You are on page 1of 145

Ekspozimi vizual i

mallit
Parathënie
“Është imagjinata juaj ajo cila duhet të stimulohet. Pasi që kjo të ketë ndodhur, pjesa
tjetër është e lehtë. Ekspozimi i mallit është gjithmonë lider.”

Jow Citugno, OVP dhe drejtori kreativ, Bloomingdale’s

Nëse keni qëndruar ndonjëherë jashtë një dyqani duke admiruar nivelin artistik të
ekspozimit të vitrinës, ose u është tërhequr vëmendja nga ndonjë artikull shitës
derisa keni kaluar përmes ndonjë qendre blerëse, ose jeni ndalur të merrni
informacione nga ndonjë ciceron dyqani, atëherë jeni devijuar nga ekspozimi vizual
i mallit. Nëse keni bërë blerje si rezultat i të ndalurit gjatë ecjes nëpër trotuar ose
përmes ndonjë dyqani, atëherë i jeni dorëzuar supremitetit të tij.

Me vite, individët kreativë të cilët kanë bërë që dyqanet e botës të duken tërheqëse për
shitësit me pakicë dhe konsumatorët e tyre besnikë janë njohur si ndreqës vitrinash ose
artistë ekspozues. Ekipet e ekspozimit kishin një funksion unik dhe për t’u pasur lakmi në
një dyqan. Kohë pas kohe me buxhete zemërgjera – dhe definitivisht duke ju falënderuar
një talenti të madh – ata mbyllnin veten e tyre nëpër studio ose fshiheshin prapa perdeve
të vitrinave duke prodhuar punime të mahnitshme dhe tërheqëse arti, që do të
admiroheshin nga komuniteti blerës.

Gjatë viteve 1980-ta, me siguri për shkak të recesionit global dhe kërcënimit të tregtisë
elektronike (e-commerce) nga interneti, bosët e dyqaneve papritmas vunë në dyshim
sasitë dhe aftësitë e këtyre departamenteve që nuk sillnin fitim. Si rezultat, ata filluan të
kërkojnë nga artisët ekspozues të krijonin një pamje kreative të rafteve dhe parmakëve të
mallrave të zbritura; në këtë mënyrë lindi ekspozuesi vizual i mallit.

Rrallëherë të konsideruar seriozisht në fillim për shkak se rolet e tyre ishin të pasqaruara,
ekspozuesit shumë shpejt dizajnuan dyqanet e tyre në formë të “vijave panoramike”,
“pikave fokale” dhe “dyqaneve të nxehta”. Me këtë lindi një vokabular i ri i shitjes me
pakicë dhe shumë shpejtë enterierët e dyqaneve patën po aq shkëlqim sa edhe vitrinat e
tyre. Sot ekspozuesit vizual zotërojnë respekt dhe paraqesin një produkt mjaft të kërkuar
në botën e shitjes me pakicë meqë ata ofrojnë jo vetëm shërbim, por gjithashtu edhe
inspirim dhe ekspozim. Ky libër synon të sqarojnë dhe edukojë studentët dhe shitësit me
pakicë lidhur me ekspozuesit vizual. Ai mbulon artin e ekspozimit të vitrinave por edhe
ekspozimin vizual brenda dyqaneve, si dhe hedh një vështrim mbi veglat të cilat do të
ndihmojnë ndonjë ekspozues vizual aspirues që të arrijë sukses.
Duke përdorur studime të rastit e veçanërisht diagramet ilustruese bashkë me imazhet e
ekspozimeve më të mira të vitrinave dhe enterierëve të dyqaneve anembanë botës, ky
libër ka për synim të dëshmojë se sa efektshëm do të përmirësojë ekspozimin vizual
imazhin e markës së një dyqani dhe të inspirojë konsumatorët që të shpenzojnë.

Në anën tjetër
Një manekine kukull në një shezlon (divan) në sallë ekspozimi në “Rootstein” në Nju
Jork. Në shikim të parë, ky model real duket pothuajse njerëzore për nga dukja.
Historia e
ekspozimit vizual
Sipër
Këtu tregtari i peshkut/tregtari i shpendëve ka krijuar një ekspozim artistik të mallrave të
tij, dizajni i të cilave nuk do të dukej si i pavend në njohuritë ekspozuese të ekspozuesve
vizual të sotëm.

Nën
Në këto vitrina që tërheqin vëmendjen, fituese të shpërblimeve, të dizajnuara nga Thomas
Heatherwick për “Harvey Nichols” në Londër, skema eksplodon përmes xhamave në
eksterierin e dyqanit.
Dyqanxhinjtë e parë u munduan të tërheqin konsumatorët në dyqanet e tyre qoftë
duke ekspozuar në mënyrë të mburrur emrat e tyre ose duke shpalosur produktet e
tyre në vitrinat ose nëpër tavolina në rrugë, duke dëshmuar se ata ishin të hapur për
biznes por edhe krenarë për prodhimet e tyre.

Edhe në ditët e sotme, mishshitësit ende i mbushin vitrinat e tyre me mish të freskët i cili
shërben edhe si ekspozim për të tërhequr konsumatorët, por gjithashtu edhe tregon stokun
e prodhimeve që ofrohen në dispozicion për shitje gjatë asaj dite. Shitësit e luleve shpesh,
jo vetëm që i mbushin vitrinat e tyre me lulet më të mira, por gjithashtu i shpërndajnë ato
jashtë dyqanit si dhe nëpër trotuare për të joshur konsumatorët përgjatë pragut përmes
ngjyrave dhe aromës. Ngjashëm, edhe floktarët nganjëherë do të vendosin një karrige me
një klient jo të dyshimtë deri te vitrina e qelqtë për të dëshmuar shkathtësitë dhe
popullaritetin e tyre.

Me arritjen e teknologjisë së re gjatë viteve të 1840-ta që mundësoi prodhimin e panove


të mëdha të qelqit, dyqanet ishin me siguri përgjegjëse për të çuar artin e ekspozimit të
vitrinave në një nivel më të lartë, duke përdorur vitrinat e tyre të mëdha di skena, disa
prej tyre po aq teatrale sa edhe shfaqjet e Broadwayit. Sot, ngjyrat, helikat dhe ndriçimi
atmosferik në shumë raste në mënyrë arrogante errësojnë ekspozimin, meqë ekspozimi
vizual i mallit shtrihet përtej rolit të tij të mbështetjes së mallrave dhe bëhet një formë
arti, duke krijuar një deklaratë dhe duke provokuar një reagim. Dyqanet si “Harvey
Nichols” i Londrës kanë bashkëpunuar me disenjatorë dhe artistë të mirënjohur për
prodhimin e skemave joshëse ku ekspozimi bëhet pjesë e punës artistike.

Është shtëpia e mallrave, me koleksionn e ekspozimit dhe sasinë e pafund të hapësirës së


vitrinës, ajo e cila është pioniere e ekspozimit të vitrinës. Duke qenë një fenomen
relativisht i ri, ai fillimisht nisi në Francë. Sidoqoftë, madje edhe atje, për shumë vite
shtëpitë e mallrave ekzistonin vetëm në kryeqytet, në Paris.

Sipër Nën
Shtëpia e mallrave Bon Marché në Paris në Një vitrinë e Selfridge nga vitet e 1920-ta
fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë ofronte tregon shkathtësi dhe imagjinatë për kohën
një përvojë impresive të blerjes për e saj, me ekspozimin e saj delikat të
konsumatorët e saj përmes madhështisë së facoletave.
arkitekturës së saj.
Sipër
Vitet e 1960-ta shënuan krijimin e reklamave me veshja gati për t’u veshur, ndërsa Mary
Quant ishte njëra nga disenjatorët e para për të përdorur vitrinën e dyqanit të saj në
Londër në vitin 1959 si një dhomë ekspozuese për koleksionet e saj, si dhe për të
promovuar trendet sociale.

(vazhdon nga teksti i mëparshëm)

Ishte Aristide Boucicaut ai i cili për herë të parë shfaqi idenë e krijimit të këtij lloj
dyqani. Ai dëshironte të krijonte një dyqan të disenjuar për shitjen e të gjitha llojeve të
mallrave, por gjithashtu donte të tërhiqet turmat e njerëzve të cilët endeshin rrotull pa
ndonjë shkas në një “qytezë të vogël brenda qytezës”. Në vitin 1852 Boucicaut hapi
shtëpinë e parë të mallrave: Le Bon Marche.

Koncepti i shtëpisë së makkrave pastaj u shpërnda në Shtetet e Bashkuara, ku u hapën


dyqanet e para të famshme të cilat i njohim sot: Macy’s në Nju Jork në 1858, Marshall
Field’s në Qikago në vitin 1865, Bloomingdale’s në Nju Jork në vitin 1872 dhe gjithashtu
Wanamaker’s në Filadelfi në vitin 1876.

Asnjë shitës me pakicë ose edhe shtëpi mallrash nuk mund të marrë meritat për
prodhimin e vitrinave të para që binin në sy; sidoqoftë, mund të shikojmë individë të
ndryshëm të cilët kanë ndihmuar në caktimin e standardeve për ekspozuesit e sotëm
vizual të mallrave.

Ishte ndërmarrësi me pakicë amerikan Gordon Selfridge i cili kishte aspirata grandioze
për sjelljen e konceptit të shtëpisë së mallrave – ndërsa me të edhe gjuhën e ekspozimit
vizual të mallrave në Londrën Eduardiane. Pas largimit nga posti i tij si drejtor menaxher
i shtëpisë së mallrave Marshall Field’s në Qikago për të emigruar në Angli, ai arriti në
Londër me dizajne të mëdha për të ndërtuar një shtëpi premiere moderne të mallrave, të
shumëpritur, e të ndërtuar me qëllim.

Më 15 mars 1909, Londinezët ishin dëshmitarë të shpalosjes së endërrës 400.000


stërlinëshe të Goldron Selfridgeit. Selfridge u bë pikë referimi për shitësit me pakicë
britanikë. Vitrinat e mëdha të saj nga panot e qelqta ishin të mbushura me mallrat më të
mira të pronari i saj kishte për të ofruar. Selfridge gjithashtu solli revolucion në botën e
ekspozimit vizual të mallrave duke lënë të ndezura edhe gjatë natës dritat e vitrinave.
Edhe atëherë kur dyqani ishte i mbyllur, ashtu që publiku të mund të sodiste prezantimet
derisa ktheheshin në shtëpi nga teatri.

Selfridge gjithashtu përfshiu ca inovacione brenda dyqaneve për konsumatorët e tij –


përfshirë një fontanë gumëzhuese për më njerëzit më të shoqërueshëm dhe një dhomë
qetësie për ata më pak të shoqërueshëm. Atij kurrë nuk do të mund t’i shmangeshin
mundësitë e promovimit. Kur në korrik të vitit 1909, Louis Bleriot, ateroi duke e
përplasur aeroplanin e tij në një fushë në Kent pas fluturimit mbi Kanalin Anglez,
Selfridge paketoi aeroplanin e tij për trenin e orës 2:00 të mëngjesit dhe e ekspozoi atë në
ora 10:00 të të njëjtit mëngjes. Pesëdhjetëmijë njerëz pritën në radhë për ta parë
aeroplanin atë ditë. Deri në vitin 1928, Selfridge ishte dyfishuar për t’u bërë dyqani të
cilin tashmë e njohim, për shkak të ngritjes dhe suksesit të Gordon Selfridge.

Vitet e 1920-ta shënuan eksplodimin e kreativitetit në art dhe modë, duke u shtrirë edhe
në vitrinat ekspozuese dhe edhe njëherë ishte Parisi i cili po printe në këtë rrugëtim. Duke
qenë të frustruar që punimet e tyre do të mund të shiheshin vetëm në shtëpitë e shumë
njerëzve të pasur dhe të famshëm, shumë artistë të ri në qytet përhapën shkathtësitë e tyre
tek masat. Shumë shpejtë, arkadat e kapitalit ishin të preokupuara me tema të inspiruara
nga Art Deco, ndërsa disenjatorët e modës tani gjetën një pistë inovative dhe statike
ngazëlluese në të cilën ata do të shfaqnin kreacionet e tyre.

Sipër
Ndoshta nuk është vitrina më inovativ sipas standardeve të sotme, por vitrina e Marshall
Field’s nga fillimi i viteve të 1900-ta shkaktuan një reagim publik në atë kohë në Qikago.

Nën
Palltot e kukullave të vitrinave në këtë vitrinë ekspozuese të viteve të 1950-ta në
Printemps mund të duket elegante, por kukullat nuk janë të grupuara për të shkuar mirë
me njëra tjetrën.

Faqe 14

Shtëpitë e mallrave të Avenysë së Pestë të Nju Jorkut përcollën hapin. Gjatë viteve të
1930-ta, artisti surrealist Salvador Dali mund të konsiderohet si meritor me caktimin e
kritereve kreative amerikane në ekspozimin e vitrinave. Ai ishte kërkuar të rregullonte dy
vitrina për dyqanin e Bonwit Teller. Arti i rrugës morri një dimension tjetër kur ai
shpalosi vitrinat e tij “Narciussus”, por ai ishte një hap shumë i largët: përzierjet e tij
fyese ishin larguar pas ankesave. Sidoqoftë, mungesa e suksesit të Dalit nuk dekurajoi
artistët e tjerë aspirues që të nisnin karrierat e tyre si disenjatorë vitrinash. Artisti Andy
Warhol nisi karrierën e tij në dyqanet e Nju Jorku derisa ende ishte në kolegj; Jasper
johns, James Rosenquist dhe Robert Rauschenberg të gjithë punuan si disenjator i
vitrinave në vitet e 1950-ta.

Nuk ishin vetëm shtëpitë e mëdha të mallrave të cilët pasuan stilin e ri të disenjimit të
vitrinave. Derisa moda u zhvendos nga shtëpitë tradicionale në rrugët e frekuentuara dhe
derisa u zhvilluan trende sociale, disenjatorët e modës anembanë botës nisën të
shfrytëzonin më të mirën nga vitrinat e tyre. Pierre Cardin, Mary Quant dhe Vivinenne
Westwood janë vetëm ca nga ata të cilët mësuan rininë e djeshme se cilit klan social ata
duhet t’i takojnë duke i disenjuar vitrinat e tyre për të nxitur inspirim.

Terence Conran ishte e vetëdijshme për trendet zhvendosëse të modës. Në vitin 1964, ai
krijoi një dyqan për të përshtatur ato të butileve në lindje të modës, po kjo dallonte për
nga lloji i tij i produktit: mobilet. Qellsi, Londra ishte epiqendër e stilit dhe kulturës
rinore ndërsa Conran arrite që këtë gjë ta kapitalizojë shumë shpejtë. Dyqani i tij i parë
karakterizohej nga mure të bardha, duke krijuar një sens të hapësirës i cili vinte si një
zbavitje për pronarët e shtëpisë. Konsumatorët të cilët vizituan perandorinë e tij në rritjes
shumë shpejtë u përballën me tavane të ndriquara, dysheme me pllaka qeramike dhe
kafene. Në ditët e sotme, Habitati ende ruan praninë e tij në rrugët më të frekuentuara
britanike, bashkë me dyqanet e tjera siç janë Liberty dhe Harvey Nichols, të cilat
nganjëherë ne i harrojmë, përgatitën rrugën për shitësit me pakicë të së sotmes; në Nju
Jork një dyqan i ngjashëm do të ishte Barneys.

Zhvillimi i teknologjisë së viteve të 1990-ta dhe me lindjen e super-brendeve si Gucci


dhe Prada shënuan evolucion të vitrinave në makinat e propagandës. Me buxhete masive
të marketingut prapa tyre, këto brende më të mëdha ishin në gjendje të prodhonin fushata
të marketingut masiv të cilat u pasqyruan në fytyrat dhe trupat më të dëshirueshëm të
botës. Në vitrinat e dyqaneve, kukullat e dyqaneve të cilat për dekada kishin ekspozuar
veshjet u bënë të tepërta dhe shpesh janë zëvendësuar me fotografi shumë të mëdha, me
pritnim në shkëlqim të super-modeleve të reja. Ekspozitat e pistave nga kryeqytetet
botërore të modës ishin projektuar në ekrane televizive të teknologjisë së lartë dhe nga
përdorimi i mençur të ndriçimit jo vetëm që avancuan produktin, por gjithashtu ndihmuan
në krijimin e një ambienti dhe drame.

Sipër
Deri në vitet e 1970-ta, disenjimi i vitrinave kishte nisur të reflektonte shpirtin e moshës.
Në këtë vitrinë nga Printemps në Paris, kukullat janë ekspozuar në hap me kohën, me
plinte të pasqyruara duke sugjeruar topat me pjesëza pasqyre nga diskot e atyre ditëve.

Nën
Në zinxhirët e dyqaneve të modës Zara, kukullat e veshura në mënyrë të stilizuar janë të
plotësuara me një skemë të ngjashme elegante të vitrinave, ku porosia e mjaftueshme
sugjerohet në mënyrë të thjeshtë përmes përfshirjen e qirimbajtëse.

Faqe 15 - Duke ju falënderuar eksperimenteve dhe përvojës së disenjatorëve të vitrinave


nga vitet e kaluara, ekspozuesit e sotëm vizual kanë shumë teknika të dëshmuara me të
cilat mund të përballen. Tregtuesit vizual të cilët punojnë në zinxhirët e dyqaneve të
modës së riprodhuar sot, për shembull, po riprezantojnë kukullën në vitrinën e dyqanit,
duke e pranuar atë si një opsion të suksesshëm nga dyqani në dyqan. Dyqani i modës
spanjoll Zara, për shembull, vë në përdorim teknika të disenjimit të vitrinave, skemat e
saja inovative të vitrinave dhe stilizimi i mençur në modë duke i vënë vitrinat e saj në vijë
me ato të brendeve të mëdha luksoze.

Tani që brendet e shitjes nuk kanë marrë vetëm kontrollin e rrugëve kryesore të blerjes në
të gjitha qytetet e mëdha por janë infiltruar gjithashtu edhe në qyteza rurale dhe fshatra,
teknikat e tyre inovative në ekspozimin vizual të mallrave kanë pasur gjithashu ndikim në
konkurrentët e tyre. Në dekadën e fundit brendet kanë shtyer kufijtë e ekspozimit vizual
jo vetëm duke krijuar vitrina brenda dyqaneve për të nxitur shitjet dhe për të mbajtur
konsumatorët të inspiruar, por gjithashtu duke prezantuar teknika të re: DJ-të që
performojnë në dyqane urbane të veshjeve; materiet bashkëkohore që rrethojnë
dyshemetë e modës; librat dhe revistat që dalin nga departamentet e tyre; dhe shfaqjet e
modës të cilat mund të shihen jo vetëm nga njerëzit e modës (fashonistët) por gjithashtu
edhe nga blerësit e kohës së drekës.

Sot, mund të ekzistojë një përzierje dyqanit të saj, por dyqani mund të bëhet gjithashtu
edhe një brend në të drejtën e tij, duke populluar hapësirën e tij të dyshemesë me brendet
e tjera, me ide që të dyja bashkë do të gjenerojnë më shumë shitje. Kjo është veçanërisht
e dukshme në shtëpitë më të mëdha të mallrave si Selfridges, Printemps dhe Macy’s. Në
çfarëdo mënyre, detyra e ekspozuesve vizual është të bartë një porosi fondamentale tek
publiku përmes ekspozimit në vitrina dhe ekspozimit vizual të mallrave brenda dyqaneve.

Në shekullin e njëzetenjë, sfida më e fundit ndaj superioritetit të dyqanit tradicional është


interneti. Blerja nga shtëpia, nuk është vetëm më e lehtë por edhe me çmim më
konkurrues. Dyqanet përballen me stres të shtuar për të siguruar që konsumatorët e tyre
do të kthehen dhe të harxhojnë, ndërsa është ekspozuesi vizual i mallrave ai i cili do të
jetë kyç për tërheqjen dhe ruajtjen e vëmendjes së tyre. Fatmirësisht, blerja ka qenë
gjithmonë një aktivitet social ndërsa emocionet e saj do të jenë gjithmonë pjesë e
rëndësishme e përvojës së konsumatorit. Nëse blerësit janë jashtë në kërkim të një pazari
të papritur, të gjejnë një artikull të kërkuar për kohë të gjatë ose të takohen me miqtë e
tyre derisa janë duke kërkuar, është puna e shitësit me pakicë të garantojë që ata jo vetëm
që do të blejnë por edhe do të kenë një përvojë pozitive të shitjes me pakicë. Me ndihmën
e ekspozimit të mirë vizual të mallrave, kjo mund të arrihet lehtazi.

Sipër
Në shtëpië e mëdha të mallrave, koleksionet e modës së burrave siç janë Alexander
McQueen, John Galliano dhe Dior janë të vendosur brenda një hapësire për të krijuar
sallën dizajnuese të meshkujve. Dizajni i dyshemesë demonstron përdorimin e
konsideruar me kujdes të ekspozimit vizual: kini parasysh orenditë e tij të pozicionuara
në mënyrë të mençur, shenjëzimin e qartë dhe përdorimin e vitrinës prapa tavolinës së
arkës, e cila krijon një pikë qendrore për konsumatorët që hyjnë në shtëpinë e mallrave.

Roli i ekspozuesit vizual të mallrave


“Ne jemi djelmoshat në prapaskenë të cilët menaxhojmë me skenën dhe të cilët
prodhojmë tërë efektin, derisa blerësit shkruajnë tregimin dhe ofrojnë kënaqësinë. Ne
jemi ata të cilët duhet t’i japim kësaj jetë”

Alannah Weston, drejtoreshë kreative, Selfridges


Roli i një ekspozuesi vizual është të rrisë shitjet: së pari duke tërhequr blerësit në
dyqan përmes fuqisë së ekspozimit në vitrina dhe pastaj përmes ekspozimit dhe
ndërtimit brenda dyqanit, gjë që duhet t’i inkurajojë ata të mbesin në dyqan, të
blejnë dhe të kenë një përvojë pozitive të blerjes me pakicë ashtu që ata të mund të
kthehen.

Personat që dëshirojnë të zhvillojnë karrierë në ekspozimin vizual të mallrave do të


përfitojnë nga të qenit kreativ, komercial, të kuptueshëm dhe padyshim punëtorë të
zellshëm. Orë të gjata, kolegë kokëfortë dhe anëtarë të publikut si dhe afate kohore strikte
janë të gjitha sfida të përbashkëta të cilat shkojnë bashkë me vendin e punës. Përveç
kësaj, një vetëdije jo vetëm e trendeve të modës por gjithashtu e trendeve sociale, politike
dhe ekonomike do të jenë përfituese për ndonjë ekspozues vizual të mallrave. Faqet e
modës nuk vazhdojnë të diktojnë botën e shitjes me pakicë; trendet e stilit të jetës janë po
aq të rëndësishme sa edhe veshjet. Vendi ku dikush kalon pushimet ose ata të cilët i
dëgjojnë në iPod-ët e tyre do të influencojë stilin dhe drejtimin e asaj se ku zgjedhin të
bëjnë blerje.

Mbi të gjitha, një pikëpamje e paanshme është shumë te rëndësishme. Një dyqan i
suksesshëm tashmë mund të ketë shpikur formulën e tij kreative të fitores, dhe edhe pse
menaxheri i ekspozimit vizual të mallrave mund të ketë vullnetin të dëgjojë sugjerimet, ai
ose ajo zakonisht do të dojë që ato të vijnë nga njerëz me pikëpamje komerciale të cilët
mund të ofrojnë ndihmë në mbështetjen e ekipit ekzistues. Një pikëpamje jopersonale dhe
një qëndrim jokokëfortë karshi produktit me të cilin u është kërkuar të punoni mund të
jetë nevojë. Një ekspozues i mirë vizual i mallit mund të punojë me produktet më të
shëmtuara dhe më josimpatike dhe prapë të sjellë rezultate të mira.

Sipër
Përdorimi i kukullave me qëndrim dramatik dhe grafiqet e thjeshta të aplikuara në mure
dhe në dysheme krijojnë një ekspozim mahnitës brenda dyqaneve në Lane Crawford,
Hong Kong.

Roli ditor i ekspozuesit vizual

Varësisht nëse ekspozuesit vizual punojnë për ndonjë shtëpi të madhe mallrash, një
shitës me pakicë me shumë kate ose një butik të pavarur, ata do të pritet të
menaxhojnë dhe përgjithësisht të mbikëqyrin prezantimin vizual të vitrinave dhe
ekspozimeve brenda dyqanit. Kjo do të përfshijë ndërlidhjen me ekipet blerëse për
të konstatuar se çfarë është blerë dhe sa më mirë të promovohet ajo. Si edhe shtrirja
e dyshemeve të plota të ekspozimeve sezonale, ata gjithashtu do të pritet të caktojnë
standardet e përgjithshme të shitjes me pakicë për dyqanin. Detyrat e përditshme
do të përfshijnë të siguruarit që orenditë janë përshtatur me produktet korrekte
bashkë me shenja të tjera korresponduese, si dhe të kontrolluarit që vitrinat dhe
ekspozimet brenda dyqanit janë ende të pranishme, të pastra dhe të ndriçuara si
duhet.
Ekipet e mëdha të ekspozimit vizual mund të përcaktojnë role specifike për individët që
të mund të maksimizojnë burimet e tyre. Nga ekspozuesit individual vizual të cilët
punojnë për shitësit e vegjël me pakicë mund të pritet që të rregullojnë jo vetëm vitrinat
por të mundësojnë edhe pastrimin e rregullt të xhamave nga jashtë. Përgjegjësitë e
ekspozuesve vizual rrallëherë kufizohen vetëm me veshjen e kukullave.

Sipër
Ekspozuesi vizual i jep pamjen përfundimtare grupit të kukullave para se të përshtasë
ndriçimin, pastrimin e xhamave dhe inspektimin e tyre nga jashtë.

Trajnimi

“Standardet vizuale dhe ato të ekspozimit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne. Ne
edukojmë stafin tonë në baza të vazhdueshme, përfshirë seminaret e stilizimit sezonal dhe
vizitat nëpër dyqane, për të siguruar që ka përputhshmëri në një nivel nacional. Për të
siguruar standarde të përputhshme të ekspozimit të mallrave, ne i ofrojmë stafit vizual një
“bibël” e cila jep një kornizë të standardeve vizuale të kompanisë dhe udhërrëfimet për të
gjitha fushat dhe departamentet. Vizualisht, ne zhvillojmë direktiva jashtëzakonisht të
detajuara të cilat u dërgohen në baza mujore të gjitha dyqaneve. Në fund të secilës
sezonë, ne bëjmë një ushtrim testues të secilit instilacion anembanë shtetit, duke ofruar
kritika individuale.”

John Gerhardt, drejtor i shërbimeve kreative, Holt Renfrew

Ata të cilët dëshirojnë të hyjnë në profesion ose do të ndjekin një kurs në kolegj ose
në universitet e pastaj do të duhet të kërkojnë përvojë të punës në dyqane, ose ata
mund të aplikojnë menjëherë në ndonjë dyqan për përvojë pune.

Ekzistojnë disa kurse të ekspozimit vizual të cilat janë në dispozicion. Studentët kanë
gjasë të mësojnë se si të vendosin produktet së bashku, të krijojnë dhe instalojnë vitrinat
dhe të ekspozojnë mallra nëpër dyshemetë e dyqaneve. Shumë kurse do të japin njohuri
rreth përparësisë së përdorimit të ngjyrave, ndriçimit dhe krijimit të markave. Duke
përdorur shumë ushtrime praktike krahas teorisë, këto kurse dyvjeçare japin njohuri të
mira në botën e ekspozimit vizual dhe i ofrojnë studentit një kualifikim të dobishëm dhe
të pranuar.

Kurset e shkurta ofrohen gjithashtu për pronarët aspirues të cilët preferojnë edukim të
shpejtë dhe mund të dëshirojnë të mësojnë aspekte specifike të ekspozimit vizual.
Si në shumë karriera të tjera, përvoja e punës mund të jetë një pasuri e vlefshme. Dhe në
këtë industri është e zakonshme të mbështetemi në studentë me përvojë të punës për
emërim të tyre nëpër pozita të shumta. Siç sqaron Mark Briggs, drejtori kreativ nga
shtëpia e mallrave Harrods e Londrës, “Studentët që bëjnë punën e tyre praktike të
vendosjes së produkteve në Harrods kalojnë nëpër të gjitha aspektet e ekspozimit vizual
të mallrave. Ata do të kenë mundësi të adresojnë secilën kategori të produkteve, ashtu që
ata jo vetëm që arrijnë të kuptojnë artikujt por gjithashtu që ata të mund të vendosin se në
cilën fushë do të orientohen: shtëpi, modë, ushqim ose bukuri.” Briggs zhvillon ekspertë
për secilën kategori të produkteve në dyqan; një dresist mode jo me doemos mund të ketë
besim për shembull në grupimin e tenxhereve.

Studentët e ri, energjik me përvojë pune – varësisht nga koha e vitit dhe orari i ekipit të
ekspozimit vizual të mallrave - mund të gjejë veten duke punuar në një vitrinë ose të
dërgohet për pastrim të depove. Sidoqoftë, përpjekjet e tyre shpesh çmohen, ndërsa në një
karrierë ku ekspozuesit vizual të mallrave lëvizin nga njëri dyqan në tjetrin, për ta shpesh
ofrohen në dispozicion pozita në vendin e duhur në kohën e duhur. Ekipet e ekspozimit
vizual të mallrave do të mbështeten në një plan të plotë për përmbushjen e programeve të
tyre hektike.

Ekspozimi vizual i mallrave në një shtëpi mallrash

Shtëpitë e mallrave do të japin një trajnim dhe njohuri të shkëlqyeshme fillestare


lidhur me ekspozimin vizual të mallrave për shkak të kategorisë së ndryshme të
produkteve të cilat ata ofrojnë. Trajnimi i cili do të ofrohet nga një ekip i krijuar
është shumë i vlefshëm.

Tradicionalisht, ata që hyjnë në një ekip të ekspozimit vizual të mallrave në një shtëpi
mallrash do të nisin si dresistë ose si ekspozuesë të ri vizual i mallit; nëse ata punojnë me
zell dhe tregojnë që ata janë të gatshëm të punojnë, ata mund të promovohen brenda dy
vitesh në një pozitë më të lartë. Menaxherët kanë gjasë të vërejnë potencialin dhe të
zhvillojnë ata të cilët i shohin si menaxherë të ardhshëm duke i inkurajuar ata të
zhvillojnë shkathtësitë e tyre menaxheriale dhe ato komunikuese, për të nisur me
menaxhim të buxhetit dhe zhvillimit të një skeme të plotë të vitrinës para se të
promovohen në rol menaxherial. Ata dresist të cilët kënaqen me çështje praktike të punës
në ekspozime mund të preferojnë të mos ndjekin pozitë menaxheriale, për shkak të tërë
administrimit që kjo nënkupton. Një shtëpi rajonale mallrash mund të ketë ekipin e saj të
ekspozimit vizual të mallrave, i cili vjen aty nga dyqani kryesor por shtegu i karrierës aty
do të jetë i ngjashëm me atë në dyqanin kryesor, ku menaxheri rajonal kontrollon
buxhetin dhe rekrutimin e dyqanit rajonal.

Mark Brigg i Harrods-it rekruton pjesën më të madhe të stafit të tij si studentë. Pas
mbarimit të përvojës së punës, ata shkojnë të asistojnë atë në rregullimin e 2 km të
hapësirës së vitrinave dhe ekspozimin e mallrave në 92.203 metra katrorë të katit së
dyqanit. Marku thotë që një strukturë e mirë është kyçe për udhëheqjen e lehtë të ekipit të
tij. “Komunikimi është fjala kyçe,” sqaron ai. “Mbaj takime javore me udhëheqësit e
ekipit tim për të sqaruar konceptet dhe promovimet e ardhshme për t’i bërë ata të ndjehen
pjesë s familjes Harrods.”

Harrods, si shumë shtëpi mallrash anembanë botës, punëson ekipe të ndara të enterierit
dhe ekspozimit vizual të vitrinave. Një ekspozues vizual i mallrave ka mundësinë të
zgjedhë se në cilën nga këto dy fusha ai do të orientohet; sidoqoftë, të tjerët do të
emërohen varësisht prej meritave dhe talenteve të tyre. Të punuarit në të dyja kategoritë
do t’u jap ekspozuesve vizual që po trajnohen njohuri më të mirë të përgjithshme dhe
mund ta bëjë individin më të përshtatshëm për treg.

Sipër Nën
Fotografia e tejzmadhuar e praruar Gjithashtu në Lanw Crawford, këto kukulla
përdoren si objekte skene në këtë ekspozim të veshura pa asnjë të metë ndërveprojnë
brenda dyqanit për të krijuar dramë dhe me orenditë e shtëpisë për të krijuar
atmosferë në Lane Crafword, Hong Kong. ekspozime dramatike brenda dyqanit.

Një strukturë tipike e Ekspoyuesi i lartë vizual i Gjithashtu, një ekip i Portirët
ekspozimit vizual të mallrave ekspozimit vizual të
mallrave në një shtëpi mallrave do të përfshijë Mund të duket një luks të
mallrash do të ishte: Përgjegjësitë një ekip mbështetës punësohen portirë.
anëtarët e të cilit mund të Siqodoftë, të siguruarit që
Menaxheri / Drejtori i lartë Mentorimi i anëtarëve të rinj jenë si në vijim: futja e mobileve të vlefshme
i ekspozimit vizual të ekipit dhe e objekteve elegante të
Marangozë: skenës dhe lënë vitrinat në
Përgjegjësitë Të vepruarit si urë ndërmjet një pjesë të vetme është
menaxherëve vizual të Roli i një marangozi brenda esenciale. Shumica e
Krijimi dhe mbikëqyrja e mallrave dhe menaxherit të një shtëpie mallrash nuk portirëve do të jenë
pamjes kreative të dyqanit. katit. është vetëm të jetë i mbyllur gjithashtu përgjegjës për
në studio; ai ose aj do të menaxhimin dhe
Ndërlidhja me drejtorin e Të qenit i vetëdijshëm për jetë kyç në instalimin dhe mirëmbajtjen e depove ku
blerjes për të siguruar trendet e modës dhe pamjet largimin e vitrinave dhe mbahen objektet e skenës
promovimin e produktit të kyçe. ekspozimeve brenda dhe kukullat.
duhur. dyqanit. Marangozët e
Mirëmbajtja e standardeve trajnuar tërësisht dhe Dizajnerët grafik:
Puna e ngushtë me të tregtisë me pakicë. profesionalisht do të dijnë
drejtorin operativ për të gjithashtu se kur duhet Ekipet grafike shtëpiake të
garantuar që skicimet e Komunikimi me Ekipin e punuar një objekt skene me cilat tashmë po shtrihen me
dyqanit janë planifikuar në grafikës standarde të larta sepse ajo ngadalë jashtë agjencive të
mënyrë korrekte. mund të vendoset aty ku do cilat ofrojnë jo vetëm ide,
Edukimi i stafit të dyqanit, të jetë në shikim të afërt të por gjithashtu edhe pajisje
Komunikimi me drejtorin e publikut dhe kur të bëjë dhe shkathtësi për krijimin e
marketingut për t’u siguruar Puna e ngushtë me markat kompromise lidhur me veprave të artit të një
që ekipi i ekspozimit vizual dhe të siguruarit e cilësinë e dyqani. Përfitimet e ekipit
mbështet ndonjë promovim përfaqësimit të përgjithshmemeqë ajo grafik shtëpiak janë të
të produkteve. përputhshëm të produkteve. mund të shihet vetëm nga padiskutueshme. Për dallim
para dhe përmes xhamit. prej kontraktuesve të
Kontrollimi i listës së Dresisti i ri/Ekspozuesi Marangozët të cilët punojnë jashtëm, anëtarët e saj do
pagave dhe buxhetit të vizual i mallit në një ekip të ekspozimit të jenë të vetëdijshëm për
ekspozimit vizual. vizual shpesh do të jenë në imazhin e përgjithshëm të
Përgjegjësitë gjendje të shtrijnë talentet e dyqanit dhe padyshim, të
Blerja e objekteve të të tyre përtej punës me dru pasurit e tyre në njërën do
skenës dhe kukullave Ruajtja e standardeve të dhe do të jenë në gjendje të të prodhojë mostra të cilat
relevante tregtimit me pakicë bëjnë objekte skene nga një mund të editohen aty për
llojshmëri mjetesh. aty, kursen shumë kohë të
Menaxhimi i grafiqeve dhe Të qenit i vetëdijshëm për vlefshme. Brenda ose
shenjave vendosëse të trendet e modës Molerët jashtë shtëpisë, një ekip
dyqanit grafik është përgjegjës për
Të punuarit ngushtë me Për dallim nga detyra e aplikimin e përputhshëm të
Menaxheri i ekspozimit stafin shitës të dyqanit për qartë – e ngjyrosjes së dizajnit grafik të dyqanit për
vizual të siguruar se janë vitrinave – një moler i cili etiketat e çmimeve,
përmbushur udhërrëfimet punon në një ekip të reklamat dhe informatat
Përgjegjësitë vizuale. ekspozimit vizual mund të promocionale.
ofrojë një llojshmëri
Menaxhimi i një ekipi. Të kuptuarit dhe të qenit i shkathtësish. Shumë prej
vetëdijshëm lidhur me tyre janë ekspertë në
Ndërlidhja me blerësit dhe markat. efektet e ngjyrosjes, dhe në
me marketingun. bashkërendim me
Paraqitja e ekspozimit në marangozët – do të jenë
Komunikimi me menaxherin mënyrë kreative dhe me përgjegjës për aplikimin e
e lartë të ekspozimit vizual shtim maksimal të shitjeve pamjes përfundimtare në
në mendje. objektet që tërheqin
Dizajnimi dhe implementimi shikimin dhe në skemat e
i ekspozimeve brenda vitrinave.
dyqanit dhe atyre të
vitrinave.

Ndërlidhja me ekipin grafik,

Ndërlidhja me menaxherët
e katit.

Njohja e konkurrentëve.

Të komunikuarit me markat.
Në faqen e kundërt (FAQE 23)
Kovat me ngjyrë dhe brushat si objekte skenike plotësojnë çorapet me ngjyra të
shndritshme për të transmetuar këtë temë Koloriste të vitrinës, gjë që do të kishte
përfshirë tërë ekipin e ekspozimit grafik, nga menaxherët e deri te dizajnerët grafik.

Ekspozimi vizual i mallrave të zinxhirëve të shtëpive të mallrave (faqe 24)

Zinxhirët e rrugëve më të frekuentuara do të kenë një strukturë të ngjashme me atë


të një shtëpie mallrash. Sidoqoftë, secili dyqan mund të mos ketë luksin e të pasurit
të ekspozuesit të vet vizual të mallrave. Në vend të kësaj, një ekspozues vizual i
mallit ose një ekip i ekspozuesve vizual të mallrave mund të udhëtojë nga dyqani në
dyqan të një zinxhiri, që mbulojnë fushat specifike të shtetit. Gjatë ndonjë
promocioni të madh siç janë Krishtlindjet dhe zbritjet, mund të përzgjedhen edhe
ekspozues të tjerë vizual të mallrave që të ndihmojnë. Sidoqoftë, ekspozimi vizual
zakonisht kryhet nga ndonjë individ i vetëm. Duke punuar për një menaxher të
fushës, ekspozuesi vizual në një zinxhir të shumëfishtë do të rekrutohet përmes
selisë kryesore të firmës dhe pastaj do të përcjellin një shteg karriere të ngjashëm
me atë të një ekspozuesi vizual në një shtëpi mallrash.

Këto pozita i përshtaten më së miri individëve të organizuar të cilët kënaqen me udhëtim


– madje edhe gjatë udhëtimit jashtë vendit, meqë në shumë raste dyqanet për të cilat ata
janë përgjegjës janë jashtë vendit. Natyrisht, ata të cilët punojnë për një zinxhir dhe selia
e të cilëve është jashtë vendit mund të duhet të udhëtojnë deri te ajo zyrë për udhëzime.

Një ekspozues vizual i mallrave që punon për një zinxhir të shumëfishtë në ndonjë rrugë
të frekuentuar do të marrin udhëzime ose direksione nga selia kryesore e kompanisë. Aty
menaxheri i ekspozimit të mallrave do të dizajnojë dhe planifikojë instalimin e vitrinave
dhe projekteve të ekspozimit vizual të mallrave brenda dyqanit për tërë zinxhirin dhe
pastaj do të filtrojë detyrat deri tek ekspozuesit vizual të mallrave të një fushë
individuale. Dyqanet ndërkombëtare, siç janë GAP, zbatojnë këto rregulla. Selia e GAP-it
në ShBA, për shembull zbaton udhërrëfime strikte për të siguruar që marka nuk është
komprometuar. Ajo komunikon një strategji marke dhe udhërrëfime vizuale tek
menaxherët e ekspozimit vizual në secilin shtet ku GAP ka një dyqan, të cilët pastaj u
delegojnë detyrat tek anëtarët relevantë të ekipit tyre.

Dyqani kryesor në një zinxhir – zakonisht është më i madhi dhe më i njohuri – shpesh për
shkak të ekspozimeve më të elaboruara nëpër vitrina. Për shkak se ato shpesh mund të
dallojnë në madhësi, dyqanet rajonale individuale do të kenë skema të vitrinave të
krijuara sipas kërkesave për t’iu përshtatur madhësisë së vitrinës. Kufizimet buxhetore
mund të nënkuptojnë gjithashtu se ato mbështeten në skema të ekonomike dhe më të
thjeshta të vitrinave, siç janë posterët e ndryshëm të cilët mund të krijojnë një sfond të
produktit, e të cilët mund të instalohen nga vetëm një ekspozues vizual i mallit.

Komunikimi është shumë i rëndësishëm për një ekspozues vizual në një zinxhir
dyqanesh, meqë ai ose ajo duhet të sigurohet se të gjitha dyqanet lansojnë të njëjtin
produkt në vitrinat e tyre në të njëjtën kohë. Aktivitetet promovuese gjithashtu do të
kërkojnë koordinim dhe planifikim.

Roli i përditshëm i një ekspozuesi të një zinxhiri dyqanesh do të përfshijë komunikimin e


strategjisë vizual në secilin prej menaxherëve të dyqaneve dhe stafit të dyqanit, njëri prej
të cilëve pritet të ruajë ndonjë ekspozim të vitrinave brenda dyqanit. Shenjëzimi dhe
etiketimi mund të porositet dhe monitorohet poashtu nga ana e ekspozuesit vizual të
mallit.

Sipër dhe nën (faqe 25)


Ekspozimet e brendshme në këto dyqane të ZARA-së në Toro dhe Elx (Spanjë)

Ekspozimi vizual i dyqaneve të vogla të shitjes (faqe 26)

Dyqanet e vogla të pavarura mund të kërkojë ndihmën e një ekspozuesi të


vetëpunësuar të vogël vizual të mallrave për të ndihmuar në promovimin e mallrave
të tyre. Ekspozuesit frilanser (me angazhim me honorar), siç quhen shpesh, mund të
ndryshojnë pamjen dhe atmosferën e një dyqani brenda disa orëve. Për shkak se ata
shpesh punojnë me honorare, frilanserët janë zakonisht të shpejtë dhe efikas.
Shumica e këtyre individëve kreativë janë trajnuar brenda ekipeve të krijuara dhe
të njohura vizuale dhe kanë kontakte me ata të cilët mund të prodhojnë objekte
skenike dhe shenjëzime për ta. Një frilanser mund të specializojë në dizajnimin e
vitrinave ose ekspozimeve vizuale brenda dyqanit, ose mund të ofrojë të dyja
shërbimet njëkohësisht. Disa mund të specializojnë gjithashtu në stilizim mode,
derisa të tjerët mund të orientohen në grupimin e produkteve. Është gjithmonë mirë
të kërkohet të shihet portofolio e frilanserëve para angazhimit të tyre, meqë kjo do
të përmbajë shembuj të punës së tyre.
Shumica e frilanserëve sigurojnë punën e tyre përmes fjalës së gojës; veprat mahnitëse të
vitrinave si një mjet i mirë marketingu jo vetëm për dyqanin, por gjithashtu edhe për
krijuesin e tij. Është e qartë se sa më të shkathët dhe efikas që të jenë frilanserët, aq më
shumë punë ata mund sigurojnë.

Në disa raste, një pronar individual i dyqanit do të vërejë potencialin kreativ të ndonjë
anëtari të stafit dhe do të inkurajojë atë të rregullojë vitrinat dhe të bëjë ekspozimet
brenda dyqanit. Pa trajnim formal, kjo mund të jetë e rrezikshme: jo vetëm se një
ekspozues i tillë nuk do të ketë ndonjë mentor nga të cilët do të mësojnë, ai ose ajo mund
të krijojë shprehi të këqija të cilat nuk do të mund të transferohen në ndonjë ekip të
njohur të ekspozimit vizual në të ardhmen. Në dyqanet e vogla të shitjes, aranzhimi i
anëtarëve të stafit për të marrë pjesë në një kurs të shkurtër në ekspozimin vizual do të
jetë përfituese.

Sipër
Në Trust Nobody në Barcelonë, mbajtëset e thjeshta përdoren për të mbështetur trajnerët
në nivel syri me artikuj të palosur si duhet të vendosur direkt më poshtë. Thjeshtësia e
orendive e bënë më të lehtë për blerje dhe për plotësim.

Matja e suksesit

Nuk është gjithmonë e lehtë që të matet suksesi së një ekspozimi dritareje ose se sa i
efektshëm është ekspozimi i vitrinave brenda dyqanit. Pavarësisht punës së zellshme
të cilën e bëjnë ekspozuesit vizual të mallrave, shitësit me pakicë mund të jenë
konkurrues brenda dyqaneve të tyre. Një vitrinë e prezantuar si duhet, mund të
nxisin shitje të shumta, për të cilat meritat u takojnë blerësve, duke ia atribuuar
suksesin produkteve të përzgjedhura. Sidoqoftë, për një vitrinë me performancë të
keqe faji do t’i hidhet ekspozuesit vizual.

Në skemën e përgjithshme, është e rëndësishme për shitësit me pakicë të kuptojnë që


ekspozimi i tyre i ndryshuar në vitrinë mund të mos gjenerojë shitje të papritura dhe që
efekti afatgjatë i evolvimit të markës përmes përdorimit të vitrinave të njëtrajtshme dhe
ekspozimeve brenda dyqaneve është më i rëndësishëm. Fitoret e shpejta mund të arrihen
shpesh; sidoqoftë, një plan i struktura dhe i arritshëm – i cili mund të përfshijë përgatitjen
në avans dhe alokimin e personelit të caktuar kundrejt buxhetit – është më real në
sigurimin që shitjet dhe reputacioni dhe imazhi i dyqanit të rritet si rezultat i ekspozimit
vizual të mallrave. Formimi i marrëdhënieve profesionale me blerësit dhe stafin e shitjes
të dyqaneve padyshim do të ndihmojë ekspozuesit vizual të mallrave të dëshmojnë vlerën
dhe ekspertizën e tyre. Së bashku ata duhet të jenë në gjendje të ndajnë suksesin e
ekspozimit vizual të mallrave në dyqan.

Dizajni i dyqanit
Çfarë është dizajni i dyqanit? (faqe 30)

Shtëpitë e ndryshme të mallrave anembanë botës janë moduluar në një perandori


mahnitëse të ekspozimit të mallrave me pakicë. Me fasadat e tyre grandioze,
Harrods në Londër – mijëra poçet elektrike të të cilit ndriçojnë si një parajsë e
blerësve - dhe Samaritaine, dyqani më i madh i Parisit, gjithmonë i kanë bërë ballë
testit të kohës. Me shpikjen e ekspozimit vizual të mallrave gjatë viteve të 1980-ta,
sidoqoftë, shitësit me pakicë kanë parë nevojën që konsumatorëve t’u ofrojnë të
njëjtën përvojë brenda dyqanit. Dizajni i dyqaneve bëhet kruciale për suksesin. Sot
shumë dyqane të dizajnerëve në veçanti kalojnë po aq kohë dhe investime në
dizajnin e dyqanit të tyre sa edhe në koleksionet e tyre.

Dizajnet e dyqaneve bashkojnë të gjithë aspektet e ekspozimit vizual të mallrave:


ekspozimi i vitrinave dhe dizajni i enterierit si dhe orenditë dhe mobilet dhe ndriçimi.
Ekspozuesit vizual, arkitektët dhe dizajnerët vizual kanë punuar gjithmonë krahas njëri
tjetrit për të krijuar mjedise të shitjes me pakicë të cilat janë inspiruese por edhe
komerciale dhe mbi të gjitha, një ambient të cilin ekspozuesit vizual mund të
demonstrojnë shkathtësitë e tyre. Do të ishte e pakuptimtë për një arkitekt të zhvillojë
enterierin e një dyqani pa kuptuar nevojat dhe kërkesat e ekspozuesve vizual. Një dizajn i
mirë i një dyqani do të shfaqë produktet me përparësitë e tyre më të mëdha. Pistat e ecjes,
ndriçimi dhe shenjëzimi janë të gjitha veçori të rëndësishme të cilat duhen diskutuar
madhe edhe para dizajnimit të orendive. Disa shitës me pakicë mund të kërkojnë ndihmën
e dekoruesve të enterierit, si dhe ndihmën e dizajnerëve dhe artistëve të ndriçimit për të
ndihmuar në krijimin e ambienteve brenda dyqaneve.

Sipër
Akritektët e dyqanit Prada në Nju Jork, zyrës së Ren Koolhas për Arkitekturën
Metropolitane, nuk janë ndalur në ofrimin e një sfondi për ekspozimet e tyre; ata
gjithashtu kanë krijuar një hapësirë të shitjes me pakicë e cila mund të konvertohet në një
hapësirë performuese vetëm me një të shtypur të sustës. Platforma e cila hapet për të
shpalosur skenën për performanca ndodhet në anën e kundërt e fushës së ulëses fikse
krijimin e një ndjenje teatri dhe ofrimin e një ambienti për të tërhequr konsumatorët në
dyqan.

Nën
Kujdes dhe vëmendje e madhe i është dhënë ndriçimit në këtë dyqan për Alexander
McQueen në Milano, të dizajnuar nga William Russel. Ndriçimi është i fshehur tërësisht
në tavan dhe bashkë me muret permiterike, me të gjithë prizat, poçet elektrike dhe me
grila të pakëndshme. Një shtyllë me një ulëse në formë rrethore ankoron tërë hapësirën
dhe përdoret si një pikë qendrore për lëvizje përreth dyshemesë, derisa ngjyrat jo të
ndritshme ofrojnë një sfond të lehtë për ndonjë koleksion mode.

Pse është i rëndësishëm dizajni i dyqanit?

Dizajni i dyqanit mund të ndihmojë në mbështetjen e imazhit të markës si dhe të vë


në zbatim në një strategji të suksesshme të shitjes me pakicë. Shitlsit me pakicë
mbështetetn në dizajnin e dyqanit për të joshur blerësit brenda. Derisa disa shitës
me pakicsë preferojnë një dizajn më subtil të dyqanit, të tjerëve u pëlqen të
shokojnë dhe inspirojnë, duke krijuar dyqane të cilat nxisin diskutime.

Para të zgjedhjes së rrugës të duhet ndjekur, një shitës me pakicë do të duhej të


konsideronte shifrat demografike të konsumatorëve të tij. Blerësit tradicional nuk do të
impresioneshin nëse shtëpia e tyre lokale e mallrave do të shëndrrohej në një mjedis
futuristik dhe bashkëkohor. Shumica e shitësve të shumëfishtë me pakicë kanë një format
të dëshmuar të cilin e përdorin gjatë hapjes së dyqaneve. Shitësit e njohur si Marks and
Spencer në Britani do të vuante me siguri nëse ata papritmas do të dizajnon një dyqan
avantgard; rreziku do të ishte shumë i lartë dhe do të mund të shkurajonte pasimin e tyre
besnik. Ekzistojnë kohëra, kur mund të jetë me përparësi të prishet modeli. Në shtator të
vitit 2003, për shembull, Selfridges përqafoi një pamje më bashkëkohore dhe u largua
nga stili i vjetruar i shekullit XX i ndërtesës së tij në rrugën Oxford në Londër kur hapi
dyqanin futuristik në Birmingham, Angli. Ndërtesa ishte pjesë e përtëritjes së qendrës
tregtare që qytetit Bullring të viteve të 1960-ta. Me qindra disqe të argjendta që stolisnin
mbulojën e kaltër organike, dyqani i ri ose hasë në ngurrimin ose dashurinë e vendasve,
por siç do të kishte pohuar Gordon Selfridge, së paku është vënë re se kjo ka ndihmuar në
formimin e opinioneve.

