You are on page 1of 2

Durrës, më 28.02.

2018

Lënda: Kërkesë
Drejtuar: Prefektit të Qarkut Durrës
Z. Roland Nasto

I nderuar Z. Prefekt ju drejtohemi Ju, nisur nga shkresa Nr.241/5 datë 09.02.2018 “Për
përfshirjen e mjekëve të kujdesit parësor në mbulimin e shërbimit të mjekut roje në Pediatri në
Spitalin Rajonal Durrës”, e ardhur në Qëndrat Shëndetësore të Qarkut Durrës e cila na njofton ne
detyrën e mbulimit të shërbimit roje pranë Spitalit Rajonal Durrës nga mjekët e familjes të
emëruar në Qëndrat Shëndëtësor të këtij Qarku.
Kjo shkresë e ardhur në përputhje me Urdhëra të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale është e papërshtatshme dhe jo e drejtë për arsye se:
1. Në aktin e emërimit tonë si mjekë familje pranë Qëndrave Shëndetësore dhe në kontratën
e punës nuk përfshihen në asnjë rast ofrimi i shërbimit roje pranë Spitaleve Rajonale, por
vetëm në shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor.
2. Ne nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë për ofrimin e shërbimit shëndetësor si mjëk roje
pranë Spitalit Rajonal Durrës dhe në asnjë rast nuk është marr paraprakisht miratimi apo
pëlqimi jonë.
3. Transferimi (qoftë ky i pjesshëm apo i përkohshëm) i ofrimit të shërbimin shëndetësor në
përputhje me aktet ligjore në fuqi nuk mund të bëhet në ato pozicione kërkesat e kriteret e
pranimit në të cila nuk janë të barabarta, për më tepër në ato raste kur kërkohen
kualifikime të veçanta apo vite experience (koha e eksperiencës nuk është marrë parasysh
në asnjë rast).
4. Ofrimi i shërbimit të mjekut të urgjencës duhet të bëhet nga mjek të specializuar, ose së
paku me një numër të caktuar vitesh eksperienc (çka rrit aftësinë e tij në përballimin dhe
menaxhimin e numrit të lartë të urgjencave në Spitalet tona Rajonale).
5. Ofrimi i kujdesit shëndetësor duhet të bëhet në çdo rast nga mjek të kualifikuar në
përputhje me nevojat e pacientëve, dështimi i ofrimit të këtij shërbimi dënohet penalisht.
6. Është thënë se mjekët e familjes do të shoqërohen nga një mjek primar në ofrimin e
shërbimit roje, por përgjatë 20 ditëve në të cilat është zbatuar ky plan, mjekët primar nuk
qëndrojnë në detyrë pranë nesh.
7. Pagesa për ofrimin e shërbimit tonë si mjek roje në Spital, në orarin 22:00 – 06:00 është
1000 lekë. Pagesë kjo tepër e ulët duke marrë parasysh kohëzgjatjen e shërbimit (8 orë),
vështirësinë e punës (turn i tretë) dhe pagesën që kryhet normalisht në urgjencën e
Pediatrisë. Ndërkohë në Qëndrat Shëndetësore për 7 orë paguhemi rreth 2200 – 3000 lekë
(neto).
8. Ofrimi i shërbimit në Spital është i detyrueshëm të kryhet në datën e përcaktuar në
shkresë, pavarësisht se ne mund të kemi përfunduar një turn të dytë në Qëndrat
Shëndetësor, apo nqs na takon një turn i parë në Qëndrat Shëndetësore. Më konkretisht në
datën që na është caktuar të kryhet ky shërbim, brenda 24 orëve ne do të punojmë 2 turne
(një turn në Qëndrat Shëndetësore dhe një në Spitalin Rajonal).
Ndaj duke mos dashur ofrimin e pakujdesshëm të shërbimit shëndetësor (potencialisht i
mundshëm, për shkak të mos pasjes së kualifikimit të duhur dhe eksperiencën e duhur)
kërkojmë të rishqyrtohet sa më shpejt ky Planveprim i MSHMS, pasi mbulimi i mungesave
në personel në Spitalet Rajonale me mjek që nuk mund të ofrojnë shërbimin e duhur është në
kundërshtim me çdo rregull apo parim etike dhe mjekësie. Të ndodhur në këto kushte ne
shohim si opsion dhe dhënien e dorëheqjes.
Shpresojmë ta ndiqni problemin tonë dhe të na ofroni një zgjidhje sa më të shpejte.
Faleminderit për mirëkuptimin.

Një grup mjekësh familje në


Qëndrat Shëndetësore të Qarkut Durrës

You might also like