You are on page 1of 11

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

P R O J E K T L I GJ

Nr.______/2019

PËR

“SHËRBIMIN SPITALOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të


Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim të garantojë respektimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë në


ofrimin e shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2
Objekti i ligjit

Ky ligj përcakton mënyrën e organizimit, funksionimit, financimit dhe kontrollit të


shërbimit spitalor, duke garantuar akses të barabartë dhe shërbime cilësore për qytetarët.
Neni 3
Përkufizime

1. Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a. “spital” është institucion i kujdesit shëndetësor me shtretër që ofron shërbime


diagnostikimi, trajtimi dhe rehabilitim.Spitali është publik ose privat.

b. “financimi në bazë të aktivitetit spitalor” është financimi i spitaleve publike


bazuar në volumin dhe llojin e shërbimeve që ofrojnë.

c. “spital i përgjithshëm” është institucioni i kujdesit shëndetësor që ofron shërbim


me shtetër në të paktën specialitetet e kirurgjisë, mjekësisë interne, pediatrisë,
gjinekologjisë dhe obstetrisë si dhe urgjencës.

d. “spital i specializuar” është institucioni i kujdesit shëndetësor që ofron shërbim


me shtetër, konsulta dhe trajtim spitalor specifik për një grup patologjish ose një
grup moshë të caktuar

e. “spitali ditor” përfshin çdo ndërhyrje kirurgjikale apo procedurë invazive,


diagnostike apo terapeutike të pacientëve nën anestezi të përgjithshme, lokale, apo
sedacion, të cilët shtrohen dhe dalin nga spitali brenda të njëjtës ditë, sipas një
plani shtrimi paraprak.

f. “autonomi spitalore” është delegimi gradual i vendim - marrjes nga autoritetet


qendrore te spitalet publike në mënaxhim, financim, prokurim dhe burime
njerëzore.

g. “marrëveshje reciproke” është marrëveshja e lidhur midis shtetit shqiptar dhe një
shteti tjetër për ofrimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e të dy shteteve

h. “shtetas i huaj” është çdo person, me ose pa shtetësi, i cili, sipas legjislacionit
shqiptar, nuk është shtetas shqiptar

Neni 4
Parimet e ofrimit të shërbimit spitalor

1. Shërbimi spitalor do të ofrohet i udhëhequr nga parimet e mbulimit shëndetësor


universal për të garantuar shërbim shëndetësor të përballueshëm, cilësor dhe akses
të barabartë në shërbim për të gjithë shtetasit në lidhje me:

a. Diagnostikimin dhe trajtimin dhe rehabilitimin,

b. Përmirësimin e indikatorëve të shëndetit publik nëpërmjet ofrimit të


shërbimeve cilësore spitalore,
c. Dhëninen e ndihmës mjekësore të përgjithshme dhe të specializuar për të
gjithë shtetasit

d. Respektimin e të drejtave të pacientëve të shtruar sipas ‘Kartës së të drejtave


të pacientit të miratuar nga OBSH.
e. Sigurinë dhe Mbrojtjen e shëndetit në punë të stafit mjekësor dhe jo mjekësor

Neni 5
Ofrimi i shërbimit spitalor për shtetasit e huaj

1. Spitalet publike dhe jopublike janë të detyruara të shtrojnë dhe t'i japin ndihmë
mjekësore shtetasve të huaj, të siguruar ose jo, që kanë nevojë për shërbim të
urgjencës spitalore.
2. Të gjithë shtetasit e huaj jo rezident që kryejnë një trajtim shëndetësor në spitalet
publike në Republikën e Shqipërisë përfitojnë trajtim shëndetësor në këto spitale
sipas tarifave të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Në rastet e shtetasve të huaj jo rezident të vendeve më të cilët shteti shqiptar ka


marëveshje reciprociteti pagesa e shpenzimeve shëndetësore të kryera bëhet sipas
përcaktimeve të marreveshjes.

4. Në rastet e shtetasve të huaj jo rezident të cilët janë të siguruar nga një kompani
sigurimi vendase për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore pagesa e tarifave të
kurimit do të kryhet nga kompania e sigurimit sipas përcaktimeve në polisën e
sigurimit.

