Ilustrimi Modës

You might also like

You are on page 1of 2

Ilustrimi modës ka një histori të gjatë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në industrinë e modës.

Në të
kaluarën, ilustrimet e modës ishin rrugë kryesore për paraqitjen e koncepteve glamuroze të dizajnerëve
të modës.

ilustrimi i ballinës nga Benito për Vogue, Shkurt 1921

Ndërkohë, ilustruesit e modës dokumentonin gjithashtu shfaqje të modës si ilustrime redaktuese për
revista, gazeta dhe botime të tjera.

Revistat e ilustruara të Hattie Stewart tregojnë imazhe të guximshme dhe një ndjenjë të patrembur të
personalitetit. Artistja britanike krijon kryeveprat me personalizimin e fotografive në ballinat e botimeve
të famshme të modës.

Artistja sfidon perceptimet e artit me copa të guximshme që qëndrojnë larg nga turma. Nga revista
Vogue e deri në Dazed, Stewart rishpik ballinat klasike të revistave duke shfaqur stilin e saj dhe
dashurinë e shtypit srtistik.

Përdorimi i mediave dhe materialeve të ndryshme për krijimin e veprave moderne inovative.

Josh Bristow është ilustrues i modës nga Anglia. Josh u diplomua në "London College of Fashion" BA në
drejtimin ilustrim i modës

Puna e tij është e guximshme, ekspresive dhe e ekzagjeruar i ka ndihmuar të pozicionohet në vend të
mirë në botën e madhe të industrisë së modës.

Dizajnerët e dinë se fotografitë nuk mund të kapin detajet fantastike të paraqitura në një ilustrim të
mirë. Megjithatë, në mënyrë që të përshtaten me teknologjinë e përshpejtuar, ilustrimet moderne të
modës gjithnjë janë duke përdorur mjete digjitale.
Në punimet e tyre shpesh përdoren si p.sh. kolazhi, media dhe materiale të perziera, letër e prerë si dhe
redaktime digjitale të vizatuara me dorë.

Këto risi më së miri tregojnë se si ilustrimet e modës evoluojnë me kohën. (këtu disa te mia)

Artisti anglez David Downton është një ilustrues i njohur i modës. Në vitin 1984, ka punuar në një
shumëllojshmëri të projekteve në lëmin e ilustrimit duke filluar nga reklama, paketime, libra kuzhine si
dhe herë herë edhe ilustrimin e modës.

Në vitin 1996, atij i ishte kërkuar nga Financial Times të nxjerrë ilustrime nga shfaqja e modës në Paris;
që atëherë, David është bërë i njohur kryesisht si një ilustrues i modës. Gjatë dekadës së fundit, David
Downton ka krijuar një reputacion si një nga artistët më të famshëm të modës.

Vizatimet e tij kanë zbukuruar kopertinat e publikimeve të modës.

You might also like