You are on page 1of 19

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Fakulteti Filozofik
Departamenti i Historisë

Punim seminarik
Lënda: Histori e sistemeve politike

Tema:

Historia e institucioneve dhe ndarja e sistemeve


politike

Mentori: Studenti:
Dr. Sc. Selim Bezeraj Agnesa Halimi

Albora Fusha

Qendrim Mazreku

Valdrin Rrahmani
Prishtinë,2015

PËRMBAJTJA

ABSTRAKTI ...................................................................................................... 3

PARATHËNIE ........................................ .......................................................... 4

HYRJE.................... ............................................................................................ 5

KAPITULLI I

I.I. Institucionet Antike…………………………………………………………………… 7

KAPITULLI II

II.I. Historia e institucioneve mesjetare dhe roli i kishës katolike në Europe ……… 9

KAPITULLI III

III.I. Ndarja e sistemeve te qeverisjes ………………………………………………... 10

KAPITULLI IV

III.I. Demokracia Liberale ……………………………………………………………….12


ABSTAKTI

Ne kete punim seminarik do trajtojme historine e instucioneve te para antike ,rendesine e


tyre dhe rolin qe ato luajten ne Kohen dhe vendin ne te ciin u krijuan.Do shohim sesi njerezit nga
nevojat e pergjithshmë qe ata kishin ne ate kohe,nga rreziqet e medha qe atyre kohe pas kohe ju
vinin shtruan nevojen per krijimin e institucioneve te para qe do ua lehtesonin jeten dhe
dombronin interesat e tyre.Me pastaj do analizojme sesi evoluan dhe u zhvilluan institucionet
mesjetare,rolin qe kisha katolike e kishte ne ate kohe e keshtu me rradhe.Do shohim sesi cdo
pore e jetes ishte e kontolluar nga kisha dhe cdo zbulim shkencor qe ishte ne kundershtim me
parimet kishtare ndiqej,perndjekkjej deri ne vdekje,e ne rastet me te renda deri te djegja ne
furre.Interes te veqante ne kete seminar do kete edhe sistemi politik ne Shtetet e bashkuara te
Amerikes,do shohim se pse ai sistem cilesohet si njeri nder sistemet me te perparuara ne bote dhe
cfare roli ka presidenti ne Shtetet e bashkuara.Me pastaj do hedhim nje veshtrim te shkurter mbi
institucionet dhe organizatat ne Kohen bashkekohore duke analizuar ne pergjithesi rendesine e
madhe qe ato luajne ne ruajtjen e paqes,stabilitetit ne bote.Do ndajme edhe sistemet politike duke
i kategorizuar ato ne kategorite qe shkencetaret me me nam I ndane ne baze te
rendesise,tipareve,veqorive dhe cilesive te tyre…

Fjalët çelës: sistem ,politika,institucione,historia


PARATHËNIE

Motivi për te bëre punimin seminarik në këtë temë ishte kuptimi me i gjere rreth nocionit
‘institucion’ e me pastaj per historine e institucioneve te para antike,e rendesishme per ne do jetë
shtjellimi i ceshtjes se cfarë roli luajten institucionet antike dhe a ishte sistemi i tyre i ngjajshem
me sistemet që kemi sot.Në vijim të këtij seminari ne do të ndajmë dhe sistemet politike, ku do ti
cekim ndikimet e ngjarjëve historike mbi evulimin e sistemeve të caktuara, analizë të thelle nga
ana jone në kete punim ka pasur kronologjia historike e zhvillimit të sistemit demokratik-liberal i
ShBA-se,Britanis por dhe Francës për arsye se vlerësohet si njëri ndër sistemet më të përparuara
në historinë e civilizimit njerëzorë.Sa i përket literaturës,ne përveq gjuhës amtare kemi analizuar
edhe disa libra mbi historinë amerikane në gjuhën angleze të cilat ishin mjaft te rendesishme per
hulumtimin tonë.

• Ne kapitullin e pare kemi trajtuar historine e institucioneve egjiptiane, greke,romake


e vendeve qe ne ate kohe kishin arritur nje shkalle te larte organizative shteterore

• Ne kapitullin e dyte do trajtojme historine e institucioneve mesjetare,moderne dhe ne


veqanti rolin e kishes katolike ne Europe.

