You are on page 1of 18

Historia e intitucioneve juridiko-historike

1. Cila shkencë ndihmëse historike merret me studimin e shkrimeve të vjetra?


-Shkenca ndihmëse e historisë e cila merret me studimin e shkrimeve të vjetra quhet:
PALEOGRAFI

2. Cilat janë shkencat tjera ndihmëse historike ?


1. Kronologjia ( studion kohën dhe datat historike)
2. Paleografia ( shkrimet e vjetra)
3. Hartografia ( Hartat historike)
4. Diplomatika ( diplomave, bulave, kartëdhuresave etj)
5. Heraldika ( stemat, dhe shenjat shtetërore)
6. Numizmatika ( monedha, medalje )
7. Gjenaologjia (fiseve ,brezave , familjeve , dinastive)

3. Epet e Homerit ,,Iliada dhe Odisea” janë burime te rëndësishme për njohjen e Greqisë
antike?
-Për periudhën e Heronjve shek XII- IX p. e. se re.

4 Shkollat juridike janë :


a) Shkolla e Glosatorëve ( shek 11-13) Irnerius, Acursius etj.
b) Shkolla e Postglosatorëve ( shek 13-16) Cinus , Bartolus , Baldus etj.
c) Shkolla e juristëve elegantë ( shek 16-17) Alcijat, Kyzha, Dono , Bolden
d) Shkolla e të drejtës natyrale ( shek 17-18) Hugo Grotius,Hobsi, Loku, Monteskije , Volteri etj,
e) Shkolla historike e së drejtës ( shek 18-19) Fihte , Tibo , Savinji etj.

5. Çka është GLOSSA ( shkolla e glosatorëve )


Kah fundi i shekullit XI juristët në Italinë Veriore themeluan shkollën juridike ku studionin
,,Korpus Jurisin” ( Kodifikimin e Justinianit) , duke shënuar ndërmjet rreshtave komente
DIGESTAT, shpjegime apo vërejtje të cilat shënime quheshin GLOSSA andaj edhe këta quheshin
Glosatorë
( shkolla e glosatorëve).

6. Cila nga shkollat juridike konsideronte se:


“ pa histori , shkenca juridike është e verbër”
-Shkolla e Juristëve Elegant.

7. Cilat nga shkencat ndihmëse historike merret me studimin e prejardhjes së fiseve brezave ,
familjeve dinastive e të ngjashme;
- GJENEALOGJIA

8. Lajbnici thoshte se nga historia kërkojmë tri gjera: Cilat janë ato:
1. Që të na informojë për ngjarjet në të kaluarën
2. Që të na ofrojë rregulla të dobishme për jetë
3. Që të na shpjegojë krijimin e të tashmes nga e kaluara.

8. Sa ka zgjatur bashkësia primitive ?


Rreth 500.000 vjet.

9. Burimet historike ndahen në tri grupe ?


1. Në monumentet e kulturës materiale
( veglat e punës , armët , stolitë , objektet , varrezat , vizatimet etj)
2. Në dokumentet e shkruara
( ligjet, dekretligjet, kontratat, testamentet, bulat, statutet etj)
3. Në burimet gojore
( këngët, tregimet, legjendat, anektodat etj).

3. Burimet Historike gojore ndahen ne:


1. Krijimtarinë gojore –popullore ( kultura shpirtërore) dhe
2. Kujtimet e aktorëve te ngjarjeve dhe dëshmitaret e kohës.

9. Çka është distanca kohore historike ?


Historia shkruhet vetëm pasi të kalojnë 50 vite pas ngjarjes që është objekt trajtimi e që quhet
DISTANCA KOHORE HISTORIKE.

11Në sa periudha ndahet historia e përgjithshme e shtetit dhe së drejtës sipas tipit të shtetit
dhe së drejtës ?
1. Periudha e shtetit dhe se drejtës SKLLAVOPRONARE
2. -------------------------------------- FEUDALE
3. ------------------------------------- LIBERALE dhe bashkëkohëse
4. --------------------------------------- SOCIALISTE në mezokohë.

12 Cilat janë karakteristikat e përgjithshme të shteteve skllavopronare?


1. SH.S. janë shtete eksploatuese
2. Në SH.S. dominon kryesisht Ekonomia Natyrale.
3. Janë shtete luftarake dhe pushtuese
4. SH.S. i përshkon ideologjia fetare
5. Janë përplot me relikte të rendit shoqëror klano-fisnor
6. Janë shtete të pabarazisë formale-juridike
7. Janë përplot antagonizma dhe kundërthënie etj

13. Cilat janë shtetet skllavopronare?


-Shtetet skllavopronare të lindjes janë; Egjipti , Babilonia , Kina, Persia, Asiria , Fenikia etj
ndërsa
-Shtetet skllavopronare të perëndimit janë: SHTETI I Romës dhe qytet shtetet greke janë :
Athina , Sparta , Teba, Smira, Itaka , Troja , Cipri etj.

14. Shtetet Skllavopronare ndahen në shtetet e lindjes së lashtë dhe në shtetet perëndimore
skllavopronare. Numëro se paku 5 shtete të lindjes së lashtë:
1. Egjipti
2. Babilonia
3. Kina
4. India
5. Persia, Asiria , Fenikia etj.

15. Karakteristikat e EGJIPTIT ?


-Egjipti i lashtë u krijua në Mileniumin IV p.e.r. në luginën e lumit NIL nga bashkimi i qytet-
shteteve të quajtura NOME.
-Egjipti ka qenë MONARKI DESPOTIKE e tipit oriental.
-FARAONI ka qenë mbret i trashëgueshëm
- XHATI ishte shef i administratës në oborrin mbretëror.
- Skllavët angazhoheshin për ndërtimin e sistemit të irigacionit dhe piramidave . Ata quheshin
edhe ,,SEKER ANH” ( të varrosur për së gjalli).