Sipër
Dizajni i Sistemeve të Ardhmërisëë për Selfridges të Birmingham, i cili u hap në vitin
2003, është bërë pjesë ikonike e arkitekturës së qytetit. Ngjashëm si dyqani kryesor në
rrugën Oxord të Londrës, ai nuk mban emrin e tij të skalitur përgjatë hyrjes.
Gordon Selfridge tha se dyqani nuk ishte nevojë për emër – çdokush do ta njihte
ndërtesën për shkak të vetë dizajnit të saj – dhe dyqani i ri në Birmingham ndjek një
precedent të një stili spektakular.

Kush i dizajnon dyqanet?

Në ndonjë moment kohor të gjithë shitësit me pakicë do të duhet të konsultohen me


ndonjë arkitekt me përvojë në praktikën komerciale, e cila dallon nga arkitektura
vendore për shkak të nevojës së marrjes në konsideratë të qasjes publike. Në
shumicën e rasteve, shitësit me pakicë do të zgjedhin arkitektë me përvojë në
dizajnin e dyqaneve për shkak të njohurisë së tyre dhe të kaluarës së dëshmuar. Të
tjerët, mund të sfidojnë dizajnerët e ri të talentuar në krijimin e dyqaneve të tyre.

Gjatë dizajnimit të dyqaneve, shumë arkitektë do të shtojnë stilin e tyre vetanak, i cili
shumë shpesh nuk është arsyen për të çka ata janë angazhuar fillimisht. Kur prodhuesi i
njohur francez i kristaleve Baccarat kontaktoi me dizajnerin e njohur dhe arkitektin
Philippe Starck të dizajnojë selinë e tij në Paris, drejtorët mund të kenë paramenduar se
kreacioni i tij i pasur dhe i çuditshëm do të krijonte valë në mesin e konsumatorëve të tij
ekzistues vendor. Për të përforcuar dizajnin e tij, Starck gjithashtu krijoi edhe një
koleksion ekskluziv të kristalit për shitje në dyqan.

Para nisjes së dizajnit të dyqanit, sa më shumë informacione që do t’i jepen arkitektit për
produktin dhe markën, aq më lehtë do të jetë për të të kuptojë detyrën. Një arkitekt duhet
të jetë i vetëdijshëm për artikujt e produktit të cilët do të shiten si dhe për densitetet e
stoqeve për secilën orendi, për shkak se orenditë duhet të jenë funksionale si dhe pjesë e
konceptit të përgjithshëm të dizajnit. Afërsitë e produktit janë gjithashtu kyçe në krijimin
e një dyshemeje të njëtrajtshme dhe natyrisht për të gjitha tavolinat e rëndësishme të
arkës, depot dhe zyrat duhet të jenë duhet të inkorporohen në dizajnin final, ku të gjitha
janë pjesë e punës së ekspozuesit vizual të mallrave (shihni Kapitullin 5).

Një arkitekt do të nisë me përgatitjen e ideve konceptuale të cilat do të aprovoheshin nga


klientët; idetë fillestare rrallëherë do të jenë ato që ata anë pritur. Pasi të jenë aprovuar
dizajnet, arkitekti do të prodhojë planet e dyqanit dhe një periudhë kohore për
përfundimin e tërë ndërtesës, si dhe elementin përherë të rëndësishëm të buxhetit.
Arkitekti do të sugjerojë gjithashtu kontraktues dhe spcialistë të ndërtimtarisë për
ndërtimin e dyqaneve dhe do të menaxhojnë dhe mbikëqyrin tërë procesin. Kontraktuesit
do të përfshijnë ndërtuesit, elektricistët, molerët dhe marangozët. Tek ta mbetet
përgjegjësia për të siguruar përmbushjen e afateve kohore për hapjen e dyqanit.

Sipër
Në këtë përdorim të zgjuar të hapësirës në Tokion e mbushur me njerëz, Klein Dytham ka
krijuar një korridor të ngritur sipër rrugës për Undercover Lab.
Nën
Këtu Phillipe Starck ka krijuar një pranëvënie të kabineteve moderne të cilat qëndrojnë
vetëm të vendosura kundrejt një sfondi të afreskeve të stilit tradicional, të cilat i
përshtaten stilit të koleksionit të Baccarat-it.
Në anën e kundërt
Uji dhe energjia elektrike zakonisht nuk përzihen, sidoqoftë këtu në dyqanin e Maison
Baccarat-it në Paris, Starck ka varur një llambadar ndriçues në një akuarium
bashkëkohor, duke krijuar një pamje vizuale të çuditshme sidoqoftë mahnitëse.
Si funksionin dizajni i dyqaneve? (faqe 34)

Qëllimi kryesor i një dizajni të dyqanit është të shfaqë produktin me përparësitë e


tij më të mira. Kjo arrihet përmes kombinimit të ambientit, funksionalitetit dhe një
dizajni tërheqës. Secili dyqan do të jetë i ndryshëm, varësisht nga produkti i tij; një
supermarket do të jetë më tepër i preokupuar me funksionalitetin derisa një shitës
me pakicë i mallrave luksoze do të preokupohet me krijimin e ambientit të duhur.

Pronarët e pavarur të dyqaneve me siguri mund të marrin rrezikun e promovimit të


dizajneve më avanturistike të dyqaneve. Disa prej dizajneve më imagjinatave mund të
gjenden në Japoni. Rrugët e Tokios fshehin shumë dyqane interesante të shitjes me
pakicë, ku më eksitueset fshihen në rrugët e fshehta në vend se të zënë vendet qendrore
në rrugëkalimet kryesore të blerjes. Katër ishuj të vegjël të mbingarkuar, mijëra kilometra
nga Perëndimi janë paraqesin një “fabrikë” të kreativitetit. Hapësirat e vogla janë
transformuar në galeri të shitjes me pakicë. Qendra Sony në regjionin Ginza të Tokios
është një perandori interaktive e blerjes së pajisjeve teknologjike: për konsumatorët
ofrohen në dispozicion dysheme me vegla dhe softuerë më të fundit derisa tavanet
mbulohen nga ekrane plazma, ndërsa informacionet ineraktive demontrojnë idetë e tyre
inovative.

Bathing Ape në Japoni shet kryesisht veshje të përditshme dhe aksesorë të modës të
ekspozuar nëpër rafte nga materiali perspeks të montuar në një dysheme qelqi e cila ofron
një pamje të bazamentit. Kjo markë ka shënuar një status kulti jo vetëm në Japoni por
edhe anekënd botës për shkak të produkteve të saj të jashtëzakonshme si dhe për shkak të
dizajnit të dyqanit.

Duke ofruar një kontrast të plotë të kontekst të hapësirës, Habitat hapi dyqanin e tij
kryesor në rrugën Regent në Londër në vitin 2006 brenda mburojës të asaj që dikur ishte
një kinema e vjetër (si dhe kishë dhe treg mishi), ku Mbretëresha Viktoria shikoi filmin e
saj të parë. Drejtori kreativ i Habitatit, Tom Dixon, prezantoi orenditë bashkëkohore të
cilat qëndrojnë brenda arkitekturës origjinale neo-egjiptiane. Martesa e një dizajni të
vjetër dhe të ri e shndërron dyqanin në një prospekt ftues, me pamjen e saj në të kaluarën
viktoriane të Londrës.

Corsa Como e Milanos ka tërhequr pakot botërore të modës për shumë vite. Ajo është e
fshehur në fund të një shëtitoreje të pasupozuar, por përshtypjet e para të konsumatorit
pas futjes në dyqan lidhen me hapësirën e pafund. Një hapësirë trapezarie në ajër të hapur
mbush kopshtin dhe pastaj degëzohet në zonën e shitjes dhe në një restorant. Shkallët
çojnë në një librari dhe përfundimisht në një hapësirë ekspozuese në katin e parë.
Orenditë nuk janë prej më të shtrenjtave ose më kreativet – por duke qenë të vendosura së
bashku, krijojnë një mjedis unik të shitjes. Jo të gjitha dizajnet e dyqanit kërkojnë buxhet
të madh; skemat jo të shtrenjta dhe interesante shpesh krijojnë dyqanet më eksituese.

Sipër, majtas
Dyqani impresiv Prada nga Herzog dhe Meuron në Tokio, Japoni, është bërë një pjesë
ikonike e arkitekturës për shkak të dizajnit të pabesueshëm. Forma skeletike nga jashtë u
jep konsumatorëve një pamje të brendshme nga trotuaret.

Sipër, djathtas
Përdorimi i një përzierje eklektike të mobileve, përfshirë dizajnet klasike dhe një skemë
të ngarkuar të dyshemesë jep përshtypjen e një tregu të sofistikuar dhe të mprehtë, duke e
bërë Cosmo Como-n e Milanit një vend që ofron qasje të lehtë, por njëkohësisht edhe
interesante.

Në faqen e kundërt (faqe 35)


Në dyqanin e Habitatit në rrugën Regent të Londrës, arkitektura origjinale e ish kinema
është përdorur për efekte të mira. Ajo ka krijuar një hapësirë bashkëkohore për shitje me
pakicës brenda një sfondi shumë tradicional, duke rezultuar në një dyqan që bie në sy dhe
ftues.

Studimi i dyqanit:
Kurt Geiger

Rebecca Farrar-Hockelz është drejtoreshë e blerjes dhe kreative për markën


luksoze të këpucëve Kurt Geiger. Kurt Geiger jo vetëm që ka disa dyqane të
pavarura në Mbretërinë e Bashkuar, por kompania ka gjithashtu koncesione të
njohura edhe në Harrods, Selfridges dhe në shtëpi të tjera të njohura të mallrave,
përfshirë LA Rinascente në Milano. Dyqani i ri kryesor i në rrugën Regent të
Londrës është më i madhi dhe më prestigjiozi i kompanisë deri më sot. Arkitektët e
caktuar për dizajnimin e dyqanit ishin Found Associates, me të cilët Kurt Geiger ka
bashkëpunuar në mënyrë të suksesshme në të kaluarën.

Rebecca Farrar-Hockley dhe shefi ekzekutiv i Found Associates, Richard Founds,


diskutojnë çështjet kyçe të dizajnimit të një dyqani dhe pritjet për ekspozim vizual të
mallrave.

Mbi dizajnimin e një dyqani duke pasur në mendje ekspozimin vizual të mallrave
për Kurt Geigerin
Rebecca Farrar-Hockley “Dyqanet e këpucëve paraqesin një sfidë enorme për dizajnerët
dhe ekspozuesit vizual të malrave për shkak se i tërë prezantimi ka të bëjë me
ekspozimin. Konsumatorët nuk bëjnë pazar një lloj për këpucët ashtu siç bëjnë për rrobat
për shkak se nuk munden të vetëshërbehen me produktin dhe nuk munden që thjeshtë ta
dërgojnë atë tek arka; nuk mund të keni secilën madhësi në raft dhe shpesh produkti është
tepër i shtrenjtë për të mbetur pa u vënë re. Në fakt, i tërë dyqani është si një vitrinë e
madhe ekspozimi. Është e qartë se prezantimi korrekt vizual mund të afektojë shitjet e
përgjithshme; nuk duhet të ketë hapësirë për gabime njerëzore. Është e rëndësishme që
dyqanet e Kurt Geigerit janë të dizajnuara në atë mënyrë që kërkojnë vetëm pak
rregullim. Për shkak të numrit të dyqaneve që kemi, është vështirë që ato të mirëmbahen
në mënyrë efektive. Një dizajn i lehtë i dyqanit na përshtatet të gjithëve më së miri.”

Mbi bashkëpunimin ndërmjet shitësit me pakicë dhe dizajnerit

Richard Found “Ne gjithmonë pyesim klientët për komente të detajuara me shkrim, sepse
do t’i detyrojë ata të mendojnë lidhur me kërkesat dhe nevojat. Pastaj kjo do të na
ndihmojë të na ofrojë ide për dhënien e përgjigjeve.”

RFH “Është aq shumë e rëndësishme që të dyja palët të kenë një raport profesional të
fuqishëm. Me të gjitha projektet tona, Richard ka kuptuar komplikimet e biznesit tonë të
këpucëve dhe është plotësisht i vetëdijshëm lidhur me imazhin e markës që ne dëshirojmë
të promovojmë.”

Mbi shtigjet lëvizëse brenda dyqanit (faqe 38)

RF “Pikat kryesore janë jashtëzakonisht të rëndësishme për dizajnin e një dyqani. Për
dyqanin e Kurt Geigerit në Liverpul, (i cili) nuk ka dritare për shkak se dyqani është i
vendosur brenda një qendre tregtare, ne kemi dizajnuar raft nga qelqi të vendosura në
pjesën e parme të dyqanit i cili mban shumë këpucë. Ai tërheqë vëmendjen dhe i nxit
konsumatorët të futen brenda.”

RFH “Ne e quajmë atë rafti i mrekullive, për shkak se ai funksionon. Na lejon të kemi një
vitrinë e cila duket për mrekulli dhe njëherit nuk ka nevojë për mirëmbajtje. Njësia mund
të rregullohet me këpucët kryesore me ngjyra dhe prapë të ketë ndikim.”

RF “Ai shndërrohet në një kaleidoskop. Kur konsumatorët të kalojnë, ai ndryshon


perspektivën dhe krijon lëvizje.

Mbi densitetet e stoqeve

RF “Është e rëndësishme të kuptohet sasia e produkteve që një dyqan kërkohet të


ekspozojë. Do të ishte e pakuptimtë të dizajnohet një dyqan i cili është i bukur por në të
njëjtën kohë jopraktik.”
RFH “Rritja e ardhshme është gjithashtu e rëndësishme dhe duhet marrë parasysh. Më
duhet të rrisë shitjet dhe të sigurohem se do të bëjë një qarkullim të mirë. Në të ardhmen,
ndoshta do të më duhet të ekspozojë më shumë produkte të cilat do të shfaqeshin në
dyqanet e shitjeve të vlefshme.”

Mbi kërkesat e orendive fikse

RF “tre ose katër konfigurime të provuara dhe testuara të orendive fikse (rafteve) janë
kërkesat më të dëshmuara të cilat do të sjellin rezultate të mira. Nuk do të kishte ndonjë
përfitim nga ndryshimi i lartësive të rafteve të cilat funksionojnë si duhet në dyqanet e
tjera për shembull.”

RFH “Derisa punoja për një shitës tjetër me pakicë, unë njëherë pata bërë ekspozim
vizual të mallrave në një shtëpi mallrash e cila ishte dizajnuar me shumë komponentë
shtesë të orendive fikse, me gjasë të ndërtuara për të mbështetur ekspozimin vizua të
mallrave. Sidoqoftë, unë zbulova se orenditë ishin të pamjaftueshme vetvetiu sepse
produkti ishte vizualisht shumë i fuqishëm, kështu që komponentët shtesë ishin të
panevojshme. Orenditë e mira përzihen në prapavijë, duke lejuar dukjen e produkteve.”

Mbi përdorimin e ngjyrave (faqe 39)

RF “Një prapavijë relativisht boshe mbrapa produkteve do të ju japë opsione më shumë


fleksibile. Muret e ngjyrosura me ngjyra të rënda mund të mos përshtaten me këpucët me
ngjyra.”

RFH “Sidoqoftë, një seksion i meshkujve, mund të kërkojë përdorimin e ngjyrave, për
shkak të natyrës së këpucëve të meshkujve: ato zakonisht paraqiten në ngjyra kafe ose të
zeza. Një prapavijë e fuqishme, me ngjyra mund të ndihmojë në shfaqjen e përparësive të
tyre më të mira.”

Mbi ndriçimin

RF “Të gjitha aspektet e dizajnit janë kruciale. Nëse dështoni në ndonjë gjë, ju mund të
dështoni në gjithçka. Ndriçimi është njëra ndër aspektet më fondamentale të dizajnit.
Ndriçimi i keq mund të ndryshojë dukjen e produktit; një dritë e verdhë në lëkurën ngjyrë
kafe mund të kthejë këpucët në të kuqe. Ndriçimi i cili mënjanon ngjyrën e bardhë do të
japë një efekt më të saktë të përgjithshëm.”

Mbi identitetin e markës

RFH “Unë preferoj të kem një fill ci li bëhet element i përbashkët i cili është sinonim me
Kurt Geiger, më tepër se një format identik për secilin dyqan.”

RF “Madhësia dhe pozita e dyqanit mund të diktojë gjithashtu atë që mund të arrini me
konceptin e dizajnin. Dyqani i rrugës Regent, për dallim prej dyqanit të Liverpulit, është
pjesë e një prirjeje historike të ndërtesave të njohura. Procesi i dizajnit përfshin shumë
implikime ligjore dhe kërkesa të ndërtesave.”

Sipër (faqe 38)


Orenditë e thjeshta dhe një prapavijë neutrale e bardhë ofrojnë një prapavijë të
gjithanshme dhe praktike për këpucët dhe skema e përgjithshme e dyqanit ishte specifike
për këtë produkt. Me vetëm një këpucë nga secila palë e ekspozuar dhe zakonisht vetëm
një këpucë të secilës madhësi, depoja, e cila përgjithësisht zë 40% të hapësirës shitëse në
një dyqan këpucësh, është pozicionuar në mënyrë të përshtatshme afër tavolinës së arkës
në pjesën e prapme.

Sipër (faqe 39)


Kjo vepër artistike tregon një dyqan në rrugën Regent ku janë vendosur këpucë femrash
në katin përdhes si dhe këpucë meshkujsh në bazament. Një seksion i katit përdhes është
hequr ashtu që konsumatorët jashtë në trotuar të mund të kenë një pamje të koleksionit
për meshkuj një kat më poshtë.

Vitrinat

“Nëse Selfridges do të kishte qenë një revistë, vitrinat do të kishin qenë ballinë e tij.”
(faqe 42)

Alannah Weston, drejtoreshë kreative, Selfridges

Nuk ka dyshim se vitrinat mund të përdoren për të bërë shitje nëse ato bien në sy
dhe nëse janë inovative. Ato janë mjeti i vetëm i marketingut të cilin nuk keni
nevojë ta paguani meqë janë pjesë e arkitekturës së dyqanit, për dallim prej kostove
fillestare të krijimit, prandaj ia vlen që të bëhen shumica prej tyre. Shumë shitës me
pakicë ende shpenzojnë shuma të mëdha të buxhetit të tyre të marketingut duke
krijuar vepra arti; të tjerët i paraqesin produktet e tyre në mënyrë të thjeshtë, por
në mënyrë të efektshme. Sidoqoftë, disa kurrë nuk përdorin vitrinat e tyre në
kapacitetin e tyre të plotë. Pavarësisht nëse një vitrinë është e madhe – e ngjashme
me një të një shtëpie mallrash – ose thjeshtë një e një madhësie mesatare që ofron
pamje brenda dyqanit, secila duhet të planifikohet me kujdes. Një vitrinë e
rregulluar si duhet jo vetëm që tërheqë blerësit brenda dyqanit, por ajo gjithashtu
përforcon imazhin e markës së shitësit me pakicë. Ajo mund të veprojë si një mjet
reklamimi por gjithashtu edhe të japë ide rreth asaj që ofrohet në dispozicion
brenda dyqanit.
Varësisht nga lloji i dyqanit, faktorë të ndryshëm do të ndikojnë në rregullimin e
vitrinave ekspozuese në kohëra të ndryshme dhe si pasojë në nivelin e kreativitetit që i
lejohet një ekspozuesi vizual të mallrave. Një shtëpi e madhe mallrash (ose edhe një
dyqan i vogël) mund të dëshirojë të tërheqë vëmendjen në dyqanin e tij duke krijuar një
ekspozim me një temë të dallueshme e cila ka për synim të shkaktojë një reagim. Ky lloj
vitrine ka më pak gjasë të ndikohet vetëm nga produkti, prandaj drejtohet nga
departamenti i marketingut ose i blerjes të cilët shqetësohen për promovimin e një
produkti të caktuar ose një trendi për të cilin ata kanë shpenzuar shumë ose dëshirojnë të
organizojnë një fushatë të madhe reklamimi. Një vitrinë e ndikuar nga ndonjë produkt
mund të përdoret në mënyrë të ngjashme në një shtëpi mallrash apo edhe në një dyqan të
vogël, por poashtu ka gjasë të jetë edhe lloji kryesor i vitrinës në një zinxhir dyqanesh të
shumëfishta, ku nevoja për arritjen tek tregu masiv është veçanërisht vitale.

Cilado qoftë forca nxitëse prapa vitrinave ekspozuese, ekzistojnë një numër
konsiderimesh që duhen marrë parasysh gjatë planifikimit të një vitrine, përfshirë llojin e
vitrinës, mënyrën më të mirë për grupimin e produkteve, nëse ose jo duhet prezantuar një
temë ose skemë dhe pastaj përdorimi i objekteve shoqëruese (skenike), elementet grafike
dhe shenjat.

Sipër
Skema e vitrinës “Panku i ardhmërisë” i Selfridges pasqyron një pamje bashkëkohore të
erës së pankut. Ndriçimi me drita neoni de kukullat me ngjyra të shndritshme ishin tema
kryesore e dyqanin e Londrës.

Në faqen e kundërt
Këto vitrina përbëhen nga vija të thjeshta dhe forma të trasha të ngjyrshme për të
promovuar rilindjen e pamjes së modës të viteve të 1960-ta.

Njohja me vitrinat tuaja (faqe 44)

Para se të përpiqeni të dizajnoni dhe rregullojmë një vitrinë, është më së miri të


kuptohet hapësira dhe thellësia e vitrinës me të cilët pritet të punoni, si dhe veçoritë
e saj praktike të cilat do të ndikojnë në atë që ju mund të vendosni në vitrinë dhe si
e bëni këtë.

Madhësia dhe stili i vitrinës

Shkala e vitrinës me të cilën ju duhet të punoni mund të ndikojë në atë që mund të arrini.
Nuk ka madhësi ose formë standarde të vitrinës në rrugën e frekuentuar; secila vitrinë
dyqani do të dallojë. Vitrinat më të mëdha do të kërkojnë shumë mallra dhe më shumë
objekte skenike për t’i mbushur ato; të tjerat mund të kërkojnë më pak. Përveç shkallës së
vitrinës, ekzistojnë një llojshmëri stilesh, prej të cilave më të zakonshmet përfshijnë
vitrinat e mbyllura, me prapavijë të hapur dhe ekspozuese. Duhen të merren në shqyrtim
edhe dyqanet pa vitrina fare.
Vitrinat e mbyllura

Këto zakonisht shihen nëpër shtëpi të mallrave. Me një pano të madhe qelqi në pjesën e
parme (me fytyrë kah audienca në rrugë), një mur të ngurtë në pjesën e prapme dhe me
dy mure solide anësore si dhe me një derë, këto vitrina ngjasojnë në një dhomë. Ato
paraqesin ngazëllimin më të madh gjatë rregullimit për shkak se tërheqin vëmendjen e
publikut vetëm nga një kënd: rruga.

Vitrinat e mbyllura kërkojnë një planifikim të konsiderueshëm para se ato të rregullohen.


Duke qenë zakonisht të mëdha, ato do të kërkojnë shumë mallra për t’i mbushur. Edhe
objektet shoqëruese do të duhet të jenë të mëdha dhe me siguri të ndërtuara nga shumë
pjesë, duke rritur kështu koston. Sidoqoftë, mallrat e shtrenjta mund të përdoren, me
kusht që dera të jetë e sigurt dhe që konsumatorët nuk do të jenë në gjendje të kenë qasje
dhe të fusin duart e tyre në atë paraqitje. Nga këndvështrimi i dizajnit, për shkak se ato
shihen vetëm nga njëri kënd, rregullimi duhet të bëhet vetëm nga ana ballore.

Vitrinat me prapavijë të hapur

Këto nuk kanë mure të pasme por mund të kenë mure anësore. Shumë shitës i preferojnë
ato ngase ato e bëjnë edhe enterierin e dyqanit të dukshëm nga jashtë. Kjo sidoqoftë do të
nënkuptojë që enterieri do të duhet të mirëmbahet dhe të duket atraktiv gjatë gjithë kohës.
Këto vitrina janë të vështira për t’u rregulluar meqë ato shihen nga jashtë dhe brenda. Për
dallim prej vitrinave të mbyllura, këtu mallrat e shtrenjta nuk do të ishin të sigurta,
prandaj nuk rekomandohet përdorimi i tyre në këto lloje vitrinash. Vëmendje duhet
kushtuar edhe mundësisë që konsumatorët mund të jenë në gjendje të prekin ekspozimin.

Pa dritare

Pasazhet blerëse shpesh kanë shembuj të mirë të dyqaneve pa vitrina. E tërë pjesa e
parme e dyqanit i ekspozohet publikut vetëm me grila për të ndarë dyqanin nga publiku
në mbrëmje. Për shkak se nuk ka derë ose pjesë ndarëse për të ndalur konsumatorët nga
hyrja, këto dyqane inkurajojnë publikun të hyjë brenda dhe të kërkojë. Këtu duket se nuk
paraqitet nevoja për vitrina ekspozuese; sidoqoftë, bazat e vitrinave mund të
pozicionohen menjëherë brenda hyrjes me prezantime të rregulluara për të tërhequr
konsumatorët.

Sipër (faqe 45)


Një vitrinë e mbyllur mund të trajtohet si një skenë, siç tregohet në këtë dyqan të Zara-së,
ku skemat e vitrinave janë të kthyera kah audienca: kalimtari i blerjes në rrugë.

Nën
Si një vitrinë e mbyllur, vitrinat me prapavijë të hapur duhet të drejtohen karshi klientëve
në rrugë, por për shkak se ato ofrojnë pamje edhe brenda dyqanit, edhe vitrina edhe
brendia e dyqanit duhet të mirëmbahen mirë. Në shembull tregohet Stella McCaertney,
Nju Jork.
Vitrinat me kthesa këndore (faqe 46)

Këto janë vitrinat me kënde të kthyera kah hyrja. Ky lloj vitrine po zëvendësohet
gradualisht nëpër rrugët më të frekuentuara, por nëse hasni në një vitrinë të tillë, atëherë
mbani në mend që grupimet dhe produktet duhet të ekspozohen paralelisht me xhamin e
vitrinës – e jo paralelisht me trotuarin. Kjo për shkak se ka më shumë gjasë që
konsumatorët të ndalen dhe të qëndrojnë para xhamit në shtegun që çon kah hyrja. Të
përgatiturit e vitrinës tuaj në këtë mënyrë gjithashtu ju ofron përparësinë e të qenit në
gjendje që të punoni me tërë sipërfaqen e xhamit.

Vitrinat këndore

Këtu vitrinat mbështillen përreth një këndi. Në këto vitrina, grupimet duhen ekspozuar
drejt qendrës së harkut. Përdorimi i mençur i grupimeve do të ndihmojë në orientimin e
konsumatorit nga njëra anë e vitrinës deri te ana tjetër si dhe deri te hyrja e dyqanit.

Vitrinat në formë arkadash

Këtu, dera është vendosur prapa vitrinave. Në këtë rast, një pjesë e vitrinave ekspozuese
duhet jetë e vendosur me pamje kah trotuari për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit
ndërsa pjesa tjetër e saj duhet të jetë e drejtuar kah ana e kundërt, duke e çuar
konsumatorin kah dera.

Vitrinat në formë arkash prej xhamit

Dyqanet të cilat specializojnë në gjësende të vogla siç janë stolitë shpesh mbështeten në
vitrina në formë arkash prej xhami për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit. Këto
vitrina miniaturë vendosen në nivel të syve për të mundësuar një vëzhgim më të afërt të
mallit që shitet.

Sipër majtas
Hyrja në një dyqan me vitrina në formë arkadash është larg nga rruga, kështu që detyra e
ekspozuesit vizual këtu është të tërheqë konsumatorin përgjatë vitrinës drejt e në dyqan,
siç ndodh në rastin e Max Studio, Los Anxhelos.

Sipër djathtas
Një vitrinë këndore do të tërheqë vëmendjen nga dy kënde. Prandaj është vitrina kyçe ajo
e cila është e rëndësishme sa për t’u siguruar që gjithmonë do të zërë syrin e
konsumatorëve – siç ndodh në Harvey Nichols në Londër.

Nën
E pozicionuar në nivel të syve, arka prej xhami është mjet i përsosur ku paraqiten
gjësendet e vogla, më të çmueshëm, siç demonstrohet në Cartier në Selfridges në Londër.
Ndërtimi i vitrinës (faqe 47)

Para dizajnimit të një vitrine, ekspozuesi vizual duhet të kuptojë se me çka është në
gjendje të punojë. Në mënyrë ideale, një ekspozues me përvojë do të dëshironte të
punonte me një sfond të bardhë i cili përmban disa veçori të caktuara.

Muret e ngurta nga druri

Një vitrinë e mbyllur do të përfitojë gjithmonë nga muret e forta, të ngurta. Muri i pasmë
formon një sfond të ekspozimit të vitrinës. Së bashku me muret anësore, ai duhet të ketë
një sipërfaqe të njëtrajtshme e cila mund të ngjyroset ose mbulohet për të arritur një
koordinim me skemën e vitrinës. Të gjitha muret duhet të jenë poashtu të forta sa për të
pranuar vidat ose gozhdët.

Panot e dyshemesë

Panot e largueshme të dyshemesë nga MDF (Lexo për sqarim të shkurtesës: Medium
Density Fibreboard - Dërrasa me fibra me densitet mesatar) janë të lehta për zëvendësim
dhe mbulim, çoftë me materiale ose me PVC. Ato gjithashtu mund të pranojnë gozhdë
dhe vida. Të qenit në gjendje të ndryshohet dyshemeja në një vitrinë mund të ndryshojë
në mënyrë dramatike pamjen e një prezantimi. Disa shitës me pakicë preferojnë një
dysheme fikse e cila është e ngjyrosur saherë që të ndërrojë skema, derisa të tjerët mund
të preferojnë një dysheme të ngurtë, të drunjtë ose të gurtë e cila nuk ndryshohet me
ndërrimin e pamjes së vitrinës. Të dyja janë të pranueshme por duhen marrë parasysh
gjatë planifikimit të skemës së vitrinës. Një dysheme e ngurtë prej guri mund të mos jetë
e përshtatshme për vendosjen e një kukulle ekspozuese për shkak se mund të mos jetë e
mundur të nguliten gozhdët në një sipërfaqe aq të fortë (shihni faqe 193).

Rrjeta e tavanit

Një rrjet e fortë metalike e ngjyrosur me të njëjtën ngjyrë si edhe tavani ashtu që të
kombinohet, është e një rëndësie të pazëvendësueshme në cilëndo vitrinë; ju mund të
dëshironi të varni reklama, objekte skenike ose madje edhe kukulla nga kjo rrjetë kohë
pas kohe. Në afat të gjatë, kjo do të nënkuptojë që nuk duhen bërë vrima në mure për vida
dhe bulona, duke kërkuar pastaj punë riparuese para rregullimit të ardhshëm.

Dera e sigurt

Në një vitrinë të mbyllur, një derë mbyllëse e padukshme jo vetëm që do të ju


pamundësojë të hyni dhe dilni nga ndonjë vitrinë, por ajo gjithashtu do të sigurojë
produktet e shtrenjta. Në mënyrë ideale, një derë brenda një vitrine të mbyllur më së miri
do të vendosej në murin anësor – e jo në murin e pasmë kudo të dominonte vitrinën
ekspozuese dhe do të mund të shihej tërësisht nga konsumatorët. Gjithahstu
rekomandohet edhe një pajisje mbyllëse e cilësisë së mirë.
Nëse jeni duke punuar në një vitrinë veçanërisht të gjatë, atëherë kukullat mund të
vendosen nëpër bazamente të ngritura për të ju ndihmuar të mbushni hapësirën e
madhe.

Sipër
Në këtë vitrinë të Printemps në Paris, e cila pasqyron mallra të Calvin Klein, dera
mbyllëse është e vendosur në mënyrë të fshehur në këndin e djathtë. E ngjyrosur me të
njëjtën ngjyrë si edhe muret dhe pa dorezë të dukshme, ajo është sa më e padukshme që
është e mundur.

Binarët e ndriçimit (faqe 48)

Shumë prej vitrinave më të mira janë të ndërtuara ashtu që të jenë më tërheqëse se kurrë
përmes përdorimit të mençur të ndriçimit. Kjo është e mundur vetëm nëse vitrina është e
pajisur me pajisje të cilësisë së lartë të ndriçimit. Ne do të eksplorojmë kërkesat e
ndriçimit më vonë gjatë librit (shihni faqe 90).

Prizat elektrik

Është mirë nëse vendosen disa priza elektrik në ndonjë vitrinë. Ato do të duheshin
fshehur ose anash vitrinës pranë xhamit. Ashtu si edhe me rastin e derës, konsumatorët
nuk do të duhej të vërenin prizat në mur. Është poashtu mirë nëse instalohen disa sosh
edhe në tavan pranë xhamit por larg shikimit të konsumatorëve.

Perdet e vitrinës

Shumë ekspozues vizual preferojnë të krijojnë kryeveprat e tyre derisa janë të fshehura
nga publiku. Një perde e vitrinës fsheh poashtu edhe rrëmujën e shkaktuar gjatë veshjes
ose zhveshjes së një vitrine.

Qasja e lehtë

Vendosja e objekteve të mëdha ose mobileve në vitrinë do të ishte e kot nëse dera nuk do
të ishte mjaft e gjerë. Ekspozuesi vizual ka nevojë për qasje për t’i mundësuar atij të
manovrojë me gjësendet nëpër shtëpinë e mallrave në pjesën fundore të vitrinës.
Altoparlantët

Në shumë shtëpi të mëdha mallrash, siguria është e një rëndësie madhore. Derisa një
ekspozues vizual mund të mbyllet duke veshur një vitrinë është e rëndësishme që ai të
mbajë kontaktin me botën e jashtme përmes njoftimeve brenda dyqanit.

Spërkatëset kundër zjarrit

Ka pasur raje të nisjes së zjarreve brenda vitrinave për shkak të lidhjeve të gabuara
elektrike ose për shkak të mbingrohjes së shkaktuar nga pajisjet ndriçuese. Një sistem
plotësisht funksional spërkatës kundër zjarrit do të ndihmonte në parandalimin e zjarreve
të tilla.

Sipër
Të ngjyrosura me të njëjtën ngjyrë si edhe tavani, rrjeta e ndriçimit mund të përdoret për
të mbajtur binarët e ndriçimit por gjithashtu edhe objektet dhe produktet e ndryshme, një
teknikë e cila shihet edhe këtu.

SKICA FAQE 49

Binari i ndriçimit Rrjeta e tavanit Binari i parmë Binari i mesëm Binari anësor

Dera Panot e
mbyllëse e largueshme të
fshehur dyshemesë

Sipër (faqe 49)


Me të gjithë komponentët e duhur për një vitrinë, vitrina ekspozuese do të jetë e gatshme
për instalim.
Planifikimi i vitrinës ekspozuese

“Hapi i parë gjatë dizajnimit të një vitrine është të definohet një temë dhe një frymë në të
cilin dëshironi t’i paraqisni gjërat. Pastaj, duhet të gjeni idenë: atë ide të veçantë e cila do
ta bëjë dallimin në aspektin vizual.”

Franck Banchet, drejtor kreativ, Printemps

Njëherë pasi të jeni njohur me sfondin – vitrinën tuaj – atëherë mund të nisni të
planifikoni ekspozimin tuaj. Në këtë pikë ju duhet gjithashtu të konsideroni atë që
keni për synim të arrini me vitrinën tuaj. A synoni të shokoni, tërhiqni ose
shkaktoni një zukatje, ashtu siç kanë bërë shtëpitë e mëdha të mallrave si Barneys
në Nju Jork ose Harvey Nichols në Londër. Ekzistojnë një sërë arsyesh se pse një
ekspozues vizual do të zgjedhë të dizajnojë një vitrinë në një mënyrë të veçantë, por
e para dhe më kryesorja ai ose ajo duhet të sigurojë që tema e vitrinës reflekton ose
është simpatike për produktet të cilat po shiten në dyqan.

Vitrinat ekspozuese shpesh do të marrin formë e një rrëfimi, që inkorporon elemente të


tjera ose elementet e tjera skenike (shihni faqen 62-7) të cilat ose kanë diçka të
përbashkëta me mallin ose mund të jenë tërësisht të pandërlidhshme por prapë
mirëmbajnë një baraspeshë artistike ndërmjet objekteve të skenës dhe produktit. Disa
shitës me pakicë dëshirojnë t’u shërbejnë konsumatorëve të tyre vitrina të cilat nuk
shfaqin mallra, por shesin imazhin e dyqanit ose ndonjë ndodhie që paraqitet në dyqan;
vepra të artit, performanca të gjalla dhe sete të animuara janë përdorur në mënyrë të
suksesshme në këtë mënyrë. Gjatë kohërave të shitjes nuk është e pazakontë të përdoren
vetëm mallrat për të krijuar një vitrinë ekspozuese. Me të gjithë këta faktorë në mendje,
ekspozuesi vizual do të konsiderojë se cili opsion është më i miri për një projekt të
veçantë.

Sipër (faqe 50)


Në këtë vitrinë “politikisht korrekte” që përbëhet nga grafiqe dhe një kukull, Topshop në
Londër sigurohet që konsumatorët e tij kuptojnë se ai nuk shet gëzof të vërtetë. Ai përçon
porosinë përtej duke përdorur lodra për të krijuar një pallto gëzofi.

(Faqe 51)
Sipër
Vitrinat nuk duhet gjithmonë të përdoren për të promovuar ndonjë produkt specifik. Ato
mund të dizajnohen për të ndalur konsumatorët e potencial gjatë ecjes së tyre, si në këtë
vitrinë në Printemps, Paris, ku vallëzuesit performojnë gjallë në vitrinë.

Nën
Një grafik i madh dominon në vitrinë, gjithashtu në Printemps, duke kompensuar për
madhësinë e produktit aktual në ekspoze; buzëkuqët e ekspozuar në ballë të saj nuk janë
jashtë vendit. Përmes bilancit të kujdesshëm, madhësia e fytyrës së femrës është e
kundërpeshuar nga bazamenti i madh.
(Faqe 52)

Krijimi i një vitrine ekspozuese e cila do të ketë një efekt emocional por edhe mendje-
provokues mbi konsumatorët nuk është gjithmonë i lehtë. Alannah Weston nga
Selfridges, Londër, beson se ekzekutim i gjuhës së një vitrine ekspozuese është vital.
“Ekzekutimi brilant qëndron në shpirt të vitrinës së mirë ekspozuese,” thotë ajo.
“Mospasje e shumë ideve, që kanë një kompozicion të madh dhe që janë në gjendje që
vërtetë të tregojnë një rrëfim janë aq të rëndësishme gjatë dizajnimit të një vitrine
ekspozuese. Këtu në Selfridges ne jemi me fat që të kemi shumë vitrina ashtu që të jemi
në gjendje të gjendje të krijojmë një operim narrativ përmes tyre, qoftë nëse ajo është
shumë e saktë ose nëse është abstrakte. Kjo ka të bëjë edhe me zhvillimin e një gjuhe për
të folur brenda vitrinave. Gjuha do të mund të ishte një sërë ngjyrash, formash ose
strukturash. Ju nuk keni shumë kohë sa për të t’i kapur ato menjëherë derisa ato kalojnë,
por në të njëjtën kohë duhet të ketë detaje të cilat dëshirojnë të bëjnë konsumatorët të
rrinë më gjatë nëse ata dëshirojnë të rrinë. Dhe natyrisht, vitrinat duhet të jenë
informative.”

Alannah është gjithashtu përkrahëse e kërkimit të ndihmës së artistëve dhe individëve të


tjerë kreativë për dizajnimin e vitrinave të saj. “Njëra prej strategjive tona kreative është
bashkëpunimi me të tjerët, qoftë nëse kjo nënkupton të punuarit me një disenjator mode
për të krijuar një vitrinë ekskluzive ose për të sjellë në skenë artistë të panjohur ose të
famshëm për të dizajnuar një skemë komplete,” shtoi ajo. “Unë mendoj se ata të gjithë
sjellin talent aq të madh në dyqan. Ne kuptojmë si të punojmë me ta dhe gjithashtu si të
nxjerrim më të mirën prej tyre. Është mirë të kesh një mendje të hapur dhe të kërkosh
këndvështrime të tjera.”

Sipër
Në vitrina e tij “Future Punk”, e cila në njërën anë mund të jetë pak shqetësuese për disa
shikues, Selfridges në Londër në mënyrë të tërthortë fertilizon temat e seksit dhe mjeteve
të gatimit.

(Faqe 53)

Sipër
E dizajnuar nga David LaChapelle, gjinjtë e fryer mbushin një vitrinë të Selfridges në
Lodnër për të prmovuar temën e anës mbjellëse të Las Vegasit për promovimin njëmujor
të Vegas Supernova-së, synimi i të cilës ishte ofrimi i një përvoje të ndryshme prej blerjes
si dhe për të tërhequr një lloj të ndryshëm të konsumatorëve në dyqan. Dinamizmi i
ekspozimit ishte theksuar nga fakti që derisa gjinjtë shfryheshin, ngadalë shpalosen
shenjat e neonit që ndodhen prapa.
(Faqe 54)

Temat dhe skemat

Edhe temat edhe skemat janë fjalë të njohura për një ekspozues vizuaë. Ato u referohen
elementit kreativ i cili do të përdoret për të përkrahur produktin. Që të dyja janë të lidhur,
duke i dhënë vitrinës ose vitrinave një fill që do të tërheqë tërë pamjen e përgjithshme.
Një temë dhe skemë duhen planifikuar mirë dhe të mendohen në mënyrë të hollësishme.
Ekspozuesit vizual i përdorin ato për të krijuar një dramë, për të treguar një rrëfim dhe
për të inspiruar. Ato mund të jenë sezonale ose thjeshtë një përshkrim mbi trendet sociale,
politike ose ekonomike.

Një temë është tema e prezantimit të vitrinës. Ajo duhet të përfshijë ngjyrën, objektet
skenike dhe mallrat përkatëse të cilat do ta jetësojnë idenë e përgjithshme. Një temë e
rrobave të larjes mund të përfshijë rërën, drunjtë e palmës dhe një mur të kaltër, duke
krijuar kështu ndjenjën e vërtetë të plazhit. Edhe dyqani me një vitrinë duhet të ketë një
temë vitrine.

Skemat u përshtaten vitrinave me shumë vitrina, si shtëpitë e mallrave siç janë Macy’s
ose Selfridges, Londër. Një skemë bazohet ë temë por mund të përshtatet ashtu që secila
vitrinë të jetë e ndryshme, por sërish të tregojë të njëjtën porosi. Një vitrinë e plazhit
mund të ketë një tjetër vitrinë të pozicionuar prapëse saj me një jaht dhe me një dysheme
të kaltër; tjetra mund të ketë një ballkon hoteli si veçori të sajën kryesore. Është e
rëndësishme që skema të jetë kohezive dhe e përputhshme.

Në shumë raste, temat dhe skemat e vitrinave do të barten brenda dyqanit dhe do të
përdoren si ekspozime brenda dyqanit gjithashtu. Kur përdoren si duhet, ekspozimet e
tilla do të bartin një porosi më të fuqishme tek konsumatori. Punimet e printuara siç janë
grafiqet ose shenjat dalluese që reflektojnë porosinë e vitrinës paraqesin një mënyrë më
efektive dhe më ekonomike e bartjes së temave brenda dyqanit. Një temë ose skemë
mund të replikohet gjithashtu në formë të ekspozimeve brenda dyqanit në zonat të
caktuara brenda dyqanit për të bartur temën e vitrinës edhe brenda. Gjithmonë ja vlen që
të konsiderohet ku të vendosen ekspozimet brenda dyqanit për të siguruar ekspozim
maksimal; kukullat ose objektet skenike shtesë mund të shkaktojnë shpenzime shtesë.

Sipër
Mënyra më e mirë e vështrimit të një skeme vitrine është prej matanë rrugës. Këtu në
Harvey Nichols, Londës, grafiqet e mëdha, kukullat dhe objektet skenike përdoren për të
krijuar ndikim.

(faqe 55)

Sipër
Harvey Nichols, në stilin e tij të vërtetë ekzotik, shfrytëzon në mënyrën më të mirë
vitrinat e tij të gjata duke përdorur çdo hapësirë në dispozicion për të krijuar një skemë
inovative të vitrinës.

(Faqe 56)

Zinxhirët e dyqaneve të shumëfishta shpesh investojnë kohë dhe para duke prezantuar
dyqanet e tyre kryesore në një mënyrë që tërheqë syrin. Qartazi për shkak se dyqani
kryesor është më i madh, skema e vitrinave mund të jetë dramatike dhe të krijojë më
shumë ndikim. Sfida për menaxherin e ekspozimit vizual të një zinxhiri është ofrimi i të
njëjtës porosi përmes dyqaneve më të vogla gjithashtu. Kjo mund të bëhet duke përdorur
një tipar të përbashkët, siç është një ngjyrë, një grafik ose objekt skenik. Të gjitha vitrinat
kanë gjasë të jenë në madhësi të ndryshme, madje edhe brenda zinxhirëve të dyqaneve,
prandaj shpesh duhet dizajnuar dhe prodhuar më tepër se një opsion i ekspozimit.

Të vendosurit lidhur me një temë vitrine nuk është gjithmonë e lehtë. Mund të ketë një
numër faktorësh që pengojnë licencën kreative. Buxheti menjëherë ngritet në mendje, por
më e rëndësishme mund të jetë nevoja që dizajni të bëhet për disa artikujve specifik të
përzgjedhur nga ana e shitësit me pakicë. Në shumë raste, veçanërisht në rastin e
dyqaneve të rrugës më të frekuentuar, mallrat të cilat mund të përdorni tashmë mund të
jenë vënë në shënjestër për përdorim në vitrina, me siguri për shkak të pranisë së tyre në
një fushatë të madhe marketingu. Kjo do të jetë përgjithësisht e njëjtë për artikuj të
veçantë në shitje të cilët duhen larguar shpejtë nga dyqani. Në këtë rast, është gjithmonë
mirë të niset me një dizajn të thjeshtë por efektiv i cili do të fitojë përkrahjen e shitësit me
pakicë.

Të kuptuarit e produkteve dhe imazhi i perceptuar i dyqanit gjithmonë do të jetë një


përparësi. Në shumë raste, një pronar dyqani i cili nuk kërkon ndihmën e një ekspozuesi
profesional vizual do të pretë që produkti do të prezantohet mirë dhe do të jetë një veçori
e dallueshme brenda vitrinës, me objekte të tjera të përdorura në role mbështetëse.
Sidoqoftë, nëse ju keni më shumë liri kreative për të zgjedhur produktin, atëherë së pari
duhet të kuptoni temën e pastaj të shqyrtoni se çfarë pamje dhe porosie ju shpresoni të
përcillni tek konsumatorët.

Sipër
Vitrina dhe ekspozetë e brendshme mund të bazohen përreth një teme të përhershme.
Disenjatori i produktit Marcel Wanders vendos kukullat e tij futuristike të verdha brenda
dyqanit nga brendingu për dyqanit e tij udhëtues Mandarina Duck në Londër, duke rritur
figurën për të krijuar një gjigant spektakular, të inspiruar nga libri “Udhëtimet e
Guliverit” të Jonathan Swift, i cili lidh të dyja katet. E verdha është përdorur poashtu si
aksent në të dyja kukullat dhe objektet skenike brenda dyqanit.
(Faqja 57)

Për shembull, të përzgjedhurit e mobileve tradicionale dhe aksesorëve shtëpiak për të


shkuar me një temë bashkëkohore vitrinash mund të mos funksionojë, meqë do të krijojë
një deklaratë më pak direkte. Është gjithmonë një vendim i mençur për të hulumtuar
produktin dhe skemën e vitrinës paraprakisht. Rregulluesit e vitrinave duhet gjithashtu të
kërkojnë trendet kyçe të cilat mund të inspirojnë publikun. Një koleksion i rikthimit të
modës së viteve të 1960-ta mund të shkojnë më mirë me mobilet nga e njëjta erë kundrejt
një sfondi bardh dhe zi në vend të një skene etnike dhe rurale. Produkti në shumicën e
rasteve do të ndihmojë të diktojë se cili do të duket prezantimi i përgjithshëm i vitrinës.
Është mirë të niset duke dhënë ide dhe duke pohuar se çfarë porosish prisni të perceptojë
konsumatori nga prezantimi; rrallëherë kjo është ideja e parë që vihet në veprim.
Gjithashtu duhet të konsiderohet stili dhe forma e produkteve dhe ajo që i përkrah ato.

Gjatë kërkimit të një ideje për një dyqan ose temë për vitrinën tuaj, vendosni të jeni
imagjinativ dhe inspirues. Mbani në mend se përpjekjet për rikrijim të një skene reale do
të duket i forcuar dhe i panatyrshëm nëse kukulla nuk përshtatet në një pozitë të veçantë,
siç është mbajtja e një gote me shampanjë ose një qëndrim vallëzues.

Sipër
Një pjesë e diapazonit të vitrinës nga Topman, këto vitrina tregojnë se si mund të bartet
një temë nga dyqani kryesor deri te dyqanet më të vogla në zinxhir. Në vitrinën e dyqanit
kryesor në Londër, një prapavijë e mbuluar me një pëlhurë e stampuar me ngjyrë të kuqe
dhe të bardhë dominon në vitrinë. Në vend të marrjes së prapavijë si një temë përmes në
dyqanet më të vogla, pëlhura e stampuar është përzgjedhur dhe i përshtatur për përdorim
në një dyqan tjetër me një përkrahje në vitrinën e tij.

(Faqe 58)

Ngjyrat

Përdorimi i ngjyrave ofron një efekt ekonomik dhe dramatik i cili lehtë mund të
ndryshohet për të përshtatur temën e një vitrine. Nuk ka hapësirë për delikatesë gjatë
përzgjedhjes së një ngjyre për një vitrinë ekspozuese. Ngjyrat e fuqishme, të trasha do të
bëjnë dallimin, ndërsa një bardhë jo e pastër në vend të një të bardhe të pastër mund të
mos jetë e dukshme nga jashtë. Shiritat, katrorët dhe aplikimet e pëlhurave do të
ndihmojnë në krijimin e një pëlhure (shihni faqet 78-83). Duke marrë thjeshtë një ngjyrë
nga një artikull individual të mallrave dhe replikimi i tij në murin e vitrinës me ngjyrë, ju
do tashmë do të keni krijuar një temë të koordinuar.
Deklaratat seksuale, politike dhe sociale

Këto janë përdorur shpesh si tema të vitrinave. Të shokuarit e konsumatorit padyshim do


të marrë një reagim, dhe prandaj, edhe vëmendjen e atij konsumatori, edhe pse
nganjëherë jo atë reagim të cilin e pret shitësi. Modelet e gjalla dhe valltarët në shtylla
janë pasqyruar në vitrinat e Selfridges. Alannah Weston insiston që tema është e
jashtëzakonshme në krijimin e një vitrine të suksesshme. “Tema është e rëndësishme
sepse ajo i tregon konsumatorit se ku ju qëndroni në kushte të asaj që ndodh në botë,”
thotë ajo. “Shumë prej temave tona mund të vijnë nga shfaqjet kryesore të modës ose
madje edhe nga bota e artit, ose ato mund të vijnë nga ajo që po ndodh në aspektin
kulturor. Kjo na jep një drejtim shumë të fuqishëm, e pastaj ju ndërtoni gjuhën tuaj në
masje të kësaj. Ekipi im është i jashtëzakonshëm sepse ata vijnë nga mjedise të
ndryshme: disa vijnë nga mjedise të artit, disa nga moda – Unë madje kam edhe dikë që
ka studiuar ndërtimtarinë. Ata të gjithë kanë ide të mëdha dhe kjo është ajo që vitrinat
tona i bënë aq bashkëkohore.”