• Ne kapitullin e trete do vijojme me ndarjen e sistemeve politike dhe rrugëtimin


historik të demokraci-liberale.

• Ne kapitullin e katert do analizojme sistemin demokratik amerikan dhe sistemin


parlamentarë në Britani

4
Hyrje

Jorastesisht qyteterimet e para linden prane lumenjve te medhenj e te rrezikshem per


popullatat qe jetonin aty,nevoja per tu mbrojtur solli njerezimin para nje dileme te madhe e cila i
shtyu ata te organizoheshin e te ndihmoheshin mes vete. Shembull ne Egjipt lumi Nil aq sa sillte
te mira per popullsine,krijonte veshtiresi per jetese tek populli egjiptian.Nevoja per tu mbrojtur
nga vershimet qe shkaktoheshin gjate veres (mesi i korrikut-shtator) ndikoi qe ne Egjipt te
ngriteshin institucionet e para...pas ndertimit te sistemit te irrigacionit rrjedha e Nilit u mundesoi
banoreve qe ta siguronin ushqimin,ndersa permisimi I jetes u krijoi faraoneve dhe prifterinjeve
mundesi qe ta shfrytezonin fuqine e lire punetore per punet publike.Shembulli i Egjiptit na
tregon qarte se institucionet e para u krijuan nga nevojat dhe veshtiresite qe kishte popullata ne
ate kohe.
5

KAPITULLI I

HISTORIA E INSITUCIONEVE ANTIKE

Vendet e lindjes së lashtë ku lindën për herë të parë institucionet politico-juridike, janë
ato të zonës veriore e juglindore të Afrikës si dhe ato të zonës jugore dhe juglindore të Azisë. Në
luginen e lumit Nil gjendej shteti I Egjiptit të lashtë kurse në luginen e lumenjve Tigër dhe Eufrat
ndodheshin shtetet e Babilonisë dhe të Asirisë. Këto shtete të cilat filluan të lindnin aty nga mijë
vjecari i katërt p.e.s , u vendosën jo rastësisht në luginat e lumenjve. Periudha e parë e
qytetërimit ështe quajtur kontinentale dhe të tilla qytetërime janë përkufizuar perandorake. Këto
perandori u formuan mbi vetveten, me shpinë të kthyer nga deti, me përjashtim të një jete të
mundur të tregtarëve shumerë drejt gjirit Persik. Pushteti perandorak ishte organziuar me mjaft
kujds. Ky pushtet e krijoi madhështinë e tij, jo për arsye të formës ushtarake, por për shkak të
aktivitetit ekonomik dhe të organizimit juridik. Mund të themi se në këto perandori pati një
zhvillim të jashtëzakonshëm të institucioneve edhe pse gjithqka ishte mbyllur në një kuadër
juridik dhe administrativ. U kapërcye stadi i zakoneve dhe i riteve duke kaluar në atë të
administrimit dhe të organizimit. Në këtë periudhë kemi dhe veprën e parë të madhe juridike, aty
rreth viteve 2000-1960. “Kodi I Hamurabit” mbreti hamurab e shpalli kodin pasi kishte
rindërtuar unitetin e Babilonisë. Ky kod u dha të gjithë shteteve të lindjes së lashtë të drejtën e
detyrimeve e cila do të shndërrohej në normë tregtare në të gjithë Azinë e sipërme. Në të njejtën
kohë nga pikëpamja juridike Egjipti zhvillonte sidomos mekanizmat administrative të cilat
formuan një model që do të imitohej më pas edhe nga vetë Roma.

