You are on page 1of 45

1

ACT I

(Zyra e Atij emrin e te cilit nuk e permend


askush. Nje karige e kthyer kontra kameres
e ne te i ulur Ai emrin e te cilit nuk e
permend askush. Mund te shihet vetem ndonje
detaj i tij, dore, kembe, pak koka nga
mbrapa, po assesi ftyra ose diqka qe e
zberthen se kush eshte personi. Perball tij
shihet nje monitor. Ndersa nga aty, si ne big brother,
kontrollohet gjithqka)

AI EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH

(Kendon) Thone se qka nuk blihet me pare, blihet me shume


pare. Latint e vjeter kane thene "Money, Money, Money, must
be funny, to the rich mans world". Kete pastaj e ka ba
remix ABBA, edhe ka marr OSCAR! Kena shume pare, pare,
pare, kena shume pare,
pare, pare. Por a ka ndonje artikull para te cilit paraja
humb vlere? A ka diqka me te vlefshme se paraja? Normalisht
qe ka! Eshte INFORMATA. INFORMATA - TATAMATA! (Kendon
anglisht, fjale qe vetem ai i merr vesh) Informer, ju
nosigarme snoumi ajm a bleee, aliki bom bom jeaaaaaa. Kush
kontrollon informatat, kontrollon mediat, shoqerine civile,
partite politike, burrat, grate, femijet, qeverite, pozitat
e opozitat, ministrat, portiret, korilet, pastruesit,
Shkendijen, Shkupin, Vllaznimin. Edhe aktoret e serialit
jane nen kontrollin e tij! Sidomos rolet kryesore. Edhe
regjisori eshte ne kontrollin e tij! Edhe skenaristi! Edhe
shikuesit, faqtkeqsisht kontrollohen prej tij. Per secilin
prej jush Ai ka nga nje epruvete ketu. Ju ngrit nga
asgjeja, dhe ju kthen ne asgje...(Ne monitor shihet dikush
duke ecur, bije nje epruvete, personi zhduket. I kap nje
nga nje eprouvetat) Ismeti, Bujari, Qamili, Gordana, Besa,
Lulja, Shpresa, KLAJDI, RINORI...Ndërsa shumë do pyesin
kush eshte ai? Jam une pra, ndërsa emrin tim nuk e përmend
askush! Edhe ti me kamere qe po me ri prapa shpines je nen
kontrollin tim. Ndale kameren! (Kamera ndalet. Terr.
Degjohet nje zhurme dhe zera te personave qe ngaterrohen e
bien) Mire, mire! Ndize tash.

(Kamera ndizet. Ne zyren e Atij emrin e te cilit nuk e


permend askush, jane edhe KLAJDI dhe RINORI, te veshur
me pajisje sportive, te
shtrire ne toke)

AI EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH

Nje, dy, nje, dy, nje dy, nje dy!

(KLAJDI dhe RINORI bejne ushtrime gjimnastike nen


2

komanden e numrimit te Atij emrin e te cilit nuk e


permend askush)

AI EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH

Ma gjalle, ma gjalle, ajde, shkojme se bashku nje, dy tre.


Nje, dy, tre, nje, dy, tre...
3

ACT 2

(Klasa e studenteve te shkolles politike. Jane rreth


pesembedhjete studente. Studentet e veshur me kemisha
te bardha me nga nje shami te kuqe, si pionieret
dikur! Bankat jane terhjekur anash, ndersa ne
altoparlant degjohet zeri i Atij emrin e te cilit nuk
e permend askush. Kohe pas kohe, degjohen te thzera
epruvetash, dhe disa nga studentet zhduken)

ZERI I ATIJ EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH

Nje, dy, tre, nje, dy, tre! Ajde, qka eshte kjo
pertaci....Gjithe se bashku, Nje, dy, tre, nje, dy, tre...

STUDENTET
(Nen urdherin e Atij emrin e te cilit nuk e permend
askush bejne ushtrimet)

ISMETI
Oj nane bre diqem..

HASANI
Nane, bre...

DENI
Majko...

HASANI
Thojshin rri ne shpi se matematika rand...

(Ngadale ne fade out, ne ekran dalin xhirime nga Korea


e Veriut, te rinje duke bere ushtrime gjimnastike.
Linku https://www.youtube.com/watch?v=StSZy8H1F6Q))
4

AKT 3

(Ne Zyren e Shkolles Politike, KLAJDI dhe RINORI


pergaditen per oren e pare te mesimin, Shpresa ne
karrigen e sekretareshes, ndersa murri qe ndaj klasen
e studenteve me zren eshte dritare. Nga yzra shihet
klasa, ndersa nga klasa nuk shihet zyra.)

KLAJDI
Deri dje ve te zime ne pazar kane shite, pop-keka, kese te
pllastikes, MT, Partner, Lord, Marrllboro, Laki...sot,
spiune e kryespiune potencial...

RINORI
(Me nostalgji) Kujto kuadrot qe kane kaluar kete shkolle
spiunimi...shkrimtare, kengetare, politikane, profesore, te
pune e te papune...

KLAJDI
Vetem kur po e shoh se kush do te na zavendesoje pas
pensionimit, me vjen me vjell...

RINORI
Mas tane ketij muti qe eshte be ketu, nje mut ma pak a ma
shume nuk besoj se prish pune, keshtu qe per mu jo me
vjell, por si te duash leshoje krejt ketu...

SHPRESA
(Kollitet per te ua terhjek verejetjen per fjalet e ndzta))
Kh, kh...

RINORI
(I bie ne qafe) Hallall, hallall!

SHPRESA
Mos permend fjale te ndyta...
5

AKT 4

(Ne klases e shkolles politike, te gjithe studentet


vezhdojne ambientin, shikojne hapesirat, bankat, por
te gjithe e kan ate pershtzpje se jane duke u
vezhduar)

KLAJDI (NARACION)
(RINORIt) Hajt bre se edhe ne kohen tande nuk ka qene ma
mire. Qe Shpresa pasi ka qene ketu prej se egziston
njerezimi, mundet ta pohoj kete...