Ngjyrat metalike kanë një ndjenjë festive, por gjithashtu do të tërheqin shikuesit në kohë
nate gjatë netëve të gjata të dimrit meqë at do të reflektojnë dritë nga llambat e rrugës dhe
dritat e tjera.

Sipër
Përdorimi i një të kaltre të trashë, dinamike në muret e zeza dhe në kukulla ofron një
sfond për këto vitrina “Afro Chic”.

(Faqe 59)

Sipër
Skema e vitrinës e Selfridges “Vegas Supernova” në Londër, ku këtu paraqet vallëzuesit
në shtylla të neonit, është frymëzuar nga njëqindvjetori i qytetit dhe nga ngrysja si ajo e
Vegasit të cilat në të njëjtën kohë qarkullojnë në botën e modës.

Duke adaptuar një temë të tillë, Selfridges ishte në gjendje të krijonte një skemë vitrine e
cila shkaktoi një zukatje në mesin e publikut.
(Faqe 60)

Krishtlindjet

Për shumë shitës, festa e Krishtlindjeve është koha kur ekipi i ekspozimit vizual shquhet
për skemat dhe temat e vitrinave të saj. Dyqanet në shumicën e qyteteve kryesore
konkurrojnë për vitrinat më të mira. Buxhetet e mëdha dhe shumë kohë kalohen në
përgatitjen e këtyre elementeve të mëdha ekstravagante. Muajt nëntor dhe dhjetor janë
kohë kryesore të shitjes për shitësit dhe për të moshyrja në konkurrencë do të ishte
shkurtpamëse dhe naive.

Sipër
Duke pasur një qëllim të veçantë, drunjtë e madhësive reale me formë të dizajnuar në
mënyrë speciale janë veçoria kryesore e këtij prezantimi të ndërlikuar Krishtlindjesh.

Nën
Edhe pse tema e kësaj vitrine Krishtlindjes nga Harvey Nichols në Londër mund të jetë
ngritja e vetëdijes sociale – ajo e riciklimit – planifikimi i mençur dhe kreativiteti ende
prodhojnë një ekspozim festiv.

(Faqe 61)

Buxhetimi

Shitësit do të presin promocione të mëdha për të tërhequr më shumë vëmendje se


zakonisht për dyqanin. Këto do të jenë të kushtueshme dhe është esenciale të
planifikohet dhe buxhetohet për ngjarje të tilla. Buxheti i një vitrine vjetore duhet të
ndahet për të mbuluar të gjitha kostot e skemave të vitrinës së planifikuar. Shumica
e shitësve do të përziejnë vitrinat e shtrenjta dhe të tejzmadhuara me skema me
çmime modeste gjatë kursit të një viti.

Një skemë Krishtlindjesh do të shkaktojë gjithmonë shumicën e kostove. Rregullimi i


ndonjë vitrine sezonale do të duhet të planifikohet herët; ka kërkesa për shumë krijues të
objekteve, ekspozuesë honorar dhe teknikë vitrinash. Është gjithmonë vendim i mençur të
sigurohet që ndonjë ndihmë shtesë e kërkuar është buxhetuar dhe e rezervuar
paraprakisht.

Elementet e shumëfishta të objekteve të njëjta janë një zgjidhje e shpejtë për një skemë
më ekonomike të vitrinës.

Sipër
Një temë aq e thjeshtë sa edhe një nuancë e letrave të kaltra të ngjitura për tela dhe të
lëshuara nga rrjeti i tavanit krijon një sfond interesant por ekonomik për një prezantim
mode në këtë vitrinë Topshopi, në Londër.

(Faqe 62)

Objektet përcjellëse (skenike)

Pasi të keni zgjedhur temën dhe skemën tuaj si dhe mallin tuaj, atëherë është koha
zë konsideroni objektet skenike për të cilat keni nevojë të mendoni lidhur me
ndërtimin e vetë vitrinës. Objektet skenike, siç mund të nënkuptohet nga emri, janë
objekte të cilat në mënyrë vizuale mbështesin artikujt në shitje. Një vitrinë
ekspozuese mund të përfshijë një objekt skenik ose një koleksion. Një objekt skenik
mund të jetë i ngjashëm me një produkt, ose mund edhe të mos ketë asnjë të
përbashkët me mallin në shitje. Një kuti e mbështjellë me mëndafsh do të ishte një
mënyrë e përshtatshme për të përkrahur një unazë diamanti: një rrotull teli me
gjemba do të ishte një mënyrë moderne e ekspozimit të të njëjtit artikull. Një objekt
skenik i cili qëndron vetëm mund të jetë po aq efektiv sa edhe një skemë e plotë e
vitrinës ekspozuese e ndërtuar me shumë objekte të tjera. Objektet skenike
përmirësojnë një ekspozim të brendshëm dhe ato funksiononë në të njëjtën mënyrë
edhe në skenat e filmi ose të teatrit. Ato mund të bëhen ose të bëhen me porosi.
Artikujt e tjerë të tregtueshëm mund gjithashtu të përdoren si objekt skenike, siç
janë artikujt në shtije të mobileve të përdorura si sfond për një skemë mode.
Objektet e tilla janë ekonomike por edhe komerciale sepse nuk nevojitet të paguhet
për krijimin e tyre; ato mund të ekspozojnë një biletë lotarie dhe të shiten vetvetiu.

Rregulla e përgjithshme për objektet skenike është se ato nuk duhet të jenë më të
fuqishme se sa produkti të cilin e shoqërojnë: një përzierje themelore e dy të tretave të
objekteve skenike me një të tretën e objekteve të artikujve në shitje është zakonisht më i
miri. Kjo mund të duket një bilanc i veçantë, por objektet skenike janë aty për mbështetur
temën dhe për të ofruar dramaticitet, ashtu që ato duhet të shprehen në forma të theksuara
për të krijuar një përshtypje. Artikuj të shumtë për shitje mund të përzihen me
kompozimin artistik – përveç nëse ky është qëllimi, siç është gjatë largimit të mallit, kur
synimi i porosisë është të tregojë reduktimin e mallit. Ekspozuesit e shkathët të mallrave,
sidoqoftë, do të kenë besimin të injorojnë këtë rregull nëse është e preferueshme.
Gjithmonë duhet të ketë ndërveprim ndërmjet objekteve skenike dhe produktit. Një vazo
lulesh e vendosur pranë këmbës së kukullës vetëm do të tërheqë vëmendjen për arsye të
gabuara sepse padyshim që do të duket e pavend dhe nuk do të i ndihmojë mallit të cilin e
shoqëron. Është më së miri të shmangen objektet skenike të cilat janë artikuj të preferuar
personalë nëse nuk kanë asgjë të përbashkët me temën e vitrinës. Butikët e vegjël pas
udhërrëfime vizuale janë shpesh shkelësit më të mëdhenj të kësaj shprehie të zakonshme;
artikujt e vjetër të mobileve, perdet dhe lulet artificiale të vendosura në mënyrë të
pamenduar në një vitrinë pa ndonjë relevancë për mallin në shitje do të duken të
mërzitshme dhe të vendosura gabimisht.

Shumë ardhacak të rinj të botës së ekspozimit vizual të mallrave mund të preokupohen


rreth kostos së artikujve të tillë. Natyrisht një objekt skenik i ndërtuar mirëfillazi mund të
vë shitësin në të njëjtin stad me shtëpitë e mëdha të mallrave. Disa prej vitrinave më të
mira janë të ndërtuara me bilanc të rënduar bankar por me një imagjinatë aktive. Bergdorf
Goodman në Nju Jork, i famshëm për vitrinat e tij të shtrenjta ekspozuese, njëherë pati
mbuluar muret e tij të gjera të vtrinave me bukë të rreshkur (tost) të djegur thekre me
hijezim nga drita në errësirë, me kukulla të veshura në mënyrë të stilizuar në pjesën e
parme. Vitrinat nuk kanë kushtuar më shumë se çmimi i disa bukëve dhe një makine për
rreshkje të bukës (toster), për dallim prej vitrinave të famshme për krishtlindje ku
shpenzohen shuma të mëdha.

Ekziston një llojshmëri mënyrash për krijimin e vitrinave mahnitëse ekspozuese.

Në anën e kundërt
Të shtrenjta dhe ndoshta jo shumë të pranueshme politikisht, por përdorimi i drerëve në
madhësi reale për të ekspozuar aksesorë mode në Printemps në Paris është një shembull i
shumë objekteve skenike ekzotike të cilat janë në dispozicion për huazim.

Objektet skenike në masë (faqe 64)

Një mënyrë interesante për vendosjen e objekteve skenike në një vitrinë janë aranzhimi i
tyre në masë. Bleni diçka të lirë dhe diçka që mund të sigurohet lehtazi, si p.sh. një
kanaçe të zbrazët, për shembull. E vendosur vetëm pranë një artikulli mobilesh, ajo mund
të duket e humbur dhe pa kurrfarë lidhjeje me temën e vitrinës. Të përdorura në masë, -
duke mbuluar për shembull murin ose dyshemenë – kanaçet paraqesin një porosi shumë
të theksuar, ngjashëm si edhe vendosja e qindra shisheve të të njëjtit parfum që ndryshon
theksin nga produkti në objektin skenik, por në mënyrë të mençur përdorni mallin në
shitje për ta bërë këtë.

Objektet e bëra me porosi

Objektet e punuara nga dora e njeriut me siguri se do të shkaktojnë ca shpenzime;


sidoqoftë, ato zakonisht janë të vlefshme për ekstravagancë. Nëse ekspozuesi vizual i
mallrave kërkon artikuj të bërë me qëllim të caktuar për një skemë vitrine, ai ose ajo do të
kontaktojë me ndonjë krijues objektesh skenike ose t’i bëjë ato personalisht. Një krijues
profesional i objekteve skenike do të marrë idenë dhe pastaj do të zhvillojë më tej
konceptin; është mirë që të shihet një mostër sa për të parë madhësinë/ngjyrën/ndërtimin
para se të zotohet dizajni final. Vetëm kur klienti të jetë i lumtur me dizajnet do të niset
ndërtimi i dizajnit final. Është gjithmonë mitë që të përdoren krijues objektesh skenike të
cilët kuptojnë vitrinat ekspozuese, meqë ata e dinë kur të presin këndet në produktin e
përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë të shqyrtojnë projektin si tërësi dhe të ofrojnë një
objekt skenik me kohë, në bazë të standardeve të larta dhe brenda buxhetit të dakorduar.
Krijuesit e objekteve skenike do të jenë gjithashtu mjeshtër marangozi dhe do të jenë të
aftë të punojnë me shumë materiale të tjera. Gjatë udhëzimit të krijuesit të objekteve
skenike, është mirë që ai të rikujtohet që një vitrinë e mbyllur do të kërkojë që objekti të
jetë i ndërtuar vetëm në njërën anë, meqë pjesa e pasme nuk do të shihet nga rruga, por
një objekt skenik për një vitrinë të hapur do të duhet të ndërtohet nga të gjitha anët ashtu
që ai të mund të shihet nga 36- shkallë.

Ndërtoni një koleksion të objekteve skenike gjenerike të cilat mund të ripërdoren dhe të
ndërkëmbehen, ose madje të barten në enterierin e dyqanit dikur më vonë.

Sipër
Këto forma të përdorura në masë formojnë një ekspozim shumë të fuqishëm, duke treguar
autoritetin dhe rangun e koleksionit të palltove në dispozicion brenda dyqanit në
Topshop, Londër. Motoja e thjeshtë PALLTOT (anglisht: COATS) poashtu thekson
produktin.

Nën
Të përdorura në një trekëndësh të ndërtuar me kujdes, këto tulla të thjeshta dheu të
vendosura në masë në një vitrinë të Macy në Nju Jork krijojnë një ambient delikat për
shoqërimin e kukullës, e cila vetë është e veshur në mënyrë neutrale.

Në anën e kundërt
Përdorimi i mençur i litarit në masë si objekt skenik në Liberty’s në Londër, është
përdorur për të lëshuar pezull kukullat në një skemë dramatikë vitrine.

(Faqe 66)

Objektet ricikluese skenike


Ekspozuesit e shkathët vizual do të ruajnë objektet skenike për t’i përdorur ato sërish më
vonë nëpër vitrina më shumë se një herë, por me një pamje të re – ose shumë shpesh edhe
në enterierin e dyqanit. Duhet të provohet që objektet skenike të shfrytëzohen sa më gjatë
të jetë e mundur, veçanërisht nëse krijimi i tyre ka qenë i shtrenjtë. Sidoqoftë, ato nuk
duhet të tejekspozohen; klienti do të presë të shohë diçka të re. Mbani në mend të
objektet skenike të ndërtuara mirëfillazi mund të përdoren në dyqan ndonjëherë tjetër.
Shumë ekspozues vizual do të zgjedhin artikujt në mënyrë të kujdesshme nga dyqanet e
shitjes së gjërave të vjetra dhe ripërdorin ato dikur më vonë. Është e vlefshme të mbahet
në mend se objektet e mëdha skenike me fuqi të madhe mund të përdoren aq shpesh para
se publiku të nisë t’i vërejë ato si të përdorura edhe më parë. Artikujt e vegjël, në anën
tjetër, mund të ngjyrosen dhe dekorohen në shumë mënyra dhe të përdoren në një
llojshmëri ekspozimesh nëse kombinohen me objekte të tjera skenike.

Flora
Lulet dhe bimët mund të jenë shumë të efektshme në një prezantim vitrine por ato mund
të mos jetojnë gjatë; të nxehtit e diellit dhe gjithashtu nga ndriçimi i vitrinës mund të
vyshk madje edhe bimët më të shëndosha brenda vetëm disa orësh. Bimët artificiale janë
bërë më reale me kalimin e viteve dhe mund të pastrohen, pastrohen, ruhen dhe përdoren
sërish.

Shfrytëzimi maksimal i objekteve skenike që dikush zgjedh jo vetëm që do të ndihmojë


në bërjen e punës së supozuesit vizual të mallrave shumë më të lehtë. Gjithmonë ja vlen
të planifikohet mënyra dhe koha e përdorimit të objekteve skenike në një vitrinë
ekspozuese. Një objekt skenik mund të ketë qenë i shtrenjtë dhe të duket mirë në letër,
por gjithmonë të vihet në dyshim nëse është vërtetë efektiv.

Lulet e freskëta janë një mënyrë efektive e promovimit të një stine specifike.

Sipër
Përdorimi i këtyre luleve artificiale sjell një temë të freskët, pranverore në këtë vitrinë
Topshopi në Londër, me përparësinë se ato nuk do të vyshken ose vdesin.

Në anën e kundërt
Një kaçube artificiale është përdorur në një formë busti në Fortnum & Mason në Londër,
për të ekspozuar stolitë e femrave.

(faqe 68)

Dizajnimi i një vitrine ekspozuese

Në zgjedhjen e mallit, temës dhe objekteve skenike, ekzistojnë disa përgatitje shumë
të thjeshta që një ekspozues vizual malli duhet bërë për të siguruar që një proces i
ndërtimit të vitrinës të shkojë në mënyrë të lehtë.

Skica
Faza e parë në dizajnimin e një vitrine është skicimi i dizajnit të propozuar. Profesionistët
do të bëjnë një plan fillestare të asaj se si dëshirojnë të duket vitrina e përfunduar. Këto
vizatime shpesh nuk janë proporcionale, por ato sigurojnë dizajnuesin që prezantimi i
përfunduar i vitrinës do të funksionojë. Shumë ekspozues vizual të mallrave të cilëve u
është kërkuar të prezantojnë skemat e tyre të vitrinave para palëve të treta mund të kenë
nevojë për një diagram të detajuar proporcionalisht. Këto vizualitetet dydimensionale
zakonisht krijohen me ndihmën e një programi dizajnues kompjuterik (CAD). Një
përdorues me përvojë i programeve të tilla CAD mund të prodhojë një sugjerim real të
dizajnit të vitrinës. Për fillestarët, një program Photoshopi do të mjaftojë. Vetëm
ekspozuesit më me përvojë vizual mund të futen me besim në një vitrinë dhe prodhojnë
një vepër arti pa një diagram të detajuar. Sa më shumë përvojë praktike të krijohet, aq më
pak do të ketë nevojë për skica të detajuara. Vitrinat e provuara dhe të testuara gjithmonë
do të jenë të suksesshme.

Sipër
Një skicë e thjeshtë, e vizatuar me dorë e cila pastaj mund të inkorporojë ngjyrën dhe
strukturën do të ju japë një idetë pamjes së përgjithshme të dizajnit tuaj të vitrinës. Ky
ndërtim i veçantë është një shembull i grupimit piramidal (shihni faqen 70).

(faqet 69)

1 Mallrat në shitje janë grupuar së bashku për të reflektuar formën e piramidës.

2 Një vazo e madhe ndihmon për të ankoruar piramidën në anën e majtë.


3 Kjo vazo qëndron në maje të piramidës.

4 Një tavolinë në anën e djathtë të ekspozimit krijon një bilanc optike vazon në anën e
majtë.

5 Përdorimi i dy ngjyrave në ekspozim ndihmon në krijimin e një pamjeje më dramatike.

6 Niveli i syrit, gjithashtu pika qendrore, nëse vitrina do të shihej nga ndonjë kalimtar në
rrugë, është e vendosur pak përtej qendrës.

7 Ekspozimi është i kthyer kah rruga dhe është i vendosur në qendër të vitrinës për të
fituar vëmendje maksimale.

8 CAD mundëson eksperimentimin me struktura të ndryshme në dizajn, duke lejuar si


këtu përzgjedhjen e tapetave më të mira.

Sipër
Një version i CAD mund të bëhet për shkallëzim dhe të përdoret si një mjet më
profesional të prezantimit të ideve tuaja ekspozuese para kolegëve tuaj.

Nën
Dizajni i Erwan dhe Ronan Bouroullec për vitrinën e dyqanit Issey Miyake Apoc në Paris
tregon se si CAD mund të përdoret për të organizuar produktet në një vitrinë.

(faqe 70)

Skica
Ato janë një sërë e rregullave dhe standardeve të cilat një ekspozues mallrash duhet
konsideruar gjatë ndërtimit të një vitrine. Sidoqoftë, si shumë profesionistë të cilët
mbështeten në udhërrëfime, ekspozuesit me përvojë shpesh i thyejnë ato, qoftë për shkak
se ata duan të jenë kontroversë ose për shkak se kanë shkathtësitë që saktësisht të dinë se
si dhe kur të lënë traditën mënjanë. Para se fillestarët të përpijnë më shumë se sa që mund
të përtypin, është gjithmonë mirë të kuptojnë rregullat bazike. Pasi që kjo njohuri e
vlefshme të jetë ngulitur tek ta, ata do të kenë një të kuptuar më të thellë të etikës prapa
dizajnimit të një vitrine dhe të asaj se sa mirë të kapin vëmendjen e publikut.

Pika qendrore
E madhe ose e vogël, vitrina duhet të ketë një pikë qendrore ku do të pozicionohet syri
nëse shikohet nga rruga. Vitrinat më të mëdha mund të kenë nevojë për më shumë se një.
Pika qendrore vendoset në së miri pak nën nivelin e syrit, pak përtej qendrës. Syri pastaj
mund të shëtisë përreth vitrinës ekspozuese rrotull produkteve të tjera. Mbani në mend:
nëse vitrina është më e lartë se trotuari, pika qendrore do të duhet të jetë më e ulët. Është
gjithmonë mirë që vitrina të shihet nga jashtë për t’u siguruar se ku duhet të jetë fokusi
kryesor. Qarkullimi i konsumatorëve gjithashtu do të ndikojë në mënyrën se si shihet
vitrina. Nëse shumica e kalimtarëve i qasen vitrinës nga ana e majtë, atëherë grupimi
duhet të jetë i drejtuar kah ana e majtë; do të ishte mëkat që të kalohej kohë në
planifikimin dhe rregullimin e një vitrine për një grumbull konsumatorësh të cilët do të
shihnin pjesën e prapme të kukullave, mallrave në shitje ose objekteve skenike.

Sipër
Një grupim tipik piramidal i cili mund të përdoret për pajisje shtëpiake dhe veshje. Pika
qendrore është vazoja ngjyrë kuqe e mbyllët në raftin e dytë të njësisë në pjesën e
prapme, pak përtej qendrës. Është me rëndësi që pika qendrore të jetë tërheqëse për syrin.

(faqe 71)

Nuk është zgjidhje e mençur të vendosen produktet kryesore ose objektet skenike në
muret anësore, duke lënë kështu një hapësirë të gjerë në qendër të vitrinës, ngjashëm siç
është marrëzi të varen artikujt kyç tepër lart në vitrinë, meqë syri mund të drejtohet kah
tavani dhe kështu jashtë vitrinës.

Vitrinat e thella mund të jenë problematike. Ekspozuesi vizual shpesh vendos grupimet e
produktit drejt pjesë së parme të xhamit, duke shpresuar se ai do të sigurojë ekspozimin
maksimal nga vitrina. Sidoqoftë, duke vendosur disa artikuj në pjesën e parme me pjesën
e pasme e cila çon drejt murit, syri i konsumatorit mund të inkurajohet të përcjellë
objektet e vendosura me kujdes mbrapa në vitrinë. Kjo vlen për ekspozetë në qendër
derisa produkti është vendosur në pozitë e cila zgjatet deri te muret anësore.

Baraspesha optike
Të kuptuarit e termit “baraspeshë” gjatë dizajnimit dhe instalimit të ndonjë vitrine
ekspozuese është esenciale. Për një ekspozues vizual, kompozimi i pamjes së vitrinës
lidhet me mënyrën se si produkti është balancuar në mënyrë të baraspeshuar në aspektin
estetik. Baraspesha korrekte arrihet kur prezantimi përmban një peshë të barabartë optike.
Ekzistojnë dy kompozime: baraspesha joformale, e njohur si asimetrike dhe baraspesha
formale, e njohur si simetrike. Që të dyja mund të jenë efektive nëse ekzekutohen si
duhet. Baraspesha formale është më e lehtë për t’u shprehur për shkak se objektet
përdoren për të krijuar një imazh pasqyrë. Baraspesha joformale mbështetet në
ekspozuesin vizual i cili përdorë objektet të ndryshme por prapë krijon një shpërndarje të
barabartë të peshës optike.

Përdorimi i numrave tek është gjithashtu rregull i përgjithshëm gjatë grupimit të


objekteve ose kukullave. Tri kukulla të vendosura ngushtë me njëra tjetrën do të duken
më të duken më të fuqishme se sa dy.
Sipër
Grupi i parë në ilustrim (lart) tregon dy vazo identike, të cilat në mënyrë të qartë janë të
baraspeshuara. Grupi i dytë (poshtë) shfaq produkte të cilat janë të ndryshme në secilën
anë të raftit, por në mënyrë optike pesha e tyre është e njëjtë, kështu që edhe ato
baraspeshohen.

(faqe 72)

Grupimet
Aranzhimi i produkteve në mënyrë estetike njihet si “grupim”. Ekzistojnë dy stile të
grupimit të cilat përdoren më së shumti: grupimet piramidale dhe përsëritëse.

Grupimi piramidal
Cilido ekspozues vizual i cili është trajnuar në artin e vitrinave ekspozuese do të jetë i
vetëdijshëm për grupimet piramidale. Me vite, brenda dyqaneve apo vitrinave, ky rregull
është praktikuar anembanë botës. Ideja është që edhe objektet skenike por edhe produktet
krijojnë piramida. Ë mënyrë estetike, është një mënyrë e dëshmuar për të grupuar
produktet së bashku ashtu që syri të fokusohet në njërën pikë kryesore së pari dhe pastaj
përcillet në pikat tjera qendrore përreth tij. Piramida gjithashtu i mundëson syrit që të
mbetet më gjatë në produktin kyç i cili po theksohet.

Sipër
Kukullat dhe objektet skenike nga Harvey Nichols në Londës përdoren për të krijuar një
grupim piramidal. Kukulla qendrore është ngritur duke e vendosur atë në një skulpturë
metalike, e cila gjithashtu i jep dramaticitet skemës.

Nën, majtas
Në këtë grupim piramidal, pika qendrore është në anën e majtë të kutisë së dytë më të
madhe.

Nën, djathtas
Në këtë grupim piramidal, pika qendrore në këtë grup të kukullave është koka e figurës
qendrore.

(faqe 73)
Grupimi përsëritës
Grupimi përsëritës është një mënyrë tjetër interesante e aranzhimit të produkteve. Ky stil
i rregullimit të vitrinave duket i drejtpërdrejtë dhe i thjeshtë; sidoqoftë, vetëm ekspozuesit
më talentuar vizual të mallrave mund të prodhojnë grupime të jashtëzakonshme
përsëritëse. Është lehtë të humbet pika qendrore brenda një vitrine me përsëritje; kurrë
mos supozoni që objekti qendror do të jetë pika qendrore nëse ajo nuk qëndron në atë
mënyrë për të tërhequr vëmendjen, kështu që nganjëherë do të ju duhet të punoni shumë
për të krijuar pikën qendrore duke përdorur mallrat në shitje; në këtë mënyrë xhaketa në
kukullën në qendër do të mund të ishte më e ndritshme ose më e theksuar dhe të përdoret
për navigim me syrin tuaj brenda vitrinë. Vendosja e xhaketës së theksuar në funs të
radhës prej pesë kukullave mund të orientojë syrin në skaj të vitrinës dhe pastaj jashtë saj.
Synimi është përdorimi i elementeve të shumëfishta të produkteve të njëjta për krijimin e
një prezantimi më të fuqishëm. Tri shishe parfumi do të kenë më shumë autoritet se sa një
e vetme.

Në disa raste, grupimet përsëritëse mund të përdoren për ndërtimin e piramidave.


Piramida dhe grupimet përsëritëse në përgjithësi nuk shkojnë mirë së bashku meqë efekti
i përgjithshëm mund të duket i rrëmujshëm pa ndonjë fokus kryesor ose dizajn estetik.
Sipër
Tri kukulla meshkuj qëndrojnë së bashku për të krijuar një grupim të fuqishëm përsëritës
në këtë vitrinë të French Connection në Londër.

Nën, majtas
Është vështirë të gjendet pika qendrore në një grupim përsëritës. Lartësitë e ndryshme të
aplikuara në këtë vitrinë përmes tri blloqeve të mëdha të grupuara nënkupton që ajo në
mënyrë të natyrshme shpërqendrohet prej qendrës në anën e majtë të blloqeve me
madhësi të mesme.

Nën, djathtas
Në këtë vitrinë, gjashtë kukulla janë ndarë në dy grupe, ku tri qëndrojnë një pjesën e
pasme dhe tri në pjesën e parme. Nga ana e majtë, ajo do të bjerë në kukullën e tretë nga
e majta në radhën e parë; dhe kjo për shkak se radha e dytë do të jetë e fshehur prapa të
parës. Nga e djathta, pika qendrore do të ishte në kukullën e tretë nga e djathta në rendin
e pasëm. Të dyja pikat qendrore duhet të planifikohen gjatë rregullimit të ndonjë vitrine.

(faqe 74)
Studimi i dyqanit:
Lane Crawford

Lane Drawford është dyqani kryesor i modës në Hong Kong për markat e njohura
ndërkombëtare. I themeluar në vitet e 1850ta, dyqanet e tij janë të vendosura në
lokacione të ndryshme kryesore përreth qytetit. Bartley Ingram është drejtori i
ekspozimit vizual, i cili është përgjegjës për përmbushjen e programit të kompanisë
për dizajne bashkëkohore të dyqanit dhe ekspozim vizual të mallrave për të
vendosur dyqanin në një vend të rëndësishëm të kësaj fushe.

Cila ishte vitrina juaj më e pëlqyer që keni dizajnuar?

“Kjo është sikur të zgjidhni mes fëmijëve tuaj më të dashur! Ka pasur aq shumë të cilat i
kam dashur për arsye të ndryshme. Disa për shkak të veçorive të tyre
obsesive/kompulsive, ndërsa të tjerat për thjeshtësinë e tyre. Nëse më duhet të zgjedh mes
ekspozimeve më të fundit, atëherë kjo do të ishe Azzedine Alaia. Sapo kemi rregulluar tri
kukulla në veshje shumë shik, të gjitha bardh dhe zi. Pastaj kemi shënuar Alaia në
dysheme me këpucë të markës. Ishte aq e thjeshtë, elegante dhe nuk ka kushtuar as edhe
një cent.”

Cila është kategoria më e vështirë e produkteve për dizajnimin e një skeme të


vitrinës?

“Kategoria më e vështirë e produkteve për të cilat duhet dizajnuar një vitrinë është ajo që
unë e quaj “të voglat”. Kjo përfshin artikuj e kozmetikës, stolitë, etj. Është shumë e lehtë
të vësh një rrobë të bukur në një kukull dhe mbaron me kaq. Por është shumë më vështirë
të fokusohesh në gjëra të vogla dhe të sigurosh një ndikim të madh. Mund të bëhet lehtazi
në një dritare të vogël, por është më e ndërlikuar në një hapësirë të madhe. Ajo çfarë
duhet të bëni është një deklaratë e madhe e cila kap vëmendjen e njerëzve nga distanca
dhe pastaj të fokusojë shikimin e tyre në produktin duke i tërhequr ata në qendër, kënd,
murin e pasmë, mur ose dysheme për të vërejtur gurët e vegjël të çmuehëm. Ndriçimi i
ngulitur dhe shenjat përcjellëse të qarta janë një rrugë sigurt për ta arritur këtë”.

Kush janë personat e tjerë, vitrinat e të cilëve i admironi?

“Më pëlqejnë të gjitha llojet e vitrinave. Është një dyqan në Cuaseway Bay në Hong
Kong, i cili shet aparate për fikjen e zjarrit dhe ata kanë vitrinën më mahnitëse. Muri i
pasmë është i zi dhe ata kanë rreth 25 aparate për fikjen e zjarrit nëpër piedestale, të
vendosura në mënyrë obsesive sipas lartësisë së tyre. Dhe më pëlqejnë vitrinat e
farmacive në Evropë për shkak të vëmendjes së tyre ndaj detajeve. Ato mund të jenë
mjaft të bukura. Dhe natyrisht unë frymëzohem nga Barneys, Dover Street Market,
Loveless dhe Colette”.

Sa i rëndësishëm është dizajni i dyqanit, a ndihmon në shitjen e produktit?

“Dizajni i dyqanit është sfondi i cili në të cilin njerëzit të cilët merren me ekspozime
ngjyrosin në të. Ai është themeli. Puna jonë bëhet aq e lehtë nëse kemi një mjedis të
mrekullueshëm në të cilin mund të krijojmë. Një dyqan vërtetë i mirë është i lehtë për
navigim, miqësor, ka muzikë, është estetikisht e këndshme dhe ka gjepa interesi përreth
secilit kënd duke ju lënë ndjenjën sikur të kishit pasur një përvojë vërtetë ndjesore derisa
largoheni.

Sipër (faqe 74)


Përdorimi i kutive të kuqe dramatike që dalin nga muret jo vetëm që është estetikisht e
këndshme por edhe praktike meqë mund të mbajnë produktet.

Sipër (faqe 75)


Për Krishtlindjet 2006, Bartley Ingram kërkoi nga artisti Zoe Bradley të shkojë në Hong
Kong dhe të krijojë katër pjesë speciale nga letra për dyqanin. Tema ishte “Krishtlindjet e
pambështjella”, ndërsa fustani në fotografi është ndërtuar i tëri nga kutitë e tyre të kuqe të
dhuratave.

(faqe 76)
Në Lane Crafword ne kemi fatin e mirë të punojmë me arkitektët Yabu Pushelburg, të
cilët kanë krijuarën mendimin tim dy prej dyqaneve më të bukura në botë për ne në Hong
Kong. Ata jo vetëm që punojnë me materialet më luksoze që mund të gjeni rrotull globit,
por ata gjithashtu vërtetë e kuptojnë dizajnimin e një hapësire për shitje e cila rrjedh
natyrshëm dhe prezanton mallin nënjë mënyrë që e bënë atë të parezistueshëm. Ata
vërtetë kuptojnë përvojën e blerjes dhe i kushtojnë rëndësi secilit detaj, nga mobilet e
mrekullueshme, luksoze, deri te dhomat e gjera të ndërrimit, e deri te ndriçimi i duhur.”

Si i ndihmon dizajni i dyqanit ekspozuesit vizual të mallrave?

“Dizajni i dyqanit i ndihmon ekspozuesit vizual të mallrave në të njëjtën mënyrë si edhe


fabrikat më të mira të pëlhurave në Itali që i ndihmojnë një rrobaqepësi të shkathët të
krijojë një kostum të përsosur. Nëse keni pëlhurën më të mirë ju mund të bëni një kostum
të bukur. Nëse keni një dyqan të bukur, gjithçka që ju bëni, automatikisht do të duket më
mirë.”

Sa të rëndësishme janë shenjat dalluese dhe grafiqet në dyqan dhe në vitrina?

“Shenjat dalluese janë me siguri komponenti më i rëndësishëm në ekspozimin tuaj. Ju


nuk mund të supozoni që secili person i cili sheh një ekspozim do ta kuptojë menjëherë
atë. Ekzistojnë shumë përbërës të cilat përfshihen në shenja dalluese. Ajo duhet të
edukojë, sqarojë dhe bëjë produktin diçka që ju duhet ta keni.”

Sipër (faqe 76)


Dizajnet nga letra për Krishtlindje të Zoe Bradley-it janë përdorur sërish në këtë fustan,
duke krijuar një pjesë të thurur ku secila fletë e letrës mbështjellëse të Lane Crawford
ishte mbështjellë në mënyrë shumë të kujdesshme. Kukulla është ngritur në bazament për
një efekt më të madh.

(faqe 77)
A është ndriçimi i mirë brenda dyqanit dhe në vitrina kyç?
“Ekipet e mia lodhen aq shumë nga unë duke ju folur për ndriçimin. Unë ua kam mësuar
atyre një truk të vogël për të mbajtur në mend dy gjëra. Secilën herë që përgatisin një
ekspozim, ata mbajnë duart e tyre lart. Dora e djathtë barazohet me shenjat dalluese, dora
e majtë barazohet me ndriçimin. Nëse ata i kanë bërë që të dyja këto, ata kanë kryer
punën e tyre”.

Si do të duken dritaret tash e 50 vite?


“Për 50 vite, nuk jam i sigurt nëse do të kemi vitrina të dyqaneve. Produktet mund vetëm
të imagjinohen nga ndonjë dizajner dhe pastaj të shfaqen para derës tuaj përmes
osmozisit (nëse do të kemi derë)”.
Me kukullat e kujt ju pëlqen të punoni më së shumti?
“Goldsmith në Nju Jork është furnizuesi ynë kryesor. Ne gjithashtu punojmë me
Bonaveri në Itali dhe Beekwilder në Holandë”.

A keni ndonjë këshillë për ekspozimin vizual brenda dyqaneve dhe në vitrina?
“Kuptojeni produktin të cilin po e ekspozoni. Qoftë nëse është një këpucë e punuar me
dorë, një krem fytyre ose një copëz stolie e çmueshme, nëse arrini të njihni produktin,
inspirimi për ekspozim është aty diku. Kjo ka të bëjë me edukimin dhe ngazëllimin e
konsumatorëve lidhur me atë se pse ata nuk mund të jetojnë pa të”.

Sipër
Në një vitrinë për të promovuar konceptin e “fustanit të vogël të zi”, kutitë e zeza të
ndritshme janë lidhur së bashku me shirita për të zgjeruar ekspozimin përgjatë tavanit.

(faqe 78)
Ngjyra
Përdorimi i ngjyrave mund të krijojë dramaticitet dhe atmosferë. Shumica e
shitësve mbështeten bë ngjyra si mjete jo të shtrenjta për ndryshimin e pamjes dhe
imazhit të vitrinës. Ngjyra mund të shtohet në shumë mënyra, ku mënyra më e
zakonshëm është ngjyrosja. Ndriçimi, pëlhura dhe grafiqet mund gjithashtu të
krijojnë ndikim.

Ngjyrat mund të jetë jashtëzakonisht personale; nuk janë shijet dhe preferencat e të
gjithëve të njëjta. Në kultura të ndryshme, ngjyrat mund të nënkuptojnë gjëra të
ndryshme. Për shembull, ngjyra roze shihet si e kaltra e detit e Indisë. Disa ngjyra kanë
pothuajse referenca globale. E kuqja shihet nga shumë si ngjyrë paralajmërimi, që e vë
zemrën e njerëzve në garë; dhe kjo është me siguri arsyeja se pse shumica e shitësve
përdorin të kuqen në kohëra uljesh (zbritjesh), kur ata inkurajojnë një vrull blerjesh duke
u siguruar se konsumatorët e tyre e shohin qartazi ngjyrën e kuqe. Përparëset ngjyrë
gjelbër mente që vishet nga kirurgët britanik paraqesin një deklaratë mode; ato janë në
fakt të ngjyrosura në atë mënyrë për shkak se syri do të rehatohet më lehtë pasi të ketë
qenë i fokusuar në ngjyrën e gjakut – ngjyra e gjelbër e çelët është qetësuese. Shumë
institucione mentale ngjyrosin muret e tyre me të njëjtën nuancë. Me këtë në mendje, ja
vlen të konsiderohet ndikimi që ngjyra mund të ketë tek një konsumator i cili shikon në
një vitrinë ekspozuese.

Përdorimi i ngjyrave të gabuara mund të jetë vendimtare për një shitës. Koleksionet e
modës vjeshtë/dimër 2006, të pranishme aq shumë në rrugët më të frekuentuara të
Britanisë, mezi janë shitur shkak të ngjyrës së tyre: të hirtë. Shumë femra u ndjenë se
ngjyrës i mungon gjallëria dhe se ishte e vështirë të vishej pa u dukur e mërzitur.
Ekspozuesi vizual ka mundur të zgjidhë këtë problem duke plotësuar atë me aksesorë,
ngjyra sfondi ose ndonjë ekspoze imagjinar.
Sipër
Përdorimi i të kuqes dhe ngjyrës së arit në këtë vitrinë nga Printemps në Paris i jep
vitrinës një ndjenjë të pasur e të ngrohtë. Vini re se si modeli i prapavijës është në
harmoni me temën.

(faqe 79)

LEGJENDA:
Primare
Dytësore
Terciare
Rrota e ngjyrave
Në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe fillimit të të shekullit tetëmbëdhjetë, Sir Isaac
Newton krijoi rrotën e parë të thjeshtë të ngjyrave. Përmes përdorimit të një prizmi, ai
ndau rrezet e diellit në ngjyra për të krijuar një spektër ngjyrash. Një shekull më vonë,
shkrimtari gjerman Johann Wolfgang von Goethe prodhoi versionin e tij të rrotës së
ngjyrave bazuar në efektin psikologjik të ngjyrave, ku lëkuqet dhe të portokalltat ishin
pozitive ndërsa të gjelbrat deri te të kaltrat ishin jo të përshtatshme.

Rrota e ngjyrave e cila përdoret sit bazohet në tri ngjyra primare: e verdha, e kuqja dhe e
kaltra. Kur të përzihen së bashku, këto tri ngjyra prodhojnë secilën ngjyrë tjetër. Duke
përzier këto dy prej ngjyrave parësore, krijohet ngjyra dytësore: e verdha dhe e kuqja të
përziera formojnë të portokalltën, për shembull. Përzierja e një ngjyre parësore me një
dytësore do të formojë ngjyrën terciare: e verdha dhe e gjelbra, për shembull krijojnë
ngjyrën e verdhë në të gjelbër.

Termat e ngjyrave

Kromatik
Densitet i madh i ngjyrës: e kuqe, e kaltër dhe e verdhë.

Akromatik
E kundërta e kromatikes: e hirtë, e bardhë dhe e zezë.

Toni
Shtimi i të zezës në ndonjë ngjyrë do të ndryshojë pamjen e ngjyrës she do tabëjë atë më
të errët: një nuancë tjetër e ngjyrës origjinale.

Nuanca
Shtimi i të bardhës në ndonjë ngjyrë do të ndrisë ngjyrën, duke krijuar nuanca të
ndryshme të ngjyrës origjinale.

Ngjyrimi
Një emër tjetër për ngjyrën e pastër: e kuqe, e kaltër, etj.

Vlera
Mbylltësia ose çeltësia e një ngjyre.

Sipër
Të dymbëdhjetë ngjyrat e kësaj rrote të ngjyrave përbëhen nga tri ngjyrat primare, ngjyrat
sekondare dhe ngjyrat terciare.
(faqe 80)
Skemat e ngjyrave
Për një ekspozues të ri vizual të mallrave, eksplorimi i përdorimit të ngjyrave dhe
përcaktimi i efekteve që ato mund të kenë në një ekspoze mund të jetë fillimisht tmerrues.
Koordinimi i ngjyrave ashtu që ato të jenë efektive duhet të konsiderohet thellësisht poara
dizajnimit ose instalimit të një vitrine ekspozuese. Skemat më të zakonshme të ngjyrave
bazohen në vetëm gjashtë variacione (shihni anën e kundërt).

Njëra prej skemave më efektive të vitrinës e cila është përdorur nga ekspozuesit vizual
anembanë botës është përdorimi i një ngjyre të vetme. Nuancat e ndryshme të së njëjtës
ngjyrë të përdorur në të njëjtin ekspozim mund të krijojë ndikim. Një vitrinë e bazuar në
ngjyrën e kaltër, për shembull, mund të shtojë vlerë emocionale; mund të perceptohet si e
ftohtë, e pikëllueshme ose – varësisht nga ngjyrimi edhe e ngrohtë. Duke përdorur mjetet
relativisht jo të shtrenjta të ngjyrës në mure në një ton të së kaltrës dhe shtimi i kukullave
në ndonjë ton tjetër dhe të produkteve sërish në tone të tjera, vitrina do të duket shokuese
por edhe do të jetë efektive në aspektin e kostos gjithashtu. Varësisht nga veshjet dhe
stili, ngjyra mund të promovojë gjithashtu një trend: siç është ngjyra roze për shembull
për Ditën e Shën Valentinit, e kuqja për Krishtlindje ose ndoshta e zeza për pamje
luksoze të modës.

Duke ngjyrosur muret dhe dyshemenë me ngjyra të ndryshme, secila do të jetë aty për të
futur në kornizë produktin. Kjo është po ashtu mënyrë e përsosur për krijimin e një seti
real të dhomës.

Sipër
Një vitrinë monokromatike mundtë jetë shumë e efektshme dhe e lehtë për t’u dizajnuar.
Këtu në Selfridges, në Londër, një dysheme e ngurtë e zezë dhe një mur me pamje të
fushës së shahut ndihmojnë në plotësimin e ekspozimit të mobileve bashkëkohore në
bashkëpunim me “Elle Decoration”.

(faqe 81)
Gjysëm plotësuese
Plotësuese Përdorimi i tri ngjyrave: një ngjyrë
Dy ngjyra të cilat janë direkt të kundërta kryesore dhe dy ngjyra të cilat paraqiten në
me njëra tjetrën në rrotën e ngjyrave secilën anë të saj në rrotën e ngjyrave

Dyfish plotësuese Triadike


Katër ngjyra, dy ngjyra kryesore plus tonet Tri ngjyrat të cilat njëlloj të përhapua
e tyre plotësuese përreth rrotës së ngjyrave

Të ngjashme
Dy ose më shumë ngjyra të cilat janë pranë Monokromatike
njëra tjetrës në rrotën e ngjyrave E zeza dhe e bardha

Sipër
Përdorimi i ngjyrës në vitrinën ekspozuese është shumë e rëndësishme për suksesin e saj.
Këta shembuj demonstrojnë se si ngjyrat mund të përdoren si mjet i dobishëm për
tërheqjen e vëmendjes së konsumatorit.

(faqe 82)

FOTOGRAFI MASKA

(faqe 83)
Ngjyra vërtetë është mjeti më madhështor për kapjen e vëmendjes së kalimtarëve dhe
krijimi i atmosferës. Nëse jeni në dyshim, gjithmonë kërkoni opsionin më të ndritshëm
ose më të errët. Zgjedhja e opsionit të butë nuk do të jetë gjithmonë aq efektive dhe do të
perceptohet si e paragjykuar nga ana e klientit shikimi i të cilit mund të përqendrohet në
skemën e ngjyrave – ngjyra krem në vend të ngjyrës së bardhë të gjallë do të duket e
dobët, ndërsa nuanca e gabuar t ë kuqes mund të duket si një vitrinë që reklamon uljet.

Gjatë përdorimit të ngjyrës, ja vlen të merren në konsideratë asociacionet e ngjyrave


prapa vetë produktit. Ndërsa një dritare që promovon produktet miqësore ndaj ambientit
do të përfitonin nga vitrina e cila ngjyroset me tone neutrale të shoqëruara me produkte
natyrale – ngjyra hiri e zbehtë, krem ose e bardhë e shlyer – një kasap kurrë nuk do të
përdoret si sfond për produkt; në vend ai përdor të bardhen për shkak se do të duket
gjithmonë higjienike dhe do të ekspozojë mishrat e prera. Një shitës i stolive i cili
specializon në diamante do të bazohet në ngjyra të pasura, të errëta të cilat do të
theksojnë gurët e çmueshëm dhe d’i bëjnë ato të shndrisin.

Ekzistojnë gjithashtu truqe të cilat mund t’i përdorni me ngjyrë për të ndryshuar pamjen e
dritares. Një ngjyrë më e errët siç është e zeza do të bëjë vitrinën e madhe të duket e
vogël. E bardha, në anën tjetër, do të krijojnë një efekt të hapësirës. Të ngjyrosurit pse
aplikimi i shiritave vertikal në muret e vitrinave do ta zgjerojë atë në aspektin vizual.

Në anën e kundërt
Masja në këtë vitrinë nga Printemps në Paris duket të jetë në lëvizje kundrejt sfondit të zi,
duke i dhënë vitrinës së plotë një ndjenjë reale ë dramës. Një vitrinë e madhe e ngjyrosur
në të zezë do ta bëjë atë të duket më e vogël dhe gjithashtu të krijojë një atmosferë më të
madhe.

Sipër
Vizatimi i shiritave në mur do ta bëjë vitrinën të duket më e gjatë si dhe të krijojë një
trajtim ekonomik dhe interesant të murit, siç shihet këtu për ekspozimin “Spring Beauty”
(Bukuria Pranverore) në Selfridges të Londrës.

Nën
Përdorimi i nuancave të ndryshme të produkteve të kaltra kundrejt një muri të kaltër
krijon një temë efektive në Printemps, në Paris. Një skemë e plotë është krijuar gjithashtu
duke përdorur ngjyra të ndryshme për secilën vitrinë në një sërë vitrinash duke ruajtur të
njëjtën strukturë.

(faqe 84)
Përgatitja e vitrinave

Pasi të jetë vendosur se cilat produkte do të përdoren, është ide e mirë të mblidhet
gjithçka dhe të përgatitet paraprakisht. Kjo do të kursejë kohën e vlefshme të
rregullimit.

Përgatitja e mallit për shitje do të shpejtojë procesin e rregullimit të vitrinës. Veshjet


mund të përzgjidhen paraprakisht dhe të hekurosen ose avullosen, etiketat e çmimeve
mund të largohen, e në disa raste, kukullat mund të vishen larg vitrinave e pastaj të
shtohen më vonë. Veshësit e modës mund të kërkojnë shpesh aksesorë të tjerë; këto duhet
të përzgjidhen gjithashtu gjatë kohës përgatitore.

Mallrat e amvisërive mund të përzgjidhen dhe përgatiten: xhamat të pastrohen, etiketat të


largohen dhe pëlhurat të hekurosen. Sa më shumë përgatitje të bëhet paraprakisht, aq më
pak punë do të ketë gjatë rregullimit të vitrinës. Pasi ë produktet të jenë përzgjedhur dhe
përgatitur, ato mund të shtohen në vitrinë.

Sipër
Në këtë dyqan të Zarës në Eix, një grup kukullash qëndrojnë në dyqan, duke pasqyruar
dizajnin sezonal të vitrinës ekspozuese, duke promovuar të njëjtën porosi përgjatë vitrinës
dhe dyqanit.

(faqe 85)

Sipër
Tema strukturale dhe arkitekturale që shtrihet në këtë vitrinë nga Macy’s në Nju Jork
është pjesë e një skeme më të madhe e cila jo vetëm që bënë bashkë vitrinën, por
gjithashtu vepron si një sfond gjenerik për pamje të ndryshme të modës.

(faqe 86)
Instalimi i vitrinës ekspozuese
Asnjë shitës nuk dëshiron që vitrinat e dyqanit të jenë ose të zbrazëta ose në gjendje
jo të rregulluar për një kohë të gjatë. Prandaj është e rëndësishme që një kohë e
caktuar të ndahet për rregullimin e vitrinës nga fillimi deri në mbarim. Përveç nëse
skema e vitrinës është e komplikuar dhe duhet të rregullohet përgjatë dy ditëve, një
ekspozues vizual i mallrave duhet të sigurohet që vitrina të jetë e gatshme brenda
një dite. Shumë ekspozues të mallrave nisin herët në mëngjes për të zhveshur
vitrinën ekzistuese derisa dyqani është mbyllur për të mos penguar konsumatorët
duke vendosur objektet skenike dhe produktet përgjatë dyshemesë së dyqanit. Kjo
është gjithashtu koha më e lehtë për vendosjen e skemës së re në vitrinë.

Nëse skema e vitrinës është planifikuar me saktësi, rregullimi pasues i vitrinës duhet të
jetë pa telashe. Është esenciale që vitrina që është para rregullimit të jetë e pastër; duhen
bërë kontrolle për të siguruar që i tërë ndriçimi po funksionin dhe që poçet elektrike nuk
janë djegur. Është më lehtë të ngrihet një shkallë dhe të zëvendësohet një poç elektrik
para se vitrina të jetë plotë. Gozhdat dhe vidat nga vitrina e mëparshme do të duhet të
largohen dhe në shumë raste, vrimat në mure do të duhet të mbulohen dhe të rrafshohen.

Pastaj, duhet bërë trajtimi i mureve. Dyshemeja duhet të lihet për fund ashtu që të
shmangen spërkatjet e panevojshme të ngjyrës. Nëse muret duhen ngjyrosur, është mirë
që të nisen shumë herët gjatë ditës meqë ato mund të kërkojnë disa shtesa dhe varësisht
nga moti, mund të nevojitet një kohë e gjatë që ato të thahen. Mbajtja e ndriçimit të
ndezur do të ndihmojë në rritjen e temperaturës për disa shkallë. Është e këshillueshme të
izolohen skajet e vitrinës pranë mureve; xhamat e spërkatur me ngjyrë do të vërehen nga
konsumatori. Nëse vitrina ka dysheme të ngurtë siç është nga mermeri ose druri, kjo
duhet mbuluar për të parandaluar spërkatjet e ngjyrës, përveç nëse edhe ajo do të
ngjyroset.

Nëse vitrina ka dërrasa dyshemeje nga MDF, ato mund të largohen dhe të mbulohen nga
vitrina derisa të zgjasë ngjyrosja e mureve, duke kursyer kështu kohën. Mbulesa e
dërrasave të mëdha me pëlhurë ose PVC mund të jetë e vështirë kryesisht për shkak të
madhësisë së tyre – prandaj ndihma mund të jetë e nevojshme. Si pjesë e kutisë tuaj të
veglave (shihni faqen 200) një pistoletë me kapëse prej teli (stepller) dhe një palë
gërshërësh janë shpëtim i ekspozuesit vizual; ato do të jenë të nevojshme në shumë raste
e veçanërisht gjatë mbulesës së panove.