16. IUS VITAE AC NECIS” është një e drejtë e skllavopronarit ndaj skllavit. Çka kuptoni me këtë
të drejtë të skllavopronarit:
-Skllevërit ishin klasa e shtypur dhe e shfrytëzuar nga skllavopronarët. Ata ishin objekt e jo
subjekt i së drejtës, e drejta konsideronte si send e jo si njerëz. Pronari i skllavit mund ta
dispononte lirisht skllavin e vet, ai mund ta shiste atë ta tjetërsonte në çfarëdo mënyre tjetër
mund ta lironte dhe ta vriste. Pra skllavopronari kishte të DREJTEN E JETES DHE VDEKJES MBI
SKLLAVIN.

17. Ku dhe si u formua BABILONIA- karakteristikat ?


-Në Mesopotami në Mileniumin e IV p.e.r u formuan qytet-shtetet e para që quheshin
PATESIATE si ; BABILONIA , KISH, SIPAR etj
-Ne SUMER u krijuan këto qytete- shtete që quheshin AKADA e që janë; ERIDA ,UR, URAK
LARSA etj
- Dega kryesore e Ekonomisë ishte BUJQëSIA e më vonë zejtaria e tregtia.
-Babilonia kulmin e zhvillimit e arriti në shek. 18 dhe 17 sidomos gjatë sundimit 40 vjeçar të
HAMURABIT.
-Babilonia ishte MONARKI DESPOTIKE UNITARE-CENTRALISTE.
- Në krye të shtetit qëndronte sundimtari i quajtur LUGAL.
- Drejtuesi i pallatit mbretëror ishte NUBANDA.
- Administratën dhe gjykatat i drejtonte ISHSHAKU.
- Në krye të krahinave administrative ishte SHAKANAKU i cili kishte në duar tri pushtete:
administrativ, gjyqësor dhe ushtarak.
- Popullsinë skllavopronare e përbënin : AVILIUMI dhe MUSHKENëT.
- Babilonia në shek VI p.e.r. bie nën sundimin e Persisë.

18. Në Babiloni drejtuesi i pallatit mbretërore quhej NUBANDA ndërsa në Egjipt quhej XHATI.

19. Cilat janë ,,Burimet e së drejtës” në BABILONI ?


1. E drejta zakonore
2. Ligjet
3. Urdhëresat e org. Qendrore dhe vendore
4. Praktika gjyqësore

20. Kur është nxjerr ,, Kodi i Hamurabit” , dhe sa nene kishte?


Ky kod është nxjerr në gjysmën e parë të shek XVIII p.e.r. ( 1794-1750).
I shkruar në gjuhën AKADE me alfabet KUNEIFORM. Ky kod përbëhej prej 282 neneve dhe
është i shkruar ( gdhendur) në një shtylle guri të bazaltit të gjatë 2,25m.

21. Në kodin e Hamurabit në dispozitat ku bëhet fjalë për të drejtën familjare dhe martesore
përmendet instituti “Shiritka” çka kuptoni me këtë:
-Kur një grua kalonte në shtëpinë e burrit me vete merrte SHIRITKëN. Shiritka ka qenë një lloj
paje ose prike të cilën vajza e merrte nga familja e saj që të lehtësonte jetën bashkëshortore.

22. Ne kodin e Hamurabit përmendet institucioni I quajtur “ILKU”


Shkruaj çka di për këtë institut juridik të Babilonisë së lashte:
-ILKU ishte një pasuri bujqësore ( pjese e tokës –ngastër) te cilën sundimtari ia jepte njeriut të
lirë ne zotërim dhe shfrytëzim që ai ta punonte vet ose me skllevër, me kusht qe ky person, në
thirrje të sundimtarit të shkonte në ushtri.

23.Kodi I Hamarubit është nxjerr në vitin 1794-1750 p.e.r. dhe është shkruar në gjuhën AKADE
me alfabetin KUNEIFORM ndërsa është zbuluar në vitin 1901 -1902 dhe sot ruhet në muzeun e
LUVRIT në France.

24. Në Babiloni sipas kodit të Hamurabit klasa skllavopronare përbëhej prej 2 kategorive. Cilat
janë ato shkruaj për dallimet ndërmjet tyre:
1. AVILIUMI – shtresa e lartë e aristokracisë dhe burokracisë ( që kishin edhe mbrojtje juridike).
2. MUSHKENU – shtresa e ultë , të lirë por të varfër.

25. Sa institute themelore i njihte ,, E drejta sendore” në Babiloni?


1. Pronësinë
2. Servitutin
3. Hipotekën
26. Çfarë kontrata kishte te ,, E drejta e detyrimeve” në Babiloni?
1. Shitblerja
2. Qiraja
3. Huaja
4. Huapërdorja
5. Kontrata mbi punën personale
6. Depozita

27. Karakteristikat e ,, E drejta martesore dhe familjare” në Babiloni?


- Me rastin e martesës , dhëndëri jepte TIRHATëN.
- Gruaja me vete te burri merrte SHIRITKëN.
- Burri për ta siguruar gruan pas vdekjes i dhuronte NUDUNU-në.
- Burrit mund të merrte edhe skllaven për lindjen e fëmijëve KONKUBINA.

28. Karakteristikat e ,, E drejta trashëgimore” në Babiloni?


- Trashëgimtar legjitim kanë qenë vetëm meshkujt.
-Vajzat në vend të trashëgimisë kishin vetëm të drejtën e SHIRITKëS.

29. Karakteristikat e ,, E drejta penale” ne Babiloni?


- E drejta në Babiloni bënte dallimin ndërmjet deliktit privat dhe publik
- Nuk bëhej diferencimi i elementeve subjektive dhe objektive të veprës penale ( nëse shtëpia
rrënohet dhe mbyt pronarin , të mbytet ndërtuesi)
- Shprehej pabarazia formale juridike ndërmjet shtresave shoqërore
- Ashpërsia e dënimeve kishte për qëllim ndëshkimin dhe hakmarrjen ndaj kryesit të veprës
penale etj.
Veprat penale i klasifikojmë në 4 grupe :
1. kundër shtetit dhe religjionit ( kryengritja , tradhtia, dezertimi etj)
2. kundër personit ( vrasja , dhunim , fyerja , lëndimi etj)
3. kundër pasurisë ( vjedhja dhe hajdutëria).