5. Mënyra e regjistrimit dhe plotësimi i dokumentacionit për shtetasit e huaj që


marrin shërbim shëndetësor në spitalet publike do të kryhet sipas përcaktimeve të
Urdhërit të Ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

KREU II
STRUKTURA DHE ADMINISTRIMI I SPITALEVE PUBLIKE

Neni 6
Organizimi i Spitaleve sipas kategorive

1. Spitalet ndahen në spitale:


a. Universitare
b. Terciare
c. Rajonale
d. Bashkiake
e. Ditore
2. Spitale universitare janë spitalet që realizojnë funksione diagnostikuese e trajtuese
në përmbushje të ofrimit të kujdesit shëndetësor terciar, si dhe funksione
mësimore e kërkimore, shkencore, për të realizuar formimin universitar të
specialistëve të shëndetësisë. Spitali universitar e përfiton këtë status me vendim
të këshillit të ministrave.
3. Spitale terciare quhen spitalet universitare me organizim teknik, pajisje mjekësore
dhe me shërbime, që janë në gjendje të sigurojnë:
a) ndihmë mjekësore të nivelit të lartë;
b) punë kërkimore-shkencore, në bashkëpunim me departamentet e
mësimdhënies;
c) përgatitje profesionale për njohjen e personelit mjekësor me të rejat e shkencës;
ç) shkolla për kualifikimin e personelit ndihmës dhe teknik.

4. Spitalet rajonale ofrojnë shërbimin shëndetësor spitalor në një rajon të caktuar.


Rajonalizimi i shërbimit spitalor në Republikën e Shqipërisë nga pikëpamja e
shtrirjes territoriale dhe mënyra e funksionimit të spitalit rajonal përcaktohet nga
ministri përgjegjës për shëndetësinë.

5. Spitalet Bashkiake ofrojnë shërbime shëndetësore spitalore për popullatën e një


bashkie sipas ndarjes territoliale. Mënyra e funksionimit të tyre përcaktohet me
vendim të këshillit të Ministrave.

6. Spitali ditor ofron ndihmën e parë mjekësore për trajtim dhe kurim brenda 24
orëve dhe realizon ndërhyrje kirurgjikale apo procedurë invazive, diagnostike apo
terapeutike të pacientëve nën anestezi të përgjithshme, lokale, apo sedacion, të
cilët shtrohen dhe dalin nga spitali brenda të njëjtës ditë, sipas një plani shtrimi
paraprak. Kriteret e hapjes së spitalit ditor përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave.

Neni 7
Organizimi i Spitaleve sipas funksionit

1. Spitalet publike janë, të përgjithshme dhe të specializuara.


2. Spitalet e përgjithshme ofrojnë shtrim dhe kujdes ndaj te sëmurëve ne repartet e
mjekësisë se përgjithshme, kirurgjisë se përgjithshme dhe ato speciale.
3. Spitalet e specializuara ofrojnë shtrim dhe kujdesje ndaj te sëmurëve me
sëmundje, qe bëjnë pjese ne një ose me shume specialitete.
4. Përcaktimi i spitalit sipas nëndarjeve të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi
bëhet që në aktin e krijimit të tij për spitalet publikë nga Ministri përgjgjëse poër
shëndetësinë dhe për spitalet jo publike në aktin e themelimit duke vijuar me
licencën për ushtrimin e veprimtarisë sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 8
Organizimi sipas tipit

1. Spialet ndahen:

a. spitale të tipit I (spitale autonome).


b. në spitale të tipit II të cilat janë financuara nga buxheti i shtetit dhe njësitë e
qeverisjes vendore dhe janë në vartësi administrative të ministrisë përgjegjëse për
shëndetësinë

Neni 9

Spitali i tipit I (spitali autonom)

1. Spitali publik autonom është spitali i cili përfiton statusin e spitalit autonom të
dhënë nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. Procedura dhe kriteret e përfitimit
të statusit të spitalit autonom bëhet me vendim të këshillit të ministrave.
2. Autonomia spitalore ështe e plotë ose e pjesshme.