SHPRESA
Per mua, muti i kohes tande Xhafer, edhe muti i
kohes tande Elmaz, kane dalluar vetem per nga ngjyra, e
assesi per nga sasia e cilesia...

AKT 6

(Ne klases e shkolles politike, te gjithe studentet


vezhdojne ambientin, shikojne hapesirat, bankat, por
te gjithe e kan ate pershtzpje se jane duke u
vezhduar)

ZERI I RINORIT
(Shreses)A fole me larte ne cilesine e ekspertes se mutit?

ZERI I SHPRESES
Sa kane ardhe e kane bere nevojen ketu ne kete zyre, ja te
behesh eksperte, ja te tranohesh...
6

AKT 7

(Ne zyren e KLAJDIt dhe RINORIt)

KLAJDI
E ti edhe u bere eksperte e edhe u tranove...

SHPRESA
Po...

KLAJDI
Kush e pranon gjysa i falet...Hajt se nuk kemi kohe..a
eshte gjithqka gati per ligjeraten e pare...

SHPRESA
(Nxjerr rekuizita prej kutise qe e mbante me pare
KLAJDI)Nje pale syze, nje gazete, nje mantil i gjate, nje
kapele alla All Kapone...E tera qe nje spiun mendon se
duhet te kete...(Vesh mantilin, vendos syzet, vendos
kapelen, merr gazeten e hap, dhe pozicionohet ne nje kend
te zyres, dhe merr pozicionimin e personit i cili po
percjell dike). A?

KLAJDI
Mrekulli! Mata Hari!

RINORI
(RINORI kendon kenge te hari mata harit) Strah me da te
volim, kao nekada...(nostalgjik) Eh kohe, kohe...Hari Mata
Hari, Dino Merlin, Srebrena Krilja, Tajqi, Riblja Qorba...

SHPRESA
Aj "Nequ shiptari da sllushaju moju muziku", shiptart blej
kaseta te tijat...(E dridh pajisja ne dore)

KLAJDI
(RINORIt) Jo Hari Mata Hari kangetari, o Elmazo. Mata Hari
ka qene spiune ne kohen e luftes se dyte boterore. (kap
disa rekuizita) A shkuam.

RINORI
Po. Une po i afroj keto çipat...Shprese, ti dil jashte e
bashkohu me studentet...

SHPRESA
Me gjith qejf. Gjith kam pas deshire te jeme studente, me
kry fakultet, Albanologji!

KLAJDI
Prej 1974 veq albanolog kena prodhu! Ka 500 mbrenda
vitit...

SHPRESA
Ndersa rezultati, shqip nuk dijme te flasim!
7

KLAJDI
Hajde qu dil e shko te studentet. Sillu si ata, nuk kane
nevoje te dijne se je nje prej nesh. Se paku sot...kshyre
qka po thojne, kush jan tek jane..

RINORI
Shko e misherohu me Xhejms BondSat, Eliot Nestat, Sash...
(E dridh diqka ne dore). Auq!

(Shpresa del)

RINORI
(KLAJDIt) Nime, mos te harroj. Nuk kena nevoj per secilen
teme te zihemi ne dy para studenteve.

(Dalin prej zyres)


8

AKT 8

(Para deres se zyres XHfaeri edhe RINORI, te ngarkuar


me pajisjet)

RINORI
Sepse fundi i fundit, qe te dyte nje babe politik e kemi,
te cilit i jemi besatuar ne besnikeri...

KLAJDI
Mendon ne Ate emrin e te cilit nuk e permend kush? Une jo!
(E dridh diqka ne dore) Nejse, pak po. (E dridh
diqka ne dore). Nejse de, qe te dy i jemi besatuar.

RINORI
Deri sa vdekje te na ndaje!

(Perfaqohen. Ne prapavi shkon kenga Partizani ne lufte


po shkonte, mbante pushken me nje dore, me
nje dore)

RINORI
Shkojme.

(RINORI e KLAJDI me disa paketa ne duar


ecin ne korridor te percjellur me tingujt e kenges
Partizani ne Lufte po shkonte)
9

AKT 9

(Ne klasen e shkolles politike. Ne prapavi shkon kenga


Partizani ne lufte po shkonte. Studentet te gjithe te
veshur me mantila te gjate, kapela kaubojesh, syza te
zeza dielli, sillen dhe shikojne ambientet e klases.
Sillen sikur pjesemarresit ne diten e pare ne Big
Borther kur hulumotojne Shtepine. Ne secilin objekt qe
shohin lihet pershtypja se po xhirohen)

ISMETI
E kam nje pershtypje sikur po na vezhgojne (Kap nje vazo me
lule, afron syrin te sheh brenda vazos) Allo! Allo!
Anybody home?

HASANI
(I afrohet Ismetit dhe ia merr vazon prej dore) Per lule
eshte kjo...

DENI
Oh, te faleminderit...(Ismeti ia kap vazon dhunshem) Lule
me thirin shoket perndryshe...

HASANI
Djali burre, Lule..

ISMETI
Pajisjet e pergjimit nuk jane si ato teleskopat gjigant per
me vezhdu Saturnin. Jane te vogla, ne forme te rrumbullaket
e te shtypura, si pare e e hekurit...Dhe zakonisht vendosen
neper kesi vende...neper vazo per lule (kamera fokuson nje
mikroqip nen vazon), nen banka e tavolina(kamera fokuson
nje mikroqip te ngjitur nen njeren nga bankat e klases),
neper telefona...e kam pa ne filma...