Egjipti shtrihej në rrjedhën e luginës së poshtme të lumit Nil, në këndin verilindor të


Afrikës. Vërshimet pranverore të Nilit shtruan nevojën e kryerjes së punimeve të mëdha
hidroteknike. Pikërisht këto ndërtime u bënë një nga shkaqet e lindjes së hershme të skllavërisë
dhe të formimit të një shteti të fortë e të centralizuar në Egjipt. Popullsia e Egjiptit u formua nga
fiset Afrikane Hamite dhe Libiase, nga Nubiasit e lashtë dhe nga Semitët Aziatik. Në fillim
lindën disa dhjetra shtete të vogla të quajtura Nome . .Ne krye te nomes qendronte nomaku.Një
prej tyre ishte mbreti apo skorpioni i cili

Konsiderohet se bëri bashkimin e të gjitha fiseve egjiptiane.Nga këto bashkësi te vogla,me vone
u formuan dy shtete,Egjipti i eperm dhe Egjipti i poshtëm.Me pas pas nje periudhe te caktuar
kohore,kur Egjipti i eperm kishte arritur nje zhvillim te konsiderueshem Mbreti Narmer arriti te
triumfonte ndaj Egjiptit te poshtem dhe arriti bashkimin e Egjiptit per here te pare ne histori.Kjo
krijoi kushte per avancimin e metejm te institucioneve te pare egjiptiane ne tere territorin e
Egjiptit.Sunduesi i pare i Egjiptit me titull faraon ishte Mena,themelues i dinasise
Tinite.Dokumentet historike tregojnë per nje aparat te nderlikuar shteteror ne kohen e tij,ai arriti
te krijonte arken mbreterore,ta mbikqyre sistemin e ujitjes,furnizimin me ushqim,dhe ato pos te
dhenave tjera,edhe ato mbi zyrtaret shtetorë.

Tjetër shembull i institucioneve të para dhe krijimit të shtetit ishte shteti i Asirisë. Asiri quhej
pjesa e lindjes së afërme e cila shtrihej përgjatë rrjedhës së mesme të Tigrit në veri të
Mespotamisë. Në kapërcyell të mijëvjecarve III-II, falë rrethanave të krijuara në shoqërinë
asiriane, u shthurën marrëdhëniet gjinore-fisnore dhe u krijuan kushte për lindjen e shoqërisë me
klasa dhe të shtetit. Rreth mijëvjecarit II p.k sunduesit local asirianë u cliruan plotësisht nga
pushtuesit babilonas. Qytet-shteti nismëtar i Asirisë ishte Ashuri, që përfshinte edhe kolonitë e
tjera asiriane dhe me shumë elemente i gjasonte poliseve greke. Në krye ishte sundimtari
trashëgimtar – Ishakum , i cili ishte kryeprift në kohë paqeje dhe prijës ushtarak në kohë lufte.
Pushteti i ishakumit kufizohej nga këshilli i Pleqve, i përbërë nga përfaqsuesit e familjeve të
pasura. Këshilli i pleqve vendoste per cështjet politike, administrative, gjyqësore dhe tregtare. Në
fillim ekzistonte edhe Kuvendi i popullit, i cili me kohë e humbi rëndësinë. Një kohë të gjatë
ishakumi nuk ishte despot, si në shtetet fqinjë të lindjes, por u bë vetëm në kohën e pushtimeve
asiriane, kur dhe u rrit roli i tij. Shembull i vecantë i institucioneve të para ishte Fenikia. Në këtë
vend qeverisja mbështetej në tri shtylla kryesore: mbretin, priftërinjtë dhe Këshillin e Pleqve.
Mbreti duke qenë nën kontrollin e fortë të skllavopronarëve të mëdhenj, nuk kishte pushtet
despotic, sic e kishin mbretërit e Mesopotamisë dhe të Egjiptit. Mbretëritë fenikase nuk u
fuqizuan për shkak të trazirave që krijoheshin nga pabarazia shoqërore, gjë që sillte edhe
shkatërrime të mëdha. Kështu, gjatë kryengritjes së madhe të skllevërve, të shekullit IX p.k, në
Tir u shfarosën të gjithë meshkujt e shtresës sunduese të Tirit.
KAPITULLI II

INSTITUCIONET MESJETARE & MODERNE

Institucionet mesjetare kanë njohur një evolucion relativisht të gjatë dhe të ndryshëm nga
njëri vend në tjetrin. Pavarësisht nga ky fakt, ne kemi mundësi të nxjerrim në pah një varg
karakteristikash të përbashkëta. Shoqëria mesjetare ishte një shoqëri anarkike, e cila në pjesën
më të madh të kohës, nuk njohu një pushtet të centralizuar dhe unik. Konceptimi i përgjithshëm i
shtetit nuk ekzistonte. Të drejtat dhe pushtetet që sot normalisht i atribohen shtetit, ndaheshin në
autoritete të ndryshme: senjoritë, kisha, qytetet etj. Këto ushtronin pushtete të rëndësishme në
financë, në drejtësi, në ushtri etj. Pra, kjo shoqëri nuk ishte e organizuar në raport me një pushtet
qëndror.