Sipër
Fasada e dyqanit Liberty’s në Londër është mbresëlënës, por ai gjithashtu nënkupton që
konsumatori duhet të fokusohet pak më shumë në atë që është për shitje në vitrinë.
Planifikimi i një skeme vitrine e cila mund të konkurrojë me arkitekturën është e
rëndësishme

(faqe 87)
Gjithmonë preni pëlhurën më gjerë se dërrasa, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për
tërheqjen e saj gjatë kapjes. Nisni në anën më të gjatë fillimisht, duke vënë disa kapëse
telash në mes të dërrasës në të dyja anët. Pastaj bëni të njëjtën në anët më të shkurta, duke
e tërhequr pëlhurën; punoni drejt secilit kënd duke e siguruar pëlhurën me kapëse telash
derisa punoni. Kur të arrini tek këndet, mbështillni pëlhurën me rregull përfundi dërrasës
dhe vini edhe disa kapëse finale. Mbani në mend: mund të ju duhet të zhveshni dërrasën
për skemën e re të vitrinës, prandaj mundohuni të përdorni sa më pak kapëse prej teli që
të jetë e mundur. Largimi i kapësve mund të ju marrë kohë.

Pas ngjyrosjes së mureve dhe me kompletimin e dyshemesë, mund të nisë rregullimi.


Është gjithmonë e këshillueshme të vendosen së pari objektet skenike – ato do të jenë
kurrizi i tërë skemës së vitrinës. Vendosni objektet skenike aty ku mendoni se do të
tërheqin vëmendjen, duke mbajtur në mend se produktet duhet të jenë mbretër, ndërsa
objektet e skenës vetëm duhen ndërlidhur me mallrat në shitje. Objektet më të mëdha
zakonisht vendosen drejt pjesës së pasme të vitrinës, me ato më të vogla drejt pjesës së
parë. Do të ishte e pakuptimtë të fshihen produktet (dhe ndonjë objekt tjetër skenik) me
një objekt madhor. Ndonjë objekt varës duhet fillimisht të lëshohet; ato duhen lidhur me
kujdes në rrjetën e tavanit. Objektet që qëndrojnë në mënyrë të lirë mund të shtohen
pastaj dhe të aranzhohen.

Mbani në mend, kukullat janë gjithashtu objektet të skenës të dizajnuara për të


mbështetur veshjet. Gjithmonë ja vlen të konsiderohet se ku do të vendosen ato dhe si do
të ndërveprojnë me skemën e vitrinës.

Nëse vitrina nuk ka sfond, një artikull mobilierie siç mund të jetë një dollap do të shihet
në tërësi. Vendosja ndonjë dollapi tjetër mund të fshehë anën e shëmtuar dhe gjithashtu
mund të rregullohet për të jetë i kthyer edhe kah pjesa brenda dyqanit, duke i dhënë
konsumatorit dy mundësi për të parë ekspozimin: gjatë hyrjes dhe gjatë largimit.

Ngjashëm si me objektet skenike, produktet e mëdha duhet të vendosen në vitrinë të


parat. Është me rëndësi në këtë kohë të shpërndahen artikujt e mëdhenj ashtu që ata të
formojnë një shtyllë mbështetëse të grupit kryesor të një grupimi. Një vitrinë mund të
ketë shumë grupime, të gjitha të shtrira nga një grupim kryesor. Grupimi më i madh dhe
kryesor duhet të ndërtohet nga artikulli më i madh. Një frigorifer, për shembull, do të
mund të qëndronte pak përtej qendrës, me një grupim të produkteve të tjera elektrike
përreth tij; një makinë për larjen e rrobave mund të pozicionet në të majtë, afër por jo
ngjitur me frigoriferin me ndonjë përzgjedhje tjetër të artikujve elektrik; në anën e djathtë
të vitrinës do të mund të vendosej një mikrovalë me një grup të aksesorëve të vegjël
elektrik.

Sipër
Saks në Avenynë e Pestë, në Nju Jork, ka përdorur ndriçim të ngrohtë që emiton një
shkëlqim nga vitrinat në këtë skemë. Gjatë motit të ftoftë kjo mund të inkurajojë blerësit
brenda dyqanit.

(faqe 88)
Është e rëndësishme që grupimi më i madh të instalohet fillimisht para grupimeve më të
vogla. Koncentrimi në një zonë të vogël të vitrinës para përfundimit të zonës më të
madhe nuk këshillohet, për shkak se është vitrina tërësisht e përfunduar e cila duhet të
konsiderohet si një pajisje për shitje, e jo vetëm një zonë specifike.

Kontrollimi i vitrinës nga niveli i rrugës është esencial. Shepnzimi i orëve të gjata duke
rregulluar vitrinën pa e shikuar atë nga këndvështrimi i konsumatorit mund të çojë tek
problemet: pika fokale mund të mos jetë ne vendin e duhur dhe e tërë skema e vitrinës
mund të duhet të përshtatet, duke shpenzuar kështu kohë.

Vitrinat e mbyllura mund të jenë klastrofobike dhe nganjëherë aty mund të bëhet shumë
nxehtë. Gjithmonë është më së miri jo vetëm për shëndetin e dikujt por gjithashtu për
kreativitet që të bëhen pauza nga rregullimet e vështira. Një pushim pesë minutësh mund
të inspirojë dhe iniciojë ide të reja.

Kur një vitrinë të jetë përfunduar 90% është koha të përshtatet ndriçimi. Ndriçimi është
njëri ndër elementet më vitale të një vitrine ekspozuese dhe, fatkeqësisht, diçka që shumë
ekspozues vizual të mallrave harrojnë ta rregullojnë. Mund të shpenzohen orë të tëra në
rregullimin dhe përsosmërinë e një vitrine ekspozuese, por ajo ka kuptim vetëm pasi të
shndritet dhe të bjerë në sytë e kalimtarëve të rastit. Një dritë e fokusuar në një mur të
zbrazët të pasmë mund të jetë shpërqendruese – dhe gjatë natës shumë e dukshme.

Vëmendja duhet kushtuar etiketave të çmimit, nëse përdoren, për t’u siguruar se ato jo
vetëm që janë të shkruara drejtë por edhe se janë vendosur krahas produkteve relevante.
Gjithashtu është e rëndësishme të sigurohemi që teksti i përdorur është mjaft i madh sa
për t’u parë nga rruga. Përfundimisht, të gjitha sipërfaqet pra edhe dyshemetë duhet të
pastrohen.

Disa dyqane kanë luksin e të pasurit të vitrinave imituese në studio, të kompletuara me


pajisje ndriçimi, ku e tërë vitrina mund të instalohet dhe rregullohet për të parë nëse
dizajni do të funksionojë në aspekt estetik. Shitësit e zinxhirëve të dyqaneve mund të
përdorin këtë si një mjet vizual, pasi të jetë fotografuar për udhërrëfime vizuale, ai pastaj
mund t’i dërgohet dyqaneve rajonale.

Derisa rregulloni një vitrinë, përdorni pjesën e brendshme të xhamit si pasqyrë për të parë
reflektimin dhe ndërtimin e grupimit. Kjo është një mënyrë e menjëhershme e analizimit
se si e tërë vitrina po e merr formën. Sidoqoftë, ju prapë duhet që kohë pas kohe të shkoni
jashtë vitrinës për ta kontrolluar atë.

Sipër
Në këtë vitrinë të Macy’s, në Nju Jork, dheu është grumbulluar në vitrinë me mure të
thjeshta të bardha për të krijuar një ekspozim me balanc që nuk mbizotëron fuqinë e
kukullave.
Sipër (faqe 89)
Në këtë vitrinë në Harvey Nichols në Londër, objekti skenik është ndërtuar duke përdorur
rripa metalik të cilat dominojnë në vitrinë por nuk e mbizotërojnë fuqinë e modës. Kosa,
përpjeka dhe paraja zakonisht janë ato që shpenzohen në objekte skenike, prandaj ja vlen
të sigurohemi që ato janë të dukshme.

Ndriçimi (faqe 90)

Paul Symes, menaxher i ekspozimit vizual të mallrave në Fortnum and Mason të


Londrës, ka pasur gjithmonë një interes obsesiv pas ndriçimi dhe magjisë
teknologjike. Këshillat e tij për mbajtjen e një vitrine me ndriçim të mirë janë:

Sigurohuni që të gjitha pajisje e llambave janë të pastruara dhe se punojnë para


rregullimit të një vitrine.
Gjatë përshtatjes së ndriçimit, një mënyrë e thjeshtë për të parë nëse drita është e
fokusuar në produktin e duhur është të luhasni dorën tuaj para llambës dhe të shihni se
ku bie hija.
Përdorni llambat me gjerësi të duhur të dritës.
Mbani një furnizim të llambave rezervë në dispozicion.
Kontrolloni ndriçimin e vitrinës gjatë ditës dhe natës.
Të jini të sigurt që tufa e dritës është fokusuar brenda vitrinës – e jo të jetë e kthyer kah
publiku, duke i verbëruar kështu konsumatorët potencial.

Ndriçimi nuk duhet të jetë kurrë diçka që mendohet më vonë. Procesi i të ndriçuarit
të një vitrine duhet të planifikohet në të njëjtën kohë si edhe skema e vitrinës (shihni
diagramin e Ndriçimit në faqen 202 për asistencë).

Një sistem binarësh me llamba me sistem përshtatjeje ofron fleksibilitetin më të madh në


vitrina dhe i jep ekspozuesit vizual mundësinë të përdorë pajisje të ndryshme të llambave,
secila prej të cilave do të luajë një rol të ndryshëm brenda vitrinës ekspozuese. Pajisjet
statike do të theksojnë një artikull individual në shitje ose ndonjë kukull, derisa pajisjet e
tjera të ndriçimit masiv do të krijojnë një ndriçim ambiental në tërësi.

Fuqia dhe gjerësia e ndriçimit të një llambe mund të jetë një dështim për një profesionist
të ri. Pajisje aktuale e ndriçimit është e padobishme pa llambën e duhur. Shumë pajisje të
ndriçimit mund të mbajnë një numër llambash, por jo të gjitha do të jenë universalisht
efektive. Madhësia e gjerësisë së ndriçimit që zakonisht ju kërkoni varet nga madhësia e
grupimit që pritet ta theksojë. Ndonjë gjësend i vogël i çmueshëm, do të kërkojë një dritë
të shkallës së tretë; çdo gjë më e gjerë do të shndrisë zonën rrethuese. Vitrinat e mëdha të
gjata mund të kërkojnë një ndriçim masive me një përhapje të përgjithshme të ndriçimit
para përdorimit të ndriçimit për theksimin e artikujve individual. Një sërë vitrinash të
gjitha duhet të kenë një sasi të ngjashme të dritës; një dritare e errët e vendosur në një
radhë prej dhjetë vitrinash do të qëndrojë aty për arsye të gabuara, ashtu siç do të
qëndrojë edhe një vitrinë shumë e shndritshme.
Ngjyra dhe koha e ditës gjithashtu duhet të merret parasysh gjatë përzgjedhjes së
ndriçimit. Disa ngjyra absorbojnë dritën derisa të tjerat e reflektojnë atë. Nëse përdoren
ngjyra absorbuese të dritës siç është e zeza ose e kaltra e mbyllët, kërkohet ndriçim shtesë
për shndritje shtesë. Pëlhurat dhe tepihi do të absorbojnë një sasi substanciale të ndriçimit
në një vitrinë.

Ndriçimi i përdorur gjatl ditës mund të dallojë nga sasia e nevojitur gjatë natës. Në një
vitrinë më të shndritshme e cila shndritet nga dielli, mund të kërkohet më tepër ndriçim
për të kompensuar dritën natyrore. Më pak ndriçim, edhe pse mund të duket e çuditshme,
kërkohet gjatë natës për shkak se vitrinat qëndrojnë kundrejt një ambienti të errët = ka
pak dritë tjetër me të cilën ato konkurrojnë. Shumë shitës kanë vënë në përdorim një
sistem ndriçimi i cili në mënyrë automatike përshtat rezultatet e ndriçimit, varësisht nga
koha e ditës.

Sipër
Një detaj nga skema e Harvey Nichols, poashtu e paraqitur edhe në anën e kundërt,
tregon një pikë të vetme të ngushtë ndriçimi e cila mund të përdoret për të theksuar një
kukull dhe në veçanti makijazhin e koordinuar me kujdes me temën.

(Faqe 91)

Sipër
Ndriçimi i shton daramaticitet kësaj teme gotike nga Harvey Nichols në Londër. Një dritë
e drejtuar kah kukulla, derisa një dritë më e gjerë përdoret për të krijuar një hije në mirin
e pasmë dhe pastaj një tjetër për të shndritur pjesën tjetër të vitrinës.

(faqe 92)

Shenjat tekstuale dhe grafiqet

Nuk ka dyshim se ilustrimi (grafika) ose një pjesë teksti (shenja tekstuale) në një
vitrinë është një zjarr i sigurt për të bartur porosinë përtej tek konsumatorët, qoftë
ajo e ndikuar nga çmimi ose informative. Shumë ekspozues vizual jo vetëm që
përdorin grafiqe për të treguar një porosi por gjithashtu i përdorin ato si pjesë të
skemave të vitrinës. Përdorimi i tekstit të trashë, me ngjyra mund të përmirësojë
dukjen e shumë vitrinave. Shpesh shenjat dhe grafiqet mund të përdoren si një
deklaratë për të mbështetur temën e vitrinës, ose nganjëherë si objekte skenike të
cilat lidhin bashkë skemën e vitrinës.

Shenjat

Ja vlen të mbahet në mend se tepër informacione mund të jenë hutuese dhe teksti duhet të
përdoret me kujdes. Mund të jetë arrogante të pritet që blerësit të lexojnë një grumbull
teksti në një vitrinë. Është gjithmonë mirë të mbahet një tekst i thjeshtë dhe sqarues; ajo
që funksionin më së miri janë fjalitë në një rresht. Shenjat e vitrinës duhen planifikuar në
të njëjtën kohë si edhe skema dhe tema – kurrë nuk duhen menduar më vonë. Gjithmonë
kini parasysh s si shenjat ndërveprojnë me skemën ose produktet e vitrinës, dhe bëni
pyetje nëse teksti përmirëson vitrinën ose është i panevojshëm. Ndonjë shenjë tekstuale e
përdorur në vitrinë duhet gjithmonë të ketë prioritet sipas rëndësisë. Një etiketë e cila
tregon çmimin e ndonjë artikulli mobilesh mund të jetë më i rëndësishëm për shiten e tij
se sa shenja e cila cek lokacionin e tij brenda dyqanit, derisa ndonjë reklamë e cila ofron
zbritje mund të rrëzojë të dyjat. Sidoqoftë, tepër etiketa, shenja ose grafiqe mund të çojnë
në një rëndim vizual.

Pozicionimi i shenjave dhe zgjedhja e ngjyrës duhet të planifikohen me kujdes


paraprakisht. Një porosi e gjelbër e vendosur me kujdes në xham nuk do të mund të
qëndrojë kundrejt një muri të pasmë të gjelbër; një ngjyrë kontrast do të funksiononte më
mirë. E njëjta shenjë e vendosur direkt para një grupimi të madh ose mund ta fsheh atë,
ose nëse vendoset si duhet, mund të tërheqë syrin në të. Shumë shitës ende vendosin
shenja tepër të larta në një vitrinë dhe presin që publiku të ndalet për të lexuar. Vendosja
e shenjave lart në vitrinë nxit syrin e shikuesit të largojë fokusin kryesor nga vitrina dhe
të përqendrohet në rrjetën e tavanit. Vendi më i zakonshëm dhe më tradicional për
vendosjen e shenjave është në nivel të syrit nga rruga.

Grafitet, shenjat nga neoni, monitorët televiziv dhe pamjet e projektuara mund të
përdoren të gjitha për dërgimin e porosive në publik, dhe sërish vlejnë të gjitha rregullat e
përgjithshme. Për të përçuar porosinë, teksti duhet të jetë i qartë dhe i lehtë për t’ lexuar
dhe kuptuar.

Sipër, majtas
Përdorimi i mençur i shenjave, në Saks të Nju Jorkut; i lëshuar në një kënd pranë
kukullës, krijon një skemën interesante dhe njëherit jo të shtrenjtë të vitrinës.

Sipër, djathtas
Një pjesë e renditjes së vitrinës e quajtur Bukuria Pranverore në Selfidges, në Londër.
Teksti është tema e cila dominon në secilën vitrinë, ku secila thënie lidhet me një citat të
njohur.

(faqe 93)
Sipër
Teksti i një shkalle të madhe aplikohet në këtë vitrinë këtu për të krijuar jo vetëm një
skemë më të madhe vitrine të quajtur Bëni Blerje si Njeri, por gjithashtu për të
ndërvepruar me fanellat në vitrinën ekspozuese.

Nën
Teksti në vitrinë – “Gjithçka pos Lavamanit të Kuzhinës” – është një pjesë integrale e
vitrinës ekspozuese dhe përdoret për të lidhur prezantimin e pajisjeve shtëpiake me një
skemë më të madhe të Bukurisë Pranverore.
(faqe 94)
Shenjat tekstuale të vitrinave
Shenjat tekstuale të vitrinave kanë përparuar në mënyrë të konsiderueshme me kalimin e
viteve. Shenjat dikur të shkruara me dorë të varura nga rrjetat e tavanit janë zëvendësuar
me shkronja të prera nga makinat printuese të cilat zakonisht ngjiten në xhamat e vitrinës.
Këto shkronja vepra arti prehen në mënyrë të saktë në një dizajn të paracaktuar dhe mund
të prodhohen në çfarëdo ngjyre ose pamje. Aplikimi i tekstit në vitrina ende duhet të
bëhet me dorë. Ekzistojnë shumë kompani që jo vetëm që do të presin shenjat tekstuale
për ju por edhe do t’i vendosin ato. Vetë detyra nuk është e vështirë; sidoqoftë do të
nevojitet durimi. Një rrëshqitje e vogël dhe shkronjat mund të ngjiten mes veto dhe të
dëmtohen. Shkronjat vetëngritëse mund të vendosen jashtë ose brenda vitrinës. Të dyja
format janë të përshtatshme edhe pse konsumatorët e mërzitur njihen si të dëmtues të
shkronjave të vendosrua nga jashtë.

Për të vendosur shkronjat, një copë e shiritit maskues vendosen në pjesën jo të ngjitshme
të tekstit. Kjo mban tekstin në formatin e saktë dhe e bënë tërë rreshtin ose fjalën më të
lehtë për përdorim. Para vendosjes së tekstit në xham, shumë profesionistë do ta
pastronin xhamin me një detergjent të butë; shkronjat vetëngritëse pastaj vendosen në
xham, ndërsa lëngu i detergjentit mundëson përshtatjen e shkronjave. Kur teksti të jetë
pozicionuar në vendin e duhur, përdoret një element ndrydhës plastik i një madhësie të
kartelës së kreditit për të shtypur shkronjat dhe për të larguar ujin nga ngjitësi dhe xhami i
vitrinës. Përfundimisht, shiriti maskues heqet me kujdes, duke e lënë tekstin në pjesën e
xhamit. Kur teksti të mos jetë i nevojshëm më tej, ai mund të hiqet me një teh zhileti.

I njëjti trajtim mund të aplikohet për tërë xhamin, duke bllokuar kështu tërë vitrinën.
Pavarësisht sa e çuditshme mund të duket që një libër i cili flet për artin e rregullimit të
vitrinës duhet të inkurajojë një ide të tillë, mund të ketë kohëra kur një shitës duhet të
kalojë ditë, e jo vetëm orë në rregullimin e një vitrine. Shumë shtëpi të mëdha mallrash
do të përdorin këtë mundësi për të rritur vlerën e hapësirës së tyre të vitrinave dhe të
informojnë publikun për skemën e re të vitrinës ose promovimin në të njëjtën kohë.
Vitrinat veprojnë si një reklame rruge e përkohshme dhe për të fshehur rrëmujën brenda.

Sipër
Shkronjat e mëdha vetëngritëse rozë, janë përdorur për të përcjellë një porosi por duke
mos penguar skemën e brendshme. Kjo vitrinë e cila shfaq historinë e Holt Renfrew nga
viti 1937, e vendosur në një kuti të madhe të imazheve arkivore, ishte pjesë e një skeme
në dyqanin kryesor në Bloor Street, Toronto, Kanadë, duke promovuar ribrendingun siç
paraqitet përmes gjashtë atributeve kyçe: aspiruese, luksoze, ndërkombëtare, të papritura,
të trashëguara dhe moderne.
(faqe 95)

Etiketat përshkruese
Etiketat përshkruese janë shenjat tekstuale të përdorura për të informuar konsumatorët
lidhur me çmimet, vendndodhjen e produkteve ose zbritjet. Derisa shumë shitës
preferojnë të jenë diskret dhe të mos e informojnë blerësin lidhur me çmimin e ndonjë
artikulli, të tjerët me krenari vendosin çmimet e tyre pranë mallit. Gjatë caktimit të
çmimit në ndonjë kukull, etiketa e gjithmonë duhet të lexohet nga lart-poshtë, duke e
paraqitur çmimin nga pjesa e lartë gjatë veshjes së kukullës, p.sh. kapela, këmisha,
pantallonat, këpucët. Shkronjat duhet të jenë aq të mëdha sa të mund të lexohen jashtë
vitrinës dhe të pozicionohen në të djathtë të kukullës. Secila etiketë përshkruese e çmimit
bë vitrinë duhet të jetë e të njëjtës madhësi dhe format. Disa shitës përdorin mbajtëse
Perspex të etiketave, të cilat mund të blihen nga kompanitë e shpërndarjes. Për shkak të
elektricitetit statik në Perspex, mbajtëset e tilla mund të veprojnë si magnet pluhuri dhe
do të duhet të pastrohen çdo ditë.

Çmimet e mallrave mund të caktohen edhe në mënyra të tjera. Etiketat e vogla të


çmimeve mund të ngjiten në artikuj të veshjeve, ose pajisjet shtëpiake mund të jenë
etiketa më të vogla të vendosura në mesin e grupimeve. Disa artikuj mund të kenë nevojë
për një përshkrim të artikullit për të ndihmuar në shitje. Një karrige antike mund të
kërkojë një historik të shkurtër dhe një listë të materialeve të përdorura në ndërtimin e
saj; sidoqoftë, një version i edituar do t’u përshtatet shumicës së konsumatorëve.

Tiketat e shkruara me dorë janë treguar definitivisht si ta papëlqyeshme në botën e


ekspozimit të mallrave; edhe shkrimi më i mirë me dorë do të duket joprofesional. Një
etiketë e printuar do të duket gjithmonë më e mirë dhe më e lehtë për t’u lexuar.

(faqe 96)
Grafiqet

Fotografia, ose e ekspozuar brenda ose e vendosur në vetë vitrinën, është bërë një mjet i
zakonshëm për një ekspozues mallrash. Teknologjia moderne digjitale i ka bërë printimet
e mëdha fotografike të përshtatshme dhe të qasshme. Gjithashtu duke qenë e përdorur në
ndërlidhje me fushatën e reklamimit të shitësit, pamjet shpesh krijon në mënyrë specifike
për një skemë vitrine. Grafiqet e tilla kanë përparësinë e të qenit të lehta për t’u instaluar
– dhe, meqë nuk duhen ruajtur, edhe mund të hedhen lehtazi. Fotografitë mund të
vendosen në letër nga materiali i rëndë ose në karton dhe të varen nga rrjeta e tavanit, të
printuara në letër vetëngritëse dhe të vendosen në xhama ose të printohen në letër dhe të
vendosen në murin e pasmë. Ato mund të krijojnë një skemë të menjëhershme vitrine e
cila ka nevojë për pak planifikim paraprak dhe të cilat janë të lehta për t’u instaluar. Më
shumë se një person do të nevojitet për vendosjen e grafiqeve të mëdha vetëngjitëse në
xham. Duhet pasur kujdes në pozicionimin e tyre në xham, ato nuk duhen aplikuar në
muret anësore meqë do të shihen vetëm nga konsumatorët të cilët lëvizin në një drejtim.
Të vendosura në murin pasmë, ato mund të përdoren për të tërhequr shikimin brenda
vitrinës.
Sipër
Grafiqet vetëngritëse më të mëdha se realisht të French Conenction dominojnë në fasadën
e dyqanit londinez dhe promovojnë trendin sezonal.

(faqe 97)
Sipër
Kjo qasje mbresëlënëse përdor markën e dyqanit si pjesë e dizajnit të ndërtesës në Uniqio
në Tokio.

(Faqe 98)
Kalendari i vitrinës
Shitësit e mëdhenj do të planifikojnë skemat e tyre të vitrinave shumë më herët
duke përdorur kalendarin e vitrinave. Një kalendari i planifikuar mirë i vitrinës do
të ndihmojë ekspozuesin vizual të organizojë datat e instalimit të vitrinave, dhe të
sigurohet që secila vitrinë ka një skemë të planifikuar shumë më herët, dhe në
shumë raste kjo do të ndihmojë edhe rreth ndarjes së buxhetit. Në një sens sigurues,
kjo do të ndihmojë që puna e ekspozuesit vizual të shkojë si duhet. Ka shumë gjasa
që një kalendar vitrine të ndryshohet përgjatë vitit; promovimet mund të zgjasin më
tepër se sa që pritet ndërsa produktet e reja të papritura shpesh kërkojnë një vitrinë
që u dedikohet atyre. Sidoqoftë, një plan tentativ do të rrisë strukturën e procesin.

Një kalendar vitrine është gjithashtu një mjet i dobishëm për të komunikuar ngarkesën
gjatë vitit tek të tjerët që merren me të njëjtin biznes. Blerësit do të dëshirojnë të
sigurohen që produktet të cilat duhen promovuar arrijnë me kohë. Stafi i shitjes gjithashtu
do të dëshirojë të sigurohet se kanë stoqe të mjaftueshme rezervë në departamentet e tyre.

Për dekada, një menaxher i ekspozimit vizual të mallrave do të planifikonte një kalendar
vitrinash duke përdorur ngjarjet sezonale si shtyllë kryesore. Në shtetet krishtere, nëntori
dhe dhjetori do të bllokoheshin për promovimin e zezonës festive; shitjet me zbritje do të
dominonin gjatë dy muajve të verës, në dimër dhe verë. Pashkët, Dita e nënës dhe Dita e
Shën Valentinit janë vetëm disa prej rasteve të cilat shpesh kanë skema vitrinash të cilat u
dedikohen atyre. Mund të duket e mençur të përkujtohet publiku për ngjarje të tilla, por
mund të jetë poashtu naive që të dedikohen vitrina të shtrenjta të cilat zgjasin vetëm një
ditë dhe që mund të gjenerojnë shitje të artikujve me gjysmë çmimi siç janë kartolinat. Në
vend të kësaj, do të ishte më mirë të promovoheshin rastet e dhënies ë dhuratave të cilat
mund të nxisin shitjet.

Sidoqoftë, sot me një konkurrencë më të madhe në rrugët më të frekuentuara,


promovimet e produkteve zakonisht tejkalojnë shumë prej ngjarjeve tradicionale
sezonale. Me këtë në mendje, është e këshillueshme të jemi të vetëdijshëm se çfarë
produktesh të reja janë blerë nga ana e departamentit të blerjes dhe kur do të paraqiten ato
në dyqan. Koha është shumë e rëndësishme për shitje maksimale. Do të ishte e
pakuptimtë të dizajnohej një skemë e re vitrine për të promovuar koleksione të reja
stinore nëse nuk janë të pranishme në shitoren nikoqire. Në Selfridges, Allanah Weston
preferon të mos i zotojë vitrinat e saj për skema njëvjeçare në rast se bota e modës dikton
një trend të ri. “Ne punojmë në bazë të kalendarit gjashtëmujor, sepse na pëlqen të
mbajmë konsumatorin në hap me trendet e modës,” sqaron ajo.

“Nuk dëshiroj të zotohem për diçka një vit më herët që mund të mos jetë aq tematike kur
përfundimisht të arrijë. Nëse planifikoni shumë më herët, ju mund të huçni qëllimin. Ne
jemi një biznes mode, qoftë nëse është për veshje ose shtëpi, dhe na duhet të dimë se
çfarë ofrohet atje jashtë në botën e modës.

Sipër (faqe 98)


Fortnum & Mason i Londrës në mënyrë tradicionale prezanton vitrinat e elaboruara me
skemë Krishtlindjesh. Në këtë skemë, vitrinat e parme të dyqanit në rrugën Pikadilli janë
dominuar nga përralla e Alisës në botën e çudirave. Kur vitrinat e krishtlindjeve të jenë
çmontuar në janar, shtëpitë e mallrave zakonisht nisin të planifikojnë vitrinat për
krishtlindjet vijuese. Kjo lejon kohë për hulumtim dhe dizajnim si dhe për prodhim të
objekteve skenike.

Sipër (faqe 99)


Kjo vitrinë krishtlindjes nga Harvey Nichols në Londër shfrytëzon fjollat e borës për
prodhimin e vitrinave ekspozuese festive.

(faqe 100)
Pjesëmarrja nëpër shfaqje mode është një inspirim i madh për mua. Në anën tjetër,
krishtlindjet, për shkak të punës së madhe që kërkohet, planifikohen një vit më herët.

Në shekullin XXI, shumë shitës pranojnë traditat dhe besimet globale. Shitësit jo vetëm
që mund të tërheqin konsumatorë të rinj duke promovuar ata, por ata gjithashtu
dëshmojnë se janë botëror dhe të vetëdijshëm për dallimet kulturore. Një vitrinë e vitit të
ri kinez ose një vitrinë Diwaii mund gjithashtu të thyejë dukjen tradicionale të një vitrine
të ndonjë kompanie.

Një kalendar i një vitrine vjetore mund të nisë në çfarëdo muaji të vitit. Shumë shitësve u
pëlqen të nisin me Krishtlindjet, sepse ato vitrina zakonisht marrin tërë kohën
planifikimin dhe mund të kërkojë plotësimin e dekorimeve të brendshme sezonale. Datat
e caktuara mund të jenë fikse dhe të mos mund të ndryshohen. Është gjithmonë mirë të
shtohen këto të parat për të strukturuar kalendarin.

Pasi që datat e propozuara të jenë shtuar, mund të nisë detyra e dizajnimit të skemave
relevante të vitrinave për t’i mbështetur ato. Për t’i bërë gjërat më të lehta, vitrinat e
dyqanit duhet numërtuar; numrat e vitrinave mund të caktohen kundrejt datave.
Ekspozuesi vizual mund të kontrollojë shpejtazi se në cilën datë duhen rirregulluar
vitrinat 1 dhe 2, për shembull. Dyqanet e mëdha mund të kenë vitrina të shumta të cilat
duhen rregulluar me të njëjtën skemë vitrine. Vitrinat mund të ndahen për të mbajtur disa
promovime, ndërsa numërtimi i vitrinave do të definojë qartazi alokimet për vitrina. Një
kalendar gjithëpërfshirës i vitrinave do të tregojë gjithashtu në mënyrë të saktë se ku
duhet zhveshur një vitrinë ekzistuese si dhe kohën që duhet ndarë për instalimin e vitrinës
së re. Mbani në mend: sa më pak kohë që vitrina të kalojë në gjendje të parregulluar, aq
më mirë. Datat e largimit të vitrinave duhet të merren në konsideratë gjatë përgatitjes së
kalendarit.

Sipër
Ka pasur shumë mendime lidhur me atë se çfarë produktesh duhet përdorur në këtë
vitrinë të Harvey Nichols të Londrës. Veshjet e femrave, meshkujve dhe fëmijëve janë
shfaqur të gjitha në një skenë familjare i cili josh konsumatorët.
(faqe 101)
Strukturimi i një kalendari

Vendosni për sa kohë dëshironi të jetë i vlefshëm kalendari juaj: gjashtë muaj ose 12?
Shumë shitës madje do të përdorin kalendar 18 muajsh.
Vendosni si dëshironi të duket kalendari juaj. Shumë ekspozues vizual të mallrave do të
përdorin një diagram letre, derisa të tjerët mund të përdorin program të kompjuterizuar i
cili mund të qaset gjatë tërë biznesit. Një kalendar interesant mund të prodhot duke
përdorur pamjet dhe dizajnet për të demonstruar se si skemat e vitrinave duken në realitet
përgjatë kohës së flokuar
Alokoni vitrinat për promovime të rëndësishme: p.sh. krishtlindjet ose uljet.
Shtoni promovime sekondare: p.sh.Pashkët, Dita e nënës, dita e Shën Valentinit
Përdorni hapësirat e lira të vitrinave për prezantimin e skemave të vitrinave të cilat mund
të jenë të lidhura me produktin: p.sh. koleksionet e reja sezonale
Diskutoni me ekipin e blerjes/marketingut nëse atyre u nevojitet hapësirë e vitrinave për
promovimin e departamenteve të reja ose të ngjarjeve speciale
Alokoni buxhete për secilën prej skemave të vitrinave. Mbani në mend se vitrinat e
Krishtlindjeve mund të me arsye të tërheqin një rriskë më të madhe të buxhetit për shkak
se ato do të mbesin për një kohë më të gjatë dhe për shkak se dyqani dëshiron të
konkurrojë me rivalët e tij në rrugën kryesore – secili dyqan dëshiron të vërehet për
vitrina të jashtëzakonshme vitrinash në këtë kohë të vitit. Skemat më të vogla të cilat nuk
mbesin për një kohë të gjatë nuk duhet të kenë buxhete të mëdha.
Dizajnoni dhe planifikoni vitrinat shumë më herët në kohë. Skemat e mëdha me objektet
komplekse skenike mund të kërkojë shumë vëmendje. Krijuesit e objekteve skenike duhet
të njoftohen ndërsa koha e studios së tyre të rezervohet.
Gjithmonë planifikoni largimin e skemave ekzistuese të vitrinave. Në shumicën e rasteve
kjo duhet të marrë vetëm dy orë; sidoqoftë, një vitrinë komplekse mund të zgjasë më
shumë dhe të ju marrë kohën tuaj të rregullimit.
Vitrinat e përfunduara mund të fotografohen për referencë më vonë. Kjo bëhet më së miri
gjatë natës me një ekran të zi ashtu që të mos keni reflektime drite. Nëse jeni person i
angazhuar nga jashtë, bëni një fotografi të shpejtë çasti për portofolin tuaj.
Sipër
Lane Crawford, Hong Kong, shpreh një pikëpamje më bashkëkohore dhe populliste me
ekspozimin e saj “Christmas Rocks”.

(faqe 102)
Standardet, mirëmbajtja dhe buxheti i vitrinave

Vetëm për ca ekspozues vizual mallrash mund të jetë ndjenjë lehtësimi detyra e
përfundimit të një vitrine. Shpesh ata nuk do të vërejnë punën e tyre sërish deri pas
disa javësh, kur ata ta kenë zhveshur atë, për ta bërë gati për instalimin tjetër.
Fatkeqësisht, ky qëndrim karshi punës tyre kurrë nuk do t’u sigurojë atyre
reputacion të mirë.

Standardet dhe mirëmbajtja


Kontrollet e vitrinave janë të rënda dhe shpenzuese të kohës, por janë esenciale për
ruajtjen e standardeve të një vitrine ekspozuese. Ekspozuesit e vjetër të mallrave shpesh
delegojnë këtë detyrë tek ekspozuesit e rinj, Kontrollet e vitrinave duhen përfunduar herët
në mëngjes dhe në fund të ditës. Një fletore dhe një laps si dhe një sy vlerësues janë
zakonisht kërkesat kryesore. Duhet prodhuar një listë kontrolli për të siguruar që edhe
anëtarët e tjerë të ekipit vizual do të shohin të njëjtat probleme ose gabime.

Gabimet më të zakonshme përfshijnë elementet si në vijim:

Pluhuri dhe papastërtia


Materialet të cilat mbajnë elektricitet statik, siç janë Perspex, do të tërheqin pluhurin.
Ekzistojnë spërkatës të cilët premtojnë të ngadalësojnë krijimin e pluhurit; sidoqoftë, ata
nuk do ta parandalojnë atë. Sipërfaqet dhe dyshemetë duhen të kontrollohen gjithashtu
për pluhur dhe papastërti.

Objektet skenike dhe defekte e zhvendosura


Ekspozuesi vizual jo vetëm që duhet të kontrollojë për probleme të dukshme siç janë
ndonjë kukull e rrëzuar, por ai ose ajo duhet gjithashtu të kenë parasysh objektet skenike
të cilat kanë lëvizur ose rrëshqitur. Ngjitësit adesiv mund të thahen ose shkrihen në
nxehtësinë e vitrinës, duke i zhvendosur materialet ose pëlhurat.

Pëlhurat
Pëlhurat mbuluese nisin të lëshohen dhe të humbin efektin e tyre pas ca kohe në vitrinë,
dhe prandaj është e nevojshme që nganjëherë ato të rirregullohen ose rivendosen.
Pëlhurat me ngjyra gjithashtu mund të humbin shkëlqimin nga drita e diellit; është
gjithmonë e këshillueshme që ato të zëvendësohen në rast se kjo ndodh; ngjyra e ybehur
mund të jetë shpërqendruese për konsumatorin.

Bimët dhe gjethet


Edhe pse bimët artificiale mund të duken reale për konsumatorin, gjethet e pluhurosura
do të jenë një rritim. Gjethet mund të pastrohen ose fshihen me ujë me detergjent. Lulet e
freskëta duhen monitoruar gjatë tërë kohës, varësisht nga ndjeshmëria e bimës; petalet do
të bien ndërsa kërcejt do të thahen.

Ndriçimi
Është gjithmonë e këshillueshme të monitorohen jo vetëm rregullimi por edhe ndriçimi.
Poçet elektrike shpesh mund të prishen dhe të lënë pjesë të vitrinës në hije. Në disa raste i
tërë ndriçimi mund të marrë lidhje të shkurtër. Llambat dhe llambadarët e përdorur në
grupim mund të kenë poashtu nevojë për ndërrim poçesh.

Nxehtësia
Nxehtësia e diellit e kombinuar me ndriçimin e vitrinës shpesh do të shkrijnë qirinjtë. Për
të parandaluar këtë, preni qirinjtë sa më të shkurtër që mundeni; pa gjatësi dhe peshë nuk
ka mundësi që ata të biejnë.

(faqe 103)
Linda Hewson është menaxhere ekspozuese vizuale e vitrinave të Selfridges.
Përgjatë viteve, ajo dhe ekipi i saj kanë prodhuar shumë vitrina të mahnitshme të
cilat shpesh janë kontroverse dhe tërheqëse për syrin. Këtu është një listë kontrolli
për profesionistët e rinj të cilët dëshirojnë të prodhojnë një prezantim të suksesshëm
vitrine:

Fillestarët duhet të nisin planifikimin e vitrinës së tyre duke kuptuar konceptin ose
dizajnin hollësisht si dhe buxhetin në dispozicion.

Gjithmonë prodhoni një skicë para se të nisni të instaloni ndonjë produkt ose objekt
skenik.

Kini parasysh hapësirën që keni dhe atë që është fizikisht e mundshme; a to mund të
kalojë gjithçka përmes derës?

Vendoseni se ku do të jenë pikat kryesore.

Mendoni për produktet të cilat do të prezantohen. Kënd po e vëni në shënjestër dhe a do


të jenë produktet e përshtatshme?

Sigurohuni që objektet skenike nuk mbizotërojnë produktin.

Jini të sigurtë që kukullat të cilat përdoren janë të ngjashme me produktin.

A është e nevojshme të përdoren grafiqe dhe etiketa?

Zgjidhni një paletë të fuqishme ngjyrash.


Nëse përdorni objekte skenike, sigurohuni që ato janë bërë sipas standardeve të larta dhe
janë përfunduar si duhet.

Mbani në mend: shpesh vitrinat e thjeshta janë më të mirat.

Buxheti (faqe 103)


Shpenzimi i shumave të mëdha të parave në ekspozimin vizual vetëm do t’i sjellë
përfitime dyqanit nëse ekspozuesi vizual ka ekspertizën për të demonstruar ekspozim
efektiv vizual. Objektet e shtrenjta skenike dhe skemat e elaboruara të vitrinave prapë
duhen instaluar dhe rregulluar nga individët të cilët kuptojnë rregullat fondamentale të
ndërtimit dhe në çfarë mënyre të përdoret hapësira për krijimin e ekspozimeve mahnitëse.

Pasi që u tha kjo, caktimi i buxhetit kundrejt një projekti të ekspozimit vizual është pjesë
e nevojshme e procesit. Mbani në mend, nuk kushton gjithmonë shtrenjtë të qenit kreativ.
Shumë prej vitrinave efektive kanë qenë ekonomike e njëherit edhe efektive.

Gjatë caktimit të një buxheti, është gjithmonë lehtë të konsiderohen faktorët kryesorë të
cilët të do të futen në shumën e ndarë të parave; për shembull, ngjyrosja e një vitrine
mund të kushtojë më shumë se që keni pritur nëse keni për bazë shpenzimet e ngjyrës,
veglat dhe molerin. Shenjat tekstuale dhe grafiqet mund të jenë poashtu të kushtueshme.
Projektet e ekspozimit të vitrinave mund të kërkojnë ndihmë shtesë nga ekspertët e
jashtëm siç janë personat që angazhohen nga jashtë (frilanserët), dhe në këto raste caktimi
i një norme fikse ditore do të ndihmojë në mbajtjen e punës brenda buxhetit. Natyrisht,
kursime mund të bëhen; një ekspozues mendjemprehtë rrallëherë do të nxjerrë nga
përdorimi objektet e përdorura skenike ose orenditë, meqë shumë sosh mund të
riciklohen dhe ripërdoren (shihni faqe 66).

Mobilet
E ardhmja e vitrinave ekspozuese qëndron në duart e shitësve. Alannah Weston nga
Selfridges beson që publiku kurrë nuk do të rresht së adhuruarti vitrinat dhe do të
vazhdojë të vizitojë rrugët më të frekuentuara për inspirim. “Gjithnjë e më shumë, ne
duhet të hapim dyqanet tona ashtu që njerëzit të mund të shohin në brendi,” thotë ajo.
“Kjo me siguri do të ketë efekt në ekspozimet e vitrinave të së nesërmes; do të na duhet të
jemi shumë të zgjuar në atë se si i qasemi kësaj. Vitrinat ekspozues, si në prezantimet
tredimensionale, janë gjithmonë më efektive se sa ndonjë ekran plazma ose prezantim
dydimensional të cilin e kam parë; sidoqoftë, së fundmi kemi parë një demonstrim të
makinës së hologramit e cila ka qenë shumë e efektshme. Nëse teknologjia bëhet e mirë,
atëherë ne do ta përdorim atë – në fund të fundit, ne jemi në ballë të vitrinave ekspozuese.
Bëhet fjalë për të njëjtin parim, sikur të pyeturit nëse njerëzit do të ndalen së vizituari
kinematë kur ata mund të marrin filmat në DVD. Përvoja dhe natyra e prekshme e
vitrinave kreative gjithmonë do të jetë shpërblyese. Modelet e gjalla, lëvizja dhe
definitivisht tingulli janë diçka që unë do të doja të përdorja në vitrina. Sidoqoftë, e tëra
kjo do të shërbejë për të mbështetur artin origjinal të rregullimit të vitrinave që ka qenë në
funksion që nga hapja e dyqaneve.”
(faqe 104)

Studimi i dyqanit:
Fortnum & Mason

Në 1705 Hugh Mason kishte një pronësi një dyqan të vogël në Tregun e Shën
Xhejmsit në Londër. Deri në vitin 1707 atij i ishte bashkuar qiraxhiu i tij, William
Fortnum dhe së bashku ata nisën një biznes i cili ka zgjatur 300 vite. Përgjatë
shekujve, Fortnum & Mason ka ndërtuar një reputacion si një furnizues i mallrave
të mira ushqimore, jo vetëm tek anëtarët e familjes mbretërore britanike, por
gjithashtu edhe në mesin e klientelës besnike, prej të cilëve të gjithë preferojnë
ushqimin e veçantë. Siç shkroi Charles Dickens për një udhëtim për të parë një garë
kuajsh të njohur si Derbi Epsom, “Shikoni ku do të jem...Unë shoh Fortnum &
Mason. Të gjitha shportat fluturojnë të hapura ndërsa puplat e gjelbra pëlcasin në
një lulëzim të baladave prej karavidheve!”

Sfida për menaxherin e ekspozimit vizual në Fortnum & Mason nuk është vetëm krijimi i
vitrinave frymëzuese por duke e bërë këtë edhe mbajtja e traditës së dyqanit në mendje.
Paul Symes ka detyrën e prodhimit të vitrinave F&M. Skema e tij Kabinetet e Kërshërisë
për dhjetorin 2006 sollën madhështinë e pritur këtu. Këtu, Paul flet për inspirimin,
krijimin dhe instalimin e vitrinave të F&M.

Fortnum & Mason ka një cilësi ekscentrike, unike. Si keni vendosur për këtë skemë
virine?
“Fortnum&Mason është nikoqire e një gostie reale të kënaqësisë, e cila buron nga këndet
më të largëta të globit. Në mënyrë të ngjashme në shekullin XVIII, apetiti për njohuri
detyroi aristokratët të udhëtojnë rreth botës në kërkim të artefakteve dhe objekteve të
pazbuluara dhe interesante, të cilat ata do t’i ekspozonin nëpër mobile të quajtura
“kabinetet e kërshërisë”. Eventualisht, kabinetet do të bëheshin diverse dhe ekscentrike si
edhe artefaktet që përmbanin.

Deshta të prodhojë një skemë e cila jo vetëm që përcillte ekscentricitetin e dyqanit, por
gjithashtu do të na mundësonte të ekspozonim një përzierje ekscentrike të produkteve nga
i gjithë dyqani. Kabineti i kërshërive dukej të prezantonte vitrinën ideale.

Kabinetet duhej të ishin individuale, me “personalitetet” e tyre, por në të njëjtën kohë ato
nuk mund të mbizotëronin produktin i cili do të ekspozohej brenda tyre. Ato jo vetëm që
duhej të kishin rafte dhe veçori për grupimin e produkteve, por gjithashtu duhej të
përmbanin ekspozimet e një fushe specifike.”

Sa e rëndësishme është të mbahen në mend imazhi i markës Fortnum & Masongjatë


dizajnimit të ndonjë skeme vitrine?

“Imazhi i markës është i një rëndësie shumë të madhe gjatë dizajnimit të ndonjë skeme
vitrine; skema nuk duhet vetëm të qëndrojë në mënyrë të rehatshme me imazhin e
markës, por edhe duhet ta përqafojë atë.
Sipër (faqe 104)
Stili i grupimit të zakonshëm është përdorur për të maksimizuar hapësirën në raftet e
dollapit he sirtarit duke ruajtur pikën qendrore: sirtari i hapur në qendër.

(faqe 105)
Sipër
Vitrinat me temë “Kabinetet e kërshërisë” të Fortnum & Mason ishin përdorur për të
ekspozuar një përzierje eklektike të ushqimit dhe modës.

(faqe 106)
Kjo njohuri influencoi vendimin tim për të krijuar këtë skemë ekscentrike të vitrinës.

Sa kohë ju është dashur të dizajnoni dhe zhvilloni skemën e vitrinës?

“Faza e dizajnit ka marrë rreth dy ditë. Pasi që mendova për konceptin fillestar, nisa të vë
mendimet e mia në letër në formë të skicave të thjeshta. Desha të sigurohem që ekzistonte
një lidhje e përbashkët ndërmjet secilit kabinet dhe se ato qëndronin në mënyrë të
përshtatshme krahas njëra tjetrës.

Pastaj vizatova skica më të elaboruara dhe nisa të shtoj detajet e tjera siç janë ngjyrat dhe
zbukurimet. I tërë procesi zgjati rreth një javë.”

Si i specifikuat vitrinat për krijuesin e objekteve skenike? Si ia përçuat vizionin tuaj


krijuesit të objekteve skenike lidhur me atë se si duhet të duket vitrina?
“Fillimisht ne kaluam ca kohë në diskutimin e vizionit dhe ndjenjës time lidhur me
skemën, por në shkallë të gjatë, krijuesi i objekteve skenike punoi duke u bazuar në
vizatimet e mia origjinale. Unë doja që skema të qëndronte rehatshëm me produktet të
cilat do të ekspozoheshin në njësite, kështu që kaluam ca kohë duke ecur përreth dyqanit
duke shikuar mallrat.”

Cili ishte procesi i ndërtimit të skemës së vitrinës pasi që kishit udhëzuar krijuesin e
objekteve skenike?
“Posa që skema shkoi në prodhim, unë nisa vizitat e mia javore në studion e prodhimit.
Kjo ishte skema ime e parë për Forntum & Mason, kështu që ishte e rëndësishme që të
mos kishte befasi të ndyta në ditën e instalimit. Secila fazë e prodhimit ishte monitoruar
dhe nënshkruar; përfundimet e ngjyrosjes së mostrës dhe zbukurimet ishin diskutuar dhe
aprovuar.

Gjatë secilës vizitë, unë do të bëja fotografi të objekteve skenike ashtu që të mund të
diskutonim përmes telefonit ndërmjet vizitave, ku secila palë kishte njohuri të plotë të
detajeve pas diskutimit.”
Çfarë kini parasysh gjatë përzgjedhjes së mallit për vitrinën tuaj?
“Para përzgjedhjes së produktit për vitrina, unë mbaj sesione udhëzimi për të gjithë
blerësit e dyqanit.

Sipër, majtas (nga lart në mes)


Një skicë e vizatuar me dorë si ide fillestare. Një vizatim më i detajuar është prodhuar për
të siguruar që skema përshtatet rehatshëm brenda dimensioneve të vitrinës.

Djathtas lart deri nën


Objekti skenik është afër përfundimit dhe kërkon një kontroll final para ngjyrosjes, dhe
para vendosjes së zbukurimeve. Druri i përfunduar i cili del nga maja e kabinetit shton
një ndjenjë sureale në vitrinën finale ekspozuese.

(faqe 107)
Kjo zakonisht merr formën e një prezantimi vizual i cili tregon zhvillimin e konceptit nga
skicat fillestare përmes fazave më të fundit të zhvillimit.

Gjatë ditëve në vijim, unë vizitoj secilin blerës për të diskutuar lidhur me mallin që ata
dëshirojnë të ofrojnë nga departamenti i tyre dhe nis të mendojë se si do të përshtatet
secilin produkt në vitrinë, si dhe mbledh mostrat e produkteve për t’ua treguar ekipit të
ekspozimit. Pastaj nisi të ndërtojë një fotografi mentale të asaj se si do të duket vitrina
finale: cila ngjyrë do të dominojë, cila ngjyrë dytësore do të përdoret si dhe stili i
rregullimit të cilin do të përdorim.”

Si e filloni procesin e rregullimit? A e udhëzoni ekipin tuaj paraprakisht?


“Posa ta kem fotografinë e qartë në mendjen time lidhur me atë se si do të duket vitrina,
unë caktoj një takim udhëzues me ekipin tim. Gjatë takimit unë prezantoj konceptin dhe u
tregojë atyre objektet skenike, të cilat tani do të jenë në fazën finale të prodhimit. Nëse
koha lejon, disa prej anëtarëve të ekipit do të kenë vizituar krijuesin e objektit skenik dhe
do të kenë parë prodhimin. Unë gjithmonë rregulloj vitrinën e parë, zakonisht me një
anëtar të ekipit i cili më ndihmon. Shumica e produkteve për vitrinë do të jenë zgjedhur
dhe pastruara paraprakisht, por ngjashëm si me të gjitha gjërat e tjera kreative, gjithmonë
ekzistojnë ide të cilat papritmas vijnë në mendje atë ditë.”

A mund ta përshkruani shkurtimisht instalimin dhe kohën e skemës së vitrinës?


“Dizajni zgjat rreth një javë. Prej aty, faza e prodhimit zgjat gjashtë javë, ndërsa instalimi
i objekteve skenike zgjat një ditë. Zakonisht nevojiten katër ditë për rregullimin e një
serie vitrinash (tetë vitrina) përfshirë ndriçimin.

Më pëlqen që skema thjeshtë të arrijë dhe të vendosen në vend. Nuk dëshiroj që


kalimtarët të shohin vitrinën e zbrazët por diçka madhështore madje edhe para se të kemi
nisur me vendosjen e produkteve. Për të arritur këtë, skema zakonisht instalohet të dielën
në mëngjes dhe vitrina pastrohet, duke qenë e gatshme për rregullim si gjëja e parë të
hënën.”