HASANI
(Kercen nga karrika i revoltuar) Shejtani o ne tela, o
kusheri! Veq edhe ne prapanice sa nuk na i kan shti keto
shpijunkat...(fillon te ece, ne farmerka ose ne mantil
mbrapa i shihet i ngjtur nje qip)

DENI
Po, po! Shume jeni bre paranojak....Garant kane ngjit
shpijunka edhe ne oren time (E drejton oren kah studentet)
Jeni te pergjuar! Jeni te pergjuar!
10

AKT 10

(Ne zyren e atij emrin e te cilin nuk e permend


askush. Shihet monitori para Atij emrin e te cilit nuk
e permend askush, ndersa ne monitor Ismeti duke
xhiruar me oren e tij studentet)

DENI
(Ne ekran) Jeni te pergjuar! Jeni te pergjuar! Jeni te
pergjuar. (ndalet)
11

AKT 11

(Ne klasen e shkolles politike, Hasani, Ismeti dhe


Deni)

ISMETI
Une jam mesu me pergjime e shpijunlleqe, se neve na kan
pergju gjith ...therre ne sy kemi qen per krejt
rregjimet...e nuhas une kur dikush me kshyre...

DENI
Edhe une kur i kam kameret te drejtume kah une, e
diktoj...per ate arsye gjithmone marr masa...

HASANI
Cfar masash merr per kamere?

DENI
Shminka, pudra, sherka...sikur zoje...A-ha sikur zoje...

HASANI
O qit pudra sa te dush, maskoje sa te dush, ta montojne
be...ata ja montun djalit Erdoganit ate klipin, kishe aj i
korruptum...Ja montun edhe kesaj qikes te na...e dish...

ISMETI
Jo, po, qat dert e kena na...Erdoganin...O mush dynjaja me
presidenta tralala...

DENI
Shyqyr ky i joni ala o ka mbahet...A-haa o ka mahet...

ISMETI
President, tung e kije..
12

AKT 12

(Para deres se klases, jane ndalur RINORI edhe KLAJDI,


edhe pergjojne bisedat e studenteve)

KLAJDI
Eh, kohera. Perpara duhej krijuar profilet e kadidateve me
muaj...tani nuk ka nevoje...flasin gjithqka...

RINORI
Çohet shiptari, pa pike zorri, "presidentat tralala" (ose
Hasan ima pushku)...

KLAJDI
Ama bash..(perpiqet te degjon) Shuj, shuj...

RINORI
Ishalla vijne ato pajisjet prej Izraeli ma shpejt, se
qeshtu ska kushte pune...me tasa te jogurit nuk mbahet
shteti...
13

AKT 13

(Ne klasen e studenteve)

DENI
Nuk e di bre, po kjo atmosfere e mundimshme. Plus une nuk
jam per spiun ama hiq! Hajt ju, po une as babe e as
babgjysh spiuna nuk i kam pas...

ISMETI
Qy ti, "hajt ju"? Po ti qehren e spiunit e ke bre! Kshyre
veten njiher!

(Hyne KLAJDI, RINORI)

KLAJDI
Loqkat e mija, shpijunqiqat e vogla...ciu ciu ciu...

DENI
Pa marr parasysh qehren qysh e kam....Une me te vertete nuk
e di si perfundova ketu...

RINORI
Eh, masi nuk e din si perfundove ketu, ta them une! (Pasi
ulet dhe vendos disa pajisje mbi tavoline i drejtohet
Denit) Ti je kapacitet Deni, ti je me i bukuri e me e
menquri, hasreti familjes e gezimi i pare.

KLAJDI
Ti ke marr pjese ne luften e pare boterore, luften e dyte
boterore...

RINORI
Ti je shembull! Ti din gjithqka Deni...Me ba me te pyet sa
tabela veturash i din permendesh, dhe kush jane pronaret te
tyre, garant ma shume se ata qe punojne ne qendren e
regjistrimit civil din...

DENI
Ah, i di valla! Nuk ka njeri qe i jep pergjigjet per tabela
veturash ma shpejt se une! Aha ma shpejt se une...

KLAJDI
Deni, KU tabele e cilit qytet ne Maqedoni eshte..

DENI
Kukesi!

KLAJDI
Bravo Deni. E Su?

DENI
Subotica!

KLAJDI
14

OH?

DENI
Oklahoma!

KLAJDI
Ve?

DENI
Veleshta.

KLAJDI
Te?

DENI
Tepelena!

KLAJDI
Sk?

DENI
Skocia!

KLAJDI
Sr?

DENI
Sorbona!

KLAJDI
GV?

DENI
Ska asi! (E kenaqur) Jo, krejt i di, kot lodheni...

ISMETI
Po asnje pergjigje nuk ishte e sakte?

DENI
Une thash se ja pergjigje te shpejta, e jo te sakta...ani
me pa kafshet qysh i emitoj...Aha i emitoj..

ISMETI
Ue! Hajt ban si kiter...

DENI
(gjestikulon) Hhhhh!

ISMETI
Le krejt Deni...

RINORI
Ti din gjithqka Deni. Ti din gjithqka qe nje njeri nuk ka
nevoje te dije...

DENI
15

A be qe di une gjithqka, di, por ende nuk e kam te qarte,


qka ne fakt kerkoj une ketu? Aha se kam te qarte...

RINORI
Qaty po dojna me dal edhe na. As ne nuk e kemi te qarte se
si ke perfunduar ketu...e tera qe dijme per ty eshte se "JE
I JONI"!
16

AKT 14

(Retrospektive. KLAJDI i ulur ne zyre. Bie telefoni.