Copëzimi i pushtetit shoqërohej me një copëzim të së drejtës; grupimet shoqërore synonin të


kishin një sistem të vecantë juridik, megjithse ruheshin edhe ngjasime të mëdha midis zakoneve
locale. Teoritë e vetme juridike ishin ato të përfaqësuara nga kanonistët, të cilat në përgjithësi,
nuk kishin lidhje me realitetin. Vlen të ceket se shoqëria mesjetare ishte shoqëri feudale e
karakterizuar nga hierarkia. Po ashtu shoqëria mesjetare ishte një shoqëri e kristianizuar.

Pasi bota po ndeshej me problemet e mëdha shoqërore u ndje nevoja që në Europë te


paraqiteshin sisteme të reja të qeverisjes, këto ishin fillet e para të qeverisjes moderne në Europë.
Rasti konkret është Britania, me lëvizjen protestante e puritane dhe gjendjen e saj në prag të
Revolucionit. Në fazën e parë lëvizja protestante u drejtua kundër ndërhyrjes së Romës, por më
pas ajo u zhvillua kundër Kishës anglikane, në krye të së cilës ishte vetë mbreti. Puritanizmi
erdhi vazhdimisht duke u rritur. Mjaft prej tyre, për cështjen e lirisë dhe të besimit, ishin gati të
sakrifikonin edhe jetën. Le të mos harrojmë këtu që 6 liderë të klasave të larta kishin dhënë jetën
në periudhën e sundimit të Marie Tudor, ndërsa mjaft të tjerë u larguan nga Anglia. Puritanwt
ishin para sw gjithash protestantw, qw e konsideronin Biblwn sit w vetmin autoritet fetar, por
besonin nw shenjtwrinw e interpretimit individual.
Kapitulli III

Llojet e sistemeve politike dhe ndarja e tyre


Sipas sistemeve politike mund te ketë pushtete te modeleve: autokraci, oligarki dhe demokraci.

Autokracia Në autokraci pushteti është i përqendruar në duar të prijwsit dhe ai udhëheqë duke
u mbështetur në norma tradicionale, te cilat mund të jenë edhe religjioze. Prijësi ka pushtet
absolut, sepse ka edhe forcë absolute. Në vende te tilla ka shumë levizje kundër prijësit, në
mënyrë që të hiqet nga froni dhe hakëmarrjet po kështu janë shumë të ashpra dhe të vrazha ndaj
te pakënaqurve

Oligarkia Në oligarki pushteti është i përqendruar në duar të pakicës. Pakica vendos për ligjet
për qështjet më të rëndesishme të një shteti apo vendi. Gjatë historisë me këtë formë pushtet
është identifikuar aristokracia, veçmas me modelin fisnor te sundimit dhe plutokracia oligarkike,
një shtresë e vogël e të pasurve që vendosë në emër të shumicës. Politologët, sociologët etj.
vlerësojnë se edhe në shoqëritë moderne kemi të bëjmë me plutokraci oligarkike si formë e
pushtetit. Arsyen për këtë vlerësim e mbështesin në faktin se mbrapa vendimeve në emër të
shumicës, vendos pakica dhe ajo ka pushtetin real në duar të saj. Edhe në tipat e qeverisjes
demokratike, në rastin kur zgjedhen përfaqësuesit për të qeverisur, pakica ndahet nga votuesit e
tyre dhe vendos ashtu siç do dhe ia merr mendja, dhe shpesh kjo është në kundërshtim me
dëshirat dhe synimet e qytetarëve

Demokracia është sistem politik në të cilin pushtetin e ushtron populli, përkatësisht të gjithë
qytetarët e një vendi që kanë të drejtë vote. Demokracia paraqet formë të qeverisjes. Fjala
demkoraci rrjedh nga fjala greke demos qe do te thot njerez kurse kratos sundim (sundim i vet-
popullit) Kosova është demokraci parlamentare.