Sa i rëndësishëm është ndriçimi i vitrinës?


“Ndriçimi ose mund ta bëjë ose prish një skemë vitrine, dhe rezultate shumë efektive
mund të arrihen me pajisje jo të shtrenjta. Rregulli më i rëndësishëm është se ai duhet të
mirëmbahet dhe akordohet si duhet.

Ne kemi dy sisteme bazike në vitrinat tona: një binar të nivelit të lartë me drita të gjera
halogjenik dhe drita të ngushta për ndriçim të përgjithshëm, s dhe një binar të nivelit të
ulët me drita me kapacitet 20 wat për ndriçim të veçorive. Kohë pas kohe, ne mund të
përdorim llamba me ngjyra, projektorë gobo ose drita LED me efekte ndryshuese. Secila
prej pajisjeve ka një ndërprerës integral të turbullimit.”

Si i mirëmbani vitrinat për t’u siguruar se ato mbesin të freskëta? (faqe 107)
“Vitrinat kontrollohen dhe mirëmbahen në mëngjes, kohë dreke dhe mbrëmje, si dhe
pastrohen për çdo ditë. Kjo përfshin ndonjë pluhur i cili ka mundur të mblidhet gjatë
natës. Ato rirregullohen çdo dy javë me produkte të reja. Nëse i njëjti person kalon pranë
vitrinës tonë në rrugë drejt punës secilin mëngjes dhe sërish secilën mbrëmje ata kanë
parë të njëjtin ekspozim së paku dhjetë herë brenda javës, që mund të duket si një jetë e
tërë! Unë dua që njerëzit në mënyrë të vazhdueshme të shohin diçka të re, diçka që kap
syrin e tyre. Vitrinat tona nuk përfundojnë kurrë; ato gjithmonë sapo kanë filluar.”

Sipër
Ndriçimi thekson produktin me drita fokusuese të përdorura për të theksuar tri grupimet
kryesore.

(faqe 108) FOTOGRAFI

Ekspozimi vizual i mallrave brenda


dyqanit (faqe 109)

(faqe 110)
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi një temë të përcaktuar e cila nis me
vitrinat tona dhe pastaj përkthehet në të gjitha hapësirat brenda dyqanit. Hapësira brenda
dyqanit janë po aq të rëndësishme sa edhe vitrinat tona për t’iu ofruar konsumatorëve
informacione dhe argëtim.”

John Gerhardt, drejtor i shërbimeve kreative, Holt Renfrew

Ekspozimi vizual brenda dyqanit është procesi i përdorur për drejtimin e


konsumatorëve brenda dyqanit në një radhitje logjike, duke i nxitur ata të ndalen
në pika të caktuara dhe me shpresë edhe të bëjnë ndonjë blerje. Pyesni blerësit se
pse dyqani i tyre i preferuar duhet të qëndrojë aq lart në llogaritjet e tyre dhe
shumica me siguri do të sqarojnë se hapësira është e lehtë për të bërë blerje,
produkti është i lehtë për t’u gjetur dhe shenjat janë të qarta dhe informative. Secila
prej këtyre përgjigjeve demonstron një ekspozim të fuqishëm vizual të mallrave
brenda dyqanit.

Si ekspozues vizual i mallit, kontributi juaj në pjesën shitëse të dyqanit do të dallojë


varësisht nga lloji i dyqanit në të cilin punoni. Në një butik, ju mund të ftoheni të freskoni
strukturën për të inkurajuar konsumatorët të kërkojnë dhe ju do të mund të jepni një
kontribut të madh në atë se si kjo bëhet. Në një zinxhir dyqanesh, ju më me gjasë do të
jeni duke përcjellë drejtimet nga selia kryesore, e cila shpesh do të lidhet me programet e
blerjes, promovimet e dyqanit dhe me ngjarjet sezonale. Dyqanet që specializojnë në
mallra të ndryshme mund të bazohen në ekspozuesin vizual i cili punon me blerësit për
rregullimin e hapësirës sipas produkteve ose trendeve të reja sezonale. Në cilindo lloj të
dyqanit që të ndodheni, do të vlejnë të njëjtat disiplina të ekspozimit brenda dyqanit.

E rëndësishme për ekspozimin vizual brenda dyqanit është një renditje e suksesshme e
katit. Së pari, ju duhet të përcaktoni afërsitë e produkteve para se të nisni të planifikoni
skicën tuaj të katit. Pastaj ekzistojnë një sërë opsionesh prej të cilave mund të zgjidhni
pajisjet dhe orenditë tuaja, si edhe disa rregulla themelore të trajtimit të produktit për të ju
ndihmuar në ekspozimin e mallrave në mënyrë të efektshme. Dyqanet nxehta dhe
ekspozimet brenda dyqanit, si dhe pika e shitjes dhe uljet e kohëpaskohshme do të
ndihmojnë në reklamimin e dyqanit tuaj. Shenjat tekstuale dhe grafiqet gjithashtu mund
të ndihmojnë në ekspozimin e mallrave tuaja, si dhe në krijimin e një ambienti.
Përfundimisht, kujdesi dhe vëmendja duhet kushtuar standardeve të mirëmbajtjes.
(faqe 111)

Sipër
Një sërë mjetesh të ekspozimit vizual, përfshirë orenditë lineare dhe ato që vihen në
mesin e dyshemesë, shenjat tekstuale të markave dhe kukullat, ndihmojnë konsumatorët
të navigojnë në katin e meshkujve të Harrods-it nëLondër.

Nën
Lane Crawfors në Hong Kong, jo vetëm që ka krijuar pika të fuqishme qendrore për të
tërhequr konsumatorët në këtë kat të meshkujve por ata gjithashtu kanë vënë gjurmë të
këmbëve në dysheme për të udhëzuar konsumatorët drejt tyre.

(faqe 112)

Ngjashmëritë e produkteve

Pika fillestare është ngjashmëria e produkteve. Kjo u referohet produkteve të cilat


rrijnë pranë njëra tjetrës: çorapet pranë veshjeve të brendshme të femrave, çajnikët
pranë tosterëve dhe pemët pranë perimeve. Për të maksimizuar hapësirën dhe
përdorimin e katit të shitjes, konsumatori duhet të udhëzohet përmes orendive fikse
dhe shtigjeve nga njëri produkt në tjetër. Duke vendosur produktet të cilat kanë
ngjashmëri me njëri tjetrin, konsumatorët nuk do të hutohen dhe të zgjedhin
artikuj të tjerë për të cilët ata nuk kanë dalë të bënë blerje. Përdorimi i zgjuar i
ngjashmërive të produktit do të përforcojë dukjen e zonës dhe t’i japë asaj autoritet.
Një mbajtëse valixhesh e pozicionuar pranë shalleve, dorëzave, kapelave dhe
kuletave papritmas bëhet një departament i aksesorëve.

Bërja e një plani skicë

Para nisjes së strukturimit të katit, gjithmonë kontrolloni se cilat kategori të produktit dhe
marka janë në dispozicion për shitje nga ana juaj. Marrja e planit të katit dhe shenjimi ku
duhen vendosur produktet do ta bëjë detyrën më të menaxhueshme. Ashtu si edhe
ngjashmëritë e produktit, ju mund të doni të mendoni lidhur me lokacionin e kategorive
të produkteve të fuqishme, të cilat në mënyrë ideale do të vendoseshin në vendet
kryesore. Këto marka dhe produkte do të ndihmojnë konsumatorët të bëhen të
vetëdijshëm lidhur me atë që departamenti ose dyqani shet dhe të rrisë fuqinë e cilësinë e
mallrave që ofrohen. Një mur me xhinse me një markë të duqishme, si Levi’s për
shembull, do të bartin një deklaratë dhe udhëzojnë konsumatorin tek zona ku shiten
markat e tjera të xhinseve. Në të njëjtën mënyrë, një mur me jastëkë do të informojë
konsumatorët se ata po i qasen departamentit të çarçafëve e këllëfëve

Ngjashëm si ngjashmëritë e produkteve edhe përdorimi i mallrave për të udhëzuar


konsumatorin rreth dyqanit, zona tjetër për t’u marrë në konsideratë është niveli i rehatisë
së konsumatorit. Një butik që shet veshje të meshkujve dhe femrave do të mund të kishte
dy llojet e mallrave së bashku. Sidoqoftë meshkujt do të mund të ndiheshin jo të
rehatshëm duke kërkuar mes veshjeve të femrave për të gjetur veshjet e tyre; prandaj një
qasje e ndjeshmedo të mund të ishte ndarja e dyqanit në dy dhe përkushtimi i njërës zonë
për veshje të meshkujve dhe tjetrës për veshje të femrave. Të dy zonat do të duhet të
takohen diku dhe në këtë pikë arka e pagesës do të mund të përdorej për ndarjen e tyre,
ose ju do të mund të përdornit produkte të cilat mund të klasifikohen si produkte uniseks,
siç janë revistat, stolitë ose fanellat. Vendosja e ngjashmërive të produkteve në mënyrë të
pasaktë do të mund të ishte e shtrenjtë për dyqanin dhe të largonte konsumatorët.
Përfundimisht, nëse jeni duke vendosur markat e emërtuara, është më mirë të kuptohen se
ku ato e gjejnë vendin e tyre në planin e katit. Pronarët e markave të mëdha mund të kenë
pikëpamje shumë të fuqishme dhe të kenë pushtet për ushtrimin e tyre. Egot mund të
përplasen gjatë trajtimit të markave prestigjioze të cilat do të presin vendet kryesore;
kërkesat e tyre kurrë nuk duhet të shikohen për së tepërmi. Shumë marka më të vogla,
shpesh dëshirojnë të afër markave për të cilat aspirojnë konsumatorët e tyre.

Pasi t’i keni vendosur kategoritë dhe markat e produkteve në planin tuaj, ju duhet në
mënyrë vizuale të ecni nëpër katin e dyqanit; synimi është që syri juaj të kalojë nga njëra
kategori në kategorinë tjetër.

(faqe 113)

Sipër
Bërja e një skice të produkteve të cilat duhet të qëndrojnë pranë njëra tjetrës është hapi i
parë në rregullimin e katit të dyqanit. Kjo quhet caktim i ngjashmërive të produkteve.
Kravatat, xhaketat dhe kostumet ose çorapet dhe veshjet e brendshme janë dy shembuj.
Eventualisht, të gjitha grupet e ngjashmërive të produkteve do të bëjnë ndërlidhje për
krijimin e një plani koheziv të katit që i përmban të gjitha ato.

(faqe 114)
Rregullimi i katit
Pasi që të keni caktuar ngjashmëritë e produktit, tani është koha të planifikoni
rregullimin e detajuar të katit. Cilido blerës i cili përpiqet të navigojë në labirintin e
një dyqani të mobileve të IKEA-s do ta ketë vërejtur sa vështirë është të mos joshen
të largohen nga shtegu i caktuar. Pasi që konsumatorët të jenë futur në dyqan, ata
nuk kanë tjetër zgjidhje pos të kalojnë nëpër dyqan për të gjetur daljen; derisa ata e
bëjnë këtë ata kalojnë nëpër disa ambiente të stileve të ndryshme të jetesës të
përcaktuara për të ofruar inspirim, dhe pastaj në ndonjë depo për të shpenzuar.
Edhe derisa janë duke pritur në radhë, fëmijët e tyre mund të kënaqen me ndonjë
akullore. Pak njerëz do të kuptonin planifikimin e hollësishëm që është përfshirë
për një rregullim të tillë të disiplinuar të katit.

Në mënyrë të ngjashme, korridoret e panumërta të rafteve në një supermarket janë


planifikuar në mënyrë rigoroze. Derisa ata mund të mos inspirojnë konsumatorin, ata
arrijnë synimin e tyre duke e bërë monotoninë e blerjes së artikujve ushqimorë të lehtë
dhe jo të komplikuar. Lokacioni i saktë i produkteve të qumështit karshi produkteve të
pastrimit, për shembull, do të jenë planifikuar me kujdes, jo vetëm të asistojë
konsumatorin por gjithashtu të nxisë shitjet. Artikujt si qumështi dhe vezët nuk vendosen
gjithmonë në pjesën e parme të supermarketit për shkak të përshtatshmërisë së
konsumatorëve; ato shpesh vendosen në qendër të dyqanit ose drejt pjesës së pasme, duke
siguruar që blerësi duhet të kalojë artikujt e tjerë para se t’i zbulojë ato. Duke kërkuar,
blerësit me siguri do të shtojnë produkte shtesë në shportën e tyre, për të cilat jo
domosdoshmërisht kanë shkuar të bëjnë blerje. Madje edhe pjesën e skajshëm të orendive
fikse përdoren për të bërë shitje shtesë, të cilat shpesh përdoren për të promovuar ofertat.
Këto hapësira shumë të çmueshme zakonisht vendosen përgjatë shtigjeve qendrore të
ecjes me qarkullim të madh, duke i bërë ato komoditete të dobishme për tërheqjen e
vëmendjes së blerësit – dhe parasë.

Secili nga këta shembuj dëshmojnë fuqinë dhe efektshmërinë e një rregullimi të
planifikuar si duhet të katit.

Sipër
Shtigjet e përkufizuara qartazi krijojnë një hapësirë të mjaftueshme për blerësit që të
mund të kërkojnë në katin e veshjeve të femrave në Marks & Spencer.

(faqe 115) FOTOGRAFI

(faqe 116)

Pika qendrore Pika qendrore

Zonën e bronztë Zonën e bronztë

Orenditë e mesme
Zona e argjendtë

Zona e argjendtë
Zona e artë

Zona platin Zona e artë

Pika hyrëse Zona platin

Pika hyrëse

Sipër, majtas
Skica e dyshemesë këtu qartazi tregon hapësirën më profitabile platin brenda hyrjes së
dyqanit. Kjo zonë do të pritet të tërheqë paratë më të shumta, e pasuar nga zonat e arta, e
argjendta dhe përfundimisht të bronzta në pjesën e pasme të dyqanit.

Sipër, djathtas
I njëjti rregullim i dyshemesë është shfaqur këtu me orenditë e vendosura. Secila orendi
ka këndin 45 shkallë për të orientuar konsumatorët brenda dyqanit. Orenditë janë vënë
gjithashtu në pajtim me ekspozimet në muret anëroje, të cilat krijojnë pika qendrore të
cilat gjithashtu janë dizajnuar për të tërhequr konsumatorët brenda dhe përmes dyqanit,
duke inkurajuar ata të eksplorojnë tërë dyqanin.

(faqe 117)
Zonat platin, të arta, të argjendta dhe të bronzta
E rëndësishme për rregullimin e katit është vendosja e produkteve. Ekspozuesit vizual të
mallrave shpesh ndajnë katin në katër zona dhe përkufizojnë këto sipas ngjyrave; platin, e
artë, e argjendtë dhe e bronztë (shitësit e tjerë mund të përdorin numrat dhe shkronjat).
Është e rëndësishme të kuptohet që zona e parë e dyqanit gjatë hyrjes është hapësira
kryesore e shitjes; kjo është arsyeja pse kjo quhet hapësira platin. E dyta derisa hyni
përmes dyqanit quhet zona e artë, e treta drejt pjesës së pasme është zona e argjendtë dhe
përfundimisht zona në fund është zona e bronztë. Gjëja e parë që duhen shënuar në skicën
tuaj janë hyrjet meqë ato do të përcaktojnë nëse konsumatorët hyjnë dhe dalin nga dyqani
dhe në këtë mënyrë pozitën e zonës platin. Artikujt me çmime të ulëta, në ulje,
promocional ose të modës së lartë duhet pastaj të vendosen në zonën platin. Kjo ndodh
për shkak se hapësira platin gjithmonë do të tërheqë më shumë konsumatorë dhe më
shumë shitje. Zona e bronztë në pjesën e pasme të dyqanit do të tërheqë pak konsumatorë
për shkak të distancës nga hyrja kryesore, kështu që me këtë në mendje, është më së mirë
të vendosen disa produkte bazike ose një markë të dëshirueshme ose kategorinë e
produktit aty për të inkurajuar rrjedhën e konsumatorit përmes tërë dyqanit.

Veç përdorimit të vendosjes së produkteve për të tërheqjen e konsumatorëve brenda dhe


përmes dyqanit, konsiderimi më i dukshëm gjatë rregullimit të një kati është drejtimi i
konsumatorëve përgjatë pjesës platin të dyqanit deri te pikat e përcaktuara ku ata mund të
inkurajojnë për kërkim të artikujve dhe harxhim. Nëse bëhet kjo, konsumatorët do të
mbesin më gjatë në dyqan, dhe sa më gjatë që konsumatorët të jenë në dyqan, aq më të
larta janë mundësitë që ata do të bëjnë një blerje. Për t’i mbajtur ata të lumtur, përvoja e
tyre e blerjes duhet të jetë pa telashe dhe e kënaqshme. Direksionet dhe shtigjet e qarta do
të udhëzojnë ata ndërsa prezantimet e mira të produkteve do t’u ndihmojnë atyre të
vendosin se çfarë të blejnë.

Një markë e fuqishme do të veprojë si një ankorë e një kati dhe të tërheqë konsumatorët
potencialë brenda një hapësire e veçantë e dyqanit.

Sipër
Një pamje e ngritur e të njëjtit plan të katit që shikon nga hyrja. Kjo tregon se si sytë
duhet të fokusohen lehtazi së pari në e pastaj përmes orendive për të pushuar në pikat
qendrore.
(faqe 118)
Vendosja e hapave, shtigjet e ecjes, linjat e të pamurit dhe pikat qendrore

Një faktor kyç i cili do të duhet të konsiderohej para rregullimit të katit është “vendosja e
hapave”. Ky term i referohet rrugës në të cilën do të ecë konsumatori përgjatë dyqanit –
ose në mënyrë të preferueshme rrugës të cilën shitësi dëshiron të ndiqet nga
konsumatorët.

Me të hyrë në dyqan, konsumatorët do të sfideohen me disa vendime: a të shkojnë majtas,


djathtas apo drejtë apo të vendosin të largohen? Le të supozojmë që ata rrinë, do të jetë
detyrë e shitësit të i ndihmojë ata të zgjedhin se në cilën rrugë dë të ecin në dyqan. Vijat e
të pamurit dhe pikat qendrore do të inkurajojnë ata të eksplorojnë dyqanin.

Shiritat e gradave ushtarake janë të dobishme në katet e mëdha ku ka shumë hapësirë. Në


dyqanet më të vogla, mbajtja e orendive drejtë dhe në kënde të drejta me muret do të
krijojë iluzionin e hapësirës.

Sipër
Në ilustrimin e parë, orenditë janë vendosur në radha të drejta me kënde të drejta pranë
njëra tjetrës. Ky lloj aranzhimi mund të formojë një pengesë, duke i dekurajuar
konsumatorët të lëvizin përgjatë dyqanit. Duke lëvizur orenditë në këndin 45 shkallë, siç
tregohet në ilustrimin e dytë, ato mund të përdoren për të drejtuar konsumatorët përgjatë
dyqanit. Kjo shpesh quhet shirit ushtarak.

(faqe 119)

Sipër
Dy orendi fikse të vendosura paralel me njëra tjetrën nuk inkurajojnë konsumatorët të
shohin në ekspozimin brenda dyqanit dhe kështu të futen brenda dyqanit.

Nën
Duke kthyer orenditë në formë këndore, goja e shtegut të ecjes është më i gjerë, duke
drejtuar konsumatorët drejt ekspozimit.

(faqe 120)
Konsumatorët mund të orientohen përmes orendive fikse përmes shtigjeve të ecjes të cilat
veprojnë si linja të të pamurit. Shumë prej këtyre shtigjeve janë dizajnuar për të qëndruar
fizikisht të ndara nga pjesa tjetër e hapësirës, qoftë për shkak se ato janë në ngjyra të
ndryshme ose janë të ndërtuara nga një material tjetër prej pjesës tjetër të dyshemesë.
Sidoqoftë, shtigjet e përcaktuar a në mënyrë të tillë mund të veprojë edhe si pengesë;
shumë blerës nervozë në mënyrë të nënvetëdijshme nuk pëlqejnë të largohen nga rehatia
e shtigjeve të ecjes. Për këtë arsye është e mundur të kemi shtigje të ecjes të cilat nuk janë
definuar; shumë dyqane kanë një mbulesë universale të katit dhe mënyrë të zgjuar
vendosin orenditë për të orientuar konsumatorët përgjatë dyqanit. Orenditë ose tabelat
nuk duhet të pozicionohen ashtu që të bëhen pengesa. Ato duhet të vendosen larg ashtu
që karriget tërheqëse, karriget me rrota, ose mobilet e tjera të mund të manovrohen
lehtazi ndërmjet tyre.

Një veçori tjetër e cila mund të përdoret për të tërhequr konsumatorët brenda dhe përgjatë
dyqanit janë muret. Hapësira (muret) lineare është një pjesë vitale e secilit dyqan. Muret
që rrethojnë dyqanin mund të mbajnë një shumë të madhe të produkteve pa marrë as edhe
një pjesë të hapësirës së vlefshme. Nëse markat kryesore kategoritë e produkteve të
fuqishme vendosen në orendi lineare, atëherë konsumatori do t’i shohë ato dhe të ecë
përgjatë dyqanit drejt tyre.

Sipër
Në një formë tjetër të planit të katit, mungesa e një shtegu të definuar për ecje
neutralizohet me përdorimin e orendive fikse për ndarjen e hapësirës së katit dje krijimin
e lëvizjes së konsumatorit.

(faqe 121)

Pozicionimi i produktit
Duke pasur në mendje teknikat e mësipërme për tërheqjen e konsumatorëve në dhe
përgjatë dyqanit dhe duke iu referuar një liste të ngjashmërisë së produkteve, ju tani
mund të nisni me rregullimin e planit të katit dhe të vendosni ku të vendosni më së miri
produktet. Gjithmonë nisni me kategoritë më të mëdha dhe me makrat kyçe në fillim: ato
padyshim zënë hapësirën më të madhe dhe, me shpresë, edhe do të gjenerojnë shitjet më
të mëdha. Duke pasur ngjashmëritë në mendje, hapi tjetër është mbushja e zbrazëtisë. Një
faktor kyç për t’u mbajtur në mend gjatë bërjes të kësaj është nevoja për dallimin e ritmit
– krijimin e zbrazëtive ndërmjet produkteve ose përdorimin e llojeve të ndryshme të
orendive, për shembull. Kjo do të mbajë vëmendjen e konsumatorit, duke i parandaluar
ata nga monotonia nëse secili raft i veshjeve duket i njëjtë, ose edhe të hutuar nëse ka
tepër artikuj brenda një hapësire.

Sipër
Shtegu dukshëm i përvijuar është dizajnuar për të orientuar konsumatorët në pjesën e
pasme të dyqanit.
(faqe 122)
Stili i përgjithshëm i planit të katit
Stili i planit të dyqanit do të varet nga produktet të ciklat jeni duke shitur dhe ndjenjës së
dëshironi të ketë dyqani. Një butik me rroba të dizajnuara që specializon në veshje të
shtrenjta mund të arsyetojë ndjenjën e hapësirës së madhe bashkëkohore me orendi
minimale të veshjeve. Një dyqan me rroba femrash mund të përfitojë nga një ndjesi
femërore, derisa dyqani i meshkujve mund të ketë më shumë sukses me linja më të
theksuara dhe ngjyra më të errëta. Një dyqan dhuratash mund t’ia mundësojë vetes një
pamje që i ngjason ndonjë depoje të mbushur në mënyrë të dendur me orendi të
vendosura pranë njëra tjetrës. Në këtë rast, është të rëndësishme t’i jepet pamja e një
dyqani të mbushur në mënyrë zemërhapur pa e bërë të duket të ngarkuar. Orenditë e
mëdha më si miri vendosen drejt mureve perimetrike përveç nëse janë dizajnuar në
mënyrë specifike për të ndarë hapësirën. Edhe tavolinat mund të jenë shtesa të dobishme
në dyqan nëse janë prodhuar si duhet (shihni faqe 129). Nëse përdorni muret për të
vendosjen e imazheve të markave ose shenjave tekstuale, është e rëndësishme që ato të
futen në hapësirën e rëndësishme lineare të shitjes dhe që ato të jenë relevante për
produktit nën to ose para tyre.

Zonat e ekspozimit duhet gjithashtu të konsiderohen gjatë planifikimit të një plani të


katit; mbani në mend që një ekspozim brenda dyqanit mund të duket tërheqës, por do të
zë hapësirën e vlefshme të shitjes. Një grup kukullash mund të mos sigurojnë kthimin e
njejtë monetar si një tavolinë e produkteve stinore. Është gjithmonë ide e mirë të pyetemi
nëse hapësira po merr më shumë pamjen e një dhome ekspozimi apo muzeu në vend të
një dyqani. Konsumatorët nuk do të duan të ndërveprojnë me produktet nëse ndihen se
nuk duhet t’i prekin ato. Ruajtja e miksit të duhur të orendive fikse për ekspozim është
esenciale në krijimin e rehatisë së konsumatorit. Në fund, duhet pasur në konsideratë
tavolinat e arkës dhe kabinat provuese. Nëse ato tashmë nuk janë pozicionuar, mendoni
lidhur me vendosjen e arkës në fund të dyqanit në pjesën më pak profitabile të dyqanit
(zona e bronztë). Ky jo vetëm që është një vendim komercial, por do të shërbejë si një
mjet për tërheqjen e konsumatorëve brenda dhe përgjatë dyqanit. Kabinat provuese
gjithashtu do të përshtateshin më së miri në pjesën e pasme të dyqanit. Dyqanet me
mallra tërheqëse dhe të lëvizshme do të përfitojnë nga të pasurit e arkave në pjesën e
parme të dyqanit ashtu si edhe drejt pjesës së pasme të dyqanit. Edhe pse nuk ka mënyra
të garantuara të parandalimit të vjedhjeve, pozicionimi i stafit në hyrjen kryesore mund të
veprojë si një parandalues i vjedhjeve.

Sofat dhe kolltukët, edhe pse janë një gjest mirëseardhjeje, anë një luks meqë zënë një
hapësirë të vlefshme të produkteve.

Sipër
Belstaff në Londër ka përshtatur një enterier të rëndë për dyqanin e meshkujve, i përbërë
nga çeliku dhe druri me beton të lustruar për të krijuar një ndjenjë mashkullore.

Në faqen e kundërt
Me tapeta tradicionale me lule, vatra origjinale të kohës së tyre dhe me një llambadar të
pasur, dyqani për shitjen e parfumeve i Stella McCartney në Londër ka pamjen e një
dhome intime të femrave dhe i jep dyqanit një shije shumë femërore.

(faqe 123)

FOTOGRAFIA
(faqe 124)
Studimi i dyqanit: Atelie 1
Atelie 1 ka selinë në Kiev, duke ekspozuar dizajnerët ukrainez dhe markat e tyre
autentike, Comme des Garçons. David Foley, i cili është kreator dhe themelues,
morri inspirimin nga shtëpia e tij për ta bërë temë të dyqanit të modës së lartë.
Pasioni i tij për gjëra antike është e dukshme.

Dyqani juaj ka një stil shumë të fuqishëm individual. A mund ta sqaroni teorinë
prapa saj?
“Si një shitës i pavarur, mundësia për krijimin e një pike destinuese ka qenë kryesorja në
mendjet tona. Ne donim të krijonim mjedisin më të mirë të mundshëm ndërkombëtar i
cili do të ishte vend ekspozues i dizajnerëve ukrainez me të cilët punojmë, por që do të
ishte gjithashtu vend ekspozimi për markat tona, Comme des Garçons.”

Sa është i rëndësishëm koncepti i dizajnit për ju?

“Ai është gjithçka. Dizajni i mirë është komunikim i mirë dhe unë besoj që nëse mund t’i
jepni një ndjenjë teatrale relevante për koleksionet tuaja, atëherë ju do të krijoni një
përvojë blerëse që do të mbetet në kujtesë.”

Po diçka në lidhje me arkitekturën e ndërtesës?


“Atelie 1 është e vendosur në zemër të Hotelit Vozdvizhensky në Kiev. Hapësira e cila ka
një lartësi të trefishtë, në fakt ka qenë një lokacion i një kopshti farmaceutik në shekullin
e gjashtëmbëdhjetë. Spiritualiteti dhe rezonanca i kësaj ishte diçka që ne dëshironim të
kapnim brenda dyqanit...Ne shesim parfumet e Comme des Garçons dhe koleksionet për
larje dhe trup nga Catherine Memmi; të cilat parfumonin dyqanin tonë, janë shndërruar
në kopshtin tonë modern të bimëve mjekësore.

Sipër, majtas
Një dollap antik i vendosur rastësisht në fund të një parmaku përdoret për të ndihmuar në
krijimin e temës së përgjithshme të dyqanit. Fotografia e zotëriut të printuar në ngjyra të
zbutura ndihmon në përkufizimin e katit të rrobave të meshkujve.

Sipër, djathtas
Parmakët e fiksuar përdoren për të treguar koleksionet që ofrohen në dyqan. Abazhurët
prej xhami përdoren përgjatë tërë dyqanit dhe ngjasojnë në mburojat e bimëve në kopsht.
(faqe 125)
Ne kemi marrë strehimoret e kopshtit angleze si motiv të punës, ndërsa dizajni fillimisht
është përcaktuar nga rregulli përmes kaosit gjë që është karakteristike për ambiente të
tilla. Ne kemi përdorur metalin e palëmuar, betonin e lustruar dhe të patrajtuar dhe
xhamin për t’i dhënë një pamje bashkëkohore dyqanit. Ne kemi dashur të kemi një zonë
të gjerë të ecjes e cila do të mund të ishte shumëfunksionale: një hapësirë ku njerëzit do
të mblidheshin, uleshin, pinin dhe relaksoheshin. Pasi që është dizajnuar kjo hapësirë,
ishte e qartë që ndikimi do të ishte muri me lartësi të trefishtë. Koleksionet janë integruar
përreth skajeve të jashtme, me një parmak të vetëm të vendosur në mur.
Sa e rëndësishme është të shqyrtohet produkti gjatë dizajnimit dhe planifikimit të
dyqanit?

“Pa një të kuptuar të qartë të produktit tuaj ju nuk keni dyqan. Ne do të kishim mundur të
prezantojmë çfarëdo marke, por ta dinim që vetëm njëra, Comme des Garçons, do të
dante pikëpamjet tona mbi prezantimin dhe ekspozimin e mallrave. Me këtë në mendje,
ne kemi hedhur tradicionalen jashtë dritares dhe kemi mundësuar lulëzimin e
kreativitetit.”

“Sa është i rëndësishëm ekspozimi vizual i mallrave për ju?”


“Ekspozimi vizual i mallrave është vital. Ai është gjaku i një dyqani dhe ne mbështetemi
në të për të ilustruar porositë tona tek konsumatori për markën në të cilën jemi fokusuar.”

Ju keni përdorur shumë objekte “të gjetura” për të pasuruar me aksesorë dyqanin
tuaj. Si keni arritur t’i siguroni ato? A keni pasur ndonjë pamje specifike në
mendjen tuaj paraprakisht?
“Shumica e objekteve të gjetura kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar. Ne kemi kërkuar
në shtëpitë tona dhe ndonjë dyqan gjësendesh antike të cilin kemi mundur ta gjejmë për
të krijuar një pamje shumë specifike. Ky ishte gjithashtu një proces i plotë rishikimi, për
shkak se objektet siç janë tavolinat e tortave të cilat ishin harrua nëpër qilarë të shtëpive
ishin ngjyrosur dhe përshtatur me skemën e ngjyrave të dyqanit. Karriget e metalta
tashmë kishin një kohë të gjatë në ambient të hapur dhe tani mund të përdoren brenda, me
ndryshk dhe likene.”

Përdorimi i fotografisë është evident në një dyqan. Si keni vendosur cilin imazh të
përdorni?
“Ne e dinim se për t’i dhënë një kuptim një hapësire të madhe nevojiteshin imazhet, dhe
ky u bë muri i fokusit kryesor. Për të dalluar katin e meshkujve p, ne fotografuam
imazhet tona dhe bëmë një deklaratë për katin.”

Sa shpesh e bëni rregullimin ekspozues të dyqanit tuaj?


“Rirregullimi për ne është konstant, por ajo çka na dallon ne është se ne fokusohemi në
një markë ose element për një muaj. Kjo do të thotë se çdo muaj ne ia përkushtojmë
hapësirën kryesore shitëse, vitrinën dhe të gjitha marrëdhëniet tona si dhe fokusin e
konsumatorit një marke specifike. Ne do të zgjedhim një koleksion të dizajnuar për ta
shfaqur dhe pastaj se me cilat elemente te parfumeve do të punojmë si dhe me cilat
koleksione të aksesorëve. Kjo na mundëson të kemi pothuajse 12 dyqane të ndara brenda
një viti. Shtypi kënaqet me varietetin ashtu si edhe konsumatorët tanë. Ne gjithashtu
bëjmë shfaqje sallonesh për konsumatorët tanë çdo muaj, përsëri të fokusuar në
përzgjedhjen për atë muaj.”

Sipër
Veçoritë gjysmindustriale arkitektonike, përfshirë dyshemetë nga betoni dhe tullat e
zbuluara, veprojnë si një sfond i fuqishëm i veshjeve.
(faqe 126)
Orenditë fikse dhe raftet montuese
Pasi të keni planifikuar planin final të dyqanit, është koha për përzgjedhjen e
orendive fikse të cilat do të duhet për të mbajtur dhe prezantuar mallrat në shitje.
Përdorimi i orendive të duhura fikse është shumë i rëndësishëm në gjenerimin e
shitjeve. Përzgjedhja e orendive fikse fillimisht mund të duket si punë që s’bëhet.
Përzgjedhja e një strukture e cila mund të mbajë sasinë e duhur të produkteve dhe
që i shfaqë ato në mënyrën më të mirë kurrë nuk është e lehtë. Ekzistojnë dy stile
universale të orendive fikse të cilat do të përdoren nga shumica e shitësve: orenditë
në mes dhe ato lineare. Ato mund të përdoren në ndërlidhje me njëra tjetrën dhe që
të dyja të paraqiten në forma të ndryshme.

Orenditë e mesit
Një orendi fikse e mesit mund të qëndrojë vetëm dhe të përdoret jo vetëm për bartjen e
mallrave por gjithashtu edhe për të orientuar konsumatorët nëpër dyqan. Ato mund të
ekspozohen nga të gjitha këndet, duke i bërë ato një artikull të dobishëm të mallrave në
shitje. Në mënyrë ideale ato nuk duhet të jenë të larta të pengojnë hapësirat e tjera të
dyqanit. Proporcioni i tyre duhet t’i përshtatet produkteve të cilat i mbajnë; artikujt e
vegjël mund të humbasin dhe të duken të parëndësishëm në një orendi fikse të madhe.
Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të orendive fikse të mesit, nga gondolat e ndërtuara
me qëllim deri te tavolinat e edhe gjësendet e gjetura, disa prej të cilave janë më të
përshtatshme për vendosjen e veshjeve derisa të tjerët për artikuj shtëpiak, derisa shumë
të tjera mund të përdoren për cilindo qëllim.

Sipër
Kjo gondolë me tre rafte përdoret në mënyrë tipike për vendosjen e artikujve shtëpiak.
Artikujt më të mëdhenj vendosen në mënyrë ideale në pjesën fundore, ndërsa më të
vegjlit në mase për të arritur baraspeshën vizuale. Qendra e raftit të epërm mund ë
përdoret për shenja tekstuale.

Në anën e kundërt
Habitati përdor dy lloje të orendive të mesit, secila është një version bashkëkohor i një
gondole e cila është dizajnuar në mënyrë specifike për ekspozimin e pajisjeve shtëpiake
në dyqanin kryesor në Rrugën Regent në Londër. Orenditë më të gjata përdoren për
mbajtjen e sasive më të shumta të stoqeve. Orenditë më të vogla përdoren për ekspozimin
e porcelanit të cilat mund të vlerësohen më së miri nga konsumatori i cili shikon poshtë
në modele. Ky lloj i ekspozimit gjithashtu jep përshtypjen e asaj se si do të dukej
porcelani nëse do të përdorej në tavolinë.

(faqe 127)
FOTOGRAFIA
(faqe 128)
Gondolat
Një orendi në formë gondole është diçka që përdoret më së shumti në dyqanet shtëpiake
dhe të ushqimit. Gondolat mund të jenë të çfarëdo madhësie, por shumica janë
katërkëndore dhe kanë rafte në të katër anët. Skajet njihen si skajet e gondolës ose
kapakët fundor. Raftet janë shpesh me pajisje përshtatjeje, duke i bërë ato fleksibile dhe
në gjende të mbajnë shumicën e produkteve. Gondolat mund të ripozicionohen nëpër
dyqan për shkak se janë të lehta për t’u lëvizur. Shumë prej tyre kanë ndriçim të integruar
në to prandaj do të kërkohet një prizë të jetë afër vendit ku do të pozicionohen, në mënyrë
ideale përkundi njësisë. Temat dhe rrëfimet (shihni faqe 54-60) mund të prezantohen
lehtazi duke përdorur orenditë në formë gondolash. Është e rëndësishme kurrë të mos
përdoren produkte të shumta të ndryshme; një ofertë e definuar qartazi do të ketë më
shumë ndikim. Është ide e mirë të mbahet në mend që një orendi gondolë duhet të
mbushet sipas kapacitetit të saj – ajo është një mjet shitjeje, e jo një instrument
ekspozimi. Në shumë rast, shitësit mbushin raftet e poshtme me artikuj më të vegjël të
cilët janë më të vështirë për të qenë një pikë e fuqishme shitjeje me, ose të krijojnë një
grup produktesh në raftin e sipërm i cili mund të ngatërrohet lehtazi. Artikujt më të
mëdhenj duhet gjithmonë të vendosen në pjesën fundore të gondolës, ndërsa artikujt e
vegjël në pjesën e sipërme. Rafti më i ulët duhet të jetë së paku 30 cm prej dyshemesë;
nuk duhet të presim që konsumatorët të përulen për të bërë blerje. Shumë gondola kanë
një mbajtëse në maje ku mund të vendosen shenjat tekstuale. Shenja duhet thjeshtë të
tregojë atë që gondola përmban.

Përdorimet e gondolës

Pajisjet shtëpiake:
Qirinjtë, vazot

Ushqimi:
Artikujt e parapaketuar

Rastet e veçanta:
Dhuratat e Ditës së Shën Valentinit, Krishtlindjeve

Sipër
Një miks i orendive të sigurta, me kapak nga qelqi përdoret për ekspozimin e pajisjeve të
vlefshme dhe teknologjisë së lartë të Colette në dyqanin e Parisit.

(faqe 129)
Tavolinat
Tavolinat e përdorura si orendi për vendosjen e mallrave mund të blihen ose të porositen.
Ato janë një mënyrë interesante e ndarjes së hapësirës dhe janë të lehta për të kërkuar.
Mund të jetë një ide e mirë të vendoset një tavolinë e ulët, e vogël pjesërisht nën një tjetër
më te madhe, duke krijuar dy nivele të lartësisë të cilat do të kenë më shumë ndikim se sa
një. Konsumatorët shpesh ndjehen të rehatshëm derisa blejnë nga një tavolinë sepse është
një objekt për të cilin do të kenë njohuri në shtëpitë e tyre. Veshjet e palosura ose artikujt
e pajisjeve shtëpiake përshtaten më së miri në tavolina. Artikujt e veshjeve nuk duhet të
grumbullohen aq lartë; zakonisht do të mjaftojë një artikull i secilës madhësi. Një kukull
gjysmake ose një formë busti mund të përdoret për të shfaqur artikullin e veshjes të
ekspozuar në tavolinë. Artikujt e pajisjeve shtëpiake mund të vendosen më lartë. Duhet të
mbahet në mend që tavolinat kanë nevojë për mirëmbajtje të madhe: ato gjithmonë do të
kërkojnë vëmendje konstante për t’i mbajtur ato në gjendje të prezantueshme.

Përdorimet e tavolinave

Artikujt e palosur:
Xhemperët, fanellat dhe xhinset

Pajisjet shtëpiake:
Qirinjtë, vazot ose kornizat e fotografive

Rastet e veçanta:
Dhuratat në kuti

Sipër:
Prodhuesi i objekteve nga xhami Murano, Carlo Moretti ekspozon pajisjet e tij në
ekspozime me artikuj minimal nëpër tavolina, duke krijuar një efekt galerie i cili tregon
cilësinë dhe dizajnin e xhamit në mënyrën më të mirë.

Nën
Këmishët e palosura në dy tavolina, njëra më e lartë se tjetra në dyqanin e veshjeve
formale për meshkujt në Selfridges, në Londër, ndihmojnë në orientimin e
konsumatorëve drejt orendisë së pasme fikse.
(faqe 130)

Përdorimet e mobileve

Pajisjet shtëpiake:
Artikujt e palosur siç janë çarçafët e këllëfët dhe porcelani

Artikuj e varur:
Koleksionet e veshjeve mund të varen në dollapë të rrobave

Për kabinetet më të vogla:


Stolitë

Përdorimet e objekteve të gjetura


Sipërfaqet e rrafshëta:
Një tavolinë antike mund të përdoret për ekspozimin e porcelanit tradicional

Bazamentet:
Mund të përdoren për ekspozimin e vazove ose pjesët e skulpturës

Sëndukët:
Mund të përdoren për ekspozimin e batanijeve, çarçafëve të shtratit, jastëkëve ose
dhuratave në kuti

Shportat:
Mund të përdoren për vendosjen e shallëve, ombrellave ose artikujve të vegjël të
pajisjeve shtëpiake

Mobilet
Kabinetet dhe dollapët e varur shpesh përdoren për prezantimin e mallrave. Ato mund të
përdoren për të krijuar një teatër derisa në të njëjtën kohë si një orendi e dobishme e
shitjes. Xhinset, për shembull, mund të palosen me kujdes dhe të vendosen në raftet e
kabinetit, si edhe artikujt e pajisjeve shtëpiake. Një kabinet gjithashtu mund të zgjidhet
për të koordinuar mallrat: porcelani do të mund të përdorej në një ekspozim të ndërtuar
nga qelqi derisa një koleksion kapsulë i veshjeve do ë mund të varej në një dollap të
hapur rrobash. Është ide e mirë të mbahet në mend që një kabinet mund të ketë një
prapavijë jotërheqëse në të e cila më së miri fshihet me një tjetër të ngjashme dhe të
njëjtës madhësi. Duhet kushtua kujdes ndriçimit të mallit brenda dollapit të varur sepse
ato janë të mbyllura. Kjo mund të jetë me telashe, prandaj është me rëndësi të sigurohemi
se ka drita të mjaftueshme të cilat do të fokusohen në produkte, ose ndoshta edhe të
shtohet ndriçim nën rafte.

Orenditë e mesme nga xhami do të duken gjithmonë më të shndritshme në një hapësirë se


sa orenditë nga druri.

Sipër
Këto orendi të thjeshta që qëndrojnë vetëm në Dover Street Market në Londër, nuk
përdoren për të treguar produktet por për të krijuar një ekspozitë të artikujve makabër.
Ato inkurajojnë konsumatorët të ndalen në dyqan dhe me shpresë edhe të shikojnë
mallrat përreth tyre.

Nën
Objektet e gjetura përfshirë karriget e vjetra, kabinetet dhe llambadarët shkojnë mjaft
mirë krahas veshjeve bashkëkohore dhe kukullave për të krijuar stilin ekscentrik të Dover
Street Market të Londrës.

(faqe 131)
Objektet e gjetura
Sëndukët, arkat dhe bazamentet janë vetëm disa prej objekteve të gjetura të cilat mund të
përdoren për prezantimin e mallrave. Ato mund të mos kenë asgjë të përbashkët me
shumicën e orendive të tjera por shpesh mund të ndryshojnëritmin dhe pamjen e pjesëve e
dyqanit nëse përdoren si duhet, siç janë objektet e vjetra të përdorura krahas orendive
bashkëkohore për ofrimin e një kontrasti. Ato mund të jenë të efektshme në aspektin e
kostos dhe mund të riciklohen. Është e rëndësishme që objektet e gjetura janë aty për të
ofruar një shërbim; një gjësend i preferuar nga shtëpia nuk është i pranueshëm derisa nuk
ndihmon në shitje. Një shitës mendjemprehtë do të shënjojë këta artikuj dhe t’i shesë ato,
duke ofruar kështu mundësinë për zëvendësimin e tyre me objekte të tjera origjinale.

Sipër
Këto kabinete tradicionale nga qelqi në dhomën e ekspozimit të Baccarat në Paris bëjnë
një kthesë modern, me ndriçim i cili depërton përtej tavanit nga qelqi nga një objekt i
kristaltë i varur në formë guri, duke demonstruar stilin e çuditshëm të dizajnerit, Philippe
Starck.

Duke mbajtur kristale të shtrenjta, kabinetet janë të mbyllura dhe të sigurta, por i
mundësojnë konsumatorit të ketë një pamje 360 shkallëshe.

(faqe 132) Orenditë e furnizuesit


Orenditë e furnizuesit janë ato të cilat i jepen shitësit për të mbajtur dhe ekspozuar markat
e furnizuesit. Këto orendi mund të jenë të përhershme ose të përkohshme. Përparësia e
përdorimit të orendive të furnizuesve është se ato nuk do të duhen paguar nga shitësi fare,
dhe do të dizajnohen për të bartur një produkt specifik si dhe në sasi të duhura, duke ua
bërë konsumatorëve të mundur njohjen e markës. Në shumë raste shitësit nuk do të kenë
zgjedhje tjetër pos të përdorin ato nëse dëshirojnë të bartin markën. Orenditë e tilla,
sidoqoftë, mund të jenë penguese. Edhe pse ato mund të përforcojnë emrin e markës, ato
mund të mos përshtaten me pamjen e dyqanit. Orenditë e markave përdoren më së miri
nëse nuk fshihen; të fshehurit ose maskimi i orendive në kënde të errëta nuk do të
mashtrojë konsumatorin dhe vetëm do të përkeqësojë imazhin e furnizuesit.

Pajisjet e brenduara në dyqan


Ngjashëm si edhe orenditë e furnizuesit, një pajisje e brenduar dyqani do të përforcojë
imazhin e markës dhe do të dizajnohet për të mbështetur produktet. Nganjëherë të
njohura si dyqane brenda dyqaneve, ose koncesione, produkti furnizohet nga marka dhe
nuk blihet nga dyqani nikoqir. Të përzgjedhura me kujdes nga dyqani nikoqir dhe duke i
kushtuar rëndësi ngjashmërive korrekte të produktit në dyqan, këto dyqane brenda
dyqaneve mund të përmirësojnë planin e përgjithshëm të dyqanit dhe ndihmojnë në
ndryshimin e ritmit dhe përmirësojnë qarkullimin e konsumatorëve, duke ruajtur
interesimin e konsumatorëve derisa ecin prej dyqanit në dyqan. Shumë shitës do të
përdorin ato s një ankorë për tërë katin; një markë prestigjioze me siguri do të tërheqë
vëmendjen e blerësit nëse vendoset në pozitë të përshtatshme. Sipas stinës, një pajisje e
brenduar dyqani mund të ndryshojë në mënyrë drastike; një dizajner mund të insistojë që
dyqani të ndryshojë pamjet e tij për t’iu përshtatur koleksionit duke shtuar grafiqe
tëndryshme dhe shenja tekstuale si dhe duke bërë riekpozimin vizual të hapësirës.
Pajisjet konceptuale të dyqanit
Shumë shitës të cilët sot specializojnë në një produkt ose stil specifik kanë shtyrë kufijtë
kur kanë dizajnuar dyqanet e tyre. Shumica e këtyre ambienteve të shitjes janë bërë
dyqane konceptuale të cilat mbështetet shumë në pasimin e konsumatorëve të tyre
besnikë. Një dyqan konceptual duhet të dizajnohet duke e pasur produktin në mendje, me
veçori të porositura dhe me brending dhe grafiqe të fuqishme.

Sipër
Koncesioni i Offspring në një shtëpi mallrash i cili përmban pajisje të veçanta specifike
për produktin, përfshirë orenditë fikse të murit të dizajnuara për mbajtjen e këpucëve
individuale, orenditë e ulëta të meit të cilat janë të lehta për të bërë blerje dhe për uljen e
konsumatorëve të cilët provojnë atlete sportive. Koncesionet brenda dyqanit do të jenë
tifozët e tyre besnikë. Konsumatorët Offspring që vizitojnë dyqanet brenda dyqaneve
mund të nxiten të blejnë nga ndonjë koncesion tjetër brenda dyqanit.

(faqe 133)

Sipër
Supreme është një dyqan skejtbordësh në Los Anxhelos, me ithtarë të konsumatorëve
besnikë. Dyqani i tyre përfshin një gjysmë pistë për testimin e skejtbordëve, por të cilat
në mënyrë të padyshimtë krijojnë një atmosferë dinamike.

(faqe 134)
Orenditë fikse të specializuara
Produktet e caktuara do të përshtaten vetëm me orendi të specializuara. Produktet e
freskëta të cilat duhen mbajtur në frigorifer shpesh do të kërkojnë një orendi të dizajnuar
në mënyrë specifike. Edhe pse një orendi freskuese me pjesën e parme të hapur mund të
mos jetë e pëlqyeshme në aspektin estetik, është prapë me rëndësi që ajo të performojë si
duhet, dhe që produktet të mund të aranzhohen në një formë kreative ekspozuese.
Kabinetet freskuese dhe ftohëse duhet gjithashtu të dizajnohen ashtu që të mund të
mbajnë sasi të mëdha; pronari i një dyqani senduiçësh do të presë të shesë shumë stoqe
gjatë kohës së drekës, kështu që nevoja për rimbushjen e një kabineti në mënyrë
konstante do të ishte e pakuptimtë.

Shiritat, rruazat dhe lulet e freskëta, do të kërkojnë një proces të gjatë mendimi se si të
vendosen. Rruazat për shembull, për shkak të madhësisë së tyre, do të duhet të vendosen
afër në nivel syri ashtu që të mund të shihen në mënyrë komfore. Shiritat mund të duhet
të maten dhe të prihen nga ana e shitësit prandaj duhet të sigurojmë një qasje të lehtë për
këtë qëllim. Lulet e freskëta natyrisht kërkojnë ujë; buketet mund të maskohen brenda
rafteve ose njësive ekspozuese të ndërtuara për këtë qëllim.

Secila kategori e produkteve mund të ekspozohet në mënyrë efektive nëse i kushtohet


rëndësi jo vetëm produktit, por gjithashtu edhe konsumatorit.
Sipër, majtas
Një pajisje dyqani nga druri natyral për produktet e letrës krijon një përvojë prekëse në
këtë dyqan Prints në Singapor. Janë përdorur tri lloje të ekspozimit: kartelat janë
vendosur në pozitë tatëpjetë; letra për shkrim është vendosur në rafte këndore; ndërsa
kutitë e dhuratave janë vendosur në orendi muri.

Nën, majtas
Të dizajnuara në mënyrë specifike për ekspozimin e shiritave, këto orendi të cilat
përdoren nga VV Rouleaux në Londër janë të qasshme dhe të lehta për t’u mirëmbajtur
me raftet e tyre të lakuar.

Sipër, djathtas
Mbajtëset e porositura nga Perspex i tejdukshëm janë dizajnuar për të mbajtur telefonat
më të fundit mobilë në këtë dyqan O2 në Mynhen. Nevoja dhe dizajnimi i orendive të
tilla kërkon investime dhe duhet të mendohet detajisht në të njëjtën kohë si edhe
arkitektura e dyqanit.

(faqe 135)
Sipër
Kjo metodë inovative e ekspozimit të verës, e përdorur në Selfridges, në Mançester,
krijon një sfond bashkëkohor drejt një bari futuristik. Secila shishe është e vendosur në
pozitë të këndit të pjerrët ashtu që konsumatorit të mund të shoh etiketën.