ATHINA

30 Eklezia në Athinën e lashtë ka qenë kuvend popullor në të cilin kishin të drejtë të merrnin
pjesë të gjithë meshkujt e moshës madhore shtetas të Athinës. Për punën e vlefshme të
kuvendit kuorumi kërkohej vetëm në një rast , cili ishte ai dhe çfarë duhet të ishte ai:
-Në Kuvend duhej të merrnin pjesë së paku 6.000 veta dhe kuorumi nuk ka qene i caktuar
përveç kur vendosej për ostrakizëm (debim nga Athina per 10 vite).

31. Eklezia aprovonte ndonjë vendim në kundërshtim me “ vullnetin e përhershëm të popullit”


atë vendim me një procedurë të veqant mund ta anulonte Helieja, kush kishte të drejtë ta
inicionte procedurën dhe me çfarë padie?
- Ne fillim e bënte AEROPAGU ( deri ne vitin 462 per) por më vonë e bënte HELIEJA .
Procedurën para Helijes mund ta iniconte secili qytetar Athinas me padinë GRAFE.

31. Si quheshin të huajt në Athinën e lashtë dhe çfarë ishte statusi I tyre juridik:
-Të huajt në Athinën e lashtë quheshin Metik, Metikët ishin të lirë por pa të drejta politike.
Kishin të drejta të kufizuara juridike pra kishin të drejtë të pakufizuar të pronësisë në sende të
luajtshme kurse për sendet e paluajtshme kërkohej pëlqimi i shtetit.

32.Ne procedurën gjyqësore në Athinën e lashtë ekzistonte padia e quajtur Grafe. Kush kishte
të drejtën ta ngrite dhe çka kërkohej me të”
-Këtë padi kishte mundësi ta ngriste çdo qytetar Athinas edhe kur nuk kishte interes të
drejtpërdrejt juridik por që dëshironte të mbronte interesin e përgjithshëm shoqëror
përkatësisht interesin shtetëror.

33. Shkruaj çka di per institutin shtetërore në Spartën e lashtë të quajtur “GERUZIA”
- GERUZIA ka qenë organ operativo-administrativ që përbëhej prej 28 gerontëve dhe 2
mbretërve . Gerontët duhej të ishin më të vjetër se 60 vjeç dhe e ushtronin këtë funksion deri
në vdekje. Geruzia i përgatiste mbledhjet e Kuvendit , paraqiste propozime , shpallte aprovimin
e vendimeve etj. Kishte edhe funksione gjyqësore dhe për punën e vet nuk i përgjigjej asnjë
organi tjetër.

34. Në Athinën e lashtë institucioni I quajtur “DOKIMAZIA” ka qenë:


-DOKIMAZIA – ishte një procedurë gjyqësore që zhvillohej para BULES. Në këtë procedurë
shqyrtoheshin virtytet morale të kandidatit për nëpunës. Aty konstatohej si p.sh. ; A është
kandidati shtetas i Athinës , cilës shtresë-klasë i takon, a i ka kryer detyrimet fiskale ndaj
shtetit, çfarë moshe ishte , a ka qenë i dënuar , a i respekton perënditë dhe prindërit etj.

35. Shkruaj çka di per institucionin e 9 arkondëve në Athinën e lashtë:


Në fillim ekzistonte vetëm një ARKOND BAZILEU . Por më vonë u vendos që të emërohet edhe
një ARKOND POLEMARH , e pastaj edhe ARKOND EPONYMOS. Nga shek VII u institucionalizuan
edhe 6 arkondë te tjerë, gjithsej 9 arkond. Nëntë arkondët kanë qenë organ administrativ dhe
ekzekutiv.

SPARTA

36. Kush ishin “helotët” në Spartë dhe çfarë ka qenë statusi juridik dhe pozita shoqërore e tyre?
Helotet kanë qenë popullësia jo e lirë në Spartë. Këta ishin popullsia e nënshtruar autoktone , e
shndërruar në skllevër të shtetit , në skllevër Agrarë. Këta ishin bujq të varur dhe pjesë
përbërëse e tokës që nuk kishin as zotësi juridike e as zotësi për të vepruar.

37. Si quhen të huajt në Spartë dhe çfarë është statusi I tyre:


- Ata quheshin PERIK . Këta personalisht ishin të lirë por pa të drejta politike. Mund të
posedonin sende të luajtshme ndërsa të paluajtshme vetëm me pëlqimin e shtetit. Nuk kishin
obligim shërbimin ushtarak por paguanin taksa të veçanta për forcimin e ushtrisë.

Feudalizmi
38. Ne periudhën e feudalizmit dallohen 3 tipe te feudalizmit, cilat janë ato:
- Feudalizmi i hershëm (gjysma e fundit shek. 5 deri ne fund te shek 10)
- Feudalizmi i zhvilluar ose klasik ( fundi i shek 10 deri ne fund te shek 15)
- Feudalizmi i vonshëm. ( fundi i shek 15 deri ne fundi i shek 18 apo (1789) Rev.Borgjez
Franqez.)

39. Te sllavët ( ne Evropën lindore) feudalizmi fillon më vonë se në Evropën Perëndimore dhe
Qendrore. Përkufizoni periudhat të feudalizmit te sllavët;
1. Feudalizmi i hershëm fund shek VIII fillim shek. IX dhe zgjat deri ne fund shek XII
2. Feudalizmi i zhvilluar fund shek XII dhe zgjat deri fund shek. XVI dhe fillimin e shek XVII
3. Feudalizmi i vonshëm fillimi shek XVII dhe zgjat deri ne gjysmën shek. XIX.

39. Me Konstitucionin e Konstatinit I të Madh të vitit 332 rregullohej:


-Krijimi I bazës juridike të marrëdhënieve të reja në prodhim, marrëdhëniet e ardhshme feudale
në kuadër të perandorisë romake dhe ndalohej kalimi I kolonëve prej një prone bujqësore në
tjetrën sepse në rast se bëhej shkelja e rregullit duhej të kompensohej.

