisë do të ndikoj që të rriten kërkesat për zona të
banueshme dhe infrastrukturë të mirë publike. Rritja masive e qyteteve shihet si një trend
dhe fajtor për këtë mund të thuhet se është shpërndarja urbane e çrregullt në zonat
periferike. (EEA Report, 2016)

Shpërndarja urbane është një model fizik i zgjerimit të densitetit të ulët të zonave të mëdha
urbane, nën kushtet e tregut dhe kryesisht në rrethinat e zonave bujqësore.
Bazuar në literaturat e ndryshme ndërkombëtare, nuk ekziston ende një definicion i saktë i
shpërndarjes urbane, por vetëm forma të ndryshme se si ajo është ekzistuese.
Interpretimi i shpërndarjes urbane ndryshon nga vetë roli i saj. (Ibid)

Obvservimet dhe studimet paraqesin se shpërndarja urbane ndikon në funksionet esenciale


të mjedisit, ekonomisë dhe shoqërisë. Kjo dukuri nuk është problem i ri, kjo dukuri ka qenë
prezente ndër vite, por tani ka arritur në një fazë kritike dhe përmes direktivave të reja, është
menduar që të zvogëlohet rritja urbane e çrregullt dhe të fokusohen në zonat urbane
ekzistuese që të jenë më kompakte. (Ibid)

Figura 1. Shpërndarja urbane dhe zgjerimi i saj

3.2. RASTI I LAGJES MARIGONA RESIDENCE

Prishtinën në vitet e fundit e ka kapluar fenomeni i ndërtimeve masive në zonat periferike


duke përfshirë lagjet si Lagjja e Spitalit, Mati, Arbëria, Emshiri dhe Pejtoni. Numri i madh i
komplekseve banesore është menduar që t’u ofrohet banorëve të qytetit dhe atyrë që vijnë
nga komunat tjera. Por, realiteti qëndron ndryshe. Ndërtimet enorme që e kanë kapluar
qytetin, nuk korrespodojnë edhe me numrin e banorëve që jetojnë dhe veprojnë ne
kryeqytet.

9
Zhurma e madhe, qarkullimi i madh i makinave, ajri i ndotur, mungesa e sigurisë, mungesa e
privatësisë ka ndikuar që banorët e frustruar të kërkojnë alternative tjera banimi.
Nga kjo lindi ideja e krijimit të lagjeve private të cilat janë ndërtuar në zonat përiferike të
qytetit. Këto lagje kanë të qenë të mirëseardhura nga shtresa e pasur dhe kërkesa ka qenë e
lartë.

Marigona Residence, një nga lagjet më me famë në Kosovë, paraqet një rast unik të
shpërndarjes urbane të çrregullt. Ndonëse larg nga Prishtina dhe qendrat tjera, Marigona
Residence ka krijuar një lloj mini-qyteti në brendësi të saj duke u ofruar banorëve të gjitha
shërbimet infrastrukturore si dhe një copëz qyteti përmes qendrës tregtare, ku banorët kanë
mundësi argëtimi dhe të kryjnë të gjitha shërbimet e nevojshme për të mbajtur familjen.

Meqenëse lagjja është e ndërtuar dhe dita-ditës po zgjerohet përshkak të kërkesës, është
vonë që të bëhen ndryshimë rrënjësore në to. Kjo për arsye se banorët nuk e dijnë ende se
nëse lagjja apo edhe shtëpia e tyre personale, është e qëndrueshme në bazë të kontesteve
mjedisore, ekonomike dhe sociale.

Përmes këtij hulumtimi, do mundohemi që t’i gjejmë simptomat nga të cilat vuan kjo lagje si
mungesë e qëndrueshmërisë dhe cilat mund të jenë hapat konkretë në përmirësimin e jetës
së banorëve.

Figura 2. Marigona Residence (pamje ajrore)

10
4. HYRJE NË LAGJEN MARIGONA RESIDENCE
4.1. INFORMATA TË PËRGJITHSHME

Lagjja Marigona Residence është një lagje e cila është projektuar në vitin 2008 dhe është
hapur për banim nga viti 2010 e tutje. Kjo lagje është private dhe posedon rreth 400 shtëpi
të kompletuara dhe disa të tjera në ndërtim e sipër. Kjo lagje ofron 5 tipe të shtëpive, me
sipërfaqe dhe planimetri të ndryshme. Lagjja poashtu ofron akses në qendrën e saj, e quajtur
Çarshia, në të cilën gjinden lokale të ndryshme afariste, dyqane, restaurante, etj. Marigona
Residence ka parkun e saj në qendër të lagjes si dhe ka shkollën private ISP e cila mban ciklet
nga kopshti për fëmijë e deri në klasën e 12-të.
Sipas hartuesit të planit, thuhet se lagjja ka rreth 60% gjelbërim, por të cilat do të analizohen
përgjatë hulumtimit.

Me moton që është lagje e qetë dhe e ndërtuar që të ofrojë kushte sa më të mira për banorët,
kjo lagje ka fituar famën e saj dhe kërkesat për të banuar në këtë lagje vetëm sa rriten.

Se si qëndron kjo lagje krahas elementeve të qëndrueshmërisë dhe se a ofron më të mirën


për banorët e saj, në vijim do të shtjellohen në detaje të gjitha specifikat që ofron Marigona
Residence dhe se a përputhen ato me kriteret e përcaktuara për një lagje të qëndrueshme.

4.1.1. Lokacioni

Lagjja Marigona Residence gjindet rreth 8 km larg hyrjes së Prishtinës (pjesa jugore) dhe
rreth 7 km larg qytetit të Lipjanit. E shtrirë në një zonë të rrafshët, lartësia mbidetare e saj
arrin në 550m. Gjithashtu, lagjja Marigona Residence ka në afërsi aeroportin e Prishtinës me
rreth 12 km distancë.
LagjjaMarigona shtrihet në një zonë ku ka infrastrukturë ekzistuese rrugore dhe ka çasje
në disa nga rrugët kryesore të vendit.

Duke pasur akses në magjistralen Prishtinë-Ferizaj-Shkup, akses në rrugë dytësore që lidh


lagjen me Aeroport, afërsia me Autostradën Prishtinë-Shkup, konsiderohen si pikë e fortë
strategjike e lagjes që mundëson banorët e saj të kenë mundësi të udhëtojnë përmes
infrastrukturës moderne.