Nën
Dizajni futuristik i këtij dyqani syzesh, I.a.Eyeworks në Los Anxhelos, jep përshtypjen e
pastërtisë në një mjedis të avancuar teknologjik. Ndriçimi atmosferik, vijat e pastra dhe
raftet nga xhami me sfond pasqyroje përdoren për të promovuar syzet më të fundit, derisa
pasqyrat kanë gjithashtu efektive si një mjet praktik për konsumatorët që provojnë syzet.

(faqe 136)
Përdorimet e Parmakëve me Kapacitet
Mallrat me densitet të madh

Të gjitha llojet e veshjeve ku shfaqen shumë kategori dhe madhësi të kostumeve

Parmakët
Parmakët e dizajnuar për mbajtjen e rrobave vijnë në madhësi dhe forma të ndryshme.
Ato mund të blihen nga shitësit me shumicë ose mund të ndërtohen me porosi. Ekzistojnë
dy stile themelore të cilat mund të përdoren: parmakët e kapacitetit dhe parmakët nga një
shufër e vetme.

Parmakët e kapacitetit
Një parmak kapaciteti, siç mund të kuptohet nga vetë emri, është një orendi fikse e
dizajnuar për të shfaqur shumë opsione të veshjeve dhe të mbajë një sasi të madhe të
stoqeve për një qarkullim të madh produktesh. Ato zakonisht ndërtohen nga metali dhe
kanë disa degëzime me mundësi përshtatjeje të cilat mbajnë varëset në pozitë; ato mund
të ofrojnë blerje nga të dyja anët, të njohura si stendat në formë të shkronjës T, ose edhe
nga katër anë, të njohura si rafte katërkëndore, ose mund të varen në një mur si pjesë e
një orendie të murit (shihni më sipër). Ja vlen të mendohet për lartësinë e vendosjes së
degëzimeve – nëse janë tepër të larta mund të bëjnë blerjen e vështirë. Produktet e varura
të kthyera kah konsumatori; numrat e vegjël duhet të vendosen në pjesën e parme ndërsa
numrat e mëdhenj në pjesën e pasme. Ato më së miri përdoren për të treguar vetëm një
stil veshjes në madhësi të shumta, ose artikuj të cilët bashkërisht krijojnë një veshje të
plotë, siç janë një xhaketë dhe pantallonat. Meqë janë të lehta për t’u rimbushur, shpesh
favorizohen nga zinxhirët e mëdhenj të dyqaneve. Ato gjithashtu janë të lehta për t’u
manovruar dhe mund të ripozicionohen për t’iu përshtatur produktit.

Sipër
Këtu fanellat polo janë ekspozuar në parmakë kapaciteti me katër degëzime në dyqanin
Topman në Londër. Madhësitë e vogla duhet të varen në pjesën e parme ndërsa ato më të
mëdha në pjesën e pasme.
(faqe 137)

Parmakët njësh
Dyqanet që shesin veshje më të shtrenjta shpesh përdorin parmakë njësh, që nuk dallojnë
nga parmakët e zakonshëm të veshjeve. Parmaku i drejtë njësh më së miri përdoren për të
treguar koleksionet e modës ose ndonjë temë në trend. Ato nuk duhen tejngarkuar me
artikuj; duke lënë një gjerësi një deri në dy gishta ndërmjet secilës varëse është ideale që
konsumatori të mund të heqë dhe zëvendësojë veshjet me lehtësi. Ngjyrat gjithmonë
duhet të vendosen nga a majta në të djathtë përgjatë parmakut, duke nisur me më të
shndritshmet. Edhe madhësitë duhen vendosur me më të voglën në të majtë duke
vazhduar me më të mëdhatë në të djathtë. Varëset duhet të gjitha të jenë të të njëjtit stil
dhe formë, ku pjesa e hapur nuk duhet të jetë e drejtuar kah konsumatori; në këtë mënyrë
veshja do të jetë e lehtë për t’u hequr dhe zëvendësuar.

Parmakët qarkor
Parmakët njësh qarkor, të vendosur në mes të dyqanit, gjithashtu kanë qenë në modë gjatë
viteve të 1970-ta dhe vepruan në të njëjtën mënyrë si një parmakë i drejtë. Sot ato nuk
pëlqehen, për shkak se duken të plogëta dhe jofleksibile. Por ato mund të jenë të
dobishme për prezantimin e një artikulli në ulke në një spektër ngjyrash të ndryshme, siç
janë fanellat.

Përdorimet e parmakëve njësh

Një lloj veshjesh

Një koleksion i tërë


Artikujt në ulje

Sipër
Tre parmakë njësh të pozicionuar kundrejt një muri të rrafshët ndihmojnë një krijimin e
një ekspozimi që bie në sy të një koleksioni dizajnerësh në Dover Street Market më
Londër.

(faqe 138)Orenditë e murit

Përdorimet e mureve me rafte dhe sistemeve nga rrjeta

Secili artikull mode


Pajisjet shtëpiake

Përdorimet e parmakëve fiksë

Artikujt e varur të veshjeve

Një mur me ekspozim të mirë jo vetëm që mund ë prodhojë shitje të mira, por ai
edhe mund të përdoret si sfond për ndonjë zonë të produkteve specifike. Disa
sisteme janë më shumë fleksibile se sa të tjerat. Shumë shitës parapëlqejnë
aranzhimet të cilat mund të ofrojnë sa më shumë opsione që të jetë e mundur.
Butiqet e vogla shpesh inkorporojnë orenditë linear në dizajnin e dyqanit dhe
kështu mund të mos preokupohen për të qenit në gjendje të ndryshojnë
konfigurimet.

Muret me rafte dhe sistemet me rrjeta


Shitësit e mëdhenj të zinxhirëve të dyqaneve shpesh përdorin mure me rafte dhe sisteme
me rrjeta për shkak të fleksibilitetit që të dyjat ofrojnë . Ato janë përgjithësisht të
dizajnuara dhe përdoren për të treguar produktet e tjera me qarkullim të lartë sepse mund
të rimbushen lehtazi. Më së miri të përdorura për shfaqjen e veshjeve të modës, ato mund
të përkrahin raftet e artikujve të pajisjeve shtëpiake ose të mbështesin ndonjë ekspozim
mbi nivelin e syrit. Ekzistojnë komponentë të ndryshëm të cilat mund të blihen dhe
përdoren me këto sisteme, siç janë degëzimet, parmakët dhe raftet. Ekzistojnë shumë
opsione që kanë në dispozicion për degëzimet për të gjitha llojet e artikujve të modës. Më
i zakonshmi është degëzimi në formë ujëvareje i cili mban më shumë se një artikull dhe i
cili ofrohet në dispozicion në versionin horizontal ose këndor. Vetë shufra mban disa
gungëza ku mund të qëndrojnë varëset. Një degëzim i drejtë pa gungëza të gjera do të
mbajë më shumë mallra meqë varëset nuk do të zënë shumë hapësirë. Të dyjat janë në
dispozicion në formë rrethore, katrore ose katërkëndëshe. Shumë shitës ndërtojnë një
takëm të cilin e tërheqin kur të jetë nevoja.
Një mur me rafte është i ndërtuar nga panot e drurit të cilat ngjyrosen ose plastifikohen
dhe fiksohen në mënyrë direkte në mir. Komponentët thjeshtë vendosen në hapësirat
midis brezave. Një mur me rrjetë përbëhet nga teli i fuqishëm i cili poashtu fiksohet
direkt për muri, dhe kapëset mbajtëse që fiksohen në të. Asnjëri sistem nuk është estetik
kur mbesin pa mall. Është gjithmonë e këshillueshme të sigurohemi që mbajtëset të
vendosen mjaft afër njëra tjetrës ashtu që kur produkti varet prej tyre, sistemi do të
fshihet. Në mënyrë ideale një mur me rafte dhe sistem me rrjet do të duhej të ngjyrosej
me të njëjtën ngjyrë si edhe muri, duke i mundësuar që të kombinohet e jo të mbizotërojë
ndaj produktit.

Parmakët fiks
Një parmak i fuqishëm fiks i cili mban veshje mode gjithmonë do të duket më bukur se sa
një parmak i mbështetur nga një mur me rafte ose sistem me rrjet. Sidoqoftë, mbani në
mend se ato nuk do të ofrojnë të njëjtin fleksibilitet. Një parmak i fuqishëm metalik ose i
drurit shpesh mbështetet nga mbajtëset e murit në secilin skaj të shtyllës. Është e
rëndësishme që shtylla jo vetëm që do të jetë e fuqishme për të mbajtur peshën e veshjeve
por që edhe mbajtëset të jenë po aq të fuqishme; veçanërisht veshjet e dimrit mund të jenë
të rënda.

(faqe 139)

Sipër
Shumë komponentë përdoren në këtë plan muri të Miss Sixty në Barcelonë: raftet,
parmakët e varur dhe panot inovative të murit të përdorura për ekspozimin e xhinseve.

(faqe 140) FOTOGRAFI

(faqe 141)

Raftet fikse

Ngjashëm si tek parmakët fiks, edhe një raft i fiksuar në mënyrë të sigurt për muri nuk
ofron fleksibilitet por mund të jetë i këndshëm në aspektin vizual. Një raft mund të
bashkëngjitet duke përdorur mbajtëse të cilat përdoren si veçori dizajni, or nga ndonjë
mbajtëse e padukshme e cila sforcohet me vida për muri e pastaj me kornizë të vendosur
mbi të, duke mbuluar pjesën metalike. Muret me kthina natyrore i përshtaten strukturës së
rafteve; nëse planifikohen me kujdes mund të krijojnë zona interesante të ekspozimit të
mallrave. Raftet mund të ndërtohen nga materiale të ndryshme, përfshirë drurin, metalin,
qelqin dhe akrilin. Produktet duhen marrë në konsideratë gjatë ndërtimit të rafteve në
dyqan. Nëse ato do të bartin artikuj të rëndë, një raft nga qelqi mund të mos jetë i
përshtatshëm meqë mund të thyhet. Raftet akrilike kanë tendencë të grithen ose të
shtrembërohen nëse mbingarkohen. Raftet nga druri duhen plastifikuar ose ngjyrosur me
llak; ngjyrat shkëlqyese ose emulsionet e aplikuara me dorë do të grithen lehtazi.
Ndriçimi i rafteve mund të jetë i vështirë; sa më i thellë të jetë rafti, aq më shumë hije do
të transmetojë në raftin përfundi tij. Dritat e tavanit mund të orientohen në murin me
rafte; sidoqoftë, sa më poshtë të jenë raftet, aq më pak dritë do të marrin. Një alternativë
është ndriçimi përfundi rafteve, i cili mund të fiksohet në raftet nga druri ose metali.

Përdorimet e rafteve fikse


Pajisje shtëpiake
Artikuj mode

Në faqen e kundërt
Raftet e stilizuara fikse në tërë dyqanin Alexander McQueen në Nju Jork përdoret për
ekspozimin e aksesorëve të femrave në këtë dyqan mode të frekuentuar shumë. Ndriçimi
i fshehur është inkorporuar përfundi rafteve.

Sipër
Këto rafte me kthina të fiksuara në dyqanin Miss Sixty në Barcelonë janë krijuar për të
mbajtur artikuj të veshjeve të palosura. Përdorimi i mençur i ndriçimit me voltazh të ulët
halogjenik thekson produktet në atë që do të mund të ishte kuti e errët.

(faqe 142)

Trajtimi i produktit
Ekzistojnë mënyra të shumta për rregullimin vizual të orendive të mesit dhe të
murit, disa prej të cilave përshtaten më së miri në mire se sa në orendi të mesit, ose
anasjelltas. Fitimi i njohurive lidhur me këto parime bazike do të ndihmojë ndonjë
person të ri në fushën e ekspozimit vizual.

Krijimi i blloqeve të ngjyrave


Përdormi i një ngjyre të produktit për të krijuar një ndikim vizual është mënyra më e
thjeshtë dhe më fondamentale e prezantimit të çfarëdo lloji të mallit. Nga fanellat dhe
peshkirët deri te kanaçet e ngjyrave dhe poçeritë, secila kategori e produkteve mund të
krijojnë një ekspozim funksional por edhe të theksuar. Shkathtësia e krijimit të blloqeve
të ngjyrave nuk është diçka e vështirë për t’u arritur. Ky stil i trajtimi të produktit kërkon
mirëmbajtje të ulët dhe është i lehtë për t’u rimbushur. Ai shpesh pëlqehet nga dyqanet e
mëdha dhe zinxhirët e rrugëve më të frekuentuara dhe mund të aplikohet në orenditë e
murit dhe ato të mesit.

Ekspozimi horizontal
Ky stil i ekspozimit të mallrave më së miri përshtatet për muret fikse. Mallrat varen ose
vendosen në rafte në rende horizontale. Secili raft ose rend i orendisë së fiksuar mund të
aranzhohet sipas ngjyrës ose sipas të njëjtin stil të produktit, siç është një rend i fanellave
me lule ose një seri e vazove katrore. Në mënyrë ideale një produkt në një rend është më
mirë se disa sosh. Ky stil i prezantimit është më funksional dhe më lehtë për t’u
rimbushur. Ja vlen të mbahet në mend se produktet e vendosura qoftë në pjesën e sipërme
ose në pjesën fundore të orendisë nuk do të tërheqin të njëjtën vëmendje si ato të
vendosura në nivel syri.

Sipër
Trikotazhi nitone neutrale është ekspozuar nga maja deri te pjesa fundore e këtyre rafteve
në dyqanin Uniqlo në Tokio. Numrat e vegjël duhet të vendosen në maje dhe numrat e
mëdhenj në pjesën fundore. Raftet e sipërme të cilat blerësit nuk mund t’i arrijnë mund të
mbajnë artikuj shtesë.

Nën
Trikotazhi i femrave është paraqitur në formë të blloqeve me ngjyra në këtë dyqan të
Marks & Spencer, duke krijuar një ekspozim që bie në sy dhe estetik në të cilin është
lehtë të blihet.

(faqe 143)
Sipër
Krijimi i blloqeve të ngjyrave është njëra prej mënyrave më të thjeshta dhe më efektive të
ekspozimit të produktit, duke i grupuar artikujt sipas ngjyrave. Janë të lehta për t’u
mirëmbajtur, rimbushur dhe për të blerë dhe mund të aplikohen edhe për veshje por edhe
për pajisje shtëpiake.

Nën
Ekspozimi vizual është një term i thjeshtë për produktet të cilat vendosen në rafte ose
varen në mënyrë horizontale nga e majta në të djathtë. Artikujt e mëdhenj duhet të
vendosen në pjesën fundore ndërsa ata më të vegjël në pjesën e sipërme. Është e
rëndësishme që raftet dhe parmakët të pozicionohen sa më afër njëri tjetrit ashtu që të
mos ketë hapësira të cilat do të dobësonin ndikimin.

(faqe 144)
Ekspozimi vertikal
Ngjashëm si edhe me ekspozimin horizontal, ky format përdor linjat e produkteve, por
kësaj radhe nis nga pjesa e sipërme e deri te ajo fundore e murit. Mund të përdoret për të
shfaqur opsionet e ndryshme të produkteve që janë në dispozicion dhe mund të
ekspozohen vetëm sipas ngjyrave. Ngjashëm si me formatin horizontal, ky stil është i
lehtë për t’u rimbushur si dhe është funksional.

Krijimi i blloqeve të produkteve


Ky stil i ekspozimit përdoret më së miri për ekspozimin voluminoz. Në përgjithësi, një
orendi fikse ose mur mbushet me vetëm një kategori ose seri produkti. Krijimi i blloqeve
të produkteve tregon autoritet si dhe krijon ndikim. Përdorimi i këtij stili të ekspozimit
është logjik për konsumatorin sepse qartazi tregon ngjyrat dhe madhësitë. Orenditë e
blloqeve të produkteve kërkojnë mirëmbajtje të ulët dhe janë të lehta për t’u rimbushur.

Ekspozimi simetrik
Siç sugjerohet nga emri, ekspozimi simetrik është një stil i prezantimit të produktit për
krijimin e një efekti pasqyrë. Kjo metodë është e përshtatshme vetëm për orenditë fikse të
murit. Produkti prezantohet në të njëjtën mënyrë në secilën anë, me një linjë imagjinare
që paraqitet vertikalisht përmes mesit. Ekspozimi simetrik do të kërkojë më shumë
hapësire të mureve sesa që do të ishte e nevojshme për shfaqjen e një serie të plotë të
produkteve, kryesisht për shkak se i njëjti produkt dyfishohet.

Është mirë të përdoren rregullat bazike të grupimit sipas ngjyrave. Sidoqoftë, shumë
koleksione sot janë dizajnuar duke pasur në mendje trendet kyçe, në cilin rast ngjyrat e
hapura ose neutrale mund të integrohen më mirë me pamjen.

Sipër
Ekspozimi vertikal është ekspozimi i produktit nga e majta në të djathtë dhe nga pjesa e
sipërme në pjesën fundore dhe, përsëri, është i përshtatshëm për veshjet ose pajisjet
shtëpiake. Është gjithashtu e lehtë të rimbushet dyqani.
(faqe 145)

Sipër
Krijim i blloqeve të produkteve është përdorur këtu në një ekspozim të fanellave dhe
pantallonave të shkurtra të meshkujve. Brinjët janë përdorur për të shfaqur artikujt e
kthyer përballë, ndërsa parmakët janë përdorur për produktet e varura në profil. Ky lloj
ekspozimi është efikas për qarkullimin e shpejtë të produkteve, veçanërisht për artikuj e
modës.

Nën
Duke përdorur një orendi fikse të murit me raftet e saj, komponentët e brinjëve dhe
parmakëve, produktet ekspozohen në mënyrë simetrike. Ky lloj ekspozimi është i lehtë
për t’u krijuar dhe është i këndshëm për syrin. Forma e bustit mund të përdoret për të
tërhequr vëmendjen në ekspozim ose të thekojë ndonjë artikull të veshjeve.

(faqe 146)
Ekspozimi në formë dërrase të shahut
Ekspozimi në formë të dërrasës së shahut është efektiv dhe i lehtë për t’u ekspozuar në
orenditë fikse të murit. Ai mbështetet në përdorimin e ngjyrave për të krijuar një ndikim.
Ngjashëm si edhe dërrasa e shahut, produktet janë vendosur përgjatë gjatësisë së murit.
Efekti i përgjithshëm duhet të jetë i balancuar dhe simetrik.

Ekspozimi anatomik
Ky stil ekspozimi është i përshtatshëm vetëm për artikujt e modës. Ideja është varja e
veshjeve në maje të secilës në të njëjtën mënyrë si edhe do të visheshin: p.sh. fanellat nën
xhaketa. Ekspozimi anatomik krijon pamje të plota të definuara dhe mund të përdoret për
lloje të përziera të produkteve.

Sipër, majtas
Përdorimi i efektshëm i hapësirës së murit i cli mbështet vetëm në mallra për prodhimin e
një efekti, ekspozimi në formë të dyshemesë së shahut përdor dy ngjyra në mënyrë
alternative për krijimin e një modeli të një dërrase në formë të dërrasës së shahut. Kjo
është e dobishme për gjallërimin e gjësendeve bazike siç janë fanellat, uniformat e
shkollës dhe trikotazhi.
Sipër, djathtas
Qoftë një orendi fikse e murit apo e mesit,ekspozimi anatomik përdoret për ekspozimin e
artikujve të modës ku veshjet ekspozohen ashtu si do të visheshin – si p.sh. pjesa e
sipërme e ekspozuar mbi pantallona. Ky lloj ekspozimi mund të përdoret për të inspiruar
një pamje ose një trend mode.

(faqe 147)
Ekspozimi i koordinuar
Grupet e kategorisë së modës ose pajisjeve shtëpiake përfitojnë nga përdorimi i teknikës
së ekspozimit të koordinuar. Koleksionet ose temat grupohen për krijimin e një pamje
kohezive. Një xhaketë do të varej me një këmishë të koordinuar dhe do të mund të
shoqërohej edhe me një kravatë të varur në këmishë. Një sofa do të mund të ekspozohej
me një jastëk, tepih dhe mbulesë mbi të ose përreth saj.

Ky lloj i ekspozimit të koordinuar mund të aplikohet gjithashtu edhe për pajisjet


shtëpiake. Për krijimin e një pamje të koordinuar, juve mund të ju nevojitet të vendosni
jastëkët, perdet, mbulesat dhe produktet e tjera të buta bashkë, varësisht nga stili ose
trendi i tyre; një pritnim tradicional me lule do të mund të ndahej me thurje të thjeshta
dhe me shirita tradicional për krijimin e një pamje Provinciale Franceze, ndërsa ngjyrat e
hirta të mbyllta dhe ngjyrat natyrore do të mund të theksoheshin me ngjyra të theksuara,
siç është roze e trashë, e kuqe ose e kaltër, për krijimin e një pamje bashkëkohore e cuka
do t’i përshtatej një apartamenti brenda qytetit. Këto pamje janë dizajnuar për të
frymëzuar konsumatorët dhe për të edukuar ata rreth asaj se si të vendosen produktet
bashkë.

Ekspozimi i koleksioneve të produkteve


Si alternativë e ekspozimit të koordinuar është shfaqja e koleksioneve të cilat
demonstrojnë autoritetin e kategorive brenda dyqanit. Në vend të shpërndarjes së qirinjve
përgjatë dyshemesë së shtëpisë, duke i koordinuar ata me tekstilin dhe qeramikën, ato
mund të vendosen së bashku për të krijuar një përzgjedhje autoritative të ngjyrave të
ndryshme, madhësive, stileve dhe çmimeve. Kjo do t’u japë konsumatorëve një të
kuptuar të qartë të gamës së qirinjve që ofrohen por duke i lënë ata vetë të bëjnë
përzgjedhjen.

Sipër
Koordinimi i mallrave është arti i vendosjes së produkteve bashkë me shpresë së
konsumatorët do të blejnë më shumë se një artikull. Synimi është krijimi i një pamje për
ta. Këtu në Dover Street Market në Londër janë ekspozuar këpucët, fustanet, xhaketat dhe
palltot.
(faqe 148)
Studimi i dyqanit:
Flight 001

Flight 001 është një dyqan me koncept unik i cili specializon në mallra udhëtimi dhe
i cili plotëson të gjitha nevojat e njerëzve që udhëtojnë me aeroplan. Themeluesit,
Brad John dhe John Sension, të intervistuar bashkërisht këtu, që të dy nisën
karrierat e tyre në shitje dhe dizajn.

Dyqani i tyre i parë në Nju Jork tërhoqi vëmendjen e publikut dhe medieve. Tani me
dyqan përgjatë tërë SHBA-ve dhe në Dubai, Flight 001 po fiton njohje ndërkombëtare.

Secili detaj i dizajnit është marrë parasysh, nga struktura e përgjithshme e dyqaneve të
cilat ngjasojnë me enterierin e një aeroplani e deri te orenditë lineare të mesit dhe grafiqet
e fuqishme të cilat sforcojnë identitetin e markës. Llojshmëria e koleksionit sillet prej
rrathëve për çelësa e deri te valixhet e dorës, ndërsa kujdes është kushtuar mënyrës së
ekspozimit të tyre më të mirë. Për shkak të këtyre detajeve dhe miksit të produkteve,
Flight 001 mbetet një dyqan me koncept inovativ.

Dyqani juaj është shumë specifik për produktin. Çfarë është sfiduese në dizajnimin
e një dyqani i cili duhet të shfaqë aq shumë kategori të ndryshme të produkteve?

“Po ka qenë sfiduese por është diçka që na pëlqen ta bëjmë. Dizajni i dyqanit tonika qenë
një proces evolues, duke nisur me prototipin e parë ki ne kemi marrë disa vendime lidhur
me dizajnin për rrumbullakimin e këndeve në hapësirë por duke dizajnuar vetëm një
orendi: tavolinën për regjistrimin e biletave. Para hapjes së dyqanit tonë të parë ne nuk
kemi ditur karakteristikat dhe dimensionet e të gjitha produkteve ton, kështu që deri me
hapjen e dyqanit tonë të dytë dy vite më vonë, ne kemi ditur të krijojmë rafte me mundësi
përshtatjeje për muret anësore. Në dyqanin e tretë kemi bërë përpjekje të gjejmë një
mënyrë për orendi të fiksuara në mes, por vetëm në dyqanin e katërt kemi arritur të
përsosim këtë. Ne tani kemi adresuar të gjitha kategoritë e produkteve dhe jemi duke
punuar në orendi më të vogla ekspozuese për të gjitha këto produkte.”

A ka qenë dizajni i përgjithshëm i dyqanit i rëndësishëm?


“Dizajni i përgjithshëm i dyqanit ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kur hapëm
dyqanin tonë të parë në vitin 1999, “dizajni” ishte kryesisht një fakultet i fjetur për
publikun e përgjithshëm. Vetëm pas ndërrimit të shekullit (dhe mileniumit) u bë e
mundur që ideja a dizajnit si koncept të zgjohej dhe të bëhej diçka e gjallë. Në vitin 1999
ne u ndjemë se ishte një vendim ndryshe jo vetëm të hidhej ngjyrë në mire dhe të hapej
një dyqan. Në atë kohë, vëmendja jonë për konceptin e një dizajni të dyqanit na bëri të
ndryshëm. Dizajni atëherë ishte një opsion, por sot dizajni nuk është një opsion gjatë
hapjes së një dyqani të suksesshëm – është një domosdo.”

Si vendoset lidhur me pamjen e plotë të dyqanit të parë kryesor?


“Koncepti ynë fluturues i ka bërë gjithmonë vendimet e lehta dhe argëtuese për ne sepse
ka qenë shumë i fokusuar dhe direkt. Ne përdorim udhëtimin si një metaforë gjatë
marrjes së vendime për dizajnin, markën dhe terminologjinë (gjuhën), kështu që një sallë
ndërkombëtare e aeroporti ishe një zgjidhje e qartë inspiruese për prototipin e dyqanit
tonë.”

Sipër, majtas
Dyqanet me koncept udhëtimi të Flight 001 janë dizajnuar të ngjasojnë në enterierin e një
aeroplani. Për shkak se dyqani është i hapur nga pjesa e parme dhe konsumatorët mund të
shikojnë drejt e në brendi, është e rëndësishme që enterieri gjithmonë të ekspozohet sipas
standardeve të larta.

Sipër, djathtas
Për një dyqan i cili bazohet vetëm në konsumatorin udhëtues, bagazhi është kategoria e
produkteve kyçe. Një kuti e lehtë me një retro grafik e valixhes është vendosur në qendër
të murit të pasmë, duke i tërhequr konsumatorët tek zona e bagazhit në pjesën fundore të
dyqanit.

(faqe 149)
A është dizajnuar secila prej orendive në mënyrë specifike duke pasur produktin në
mendje?
“Absolutisht. Ne kemi disa opsione të orendive bazuar në asortimentin e gjerë të
produkteve tona. Ne kemi një hapësirë të përgjithshme në muret anësore që përbëhet nga
rafte me mundësi përshtatjeje. Këto rafte përfshijnë kutitë në pjesën e pasme për
magazinim. Dollapet qendrore përdoren për artikujt më të shtrenjtë dhe më të vegjë. Ne
kemi një mur me kunj për gjëra esenciale për ekspozimin e produkteve të vogla,
joatraktive të cilat i ripaketojmë, dhe në pjesën fundore të dyqanit ne kemi raftet me
mundësi përshtatjeje pa kuti magazinimi dhe e përdorim këtë hapësirë për bagazhet dhe
çantat e mëdha të udhëtimit.”

Si vendosni lidhur me planin e përgjithshëm të ekspozimit të produkteve të


dyqanit?
“Ne kemi një korridor qendror për kalim që e bënë më të lehtë për konsumatorët të
kalojnë nga pjesa e parme në atë fundore të dyqanit. Kur fillimisht e patëm vënë planin e
dyqanit në letër, ne kemi përdorur zona për identifikimin e hapësirave të caktuara bazuar
në departamentet të cilat kemi menduar se do të jenë të rëndësishme, si dhe në
ngjashmëritë e produkteve.

Tavolina e arkës shërben si një ankorë e dyqanit dhe është dizajnuar të mos mbizotërojë
orenditë ose vetë produktet. Madje edhe pjesa a parme e kabinetit është lustruar për të
mbajtur artikuj të shtrenjtë siç janë orët. Një tavolinë e ulët në anën e kundërt nuk krijon
rrëmujë në hapësirën për pritjen e konsumatorëve, ndërsa muri prapa saj nuk është
mbushur shumë me artikuj ashtu që zona të jetë e lirë për konsumatorët përreth arkës së
parave.”

A janë ngjashmëritë e produkteve të rëndësishme në nxitjen e shitjeve?


“Po. Ne i mendojmë ngjashmëritë si një shitje e sugjeruar. Kështu që nëse jeni duke blerë
artikuj të kujdesit personal, ju mund të mendoni vendosjen e një çante të madhe për
bartjen e të gjitha produkteve pranë saj.”
A përdorni ndonjë orendi të furnizuesve? Nëse po, a funksionojnë ato me markën
tuaj në mënyrë estetike dhe praktike?
“Është gjithmonë sfidë të përdorësh orenditë e furnizuesit për shkak sepse ato nuk kanë të
njëjtin dizajn estetik siç kemi në dyqanin tonë. Ne përdorim orendi të furnizuesve kur ato
janë funksionale dhe në pajtim me markën tonë.”

Sa të rëndësishme janë shenjat tekstuale për dyqanet tuaja?


“Shenjat tekstuale janë dialogu jonë komunikimin me konsumatorët tonë, kështu që janë
shumë të rëndësishme. Sfida është në bërjen q shenjave jominpnuese por kuptimplote.

Kuptimi i vërtetë i konceptit është një ide, një mendim ose nocion. Me këtë në mendje
gjithmonë ja vlen të mendohet se pse një dyqan konsiderohet të jetë një dyqan
konceptual. Të pasurit e dy herë më shumë mallrave në një hapësirë të madhe nuk vlen, e
as dizajnimi i një dyqani të elaboruar për bartjen e një koleksioni tashmë në dispozicion
në dyqanet e tjera. Një dyqan konceptual i vërtetë dhe i suksesshëm si Flihght 001 ka një
miks interesant produktesh, një dizajn inovativ dyqani dhe një karakter shitjeje i cili
ndihmon të përkrahë markën dhe të ruajë interesimin e konsumatorit.”

Sipër
Dizajni i orendive të cilat do të shkonin bashkë me produktin është shumë i dukshëm në
dyqanin e Çikagos. Arkat e mbyllua me qelq përdoren për artikuj të vegjël, me vlerë të
madhe, derisa raftet e hapura me mundësi përshtatjeje bartin grumbujt e mallrave. Sirtarët
që ngjasojnë në dollap aeroplani mbi kokë përdoren më magazinim.

Nën
Ekspozimi i rafteve është konceptuar me kujdes, me blloqe ngjyrash të përdorura për
ngjyra në raftet e anës së majtë. Vendosja e orendisë së ulët të ngjashëm me ose të
kundërt me një më të lartë jep përshtypjen e hapësirës dhe nuk krijon rrëmujë në hyrje të
dyqanit, ose të bllokojë artikujt më të vegjël në raftet mbrapa.

(faqe 150)
Hapi 1
Shtrini rrobën në një sipërfaqe të rrafshët, të pastër. Sigurohu që artikulli nuk ka rrudha,
Në këtë fazë, një pëlhurë e hollë mund të vendoset mbi rrobë. Vendosni dërrasën paluese
në majë të pëlhurës së hollë ose direkt në veshje.

Hapi 2
Palosni mangët në dërrasë dhe pastaj mi krahun e djathtë.

Hapi 3
Pastaj palosni krahun poshtë në mënyrë vertikale ashtu që pjesa e pasme e mangës të jetë
e kthyer lart.
Hapi 4
Përsërisni të njëjtën me mangën e djathtë.

Hapi 5
Palosni gjysmën e poshtme të rrobës lart dhe mbi mangët e palosura.

Hapi 6
Rotulloni dërrasën dhe rroba dhe në anën e tjetër dhe tërhiqeni ngadalë dërrasën nga
rroba.

Përgatitja e artikujve të modës


Varësisht nga ajo nëse shitësi shfrytëzon orendi muri ose orendi të mesit, të gjithë artikujt
e produktit, qofshin rroba, pajisje shtëpiake ose mallra që prishen, do të duhet të
prezantohen si duhet. Kjo njihet si përgatitje.

Veshjet e varura duhet të nxirren nga paketimi dhe të jenë të përgatitura – dhe në mënyrë
ideale duhet të përcjellin udhërrëfimet e vlefshme në anën e kundërt.

Dërrasat e palosjes
Një dërrasë e palosjes është një mjet i dobishëm i cili do t’i mundësojë çdokujt që merret
me palosje të rrobave që të sigurohet që të gjithë artikujt e palosur janë të të njëjtës
madhësi. Sidoqoftë, ato janë të dobishme për palosjen e trikotazhit, fanellave dhe
këmishëve. Ato ndërtohen ose nga druri ose nga Perspex, dhe mund të bëhen për t’iu
përshtatur madhësisë së rafteve specifike.

Sipër
Dërrasa e palosjes krijon rezultate të mëdha për palosjen e veshjeve, siç janë fanellat.

(faqe 151)
Hapi 1
Palosni pantallonat (pa dërrasë për palosje) në vete ashtu që xhepat e pasëm të jenë
vizibil. Shtrini rrobat e palosura në një sipërfaqe të pastër. Sigurohuni që artikulli nuk ka
rrudha.

Hapi 2
Palosni pjesën e prapme të pantallonave ashtu që veshjet e shtrira të duken të drejta.

Hapi 3
Merrni pjesën fundore të këmbës dhe silleni lartë diku nën xhep.

Hapi 4
E pastaj paloseni veshjen për gjysmë sërish.

Hapi 5
Nëse artikulli përmban një etiketë të markës në pjesën e pasme të xhepit, kjo duhet të jetë
qartazi e dukshme.

Erin Thompson, shef i ekspozimit vizual për Selfridges, në Londër, aplikon rregulla
strikte të cilat pranohen në të gjitha hapësirat e modës të cilat ajo i mbikëqyrë.
Këshillat e saj janë:

Artikujt duhet të hekurosen ose avullosen.

Etiketat duhet të bashkëngjiten, ose së paku të shenjohen dhe duhet të futen brenda
veshjes ashtu të mos jenë të dukshme.

Pajisjet e alarmit duhet të vendosen përmes tegelit të veshjes.

Varëset duhet të varen në parmakë dhe të gjitha të jenë të kthyera në të njëjtën mënyrë.

Të gjitha mallrat duhet të grupohen së bashku sipas renditjes së numrave, duke nisur nga
më artikulli më i vogël në pjesën e sipërme.

Mallrat duhet të grupohen sipas kategorive të ngjyrës.

Xhaketat dhe veshjet e sipërme duhet të shfaqen para pantallonave.

Mbani produktet e grupuara së bashku.

Sigurohuni që një maksimum prej gjashtë deri tetë artikujsh janë grumbulluar së bashku.

Sigurohuni që të gjithë grumbujt e produkteve të palosura në një raft janë të të njëjtës


lartësi.

Sigurohuni se të gjitha raftet janë të pastra dhe pa pluhur.

Për veshjet e sipërme duhet të përdoret një dërrasë për palosje.

Sipër
Pantallonat palosen më së miri duke përdorur teknikën e sipërme, për të cilën nuk
përdoret dërrasat për palosje.

(faqe 152)

Produktet e pajisjeve shtëpiake gjithashtu kërkojnë përgatitje. Mbani në mend


udhërrëfimet në vijim:
Të gjitha produktet duhet të pastrohen.

Etiketa vetëngritëse të çmimeve duhet të vendosen në pjesën fundore të secilit artikull.

Fletët e pastra nga materiali Perspex duhet të vendosen ndërmjet mallrave të


grumbulluara për të ndihmuar në stabilizimin e produktit.

Produkti duhet grupuar sipas kategorive të ngjyrës.

Artikujt nuk duhet të grumbullohen aq lartë ashtu që ta vështirësojnë blerjen.

Artikujt jotrikotazh
Ekspozimi i pajisjeve shtëpiake ose produkteve të ngurta dallon nga ekspozimi i rrobave,
sidoqoftë shumë teknika të njëjta mund të aplikohen. Nëse produkti i cili ekspozohet
duhet të dërgohet direkt tek tavolina e arkës nga vetë konsumatori, rregulla e
përgjithshme kërkon të sigurohemi që koleksioni të duket autoritativ dhe që ka sasi të
mjaftueshme në dispozicion; një konsumator i cili blen pjata mund të kërkojë vetëm një
ose tërë kompletin. Artikujt e shtrenjtë, ekskluziv nuk duhet të dyfishohen ose velra e tyre
e perceptuar do të humbet. Të kuptuarit e sasive korrekte për shfaqje do të varet nga
çmimi i shitjet dhe qarkullim i pritur. Produktet voluminoze mund të grumbullohen lartë
dhe të duken tërheqëse sidomos gjatë periudhave të uljeve.

Artikuj ushqimorë gjithashtu mund të përfitojnë nga teoritë dhe praktikat e ekspozimit
vizual. Shumë lloje të pemëve dhe perimeve mund të përfitojnë nga krijimi i blloqeve të
ngjyrave. Specat e kuq, të verdhë dhe të gjelbër, për shembull, duken vizualishit më të
fuqishëm kur grupohen së bashku sipas ngjyrave të tyre. Duke grumbulluar bashkë
produktet e tyre, shitësit tërheqin konsumatorët duke demonstruar autoritetin e produkti të
tyre. Qarkullimi i madh i mallrave nuk do t’i përshtatej prezantimit minimal, që mund të
dërgojë një porosi të përzier tek konsumatorët , duke u treguar atyre se produkti ka një
çmim të lartë për shkak të prezantimit minimal. Kaviarët e shtrenjtë dhe verërat e mira,
në anën tjetër, do të përfitonin qartazi nga një prezantim më i thjeshtë; konsumatori me
këtë rast do të dëshironte të sigurohej që këta artikuj janë të rrallë dhe nuk janë në
dispozicion për tregun në masë.

Sipër
Tavolinat e errëta, të ulëta përdoren për të ekspozuar artikujt e aksesorëve në Globus
Food Hall në Cyrih (Zvicër). Ata janë ekspozuar në mënyrë të rralluar për të dhënë
përshtypjen e ekskluzivitetit. Ndriçimi i lartë është vendosur mbi tavolina për të theksuar
produktet.

(faqe 153)

Sipër
Kompakt disqet në Colette në Paris krijojnë një brez që kalon përmes murit në nivel syri
që e bënë të lehtë blerjen. Një ekspozim i tillë krijon një pikë interesante qendrore, duke e
tërhequr konsumatorin drejt pjesës së pasme të dyqanit.

Nën
Skejtbordët në Trust Nobody në Barcelonë, janë ekspozuar në mënyrë horizontale në
raftet e murit, ashtu që janë të lehta për t’u parë dhe përzgjedhur.

(faqe 154)
Ekspozimet brenda dyqanit dhe dyqanet e nxehta

“Si shitës i gjësendeve luksoze, është e rëndësishme që ne të vendosim furnizuesit me stil


dhe ata të thjeshtë brenda së njëjtës hapësirë. Pikat e çmimit dhe vulat e markës janë
elemente esenciale.”

John Gerhardt, drejtor i shërbimeve kreative, Holt Renfrew

Ekspozimet brenda dyqanit mund të jenë të drejtpërdrejta, sidoqoftë ekzistojnë disa


udhërrëfime të cilat mund të ndihmojnë që prezantimi të jetë më i efektshëm.
Dyqanet e nxehta janë një shpikje nga vitet e 1980-ta që është e popullarizuar edhe
sot. Të dyja janë të dizajnuara për të tërhequr konsumatorët dhe shitjet, dhe
funksionojnë në të njëjtën mënyrë.

Ekspozimet brenda dyqanit


Ideja e vazhdimit të skemës së vitrinës brenda dyqanit ose prezantimi i një seleksioni të
produkteve me temën e tyre është përdorur nga shtëpitë e mëdha të mallrave që prej kur
janë përhapur për herë të parë. Zakonisht ato përbëhen nga produkte të mbështetura me
objekte skenike të aranzhuara ashtu që të mund të admirohen e jo të preken ose të
çmontohen dhe të dërgohen tek arka. Në raste të rralla, ato mund të dizajnohen jo për të
shitur produktet por për të inspiruar; një gjë arti ose një instilacion arti mund të jetë
jopërfitues por do të shkaktojë ngazëllim dhe do të provokojë mendime lidhur me markën
e dyqanit.

Ekspozimet e dyqanit duhet të krijohen me të njëjtin kujdes si edhe ekspozimet e


vitrinave. Edhe për to vlejnë të njëjta parime të rregullimit dhe dizajnit, përveç se ato
shihen nga të gjitha këndet. Shumica e ekspozimeve brenda dyqanit përfitojnë nga fakti
që ato ngriten ashtu që të mund të shihen nga i tërë dyqani pa ndonjë pengesë. Si edhe një
ekspozim vitrine, bazamenti mund të duhet të mbulohet ose ngjyroset për t’u koordinuar
me temën. Është e rëndësishëm që bazamenti të jetë mjaft i fortë sa për të mbështetur
peshën e ekspozimit; një kornizë e trashë druri është më e mira ashtu që objektet skenike
ose produktet të mund të shtrëngohen me vida ose të gozhdohen në të. Prizat elektrik
mund të inkorporohen poashtu në strukturë. Një bazament ekspozues i vendosur në
mënyrë permanente brenda dyqanit gjithashtu do të përfitojë nga sigurimi i rrjetës së
tavanit mbi të me një sistem efektiv ndriçimi.

Sipër
Shfaqja dramatike avangarde që pasqyron një skulpturë druri dhe balonat vepron si një
sfond i këtij ekspozimi të veshjeve të mbrëmjes. Ai është i vendosur në mesin e
dyshemesë, duke zënë kështu një hapësirë të vlefshme shitjeje, por ndikimi i tij që bie në
sy do të gjenerojë shitje.

(faqe 155)
Sipër
Qindra kitara elektrike të lëshuara nga lartë krijojnë një temë interesante muzikore në
Lane Crawford, në Hong Kong.

Nën
Një ekspozim tjetër në Lane Crawford pasqyron drurin e lyer me llak si pjesë e
kremtimeve të vitit të ri kinez.

(faqe 156)
Synimi kryesor i të gjitha ekspozimeve të produkteve është shitja. Ekspozimet brenda
dyqanit duhet të përdoren për tërheqjen e konsumatorëve brenda dyqanit dhe bërja e tyre
të kërkojnë. Nëse dizajnohen si duhet, ato duhet të veprojnë si një udhërrëfyes inspirues.
Përdorimi më i zakonshëm i ekspozimit brenda dyqanit është të demonstrojë tek
konsumatori se cilat trende momentale dhe pamje kyçe po ofrohen në departamentin
nikoqir. Ato më së miri vendosen në skaj të linjave të të pamurit dhe duhet të përdoren si
pika qendrore (shihni faqen 116). Nëse një ekspozim rregullohet me produkte nga
departamenti nikoqir, është esenciale që malli i përdorur nuk ndodhet larg. Do të ishte e
pakuptimtë të krijohej një prezantim që bie në sy duke përdorur produkte të cilat nuk
mund të gjenden lehtë. Vendosja e orendive të produktit të afërta me ekspozimin do të
inkurajojë konsumatorët të harxhojnë thjeshtë për shkak se ato nuk do të duheshin
kërkuar larg për të gjetur artikujt që i kanë admiruar në ekspozim.

Ekspozimet brenda vitrinës mund të përdoren gjithashtu si një mjet për të informuar
konsumatorin e kategorive të produkteve të tjera në dyqan. Një ekspozim mobilesh të
vendosura në pjesën fundore të shkallëve lëvizëse në katin e veshjeve të ndonjë shtëpia
mallrash mund t’i tregojë konsumatorit se çfarë tjetër ofrohen në dispozicion në dyqan
ndërsa me shenja efektive tekstuale mund t’i drejtojë ata drejt lokacionit.

Mirëmbajtja e ekspozimeve brenda dyqanit është fatkeqësisht një detyrë e cila do të


kërkojë kohë dhe durim. Shumë shpesh, konsumatorët e lodhur janë parë dukeu ulur në
bazamentet ekspozuese, duke lënë mbeturina mes produkteve të grupuara. Fëmijët kanë
tendencë të ngriten lartë dhe të luhaten në objektet skenike, ndërsa malli pavarësisht sa
lartë është vendosur do të ngatërrohet. Kontrollet e mëngjesit dhe të mbrëmjes nuk do të
mjaftojnë për të mbajtur ekspozimin në gjendje fillestare; duke inkurajuar stafin e shitjes
të marrë pronësinë e ekspozimeve mund të ndihmojë shpesh.

Sipër
Një linjë e kukullave të veshur në mënyrë të përsosur të ngritura në një orendi fikse dhe
të gjitha duke veshur ngjyra neutrale bëjnë një ekspozim impresiv brenda dyqanit në
Lane Crawford, Hong Kong.

Nën
Sensi i ripërtërirë i çuditshëm i humorit në dyqanin Barney të Nju Jorkut është
demonstruar këtu me kukulla të cilat përdoren jo vetëm për të promovuar mallin por edhe
gjithashtu për të shtuar një ndjesi kapriçioze në katin e veshjeve të modës.
(faqe 157)
Dyqanet e nxehta
Ngjashëm si me ekspozimet brenda dyqanit, një dyqan i nxehtë është dizajnuar për të
krijuar interesim dhe për të inspiruar konsumatorin. Sidoqoftë, në këtë rast më shumë
theks vihet mbi produktin se sa në objektet skenike. Një dyqan i nxehtë në mënyrë
themelore përmban produkte tematike, qoftë sipas trendit ose pamjes. Dyqanet e nxehta
janë shpesh mini dyqane të vogla sezonale brenda dyqaneve; ato funksionojnë duke
promovuar një ide të re ose koleksion të produkteve të grupuara bashkë, shpesh me një
ekspozim të vogël për të ndihmuar përforcimin e pamjes.

Dallimi ndërmjet një dyqani të nxehtë dhe një ekspozimi brenda dyqanit është fakti që
konsumatori inkurajohet të blejë nga i pari. Një shembull i mirë i një dyqani të nxehtë
është një dyqan në plazh. Për shkak të implikimeve sezonale të shitjes së veshjeve të
plazhit, shitësi ka pak kohë të kufizuar për të reklamuar produktin. Për t’i dhënë dyqanit
më shumë ndikim, më shumë kategori të tjera të ndryshme të lidhura me produktin siç
janë syzet e diellit, kapelat, sandalet, saronget dhe kremat për rrezitje do të mund të
ekspozoheshin krahas veshjeve të plazhit. Kukullat e veshura dhe të pajisura me aksesorë
relevant për veshjet do të mund të vendoseshin në qendër të orendive të mallrave për të
promovuar dyqanin e nxehtë. Bashkërisht, koleksioni i plotë mund të marrë një emër, dhe
një markë mund të krijohet për një kohë të kufizuar derisa të jetë i pranishëm në dyqan.
Për konsumatorin, një dyqan i nxehtë ndihmon në zgjidhjen e shumë kërkesave të blerjes;
një grua e cila planifikon një pushim mund të informohet tani lidhur me trendet sezonale
dhe mund të gjejë shumicën e veshjeve të saj dhe aksesorëve në një vend pa pasur
nevojën të kërkojë nëpër tërë dyqanin.

Dyqanet shtëpiake dhe të argëtimit mbështeten në dyqanet e nxehta më shumë se sa që


konsumatori mund të paramendojë. Sërish, kryesisht i bazuar në aktivitetet sezonale,
shitësi shpesh do të krijojë tema nga produktet e reja dhe t’i vendosë ato në pjesën e
parme të dyqanit për të inkurajuar shitjet. Një temë e jashtme kuzhine do të përbëhej nga
skarat, mobilet e kopshtit dhe aksesorët do të mund të vendosej në pjesën e parme të një
dyqani gjatë muajve të verës.

Krishtlindjet dhe datat e tjera festive përfitojnë nga dyqanet e nxehta për të ndihmuar në
promovimin e produkteve. Dekorimet e Krishtlindjeve të cilat qartazi nuk kanë ndonjë
departament të caktuar për pjesën tjetër të vitit mund të grupohen në masë në një zonë ose
të ndahen në disa dyqanet të nxehta, ku secila ka një temë të ndryshme, siç janë
dekorimet bashkëkohore në departamentin e veshjeve për të rinj si dhe dekorimet
tradicionale në katin e pajisjeve shtëpiake. Është e rëndësishme të mbahet në mend se
dyqanet e nxehta zënë shumë vend. Departamenti i cili mban një të tillë do të duhet të
informohet me kohë; sepse ai jo vetëm që do t’i vendosë ato brenda hapësirës së saj, por
stafi do të duhet gjithashtu të përshtatë figurat e tjera për të kompensuar humbjen e
hapësirës së katit të cilën do ta ketë zënë dyqani i nxehtë.

Sipër
Një dyqan i nxehtë në departamentin e Limited Collection të Marks & Spencer përdor një
kukull të ulur dhe një që qëndron në këmbë për të demonstruar pamjen dhe trendin, derisa
anash janë vendosur produkte të afërta me to.

(faqja 158)
Pikat e shitjes dhe shitjet promovuese
Shumë shitës maksimizojnë potencialin e shitjes duke përdorur ndonjë pikë të
shitjes dhe shitjet promovuese Të dyja kanë për synim konsumatorët të cilët tashmë
kanë blerë dhe inkurajohen të blejnë artikuj të tjerë.

Pika e shitjes
Çdokush i cili paguan për një revistë në një kioskë ose që paguan për benzinën në ndonjë
pikë karburantesh do të vihej në shënjestër – përmes ekspozimit në pikat e shitjes.
Orendia e cila mban artikuj me çmim të ulët siç janë çamçakëzët, bateritë dhe freskuesit e
ajrit janë të gjitha orendi të pikës së shitjes që zakonisht shpërndahen nga furnizuesit.
Fuqia e pikave të shitjeve nuk duhet të nënvlerësohet; kjo është mundësia e fundit që
shitësi ka për të marrë para nga konsumatorët. Shitjet voluminoze në çmime të ulëta
mund të jetë instrumentale në ngritjen e qarkullimit të shitjeve të dyqanit.

Dyqanet destinuese siç janë kioskët zakonisht do të përdorin orendi të pikave të shitjes të
ofruara nga markat të cilat janë të dizajnuara për të bartur vetëm produktet e tyre, siç janë
çamçakëzët. Markat janë shpesh të njohura për konsumatorët si një artikull i dobishëm.
Ofertat e pikave të shitjes në shtëpitë e mallrave mund të mos jenë aq të zakonshme. Aty
pika më e zakonshme e shitjes mund të jetë një vauçer dhurate ose ndonjë koleksion
ekonomik i artikujve. Për një shitës të madh, artikulli më përfitues i pikës së shitjes do të
ishte që konsumatori të nënshkruhej për një kartelë llogarie të dyqani tek arka.

Shitjet promovuese
Shitjet promovuese dallojnë nga oferta e pikës së shitjes sepse ato zakonisht nxiten nga
stafi i shitjes. Shitësi shpesh do të inkurajojnë stafin e tyre të përpiqet dhe të bindë
konsumatorët e tyre të blejnë produkte shtesë të cilat mund të plotësojnë qëllimin e tyre
kryesor, p.sh. lustra e këpucëve ose mbrojtësit e këpucëve, bateritë elektrike dhe
kozmetika tërheqëse në sallonin e bukurisë. Jo të gjithë konsumatorët ndihen komfor me
këtë lloj teknike të shitjes, prandaj është e këshillueshme që të integrohen shitjet
promovuese dhe pikat e shitjes për të maksimizuar transaksionet. Pozicionimi i shitjeve
promovuese afër kategorive kryesore të produktit i lejon konsumatorit t’i zbulojë ato
vetvetiu.

Sipër
Të vendosura afër arkës në zonën e pritjes, ëmbëlsirat dhe artikujt e vegjël janë
pozicionuar për të nxitur konsumatorët.