40. Në periudhën e feudalizmit klasik shumë qytete në Evrope kishin statusin e qytetit- shtetit
në formë republike të qeverisjes. Në krye të qytetit qëndronte Kryetari që në qytete të
ndryshme emërohej me emra-terme të ndryshme. Shëno së paku 5 emërtime për kryetarin;
- MER, MAIOR, VILLAE< DUZHD, PREFEKT, KNJAZ, GRADONAQELLNIK etj.

41. Qytet – shtetet në feudalizmin e zhvilluar kishin një rregullim të veqant shtetërorë (I
ndryshëm nga ai I shteteve feudale) Pra çfarë forme të pushtetit kishin këto qytet shtete në
këtë periudhë:
-Qytet-shtetet ne Evropë në periudhën e feudalizmit për nga forma e pushtetit shtetëror kanë
qenë republika aristokratike feudale dhe kishin një organizim të ngjashëm shtetëror,
Aty këtu kishte qytet shtete me trajte monarkie te pushtetit siç ishte p.sh Mbretëria e Napolit.
Brenda qytet shteteve paraqiten edhe institucione të veçanta shtetërore juridike.

42.. Numëro disa nga shtet-qytetet me te zhvilluara ne Evrope:


ITALI – Venediku, Gjenova, Napoli , Piza etj
FRANCE- Marseja, Arl , Narbon, etj. Ne Ballkan ishte Dubrovniku.

44. Shumë qytete në periudhën e feudalizmit te zhvilluar kishin atributet e shtetit. Në këto qytet
–shtete ekzistonte një e drejtë bukur e zhvilluar me burime te veçanta. Numëro burimet e se
drejtës në këto qytet-shtete.
1. E drejta zakonore
2. Statutet
3. Librat e qytetit
4. Statutet e korporacioneve të ndryshme dhe
5. Praktika gjyqësore

Shteti i Frankëve

45. Ku dhe si u formua shteti i Frankëve- karakteristikat:


-Shteti i Frankëve u krijua nga Frankët ( grup i fiseve gjermane ) nën udhëheqjen e
KLODEVIKUT diku nga fundi i shek.V dhe qëndroi deri ne gjysme të shek.IX.
-Zhvillimi historik i shtetit ndahet në dy periudha: Periudhën e MEROVINGëVE dhe
KAROLINGëVE.
- Shoqëruesit e sundimtarit ( anstrucionet ) quheshin KOMES.
-Rregullimi shtetëror : Monarki patrimoniale ose bashtinore.

46. Çka është BENEFICIUMI?


- BENEFICIUMI ka qenë një tokë e banuar me fshatar gjysmë të lirë , të cilën tokë sundimtari iu
jepte njerëzve të lirë me kusht që këta kur të thirreshin të viheshin të armatosur si kalorës ne
shërbimin ushtarak. Beneficiumi jepej për kohë të caktuar dhe mund t‟iu merrej .
- Akti juridik me të cilin bëhej ndryshimi i statusit juridik të fshatarit të lirë dhe i cilësisë juridike
të pronës së tij quhej KOMENDACIO.

47. Pushteti qendror në Shtetin e Frankëve?


- Monarku kishte funksionarët e vetë si : REFERENDAUSI ( përpilonte aktet e monarkut ),
KOMESëT , KONTëT , MAJOR DOMI ( drejtues i oborrit ).
-Organ tjetër ishte ; Kuvendi popullor, Kuvendi i pallatit mbretëror, Kuvendi i magnatëve dhe
Kuvendi kishtar.
- Pushteti vendor :
Njësia themelore ishte KONTEA në krye me KONTIN. Zëvendësi i kontit quhej VIKARI e më
vonë si njësi më të mëdha ishin DUKATAT në krye me DUKëN.

48. Burime e së drejtës ?


- Ligjet e para të barbarëve janë kodifikimet e drejtës zakonore të quajtura LEX BARBARORUM
p.sh. Ligji i SALIKëVE, Ligji i RAPUARVE dhe Ligji i BURGUNDëVE.
- Ligji i SALIKëVE kishte 70 nene dhe ishte i vetmi ligj që kishte më së paku ndikim nga e drejta
romake.
-Lex Romana Barbarorum ishin ligje për popullësin galo-romake. Ndër to ishin:
Lex Romana BURGUNDIONUM dhe WISIGOTHORUM.
- Aktet e sundimtarëve ishin : decreta , edicta, constituciones , ndërsa në periudhën e
Karolingëve këto akte quheshin KAPITULARIA.

49. E drejta në shtetin e Frankëve?


- E drejta sendore ( e drejta e pronësisë mbi tokën)
- E drejta e detyrimeve ( kontrata e shitblerjes)
- E drejta familjare (e drejta e mundiumit)
- E drejta penale ( vetëgjykimi , hakmarrja , përgjegjësia kolektive etj).

50. Në të drejtën familjare në shtetin e frankëve në periudhën e feudalizmit të hershëm zoti I


shtëpisë kishte të drejtën e mundiumit. Çka kuptoni me të?
-I zoti i shtëpisë kishte të drejtën e MUNDIUMIT dmth ai kishte një lloj pushteti mbi anëtarët e
familjes. Meshkujt madhor kishin pushtet mbi meshkujt e mitur ndërsa burrat kishin pushtet
dhe një lloj kujdestarie mbi gratë.

Kalifati arab

51. Kur filluan të krijohen qytetet e para - karakteristikat?


-Ne shek. V-VI u krijuan qytete siç janë; MEKA, JETRIBI ( Medina), TAIFI , JEMENI etj. Në krye
të qytetit ishte sundimtari ( kryetari i fisit).

52. Kush ishte MUHAMEDI?


- Ai ishte predikuesi i islamizmit , profet dhe themeluesi i shtetit arab. Ai u lind në vitin 570 dhe
vdiq me 632. Ai u largua nga Meka në Medinë.
Ai ka përpiluar dhe miratuar një shkresë ( KITAP) e cila më vonë njihet si KARTA E Medinës e
cila paraqet kushtetutën e parë të shkruar në botë .
Muhamedi ishte udhëheqës shpirtëror , shtetëror , politik dhe ushtarak , sundimtar dhe i njihej
edhe e drejta e gjyqtarit suprem. Gjatë sundimit të Muhamedit gati se e tërë Arabia ra nën
sundimit e tij. Pas vdekjes së tij , si kalif të parë erdhën EBU BEKRI ( 632-634), OMERI ( 634-
644), Osmani , Aliu,etj.