11
Figura 3. Lokacioni i Marigona Residence karshi zonave urbane

4.1.2. Shtrirja e elementit klimatik dhe trëndafilat e erërave

Lagjja Marigona Residence shtihet në Rrafshin e Kosovës dhe si e tillë, shtrihet në një
sipërfaqe të rrafshët. Zonat kodrinoro-malore më të afërta gjinden në distancë prej 8 km
(Goleshi – Perëndim) dhe 9 km (Zona e Gollakut – Lindje). Meqenëse në Veri dhe në Jug është
e hapur, kjo hapësirë lë vend për hyrjen e rrymave ajrore. Rrafshi i Kosovës është zona më e
goditur nga erërat në Kosovë dhe kjo përfshin edhe lagjen. Duke u bazuar në erërat që fryjnë
në këtë zonë, nga praktika, mund të aludojmë se gjatë dimrit, erërat godasin pjesën veriore
dhe lindore të lagjes, ndërsa gjatë verës, erërat vijnë në drejtim nga jugu dhe perëdimi.

Figura 4. Trëndafili i erërave për sezonën dimërore dhe verore

12
Nga figura, mund të shohim se gjatë stinës së dimrit, erërat fryjnë nga veriu dhe veri-lindja
për shkak të hapjës së Rrafshit të Kosovës dhe hapjes së fushës së Llapit, nga ku kalojnë
rrymat e ftohta të ajrit.
Ndërsa, gjatë sezonës së verës, rrymat ajrore godasin lagjen nga ana jugore dhe jugore-
perëndimore për shkak të rrymave detare qe vijnë nga Adriatiku përmes Drinit të Bardhë si
dhe për shkak të klimës kontinentale që përfshin Kosovën.

4.1.3. Përgjithësim i klimës në lagjjen Marigona Residence

Lagjja Marigona shtrihet në një zonë kontinentale brenda Kosovës dhe si e tillë mban një
klimë kontinentale, por me ndryshime sezonale. Gjatë stinës së dimrit, nga hapja e terrenit
(Rrafshi i Kosovës, Fusha e Llapit, Zonat kodrinoro-malore), i japin lagjes një dimër të ftohtë,
me reshje dhe me një klimë më të ashpër, duke marrë parasysh edhe rrymat ajrore të ftohta
qe rrjedhin nga klima arktike. Ndërsa, gjatë verës, vërejmë klimë maritime e cila depërton
përmes Drinit të Bardhë dhe përhap rrymat ajore nga jugu në drejtim të veriut. Gjithashtu
pozita e Diellit e favorizon Kosovën me një djellosje të gjatë qe ndikon edhe në rritjen e
temperaturave. Masat ajrore janë të ngrohta dhe ndikojnë në rritjen e temperaturave.

4.2. MARIGONA RESIDENCE PËRBALLË KONTEKSTEVE TË QËNDRUESHMËRISË

4.2.1. Kontesti mjedisor

Sa i përket kontestit fizik/mjedisor, do të fokusohemi në mjedisin në të cilin gjendet lagjja,


do të fokusohemi në ekologjinë e saj, çasja në lagje, sipërfaqet e ndërtuara dhe të
pandërtuara, etj.
Kjo fazë do të paraqes një pamje të lagjes karshi mjedisit në të cilin shtrihet si dhe një mori
të dhënash të cilat do të paraqesin më në detaje koncentrimin e lagjes në natyrë.

Lagjja Marigona Residence shtrihet në Fushën e Kosovës, përafërisht në mes të saj dhe
shtrihet në një zonë të rrafshët apo ndryshe e quajtur Tokë Livadhore. (Bytyqi, 2015)

Figura 5. Llojet e tokave në Fushën e Kosovës

13
Pjerrtësia e tokës në hapësirën ku shtrohet lagjja arrin deri në max. 3% dhe konsiderohet
se zona është e përshtatshme për bujqësi. Nga harta e mëposhtme, mund të shohim se si
shtrihen tokat në bazë të pjerrtësisë dhe kategorizimit për tokë bujqësore. (Ibid)

Figura 6. Pjerrtësia e terrenit dhe klasifikimi i tokës për bujqësi

Toka në të cilën është ndërtuar lagjja, parashihet të jetë tokë e klasifikimit të II dhe III, që
karakterizohen me trashësi më të madhe të shtresës së tokës dhe përfshijnë kryesisht tokat
si: aluviale, smonica, tokat e murrme argjilore të liqeneve, tokat livadhore, deluviale,
pseudoglej me pjerrësi të vogël. Dhe duke marrë parasysh se në Rrafshin e Kosovës, këto
toka janë të një sipërfaqe të vogël, ajo është shfrytëzuar për ndërtim. (Ibid)

Figura 7. Boniteti i tokës

14
Gjithashtu, vlen të përmendet edhe klasifikimi i tokës në bazë të pasurive të nëndheshme, e
që në këtë rast, lagjja mendohet se shtrihet mbi bazenin e madh të qymyrit. (Ibid)

Figura 8. Shtrirja e bazenit të qymyrit në Rrafshin e Kosovës

Siç thamë më herët, Marigona Residence shtrihet në një sipërfaqe prej 32 hektarësh dhe
posedon rreth 400 shtëpi. Pra, 32 hektarë të tokës me bonitet të lartë, janë shfrytëzuar për
ndërtim privat. Raporti ndërmjet sipërfaqes së ndërtuar dhe të pandërtuar qëndron në 60
me 40. Edhe pse është raportuar që lagjja ka një sipërfaqe të pandërtuar rreth 60%, kjo nuk
paraqitet edhe në të dhënat faktike.
Sipërfaqja e ndërtuar arrin në 195’300 m2 kundrejt hapësirës së gjelbëruar me 124’700 m 2.
Lagjja është e ndërtuar në afërsi të magjistrales Prishtinë – Ferizaj – Shkup nga ku edhe ka
akses në zonat tjera përreth duke përfshirë edhe Prishtinën. Nga ana perëndimore, lagjja ka
akses në Aeroport përmes rrugëve dytësore si dhe nga pjesa jugore, ka akses në qytetin e
Lipjanit. Autostrada “Arben Xhaferi” shtrihet rreth 300 metra në distancë nga lagjja, por nuk
ka akses të drejtëpërdrejtë në të.

Shtëpitë e ndërtuara që arrijnë në 400 sosh, kanë dimenzione të ndryshme dhe kanë shtrirje
Veri-Jug. Shtëpitë kanë një etazhitet prej P+1, ndërsa një pjesë e limituar kanë etazhitet
B+P+1.