(faqe 159)
Sipër
Biskotat dhe mezet e shëndetshme janë vendosur me qëllim pranë arkës për të nxitur
konsumatorët të marrin ca nga artikujt shtesë. Shumë arka kanë rafte të dizajnuara në
mënyrë specifike për të qëndruar në pjesën e parme.

(faqe 160)
Ekspozimet e largimit të mallit
Linjat e largimit mund të prezantohen në disa mënyra:
Mallrat e reduktuara mund të tërhiqen dhe vendosen së bashku në pjesën e parme të
dyqanit, duke u mundësuar konsumatorëve të kërkojnë përmes tyre e pastaj të ecin më tej
drejt artikujve që nuk janë në ulje në dyqan.

Mallrat në ulje mund të përdoren si magnet për të tërhequr konsumatorët në pjesën e


pasme të dyqani, që i çon ata deri te artikujt që nuk janë në ulje.

Departamentet në ulke mund të përdorin orendi fikse për të mbajtur lunjat në ulje.

Dyqanet e mëdha, siç janë shtëpitë e mallrave janë të njohura për përkushtimin e kateve
të tëra artikujve në ulje, zakonisht në katin më pak profitabil (shpesh ai që është më së
largu nga hyrja kryesore), veçanërisht kur ulja ka përfunduar dhe ka mbetur mallra në
ulje të cilat duhen shitur.

Zinxhirët e mëdhenj të dyqaneve shpesh bazohen tërësisht në kate të ndara të uljes të


brenduara në kuadër të emrit të tyre për të larguar linjat e shitjes ose produktet e
mbingarkuara.

Ekspozimi i largimit të mallit nuk duhet të injorohet. Kohërat e uljeve janë


jashtëzakonisht profitabile për shitësit. Shumica e dyqaneve të mëdha do të
prezantojnë me nde produktet e tyre të skontuara dy herë në vit dhe do të përfitojnë
nga pjesa tjetër e rrugës së frekuentuar dhe në këtë mënyrë edhe tërheqin
konsumatorët në atë zonë. Shumë dyqane vazhdojnë të shesin artikuj me reduktim
pothuajse gjatë tërë vitit.
Është e rëndësishme të kuptohet filozofia e dyqanit dhe kërkesat gjatë qasjes së
promovimit të çmimeve të ulëta. Shumë shitës fshehin ofertat e tyre me çmime të ulëta në
pjesën e pasme të dyqanit, sikur të turpëroheshin prej tyre; të tjerët do t’i vendosnin me
nder në zonat platin dhe ato të arta, duke shpresuar në gjenerimin e shitjeve të
atypëratyshme, të cilat mund të jenë më efektive. Nganjëherë departamentet individuale
mund të kenë artikuj në ulje kur pjesa tjetër e dyqanit nuk ka. Në këtë rast, një
departament mund gjithashtu të adoptojë këtë proces duke vendosur artikujt në ulje në
pjesën e parme ose pasme të departamentit.

Shenjat tekstuale të uljeve


Ja vlen të mendohet se si dëshironi t’i promovoni reduktimet gjatë kohës së uljeve.
Shumë shitës dëshirojnë të tregojnë çmimin fillestare dhe reduktimin korrespondues
pranë tij. Shumë gjithashtu preferojnë të tregojnë përqindjen e kursimit të konsuamtorëve
gjatë uljes. Do të ishte e pamenduar mirë të vendoseshin të gjitha këto metoda në një
etiketë, sidoqoftë, meqë mund të bëhet hutuese. Pasi që të jetë vendosur strategjia juaj e
shenjave tekstuale të uljeve, është gjithmonë mirë të përdoret e njëjta qasje në tërë
dyqanin, ashtu që konsumatori të marrë vetëm një porosi të përgjithshme

Shumë shitës mendjemprehtë shpesh shtojnë ndonjë frazë në etiketat e tyre, siç janë “deri
në xx përqindje ulje” ose “shumë artikuj me ulje deri në xx përqindje”. Kjo nuk është
joligjore në shumë shtete, por është mirë që paraprakisht për një gj të tillë të kontrollohet
pranë zyrave të standardeve tregtare.

Sipër
Mbulimi i vitrinave me letër vetëngritëse është një mënyrë efektive dhe e fuqishme e
dërgimit të porosisë së uljeve në Selfridges në Londër.
(faqe 161)
Shenjat tekstuale dhe etiketimi

Këtyre ditëve, shenjat tekstuale nuk kufizohen vetëm në informacione të shkruara


me dorë ose të printuara. Dritat e neonit, ekranet plazma dhe LEC janë disa prej
mënyrave moderne inovative të komunikimit me konsumatorët. Cilindo stil të
shenjave tekstuale që ta përdor shitësi, është e rëndësishme të kuptohet që,
pavarësisht nëse dyqani është i madh ose i vogël, konsumatorët duhet të kenë
sqarimet, udhëzimet dhe informacionet e qarta.

Udhërrëfyesit e dyqanit dhe shenjat e tjera naviguese


Para që konsumatorët të kenë nisur një përvojë blerëse ata shpesh dëshirojnë të orientojnë
vetën. Një dyqan i madh me shumë late duhet të ketë udhërrëfyesë të detajuar të dyqanit
dhe lokacione të produkteve. Shpesh, kjo informatë postohet menjëherë me t’u futur në
dyqan ose në tavolinën e informacioneve ashtu që konsumatori të ketë kohë të studiojë
planin e dyqanit para se të futet. Udhërrëfyesit e komplikuar të dyqanit do të hutojnë
konsumatorët; është e këshillueshme që direksionet të mbahen të thjeshta dhe
informative. Një plan i shkallëzuar i secilit prej kateve me pikat kyçe destinuese siç janë
ashensorët ose shkallët lëvizëse do të udhëzojë më së miri konsumatorët. Të theksuarit e
hyrjeve, daljeve emergjente, restoranteve dhe tualeteve gjithashtu mund të orientojnë dhe
risigurojnë blerësin. Një fletëpalosje e printuar në formë udhërrëfyesi të dyqanit mund t’u
jepet konsumatorëve pas hyrjes ose të vendoset pranë secilës hyrje ashtu që blerësit të
mund ta marrin vetë.

Sipër, majtas
Një dritë e thjeshtë neoni bëhet një objekt skenik në vehte në duart e një kukulle në Lane
Crawford në Hong Kong.

Sipër, djathtas
Teknologjia e shekullit njëzetenjë përdoret në dyqanin Prada në Los Anxhelos për të
komunikuar me konsumatorët, duke i informuar ata për rrëfimet e tanishme sociale dhe
politike me synim të krijimit të një teme për diskutim.

(faqe 162)
Sipër
E çuditshme por efektive, ekspozuesit vizual të mallrave të Topshop-it në Londër kanë
përdorur disqe origjinale 45-rpm për të shkruar emrin e departamentit të kohërave të
paharrueshme.

(faqe 163)
Pasi të është futur brenda, konsumatori mund të kërkojë ndihmë shtesë për navigim
brenda dyqanit. Shpesh, shenjat tekstuale – që shpesh njihen si reklama – varen mbi
shtigjet e ecjes. Reklamat zakonisht janë të printuara ose kanë tekst vetëngritës të
vendosur mbi to. Ato mund të ndërtohen nga sfungjeri, druri ose materiali i plastifikuar.
Shenjat që qëndrojnë vetëm të vendosura në fillim të shtegut të ecjes, shkallëve lëvizëse
dhe ashensorëve janë gjithashtu një mënyrë e efektshme e informimit të konsumatorit se
ku ndodhen ata dhe çfarë ofrohet tjetër në dyqan.

Shenjat tekstuale të departamentit do të ndihmojnë konsumatorin të përcaktojë kursin


përreth dhe përmes mallrave. Një markë e fuqishme furnizuese mund të veprojë si një
ankorë për përforcimin e kategorisë së produktit të departamentit. Nëse përdoret si duhet
dhe si një pikë qendrore, një markë e fuqishme në një mur do të tërheqë konsumatorët në
zemër të departamentit. Shenjat tekstuale të murit janë pjesë integrale e dizajnit të dyqanit
dhe ekspozimit vizual. Nëse përdoren si duhet ato jo vetëm që mund të drejtojnë por edhe
të tërheqin konsumatorët. Ekranet plazma dhe dritaret e neonit janë një mënyrë e
çuditshme e krijimit të teatrit, dhe prapë duke bartur një porosi; që të dyja mund të
përdoren për të shtuar lëvizjet për të zbutur orenditë e mureve.

Shenjat që qëndrojnë vetëm të cilat përdoren për të informuar konsumatorin për


promovime, ngjarje ose kosto duhet gjithmonë të printohen në karton dhe të ekspozohen
në një mbajtës perspex. Mbajtësit e shenjave mund të krijohen në çfarëdo madhësie, por
një shenjë universale zakonisht është më shumë efektive. Aty ku shenja shihet nga të dyja
anët, dy mund të vendosen shpinë për shpinë, ose shenja mund të printohet në të dyja
anët. Shenjat në mbajtës Perspex duhet të qëndrojnë pranë produktit dhe të jenë pjesë
integrale e një prezantimi e jo vetëm një mendim i vonuar. Konsumatorët shpesh lëvizin
shenjat, ndërsa një zgjidhje e lehtë është që mbajtësi i shenjës të vendoset në sipërfaqe të
rrafshët me ngjitës në të dyja anët.

Sipër, majtas
Shenjat nuk duhet gjithmonë të bartin një porosi serioze ose direkte për blerësin.
Nganjëherë një grafik i thjeshtë mjafton si në Kirna Zabete, Nju Jork duke inkurajuar
konsumatorët e saj të kënaqen me terapinë e shitjes.

Nën, majtas
Dy shigjeta të trasha drejtojnë konsumatorët përreth këtyre dyqaneve të mirëmbajtjes së
veturave dhe zgjidhjeve të udhëtimit të Halfords. Përdorimi i ngjyrave dhe grafiqeve
është gjithashtu një ngjasim në shenjat e autorrugëve për t’u ndërlidhur me aspiratat
vozitëse të konsumatorëve të tij.

Sipër, djathtas
Suksesi i kësaj shenje në dyqanin Heal në Londër qëndron në thjeshtësinë e saj. Madhësia
e shkronjave nënkupton që ajo vërehet lehtazi përgjatë dyqanit, duke u mundësuar
konsumatorëve të gjejnë departamentin lehtazi dhe gjithashtu t’i orientojë ata nëpër kat.

Nën, djathtas
Grafiqet dhe shenjat e fuqishme tekstuale të varura direkt mbi produktet e freskëta në
supermarketin Safeway në Kaliforni, duke e për më të lehtë për konsumatorët të
identifikojnë lokacionin e tyre në dyqan.

(faqe 164)
Lista e kontrollit për etiketat:

Etiketat e shkruara me dorë do të duken joprofesionale

Gjithmonë kontrolloni drejtshkrimin e gabimeve

Sigurohuni që teksti nuk është shumë i gjatë

Përdorni një lloj shkronje që është i qartë, i thjeshtë dhe i lehtë dhe i madh për t’u lexuar

Përdorni një madhësi etikete

Etiketat me ngjyra të ndryshme për departamentet e ndryshme mund të jenë të efektshme

Mbajtësit Perspex të tiketave do të mbledhin pluhur; ato duhet të pastrohen rregullisht

Shenjat varëse duhet të jenë të sigurta; një ventilator ajri mund t’i bëjë ato të luhaten

Teksti dhe ngjyra


Shenjat drejtuese brenda dyqanit duhet të kenë një identitet të tyrin ashtu që të mos
përzihen ose përplasen me grafiqet e tjera; një ngjyrë ose stil unik do t’u ndihmojë atyre
të dallohen. Teksti duhet të jetë i qartë dhe i thjeshtë për lexim dhe në një ngjyrë kontrasti
me sfondin. Ja vlen të mbahet në mend që shkronjat e vogla të shtypit lexohen më lehtë
se ato të mëdhatë.

Edhe pse më shumë informacione janë kyçe për informimin e konsumatorit, informatat e
tepërta mund të shkaktojnë huti. Një konsumator shpesh nuk do të ketë kohë ose durim të
ndalet dhe lexojë rreshta ose tekst të shumtë. Deklaratat e shkurta, të sakta mund të jenë
më efektive.

Etiketat e çmimit
Caktimi i çmimeve të produkteve individuale mund të kryhet në dy mënyra. Disa shitës
mund të dëshirojnë që çmimi të dominojë produktin; dyqanet me ulje dhe artikujt në ulje
definitivisht do të përfitojnë nga kjo teknikë. Etiketat e mëdha ngjitëse vendosen në
artikuj dhe vendosen në lartësi të mjaftueshme për të inkurajuar shitje të mëdha. Etiketat
ngjitëse të çmimit, edhe pse në lokacion të dukshëm të paketimit, nuk duhet të mbulojnë
emrin e markës. Të gjitha çmimet duhet të jenë në të njëjtin vend të secilit artikull, në
mënyrë ideale në anën e majtë të pjesës së sipërme ose fundore. Një tavolinë me vetëm
një produkt mund të kërkojë shenja që qëndrojnë vetëm duke treguar çmimin.

Shitësit të cilët dëshirojnë që produktet e tyre të duken më ekskluzive do të përfitojnë nga


vendosja e etiketave ngjitëse të çmimit qoftë në pjesën e pasme ose në pjesën fundore të
mallit. Një artikull i vogël i vendosur në kuti mund të kapet lehtë në dorë për kontrollim
të çmimit; vendosja e etiketës larg shikimit nënkupton që konsumatorit duhet të
angazhohet me produktin. Sidoqoftë artikujve më të mëdhenj ose të thyeshëm siç janë
vazot më së miri u caktohen çmimi në pjesën e pasme dhe fundore; do të ishte e
pamenduar mirë dhe e rrezikshme të sugjerohej që konsumatori të mund të merrte në dorë
artikujt e shtrenjtë.

Veshjet do të duhej të mbanin çmimet e tyre në mënyrë të sigurtë, qoftë me ndonjë


gjilpërë me kokë të sigurtë ose pistoletë kapëse, e cila vendos një etiketë plastike përmes
pëlhurës me një gjilpërë të hollë. Kujdes duhet pasur gjithmonë në sigurimin që gjilpëra
të mos e dëmtojë ose lërë ndonjë shenjë në rrobë. Etiketa e rrobës është vendi më i
përshtatshëm për vendosjen e ndonjë etikete të çmimit. Standardet tregtuese dallojnë në
secilin shtet: disa kërkojnë që çmimi të jetë i dukshëm në rrobë; të tjerët janë të lumtur që
çmimi të vendoset në mënyrë të padukshme brenda rrobës. Gjithmonë ja vlen të
hulumtohen ligjet lokale tregtuese para caktimit të çmimit të produkteve.

Sipër, majtas
Në Marks & Spencer, një etiketë e dizajnuar qartazi për të treguar çmimin dhe madhësinë
është e vendosur me një kapëse brenda rrobës, por është ende e dukshme për
konsumatorin.

Sipër, mes
Udhërrëfyesi i dyqanit për një departament duhet të jetë i thjeshtë dhe i lehtë për lexim
për shkak të rëndësisë së informacion që ai duhet të bartë, për shkak se dyqanet e tilla do
të kenë shumë kate që duhen përshkruar. Peter Jones në Londër është një shembull i mirë,
siç tregohet këtu.

Sipër, djathtas
Me të arritur te pjesa fundore e shkallëve lëvizëse në katin përdhesë të Peter Jones në
Londër, konsumatorët mësojnë në më shumë detaje për atë që ata do të gjejnë një kat.
Shkronja e madhe G dhe grafiku i modës japin informacione të shpejta derisa
konsumatorët zbresin, me detajet e renditura përfundi.

(faqe 165)

Grafiqet e printuara
Përdorimi i imazheve të printuara do të lirojë shumë kohë të ekspozuesve vizual të mallit.
Varja e reklamave të printuara me një fotografi ose dizajn në të ku tregohet zakonisht
ekspozimi i ndonjë produkti – ose madje edhe mbrapa ndonjë koleksioni të kukullave –
për krijimin e ndonjë sfondi do të krijojë një pikë të shpejtë qendrore. Përfitimi kryesor i
ndonjë grafiku të printuar është shtimi i shpejtë i tekstit në të, ashtu që konsumatorët jo
vetëm që do të vetëdijesohen për imazhin, por ata gjithashtu edhe mund të informohen
nga ai imazh.

Një grafi i referohet një imazhi të printuar i cili mund të jetë një fotografo, vizatimore një
pjesë vepre e artit që inkorporon një imazh dhe tekst. Shumë grafiqe të cilat paraqiten ose
në vitrinat e dyqanit ose brenda dyqanit janë të lidhura me një fushatë të rkleamimit të
ndonjë marke (ku për shembull marka është ajo e dyqanit ose e dizajnerit individual e
vendosur në dyqan) dhe shpesh ofrohen në formate të mëdha të cilat mund të përshtaten
brenda dyqanit të markës. Grafiqet moderne zakonisht printohen në mënyrë dixhitale me
rezolucion të madh nga teknikët e fotografisë. Kostoja e printimit të reklamave të mëdha
dixhitale është minimale krahasuar me metodat e vjetra të printimit të fotografive.
Grafiqet e printuara, nëse përdoren si duhet, mund të ndryshojnë dukjen e ndonjë
departamenti ose dyqani në mënyrë dramatike. Ato janë të lehta për t’u përdorur dhe të
lehta për t’u ruajtur. Shtimi i tekstit në grafiqe do të dërgojë gjithashtu edhe një porosi
përveç se do të duket tërheqëse.

Ekzistojnë shumë arsye pse një shitës mbështetet në grafiqet brenda dyqanit dhe në
vitrina. Arsyetimi kryesor është kostoja. Gjatë viteve të 1980-ta, kostoja e prodhimit të
ekspozimeve brenda dyqanit të të njëjti standard dhe cilësi është rritur, nganjëherë shumë
përtej buxheteve të caktuara. Një zgjidhje e thjeshtë ishte përdorimi i sfondeve të
printuara për të krijuara dramaticitetin e ngjashëm si edhe ekspozimi. Shpesh ato nuk janë
përshtatur me metodat tradicionale. Sidoqoftë, sot ato janë një mjet shumë i çmuar i
përdorur me teknikat më tradicionale të ekspozimit vizual.
Sipër
Grfaiqet e mëdha japin pamjen që kanë rënë në Lane Crawford, Hong Kong. Rezultati
ështënjë ekspozim interesant me kënde të pazakonta të krijuara në katin e dyqanit.

Nën
Një koleksion i thjeshtë i fotografive ku tregohet koleksioni i veshjeve të meshkujve të
Neil Barrett është ngjitur në mur për të theksuar veshjen në pjesën e parme, në dyqanin
Lane Crawford.

(faqe 166)

Sipër
Një instilacion për Costume National në Lane Crawford, Hong Kong. Është bazuar
thjeshtë në dhomën e saj ekspozuese dhe ka zgjatur vetëm një muaj.

Nën
Në mënyrë universale, shitësit e kozmetikës përdorin transparence me ndriçim nga
mbrapa për të promovuar markën dhe gamën e produkteve të tyre, siç tregohet këtu në
këtë shtëpi mallrash në Tokio.

(faqe 167)

Transparencat me ndriçim nga mbrapa


Shumica e shitoreve të parfumeve përreth botës dëshmojnë sa efektive mund të jenë
transparencat me ndriçim nga mbrapa. E thënë në terma të thjeshtë, kutia e cila mban
transparencën përbëhet nga një kuti me ndriçim me katër anë dhe me një rend të llambave
fluoreshente në pjesën e pasme. Një fletë Perspex-i ose qelqi në pjesën e parme mbështet
transparencën. Shumë shpesh, korniza e cila mbështet Perspex dhe qelqin do të ç’kapet,
duke e bërë të lehtë ndërrimin e fotografisë. Fotografia prodhohet si një transparencë nga
fotografi dhe, ngjashëm si grafiqet dixhitale, mund të vijë në madhësi të ndryshme
Shpesh markat do të ofrojnë transparencat e tyre.

Transparencat me ndriçim nga mbrapa janë të efektshme në kosto dhe kërkojnë


mirëmbajtje të ulët. Pasi që njësia të jetë fiksuar për muri ose orendie, ajo kërkon pak
vëmendje. Ato janë një mjet i mirë për shndritjen e një këndi të errët të ndonjë dyqani si
dhe për të dërguar porosinë tek konsumatori.

Sipër
Një transparencë e madhe me ndriçim nga mbrapa vepron si një pikë qendre për të
tërhequr konsumatorët në Benetton, Moskë.
(faqe 168)
Ndriçimi

Ndriçimi kurrë nuk duhet të lihet për t’u menduar më vonë. Elementet në vijim
duhet të merren gjithmonë parasysh gjatë krijimit të ndonjë ekspozimi:

A kërkon ekspozimi ndriçim?

A është ekspozimi në ndonjë hapësirë i qasshëm në prizat elektrik ose sistemin e binarit?

Si do të ndriçohet ekspozimi?

Cilat orendi pritet ai t’i ndriçojë?

Ndriçimi luan në pjesë të rëndësishme në cilindo mjedis të shitjes, qoftë nëse


përdoret për të theksuar ose si pikë qendrore brenda dyqanit ose thjeshtë për të
shpërndarë dritë të mjaftueshme mbi orenditë ashtu që të konsumatorët të mund të
gjejnë lehtazi atë që kërkojnë (shihni diagrami në faqe 202). Ndriçimi nuk do të jetë
artikulli më ekonomik në buxhetin e ekspozuesit vizual të mallrave; cilësia e mirë,
orenditë efektive të ndriçimit mund të jenë të shtrenjta.

Fatkeqësisht, shitësit nuk përdorin gjithmonë pajisjet e ndriçimit në shkallën e plotë.


Ende shumë orientojnë përpjekjet e tyre në rregullimin e ekspozimit, dhe dështojnë ta
bëjnë atë të qëndrojë duke përdorur ndriçim të mirë. Shpesh zonat më ngazëllyese
vizuale në një dyqan janë të fshehura në hije.

Një sistem i mirë ndriçimi me llamba me mundësi përshtatjeje ofron fleksibilitet të madh
për ekspozimet brenda dyqanit dhe i jep ekspozuesit vizual mundësinë të përdorë disa
orendi ndriçimi, ku secila do të performojë një rol të ndryshëm brenda ekspozimit.
Pajisjet fokususe me theks në ndonjë artikull individual të mallit, derisa pajisjet me
ndriçim të gjerë do të krijojnë një dritë ambienti në tërësi.

Fuqia dhe gjerësia e llambës mund të jetë hutuese për ndonjë person të ri. Pajisja e
llambës është e padobishme pa llambën e duhur. Shumë pajisje të ndriçimit mund të
mbajnë një llojshmëri llambash, por jo të gjitha mund të jenë të efektshmen aspektin
universal. Madhësia e gjerësisë së dritës që ju kërkoni zakonisht varet nga madhësia e
grupimit që pritet të shndrisë. Një artikull i vogël siç janë stolitë, për shembull, do të
kërkojnë një gjerësi trishkallëshe të dritës; çdo gjë tjetër do të ndriçojë zonën përreth.
Katet e dyqanit janë shpesh të ndriçuara me shirita fluroshent ndriçimi, i cili nëse
përdoret si duhet, jep një dritë të përgjithshme ambienti që është efektive dhe efikase.

Sipër, majtas
Gjatë ndriçimit të ndonjë muri, dritat duhet të përshtatet ashtu që dritat të fokusohen në
rroba dhe jo në mure, dysheme ose tavane të zbrazëta. Llambat gjithmonë duhet të jenë të
kthyera kah muri dhe nuk duhet të drejtohen në dyqan, për të verbëruar konsumatorët.
Sipër, djathtas
Gjerësia e duhur e ndriçimit duhet të përdoret: gjithçka që është tepër e vogël do të
theksojë vetëm një seksion të veshjes; gjithçka tepër e gjerë do të prishë tërë prezantimin.

(faqe 169)

Sipër
Brezat fluoreshent ndriçues të përdorur në mënyrë jotradicionale krijojnë një pikë
qendrore në hyrje të seksionit të veshjeve të dizajnerëve për meshkuj.

Nën
Shfaqja e vëmendjes së ndriçimit të produkteve dhe objekteve skenike bëjnë dallimin
ndërmjet një ekspozimi të suksesshëm dhe një që nuk funksionon.

(faqe 170)

Ndriçimi
Ekspozimi tradicional vizual mund të mos mjaftojë gjithmonë për ta bërë si duhet
ambientin e përgjithshëm të dyqanit. Shitësit anembanë botës përpiqen t’u ofrojnë
konsumatorëve përvojat të cilat nuk orientohen vetëm në mallrat që shesin.
Interaksioni nga ndonjë DJ ose të shijuarit e ushqimit janë vetëm dy prej përvojave
të cilat konsumatori i ditëve të sotme i pret.

Muzika
Roli i ekspozuesit vizual të mallrave shpesh mund të mos ndalet në rregullimin e katit ë
dyqanit dhe sigurohen që dyqani është i prezantueshëm dhe se mund të promovojë një
imazh marke. Sot, ka gjasë që ekspozuesit vizual do të ftohen gjithashtu për të shikuar
nivelin e përgjithshëm të ambientit dhe atmosferës së dyqanit. Ata mund të kërkohet t ë
vendosin lidhur me atë nëse duhet të lëshohet muzikë derisa konsumatorët janë duke bërë
blerje, dhe nëse po, çfarë muzike duhet të dëgjojnë. Muzika padyshim do të përmirësojë
ambientin; sidoqoftë, është ide e mirë të konsiderohet se cila muzikë i përshtatet stilit të
ekspozimit dhe konsumatorit. Një ton i lartë i muzikës bashkëkohore mund të jetë
bezdisës për ndonjë zonjë të vjetër e cila bënë blerje të perdeve derisa e njëjta mund të
inspirojë një audiencë më të re e cila kërkon diçka në ndonjë dyqan xhindesh. Mund të
jetë gjithashtu e ndjeshme të kontrollohet që edhe vargjet të mos jenë ofenduese.

Aromat dhe parfumet


Aromat dhe parfumet do të stimulojnë ndjenjat e konsumatorit – me kusht që
konsumatorit i pëlqen aroma. Aromat astmoferike mund të prezantohen në ndonjë zonë e
cila i prezanton ato dhe ndihmon në promovimin e produktit. Qirinjtë aromatik të
ekspozuar në ndonjë mjedis aromatik do të shtojnë shitjet.
Disa aroma janë të lidhura me kategorinë e produktit, veçanërisht nëse ai është ndonjë
artikull i ushqimit, por është gjithmonë më së miri të sigurohemi se artikujt janë të frskët.
Aromat e këqija do të jenë penguese; maskimi i tyre do të krijojë zgjidhje afatshkurtër.
Aroma e bukës sapo të pjekur në ndonjë furrë do të joshë konsumatorin të shpenzojë,
derisa aroma e ndonjë peshku nuk do të ketë të njëjtin efekt (e vetmja zgjidhje do të ishte
pastrimi i rregullt i pajisjeve dhe frigoriferëve). Është gjithmonë ide e mirë të lokalizohen
aromat në ato tona kur mund të monitorohen dhe ndryshohen.

Me vite, shtëpitë e mallrave kanë qenë të lidhura me idenë e pompimit të aromave përmes
sistemeve të aklimatizimit të ajrit për të kënaqur blerësit. Kjo ide, sidoqoftë, nuk është
dëshmuar si funksionale. Shijet e të gjithëve janë të ndryshme; çfarë mund të pëlqehet
prej dikujt mund të urrehet prej tjetrit. Në ndonjë rast ekstrem, ndonjë konsumator mund
të jetë alergjik ndaj ndonjë arome të panjohur – me pasoja jashtëzakonisht të papritura.

Bimët
Bimët janë një mënyrë e mirë t krijimit të ambientit, ngjyrave dhe ndjenjes së veçantë. Të
gjitha do të kërkojnë ujitje, por bimët e vendosura jashtë do të duhet të vendosen jashtë
për ca kohë ashtu që të mund të zgjasin.

Sipër
Lulet e freskëta do të ngrisin karakterin e dyqanit. Varësisht nga përzgjedhja dhe
aranzhimi ato mund të jenë ose mashkullore ose femërore. Jo të gjitha lulet duhet të
ekspozohen në mënyrë artistike në ndonjë aranzhim të komplikuar me një llojshmëri
lulesh. Këtu në Kirna Zabete në Nju Jork, është shtuar një ndjesi femërore me një
koleksion të madh në një prezantim dinamik lulesh të cila as nuk janë të shtrenjta e as të
vështirë për t’u krijuar.

Në anën e kundërt
Ky pasqyrim i dyqanit të ri të Villa Moda në Bahrain nga Marcel Wanders ka për synim
të bëjë bashkë të gjitha elementet të cilat sjellin ambientin e një dyqani – teatër,
arkitekturë, ndriçim dhe kukulla.

(faqe 171) FOTOGRAFI

(faqe 172)
Standardet dhe mirëmbajtja e shitjes, si dhe buxheti

Rëndësia e mirëmbajtjes së standardeve vizuale të një dyqani ose kati kurrë nuk
duhet të nënvlerësohet. Kërkimi i ndihmës nga ekipi i shitjes mund të afektojë
ngarkesën e punës së një ekspozuesi vizual në mënyrë dramatike. Trajnimi i stafit të
shitjes për implementimin e nivelit bazik të ekspozimit vizual i cili mund të përdoret
në mënyrë të lehtë do të jetë një përfitim afatgjatë. Për shembull, një ekspozues
vizual mund të mos kërkojë nga asistentët e tij të krijojnë ekspozime ose të veshin
kukulla, por ata mund të ndihmojnë rreth ekspozimit të përditshëm të orendive.
Standardet dhe mirëmbajtja
Shumica e shitësve presin që katet e tyre të dyqaneve të jenë të pastra dhe të rregullta, të
gatshme për tregtimin e mëngjesit. Prodhimi i një broshure për të sqaruar mirëmbajtjen e
standardeve të ekspozimit vizual është një mënyrë efektive e komunikimit të kërkesave
tek asistentët e shitjes. Një plan gjenerik mund të përdoret dhe pastaj të azhurnohet
lehtazi çdo stinë. Sesionet javore të trajnimit të kryera në katin e dyqanit nga ndonjë
ekspozues vizual me stafin e shitjes do të ndihmojnë poashtu në qartësimin e roleve dhe
përgjegjësive të stafit. Caktimi i pronësisë individuale për kategori specifike të produktit
ose marka do të ndihmojë gjithashtu në strukturën e ekspozimit vizual brenda ekipit të
shitjes.

Rimbushja e mallit
Rimbushja e mallit më së mirë bëhet derisa dyqani është i mbyllur, ose në mbrëmje ose si
gjëja e parë në mëngjes. Menaxherët dhe pronarët e dyqaneve prestigjioze zakonisht nuk
lejojnë karrocat e dorës ose parmakët me rrota gjatë në dyshemenë e dyqanit gjatë orëve
të hapjes. Kjo disiplinë duhet të praktikohet në secilin mjedis të shitjes. Konsumatorët
nuk duhet të bezdisen nga asgjë tjetër pos nga malli që ofrohet.

Mbajtja e shtëpisë
Mbajtja e shtëpisë duhet të përfundojë pas mbylljes së dyqanit. Shtigjet e ecjes dhe
degëzimet duhet të pastrohen bashkë me pengesat e mundshme. Orenditë duhen pastruar
dhe hequr pluhurin. Veshjet duhen ripalosur or varur, mbani në mend të siguroheni se të
gjitha etiketat e çmimit janë ende të bashkëngjitura. Produktet e ndyta ose të papastra
duhet ose të pastrohen ose të zëvendësohen.

Arkat e pagesës
Arkat e pagesës duhet të duken profesionale gjatë gjithë kohës dhe të jenë të
parrëmujshme dhe miqësore ndaj konsumatorëve. Konsumatorët, zakonisht kur kanë në
dorë shuma të mëdha parash,, nuk presin të shohin shkarravina dhe fotografi të familjes të
varura tek arka. Sipërfaqet e pastra dhe të rrafshëta duhet të ndahen për palosjen e
veshjeve para se ato të vendosen në qesen për bartje.

Buxheti
Buxheti për ekspozimin vizual brenda dyqanit gjithashtu kërkon një proces mendimi.
Gjatë porositjes së orendive dhe pajisjeve, zgjidhja mund të jetë ndërmjet artikujve me
porosi ose atyre të blerë direkt nga prodhuesit. Kjo e dyta mund të jetë shpesh më
ekonomike por jo edhe aq inspiruese. Orenditë, duhet të shihen si një investim; për dallim
prej skemës të vitrinës, ato do të kenë një jetë të gjatë shitjeje. Gjatë planifikimit të
rregullimit të brendshëm të ndonjë kati, paratë nga buxheti duhen ndarë poashtu për
ndriçimin shtesë, grafiqet dhe shenjat tekstuale, të cilave shpesh nuk u kushtohet
vëmendje. Një dysheme e vrazhdë mund të kërkojë kosto shtesë për projektin e
përgjithshëm, por në afat të gjatë do të jetë e efektshme në kosto.

(faqe 173)
Ekspozimi vizual virtual
Për shumë vite ekspozuesit vizual është dashur të mbështetet në një fletë të letrës
grafike dhe të një lapsi për vizatim të planeve të tyre të dyqaneve. Sidoqoftë, sot,
teknologjia mundëson një proces më të shpejtë dhe më efektiv të krijimit të planeve
dhe dizajneve të dyqaneve. Programet e ndryshme kompjuterike mund të krijojnë
një dyqan virtual. Të përdorura në tandem me funksionet e blerjes dhe ekspozimit
të mallrave, këto programe mund të mbajnë librari të ekspozimit vizual të cilat do
të jenë në dyqan gjatë ndonjë momenti kohor. Produktet e tilla virtuale mund të
tërhiqen ose lëshohen në orendi të cilat janë poashtu pjesë e një librarie të ndarë e
cilën ekspozuesi ose mund të ndërtojë ose importojë nga katalogët e furnizuesit.

Së pari, krijohen muret dhe dyshemetë sipas dimensioneve reale, dhe pastaj mund të
shtohen skemat e porositura të ngjyrave. Pasi që orenditë të jenë vënë në vend, produktet
mund të varen në parmakë, ose artikuj e palosur mund të vendosen nëpër rafte ose
tavolina. Dizajni i plotë i dyqanit mund të shihet si plan ose nga lart dhe me disa
programe përdoruesi mund të bëjë një udhëtim tredimensional në hapësirë. Ndriçimi
mund të drejtohet në orendi të caktuara fikse dhe të përshtatet për të dhënë një
këndvështrim edhe më real. Kukullat, shenjat tekstuale dhe grafiqet mund të shtohen
gjithashtu për të krijuar ekspozime të brendshme.

Programet e kompjuterit nuk janë të lira, por në aspekt afatgjatë mund të jenë të
efektshme në kosto për shkak të shfrytëzimit që ofrojnë. Me vetëm pak ditë të trajnimit
profesional dhe me më pak ushtrime, ato mund të përdoren për të prodhuar pamje vizuale
të cilësisë së shkëlqyeshme.

Sipër
Një program kompjuterik nga MockShop që tregon planin e tërësishëm të dyqanit virtual.
Ai ofron mundësinë e gjenerimit të planit për secilën orendi, përfshirë stilin dhe ngjyrën e
secilin artikull, njësinë dhe lokacionin e secilës orendi, bashkë me shenjat e duhura
tekstuale.

(faqja 174)
Komunikimi i dyqanit: direktivat e dyqanit
Anembanë botës, shitësit e zinxhirëve të dyqaneve si dhe vetë markat individuale
vazhdojnë t’i japin rëndësi identitetit të markës dhe dëshirojnë të sigurojnë një porosi të
qëndrueshme të markës dhe një përvojë për konsumatorët në të gjitha dyqanet. Për ta
arritur këtë, funksioni i ekspozimit vizual tani shtrihet deri te selitë e korporatave, ku
krijohet një vizion i unifikuar i cili shpërndahet tek dyqanet në formë të direktivave të
dizajnit.

Direktivat zakonisht ndjekin ose një shteg vertikal ose horizontal. Shitësit si Gap krijojnë
direktiva të dizajnit në nivel korporatash. Këto theksojnë trendet kyçe sezonale dhe
përfshijnë: ekspozimet e vitrinave; ekspozimet e dyqaneve të nxehta; të cilat gjenden
menjëherë në hyrje të dyqanit duke pasqyruar trendet më të fundit të stinës; ekspozimet e
departamenteve të cilat fokusohen në përdorimin final të konsumatorit; dhe planet e katit
për një hierarki në nivel kati A-B-C, kur dyqanet e A-së bëjnë shitjet më të mëdha dhe
bartin koleksionin e plotë, ndërsa dyqanet e tjera bëjnë më pak shitje dhe bartin grupe të
kufizuara nga koleksioni. Direktivat u dërgohen dyqaneve individuale (procesi njihet si
shpërndarja vertikale), ku stafi pritet të ekzekutojë të gjitha direktivat në secilin dyqan.
Menaxherët e distriktit dhe ata regjional sigurohen që direktivat janë implementuar në
mënyrë të saktë dhe janë implementuar në kohën e duhur.

Markat shpesh furnizojnë shitësit me orendi të markave për të krijuar zona të brendshme
të markave nlpër dyqane. Pavarësisht nëse ata ofrojnë orendi të markave apo jo, edhe
furnizuesit krijojnë direktiva që përmbajnë informacione lidhur me reklamimin sezonal,
trendet dhe koleksionet, me sugjerime për vendosjen e mallrave. Disa furnizues mund të
mbështeten në stafin e dyqanit për implementimin e këtyre direktivave (shpërndarja
horizontale).

Shumë shitës dhe marka janë duke investuar në softuerë të të drejtave tregtare për të
integruar menaxhimin e tyre të ekspozimit dhe për të harmonizuar operacionet e tyre.
Vlera e këtyre programeve është që ata u mundësojnë dizajnerëve, ekspozuesve dhe
shitësve të punojnë dhe komunikojnë në aspekt vizual.

Markat e ShBA-së, si Levi’s, Calvin Klein, Tommy Hilfiger dhe Dockers, si dhe shitësit
si Macy’s dhe Dillard’s kanë zgjedhur një shitës vizual me seli në Britani të ofrojë një
suitë të integruar të programeve softuerike të cilat përfshijnë planifikimit e asortimenteve,
analizimin, ndërtimin e koleksionit, menaxhimin e bazës së të dhënave dhe dizajnimin e
orendive si dhe ekspozimin vizual në formë të Dyqanit Vizual, të njohur si MockShop.

Sipër
MockShop i mundëson ekspozuesit vizual të mallrave të krijojë një plan kati për dyqanin,
qoftë në mënyrë digjitale ose përmes letrave të shtypura, për të komunikuar direktivat e
dizajnit.

(faqe 175)
Dyqani virtual
Dyqani i shitjes është modeluar në tri dimensione, me të gjitha komponentët e imazhit të
markës dhe koleksionit të përfaqësuar. Përzgjedhja e materialeve fizike të dyqanit (p.sh.
materialet e katit, ngjyrat, etj.), vitrinat, shenjat tekstuale ose orenditë e markave, shenjat
e brendshme, si dhe ekspozimi janë kombinuar në pamje tredimensionale për lehtësim të
ekspozimit në nivel të shitjes. Kur një shitës të përzgjedhë përdorimin e Shitjes Vizuale,
përfaqësuesit e SHV-së punojnë me kompaninë për të ndërtuar një varietet të librarive:
orendi, dekor dyqani, dhe materiale enterieri (dysheme, ngjyra, etj.). Shitësi fut artikujt e
tij, shenjat tekstuale dhe kukullat në një bazë t dhënash sezonale.
Duke përdorur teknologjinë tërhiqë dhe lësho si dhe një sërë librarish, ekspozuesit vizual
mund të përcaktojnë madhësinë dhe konfigurimin e hapësirës dhe të ndërtojnë
dyshemenë, muret dhe mbulesat e tavanit. Duke punuar në një kombinim të planeve dhe
pamjeve tredimensionale, ata tërheqin dhe lëshojnë orenditë nga libraria dhe i vendosin
ato në katin e shitjes. Secila orendi përmban një konektor, një kontejner, ose një
kombinim të të dyjave, që mundëson vendosjen e mallrave në orendi. Konektorët
vendosin artikujt varës në parmakët dhe degëzimet e orendisë, derisa kontejnerët në
mënyrë automatike palosin veshjet në rafte ose sipërfaqe të rrafshëta, ose pranojnë
grahuqe. Mallrat mund të lëvizen nga zonat varëse në ato palosëse dhe anasjelltas ndërsa
programi i ekspozon ato në gjendjen e saktë. Numri i njësive që caktohen për secilën
degëzim, parmakë ose raft mund të rritet ose zvogëlohet.

Pasi të përfundojë ekspozimi i katit, ekspozuesi vizual mund të përgatisë imazhet e


pamjeve të ndryshme të dyqanit dhe orendive të cilat duhet të përdoren në direktivën e
dizajnit. Një plan individual i orendive i cili detajon artikujt dhe vendosjen e tyre mund të
gjenerohet gjithashtu. Në fund, një raport i përgjithshëm statistikor për planin e katit
mund të krijohet, duke detajuar informacionet e artikujve dhe vlerën e shitjes në një
format tabelar, me një kalkulim final të shitjeve të parashikuara për metër katrorë ose
gjatësi.

Direktivat mund të krijohen në “visual storyboard”: një mjet për rregullim faqesh i cili
është i dobishëm për krijimin e disponimit, inspirimit dhe komunikimin e zhvillimit të
koleksioneve. Deria informacionet azhurnohen dhe ndryshohen në një zonë të ekspozimit
vizual – për shembull, ndryshimi i ngjyrës ose stilit – azhurnimet reflektohen në mënyrë
automatike anekënd. Për shkak të qasjes vizuale, shitja virtuale është e lehtë për t’u
përdorur pasi të keni rregulluar ikonat, shortkatet e programeve dhe proceset e nevojshme
për kompletimin e detyrës.

Direktivat e dizajnit gjenerohen disa herë brenda vitit për të koniciduar me koleksionet
dhe dërgesat sezonale. Për shembull, veshjet e modës shpesh përfshijnë stinët e vjeshtës,
pranverës, sezonat e pushimeve dhe ato kalimtare. Direktivat e dizajnit duhet të gjenerosh
për secilën prej tyre.

Direktivat e dizajnit janë dizajne sezonale të cilat përfshijnë të gjitha ose disa nga
informacionet në vijim:

Trendin e përgjithshëm sezonal, reklamimin, orenditë dhe informacionet e tjera të


ndryshme.

Një vështrim të përgjithshëm të asaj se si funksionon kategoria e ekspozimit përgjatë


koleksioneve ose klasifikimeve (p.sh. këpucët, veshjet e brendshme, etj.)

Informatat e hollësishme sipas koleksionit ose klasifikimit, siç janë temat e mundshme,
ngjyrat kyçe, pëlhurat ose stilet, idetë e ekspozimit, vendosja dhe kategoritë e orendive
dhe planet e katit, si dhe ndonjë shënim specifik për kategorinë e ekspozimit të mallrave.
Sipër
Veçoritë e mëtejme të programit MockShop ofrojnë mundësi për plane të ndryshme
vizuale të dyqanit për artikujt kyç (lart), për vitrina (mes) dhe orendi (pjesa fundore).

(faqe 176)
Studimi i dyqanit:
Giorgio Armani

Dyqani i Giorgio Armanit në Hong Kong mburret jo vetëm për dy kate të modës
por gjithashtu edhe për përvojën e mahnitshme inspuruese të blerjes. Një hapje e
dyqaneve të Armanit kudo në botë do të shkaktojë një prashikueshmëri të lartë të
publicitetit dhe vëmendjes së medias. Me këtë në mendje, dhe me një sukses të
konfirmuar të dyqaneve të tjera, Armani padyshim se nuk është kufizuar vetëm në
dizajnin e qendrës së tij të parë blerëse orientale.

Koncepti
Ideja e Doriana D. Mandrelli dhe Massimiliaono Fuksas, koncepti bashkëkohor ishte
zhvilluar rreth një fluiditeti. Përdorimi i shiritit të kuqit nga fibrat e qelqit që dalin nga
dyshemeja dha duke u përhapur pastaj në formë të valëve përgjatë dhe përmes dyshemesë
vepron si një mjet për të ndihmuar konsumatorët të gjejnë rrugën e tyre drejt hapësirës së
kafenesë dhe dëshmohet i dobishëm si një bar, trapezari dhe me një stendë për DJ. Ky
dizajn i mprehtë dhe njëherit inspirues nuk është paramenduar të kuptohet.

Arkitektura
Në hapësirën kryesore të blerjes, dyshemetë e rrëshira të kaltra mbështesin dhomëzat
ekspozuese me qelq të lakuar, mobilet nga çeliku dhe sateni dhe orenditë e tjera për
ekspozimin e mallrave. Secili detaj është menduar me kujdes, ku vëmendje e madhe i
është dhënë detajeve dhe përfundimit.

Sipër
Një miksturë e parmakëve të varur dhe rafteve është përdorur për ekspozimin e
produkteve. Kujdes është pasur për të siguruar që raftet dhe parmakët e sipërm janë të
gjithë të të njëjtës madhësi, duke krijuar një pikë të fuqishme qendrore brenda
departamentit. Produktet e ekspozuara në rafte mundësojnë një hapësirë të madhe përreth
dhe secili grumbull është i kufizuar vë vetëm dy nga secili artikull, duke forcuar
ekskluzivitetin e mallrave. Ekziston një hapësirë edhe më e madhe ndërmjet varësve.
Vëreni se ri rendet e veshjeve të zeza janë theksuar në ngjyra neutrale, duke prezantuar
një pamje të fuqishme mode.

Nën
Pika kryesore ajo biseduese dhe e takimit e dyqanit Armani është bari i lyer me llak të
kuq i cili gjarpëron përmes trapezarisë. Ajo është një pjesë impresive, që bie në sy e
dyqanit që përforcon dizajnin bashkëkohor të dyqanit.

(faqe 177)
Edhe pse enterier mund të jetë dizajnuar me produktin në mendje në kontekst të orendive
fikse të caktuara, për ekspozuesi vizual ajo prapë mbetet sfiduese. Ekzistojnë shumë
dyqane të cilat janë themeluar sot e të cilat mbështeten shumë në dizajnin bashkëkohor
për promovimin e markave të tyre me përdorimin e orendive dinamike dhe hapësirave të
hapura. Sfida për ekspozuesin vizual he arkitektët është të sigurojnë të produkti do të
lidhen me temën e përgjithshme dizajnuese dhe nuk do të mbizotërohet. Sigurimi i
baraspeshës së duhur ndërmjet dizajnit dhe mallit është esenciale.

Orenditë
Secila orendi është marrë në konsideratë jo për dizajnin e saj por gjithashtu për anën e saj
praktike. Për dyqanin e Armanit, si edhe për ndonjë projekt të ndonjë dyqani të ri,
orenditë janë dizajnuar në mënyrë specifike për zonat e produkteve relevante siç janë
planifikuar gjatë fazës së dizajnimit të dyqanit; për shkak të këtij planifikimi të hershëm,
ato janë pjesë integrale e arkitekturës së dyqanit dhe nuk qëndrojnë si një ide që është
menduar më pas. Dizajnimi i një orendie fikse pa këtë vëmendje të detajuar mund të jetë
përcaktuese për pamjen e përgjithshme të dyqanit dhe do të shkaktojë shpenzime të
panevojshme nëse duhet të ridizajnohet dhe prodhohet nga fillimi.

Sa orendi janë vendosur në departamentin e tyre natyrisht do të varet nga sasia e mallit që
ato do të bartin. Në një dyqan Armani, ata kanë konsideruar këtë me kujdes gjatë
planifikimit të planit të dyqanit, ku konsiderimi kryesor i është bërë profilit të lartë dhe
ekskluzivitetit të perceptuar të produktit, duke çuar në një numër të kufizuar të orendive
të cilat vendosen në një zonë të vetme për të shmangur komprometimin e identitetit të
markës.

Përveç matjes së asaj se sa orendi duhen përdorur në një departament, është esenciale që
marka Armani të garantojë që veshjet e saj do të vendosen në mënyrë korrekte në secilën
orendi.

Sipër
Koleksionet e koordinuara të veshjeve të meshkujve janë shfaqur në dy parmakë varës.
Ngjashmëria e kukullave demonstron se si pamja mund të vendoset së bashku.
(faqe 178)
Artikujt e varur
Monotonia e krijuar nga trashëgimia e parmakëve të veshjes mund të jetë jotërheqëse për
syrin; ajo poashtu mund të jetë bezdisëse për konsumatorin. Duke varur pamje komplete
të modës në vetëm dy metra parmakë, dhe duke i ndarë ato nga temat e tjera, blerësi do të
jetë në gjendje të fokusohet në një komplet të veshjes dhe një trend të plotë. Përdorimi i
të zezës si një ngjyrë bazike të ndërlidhur me ngjyrat neutrale ose me një ngjyrë të vetme
i jep konsumatorit një ide të qartë se si duhet të vishen artikujt individual. Gjatësia e
veshjeve është gjithashtu instrumentale në fokusimin e vëmendjes në orendinë fikse si
dhe në veshjet që ajo bartë; Armani në mënyrë të mençur përdor artikujt me gjatësi të
ndryshme për të shtuar variacione në parmakë.

Artikujt e palosur
Vendosja e kujdesshme e produkteve kryhet në ekspozimin e rafteve, Raftet prej qelqi të
cilat bartin mallra të palosura nuk janë të mbingarkuara; vëreni se si produkti ka pamjen e
ekskluzivitetit për shkak të sasisë së artikujve të vendosur në maje të secilës – në
shumicën e rasteve, vetëm dy artikuj janë vendosur në një grumbull. Hapësira ndërmjet
secilin grumbull të veshjeve të palosura është gjithashtu një pohim i qartë i vlerës së tyre.
Për t’u siguruar që të gjithë artikujt qëndrojnë në mënyrë të rregullt pranë njëri tjetrit
është përdorur një dërrasë për palosje.

Në mënyrë të mençur, një shembull i artikujve të palosur në rafte është varur gjithashtu
në parmakët varës që janë afër rafteve. Artikujt e palosur veprojnë si stoqe mbështetëse të
artikujve të varur. Këtu, grumbujt do të përfshijnë madhësi të ndryshme, me artikujt e
varur në madhësinë më të popullarizuar.

Orenditë fikse të mesit


Orenditë fikse të mesit jo vetëm që bartin më shumë produkte, por ato gjithashtu veprojnë
si mobile interesante të cilat përdoren për të ndarë hapësirën si dhe për shtimin e ndonjë
elementi tjetër për ekspozimin e produkteve. Këtu orenditë bartin vetëm ca artikuj nga
zona rrethuese. Artikujt e vënë së bashku shfaqin një seksion të tërthortë të veshjeve që
janë në dispozicion dhe aksesorët relevant koordinues.

Kategoritë e produkteve mikse


Edhe pse një dyqan siç është Armani specializon në artikuj mode të cilat zakonisht
promovohen në parmakë varës dhe rafte, dyqani gjithashtu mban edhe orendi të tjera ku
ekspozohen produktet të cilat do të ndihmojnë të sjellin variacion në planin e dyqanit.
Këtu, ideja e shitjes së librave në atë që është një dyqan mode ndihmon në gjenerimin e
shitjeve por, më e rëndësishmja, ajo krijon një dyqan unik brenda dyqanit për të ndihmuar
në tërheqjen e konsumatorëve brenda dyqanit. Përzgjedhja e librave të cilët janë relevant
për konsumatorin e Armanit dhe ekspozimi i tyre në një zonë afër hyrjes bëhet për të
tërhequr blerësit të cilët jo domosdoshmërisht janë konsumatorë të Armanit, por të cilët
dëshirojnë të blejnë në një stil jetese të Armanit.