53. Në shtetin arab popullsia ndahej në këto kategori:


1. Kategori I – Myslimanët e lirë arab
2. Kategori II- Mavalët ( që kanë pranuar islamin)
3. Kategori III – Zimijët ( hebrejt , zoraastritet, etj).
4. Kategoria IV - Skllevërit

54. Kush ishte në krye të shtetit?


Në krye të shtetit qëndronte KALIFI. Fjala kalif ka kuptimin e trashëgimtarit, zëvendësuesit dhe
përfaqësuesit të profetit. Përveç kalifit ndër organet tjera shtetërore ishte edhe Kuvendi i
Sheikëve i quajtur SHURA.
Pas kalifit ishte VEZIRI ( Kryeministri). Administrata ishte e ndarë
në resorë apo DIVANE ( ministri).

55. Në kalifatin arab njësia më e madhe administrativo – territoriale dhe ushtarake quhej –
EMIRATI në krye të saj qëndronte EMIRI I cili njëherit ishte edhe mëkëmbës I kalifit dhe kishte
këto funksione:
-Pushtetin më të lartë administrativo-politik
-Komandant suprem i ushtrisë së Emiratit.

56. Në kalifatin arab kanë sunduar dy dinasti. Cilat janë ato:


1. Dinastia e OMAJADëVE ( deri ne vitin 750)
2. Dinastia e ABASIDëVE ( 750 – 1258).

Bizanti

57. Si u formua perandoria BIZANTINE ?


Në vitin 395 Perandoria Romake u nda në dy pjesë ; Perandoria Romake Perëndimore dhe
Perandoria Romake Lindore. Pjesa perëndimore u shkatërrua ne vitin 476 nga barbarët , ndërsa
pjesa lindore qëndroi plot edhe 1000 vjet deri ne vitin 1453. Perandori Konstantin i Madh ne
vitin 324 urdhëroi që të ndërtohet kryeqyteti i ri në gjirin e Bosforit , i cili në vitin 330 u bart
kryeqyteti i Perandorisë Romake Unike në KONSTATINOPOLIS ( Stambolli i sotëm ). Kjo
perandori quhet edhe Perandoria Bizantine pasi që u ndërtua mbi themelet e qytetit Bizantion (
qytet-shtet helen) . Bizantinasit vetën e quanin ROMEJ ndërsa shtetin e tyre PERANDORIA
ROMEJE.

58. Çka ishte Ligji Agrar ,, NOMOS GEORGIKOS” në Bizant ?


Ky ligj ishte ndër aktet më të rëndësishme me të cilat shteti i mbronte pronat e imta dhe
fshatarët e lirë. Është nxjerr në fillimi të shek VIII nga Justiniani II. Ky ligj mbronte pronën e
luajtshme dhe paluajtshme të fshatarëve të lirë , njihte dhe mbronte komunën fshatare dhe
pronat e saj kolektive si kullosat dhe pyjet.

59. Çka ishte ,,PRONIA „‟ në Bizant ?


Pronia ishte një sipërfaqe e madhe e tokës e banuar me fshatarë gjysmë të lirë
( parikë) , të cilën shteti një njeriu të lirë ia jepte në zotërim dhe shfrytëzim të përjetshëm , pa
të drejtë të tjetërsimit dhe trashëgimit , me kusht që ky person të kryente shërbime shtetërore
e në radhë të parë shërbimin ushtarak.

60. Bizanti përfundimisht u shkatërrua me pushtimin e Konstatinopojës nga turqit osmanlinj ne


vitin :
- 1453

61. Çfarë rregullimi shtetëror kishte Bizanti ?


-Bizanti ka qenë MONARKI AUTOKRATIKE- PERANDORAKE me karakter TEOKRATIK dhe me
centralizim shtetërorë. Deri në shek. VII perandori quhej IMPERATOR, CEZAR , AUGUSTUS etj
ndërsa pas shek VII , quhej BAZILEUS , AUTOKRATOR etj.
-Posti i perandorit nuk ishte formalisht- juridikisht i trashëgueshëm , mirëpo perandorët ia
caktonin vetes një bashkësundimtar ( zakonisht njërin nga djemtë e mitur ) dhe kështu bëhej
edhe trashëgimi.
-Në Bizant ekzistonte edhe SENATI i cili quhej SINKLIT i cili nxirrte këshilla apo propozime
SENATUS CONSULTA të cilat pa i nënshkruar perandori ishin të pavlera.

62. Cilat degë të ekonomisë kanë qenë të zhvilluara në Bizant ?


Përveç bujqësisë , kanë qenë mjaft të zhvilluara edhe zejtaria, tregtia dhe xehëtaria.

63. Me ligjin agrar (nomos georgikos) pengohej dhe ngadalësohej formimi I marrëdhënieve
feudale. Ky ligj është nxjerr “
- në fund të shekullit VII ose në fillim të shekullit VIII.

64. Çka është e ,,PRONëSIA E PJESTUESHME FEUDALE‟‟ (PPF) ?


Është atëherë kur mbi të njëjtën tokë , tri subjekte juridike mbajnë të drejta të ndryshme
pronësore. P.sh. Në Bizant pronësia mbi PRONINë ka qenë PPF. Sundimtari apo shteti mbante
të drejtën pronësore supreme (dominium eminens) , Prionari mbante të drejtën e shfrytëzimit(
dominium directum) , ndërsa bujkrobi kishte vetëm të drejtën e gëzimit( IUS UTILES).

65. Në Bizant është e njohur përmbledhja juridike private e quajtur


“ HEKSABIBLON”. Kjo përmbledhje ka shërbyer një kohe të gjatë si e drejtë pozitive në Greqi.
Përmbledhja është nxjerr në:
. në Shek. XIV nga juristi dhe gjyqtari i Selanikut KONSTANTIN ARMENOPULOS.

66. Si ndahej territori shtetëror në Bizant?


1. Prefektura
2. Dioqeza
3. Provinca
4. Ekzarharte

67. Çka janë THEMAT ?