15
 Informata të përgjithshme:

Siperfaqja totale e lagjes 320’000 m2 = 32 hektare


Numri i shtepive +400
Siperfaqet mesatare te shtepive 200 m2
Bazamenti i shtepise (sip. Baze) 100 m2
Siperfaqe e tokes per nje shtepi (mesatare) 3.5 ari
Siperfaqe e ndertuar per shtepite TOTAL 80’000 m2
Siperfaqet e oborrit TOTAL 100’000 m2

 Objektet:

Shkolla (objekt) 1’450 m2


Oborri dhe fusha e shkolles 6’750 m2
Çarshia (objektet) 10’000 m2

 Sport / Rekreacion:

Terrenet sportive 2’600 m2


Parku qendror 4’700 m2

 Rrugë / trotuare:

Trotuare (gjeresi 2m) 36’000 m2


Rruge (gjeresi 6.5m) 58’500 m2
Total rruge dhe trotuare (gjatesi) 9 km

 FINALE:

Siperfaqe e ndertuar 195’300 m2


Siperfaqe e pandertuar 124’700 m2

Lagjja Marigona Residence ka përafërisht 900 banorë dhe statistikat për banorë në
sipërfaqen e lagjes janë si në vijim:

Sipërfaqe e ndërtuar për kokë banori 217 m2 = 0.46%


Sipërfaqe e pandërtuar për kokë banori 138 m2 = 0.72 %
Sipërfaqe totale për kokë banori 355 m2 = 0.28%

4.2.2. Kontesti ekonomik

Sa i përket kontestit ekonomik, jemi munduar që përmes pyetësorëve të analizojmë kostot e


jetesës për banorët duke u bazuar në pagat e tyre mujore, në shpenzimet që bëjnë në
transport, ushqime, etj.

16
Përmes 20 pyetjeve jemi munduar që një mënyrë të gjejmë pakënaqësitë e banorëve të
lagjes, duke përfshirë edhe kontestet sociale dhe ato mjedisore.

Nga informatat që kemi mundur të marrim, kemi arritur në disa vlera mesatare duke
përfshirë sipërfaqen e shtëpive, pagat mujore, metodat për transport, niveli i shërbimeve
publike të ofruara, ndikimi i klimës në lagje, etj.

Sa i përket aspektit mjedisor, banorët janë të kënaqur me hapësirat e gjelbëruara dhe


mbjelljen e drurëve që gjithashtu kanë ndikuar edhe në devijimin e rrymave ajrore.
Nga pyetësorët e plotësuar, ky aspekt është paraqitur me pikë maksimale duke u trajtuar si
“SHUMË MIRË”.

Nga aspekti ekonomik, banorët kanë potencuar edhe në një mënyrë pagat mujore që marrin
dhe se sa ndikon ajo në shpenzimet që bëhen në familje, transport, produkte ushqimore dhe
është trajtuar si “MIRË”, për shkak se transporti ka qenë një ndër pikat që është trajtuar si
shpënzim, ndërsa nuk kanë munguar edhe ankesat për dyqanet që shërbejnë më çmime më
të larta.

Në aspektin social, kompleksi Çarshia është munduar që të duket një vend më familjar duke
u ofruar banorëve kafiteri, restaurant dhe dyqane tjera që të jenë sa më afër banorëve me
produktet e tyre. Banorët gjithashtu kanë aluduar në hapësirat për sport dhe rekreim, duke
i vlerësuar si “SHUMË MIRË”.

Sa i përket dizajnit të shtëpive, banorët shprehen të kënaqur edhe pse kanë shtuar se ka
hapësira për përmirësime dhe se me disa intervenime, ato mund të jenë më të qëndrueshme
dhe të krijojnë një zonë komforti.

4.2.3. Kontesti social

Duke marrë parasysh distancën ndaj Prishtinës, Marigona Residence është munduar që
përmes Çarshisë të ofrojë ndjesinë e të qenurit pjesë e aktiviteteve të ndryshme shoqërore
dhe familjare. Kafene të ndryshme, restorante, hapësira për fëmijë, lokale afariste të
ndryshme janë disa nga elementet e Çarshisë që në një mënyrë apo tjetër, mundohen t’i japin
gjallëri lagjes.
Gjithashtu, brenda kësaj pjese të lagjes, gjenden edhe Ordinanca dentare dhe Poliklinika që
është në shërbim të banorëve. Duhet përmendur edhe faktin që në afërsi të rrugës kryesore
Prishtinë-Ferizaj, gjinden edhe klinikat private që banorët kanë çasje në raste më të rënda.

Sa i përket edukimit, në lagje gjendet edhe kolegji privat ISP që në hierarki ka kopshtin për
fëmijë, shkollën fillore dhe atë të mesme.

Në fushën e artit dhe kulturës, lagjja nuk ka ndonjë objekt apo muze që të mund të mbaj
ndonjë koncert apo tubim artistësh. I vetmi opsion mbetet hapësira e shkollës që
shfrytëzohet edhe si sallë sporti edhe sallë ahengjesh.

17
Duke pasur një shtrirje prej 9 km të rrugëve dhe trotuareve, banorët përdorin ato për
rekreacion gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes. Parku i madh në qendër të lagjes po ashtu shërben
si një mundësi rekreimi.
Fushat e sportit (basketboll, futboll dhe tenis) janë disa nga hapësirat sportive ku fëmijët por
edhe të rriturit, gjejnë vetën.

4.3. MARIGONA RESIDENCE PËRBALLË INDIKATORËVE TË QËNDRUESHMËRISË

4.3.1. Forma e terrenit

Lagjja Marigona Residence shtrihet në një terren të rrafshët dhe nuk ka ndonjë pjerrtësi të
madhe që do të mund të ndikonte në ndryshime klimatike apo të rrymave ajrore. E shtrirë
pothuasje në mes të Rrafshit të Kosovës, zonat kodrinoro-malore gjinden rreth 10 km larg
(Lindje-Perëndim) dhe masat kryesore ajrore vijnë nga Veriu dhe Jugu.
Pjerrtësia e terrenit nuk kalon 5% dhe është një zonë mjaft e goditur nga masat ajrore, duke
u bazuar gjithmonë në hapjen që ka ndaj formave tjera tokësore.
Meqenëse shtëpitë kanë një shtrirje Veri-Jug, pjesa jugore mbetet më e ekspozuar ndaj
erërave, ndërsa pjesa jugore mbetet e ekspozuar gjatë verës me rrymat e ngrohta ajrore.
(Bytyqi, 2015)

4.3.2. Orientimi i terrenit

Marigona Residence shtrihet në hemisferën veriore dhe lokacioni në terren të rrafshët, i jep
përparësi orientimit jugor që të ketë diellosje më të mirë.
Duke marrë parasysh klimën që shtrihet në Rrafshin e Kosovës, masat ajrore sezonale dhe
terreni, Marigona Residence përfshihet nga verat e nxehta dhe të thata, ndërsa dimrat janë
të ftohtë dhe mund të jenë të ashpër.

