You are on page 1of 3

MBAJTËSIT STATIKISHT TË CAKTUAR

Trupi i ngurtë që mban ngarkesën në rrafsh, për të qenë në qetësi (ekuilibër) i nevojiten tri
shkallë lirie ky trup quhet MBAJTËS. Pra, mbajtës quhet trupi që mban ngarkesën dhe atë e
trajton në lidhje që i vihen trupit me tokën për të mos lëvizur këto lidhje quhen MBËSHTETËS.
Forcat që lindin në këto, lidhje nën veprimin e ngarkesave të jashtme në mbajtës quhen
REAKSIONE, këto forca janë të panjohura. Nëse numri i forcave të panjohura ( reaksioneve)
është i barabartë me numrin e ekuacioneve të ekuilibrit, atëherë thuhet se mbajtësi është
STATIKISHT I CAKTUAR.

LLOJET E MBAJTËSVE
Klasifikimi i mbajtësve mund të bëhet në disa mënyra:

1.Sipas asaj se çfarë forca të brendshëm mund të na paraqiten në elementet dhe mënyrës së
konstruktimit të tij, mbajtësit ndahen në:

a) Mbajtësit e plotë dhe


b) Mbajtësit kapriatë

Mbajtësit e plotë, sipas formës së tyre hapësinore, ndahen në:

α) Mbajtësit planar (pllaka, perde, lëvozhgë) dhe


β) Mbajtësit hapësinor (trari, rami, harku etj.)

Mbajtësit kapriatë po ashtu ndahen në:

α) Kapriatë hapësinorë (kur shufrat e kapriatës dhe ngarkesat nuk shtihen në një rrafsh) dhe

β) Kapriatë plane (kur të gjitha shufrat dhe ngarkesat në një rrafsh)

2) Sipas asaj se a mund të zgjidhen vetëm me ekuacione të ekuilibrit apo jo, mbajtësit mund të
jenë:

a) Statikisht të përcaktuar dhe

b) Statikisht të papërcaktuar

Në këtë kurs të mekanikës do të shqyrtohen vetëm për një pjesë të mbajtësve vijor.
MBËSHTETËSIT DHE LLOJET E TYRE
Mbajtësit siç thamë më parë përforcohen me anë të mbështetësve. Për përforcimin e mbajtësve
plane, në konsiderim vijnë tri forma mbështetësish

a) MBËSHTETËS I LËVIZSHËM (një e panjohur)

b) MBËSHTETËS I PA LEVIZSHËM (dy të panjohura )

c) INKASTRIMI (tri të panjohura)

a) MBËSHTETËS I LËVIZSHËM (një e panjohur)


b) MBËSHTETËS I PA LEVIZSHËM (dy të panjohura )

c) INKASTRIMI (tri të panjohura)

You might also like