KLAJDI kap telefonin)

KLAJDI
Alo! Po..(numeron emra prej nje liste) Ismet, Bujar,
Qamil...Jo nuk ka Deni ne mesin e te perzgjedhurve...
17

AKT 15

(Ne detaj, shihet vetem goja e mbeshtetur per


mirkofonin e telefonit)

ZERI
Deni eshte i jona! Ai eshte kapacitet, me i bukura e me i
menqura, hasreti familjes e gezimi i pare i nji shokut tem.
Merre!
18

AKT 16

(Ne klasen e studenteve, ora e pare e mesimit)

KLAJDI
Urdheri ishte i prere, "merre se eshte i joni"! E urdheri
nuk diskutohet, por vetem zbatohet! Këndon) O rrofsh sa
malet partia e punes, Enver Hoxha ne ball te tribunes. Tani
te dashurit e mi, secilit prej jush do ua japim nga nje
kesi bylyzyku... i cili i hape dyert e kesaj shkolle, qe
mos te keni problem qarkullimi....(Afrohet Ismeti. Ia ia
vendos nje bylyzykun ne dore) Provo. (Ismeti dridhet) Ne
rregull. Tjetri. (Afrohet Hasani. Ia vendos nje bylyzykun
ne dore) Provo. (Hasani dridhet) Ne rregull. Tjetri.
Shpejt, shpejt. A e dini se cdo gjashtedhjete sekonda ne
bote aprovohoen 36 tendere me vlera te medha, dhe
mesatarisht 1342 tendera me vlerë të mesme, si dhe 123.454
me vlerë të vogël... Prandaj shpejte, tjetri...(Afrohet
Deni. Deshiron te ia vendos bylyzykun. Ia ngreh bluzen, ia
sheh plot bylyzyqe). Aaaa, ti bre djale secilen dere e
paske te hapur...Ku ke punu bre djal ma heret ti...

DENI
Kam pas vetem nje OJQ modeste...qaty sa per idare pak...

KLAJDI
Ah, SOROS a? Juve OJQ-istave ju del hakesh veq Putini e
Trampi!

ISMETI
Edhe Erdogani! Puqin atje krejt asi te OJQ-ve e
nisen...po atje populli osht i shkollum bre. Atje kur pa
pas shkolla....Bile-bile, eshte nji serial ne Turqi me at
qiken qe shkon ne shkolle...A be shkolla e ban te
veten...Rezultati? Ka njona ane puqistat fak tenkat ne
rruge, ka ana tjeter krejt njerzit nen tenka! Inleriiiii!
Vurrrr! (s'din qka te thot, e vazdhon me numru titujsh
seriale turke, kishe po thot diqka me peshe) Kutlar Vadisi,
Sulejmani i madherishem, Dijmante dhe dashuri...keto filma,
se jo...

DENI
Nuk i ke pa ti Boj na Neretvu, Igmanski Marsh, Lepuri me
pese kembe, Walter brani Sarajevo, se ndryshe kishe fole...

ISMETI
(Bujarit edhe Qamilit) Ataturk abej, Druzhe Tito, bollni mo
se na e teshet, a?

KLAJDI
(Ia vendos bylyzykun Denit. Deni e dridh ne dore diqka) Ne
regull. Tjetri. Tjetri?

RINORI
Nuk ka te tjere. Hajde Klajdi, a po i kthejna keto pajsijet
19

qe mbeten. Plus u japim pak kohe studenteve ne te njihen


me njeri tjetrin, ne te ambientohen!

KLAJDI
Ecem, ecem...

(Dalin KLAJDI edhe RINORI. Mbeten studentet dhe


Shpresa)
20

AKT 14

(Ne korirodr para deres, RINORI dhe KLAJDI zane


pozicionet e pergjimit)
21

AKT 15

(Ne klasen e studentete)

SHPRESA
(perqesh RINORIn e KLAJDIn) Ama cfare ishin, mos vet!

DENI
Keto ishin produkti me i keq i shkolles se Titos. Keta e
kane prishe Jugosllavine...

HASANI
E ty fort po te dhimbset Jugosllavia, po?!

ISMETI
Rrnoft Shqiperia...
22

AKT 16

(Ne koridor para deres, RINORI dhe KLAJDI ne pozicion


e pergjimit. Pershperisin)

KLAJDI
Fora i kane keto me Shqiperine...

RINORI
Ne zemer "Hej slloveni", ne publik "Jem ilira, jem
Tetuta"...
23

AKT 17

(Ne klasen e studentete)

SHPRESA
Ismet, qysh tu doken ty profat.

HASANI
Ma merr mendja se edhe naj dite e me shkumsa kena me i
gjujt... Aha me shkumsa!

ISMETI
(Ben me gjestikulacion se dyshon se po pergjohet. Merr
kimik dhe ne flete shkruan "KERKAH HIQ". Ua tregon fleten
te tjereve) Shume ne nivel ishin...

DENI
(Lexon fleten e Ismetit) Hah, kerkah hiq! (Shpreses) Qka
mendon per profesoret...

ISMETI
Qishen pe bajshe prej gezimi kur po folshe me femna...

SHPRESA
Profesora? Hiqmu tyne bre...
24

AKT 18

(Ne zyren e atij emrin e te cilit nuk e permend


askush. Ne monitorin e tij fokusohet Shpresa)

SHPRESA (NE MONITOR)


Profesora? Hiqmu tyne bre...

AI EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


Her name is Sa, Shpre-Sa!
25

AKT 19

(Ne klasen e studenteve hyjne KLAJDI dhe RINORI)

KLAJDI
Nuk eshte bash se jemi kerkah hiq, edhe nuk eshte se ne e
kemi prishur Jugosllavine, e ma se paku do te lejojme qe
dikush te na gjuan me shkumsa...edhe po, ne jemi
profesoret....(Ismetit) Faleminderit per vleresimit...

DENI
Disi e dyshimte bre kjo puna e ketyre ne dore...(E dridh)

RINORI
Keto gjith i kemi pas. Njehere ishin te kuqe me te
bardhe...pastaj i kishim te kuqe me te bardhe dhe te
kalter...pastaj ishin te verdhe me te kuqe...tash jemi kah
e propozojme nje dizajne te ri, te kuqe me te zeze...por
aktualisht vetem ky kombinim ngjyrash nuk
pranohet...printeri diqka...