Figura 9. Diellosja e Marigona Residence (Lindja dhe perëndimi i Diellit)

18
4.3.3. Paterni i vegjetacionit

Marigona Residence shtrihet në një terren livadhor që përmban bimësi të ulët dhe sipas
planit të lagjes, ka drunjë të mbljellur dhe sipas preferencave në oborre të shtëpive, ka
shtrirje të drunjëve, shkurreve, etj.

Rritja e vegjetacionit shihet si një avantazh në drejtimin e rrymave të ajrit, por që në lagje
nuk ka edhe shumë vegjetacion që do të ndikontë drejtëpërdrejtë në rrymë ajrore. Disa
shtëpi janë më të ekspozuara nga rrymat ajrore për shkak të mungesës së bllokadave
përmes drunjëve apo materialeve të ndryshme.

Vegjetacioni i lartë në përgjithësi llogaritet si një faktor që reduktojnë mbingrohjen, por


gjithashtu ato edhe ftohin mjedisin. Pozicionimi i vegjetacionit në lagje ndikon që
mikroklima të jetë e ashpër në varësi të sezonës, ndërsa pozicionimi i saj i duhur do të
ndikonte në mënyrë pozitive duke minimizuar rrymat ajrore.

Figura 10. Vegjetacioni përmes drunjëve

4.3.4. Trupat ujorë

Lagjja nuk posedon sipërfaqe ujore. Duke përjashtuar pishinat private që janë funksionale
vetëm gjatë stinës së verës, lagjja nuk ka sipërfaqe që do të mund të ndikonte në ngrohjen e
mjedisit apo të absorbojë rrezatimin e madh gjatë ditës.
Shtrirja e shtëpive dhe parkut në lagje, nuk lë hapësirë për ndërtimin e një sipërfaqe ujore
artificiale që do të ndikonte në mikroklimë.

19
4.3.5. Gjerësia e rrugës dhe orientimi

Marigona Residence ka një shtrirje të infrastrukturës rrugore në gjatësi prej 9 km. Gjerësia
e rrugës është 6.50 m pa llogaritur hapësirën për trotuar dhe parking, e cila arrin deri në 2
m gjerësi.
Hapësira për të depërtuar rrymat ajrore janë të mëdha dhe pothuajse çdo rrugë formon një
koridor ajror nga ku depërtojnë rrymat e ajrit.
Gjerësia e rrugëve në klima të ftohta i përshtatet infrastrukturës së lagjes meqenëse të gjitha
rrugët Lindje-Perëndim janë të gjera, dhe kjo maksimizon diellëzimin nga Jugu gjatë dimrit.
Ndërsa, rrugët Veri-Jug nuk janë të ngushta andaj edhe ato maksimizojnë radiacionin Lindje-
Perëndim.

Nga figura e mëposhtme, kemi paraqitur rrymat ajrore të ftohta që vijnë nga Veriu dhe Veri-
Lindja, e të cilat kanë çasje në të gjitha koridoret e lagjes. Edhe pse janë mbjellur drunjë të
ndryshëm gjethërënës për të zbutur rrymën ajrore, hapësirat mes objekteve shkojnë në 10
m dhe kjo u jep hapësirë rrymave që të depërtojnë në çdo cep të objektit. Gjitahshtu, bimësia
e ulët ndikon në rritjen e masës ajrore dhe në mungesë bllokimi, ato qarkullojnë në koridore
dhe krijojnë një mikroklimë të ftohtë.

Objektet arrijnë deri në një lartësi 7-8 metra dhë gjërësia e rrugës e së cilës është përafërsisht
9 m (rrugë+trotuar), japim hapësirë rrezatimit që të godas objektin në çdo cep dhe nuk
ekziston mbrojtja nga Dielli.

Figura 11. Orientimi i rrymave ajrore përmes hapësirave të rrugëve dhe objekteve të banimit

20
4.3.6. Hapësirat dhe forma e ndërtimit

Shtëpitë në Marigona Residence janë të ndara në profile të ndryshme dhe kjo ka ndikuar
edhe në distancën që mund të kenë shtëpitë nga njëra tjetra. Disa nga shtëpitë janë dyshe,
pra, dy shtëpi të bashkuara dhe të ndara përmes oborrit, ndërsa të tjerat njëshe. Duke iu
referuar radiacionit dhe rrymimit të ajrit, këto shtëpi kanë një distancë prej minimum 10
metra dhe kjo hapësirë e krijuar, mendohet së do të shërbejë si një element kyç në
absorbimin e rrezeve të diellit në sipërfaqet që goditen direkt nga Dielli. Gjithashtu, kjo
hapësirë mund të jetë e mjaftueshme që të qarkullojnë rrymat ajrore dhe të ndikojë në
zvogëlimin e përfitimit dhe humbjes së nxehtësisë.

4.3.7. Karakteri i përdhesës

Sipërfaqet tokësore ndikojnë në përfitimet dhe humbjet e nxehtësisë, qofshin ato përfitime
gjatë ditës apo natës. Duke përfshirë edhe kontekstin klimatik të lagjes, këto elemente mund
të na ndihmojnë të studiojmë se si sipërfaqet tokësore dhe materialet e integruara në
sipërfaqe mund të ndikojnë në absorbimin e nxehtësisë.
Brenda lagjes, ekzistojnë dy forma të sipërfaqes së tokës, sipërfaqet e gjelbëruara (bimësi e
ulët) dhe asfallt/beton. Këto dy forma janë shembull konkret se si funksionin absorbimi dhe
lirimi i nxehtësisë gjatë ditës dhe natës.

Gjatë ditës, sipërfaqet nuk absorbojnë nxehtësi; ato vetëm e pranojnë dhe e reflektojnë në
mjedis përreth. Ndërsa gjatë natës, vegjetacioni e mban nxehtësinë që ka mundur të
akumulojë dhe e dërgon nënsipërfaqen e tokës, ndërsa asfallti/betoni e lirojnë gjatë natës.

4.3.8. Forma e planit

Shtëpitë në lagjen Marigona Residence kanë forma të ndryshme, varësisht nga tipët që i ofron lagjja.
Disa nga shtëpitë janë të përshtatshmë për shkak se kanë diellosje më të madhe, ndërsa disa të tjera
nuk janë edhe aq të dëshirueshme, gjithmonë duke iu referuar indikatorëve të qëndrueshmërisë.

