Professional Documents
Culture Documents
Rrethi
Rrethi
Rrethi është një vijë e lakuar e mbyllur ku çdo pikë e kësaj vije ka largesë të
barabartë nga një pikë që quhet qendra e rrethit. Largesa anxhel një pike në rreth
me qendrën e tij quhet rreze, ndërsa segmenti që bashkon dy pika të një rrethi dhe
që kalon nëpër qendër quhet diametër. Korda është segmenti që bashkon dy pika
çfarëdo të një rrethi; korda më e gjatë është diametri.
Perimetri
Perimetri i rrethit është sa dyfishi i prodhimit të rrezes me pi-në dhe gjendet me
formulën e mëposhtme:
Sipërfaqja
Sipërfaqja e rrethit gjendet duke shumëzuar pi-në me katrorin e rrezeso
Vetitë
Nëse dy korda të një rrethi janë të barabarta, atëherë ato janë njësoj të
baraslarguara nga qendra e rrethit dhe anasjelltas.
Dy korda të barabarta të një rrethi tendosin harqe të barabarta dhe
anasjelltas.
Diametri pingul me kordën e ndan kordën dhe harkun që ajo tendos në dy
pjesë të barabarta.
Kur drejtëza (d) është tangjente me rrethin atëherë rrezja e rrethit është
pingule me këtë drejtëz.
Nëse nga pika P jashtë rrethit hiqen tangjentet [PA] dhe [PB] me rrethin
atëherë, [PA] = [PB].
Këndi qendror është këndi që ka si kulm qendrën e rrethit dhe brinjët e tij
janë rreze të rrethit. Masa e harkut që formon ky kënd është e barabartë
me masën e këtij këndi.
Këndi rrethor është këndi që e ka kulmin në një pikë të rrethit dhe brinjët
e tij janë korda të rrethit. Masa e harkut që formon ky kënd është sa
dyfishi i masës së këtij këndi.
Paralelogrami
Vetitë
rombi
drejtkëndëshi
katrori
romboidi
Formulat e sipërfaqes]
Pra, trekëndëshat ABE dhe CDE janë uencës; trekëndëshat kanë përkatësisht dy kënde dhe
brinjën ndërmjet tyre kongruentë).
Trekëndëshi
Trekëndëshi është njëra nga figurat themelore në gjeometri: Formohet me bashkimin e tre
pikave të cilat nuk shtrihen në një drejtëzë me vija të drejta. Pikat quhen kulme të
trekëndëshit ndërsa pjesa e drejtëzës (vijës së drejtë) që ndodhet ndërmjet kulmeve quhet
brinjë e trekëndëshit. Kulmet i shënojmë me A, B, dhe C ndërsa trekëndëshin me ABC.
Llojet e trekëndëshave
Trekëndëshaat i klasifikojmë në dy grupe
Pergjysmorja e këndit
Pergjysmore e këndit të brendshëm të trekëndëshit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin
e trekëndëshit dhe këndin e ndan në dy pjesë të barabarta. Tre pergjysmoret e këndeve po
ashtu priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rrethit të brendashkruar trekendeshit te
dhene.
Mediana
Medianë ose vijë e rëndimit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe mesin
e brinjës përballë tij, vërtetohet se të gjitha medianat priten në një pikë e cila paraqet
qendrën e rëndimit të trekëndëshit.
Drejtëza
-Drejtëza është bashkësia e pikës A dhe pikës B dhe bashkësia e të gjitha pikave në mes
pikës A dhe B si dhe bashkësia e të gjitha pikave përtej pikës A shiquar nga pika B dhe
-Çiftet e drejtëzave:
pingule .
paralele.