3. Autonomia e plotë përfshin:

a. Autonomi në financim (financim nga burime të ligjshme jo buxhetore)

b. Autonomi në menaxhimin e burimeve njerëzore (rekrutimi totalisht nga


vetë spitali sipas rregullave të përcaktuara nga vetë ai)

c. Autonomi në kryerjen e investimeve sipas nevojave të spitalit.

4. Autonomia e pjesshme është kur spitali përfiton vetëm një ose disa nga
komponentët e autonomisë së plotë të parashikuara në pikën 3 të këtij neni.

5. Veprimtaria e spitalit publik autonom qoftë kjo e plotë ose e pjesshme mbikëqyret
nga ministri përgjegjës për shëndetësinë sipas legjislacionit në fuqi.

6. Të gjitha burimet financiare që sigurojnë dhe përdorin spitali publik autonom, ,


konsiderohen fonde publike dhe si të tilla u nënshtrohen rregullave të menaxhimit
financiar të fondeve publike, rregullave të kontabilitetit publik dhe raportimit
financiar dhe janë të kontrollueshme nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.

7. Burimet financiare të spitalit të nivelit të dytëarkëtohen dhe regjistrohen në


llogaritë bankare të Bankave të nivelit të dytë.

8. Organet drejtuese të spitalit autonom publik janë:

a. Bordi Drejtues

b. Drejtoria

c. Komisioni mjekësor
9. Bordi drejtues i spitaleve publike ka funksione ekzekutive, menaxheriale dhe
monitoruese. Përbërja dhe rregullorja e ushtrimit të funksioneve të bordit drejtues
të spitaleve publike do të miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

10. Drejtuesi i spitalit publik universitar dhe rajonal emërohet dhe shkarkohet sipas
procedurës së përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

11. Drejtuesi i spitaleve publike bashkiak emërohet dhe shkarkohet nga Drejtori i
Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, sipas procedurës
së përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

12. Drejtuesi i emëruar i institucionit spiatli është i detyruar të kryejë trajnimin e


detyrueshëm për drejtim dhe administrim të institucionit të kujdesit shëndetësor
nga institucioni përkatës, i ngarkuar për këtë qëllim nga ministri përgjegjës për
shëndetësinë.

13. Komisioni mjekësor është organ këshillimor teknik i drejtorisë së spitalit dhe
përbëhet nga shëfat e shërbimeve të vetë spitalit ose përfaqësuesit e tyre.

Neni 10

Spitali i Tipit II
1. Spitali i tipit I është Spitali Rajonal ose Bashkiak i cili financohet nga buxheti i
shtetit, fondi i sigurimit të detyrueshëm dhe burime të tjera të ligjshme. Mënyra e
organizimit të tij përcaktohet nga ministri përgjgjës për shëndetësinë.

KREU III

PLANIFIKIMI SPITALOR

Neni 11
Komiteti Shtetëror për Planifikimin Spitalor

1. Pranë Ministrit të përgjegjës për shëndetësinë ushtron veprimtarinë e vet, si një


organ këshillimor, Komiteti Shtetëror për Planifikimin Spitalor.
2. Përbërja, detyrat dhe mënyra e funksionimit të këtij Komiteti përcaktohen me
vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 12
Plani shtetëror spitalor

1. Plani shtetëror spitalor miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas


propozimit te bere nga Ministri përgjgjës për shëndetësinë.
2. Plani shtetëror spitalor përcakton:
a. shpërndarjen sasiore dhe cilësore të numrit të shtretërve në nivel
kombëtar, që do të mbahen me shpenzimet e buxhetit të shtetit;

b. kriteret territoriale dhe cilësore për përdorimin e fondit shtetëror spitalor;

c. nevojat për shtretër te rinj ose për pakësimin e tyre, si dhe për kërkesat
didaktike dhe shkencore te universitetit;

d. rindarjen e numrit të shtretërve, ndërmjet sektorëve të veprimtarisë


spitalore dhe të niveleve të ndryshme organizativo-funksionale të rrjetit
spitalor shtetëror;

e. rindarjen sasiore dhe cilësore të nevojës për shërbim spitalor;

3. Operatori Qëndror i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe Fondi i Sigurimit të


Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor planifikon ndërhyrjet për organizimin dhe
funksionimin e shërbimit spitalor, në përputhje me planin shtetëror spitalor.