Figura 12. Tipet e shtëpive

21
4.3.9. Elementet e planit

Integrimi i vegjetacionit në ndërtesa që të minimizojë mbingrohjen, mungon në lagjjen


Marigona Residence. Montimi i tarracave, vegjetacionit në mure nuk është e paraparë në
ndërtesa, përveç disa që kanë vendosur bimësi nën dritare. Gjithashtu, ndërtesat nuk kanë
atrium të brendshëm që do të mund të akumulonte nxehtësi për stinën e dimrit. Edhe pse
atriumet e menaxhojnë mirë nxehtësinë, ato nuk janë paraparë si elemente të dizajnit dhe
në rastin tonë, mungesa e tyre paraqet një disavantazh të ndërtesës për të ajrosur apo
ngrohur ndërtesën gjatë sezonave dimërore dhe verore.

Figura 13. Integrimi i vegjetacionit në shtëpi

4.3.1.0. Orientimi i ndërtesës

Orientimi i ndërtesës paraqet edhe diellosjen që mund të pranojë një objekt përgjatë stinëve.
Duke qenë e shtrirë në Hemisferën Veriore, Marigona Residence pranon diellosje më shumë
në anën jugore sesa në atë veriore. Duke marrë parasysh shtrirjen e ndërtesave përgjatë
linjës Veri-Jug, një pjesë e ndërtesave nuk mund të pranoj diellosje maksimale për shkak të
pengesave nga ndërtimet tjera. Kjo bën që në lagje, një pjesë e shtëpivë të ketë diellosje
maksimale, ndërsa pjesa tjetër minimale.

4.3.11. Sipërfaqja dhe vëllimi

Sa më i vogël raporti, aq më shumë minimizohet mbringrohja dhe minimizohen humbjet e


energjisë. Ky raport del si rezultat i kalkulimeve të sipërfaqes së objektit nga njëra anë dhe
vëllimit të gjithë objektit.

Nga kalkulimet e bëra, kemi një sipërfaqe të fasadës rreth 60 m2 dhe vëllim total prej 600 m3
nga ku kemi raportin S/V dhe si rezultat kemi marrë një raport prej 0.1. Kjo vlerë tregon se
objektet në Marigona Residence minimizojnë mbingrohjen dhe humbjet e energjisë brenda
objektit.

22
4.3.12. Forma e kulmit

Në përgjithësi, kulmi paraqitet si një elemet dizajni që mund të përdoret për ndriqim ditor
në një shtëpi. Forma e tyre mund të ndikojë gjithashtu në lëvizjet e ajrit dhe ndikojnë në
ventilimin natyror.

Shtëpitë në Marigona Residence kanë forma të ndryshmë të kulmeve, duke fillar nga kulme
të rrafshta, kulmë gjysëm të ngritura dhe kulme të ngritura. Ato nuk kanë ndonjë funksion
për të ndriçuar shtëpinë. Roli i tyre më shumë shihet si një pengesë për rrymat ajrore të cilat
godasin shtëpitë.
Gjithashtu, shtrirja e kulmit mund të ndikojë në hijezimin e dritareve që të minimizohet
mbingrohja. Kështu, shtëpitë në Marigona Residence, jo vetëm që kanë kulmin më të gjatë,
por kanë edhe dritarët të vendoura më brenda dhe më fasadë të jashtme, është e rregulluar
që në dritare, të bijnë vetëm një pjesë e rrezeve të diellit.

Figura 14. Format e kulmit

4.3.13. Konfigurimi i fenestrimit

Pozita dhe madhësia e dritareve, ndikojnë edhe në ndriçimin dhe ventilimin e hapësirave të
brendshme të shtëpisë. Dritaret janë nga format më të ndryshme duke filluar nga ato më të
vogla dhe të ulëta që nuk lejojnë ndriçim por vetëm një pjesë për ventilim.

Pastaj dritaret e dhomave janë gjatësore, që për ndriçim janë mjaft të përshtatshme e
gjithashtu edhe për ventilim. Pozicionimi i tyre ndikon që gjatë verës, të marr diellosjen
maksimale, ndërsa gjatë rrymimit të ajrit, ato edhe bëjnë ventilimin e duhur të hapësirave
banuese.

23
Figura 15. Format e dritareve

4.3.14. Paterni i fenestrimit

Edhe pse shtëpitë janë të ndërtuara në pozitë ndaj Diellit, dritarët nuk kanë shpërndarës të
dritës që të distribuojnë dritën në mënyrë të barabartë nëpër dhoma. Roletat lëvizëse janë
të vetmet pajisje që bllokojnë dritën dhe nuk e lënë të ketë ndriçim të tepërt. Gjithashtu,
gjatësia e kulmit dhe strehat e dritareve të montuara në muret e jashtme, ndikojnë në hijëzim
të dhomave dhe në ndriçim të pjesshëm të dhomave.

Figura 16. Rrezatimi i dritës në dhomë

24
5. ANALIZË: MARIGONA RESIDENCE PËRBALLË SHPËRNDARJES
URBANE DHE QËNDRUESHMËRISË
Duke u bazuar mbi hulumtimin e përgjithshëm të bërë rreth lagjjes Marigona Residence, tani
po hyjmë në një fazë të rëndësishmë të gjithë hulumtimit. Meqenëse arritëm të gjejmë të
gjitha të dhënat e nevojshme për lagjen në fjalë, tani përmes analizës, ne do mundohemi të
analizojmë problemin dhe t’i japim një zgjidhje afatgjate.

Siç u diskutua më sipër, shpërndarja urbane konsiderohet si fenomen shkatërrues për zonat
rurale. Rritja e kufijve urban dhe zvogëlimi i zonave rurale është një dukuri negative e për
Kosovën do të ishtë një katastrofë e vërtetë. Kosova ka territor të vogël dhe me rritjen e
kufijve urban, zonat rurale do të fillojnë të pakësohen. Prishtina si qytet (vetëm zona urbane)
ka një sipërfaqe të madhe krahasuar me si ka qenë para disa vitesh. Rritja e kufirit ka ndikuar
në shndërrimin e tokave bujqësore në zonat periferike dhe tani janë destinuar për ndërtime
shumëkatëshe.

