Hyrje Ne Dizajn Te Modes

You might also like

You are on page 1of 7

HYRJE NE DIZAJN TE MODES

VESHJA

-Veshja eshte mbulim ose mbeshtjellje e trupit me elemente te veshjes, ku funkcioni eshte ne
plan te pare derisa stili dhe forma estetike jane ne plan te dyte.

ARSYET E TE VESHURIT

-Funkcional

-Statusi social
-Perkatesia nacionale
-Perkatesia gjinore
-Estetike
-Emocionale

-Identifikuese (ushtria, policia, sigurimi, gjyqesia…).


-Tradicionale (vellat).
-Religjioze etj.

Arsyet funkcionale te te veshurit

-Mbrojtja nga kushtet klimatike (ftohte, nxehte).


-Mbrojtja nga moti i lig (shiu, ererat, bora, dielli).
-Mbrojtja nga insektet, kemikaliet, armet, lendimet sportive.
-Mbrojtja higjieno-teknike ne vend te punes ose amviseri etj.

ELEMENTET E VESHJES

Me elementet e veshjes mund te kuptojme gjithqka qe mbulon trupin dhe qe e determinon


individin ose grupin ne kuptimin vizuel.

Grupet kryesore te elementeve te veshjes

-Veshja

-Mbathjet
-Akcesoaret – detajet plotesuese.

Ndarja e veshjeve sipas gjinise

-Per meshkuj

-Per femra
-Per femije
-Unisex

Ndarja e veshjeve sipas sezonit

-Pranvere – vere
-Vjeshte – dimer
Ndarja e veshjeve sipas kohes ditore

-Veshje e dites

-Veshje per mbremje


-Veshje e fjetjes

Ndarja e veshjeve sipas karakterit

-Uniforme e punes

-Veshje mbrojtese
-Sportive
-Per plazh
-Veshje te brendshme

Ndarja e veshjeve sipas materijalit

-Tekstil
-Lekure
-Gome

-Materijalet e reja, mterijalet e ardhmerise.

MBATHJET

-Kepuce -Sandale -Qizme -Patika -Papuqe


AKCESOARET

-Qantat -Rrypat -Kapelat -Shallat -Dorezat -Stolite -Syzet etj.

MODA

Fjala mode rrjedh nga fjala franceze la mode e cila ka prejardhjen nga fjala latine modus, qe do
te thote menyre dhe i referohet drejtperdrejt llojit dhe menyres se jeteses se nje populli.
Moda sot tregon menyren, stlin, shembullin e sjelljes te cilit i permbahen njerezit ne ndonje
periudhe kohore ne fusha te ndryshme te jetes shoqerore.

SHFAQJA E MODES SE VESHJES

Moda u krijua ne ate moment kur njeriu per here te pare beri per vete nje veshje, nje element
te veshjes ose nje zbukurim ndryshe nga te tjeret dhe me kete dergoi sinjal per
ndryshueshmerine e tij.

LLOJET E MODES

-Haute couture (moda e prerjes se larte)


-Ready to wear (e gatshme per tu veshur)
-Moda e mases
-Moda urbane

Haute couture – ky emer rrjedh nga frengjishtja qe do te thote qepje e mire – elegante.
Krijues i haute couture konsiderohet Charles Frederick Worth i cili hapi shtepine e pare te
modes ne Paris ne gjysmen e shekullit XIX.
Haute couture mbizoteroi deri ne vitet e 50 –ta.
Kreatoret superior krijojne kreacione ekskluzive dhe unikate per bleres te caktuar. Kreacionet
punohen nga materijale te shtrenjta dhe me kualitet te larte, jane te punuara me dore ose te
qepura me kujdes te veqante, duke iu kushtuar rendesi te madhe detajeve dhe procesit
perfundimtare.
Qmimi i ketyre veshjeve sillet nga disa mijera dollare e deri te disa qindra mijera dollare.
Qmimi i larte i garanton bleresit qe do te kete nje veshje ekskluzive i cili eshte krijuar enkas per
te.

READY TO WEAR

Quhet ready to wear (angl) ose pret-a-porter (fr) qe do te thote e gatshme per tu veshur.
Ze vend ne mes te haute couture dhe prodhimit masiv te modes.
E krijojne kreatore te brendeve te njohura.
Nuk punohet per konsumatore individual, por i kushtohet kujdes i veqante perzgjedhjes se
materijalit , prerjes dhe realizimit.
Keto veshje punohen nga materijale kualitative dhe prodhohen ne seri te vogla te cilat
garantojne ekskluzivitet.
Keto veshje jane te shtrenjta.

Shembuj: Donna Karan, YSL etj.

MODA E MASES

Veshje konfekcioni dedikuar rrethit shume te gjere te konsumatoreve, prodhohet ne sasi te


medha dhe me permasa standarde.
Materijalet me te cilat punohen keto veshje jane te lira, ndersa teknika e punes e thjeshte. Per
kete arsye jane produkte te lira.
Megjithate, i kushtohet rendesi qe veshjet ti perafrohen kreacioneve te brendeve te njohura
bile edhe te atyre te haute couture.
Shembuj: Zara, Peacocks, Old Navy, Gap, H&M etj.

MODA URBANE

Mode e cila nuk u shfaq ne puntorite ose studiot e kreatoreve te modes, por eshte prodhim i
kreativitetit te njerezve te thjeshte, kryesisht te rinj.
Moda urbane i gjen rrenjet kryesisht ne subkulture (hipi, panky, gotik, hip-hop etj.).

MODA DHE KOHA

-Aktuale -Klasike -Fad (hit momental) -Vintage (mode e vjeter)

Aktuale – Stil i veshjes i cili dominon momentalisht dhe eshte i pranuar nga masa.
Klasike – Mode e cila ruan nje kuptim general per nje periudhe me te gjate kohore , pavaresisht
nga ecuria e trendeve te modes.
Fad – E kunderta e klasikes, mode e cila paraqitet befasisht dhe behet hit por qe shpejt zhduket.
Vintage – Mode bashkekohore e inspiruar nga epokat e mehershme te modes. Mode e cila na
perseritet ne menyre periodike.

STILI I MODES

Forme e vlefshme dhe karakteristike e veshjes e cila ekziston pavaresisht nga moda.
Stili eshte nje identitet i modes, perzgjedhje personale, menyre jetese, e cila mbeshtetet ne
shije dhe individualizem, ashtu qe qdo person zhvillon stilin e vet personal.
Kur bartesit e stilit jane fytyra te njohura, stili i modes zakonisht merr emrin e tyre (Luigji XIV,
Elizabet, Viktorijan, Eduardijan etj.).
Stili i modes mund te fitoj emrin edhe nga fryma e artit (renesansa,rokoko, barok), levizjes se
mases (hipi, panky), nga kreatori (stili Chanel).

TRENDI I MODES

Trendi paraqet tendencen ose drejtimin aktual dhe afatshkurter ne zhvillimin e modes.
Trendet jane te kufizuara ne sezone, disa iu nenshtrohen ndryshimeve te shumta te ndikuar nga
faktore te ndryshem.

STILI DHE TRENDI

TRENDET ZBEHEN, NDERSA STILI ESHTE I PERJETSHEM!

Yves Saint Laurent

You might also like