Demokracia plebishitare apo e drejtëpërdrejtë në Athinën e lashtë, ishte e tillë që qytetarët


dilnin në sheshe te qyteteve dhe vendosnin për çështje që u interesonin atyre. Atëherë kjo formë
e vendosjes ishte e mundur, ngase numri i njerëzve nëpër qytete ishte i vogël dhe nuk paraqiste
ndonjë problem të tuboheshin qindra apo disa mijera njerëz. Tash shumica e vendeve kanë
sisteme demokratike dhe po kështu, karakteri i tyre është reprezentues
Demokracia reprezentuese mundëson që qytetarët vetëm perms zgjedhjeve aktivisht të marrin
pjesë në vendimmarrje politike dhe në ndërtimin e institucioneve shtetërore

Komunizmi është sistem politik i cili bazohet në një shoqëri pa klasa,dhe bazohet ne idetë e
Karl Marksit dhe Hegelit. Ne sistemin komunist likuidohet prona private dhe vendoset prona
shtetërore dhe shteti është pronar dhe punëdhënës i vetem pa te cilin nuk mund te zhvillohet
asnje veprimtari.
Fashizmi është një ideologji politike kolektiviste dhe autoritare që thekson rëndësinë e interesit
kombëtar ndaj të drejtave individuale. Edhe pse është një ideologji kolektiviste, fashizmi tenton
që ta ruajë pronën private por nën kontrillin e shtetit, sikundër është fitimi - por vetëm kur këto
nuk bienë në konflikt me atë që autoritetet politike konsiderojnë si interesi kombëtar.
IV DEMOKRACIA-LIBERALE

Sistemi qeverisës i Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikës

Duke ditur se Shtetet e bashkuara te Amerikes kanë qenë shteti i parë ne te cilin eshte
implementuar demokracia bashkëkohore sic e njohim ne sot,atehere ne konsideruam se eshte
jashtezakonisht e rendesishme ta njohim sistemin amerikan te qeverisjes i cili eshte i veqantë per
ndarja nga dhe struktura e tij. Ne fillet e shtetesisë Shtetet e bashkuara te Amerikes nuk ishin
ashtu sic njohim ne sot,ishin vetem trembedhjete koloni te cilat nuk kishin arritur te
konsolidoheshin as politikisht e as ekonomikisht.Keto 13 koloni duke u perballur me taksat e
larta qe kishin nga Mbreteria Angleze,u detyruan te hudheshin ne kryengritje. Kolonistët
amerikanë i mposhtën Britanikët në Luftën Revolucionare Amerikane të viteve të 1770-ta dhe
shpallën pavarësinë më 4 Korrik 1776. Shtatë vite më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Parisit
zyrtarisht ia njohu pavarësinë nga Britania e madhe.Kjo shenoi edhe mbarimin e luftes ndermjet
Shtetit Amerikan te posakrijuar me Mbreterine Angleze.Pas njohjes se pavaresisë u shfaqen edhe
problemet e para mes shteteve.Kjo ndikoi qe prijesit kryesorë te shtetit te uleshin e te mendonin
per zgjidhje me afatgjate dhe me specifike per sistemin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes,pasi
ne ate kohe nje qeveri e dobet qendrore nuk i shkonte per shtati asnje shteti.Me 1787 pas shume
perpjekjesh u miratua kushtetua e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.Bazat e sistemit politik në
SHBA janë përcaktuar me kushtetutën vitit 1787 e cila është plotësuar edhe me 26 amendamente
dhe edhe sot e kësaj dite është në fuqi. Ky sistem bazohet në rregullat e qeverisjes shtetërore të
sistemit presidencial.Pra institucionet jane te ndara krejtesisht njera nga tjetra. Parimi themelor i
këtij sistemi është se një pushtet e kufizon pushtetin tjetër dhe nuk lejon qe nje pushtet te ushtron
ndikim ne pushtetin tjeter Dallimi nga format e tjera të qeverisjes është në faktin e ndarjes së
pushtetit shtetëror në pushtetin