Lagjja Marigona në realitet është lagje e shtrirë nën territorin e komunës së Graçanicës.
Meqenëse Graçanica është komunë fqinje me Prishtinën, rritja urbane e Prishtinës është
përafruar shumë me komunën fqinje dhe ndërtimi i lagjeve periferike është rritur tej mase.
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj-Shkup ka krijuar një zonë industrial, ndërsa prapa saj fshihen
lagjet periferike. Nga kjo, ne kuptojmë që një sipërfaqe e madhe e tokës së punueshme apo
me destinim të veçantë (jo për ndërtim), është kthyer në tokë ndërtimore. Sipas
hulumtimeve të bëra nga shtetet anëtarë të BE-së, në vitin 2014 është dhënë sinjal që
mbrojtja e tokës së punueshme dhe shfrytëzimi i saj në bazë të kritereve të qëndrueshmërisë
të jenë 2 pika prioritet për gjithë shtetet e Evropës.
Ky ndryshim është paraparë që deri në vitin 2020, të gjitha qytetet e Evropës të
implementojnë politikat për një dizajn të qëndrueshëm urban dhe ruajtjes së tokës. (EEA
Report, 2016)

Monitorimi i shpërndarjes urbane është parë si hap kyç për një shtet që të ketë kontroll mbi
ndryshimet e politikave që rregullojnë çështjet për krijimin e zonave urbane periferike. Ky
monitorim përfshin monitorimet mjedisore, të qëndrueshmërisë, biodiversitetit, etj. Për fat
të keq, në Kosovë nuk ekziston një monitorim i tillë për shkak të interesave personale, ku sot
vetëm në rrethinën e Prishtinës kemi dhjetra lagje private.

Studimet e shpërndarjes urbane duhet të marrin për llogari edhe numrin e banorëve.
Përmes figurës së mëposhtme, shihet edhe densiteti i popullsisë përmes mënyrës së të
jetuarit (në bazë të densifikimit për sipërfaqe të tokës).

25
Figura 17. Densifikimi dhe niveli i shpërndarjes së banorëve në sipërfaqe tokësore

Në skemën e parë, kemi modelin e shpërndarjes së banorëve në një sipërfaqe të caktuar që


lë për të kuptuar se dendësia është e vogël dhe kompaktibiliteti mungon. Në skemën e dytë,
kemi modelin semi-kompakt që paraqet një grup njerëzish që kanë krijuar një zonë me
dendësi të caktuar dhe kanë rezervuar sipërfaqe tokësore për destinime të ndryshme. Dhe e
fundit, modeli kompakt që mbledh gjithë njerëzit në një vend të caktuar, dhe krijon hapësira
më të mëdha të tokës të cilat mund të shfrytëzohen për bujqësi apo shërbime tjera publike.
(Ibid)

Nga kjo figurë kuptojmë se densifikimi ndodh kur banorët jetojnë në një zonë më kompakte,
me dendësi të madhe banorësh dhe me hapësira më të mëdha që shërbejnë në të mirë të
banorëve. Ndërsa, niveli i shpërndarjes rritet me zvogëlimin e ndendësisë, ku çdo njeri e
shfrytëzon tokën për qëllime personale, duke neglizhuar faktin se toka bujqësore është e
pakët dhe me rritjen urbane, ajo mund të zhduket (referim: Kosovës). (Ibid)

Nëse marrim në shkallë më të gjerë të komunës së Graçanicës, e cila në të kaluarën ka qenë


vetëm një zonë banimi me një numër të vogël të banorëve, sot është target i gjitha lagjeve
periferike private. Afërsia me Prishtinën, terreni i rafshët, afërsia me rrugët kryesore
nacionale dhe zonat industrial, kjo komunë duket si një vend i përshtatshëm për ndërtim.
Lagjja Marigona Residence përpos se ka zënë një sipërfaqe të madhe prej 32 hektarësh, në
bazë të studimeve të gjeografëve dhe ekspertëve në fushën e gjeologjisë, mendohet se në atë
zonë shtrihet bazeni i madh i qymyrit. Përveç asaj, kjo tokë ka bonitet të mirë që është e
përshtatshmë për bujqësi. (Plani Zhvillimor Komunal i Graçanicës, 2014)

26
Nga aspekti ekonomik, lagjet periferike i përballojnë vetëm shtresa e pasur dhe kjo shtresë
ka marrur primatin që të përzgjedhin edhe lokacionet për ndërtime, duke neglizhuar faktin
se jetësimi i idejave madhore është në dëm të tyre e pastaj edhe gjithë vendit.
Distanca nga qyteti, ofrimi i shërbimeve publike, shkollimi i fëmijëve dhe shumë elemente
tjeraa, llogariten si shpenzime enorme që mund të bëjë një familje.

Nga aspekti social, distanca nga qyteti krijon një frymë negative për fëmijët që nuk mund të
shfrytëzojnë të gjitha të mirat që ofron qyteti, duke i lënë anash në krahasim me fëmijët që
jetojnë në qytet. Distanca e madhe për tu shkolluar, për të vizituar ndonjë muze, kinema,
teatër ka krijuar një ndjesi jo të këndshme.

Sa i përket indikatorëve të qëndrueshmërisë, lagjja Marigona Residence mund të llogaritet


si një lagje që nuk plotëson kriteret e të qenurit e qëndrueshme. Duke u bazuar në
hulumtimet e shteteve të zhvilluara evropiane, lagjet e tilla si Marigona Residence janë një
shembull negativ se si shkatërrohet toka e plleshme në tokë ndërtimore.

Figura 18. Lokacioni i Marigona Residence në vitin 2003

27
Figura 19. Lokacioni i Marigona Residence në vitin 2017

28
6. REZULTATET E DALURA NGA ANALIZA
Sa i përket kontestit mjedisor, lagjja Marigona Residence mund të quhet si një lëvizje jo-
mjeshtërore e ndërtimit, për shkak të natyrës së saj. Jetësimi i kësaj lagje ka qenë hap i
gabuar në përmasa të mëdha, sepse ka shtyër kompani tjera ndërtimore që të ndjekin hapat
e saj dhe të rrisin zonat ndërtimore kundrejt atyre bujqësore. Edhe pse këto lagje ofrojnë
shërbime më të mira për banorët e saj, duke rishikuar indikatorët e qëndrueshmërisë, ato
nuk plotësojnë të gjitha kushtet që të jenë të qëndrueshme. Kjo ndodh për arsye se banorët
ende nuk e kuptojnë rëndësinë e lagjeve të qëndrueshme që ndikon në cilësinë e jetesës ose
për arsye se banorët neglizhojnë këta indikatorë dhe se ekziston “paraja” që i plotëson të
gjitha mangësitë.

Sa i përket lokacionit, Marigona Residence nuk mund të krenohet për mobilitet. Edhe pse
lagjja ofron shkollën private dhe qendrën tregtare, ajo nuk mund t’i plotësoj kërksat e
banorëve. Një pjesë e banorëve janë student dhe ata udhëtojnë çdo ditë për në kryeqytet.
Lëvizja Marigona Residence – Prishtinë llogaritet si një shpenzim enorm që bëjnë banorët
për të mbajtur familjarët e tyre pranë shoqërisë.
Gjithashtu, distanca ka ndikuar në “zhdukjen” e shoqërisë, pra duke izoluar fëmijët brenda
një lagjeje dhe duke u detyruar të krijojnë shoqëri me banorët tjerë.