Ekspozimi brenda dyqanit


Kukullat e përdorura për të ekspozuar veshjet e Armanit janë dizajnuar me temën e
dyqanit bashkëkohor në mendje. Kokat e tyre nga fibrat e tejdukshme të qelqit përshtaten
me orenditë dhe muret rrethuese të qelqit dhe nuk e mbizotërojnë dizajnin e enterierit ose
veshjet. Prania e tyre prej fantazme është e lehtë por efektive. Me kukulla të veshura në
mënyrë të patëmetë në artikuj të cilët janë të varur ose të palosur në afërsi të tyre, ato
veprojnë jo vetëm si mjete inspiruese për të informuar konsumatorin për trendin, por
gjithashtu si një udhërrëfyes informativ, duke treguar se si mund të vishen veshjet. Në
vend të grupimit të këtyre kukullave, duke u ngritur në ndonjë bazament dhe duke krijuar
një ekspozim të fokusuar, ato janë vendosur në zona të caktuara përgjatë dyqanit për të
krijuar pika qendrore, duke i mundësuar konsumatorit të ndalet, të marrë produktin që
është në dispozicion në dyqan dhe të shikojë përreth.

Sipër
Një orendi e zgjatur e mesit nuk duket jashtë vendit me orenditë e murit dhe me dizajnin
e përgjithshëm të dyqanit. Ajo mund të përdoret për prezantimin e produkteve të rrafshëta
ose të lihet e zbrazët, thjeshtë për të ndarë hapësirën.

(faqe 179)
Grafiqet dhe shenjat tekstuale
Një markë siç është Armani mbështetet në arkitekturë dhe në dizajnin e dyqanit për të
promovuar markën dhe për shkak të kësaj, shenjat tekstuale nuk kanë nevojë të jenë të
trasha dhe të tejshprehura. Këtu, marka nuk ka nevojë të promovohet me tekst;
arkitektura dhe produkti do të dëshmohen si të mjaftueshme

Sidoqoftë, ekzistojnë zona ku mund të përdoren grafiqet në një mënyrë të


mrekullueshme. Në zonën e kozmetikës, përdorimi i grafiqeve të mëdha përmbledh
identitetin e markës: i trashë, i ngjyrshëm dhe i mrekullueshëm. I vendosur larg vitrinave,
grafiku vepron si një ekspozim i fuqishëm i vitrinë dhe si një mjet informues. Në një
departament kozmetike i cili është i shprehur kryesisht në tone neutrale, ngjyra e tyre
dramatike është e përdorur për të forcuar kozmetikën vibruese të ekspozuar aty.

Ndriçimi
Përdorimi i ndriçimi për shndritjen e mureve prapa veshjeve të varura dhe të palosura
është një sfond i efektshëm i cili jo vetëm që do të theksojë produktin, por gjithashtu edhe
të ndihmojë në udhëzimin e konsumatorit. Panot e xhamit të ngrirë ndihmojnë në
shpërndarjen e dritës, duke ofruar një shkëlqim të njëjtë. Pikat e dritës të përdorura për
theksim, janë fundosur në tavan dhe kanë pajisje me mundësi përshtatjeje të cilat
drejtohen kah malli.

Ngjashëm si dyqanet e Armanit në Shanghai dhe qendra e parë tregtare e Armanit në


Milano, dyqani në Hong Kong është tërheqës për syrin dhe një parajsë inspiruese e
blerësve. Plani dhe ekspozimi i orendive fikse, bashkë me dizajnin e dyqanit, janë shumë
motivuese. Koncepti i tërësishëm i dyqanit përhapë shikun italian me elegancën orientale.

Sipër
Tri rafte të vendosura në nivel syri përdoren për të prezantuar librat që janë të kthyer me
pamje kah shikuesi. Kjo është një ide e shkëlqyeshme për një librari që mban një
përzgjedhje të edituar të librave.

Nën
Grafiqet e fuqishme i japin zonës së bukurisë një pamje të ndryshme prej departamenteve
të veshjeve, duke prezantuar një zonë me ngjyra në një zonë neutrale.

(Faqe 180) fotografi

(faqe 181)

Kukullat
(Faqe 182)
“Kukullat janë shumë në modë sot. Moda nuk ka të bëjë vetëm veshjet sot; ajo ka të bëjë
edhe me flokët dhe makijazhin – me pamjen e plotë. Cili mjet më i mirë se kukulla mund
të përçojë porosinë tek masat? Ishte një tren gjatë 1980-ave për t’u munduar të përdoren
objektet e tjera skenike për veshjen e rrobave; veshjet vareshin në trupa të fshesave;
bustet pa koka dhe plasjet e veprave të artit ishin provuar të gjitha por nuk jo
domodoshmërisht ishin të suksesshme.”

Kevin Arpino, drejtor kreativ, Kukullat ekspozuese “Adel Rootstein”

Kukullat kanë qenë markat tregtare të ekspozimit të vitrinave për dekada. Ato janë
mjetet më të efektshme që mund të përdorni për të prezantuar trendet më të fundit
të modës. Disa konsumatorë aspirojnë të duken si to ndërsa ekspozuesit vizual të
mallrave shpesh krijojnë miqësi me to. Shumë individë ende nuk e kuptojnë se këto
maketa nga fibrat e qelqit janë modeluar në fakt në njerëz të vërtetë.

Kukullat Adel Rootsteun është prodhues i njohur botërisht i kukullave. Me dy koleksione


të shtuara në koleksionin e tij të gjerë çdo vit, kukullat e tij blihen dhe përdoren nga
shitësit anembanë botës. Adel nisi karrierën e saj në vitin 1956 duke bërë paruke dhe
duke furnizuar me objekte skenike shitësit nga kuzhina e saj në Londër. Duke qenë e
vetëdijshme për trendet në rritje sociale dhe të modës në fillim të viteve të 1960-ta, ajo
nisi krijimin e modeleve të ikonave stilizuese të Londrës. Kukulla e parë e saj e
rëndësishme ishte një pamje e modeles së të gjashtëdhjetave, Twiggy. Modelet e
mëvonshme përfshinin Jodi Kid, Joan Collins, Sandie Shaw, Joanna Lumley, Karen
Mulder dhe Yasmin Le Bon, si disa prej tyre. Trashëgimia e saj vazhdon të jetojë dhe sot
ekspozuesit vizual u besojnë kukullave të saj për të ndihmuar në realizimin e
ekspozimeve të tyre kreative.
Kevin Arpino ka qenë fondamentale në nxitjen e perandorisë së biznesit të Adel. Si
drejtor kreativ, ai është përgjegjës për përzgjedhjen e personave që të mbesin të
pavdekshëm si kukulla, duke ndërtuar koleksionet dhe duke i veshur ata me stilin e tij
unik për dhomat ekspozuese të Rootstein anembanë botës.

Edhe pse kukullat kanë qenë fondamentale në vitrinat ekspozuese në tërë botën, ja vlen të
mbahet në mend që kukullat nuk kanë qenë gjithmonë aq në modë. Siç sqaron Kevin
Arpino, “Në shekullin e pesëmbëdhjetë, kukullat janë bërë për të përfaqësuar Madonën;
ato janë bartur nëpër rrugë të Evropës si pjesë e festivaleve fetare. Në një mënyrë, edhe
atëherë ato janë dizajnuar për të bartur rroba. Madonat e para janë bërë nga papier mache
dhe lëkura dhe kanë qenë shumë primitive në dukje. Francezët mund të jenë meritorë për
përpunimin e kukullave. Në vitet 1800, shtëpia pariziene e gjërave të vlefshme prodhoi
kukullat që ishin një zgjatje e formave të përdorura për bërjen e rrobave. Ato shpesh
përdoreshin për të theksuar trendin e ditës dhe kishin bele të ngushta për të shfaqur
korsetet dhe bustieret.

“Kukullat e shekullit njëzet dukeshin më bashkëkohore sepse ndërtoheshin sipas stilit të


periudhës: Art Deco. Dizajnerët e modës dëshironin të shfaqnin kreacionet e tyre në një
bust pa kokë i cili ishte i momentit. Adel duhet të marrë meritat për prezantimin e
kukullave komerciale të cilat ishin në modë dhe inspiruese. Ajo ishte e vetëdijshme për
koleksionet në rritje të gatshme për veshje të cilat kishin një qarkullim të madh se sa
kostumet tradicionale. Kukullat duheshin të dukeshin më të reja; kukullat para të
gjashtëdhjetave ngjanin në nënën e dikujt!”

Sipër
Grupimi i kukullave është një shkathtësi që kërkon kohë të gjatë për t’u bërë si duhet. TË
vendosurit se cilat kukulla shkojnë bashkë dhe si duhet të pozicionohen shpesh varet nga
fuqia e veshjeve dhe pozave të tyre.

Në anën e kundërt
Këto kukulla janë pjesë e një game që janë dizajnuar për të ndërvepruar me njëra tjetrëm.
Edhe pse nuk është e lehtë për t’i veshur ose grupuar, ato mund të përdoren për të krijuar
ekspozime më provokative.

(faqe 183) FOTOGRAFI


(faqe 184)
Skulpturimi

Një kukull nis si një skulpturë argjile; shumica e kukullave janë të modeluara duke
bazuar në njerëz real. Në Rootstein modeli rrin ulur për dy orë para skulptorit çdo
ditë për tri javë. Skulpturimi bëhet në mënyrë tradicionale duke vendores argjilën e
lagësht në një armaturë teli. Pasi që skulptura të jetë e gatshme figura prej argjile
derdhet në allçi. Allçia pastaj bëhet model për kukullat prej fibrave të qelqit të cilat
dërgohen në dyqane. I tërë procesi zgjat tre muaj nga fillimi deri në fund.

Krijimi i një game kukullash merr kohë. Secili model duhet të ketë një pozë individuale
që do të qëndrojë brenda koleksionit të plotë. Në disa raste, modeli do të ndryshojë gjatë
derdhjes dhe kështu i tërë koleksioni do të ndryshojë si pasojë e kësaj. Erin O Connor, për
shembull, ka pasur një ide shumë të fuqishme të asaj se si ajo e pa vetën duke punuar si
një kukull që Rootsteun e ndryshoi dhe adoptoi koleksionin për t’iu përshtatur stili të saj.

Si një kompani e suksesshme dhe e popullarizuar, Rootstein në mënyrë të vazhdueshme


duhet të azhurnojë koleksionet e saja. Siç sqaron Kevin Arpino, “Unë nisë të vë seritë e
kukullave bashkë duke u siguruar se çfarë kërkojmë ne dhe konsumatori. Gjatë të
tetëdhjetave, për shembull, shumë dyqane po largonin vitrinat për t’i dhënë konsumatorit
një pamje brenda dyqanit. Kukullat të cilat dikur shiheshin përmes një panoje qelqi
papritmas u panë brenda dyqaneve; edhe flokët dhe makijazhi duheshin përpunuar.
Shitësit gjithashtu panë potencialin e përdorimit të formave të kukullave brenda dyqanit
për të promovuar mallrat e tyre; format pa koka të ngjyrosura në të bardhë përdoreshin
kundrejt mureve të ngjyrosura me një bardhë të zbehur ashtu që të mund të dalloheshin
veshjet, dhe kukullat u bënë pjesë e dizajnit dhe arkitekturës së dyqanit.
“Ne gjithashtu u desht të merrnim në konsideratë natyrën e biznesit të shitësit. Nëse ata
kanë një butik ku shesin veshje tradicionale, ata mund të kërkojnë një pozë dramatike,
elegante e cila i përshtatet produktit të cilin ata janë duke e treguar. Shitësit e rrugës
kryesore mund të kërkojnë një pozë më të thjeshtë ndërsa dyqanet sportive mund të
kërkojnë një kukull në gjendje vepruese. Është e rëndësishme të mbahet në mend se jo të
gjithë kanë shkathtësitë e veshjes së kukullës me një pozë të mrekullueshme; shpesh edhe
një vajzë e të shtunave pa përvojë do të sfidohet me detyrën e rregullimit të vitrinave –
një koleksion i thjeshtë pa poza shokante të cilat janë të vështira për t’u veshur do të jenë
gjithmonë përfituese. Ne kemi rreth 500 kukulla në serinë tonë, shumë prej të cilat u
përkasin koleksioneve. Një koleksion zakonisht përbëhet prej 12 modeleve të cilat janë
dizajnuar për të ndërvepruar me njëra tjetrën nëse përdoren si duhet.”

Sipër
Modelja Yasmin Le Bon qëndron e ulur për skulptorin e Adel Rrotsetin. Pas shumë
seancash, kukulla pastaj derdhet në allçi dhe veçoritë do të jenë shumë reale.

Nën
Stili i fuqishëm personal i Erin O Connor influencoi koleksionin që Rootstein krijoi duke
e përdorur atë si modele.

Në anën e kundërt
Një kukull e përfunduar është duke pozuar bashkë me modelen në të cilën është bazuar.
Trupi do të jetë saktësisht i njëjtë ndërsa veçoritë pothuajse identike.

(faqja 185) FOTOGRAFIA

(faqja 186)
Blerja e kukullave

Blerja e një përzgjedhjeje të kukullave për një dyqan do të ofrojë një sërë opsionesh
për të ndihmuar në promovimin e ndonjë koleksioni mode. Qoftë nëse kërkohet
vetëm një ose një koleksion i tërë, duhet patur parasysh atë për çka ato do të
përdoren, ku do të përdoren dhe nëse qëndrimet e tyre do të jenë të përshtatshme
për veshjet që do të veshin. Mbani në mend: një kukull në frymë sportive mund të
mos jetë e përshtatshme për një koleksion të veshjeve të mbrëmjes.

Kukullat vijnë në të gjitha format dhe madhësitë: nga të rriturit deri te fëmijët, të
shprehura në formë vepruese dhe të stilizuara shumë realisht. Para blerjes së ndonjë serie
të kukullave, kini parasysh llojin e biznesit ku ato do të përdoren. Seria komerciale e
kukullave lehtë për t’u veshur të cilat kanë poza të thjeshta do të japë më shumë
fleksibilitet dhe do të përshtatet trenedeve të modës që ndryshojnë shpejtë. Një kukull me
një qëndrim më dramatik mund të funksionojë më mirë një mjedis të stilizuar. Seria duhet
përzgjedhur me kujdes ashtu që kukullat të mund të përdoren inidividualihst ose të
grupuara për të krijuar një familje; kjo mund të përshijë një përzgjedhje të kukullave që
qëndrojnë në këmbë, ulur, të shtrira dhe të përkulura. Sërish ja vlen të mendohet nëse
keni nevojë për qëndrime më dramatike; mbani në mend se një kukull e shtrenjtë e
dizajnuar për të varje mund të përdoret në një skemë por nuk do të përdoret gjatë tërë vitit
të mbetur. Një pozë ekstreme mund të jetë poashtu e vështirë për t’u veshur.

Në të njëjtën kohë, kini parasysh se sa gjatë seria do të mbetet në ekspozim. Një kukull
me qëndrim dramatik, real mund të përdoret lehtazi për të promovuar një pamje mode me
një stil të duhur flokësh dhe me një makijazh, i cili mund të ndryshohet nga stina në stinë.
Ja vlen të mbahet në mend nëse punoni me buxhet të vogël – mund të mos keni mundësi
të blini kukulla të reja nëse mund të përdorni sërish të vjetrat. Ju mund, natyrisht
gjithashtu të kurseni duke blerë disa stile të kukullave të cilat mund të përdoren kohë pas
kohe për një stil të veshjes: një formë e rreptë busti, për shembull, për një kostum
burrash. Një seri ekonomik do të mund të ndërtohej nga kukullat pa veçori fytyre, ose
edhe pa koka, sepse nuk kërkojnë renovime makijazhi ose paruka.

Pas tërë kësaj, shumë shitës edne preferojnë vetëm një formë të thjeshtë busti që do të
bartin rroba pa mbizotëruar veshjet. Këtu u përshtaten ë së miri veshjeve të meshkujve
dhe dyqaneve klasike të femrave, ku nuk përdoren kukullat e stilizuara.

Sasia e kukullave që blini mund të jenë të kushtueshme, por kini parasysh sa kërkohen
për krijimin e një skeme të plotë vitrine të modës. Dhjetë vitrina me tri kukulla në secilën
do të jenë baras me 30. Vendet e brendshme ekspozuese do të kërkojnë edhe më shumë,
duke rritur buxhetin e kukullave. Një seri e kukullave të fëmijëve nuk do të mbushë
domosdoshmërisht një vitrinë të madhe për shkak të madhësisë së tyre. Ato
pashmangshëm do të funksionojnë më mirë si një grup i madh dhe në këtë mënyrë kjo
duhet të mbahet në mend nëse punoni në një dyqan fëmijësh.

Një gjë tjetër që duhet të kohet parasysh është që rinovimi i kukullave mund të marrë deri
në një muaj; mund të jetë e vlefshme pasja e një koleksioni tjetër sekondar për përdorim
derisa të tjerat janë jashtë përdorimit, veçanërisht nëse dyqani juaj shet vetëm veshje.
Qartazi, derisa kukullat janë duke u rinovuar, kjo do të ishte koha e mirë që një shtëpi
mallrash të instalojë një skemë të pajisjeve shtëpiake.

(faqe 187)

Sipër
Një seri kukullash është dizajnuar ashtu që ato të mund të ndërveprojnë me njëra tjetrën.
Shumica do të qëndrojnë në këmbë, por edhe kukullat që lulen, shtrihen dhe përkulen
janë prezantuar për të thyer ritmin dhe për të shtuar interesimin. Konsumatorët mund të
blejnë seritë e plota ose vetëm kukullat individuale.

(faqe 188)
Veshja e një kukulle

“Një kukull mund të jetë një objekt i madh skenik për një ekspozim; nëse vishet keq,
sidoqoftë ato mund të duken tmerrshëm. Njerëzit u bëjnë kukullave gjërat më të
çuditshme të cilat nuk do të ia bënin vetes. Nëse një ekspozues nuk din si të vishet një
kukull, ai ose ajo duhet ta mbajë atë të thjeshtë. Veshjeve duhet t’u jepen lëvizje; nëse
duart e një modeli janë në bel, vini një pallto mbi të – mos e lini thjeshtë të varur. Veshja
e një rrobe është e rëndësishme jo vetëm për të siguruar që veshjet përshtaten, por që
edhe duken mirë. Sidoqoftë karficat nuk duhen parë kurrë – ekspozuesi i mirë do të
vendos karfica në pjesën e brendshme të veshjes. Në mënyrë reale, një fustan i madhësisë
14 duhet të kapet aq mirë saqë të duket bukur në një kukull të madhësisë 10. Kur unë
rregulloj një vitrinë ekspozuese me 40 modele, unë gjithmonë e vesh një së pari nga koka
tek gishtërinjtë për t’u siguruar se do të jem i lumtur me pamjen që po mundohem të
arrijë.”

Kevin Arpino, drejtor kreativ, Kukullat ekspozuese Adel Rootstein

Të veshurit e një kukulle nuk është aq e lehtë sa duket. Përveç faktit që ato duhet
ndarë në pjesë, ato mund të jenë shumë të rënda, varësisht nga qëndrimi. Rezultati
përfundimtar do të jetë që ajo të duket sa më elegante dhe sa më e gjallë.

Veshja e kukullave të meshkujve dhe femrave mund të dallojë; udhërrëfimet në faqe 191
mbulojnë të dyja kategoritë Kukullat e fëmijëve poashtu duhet të kategorizohen sipas
gjinisë gjatë veshjes. Pasi të keni vendosur se cilat kukulla do të përdoren, është esenciale
të zbatohen këto udhërrëfime.

Sipër
Një kukull në pozitë të ulur me një qëndrim të fuqishëm që do të duket e efektshme si
pjesë e një ekspozimi, por është e vështirë për t’u veshur nëse do të vesh pantallona për
shkak se këmbët e saj janë të kryqëzuara. Në vend se ta hiqni këmbën, lirojeni atë pak
dhe tërhiqni pantallonat lart dhe përmbi gju deri te beli.

(faqe 189)

Sipër
Për krijimin e lëvizjeve në këto kukulla që kalërojnë kuaj në Harvey Nichols në Londër,
palët e fundit dhe materialet e tjera janë lidhur përmes tegelit dhe janë varur për të krijuar
një dukje si të gjallë.

(faqe 190)

Sipër
Para se të vishet, një kukull mund të ndahet në seksione. Duart, krahët, beli dhe nj këmbë
e kësaj kukulle mund të shkëputen për të ndihmuar gjatë veshjes. Ekspozuesit e shkathët
mund të mos kenë nevojë të çmontojnë kukullën tërësish por vetëm të lirojnë disa pjesë.

Nën
Pasi të jetë veshur, e njëjta kukull merr një pamje krejt tjetër.

(faqe 191)
Veshja e rrobave të meshkujve

Të gjitha veshjet duhet të shtypen dhe avullohen paraprakisht.

Të dyja këmbët e kukullës duhet të sigurohen dhe të kthehen mbrapshtë, të mbështetura


për toke ashtu që këmbët të kthehen përpara. Në këtë fazë çorapet duhet të vendosen në
këmbë ndërsa pantallonat të tërhiqen deri te beli, duke siguruar që ato mbesin të
tendosura për të shmangu rrudhosjen. Shumica e pantallonave të qepur janë të
papërfunduar dhe duhet të maten, kthehen dhe kapen me karfica para veshjes. Tani mund
të shtohen këpucët.

Këmbët e veshura tani mund të kthehen në pozitë vertikale, ndërsa pjesa e sipërme e
trupit mund të vendosen në këmbë.

Veshjet e sipërme mund të vendosen përreth bustit ose të tërhiqen përtej kokës në trup.
Në këtë pikë mangët e këmishës duhet të tërhiqen përgjatë krahëve të xhaketës, ashtu që
të mund të vendosen krahët e kukullës.

Për të vendosur krahët, largoni duart dhe me kujdes vendosni krahun përgjatë shtresave të
rrobës poshtë mëngëve drejt manshetës. Pastaj siguroni krahun në pjesën e bustit.

Duart tani mund të vendosen dhe kukulla mund të vendosen në pozitën finale.

Tani është koha për të rregulluar kukullën si duhet. Nisni duke u siguruar që pantallonat
janë të gjatësisë së duhur. Vendosni këmishën me kujdes brenda pantallonave.
Rrobat e shlira mund të mblidhen me kujdes në pjesën e pasme të kukullës, ose në atë
pikë e cila është më së paku vizibile për publikun. Materiali i tepërt duhet të paloset për
brenda dhe të kapet me karfica, në mënyrë të preferueshme kah tegeli që të shmangen
dëmtimet.

Kukulla tani mund të stilizohet dhe të pajiset me aksesorë, duke i kushtuar rëndësi
detajeve.

Në fund, gjithmonë është e këshillueshme të shikohet kukulla nga i njëjti drejtim prej të
cilin e shikon edhe publiku. Kontrolloni për ndonjë karficë të dukshme, skaje të shkira
dhe veshje që nuk përshtaten.

Veshja e rrobave të femrave


Ngjashëm si edhe me ato meshkujve, është esenciale që rrobat të presohen dhe të
avullohen paraprakisht.

Këmbët duhet të mblidhen dhe të kthehen mbrapsht. Nëse kërkohet veshja e çorapeve të
femrave, ato duhet të vendosen në këtë fazë duke rrotulluar me kujdes këmbët.

Pantollonat dhe këpucët duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si edhe ato të meshkujve.

Për dallim prej kukullave të meshkujve, kukullat femërore shpesh do të kenë numra të
ndryshëm të qafave të këmbës. Një kukull me një qafë këmbe të lartë do të kërkojë
lartësinë e saktë të takes për t’u siguruar se ajo qëndron në këmbë, derisa ato pa qafë
këmbe do të kërkojnë këpucë të rrafshëta.

Kukulla tani mund të kthehen mbarë dhe duhet të sigurohet në pozitën e saj finale.

Për të veshur ndonjë fund ose fustan, ktheni këmbët në pozitë vertikale dhe ngjitni edhe
bustin. Në shumicën e rasteve veshja mund të tërhiqet nga koka dhe të sigurohet në vend,
por shpesh ndonjë fustan i ngushtë do të duhet të tërhiqet nga këmbët e deri te busti para
se të vendosen këpucët dhe para se kukulla të kthehet në pozitë vertikale.

Veshjet e sipërme mund të shtohet ndërsa krahët të vendosen si në rastin e meshkujve,

Tani mund të kompletohet stilizimi dhe vendosja e aksesorëve. Kjo duhet të përfshijë
ngjitjen me karfica, dhe mbulimin e veshjes për të krijuar një siluetë inspiruese.

Për të nisur çojeni kukullën deri te vendi ku do të ekspozohet. Kjo duhet të bëhet me
kujdes meqë kukullat janë të thyeshme. Shumica e kukullave të reja – ose ato sapo të
rinovuara – do të ofrohen me gjymtyrët e tyre ose pestët e trupit të paketuara ndarazi.
Është më së miri të siguroheni që keni të gjitha pjesët e duhura para se të nisni të ndërtoni
kukullën e duhur. Mbani në mend, gjymtyrët nga njëra kukull nuk mund t’i përshtaten
kukullës tjetër. Shumë kukulla vijnë me shenja në pjesët e trupit ashtu që të mund të
përshtaten lehtazi në bust, duke e bërë kështu montimin e lehtë.
Nëse kukulla juaj ka qenë në depo, ajo mund të duhet të pastrohet me një detergjent të
butë për të larguar pluhurin. Vëmendje duhet kushtuar fytyrës në veçanti meqë kjo është
hapësira më e dukshme. Nganjëherë është e këshillueshme që dy njerëz të veshin një
kukull nëse ajo ka ndonjë qëndrim të komplikuar, një ekspozues vizual i cili do të mbante
kukullën derisa tjetri ta vishte atë.

“Ekspozueist vizual në Bergdorf Goodman në Nju Jork e dinë saktësisht si të veshin


kukullat si edhe ata në Neiman Marcus. Që të dy kanë rregullues shumë të shkathët të
cilët dëshmojnë se si kulluat mund të shtojnë dramaticitet në një vitrinë ekspozuese. Zara
përdor kukullat shumë mirë. Ata e kuptojnë se si mund të ndihmojnë në shitjen e
produktit të tyre.”

Kevin Arpino, drejtor kreativ, kukullat ekspozuese Adel Rootstien

Stilizim i avancuar për veshje meshkujsh dhe fermash

Shumë ekspozues me përvojë të mallrave nuk do të ndalen duke përdorur paruke


ekzotike, makijazh dhe tilizim. Kohë pas kohe ata do të vendosin në duart e kukullave
thonj nga akrili, si dhe do të presin dhe stilizojnë paruket e kukullave për të përshtatur
pamjen e përgjithshme. Ky stilizim i avancuar vërehet më së miri në shtëpitë prestigjioze
të mallrave siç është Barneys në Nju Jork dhe Harrods në Londër.

Rachel Sproule ka rregulluar kukullat që nga mosha 17 vjeçare kur pranoi një punë
si ekspozuese e renë dyqanin Harvey Nichols në Londër. Që atëherë, ajo u ka
mësuar shkathtësitë e saja ekipeve të ndryshme të ekspozuesve në Selfridges dhe
Nju Jork duke e treguar përkushtimin për veshjen e kukullave gjë që e bëri atë
lidere në qarkun e ekspozimit vizual të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo vazhdon të
ndajë njohurinë e saj në akademinë e shitësve të modës në MB ku ligjëron. Këshillat
e saj janë:

Lidhni pëlhura të holla në këmbët e kukullave për t’u dhënë vëllim dhe lëvizje fundeve.
Vendosni ca karfica përmes jakës së xhaketës ose kraharorit të këmishës ashtu që të
mund të keni qasje të lehtë gjatë kapjes së veshjeve të kukulla.

Shiriti shtrëngues prej gomës i parukës mund të vendosen në kokën e kukullës në pjesën
e parme dhe anash për të përkrahur paruket e rënda. Karficat mund të vendosen përmes
parukës dhe të sigurohen për shiriti.

Nëse duhet të rrotulloni krahun e kukullës nga pozita natyral për të mbajtur ndonjë qantë,
vendosni një byzylyk të madh përreth kyçit të dorës për të fshehur ndonjë defekt.

Nëse kukulla nuk ka vesh të shpuar, thumbat e kaltër mund të përdoren për të siguruar
kapëset e vathëve.

Shiriti me ngjitje të dyanshme mund të përdoret për të siguruar çorapet për këmbët e
kukullës.

Nëse rripi është tepër i gjerë për ndonjë kukull, shkurtojeni atë që të mund të përshtatet
duke mbështjellur një shirit elastik përreth pjesës së tepruar mbrapa kukullës.

Artistët aspirues të makijazhit duhet t’ua lënë ekspertëve të cilët punojnë në kukulla – në
mënyrë profesionale. Kozmetika do të shkrihet dhe harxhohet; ngjyra jo.

Sipër
Një bust i thjeshtë është shpesh mënyra më e mirë për ekspozimin e veshjeve të
meshkujve. Këtu në Thomas Pink, krahët e artikuluar janë lëvizur në një pozitë ashtu që
dora të mund të ndërveprojë me kravatën.

(faqe 193)

Të siguruarit e një kukulle

Ekzistojnë mënyra të shumta se si një kukull mund të sigurohet, por ekzistojnë tri
pajisje universale të cilat përdoren për të mbështetur kukullat.

I pari është rubineti e këmbëve, që është një shufër metalike katrore ose në formë rrethi e
vendosur në një pllakëz nga qelqi ose metali; rubineti vendoset në këmbë për të mbajtur
kukullën. Rubineti mund edhe të heqet nga pllakëza bazëdhe të kapet me vida direkt në
dysheme; e meta e rubinetit të këmbës është se këpuca do të duhet të shpohet ashtu që
rubineti të mund të depërtojë deri te maja e gishtit.

Për të mbajtur një kukull të qëndrojë drejt dhe në pozitë vertikale në një pllakëz bazë,
ngriteni me butësi deri në maje të rubinetit, vendoseni këmbën tuaj në pllakëzën bazëpër
të siguruar atë dhe për të përdorur lartësinë e kukullës si një levë për të lakuar rubinetin
sipas pozitës së kërkuar. Në fund, kthejeni kukullën në pllakëzën bazë.
Opsioni i dytë, rubineti i këmbët, funksionin në të njëjtën mënyrë por kësaj rradhe ai
vendoset në pulpin e këmbës, që do të thotë se këpuca mund të shfaqet lehtësisht pa e
dëmtuar atë. Në shtetet e bashkuara, opsioni i fundit, shpesh përdoret shufra elastike. Një
shufër më e gjatë vendoset përmes këmbës së pantallonave ose fundit.

Shumë profesionistë të shkathët përdorin tel për të mbajtur kukullat. Dy tela mbështillen
përreth belit të modelit dhe në mënyrë të sigurt e sigurojnë atë duke dredhuar telin përreth
saj, pastaj e tërheqin atë shumë në të dyja anët e kundërta, duke u siguruar se kukulla
është duke qëndruar në pozitë vertikale dhe duke e ngjitur atë për dyshemeje me gozhda.
Teli pastaj rrotullohet përreth saj ndërsa pjesa e mbetur prehet. Pasi që teli dhe koka e
gozhdës të jenë ngjyrosur me të njëjtën ngjyrë si edhe sfondi, ato bëhen të padukshme.

Gjatë vendosjes së ndonjë kukulle e cila mban të veshur kostum noti ose veshje të
brendshme, sigurohuni që teli i modelit është i siguruara përreth orendisë e cila i mban
këmbët dhe pjesën e sipërme të bustit bashkë, depërtojeni telin përmes zbrazëtirës
ndërmjet të dyjave dhe deri në pjesën e pasme të kukullës ose pjesës së trupit e cila nuk
do të shihet nga publiku. Pastaj një tel duhet të tërhiqet përmes këmbëve ndërsa teli tjetër
drejt pjesës së pasme dhe të bashkohet për dyshemeje, dhe kështu teli nuk do të shihet
përreth belit të zhveshur të kukullës.

Mbani një seleksion të blloqeve Perspex ose drurit (të cilat mund të ngjyrosen me të
njëjtën ngjyrë si edhe dyshemeja) në madhësi të ndryshme të cilat mund të përdoren për
të mbajtur taken e këpucës nëse kukulla ka një qafë të gjatë të këmbës. Kjo do të
ndihmojë që kukulla të ketë pozitë të drejtë dhe të balancuar.

Sipër, majtas
Kukullat në këtë vitrinë nga Macy’s demonstrojnë përdorimin e pozitave mahnitëse. Teli
është siguruar për pjesën e pasme të belit, e pastaj tërhiqet shumë dhe gozhdohet në
panon e dyshemesë. Telat pastaj mund të ngjyrosen në të njëjtën ngjyrë si edhe sfondi.

Sipër, djathtas
Tri kukulla në një ekspozim brenda dyqanit janë stabilizuar duke përdorur pllakëza. Një
rubinet i metaltë është futur brenda këmbës ashtu që këpucët të mos dëmtohen. Një
rubinet i këmbës do të kalonte përmes majës së gishtit.
(faqe 194)

Grupimi i kukullave

Shumica e llojeve të kukullave janë të dizajnuara ashtu që të mund të vendosen në


një mënyrë estetikisht të këndshme. Ato shpesh dizajnohen për të ndërvepruara me
njëra tjetrën në efektin e përgjithshëm kreativ të secilit ekspozim.

Grupimi i modeleve është një shkathtësi e cila do të krijojë diçka që për konsumatorin
është madhështore. Një linjë e dhjetë modeleve mund të mos jetë inspiruese; mund të jetë
më mirë nëse ato do të vendoseshin për të ndërvepruar me njëra tjetrën. Një vitrinë me
gjashtë kukulla dihet gjithashtu të ndahet në grupe, siç është një grup prej tri, dy dhe një
figure të vetme. Në mënyrë ideale, duhet të ekzistojnë vetëm dy yje të mbistilizuara në
vitrinë; kukullat e tjera duhet të mbështesin ato.

Kukullat të cilat veshin pantallona duhet të vendosen pas atyre që veshin funde ashtu që
të mos bllokojnë fundet; palltot e shkurtra duhet të jenë në pjesën e parme të atyre më të
gjata. Në të njëjtën kohë, ju mund të shfrytëzoni përparësinë e këtyre grupimeve për të
ndihmuar konsumatorët të kuptojnë veshjet e ndryshme të përdorura në vitrinë ose në
ekspozim. Një kostum i cili vjen qoftë me fund ose me pantallona mund të shfaqet
lehtësisht në një grup prek tri kukullave, duke demonstruar të gjitha opsionet, ndërsa
grupit mund t’i jepet kohezion duke bartur ngjyrat e theksuara në modelet e tjera.

Sipër
Është e rëndësishme që kukullat të ndërveprojnë me njëra tjetrën. Edhe sytë duhet të
fokusohen gjithmonë në diçka, siç janë kukullat e tjera, për të krijuar një pamje si të
gjallë.
(faqe 195)
Mirëmbajtja
Kukullat duhet të kujdesen mirë dhe të mbahen të pastra. Një thes i thjeshtë i trupit
mund të përdoret për të mbuluar ato kur janë në depo. Kukullat e papastra të
ciflosura nuk do të ndihmojnë në shitjen e rrobave. Pasi që të jetë blerë kukulla ajo
mund të spërkatet dhe në të të vendoset makijazhi i ri; në tregti kjo njihet si “reno”.
Kevin Arpino përshkruan procesin: “Kukullat na kthehen sërish. Ne nisim duke
larguar makijazhin nga fytyra. Atëherë, ne heqim shtresat e ngjyrës bazë, mbushim
ndonjë pjesë të qarë dhe i spërkasim sërish. Në fund ne përgatisim dhe vendosim
makijazhin. Një renovim i plotë i fytyrës dhe makijazhi mund të kushtojë rreth 160
dollarë, ndërsa një kukull e re do të kushtonte ndërmjet 1400 dhe 2000 dollarë.

“Paruket janë gjithashtu një mënyrë ekonomike e ndryshimit të pamjes së kukullës. Ne


ofrojnë dy opsione parukesh; flokët e forta dhe të buta. Të dyja opsionet do të kushtojnë
ndërmjet 60 dhe 100 stërlina. Një paruke e fortë është e stilizuar dhe e vendosur që të
ruajë formën e saj dhe tymos lëvizë. Ato mund të jenë jashtëzakonisht dramatike por jo
edhe të gjithanshme. Flokët e buta ngjasojnë në një paruke më të zakonshme e cila mund
të stilizohet nga ekspozuesi vizual.”

Veshja e kukullave është një art të cilin shumë e marrin shumë seriozisht. Ekspozuesi
vizual gjen shumë krenari në stilizimin e muzave të tij. Shpesh ata përdorin përvojën e
tyre për të kërcyes në botë si stilistë. Kevin Arpino, një avokues i rregullimit të
kukullave, beson se bëhet fjalë për një shkathtësi në zhdukje e cila duhet të studiohet dhe
ushtrohet. “Ata ekspozues mode të cilët aspirojnë të veshin modelet kryesore të botës për
një paraqitje tetëfaqeshe në Vogue duhet të mbajnë në mend se ata janë të mirë aq sa edhe
libri i tyre i adresave,” ai thotë. “Puna e tyre e parë si stilist mund të jetë veshja e dikujt
që ngjason në një gjyshe për një reklamë të pluhurit të larjes së rrobave. Stilizimi i një
kukulle mund të jetë më shpërblyese. Së paku ato nuk pyesin se çka po ju veshni.”
Sipër
Një kukull në pozitë dramatike mbështet këtë fustan ekskluziv.

(faqe 196) FOTOGRAFI

(Faqe 197) FOTOGRAFI

(faqe 198)

Studio e ekspozuesit vizual

(faqe 199)

Për disa ekspozues vizual të mallrave, një studio mund të jetë një luks; për të tjerët
ajo është një nevojë. Shtëpitë e mëdha të mallrave gjithmonë kanë ndarë në pjesë,
qoftë në dyqanin kryesor ose larg nga mjedisi i shitjes, kur ata të mund të
planifikojnë dhe krijojnë vitrinat e tyre dhe ekspozimet brenda dyqanit. Varësisht
prej nevojave të ekspozuesit vizual, ky vend i vlefshëm mund të përfshijnë punëtori
të plota e madje edhe vitrina simuluese të cilat mund të përdoren për të testuar
skemat dhe ekspozimet e ardhshme të vitrinave.

Të shtrenjta për t’u mirëmbajtur dhe drejtuar, shumë prej këtyre studiove brenda shtëpisë,
fatkeqësisht, janë konvertuar në hapësira të shitjes ose magazinimit. Pjesa më e madhe e
veprave që ata kanë prodhuar tani kontraktohen tek specialistët e jashtëm të objekteve
skenike. Sidoqoftë një ekspozues vizual që ka fatin të ketë hapësirën dhe stafin për
drejtimin e një studioje do të përfitojë nga të pasurit e pajisjeve të listuara në vijim.

Hapësira e zyrës
Për organizimin dhe dizajnimin dhe magazinimin e skedarëve dhe vizatimeve.

Hapësira për përgatitjen e produktit

Një zonë e pastër pa pluhur kur produktet mund të ruhen para ose pasi që të shkojnë në
vitrina. Edhe parmakët montues duhet të instalohen për veshje si dhe raftet për aksesorë.

Hekurosja dhe avullosja


Një hekur profesional dhe një dërrasë për hekurosje si dhe një avullues industrial janë të
nevojshme për përgatitjen e artikujve të modës.

Stoli i punës
Ky duhet të jetë mjaft i madh sa për të mbajtur dy shtesa të drurit 2.4 x 1.2 m. Stoli duhet
të jetë i fuqishëm me një kapak të fiksuar prej druri.

Kabina e spërkatjes
Një zonë e caktuar duhet të ndahet si kabinë e spërkatjes e cila duhet të etë ventilim
adekuat; shumica e ngjyrave spërkatëse janë jashtëzakonisht toksike.
Lavamani
Një lavaman i madh me ujë të nxehtë dhe ftohtë.

Dollapi i veglave
Një dollap metalik për gjësende i cili mund të mbyllet do të mbrojë veglat e vlefshme.

Sënduku i planeve
Një sënduk i madh i planeve është mënyra më efikase për ruajtjen e planeve dhe
elementeve vizuale.

Dollapët
Hapësirë e ndarë ruajtje nevojitet për pajisjet rezervë të ndriçimit dhe llambat, për
mbajtjen e pajisjeve të pastra dhe për ngjyra, brusha dhe pastrues.

Rafti ose dollapi për mbajtjen e etiketave


Mbajtësit perspex të etiketave do të grithen nëse nuk kujdesemi për to. Një raft ose dollap
i veçantë do të ndihmojnë në mbajtjen e tyre në kushte të mira.

Prizat e mjaftueshëm të elektricitetit


Në vend të rrezikut nga shkaktimi i ndonjë aksidenti nga kabllot vazhduese elektrike
përreth tërë studios, prizat elektrik duhet të vendosen afër zonave ku do të përdoren
veglat me rrymë.

Thithësja industriale e pluhurit


Një thithëse shtëpie nuk do të maftojë.

Ndriçimi në tavan
Ndriçimi i mjaftueshëm i cili prodhon një dritë të mirë të përgjithshme.
Ventilatorët për ajrosje
Ventilim për avujt e ngjyrës dhe tallashit

Në anën e kundërt
Një studio tipike e ekspozuesit vizual do të përbëhet nga objektet skenike, produktet dhe
hapësira për dizajnim dhe përgatitja të ekspozimeve të ndryshme.

(faqe 200)
Kutia e veglave e një ekspozuesi vizual

Secili ekspozues vizual do të përfitojë nga të pasurit e një grumbulli gjithëpërfshirës


veglash. Kutia aktuale e veglave duhet të jetë mjaft e madhe sa për të mbajtur
veglat, por jo aq e madhe sa që të bëhet një ngarkesë dhe të zërë një pjesë të madh
të hapësirës së vlefshme. Vitrinat mund të mbyllen dhe të jenë klaustrofobike – aq
më kompakte të jetë kutia e veglave, aq më mirë. Artikujt që do t’i nevojiten
ekspozuesit vizual janë renditur në vijim.

Pistoleta me kapëse teli


Me siguri, në ndërlidhje me një palë gërshërë, është vegla më e rëndësishme për të cilën
ka nevojë një ekspozues vizual. Pistoleta me kapëse teli ka shumë role, përfshirë
mbulimin e dyshemeve dhe panove të murit.

Larguesi i kapësve të telit


Këto vegla të vogla të specializuara janë mënyra e vetme efektive e largimit të kapësve të
telit në mënyrë të lehtë.

Pincat
Për largimin e karficave të panove dhe kapësve të telit që heqen vështirë.

Gërshërët
Gërshërët të cilat zgjaten nga xhepi i pasmë i pantallonave shpesh janë ato që
idenitifkojnë një ekspozues vizual.

Shiriti me ngjitës në të dyja anët


I dobishëm për riparime dhe rregullime të shpejta
Karficat
Përveç karficave tradicionale, përdoren edhe karficat më të fuqishme të cilat janë më të
qëndrueshme dhe mund të gozhdohen me çekan në sipërfaqet e drunjta. Karficat duhet të
përdoren për kapjen e rrobave.

Pistoleta me ngjitës të nxehtë


I shkëlqyeshëm për shumicën e riparimeve.

Kaçavidat
Të gjitha llojet e kaçavidave (plus dhe minus). Edhe kaçavida elektrike është një mjet i
dobishëm për ndryshimin e prizave dhe siguresave.

Turjela e dorës
I dobishëm për hapjen e brimave.

Metra e mbështjellshme
Një metër e gjatë e cila shtrihet përgjatë tërë gjatësisë së vitrinës është më e mirë se sa një
e vogël.

Vastervaga
E dobishme për t’u siguruar që ndonjë fotografi ose grafi është në nivel.

Teli
Ekzistojnë shumë lloje të telave. Një përzgjedhje e telit të galvanizuar, dhe e telit të hollë
do të mjaftojnë.

Një përzgjedhje e vidave dhe gozhdave


Një përzierje e gozhdëve, përfshirë gozhdët e tepihut, karficat e panove dhe gozhdët për
murosje, do të nevojiten për qëllime të ndryshme. Vidat e drurit dhe betonit bashkë me
madhësitë e nevojshme të tipllave do të ndihmojnë nëse jeni duke shtrënguar ndonjë vidë
në gur ose mur druri.
(Faqe 201)

Shëndeti dhe siguria

Shëndeti dhe siguria duhet gjithmonë të merren seriozisht. Ekspozuesit vizual duhet
të sigurohen që të gjitha hapësirat publike në të cilat ata janë duke punuar janë të
pastra gjatë tërë kohës. Gjatë punës në ndonjë hapësirë të mbyllur ose të izoluar siç
është ndonjë vitrinë, ata duhet gjithashtu të sigurohet që respektojnë masat
shëndetësore dhe ato të sigurisë.

Ekzistojnë tri zona brenda të cilëve ekspozuesit vizual duhet të kenë parasysh
sigurinë e tyre dhe atë të publikut: studion, vitrinat dhe enterierët e dyqanit. Më
poshtë është dhënë një listë kontrolli për secilën prej këtyre fushave.

Studio

Veglat me rrymë duhet të përdoren bashkë me veshjet e duhura mbrojtëse: p.sh. syzet
mbrojtëse dhe dorëzat kur të jenë të nevojshme.

Aparatet elektrike nuk duhen përdorur afër ujit.

Mos u mundoni të lëvizni objektet e rënda skenike vetëm; ato shpesh do të kërkojnë dy
ose më shumë njerëz për të manovruar me to.

Ngjyra spërkatëse dhe ngjitësit e fuqishëm do të kërkojnë ventilimin adekuat.

Kabllot elektrike të cilat sillen përreth studios mund të shkaktojnë aksidente.

Vitrinat
Sigurohuni që të gjitha veglat me rrymën përdoren me veshjen e duhur mbrojtëse.

Shumë ekspozues vizual preferojnë të rregullojnë një vitrinë pa ndonjë të mbathur për të
siguruar se nuk do të shkatërrojnë dyshemenë. Kujdes duhet pasur, sidomos nga të
shkelurit në gozhda ose kapëse teli.

Altoparlantët e lidhur për sistemet publike të adresimit të dyqanit duhet të instalohen në


vitrinat e izoluara për të ndonjë njoftim për t’u evakuar nga dyqani.

Shkallët duhet të sigurohen me kujdes para përdorimit; është këshillueshme që të


ekzistojë një person që të mbajë pjesën fundore derisa tjetri ngjitet në to.

Sistemet e ndriçimit duhet të lidhen me sistem tokëzimi dhe të lidhen në mënyrë


profesional.

Kurrë mos u ngutni gjatë lidhjes së llambave etj. Gjithmonë sigurohu që siguresa e duhur
përdoret me prizën e duhur.

Gjatë përdorimit të ngjyrës toksike, është e këshillueshme të sigurohuni që vitrina është e


ventiluar mirë. Shpesh është mirë që dritarja të mbahet e hapur derisa ngjyra të thahet.

Ekspozimet brenda dyqanit


Kukullat duhet të sigurohen mirëfillazi: në shumë raste fëmijët do të duan të luajnë me to.

Shkallët duhet të përdoren vetëm me një person tjetër duke i mbajtur ato. Kjo do të
veprojë si stabilitet për përdoruesin si dhe do të informojnë konsumatorët se ato janë duke
u përdorur.

Kabllot elektrike nuk duhet të përhapen nëpër dyshemenë e dyqanit në asnjë moment.

Veglat e mprehta ose elektrike kurrë nuk duhet të lihen pa mbikëqyrje.

Artikujt e ngjyrosur duhet të thahen para se të vendosen aty ku konsumatorët mund të


vijnë në kontakt me to.

Orenditë fikse

Secila orendi fikse e përdorur për mbajtjen e mallrave duhet të jetë e sigurt dhe stabile.

Raftet duhet të sigurohen dhe të jenë mjaft të fuqishme sa për të mbajtur peshën e mallit.
Raftet nuk duhet të mbingarkohen kurrë.

Ndonjë orendi e parregulluar mund të jetë e rrezikshme për konsumatorët, degëzimet e


zbrazëta të veshjeve mund të jenë të rrezikshme. Është gjithmonë e këshillueshme të
largohen degëzimet ose të lihet së paku një artikull i veshjes në njërin skaj të degëzimit
derisa të bëhet riekspozimi i mallit për t’u siguruar se konsumatorët janë të vetëdijshëm
për rrezikun potencial.

(faqe 202)
Diagrami i ndriçimit
Llamba/poqi Voltazhi Lokacioni Përshtatshmëria
Llambë fluoreshente Voltazh i lartë Pajisjet e tavanit/ të montuara Nuk mund të fokusohet;
në tavan efikase, të përdorura për të
ofruar ndriçim të nivelit të
lartë në dyqan
Tungsten/fije inkandeshente Voltazh i lartë Ndriçim tavani, tavoline ose Zakonisht e përdorur në
orendie muri mjediset shtëpiake; shpesh e
përdorur për ndriçim sekondar
në dyqanet shitëse
Tungsten/llambë Voltazh i lartë Ndriçim nën rafte, drita të Nuk mund të fokusohet; ofron
inkandeshente fotografive, drita të dyshemesë një dritë më të butë se sa poqët
fluoreshent
Tungsten/reflektor Voltazh i lartë Të përdorura me pajisje të Dritë fokusuese për ndriçimin
inkandeshent specializuara, në vitrina, në e zonave specifike të
dyqane dhe jashtë ekspozimit
Tungsten i argjendtë / llambë Voltazh i lartë Të përdorura me pajisje të Për ndriçim të vitrinave dhe
inkandeshente specializuara me reflektorë me disa vitrina ekspozuese; mund
mundësi përshtatjeje të fokusohet lehtazi
Llambë halogjenike me Voltazh i lartë ose i ulët Ndriçimi i vitrinës dhe Shumë efikase; me mundësi
kapsulë ekspozimit të brendshëm. I përshtatjeje; ideale për
përdorur me pajisje të ndriçimin fokusues të pikave
specializuara me reflektorë me qendrore si dhe për ekspozime
mundësi përshtatjeje.
Llambë halogjenike dikroike Voltazh i ulët; i përdorur me Ndriçim i vitrinave dhe Për ndriçim të vitrinave dhe
pajisje të specializuara që ekspozim i brendshëm. enterierit, në dispozicion me
shpesh përmbajnë një disa gjerësi drite
transformator
Llambë metalike Voltazh i lartë Ndriçimi i përgjithshëm i Dritë e fuqishme, mirëmbajtje
përdorur për vitrina dhe e ulët; merr kohë derisa arrin
ekspozime të brendshme. kapacitetin e plotë të ndriçimit
Fibër optike Voltazh i ulët Arkat e vogla ekspozuese, I shkëlqyeshëm për stoli ose
ndriçim i efektshëm produkte të ngjashme për
shkak se njësia e dritës mund
të vendoset ndarazi
Diodë që emeton dritë (LED) Voltazh i ulët Llambë e ftohtë me dritë të Dritë e vogël. Në dispozicion
vogël për ndriçim në afërsi të në disa ngjyra; i
vogla siç janë arkat për papërshtatshëm për ndriçimin
ekspozim e ekspozimit të përgjithshëm
meqë nuk mund të fokusohet
Katodë e ftohtë me voltazh të Voltazh i ulët I ngjashëm me neonin në Në dispozicion në shumë
ulët dukej i përdorur për shenja ngjyra; i shkëlqyeshëm për
brenda dyqanit dhe për efekte ngazëllim ndërtesash, mund të
ekspozuese vendoset në lokacionet e
qasshme për publikun
Neon me voltazh të lartë Voltazh i lartë Shenjat e jashtme dhe ndriçimi Duhet të instalohet në mënyrë
i efekteve profesionale dhe është i
shtrenjtë për mirëmbajtje; jo i
përshtatshëm për shenjat e
brendshme
Sipër
Ky diagram jep një përshkrim si dhe përdorimet ideale për llambat e ndryshme që janë në
dispozicion në ndërlidhje me pajisjen e duhur të ndriçimit

Në anën e kundërt
Dritat e pozicionuara me kujdes jo vetëm që ndriçojnë hapësirën me temën e saj “Zip”,
por janë përdorur gjithashtu për të theksuar fytyrën e kukullës për të krijuar një efekt
dramatik.

(faqe 203 FOTOGRAFI)

You might also like