4. Zgjerimi, transformimi, përveç përshtatjeve të detyruara nga kërkesa funksionale,


duhet të realizohen, ne përputhje me planin spitalor kombëtar.

5. Spitalet jopublike duhet të hapen në përputhje me planin spitalor shtetëror.

KREU IV

FINANCIMI I SPITALEVE

Neni 13
Financimi sipas tipit

1. Spitalet publike në vartësi të tipit të tyre financohen nga:

a. Ministria e Shëndetësisë;
b. institucionet e sigurimeve shëndetësore;
c. pushteti vendor;
d. donatorët vendas e të huaj.
e. Të ardhurat e siguruara nga vetë spitali.

Neni 14
Tarifat e shërbimeve

1. Spitalet publike dhe jopublike mund të shesin shërbimin e tyre në institucionet e


sigurimeve shëndetësore të Republikës së Shqipërisë dhe të shteteve të huaja pa
cënuar qëllimin fillestar të krijimit të tyre.
2. Spitalet autonome publike lidhin kontrata me palë të treta për ofrimin e
shërbimeve shëndetësore brenda strukturës spitalore, pa cënuar ofrimin e
shërbimit shëndetësor publik spitalor, sipas përcaktimeve të bëra me urdhër të
ministrit përgjgjës për shëndetësinë.

3. Spitalet publike, për shërbimet që ofrojnë, zbatojnë tarifat e përcaktuara me


vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 15
Mënyra e kontraktimit të personelit në strukturat spitalore

1. Drejtoritë e spitaleve publike kanë të drejtën e lidhjes së kontratave me kohë të


plotë, të pjesshme dhe me orë pune me personelin mjekësor dhe jo mjekësor sipas
nevojave.
2. Për të gjithë personelin mjekësor dhe jo mjekësor të punësuar sipas strukturës së
miratuar drejtoria e spitalit lidh kontratat e punës me kohë të plotë në zbatim të
legjislacionit në fuqi për rregullimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet
punëdhënësit dhe punëmarrësit sipas procedurave të miratuara nga minitri
përgjgjës për shëndetësinë.

3. Për të gjithë personelin mjekësor ku për nevoja të spitalit për mbulimin e


shërbimit shëndetësor drejtoria e spitalit lidh kontrata me kohë të pjesshme në
zbatim të legjislacionit në fuqi për rregullimin e marrëdhënieve kontraktuale
ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Neni 16
Klasifikimi i pagave të personelit

1. Pagat e personelit përcaktohen sipas:

a. Kategorisë
b. Tipoligjisë
c. Funksioneve

2. Parimi i klasifikimit të pagës bazohet edhe në komponentët e mëposhtëm:

a. Vjetërsia në punë
b. Tituj dhe grada
c. Normativat e shërbimit
d. Llojet e shërbimit

3. Klasifikimi i pagave përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave sipas


ndarjeve të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni.

Neni 17
Format e financimit
1. Format e financimit të veprimtarisë së spitaleve publike janë:

a. Buxheti global;
b. pagesa për banorë;
c. pagesa për shërbim;
d. pagesa për grupe diagnozash të njëjta.
e. Pagesa për paketa mjekësore

2. Mënyra e financimit sipas formave të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni bëhet me


Vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 18
Sigurimi i Përgjegjësisë Publike dhe Përgjegjesise Profesionale

1. Spitali publik autonom mund të lidhë kontratë sigurimi për të garantuar


përgjegjësinë publike të tij për dëmet që mund t’i shkaktojnë palëve të treat ose
profesionistit shëndetësor si rezultat i ushtrimit të veprimtarisë të tij në fushën e
kujdesit shëndetësor.
2. Kontrata e sigurimit të përgjegjësisë duhet të jetë në fuqi për aq kohë sa ushtrohet
veprimtaria e spitalit publik autonom dhe profesionistit shëndetësor.
3. Limiti minimal i përgjegjësisë për spitalin publik autonom dhe profesionistin e
shëndetësisë, kushtet standarde të kontratës sigurimit, kriteret dhe procedurat e
sigurimit, miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të
përbashkët të Ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe Ministri përgjegjës për
financat.