KLAJDI
Te dashurit e mi, duke e ditur sa te brishte jeni ju rinia,
ne ketu do te perpiqemi te u orientojme...I kontrollojme
ndjenjat tuaja, mendimet tuaja, shprehite tuaja, fjalet
tuaja dhe vullnetin tuaj...e kete e kemi mase
parandaluese...

RINORI
Ju dridh ka pak kur te ju iken mendja najkah...nje xhësh e
ju kthen ne realitet...

DENI
Nuk eshte ne rregull kjo. Une mendoj (Dridh aparati)
Au..Une mendoj...(dridh aparati) Au.

ISMETI
(Bujarit) Ndalu, se ke me ja kalu MC Hamerit me brejk
dens...

DENI
Une mendoj...(E dridh)

RINORI
Nuk eshte bash se dini te mendoni ju, se paku deri sa ne
ketu te orientojme mendimet tuaja...

KLAJDI
Nese secilit i jepet e drejta te mendoje, sot nuk do te
ishim ketu ku jemi.

RINORI
Nese secili do guxonte te mendoje, do te kishim perfunduar
26

si ndonje shtet i izoluar mes malesh te larta me bore as


anetare ne BE...

KLAJDI
...larg qofte si Norvegjia.

DENI
(Nuk pajtohet me ate qe degjon) Ej bre, ejjjj (E dridh
dora)

RINORI
A si zoti na rujt, Islanda...

DENI
Ej bre ejjj...(E dridh ne dore pajisja)

ISMETI
(Denit) Valla mire o ka ta ban "xhsh", "xhsh" qe po te
dridh, se spo te mshelet ajo goje hiq. Po shuj mo!

HASANI
Edhe s'kan faj qka po thojne. Pos ndonje kampion ne asi
sporti qe e fshin akullin "hojt hojt hojt hojt" kane prodhu
keto shtet, e asgje me shume...

DENI
(Shpreh neveritje) Bljak! Norvegjia!

SHPRESA
Kshyre bre kete, "bljak Norvegjia". Tybe me ja nxjerr
atlasin e ma ja dhan dy dite fore, shtir se mundet me gjete
ne harte ku ndodhet Norvegjia...(ia afron Atllasin Lules)
He, gjeje Norvegjine pasi "bljak"

DENI
(Merr atlasit, sill pshtill, nuk gjindet) Qetu dikundi
eshte...

HASANI
(E merr atllasin, e shikon me kureshtje) Me kan than se
neser e merr globin, e shef cili shtet eshte nen MAqedoni,
sakt Kina i bike...qashtu vijne keta qe shesin rraqe,
kacijen, bam e bum, e bam e bum...drejt ne Teteove...Duhet
me raportu kete send, se armiku qate pune e ka...kap
kacijen, gropo, gropo...drejt ne Parlament...

KLAJDI
Për juve qe akoma nuk e dini, unë jam KLAJDI, themelues,
udheheqes, kuader kryesor i shkolles politike. (pauze)
Nejse, parapolitike.

RINORI
Ndersa une NUK jam KLAJDI. Une jam RINORI. Ish themelues,
ish udheheqes, ish kuader kryesor i shkolles politike.
(pauze) Nejse, parapolitike.
27

KLAJDI
Ju jeni "femijet", e ne jemi "baballaret" (dridhje) ndersa
mbi ne eshte Ai emrin e te cilit nuk e permend askush...

ISMETI
Mos duhet me thane "atij i qofshim fale"? (E dridh)

DENI
Po bre, "atij i qofshim fale"! Se u bo 2 PAC-u aj...(E
dridh)
28

AKT 18

(Ne zyren e atij emrin e te cilit nuk e permend


askush. Ne monitorin e tij fokusohet Deni qe merr
shenime)

AI EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


Hmmmm...ky i joni ishalla nuk po na del i huji...
29

AKT 19

(Ne klasen e studenteve)

RINORI
Per ate sa me pak dini, aq me te sigurt jeni. Nese e
zbuloni kush eshte ai, duhet te ju vrasim.

KLAJDI
Pra, a ka dikush qe deshiron te dije kush eshte Ai emrin e
te cilit nuk e permend askush? Askush?

SHPRESA
Une valla du me dite.

DENI
(Shpreses)Une ty po te njof.

KLAJDI
(E injoron) Dikush rastesisht? Jo?!

SHPRESA
Une du me dite.

RINORI
Askush? Askush nje here!

SHPRESA
Une, une!

KLAJDI
Askush? Askush dy here!

SHPRESA
Une bre!

KLAJDI
(E injron) Askush tre here. Mire qe nuk ka askush qe do te
dije emrin e Atij emrin e te cilit nuk e permend askush, se
po te kishte do te duhej ta vrisnim...

SHPRESA
Une valla du me dite.

RINORI
(E injoron) ...e me te vra nuk eshte mire...sepse vdes. No
more! Apish. Dead! Sa mire qe nuk ka kerkush qe don te dine
emrin e Atij emrin e te cilit nuk e permend askush.

SHPRESA
Une du, une.

ISMETI
(Shpreses) Po thojne, nese dikush e din emrin, duhet ta
vrasin...
30

SHPRESA
Une du, une.

KLAJDI
Nese dikush don te din emrin e tij, do duhet ta vrasim, e
ne nuk duam te vrasim ...

SHPRESA
Une valla du me dite.

KLAJDI
(E dridh) Po he de se na plase. Une, une, une. Elmaz merre,
nxirre jashte edhe peshperitja emrin e tij Emrin e te cilit
nuk e permend askush!) Ama askujt mos ja trego tjeter ok.

(RINORI e merr Shpreses, del. Sapo e mbyll deren, nga


jashte degjohet nje zhurme aksidenti komunikacionit)

KLAJDI
Si thash me heret, une jam ideologu i kesaj shkolle...

(Hyn RINORI. Qane)

RINORI
Na la e ngrata...