Bashkimi i pushtetit civil dhe ushtarak i krijoi THEMAT që ishin njësi themelore të ndarjes
administrativo-territoriale.

68. Burimet e së drejtës në Bizant?


Burimet kryesore të së drejtës kanë qenë LIGJET dhe NOVELAT ndërsa nga shek. VII këto
quheshin NOMOI. Përveç këtyre paraqiten edhe NOMOKANONET dhe BULAT.
ELOGA ka qenë një doracak i përmbledhjeve të ligjeve që përdornin gjyqtarë
Veprat më të rëndësishme legjislative janë :
1. PROHIERONI ( manual , doracak)
2. EPANAGOGA ( raporti perandori- kleri)
3. BAZILIKA ( ligj i Perandorit)

69 E drejta sendore ne Bizant?


- Ka dominuar pronësia private mbi tokën dhe paraqitej në këto forma:
1. Pronësia private e fshatareve të lirë ( ngastra të vogla dhe të mesme)
2. Pronësia e magnatëve ( pronar të mëdhenj)
3. Pronësia private e popullsisë së qytetit
4. Pronësia e pjesëtueshme feudale mbi tokën.

70. E drejta martesore dhe familjare ne Bizant?


-Martesës i paraprinte fejesa me rituale nga e drejta kishtare.
-Martesa lidhej me një ritual kishtar.
-Kushtet për martesë : Mosha ( m-14,f-12), pëlqimi i tyre dhe prindërve,
- Që mos të jenë në martesë të vlefshme, dhe mos t‟kenë afërsi gjaku (shkalla 7)
- Lidhja e martesës lejohej deri në tri herë.
- Shkurorëzimi lejohej dhe bëhej në dy mënyra:
a) CUM DAMNO ( me fajin – kërkesën e njërit bashkëshort)
Për fajtorin parashihej dënimi i moslejimit të lidhjes së re martesore. Fajtor bëhej nëse kishte
kryer ndonjë delikt kundër shtetit, tentim i vrasjes së bashkëshortit , abortimi, tradhtia , kurvnia
etj.
b) SINE DAMNO ( nuk varej nga bashkëshortët).
- Paaftësia për martesë, zhdukja pashenjë per një kohë të gjatë, zënia rob , sëmundja
shpirtërore , hyrja në manastir ,etj

71. Si ndahen veprat penale ne Bizant?


1. Veprat penale kundër shtetit ( komploti, kryengritja , tradhtia)
-Per këto vepra dënimi ishte me vdekje
2. Veprat penale kundër religjionit
3. Veprat penale kundër pasurisë
4 Veprat penale kundër personit ( Vrasje – dënimi me vdekje)
5. Veprat penale kundër familjes dhe moralit seksual.
- Llojet e dënimeve ishin : Dënimi me vdekje ( prerje koke, varja , djegie), gjymtimi , dënimet
trupore, gjobat, konfiskimi i pasurisë dhe dëbimi nga vendi.

FRANCA

72. Si dhe kur u krijua shteti i Francës ?


Franca u krijua me ndarjen e shtetit të Frankëve në disa shtete. Nga pjesët perëndimore u
krijua shteti i Francës diku rreth vitit 843.

73. Ne Francën feudale qe nga shek. X shoqëria kishte marrë tiparet e një shoqërie shtresore.
Sa shtresa shoqërore- kategori feudale ishin ?
1. Shtresa Klerikale (fisnikëria kishtare)
2. Fisnikëria laike
3. njerëzit e lire
4. Bujkrobërit

74. Me çka rregulloheshin raportet ndërmjet pushtetit qendror dhe qyteteve?


Ato rregulloheshin me BULA ( diploma) me të cilat mbreti i legalizonte privilegjet, të drejtat dhe
detyrimet e qyteteve.

75. Si ndahet organizimi shtetëror i Francës feudale?


1. Prej shek. X- XV ( monarki perfaqesuese shtresore)
2. Prej shek. XV- XVIII ( monarki apsolute)

76. Karakteristika e pushtetit shtetëror prej shek 10-15 ?


- Për nga forma e pushtetit shtetëror Franca ka qenë MONARKI përfaqësuese SHTRESORE .
Organet kryesore kanë qenë : MBRETI dhe Kuvendi përfaqësues shtresor. Mbreti kishte edhe :
SENESHALI I MADH ( drejtues i pallatit ), KANCELARIN ( ruante vulën e mbretit) dhe
KONETABLI
( mbikëqyrës i stallave të mbretit).
KURIA mbretërore ( curia regis) u krijua nga të afërmit e mbretit të quajtur PALATINI. Përveç
këshillit mbretëror ishte edhe KUVENDI PËRFAQËSUES I SHTRESAVE të cilin e përbënin :
Fisnikëria e lartë kishtare (shtresa1), fisnikët e lartë laikë ( shtresa e 2) dhe përfaqësuesit e
qyteteve ( shtresa e 3).

77. Karakteristika e pushtetit shtetëror prej shek 15-18 ?


- Për nga forma e pushtetit shtetëror Franca në këtë kohë ka qenë MONARKI APSOLUTE ku
kontribut të veçantë kishte dhënë kryeministri RISHELJE dhe kardinali MAZARINI. Administrata
shtetërore kishte : Këshillin Shtetëror, Këshillin e Depeshave ,Financave dhe Këshilli i Fshehtë
pastaj kishte drejtorinë e financave, tatimeve , arsenaleve etj. Mbreti LUIGJI 14 kishte thënë ,,
Shteti jam unë”.