Neni 19
Raportimi

1. Spitalet e zhvillojnë veprimarinë e tyre financiare, në përputhje me ligjet dhe aktet


nënligjore në fuqi për institucionet me buxhet të pavarur.Spitalet publike
raportojnë, në fund të vitit financiar, te Ministria e Shëndetësisë, institucionet e
sigurimeve shëndetësore dhe te çdo institucion tjetër, që ka kontribuar me fonde
për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.
2. Në fund të çdo viti fiskal spitali duhet të hartojë dhe dërgojë për miratim pranë
Ministrit përgjegjës për shëndetësinë Raportin Vjetor.

3. Raporti vjetor duhet të përmbajë:

a. Objektivat e realizuara për vitin korent

b. Realizimin e investimeve të planifikuara për vitin korent

c. Procedurat e prokurimit të realizuara për vitin konrent


d. Ecurinë e kontratave të shërbimit të realizuara për vitin korent

e. Burimet njerëzore

f. Të ardhurat dytësore të mbledhura dhe realizuara

KREU V

SPITALET JOPUBLIKE

Neni 20
Hapja e spitaleve jopublike

1. Spitalet jopublike licensohen sipas legjislacionit në fuqi për licensat. Veprimtaritë


e shërbimit spitalor, të përcaktuara në këtë ligj, përfshihen në kategorinë II.6, të
shtojcës së ligjit për licencat. Këto veprimtari licencohen sipas ligjit të licencave.
2. Spitalet jopublike e ofrojnë shërbimin spitalor sipas rregullave dhe standarteve të
përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij.
3. Kriteret e hapjes dhe mbylljes së spitaleve jopublike përcaktohen me vendim të
Këshillit të Ministrave

Neni 21
Raporti spital publik/jopublik

1. Spitalet publike bashkëpunojnë sipas legjislacionit në fuqi me spitalet jopublike


për ofrimin e ndërsjelltë të shërbimeve spitalore.
2. Spitalet publike lidhin kontrata shërbimi me spitalet jopublike dhe anasjelltar
sipas fushave dhe afateve kohore të përcaktuara me Urdhër të Ministrit përgjegjës
për shëndetësinë.

Neni 22
Mbyllja e spitalit jopublik
1. Ministri përgjegjës për shëndetësinë revokon licencën e veprimtarisë së spitalit
kur konstatohen një nga shkeljet si vijon:

a. mosplotësimi i kushteve të nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë spitalore


sipas kritereve të përcaktuara në licencë.
b. shkelja e ligjeve dhe e akteve nënligjore në fuqi.
c. moszbatimi, brenda kushteve dhe afateve, e detyrave të lëna nga ministria
përgjegjëse për shëndetësinë për korrigjimin e shkeljeve.
d. mosushtrimi i veprimtarisë për një vit nga data e miratimit të licencës.
e. mospërmbushja e standardeve bazë për akreditim sipas legjislacionit përkatës
2. Ankimimi kundër urdhrit të Ministrit përgjegjës për shëndetësinë, për heqjen e
licencës, bëhet në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative.

Neni 23
Financimi publik i spitaleve jopublike

1. Spitalet jopublike përfitojnë fonde publike nëpërmjet financimit të paketave të


shërbimeve të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
2. Spitalet jopublike përfitojnë fonde publike nëpërmjet partneritetit publik privat
sipas legjislacionit në fuqi.

KREU VI

KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVE

Neni 24

KREU VII
Dispozita të fundit

Neni 21
Nxjerrja e akteve nënligjore

Neni 22
Shfuqizime

Ligji 9106 datë 17.03.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, i


ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 22
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

KRYETARI

GRAMOZ RUCI

You might also like