• legjislativ

• ekzekutiv

• gjyqesor
Pushtetin ekzekutiv e ekzekuton Presidenti i cili ushtron postin e presidentit te shtetit dhe
poashtu ushtron rolin e kryeministrit te vendit. Pushtetin legjislativ e ushtron Kongresi i cili ka
kompetenca te caktuara dhe pushtetin gjyqesor e ka Gjykata Supreme.Kongresi amerikan
përbëhet nga dy dhoma : dhoma përfaqësuese dhe senati. Puna dhe struktura e kongresit është e
rregulluar me nenin 1 te kushtetutes.Dhoma e përfaqësuesve është dhoma e lartë e kongresit të
cilën e zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët me të drejtë vote.Në parim të dy dhomat e
kongresit kanë fushëveprim të njëjtë. Dhoma përfaqësuese ka tri grupe themelore të funksioneve
që i ushtron në mënyrë të pavarur nga senati: Ajo shqyrton numrin më të madh të ligjeve të cilat
pas miratimit nga ana e saje shqyrtohen edhe ne senat. Ajo së pari deklarohet për vendimet që
janë të lidhura me tatimet dhe ajo së pari ka të drejtë ekskluzive që të fillojë procedurën kundër
funksionarëve të lartë shtetëror duke përfshirë këtu edhe kryetarin e shtetit të ashtuquajturin
'impeachment'. Ndersa Senati eshtë aplikuar në sistemin amerikan si zgjidhje kompromisi në mes
të tendencave centraliste dhe federaliste me rastin e miratimit të kushtetutës së vitit 1787. Në fakt
sipas kushtetutës është përcaktuar që senati të përbëhet nga dy senator nga çdo shtet të cilët i
zgjedh trupi ligjdhënës i shtetit, në cdo 6 vjet.Pasi që SHBA kanë 50 shtete senati I ka 100
anëtar. Senati ka të drejtë të formojë komision hetues për çdo çështje të cilën e vlerëson të
arsyeshme. Senati jep mendimin për zgjedhjen e disa funksionarëve të lartë shtetëror( ministrat ,
ambasadorët) të cilët I emëron kryetari SHBA-ve dhe senati karakterizohet me modelin dypartiak
të bazuar në dominimin dhe rivalitetin në mes të dy partive kryesore politike Partisë demokratike
dhe partisë republikane.Presidenti i Shba-së paraqet institucionin kryesor,ne baze te te cilit quhet
edhe sistemi..Funksionet më të rëndësishme të tij janë: është shefi i shtetit ,është komandant i
forcave të armatosura, shef i pushtetit ekzekutiv.Ai zgjidhet për përudhen prej 4 viteve dhe mund
të zgjidhet më së shumti për 2 mandate radhazi.Gjykata supreme e SHBA-ve-ajo e ushtron në
mënyrë të pavarur pushtetin gjyqësor. Ajo përveç kësaj ushtron edhe funksionin e kontrollit të
kushtetutshmërisë . Ajo përbëhet nga 9 gjyqtarë të cilët i emëron kryetari i SHBA-ve pas
konsultimit dhe marrjes së mendimit nga senati. Mandati i tyre është i përjetshëm. Përveç
çështjeve penale dhe civile ajo shqyrton edhe konfliktet e kompetencave ndërmjet federatës dhe
shteteve federale. Çdo shtetas ka të drejtë të marrë iniciativë për fillimin e procedurës para kësaj
gjykate.
Kur flasim per Anglinë duhet pasur parasysh se flasim per vendin ku është paraqitur për herë të
parë regjimi parlamentar dhe rregullat e qeverisjes shtetërore të demokracisë përfaqësuese të
bazuara në parlamentarizëm.Institucionet kryesore ne pushtetin anglez janë

• Kurora Mbretërore

• Parlamenti

• Qeveria

Duhet thene se kurora mbretërore është institucion që funksionon me shekuj mirëpo kjo pozitë ka
evoluar prej formës monarkise absolute ne ate parlamentare e deri ne formën e sotshme ku ajo
më shumë paraqet institucion formal. Kompetencat e saj kanë ndryshuar kohe pas kohe,ndersa
ato te sotmet jane keto:

a) ajo formalisht konstituon dhe shpërndan parlamentin, ajo jep pëlqimin dhe bën firmosjen
formale të ligjeve dhe akteve të tjera të miratuara nga parlamenti.

b) Ajo emeron kryeministrin duke i besuar këtë mandate liderit partiak të partisë dominuese në
dhomën e ulët. Ajo i nënshkruan aktet e rëndësishme te qeverisë pas firmosjes nga ministri
përkatës ose kryeministri.

c) perfaqeson vendin mbrenda dhe jashtë tij.