Në aspektin e qëndrueshmërisë, lagjja Marigona Residence është e pozicionuar në një bazen


qymyri, e cila, duke iu referuar termocentraleve që furnziojnë vendin me rrymë elektrike,
mund të bëhet pre e shpronësimeve dhe të kthehet në zonë të mihjeve nëntokësore.

Ndërsa sa i përket cilësisë së jetesës, banorët janë shprehur (duke i referuar pyetësorëve) se
ata ndihen komod dhe se çmimi që ata kanë paguar për qetësi, siguri dhe ambient më
familjar, u duekt i arsyeshëm.
Edhe pse banorët nuk kanë ankesa sa i përket qëndrueshmërisë, në shikim të parë, çdo
dizajner urban, çdo arkitekt do të mund të vërente se sa shumë dallim kanë shtëpitë e
ndërtuara në Marigona Residence me ato të cilat në të vërtetë quhen të qëndrueshme.

Mungesa e atriumeve në shtëpi, format e shtëpive, format e kulmeve, pozicionimi i dritareve,


mungesa e dritë-shpërndarësve, hapësirat mes shtëpive, janë veçse disa nga elementet
negative të cilat nuk përmirësojnë jetën e njeriut.
Një pjesë e shtëpive marrin ndriçim maksimal, një pjesë marrin ndriçim vetëm parcial,
mungesa e vegjetacionit më të dendur, mungesa e trupave ujorë, sipërfaqja e vogël e
pandërtuar në krahasim më atë të ndërtuar, janë disa nga simptomat që kjo lagje nuk mund
të atribuohet si e qëndrueshme.

Me pak fjalë, mund të arrijmë në një analizë se si qëndron modeli i shpërndarë me atë
kompakt. Injorimi i kompaktibilitetit dhe kërkesat e banorëve për një jetë më të mirë, kanë

29
ndikuar në krijimin e modelit shpërndarës, e cila edhe botërisht njihet si një lëvizje e gabuar
e cila shpie drejt shkatërrimit total të siëprfaqeve punuese.

30
7. KONKLUZIONET NGA SHQYRTIMI I HIPOTEZAVE
Meqenëse hipotezat të cilat kam shtruar për këtë hulumtim kanë të bëjnë me ndikimin e lagjes
Marigona Residence si një model i duhur për të gjitha ndërtimet e ngjashme si model i
qëndrueshmërisë, nga analizat e bëra dhe nga raportet ndërkombëtare të shpërndarjes urbane, ky
model nuk duhet të jetë valid dhe duhet të ndërpriten të gjitha ndërtimet e këtij lloji.
Kërkesat imagjinare të banorëve kanë ndikuar në zvogëlimin e sipërfaqeve bujqësore që rrethojnë
Prishtinën dhe komunat fqinje duke u dhënë leje për ndërtime.

Gjithashtu, sa i përket ofrimit të komfortit jetësor duke u plotësuar kërkesat banroëve, mund të
quhet si një komfort afatshkurtë. Marigona Residence nuk plotëson kriteret e të qenit e
qëndrueshme dhe si e tillë nuk do duhej të vihej në jetë një projekt i përmasave të tilla.

8. REKOMANDIMET
Duke u mbështetur në fundamentalet e një dizajni të qëndrueshëm urban të cilat i kemi analizuar
përgjatë këtij hulumtimi, kemi arritur të ngrisim disa nga rekomandimet të cilat shihen si jetike për
të ngritur nivelin e qëndrueshmërisë së shtëpive në lagjen Marigona Residence.

I. Rritja e sipërfaqeve të gjelbëruara në raport me ato të ndërtuara dhe shtimi i vegjetacionit


që do të ndikonte edhe në bllokimin e rrymave ajrore;
II. Integrimi i vegjetacionit në shtëpi (duke përshirë muret, dritaret dhe kulmet);
III. Ndërtimi i trupave ujorë në parqet e lagjes që do të ndikonte në ngrohjen e mjedisit përreth;
IV. Integrimi i shpërndarësve të dritës në dhoma ku ndriçimi është i vogël;
V. Ndërtimi i objekteve kulturore që mund të shfrytëzohen në të ardhmen për evenimente apo
destinime tjera (p.sh. muze);

A. Sa i përket qëndrueshmërisë në përgjithësi, banorët duhet të vetëdijësohen që këto lagje


janë më shumë të dëmshme në çdo aspekt (mjedisor, ekonomik dhe social) dhe se
kompaktësia është më e favorshme si model.
B. Ndërtimet e tilla duhet të bëhen vetëm në zonat e dizajnuara për destinime të veçanta (p.sh.
lagje private);
C. Duhet të ekzistojë një kufi mes zonës së ndërtimit dhe asaj të pandërtuar, e cila do të jetë
strikte dhe afatgjate.
D. Ndalimi i rritjes së shpërndarjes urbane bazuar në dendësinë e popullsisë. Duhet marrë
masa që dendësia të jetë kompakte dhe jo e shpërndarë.

31
9. REFERENCAT

1. BYTYQI, V., (2015), Resurset natyrore dhe problemet mjedisore në Rrafshin e Kosovës, pp.
17-110.

2. Couch, Ch., Leontidou, L., Petschel-Held, G., (2007), Urban Sprawl in Europe: Landscpaes,
Land-Use Change & Policy, IN: Blackwell Publishing Lts., Oxford, UK.

3. EEA Report (2016), Urban sprawl in Europe, IN: Luxembourg, Publications Office of the
European Union, pp. 20 – 116.

4. Ewing R., Schmid T., Killingsworth R., Zlot A., Raudenbush S. (2008), Relationship Between
Urban Sprawl and Physical Activity, Obesity, and Morbidity. IN: Marzluff J.M. et al. (eds)
Urban Ecology. Springer, Boston, MA. URL: https://doi.org/10.1007/978-0-387-73412-
5_37

5. Frumkin, H., Frank, L., Jackson, R., (2004), Urban Sprawl and Public Health: Designing,
Planning and Building for Healthy Communities, IN: Island Press, Washington, DC.