KLAJDI
Gru e mire ka qene, shume...

DENI
Eh, dakikit nuk po ju dike...Vdekja eshte proces
biologjik...

HASANI
Vdekja eshte proces gjeografik...

ISMETI
Leni keto fora. Gjall eshte ajo. numroni deri ne tre, dhe
ka per te hy ne klas, shnosh e mire, si molla. Nje...

DENI
Po, gjall. Si Tupaki, Elvis Prisli, Majkell Xheksoni,
Hitleri...

ISMETI
Dy...

DENI
Krejt gjall, edhe te aj bazeni ne Havaji jane ka pine
konktella...

ISMETI
Tre!

(Hyn Shpresa)
31

ISMETI
Leksionin numer nje besoj qe e mesuat. Kush germon per te
zbuluar per Ate emrin e te cilit nuk e permend askush vdes.
Ndërsa, sa i përket Shpresës, asnjëherë nuk e dini se kush
me të vërtet ka kush është...Shpresa nuk eshte njera nga
ne, por nga ata!

SHPRESA
Koxha i afte...duhet me ja nis me pyt pak per ty....Ismet!
Ose nuk je fare Ismeti?

ISMETI
Ndoshta edhe nuk jam, a?
32

AKT 20

(Ne zyren e atij emrin e te cilit nuk e permend


askush,Ai emrin e te cilit nuk e permend askush
vezhdon klasen e studenteve. Kamera fokusoh ne gro
plan fyftren e Ismetit)

AI EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH

Hmmmmm...
33

AKT 21

(Klasa e studenteve te shkolles politike)

ISMETI
(Shikon koleget e klases nje nga nje) Kesi SASTAVI as
seleksionuesi i Maqedonise ne fudboll nuk kishte mujt me
be.

DENI
Se e kane kenaq ata ne fudball...

ISMETI
Qaq sa kena me kenaq edhe na ketu. Ate deshta te them!

HASANI
Futball per futball Turqia ka pas. A e mani mend Hakan
Shukur. Cfar fudbaleri o kan bre, shutojke prej stadionit
Galatasarajit ne Stamboll, golli hike ne stadion te Ajaksit
ne Amsterdam...cfare festa ne qarshi...(emiton sirenat e
kerit) Tyyyyyyt...Gjynah qe jane rreshtu familijarisht ka
Gyleni!

DENI
Oho, efendi Erdoganista, po leje bre Gylenin me telashe të
veta...

HASANI
Gospodin Masonista, a po flasim per Illuminati,
masona...Ose për Titën, ma së miri...

DENI
Abej neotomoanista, jo ma mirr po flasim për puçin edhe nja
dy vjet...

HASANI
Comrade internacionalista, fol për puçin fol, po ta bajnë
hallki "mpuç e kije"...

DENI
Dhunë menjihere, a? Radikalista, islamista...

HASANI
Ateista...

ISMETI
Buk nuk kena hanger prej mengjesit, ju merreni me Titon e
Gylenin! O naluni bre se as njoni e as tjetri nuk jeni te
hajrit, si na per shembull...

DENI
Si ju? Hmmm, ta shofim kush jeni ju! Floket me briljantin,
zinxhirin e arit, dy mobila ne dore, iphone edhe nji asi
nokia 3310 se "ska GPS e nuk pergjohet". Juhuuu, lumi ti,
nuk kam me te pergju kur te rrijshe ne mahalle te
kllupat...Ah, po qelsat e opell vektres prodhim 1991
34

vjerrur jashte...Ti je i B.. (dridhje)

ISMETI
Eh, maqedoni njihere...qka ke kunder flokve te gjata?

DENI
A be une kam pa edhe shqiptar me floke te gjata e pedante,
kemishe te bardhe, te pashem, te zgjuar...Ama disi hiq nuk
u dokke si shqiptar...

ISMETI
Shqipfoles o kan garant, si ti! Ti ndigjon shqip, e
perkthen ne koke maqedonisht ate qe e ka degju shqip,
pastaj e formulon mendimin ne maqedonisht...E perkthen ne
shqip, e tek tani e qon ne naj shtab najkah, merr leje per
ta thane ate qe duhet ta thot, e tek mas aprovimit, flet!

HASANI
Shqip, maqedonisht, maqedo....Hah, sa mire e ka njxerr
kete...

ISMETI
Hajt se edhe ti i njejt je, garant veq turqisht i ke
serverat. Spijuna te OJQ-ve! Rrnoft Amerika, edhe forca e
saj tokesore, se sa për juve, hale na kishin rreh
autobusave ka te sillen...shqipflosat njihere...

DENI
Ah, e paske ate detektorin qe i dallon shqiptaret dhe
shqipfolesit? Plus po i akuzon OJQ-te si spiune...Nuk
mundem ta them direkt per kend punon, se me dridh ky far
dreqi...

ISMETI
O te kisha qene i atyne qe po aludon, s'kisha ndejt prej
08:00 ne mengjes deri ne 17:00 pasdite me tulifar budalle,
me veq gjys ore pauze...Ata i ke ne Sekretariat. As
kompjuter, as zyre, as vend pune, 500 euro ne muaj...

DENI
Po i merrshe pra dy rroga, njo ketu njo atje...
35

AKT 22

(Ne zyren e atij emrin e te cilit nuk e permend


askush, Ai emrin e te cilit nuk e permend askush ne
ekran shikon Denin)

AI EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


Hmmmmm
36

AKT 23

(Ne zyren e RINORIt dhe KLAJDIt. KLAJDI, Shpresa dhe


Emlazi shikojne permes monitorit ne klase)

SHPRESA
Nje gje eshte e sigurte...keta ose nuk kane lidhje me koke,
ose jane teper te sofistikuar...

RINORII
Shikoi, shikoi, secili ma xhejmsbond se tjetri..

KLJADI
Si duket asnji episode te James Bondit se ke pa...po cfar
Bondash be keta...pllumbaxhi...faraxhi...ofaa...