Parlamenti anglez është paraqitur për herë të parë me emërtimin Magnum conzulium.
Parlamenti anglez është i përbërë prej dy dhomave. Dhomës së lordëve dhe dhomës së
komunave.

1- Dhoma e lordëve përbëhet nga 1100 anëtar nga të cilët shumica zgjidhen sipas parimit të
trashëgimisë. ndikimi i saj ka rënë me kalimin e kohës.

2-Dhoma e komunave paraqet dhomën e përfaqësuesve e cila paraqet shtyllën kryesore të


sistemit parlamentar . Kjo dhomë ka 659 deputetë ku shumica e tyre 90 përqind janë nga dy
partitë kryesore Konservatore dhe asaj laburiste. Kjo dhomë ka kompetencë të gjëra legjislative ,
ajo zgjedh dhe kontrollon punën e qeverisë miraton vendime lidhur me financa dhe politikën
monetare etj. Punën e saj e udhëheq spikeri i cili është jashtë-partiak.
Qeveria ne Britani është specifike dhe dallon nga shtetet e tjera. Qeveria zgjidhet nga dhoma e
komunave në bazë të propozimit të kryeministrit. Pas zgjedhjeve partia e cila ka fituar shumicën
ka të drejtë ta nominoj për kryeministër liderin saj politik dhe kurora është e obliguar që atij të i
ofrojë mandatin për formimin e qeverisë. Raporti I mbretëreshës dhe qeverisë është I ngushte,
parlamenti emëron kryeministrin I cili për punën ë tij duhet të njoftojë mbretëreshën. Në anën
tjetër mbretëresha duhet të konsultohet për të gjitha çështjet me kryeministrin.
PËRFUNDIMI
Pas përfundimit të ketij seminari ne te cilin analizuam historinë e institucioneve nga antika deri
më sot erdhëm ne perfundim se institucionet e para janë krijuar nga nevojat qe njerezeve iu
paraqiteshin si pasoje e vershimeve nga lumenjtë,afer te cileve ata kishin krijuar vendbanimet e
tyre. Ne mendojmë se roli i kishës katolike ishte jashtëzakonisht i demshem ne zhvillimin e
politikes dhe aspekteve tjera per zhvillimin e Europes si kontinent. Është e qartë se zhvillimin me
te hovshem Evropa e merr vetem ateherë kur institucionet e fitojnë pavaresine e tyre nga kisha
katolike.Vleresojmë se komunizmi nje ideologji qe ne leter eshte shume premtuese e ne realitet e
pamundur per tu realizuar i ka shkaktuar deme te medha njerezimit.Ne mendojme poashtu se
njeri nder sistemet qe i eshte pershtatur me se miri njerezimit eshte demokracia,e cila ne shume
vende te botes ka krijuar kushte te mira jetese per popullaten e vendit ne te cilin eshtë
zbatuar.Eshte e qartë se rreth kesaj ceshtje mbetet edhe shume per tu hulumtuar, prandaj ftojmë
te gjithë studiuesit te hulumtojne perreth kesaj ceshtje e cila ka edhe shume per tu analizuar.
SHTOJCA

Mbreti i Babilonisë Hamurabi

Egjipti i vjetër
Shtëpia e bardhë,USA
Bibliografia

• An outline of American History. United States Department of State. May, 1994.

• Thompson, Peter. Dictionary of American History. MPG Books Ltd

• Filo, Llambro. Sistemet politike bashkëkohore. Ideart.

• Omari, Luan. Sistemi Parlamentar. “Elena Gjika” (Tiranë, 2004).

• Anastasi, Aurela. Historia e institucioneve. Shtëpia botuese e librit universitar (Tiranë,


2002).

• Shukriu, Edi. Historia e lindjes së lashtë. (Prishtinë, 2010).

You might also like