78. Burimet e së drejtës në Francë ?


Edhe ne aspektin e burimeve të së drejtës , në Francë dallojmë :
1. Periudhën e feudalizmit klasik ( shek. 10-15)
2. Periudhën e feudalizmit të vonshëm ( shek 15-18).
Feudalizmi klasik karakterizohet me ekzistimin e të drejtës :
a) Përgjithshme ( që vlente për territorin e shtetit )
b) Partikulare ( që vlente vetëm për ndonjë pjesë apo regjion)

Burimet e së drejtës së përgjithshme kanë qenë :


1. E drejta përgjithshme zakonore
2. .................................. mbretërore
3. .................................. e recipuar romake
4. ................................. kanonike
5. ................................ ndërkombëtare
6.
Burimet e së drejtës së partikulare kanë qenë;
1. E drejta partikulare zakonore
2. ................................ e qyteteve dhe
3. Privilegjet

79. E drejta zakonore në Francë ?


1. Franca veriore quhej territor i së drejtës së pashkruar
2. Franca jugore quhej territor i së drejtës së shkruar.
- Shek 13 Zakonet e Boavisë
- Shek 14 Zakonet e lashta të Bretanjës.

80. E drejta e recipuar romake në Francë ?


Burimet e kësaj të drejte kanë qenë Ligjet romake të barbarëve ( romana barbarorum ) e në
veçanti Ligji i Alarikut 2.

81. E drejta kanonike ( kishtare) në Francë ?


Në të drejtën kishtare binin edhe lëmenj e të drejtës laike siç janë : E drejta martesore ,
familjare , trashëgimore , disa pjesë të drejtës penale etj.

82.Perandoria e pare Franceze nen udheheqejen e Napoleon Bonapartes qendroj prej vitit ;
- 1804 deri ne vitin 1813

83. Franca ne periudhen e feudalizmit te zhvilluar per nga forma e qeverisjes ka qene:
- Monarki absolute.

84.Pas revolucionit te madh borgjez francez , ne vitin 1791 u nxorr kushtetuta e pare franceze
me te cilen Franca shpallet:
-Me kete kushtetute Franca nga Monarkia apsolute shenderrohet ne Monarki kushtetuese

85. Pas revolucionit te madh Borgjez Francez, franca kaloi neper disa etapa te rregullimit
shtetrore. Numero cilat ishin ato forma te rregullimit shterore;
1. Monarkia e limituar kushtetuese
2. Fazat e Republikes
3. Diktatura

PERANDORIA OSMANE

86. PERANDORIA OSMANE ?


- Perandoria Osmane u krijua ne fund te shek XIII dhe ne fillimi te shek XIV
(1299-1301). Veqojme tri periudha te peranorise:
1. Periudha prej fundit shek 13 deri qerekun e 1 shek 15
2. Prej qerekut 1 shek15 deri ne fund te shek 16
3. Prej fundit shek 16 deri ne fillim te shek 20.

- Kryeqyteti i pare ishte BURSA pastaj EDRENA ( 1371), Konstantinopoja


( Instambull) ( 1453).
- Perandori quhej SULLTAN apo Padishah , e me vone edhe KALIF.

87. Ne perandorine osmane ishte I zhviluar sistemi feudal ushtarak. Ne kohen e funksionimit te
ketij sistemi Perandoria arriti kulmin e zhvillimit . Mirepo ky system u degjenerua aq shume
saqe me ne fund Perandoria u detyrua dhe ta suprimoi, Suprimimi ndodhi ne vitin 1839 me
aktin e quajtur:
- Hatisherifin e GJYLHANIT me reformat e quajtura TANZIMAT.

88. Si e quanin perandorine osmane diplomacite evropiane ?


Perandorin Osmane e quanin ,, I SEMURI NGA BOSFORI “

89. Sipas juristeve osman tokat e perandorise osmane ndahen tri lloje ?
1. Tokat dhjetore ( erazi arshije)
2. Tokat e haraqit ( erazi haraqije)
3. Tokat e shpates-perandorit ( erazi han-memleket)

90. Ne shekullin e XVIII juristet osmane(Aini Ali dhe Ali Qaush) te tere territorin shtetrore te
Perandorise Osmane e kategorizuan ne 2 kategori themelore;
1. Vendet me has
2. Vendet me salion.

91. Si quhej ndryshe pronesia mbi timaret dhe zeamete (pronesia e pjestueshme feudale)?
-Pronesi TIMARE.

92..Sipas kanunameve te Sulltanit Mehmetit II te gjithe funkioneret e larte shteterore


radhiteshin ne 4 magjistratura apo ,, 4 shtyllat e Perandorise” ? Shkruaj cilat jane ato:
1. Veziret ( ishin 7 vezir. SADRIAZEMI –veziri i madh)
2. Kadiaskeret ( gjyqetare)
3. Defterdaret ( financa)
4. Nishanxhinjte ( shkronjes –qatip)

93. Njesia me e madhe administrative- teritoriale ne perandorine osmane ka qene:


- EJALETI ne krye te cilit qendronte BEJLERBEU. Me vone u quajten VILAJETE ne krye me VALI.

94. Njesia tjera administrative- teritoriale ne perandorine osmane ka qene:


- Sanxhaku ne krye me SANXHAKBEUN
- Nahia ne krye me SUBASHA
- Kaza ne krye me MUSELIM.

95. Ne sa grupe ndaheshin gjyqetaret ne Perandorine Osmane?


1. MULLATE E medhenj ( kadiaskeret)
2. Mullate e vegjel
3. Myfetishet ( merreshin me pasurite e VAKUFIT)
4. Kadia
5. Naibi ( ndihmes i kadise)

96. Qka ishte MYFTIU?


Myfti ne gjuhen arabe do te thote ,,Interpretues i se drejtes”. Ai i takonte klases se dijetareve (
shkencetareve) dhe ka qene KryeUlemaja i nje bashkesie dhe ishte njohes i mire i religjionit dhe
se drejtes. Mendimi apo pergjigjja e Myftiut ne ndonje rast te gjykimit quhej FETFA.

97. Jeniqeraga perveq qe ishte komandant I trupave jeniqere ai ne strukturen shteterore te


Perandorise Osmane ka qene edhe:
-Shef I policise se kryeqytetit. Ky radhitej nder funksionaret me te larte shteterore dhe hynte ne
divanin e Sulltanit.

98.Sipas burimeve te se drejtes ne P.O. eksistonin dy sisteme juridike paralele?


1. E drejta e SHERIATIT ( FIKH)
2. E drejta laike

99.Qfare kuptimi ka fjala SHERIAT ?