SHPRESA
Shofim qka po del prej ktyne...
37

AKT 24

(ne klasen e shkolles politike, jane te gjithe


studentet)

ISMETI
Ty spo te njof!

DENI
A?!

ISMETI
Spo te njof, spo te njof, nuk te kom pa ma heret
shehrit.... Vetem ty spo te njof. I kahit je? I kujt je?
Qka je me profesion?

DENI
Une jam shqiptar.

ISMETI
Qeta me profesion qe jane shqiptare nuk mundem me i kuptu.
Thote njeri me apliku per te qene naj Anglez, a naj
Amerikan...

HASANI
A turk...

DENI
Drejt me fol, na nime familijarisht jena diqysh krejt si
Anglez...Nana pin qaj tane diten, baba tifoz i Liverpoolit,
vllau del me ni djale, me i pa si plluma jane...

HASANI
Po rri anglez, bre. Qka po te kruhet shqiptar me u ba...

DENI
Unë jam Shqiptar bre. O sa mirë me qenë shqiptar ale, ale.

ISMETI
Prej "kletite shiptari", te "O sa mirë me qenë shqiptar".
Edhe naj dite, edhe "hare krishna, hare-hare" disa kan me u
ba, vetem per naj rroge e post. Po ti as shqip nuk din...

DENI
Ich spreche albaniche!

ISMETI
O nalu, nalu....Naj kontribut helbete a ke dhane...?

DENI
Kontribut..kako da ne! E dini tash para një kohe, kur u
thyen xhamat e ndërtesës së Kongresit Shiptari të
Manastirit? E dini? Eh, familja ime ka dhënë kontribut të
pashoq atë natë...

ISMETI
38

Keni dhënë kontribut për të thyer xhamat? Keni dhënë


kontribut per te mbrojtur ndertesen?

DENI
Jo thyer, por as mbrojtur jo. Ne kemi dal me komshinjtë me
gjuajt gurrë, se diqysh qashtu dilshim krejt qyteti, si
korrzo u pate be, sa rinia, sa pleqt, ka nji gurre ketu,
nji gurre qaty. Eh, na, familje ime, mos me u nda prej
tjerve se binim në sy për të keq, gjujshim gurre, ama na
nuk e qëDHojshim ndërtesën, me qëDHim.

ISMETI
Nese po mujka qeshtu si ky far djali , me u qu nje mengjes
e me i "gjet rrenjet", prej neser lirisht anglisht me
folni...Anderstend?

HASANI
Tamam be. Ky ose ka ri-gjetur rrënjët ose kanë gjetur
mundësi për punësimi. E marr vesh unë këtë...Qeshtu na kan
damtu gjith neve shqiptarve te pastert!

IMSETI
Ky o shqiptar, qaq sa jan edhe do ne Shkup turqeli...HIQ!
Turk i Koliqanit...e hajde de!

(Ne sfond zeri i atij emrin e te cilit nuk e permend


askush)

ZERI I ATIJ EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


Leneni be djalin rahat. Familja e tij nuk eshte e vetme qe
ka qenë e asimiluar në kohën e Socializmit jugosllav, dhe
ne duhet ta pranojmë si tonin, nëse së paku ndihet si i
joni.

DENI
(I reagon atij emrin e te cilit nuk e permend askush) Në
socializëm nuk ka pas asimilim. Socializmi jugosllav ka
shuar kombet e ka ngritur jugosllavizmin si komb mbi
kombet, e fe mbi fetë.

ISMETI
Taka e, Zorane!

DENI
Tito ka qenë burrë i mirë, burrështetas si ai nuk ka njohur
bota..

HASANI
Deri me ardhjen e Erdoganit. A e dini atë deklaratën "nëse
i prek dikush Shqiptarët, do ta kalli Ballkanin"

DENI
Edhe per Maqedont ka than ashtu, edhe per boshnjaket ...

HASANI
Edhe në fund ka për ta kall prapanicën e vet, ja kane per
39

te ja kall kurdet.

ISMETI
Kyrd, kyrd. Jo kurd. Po nji "asi" jeni ju, komunista bre!

DENI
Hiq nuk ki faj Ismet. Per Titon pak ja huq, ama per
Erdoganin hiq nuk ki faj. Shkoj e mbyti pilotin rus, na
këndej "aaaa baba Erdogan", tipi anej "ama qiqko Putin,
nisam hteo, slep metak pogodil avion. Pilot arnaut, puqisti
arnaut qiqko Putin".

ISMETI
Fakt! Neve deklarata, tjerëve tenka e armë. Me kësi miqsh,
për armiq nuk kemi nevojë fare...

DENI
Ama prap ngritet poytja ku ishte Shqipëria e Kosova të ju
sjell JUVE tenka dhe helikoptera.

HASANI
Opaa..JUVE a? Se ti çka je?

DENI
Qytetar i botës..

ISMETI
...he bota nanën ty. Ta hankt Josip Broz Tita bashkë me
Jovanka Broz Titon kryt ty, masi sjau paskan hangër me
kohe. Kuller i dreqit.

HASANI
Zoti na ruajt, lene dreqin në punë të veta...se vallahin
s'keni me pas paqe as ne shtepite tuaja, e as ne zyrat
tuaja...

(Hyn Shpresa)

HASANI
He! Na për dreqin, dreqi në derë. Qaty des, qaty ngjallet.

SHPRESA
A jeni gati per leksionin numer dy, o spiunet e se
ardhmes...

STUDENTET NJEZERI
Jooo!
40

ACT 25

(Ne zyren e KLAJDIt e RINORIt. Te dy shikojne ne nje


tablet. Lihet pershtypja se shikojna garra me qen)

RINORI
Kshyri bre, si pitbulla jane. (Ne erkan shfaqet pamja.
KLAJDI dhe RINORI shikojne ne klasen e studenteve) Gati me
qky njoni tjetrin.