6. Komuna e Graçanicës (2014), Plani Zhvillimor Komunal 2014-2029. URL:


http://www.unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2._MDP_Final_alb_228753.pdf

32
ANEKS
Pyetësori (Forma)

PYETËSOR – Hulumtim Akademik


Ky pyetësor paraqet vetëm një pjesë të hulumtimit akademik dhe do të përdoret vetëm për hulumtim. Çdo gjë në
lidhje me këtë pyetësor do të mbetet konfidenciale dhe nuk do të përdoret për qëllime tjera. Në pyetësor do të jeni
anonim dhe nuk do të keni nevojë të shënoni të dhënat tuaja personale.
Ju faleminderit për bashkëpunim.

1. Mosha juaj __________:


a) 18-24
b) 25-40
c) 41-65

2. Gjinia __________:
a) Femër
b) Mashkull

3. Profesioni:
a) Student
b) Pozitë në institucione publike
c) Pozitë në kompani private
d) Pa punë

4. Sa anëtare ka familja juaj?


a) 2
b) 3
c) 4
d) +5

5. Sa m2 ka shtëpia juaj?
a) <150 m2
b) 150 m2 – 200 m2
c) 200 m2 – 250 m2
d) >250 m2

6. Nëse jeni i/e punësuar, sa janë të ardhurat e juaja mujore?


a) 0-250 €
b) 250-500 €
c) 500-1000 €
d) +1000 €

7. Duke marrë parasysh distancën nga qyteti, a keni çasje të rregullt në transport dhe në çfarë orari?
Vlerësoni transportin në lagje.
a) Po
b) Nëse jo, specifiko. _________________________________________________________________

33
__________________________________________________________________________________.

Shumë keq Keq Neutral Mirë Shumë mirë

8. Sa vetura i posedon familja juaj?


a) 1
b) 2
c) 3
d) 4+

9. Deri në sa arrin shuma e shpenzuar në udhëtim për një ditë?


________________________________________________________________________________.

10. Si e vlerësoni distancën e lagjes nga Prishtina? A ka ndikuar distanca në rritjen e shpenzimeve në
transport?
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________.

11. Si tatimpagues që jeni, a i konsideroni vlerat të arsyeshme dhe si i vlerësoni ato?


________________________________________________________________________________.

Shumë keq Keq Neutral Mirë Shumë mirë

12. Si e vlerësoni kompleksin “Çarshia” dhe a mendoni që dyqanet ju ofrojnë cilësi në ushqim dhe
produkte tjera? (Vlerësoni produktet).
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________.

Shumë keq Keq Neutral Mirë Shumë mirë

13. Vlerësoni shërbimet publike (shëno X):

Shërbimet Shumë keq Keq Neutral Mirë Shumë mirë Komente

Energji elektrike

Ujësjellës

Ngrohje

Ndriçim

Mbeturina

Siguria

Shëndetësia

Edukimi

14. A ofron lagjja terrene sportive dhe hapësira për rekreacion? Si i vlerësoni ato?
a) Po
b) Jo

34
Shumë keq Keq Neutral Mirë Shumë mirë

15. A ka hapësirë të mjaftueshme me gjelbërim? Si e vlerësoni hapësirën që është ndërtuar për ju?
a) Po, ka hapësirë.
b) Jo, nuk ka hapësirë.

Shumë keq Keq Neutral Mirë Shumë mirë

16. Si qëndron lagjja me ujërat (kanalizimet)? A ka pasur probleme dhe si janë zgjidhur ato? Si do e
vlerësonit këtë shërbim?
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________.

Shumë keq Keq Neutral Mirë Shumë mirë

17. Në rast të prishjeve, qofshin ato në sistemin e ujërave, energjisë elektrike, ngrohjes dhe shërbimeve tjera
publike, a keni ku të drejtoheni? A ka lagjja menaxher të mirëmbajtjes? Si e vlerësoni këtë aspekt?
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________.

Shumë keq Keq Neutral Mirë Shumë mirë

18. Meqenëse lagjja është në periferi dhe në natyrë të hapur, a ka erëra të forta? Si e përshkruani stinën e
dimrit dhe të verës? A plotëson shtëpia kushtet që të përballoj ndryshimet klimatike? Si e vlerësoni
përballueshmërinë e shtëpisë suaj ndaj këtyre dukurive natyrore?
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________.

Shumë keq Keq Neutral Mirë Shumë mirë

19. Sa është e ekspozuar shtëpia ndaj diellit, erërave dhe gjendjes atmosferike? A mendoni se shtëpia juaj
plotëson të gjitha kushtet që të jetë një shtëpi e qëndrueshme? Si e vlerësoni dizajnin e shtëpisë suaj?
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________.

Shumë keq Keq Neutral Mirë Shumë mirë

20. Cilat do të ishin disa nga kërkesat tuaja që i nevojiten Marigona Residence?

35
36
Elementet / Korrespodentet A B C D E F G H I J K L M N O P Q R TOTAL MAX. Vleresimi Final
Transport 1 1 1 1 1 1 2 1 1 1 1 0 1 1 0 0 0 1 15 36 0.42 Mire
Tatimi 1 - 1 0 - 1 2 0 1 1 0 2 0 1 - - 1 - 11 36 0.31 Mire
Cilesia ne sherbim/Çarshia 2 -1 - 0 2 1 2 0 0 1 1 2 2 1 -1 2 2 0 16 36 0.44 Mire
Energji elektrike 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 36 36 1.00 Shume mire
Ujesjelles 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 36 36 1.00 Shume mire
Ngrohje 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 36 36 1.00 Shume mire
Ndricim 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 36 36 1.00 Shume mire
Mbeturina 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 1 2 2 2 2 35 36 0.97 Shume mire
Siguria 2 1 1 2 2 2 1 0 1 2 2 2 2 1 2 2 2 2 29 36 0.81 Shume mire
Shendetsia 1 1 0 1 1 0 1 0 0 1 1 1 1 0 0 0 2 1 12 36 0.33 Mire
Edukimi 1 0 0 0 -1 1 0 0 0 2 -1 2 1 -1 0 0 2 2 8 36 0.22 Neutral
Rekreacion 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 1 2 2 2 2 35 36 0.97 Shume mire
Hapesira gjelberuese 1 0 0 1 1 1 -1 1 0 2 2 1 2 1 2 2 2 2 20 36 0.56 Mire
Kanalizimet 1 2 1 1 - - 1 1 0 0 0 2 0 0 - - 2 2 13 36 0.36 Mire
Shtepia ndaj kushteve klimatike 1 1 2 2 2 2 1 1 1 1 1 2 1 2 1 - 2 2 25 36 0.69 Mire
Dizajni i shtepise 2 0 2 2 1 2 2 1 1 2 1 2 1 2 2 - 1 1 25 36 0.69 Mire
Rezultatet nga pyetësori

You might also like