Fjala SHERIAT vjen nga fjala SHERIE qe do te thote ,, Rruge e drejte”. Juristet e SHERIATIT
quhen MYXHTEHID.

100.E drejta e Sheriatit mbeshtetet ne burimet themelore dhe burimet plotesuese. Cilat jane ato
veq e veq ?
1. Burimet themelore jane :
a) KUR”ANI
b) HADITHI ( sunneti ose tradita)
c) IXHMA ( doktrina)
d) KIJAS ( analogjia juridike)
2. Burimet plotesuese jane :
a) ER‟REI ( ne baze te arsyjes dhe ndergjegjes ...).
b) URF-ADETET ( e drejta zakonore)

101.Si ndahet teksti i KUR‟ANIT ?


Teksti i Kur‟anit ndahet ne 114 SURE ( kaptina) dhe secila prej tyre ka emertim te veqante.
Suret ndahen ne AJETE ( 6666 sosh). Vetem 550 ajete kane permbajtje juridike por vlen te
ceket se ato nuk jane te formuluara ne formen e urdheresave ( leges) por ne formen e
rregullave udhezuese ose keshilluese me me teper karakter moral se sa juridik.

102.Cilat jane 4 shkollat juridike me te njohura te se drejtes se Sheriatit?


1. HANIFI
2. MALIKI
3. SHAFII
4. HANBELI

103. Perveq burimeve te se drejtes se sheriatit ne perandorine osmane ekzistonte edhe e drejta
laike shtetrore e cila kryesisht perbehej prej:
1. Aktet ligjore te sulltanit ( KANUNE)
2.URF-ADETET ( drejta zakonore).

104. E drejta martesore ?


Karakteristike themelore e marteses ishte POLIGAMIA ( deri ne 4 gra). Njiheshin disa lloje
martesash: martesa e rregullte, martesa me skllaven dhe martesa e perkohshme apo MUTA.
Martesa lidhej ne forme kontrate ne mes dhenderrit dhe babait te vajzes ( me pelqimin edhe te
vajzes) dhe ne prani te dy deshmitareve meshkuj. Dhurata per gruan quhej MEHR. Burri mund
te martohej me gruan te krishtere apo hebraiken por jo edhe me idhujtaren
( politeisten) ndersa femra nuk mund te martohej me jomuslimanin.

105. E drejta trashegimore ?


E drejta e Sheriatit njeh trashigimin ligjor dhe trashigimin testamentar. Bazat e trashigimit ligjor
jane martesa, gjinia e gjakut dhe gjinia civile. Meshkujt trashegojne zakonisht dy here me
shume se femrat e shkalles se njejte te gjakut.

106. Ne te drejten penale te Sheriatit parashihej hakmarrja natyrisht nese nuk arrihej
marreveshja per shpagimin ndermjet kryesit te vepres penale dhe te demtuarit me sakte ne rast
te vrasjes ndermjet vrasesit dhe me te afermeve te te vrarit.
Per vrasjen e gruas paguhej: - Gjysma e qmimit te gjakut.
Per vrasjen e nje te krishteri paguhej: - 1/3 e qmimit te gjakut.
Per vrasjen e nje idhujtari paguhej: - 1/5 e qmimit te gjakut.

107.Denimi me vdekje behej edhe kur behej ?


1. Konvertimi i fese
2. Kryengritje kunder fese dhe islamit
3. Kurveri te gruas

SHTETET LIBERALE DHE BASHKEKOHESE

108. Shteti dhe e drejta liberale dhe bashkekohese periodizohet ne:


1. Periudha e pare ( periudha e liberalizimit borgjez)
Fillon nga viti 1789 dhe zgjat deri ne vitet 70 te shek XIX
2. Periudha e dyte ( periudha e zhvillimit imperial)
Fillon nga vitet 70 shek XIX dhe zgjat deri ne vitin 1918 (L 1 botrore)
3. Periudha e trete ( periudha e shtetit modern- e cila ndahet ne dy nenfaza:
a) Nenfaza e pare nga viti 1918 deri me 1945
b) Nefaza e dyte nga viti 1945 e deri me sot

109. Numero parimet themelore mbi te cilat ndertohet rregullimi shteteror ne periudhen liberale
dhe bashkekohese:
1. Parimi mbi lirine dhe barazine e njeriut
2. Parimi i sovranitetit
3. Parimi i kushtetutshmerise
4. Parimi i parlamentarizmit
5. Parimi i ndarjes se pushtetit etj.

110. Karakteristikat themelore te shtetit dhe shoqerise liberale


1 .mardhenjet e reja ekonomike.
2. prona private si dhe trajtimi i saj si e patjeterstueshme dhe e shenjte.
3. prezencen e shtresave shoqerore,si dhe luften politike per primat brenda sistemit.
4. Pershkohet komunikime te gjalla dhe teper intensive ndermjet qendrave te rendsishme
ekonomike.
5. konkurenc te madhe te dominimeve politike ekonomike.
6. gare e madhe ndershtetrore brenda sistemit e edhe ne relacion me bllokun e ish vendeve te
Lindjes.
7. dimension te qarta relacionet me kishen dhe instuticionet e saj.
8. Ne procesin e transformimit te shteteve feudale ne shtete liberale do te mbesin karshi shtetet
e tjera dhe nje varg shtetesh ne mesrruge – midis periudhes feudale dhe asaj borgjeze.

108. Me 4 Korrik te viti 1776 ne SHBA u nxorre Deklarata mbi Pavarsine. Si quhet dokumenti I
cili ishte nxjerr vetem disa dite para kesaj deklarate:

-DEKLARATA E TE DREJTAVE TE VIRGJINISE ( 12 qershor 1776).

111. SHkruaj titullin e plote dhe vitin e nxjerrjes se dokumentit qe njihet edhe si: “ Kushtetuta e
Kromwellit”.
- The instrument of Goverment ( Instrumenti i qeverisjes) viti 1653.

112. Shtetet e Bashkuara te Amerikes me 4 korrik 1776 ne menyre te njeanshme shpallen


pavaresine nga Anglia, ndersa Anglia formalisht e njohu pavaresine e SHBA me 3 shtator 1783
ne konferencen Paqes ne Paris

You might also like