KLAJDI
Shumica buke nuk munden mu ngi, a jane ne gjendje me dek
per Titon, Erdoganin...Kshyrme kete turkofilin...dilemen me
te madhe e ka qysh me aktradu Gylenin ne Turqi...! Qe, qe
per qka kena luftu na!

SHPRESA
..kom harru diqka, ju ku luftuat, nime!

KLAJDI
Une kom qene logjistike..

RINORI
Edhe une...

SHPRESA
Une jo qe marr vesht diqka prej spiunimit, por a nuk eshte
qellimi i te qenit spiun te infiltrohesh diku, pa u
verejtur?

RINORI
Po, po...

SHPRESA
Po kshyrmi bre keta...veq kshyrmi...

KLAJDI
Keshtu kena me u dekonspiru per dy dite! Po e kam nje ide!
Duhet per secilin me gjet nje profesion me te cilit do te
prezantohen ne opinion...

SHPRESA
Po! Se keta edhe kur te njoftohen me njerez, kan me pas asi
"Tung, une jam Shpresa, sipune me profesion"!

RINORI
Jo, jo nuk guxojna me ia lan fatit keto pune...

SHPRESA
A e din dikush qka jane keta me profesion kshtu
origjinal...

KLAJDI
Po qka kane me qene bre, garant krejt Albanologa jane...

RINORI
41

Valla shqipen si e kishin, mos vet... (Nga altoparlanti


degjohet zeri i Atij emrin e te cilit nuk e permend askush)

ZERI I ATIJ EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


Ne regull! Une pajtohem me ju se duhet secilit te ia
zgjedhim nga nje profesion...
42

AKT 26

(Ne Zyren e atij emrin e te cilit nuk e permend


askush)

AI EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


...kjo pune duhet zgjedhur sot. Une ua propozoj
profesionet, dhe ata duhet MUA te me bindin se jane te atij
profesioni. Ne te kunderten, POMPA, POMPA (skleka)!
43

AKT 27

(Ne Zyren e KLAJDIt dhe RINORIt. KLAJDI dhe RINORI si


te hipnotizuar degjojne fjalet e Atij emrin e te cilit
nuk e permend askush ne altoparlant

ZERI I ATIJ EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


Dua nje gjeodet, nje balerine, nje meteorologe, nje
eksperte te IT-se, nje fotograf! Ne nderkohe, bonini ka
pese skleka!

(Ngrihen KLAJDI e RINORI dhe bejne pompa)

ZERI I ATIJ EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


(Shpreses) Hajde barazi gjinore, qka po pret...ajnc , cvaj

(Shpresa ngrihet dhe ben pompa)

AKT 28

(Ne zyren e atij Emrin e te cilit nuk e permend


askush. Ai emrin e te cilit nuk e permend askush
shikon ne monitor klasen e zbrazet te shkolles se
spiuneve. Ne nje karike ne klase eshte i ulur KLAJDI.
Hyn Bujari ne klase)

DENI
Sa në mënyrë të përkryer jeni ulur në meridianin që ndanë
pllakën tektonike mes polit të veriut dhe atij të
jugut...plus pozicioni juaj me koordinata tregon se këtu
mes jush dikur kishte pasur një murr mbajtës, i cili
shërben që gjatë lëkundjeve të tokës..

KLAJDI
Mirë është Deni, mundesh të largohesh.

(Deni del duke matur me hapa hapësirën mes tij dhe


derës dalëse)

DENI
Një, dy, tre, katër, pesë...

(DEL)
KLAJDI
Edhe?

ZERI I ATIJ EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


Mire eshte, tamam gjeodet. Qu bani dy skleka!

(KLAJDI ngrihet dhe ben dy skleka. Ne nderkohe hyn


Hasani)

HASANI
Oh si jeni? Ti qenke veshur trash pak..(lëpin gishtin) Vetë
lagështia e ajrit tregon se sot do të kemi një mot të mirë,
kah pasditja do të arrin rreth 22 gradë, por FILLS LLAJK 30
44

do të jetë. Ditëve në vijim po ashtu do të ketë vapë, me


reshje të kohë pas kohshme të shirave në kodrinat dhe diell
në rrafshinat..Keshtu qe rekomandoj Strugen si vend per
flladitje..

KLAJDI
I lirë je HAsan, ma thirr Ismetin...

(Hasani del)

ZERI I ATIJ EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


Meteorolog, a? Qu bani dy skleka...

KLAJDI
Pse bre..(E dridh ne dore diqka. Ngrihet dhe ben dy skleka)

ZERI I ATIJ EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


Sepse duhet te ia tregoni dallimin se nuk ka hy me dhan
motin ne Alsat, e as punon ne agjenci turistike me na
reklamu Strugen.

KLAJDI
Krejt çka kemi dit ne Shqiptarët për meteorologjinë është
se shtëpia e tyre ka shumë antena, e shpesh e kemi pa
rrugës kur kemi shkuar për Kosovë, atje mbi Zajqev Rid, a
Kodra e lepurit a si i thuan tash me të renë..

AI EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


Po bre, bash e mbaj mend. Si fëmijë na thoshin raketa janë
ato. Qu bani dy skleka se fort me shtine me qesh!

(Hyn Ismeti)

ISMETI
(Ia merr telefonin KLAJDIt) Phaa, çfarë telefoni, Android
6.1. Me shtyp pullën poshtë edhe off, del te developer
mode, aty mundesh krejt "cash"-in me hjek, ma shpejt punon
telefoni...Ditën e mirë nga unë, eksperti i IT!

(Del Ismeti. KLAJDI ngrihet dhe ben skleka pa ia


kerkuar askush)

ZERI I ATIJ EMRIN E TE CILIT NUK E PERMEND ASKUSH


Bravo, se nuk e disha a IT a punetor ne Mobi Shop.

FUND
45

You might also like