You are on page 1of 8

MBREMJA E MATURES

Written by

TRIAD 1988 Sh.p.k & Shif & Bej Filma 2

Tirane 2022-2023
OPENING CREDITS
Pamje nga Tirana, ku shihen Sara, Lori, Anxhi, Stela, Megi,
Endri, Elio, Stiven, Imena, Viola, Albi.
Sara, Lori, Anxhi dhe Stela jane duke pare fustanet jashte
nga vitrina.
Elio kamarier ne nje lokal.
Megi dhe Endri duke ecur bashke, po secili ne telefon.
Viola e ulur ne nje park me telefon ne dore, duke buzeqeshur.
Imena dhe Albi dore per dore duke ecur bashke.
Stiveni duke bere gara me skuter elektrik.

INT.LOKALI- MBREMJA E MATURES


Nje mbremje mature e nje gjimnazi te Tiranes, te gjithe duke
kercyer, si ne mbremjen me te mire te jetes se tyre, para se
te jene te medhenj.
Elio
Elio nje djale adoleshent, duket praktik qe ne veshje. Ai
eshte me kemishe, pantallona serioze, atlete.
Elio po kerkon dike, ne dore ka paketen dhe nje cigare gati.
Kalon Megi.
MEGI
Megi eshte nje vajze e thjeshte, duket qe ne veshje, meqe per
mbremjen e matures ka ardhur me nje fustan te thjeshte te zi,
floket e leshuara, tualet te lehte dhe sandale te thjeshta me
taka.
Elio drejtohet te Megi.
Elio
Ku eshte shoqeruesi jot?
Megi, ngre supet duke lene te kuptohet qe edhe e di, por dhe
nuk i intereson.
Ne sfond te tyre duket tavolina ku jane dhe vajzat me te
famshme te shkolles.
Duket qe njera nga gocat i flet pa pushim shoqes qe ka
ngjitur.
2.

INT. TAVOLINA ME 4 GOCAT ME TE FAMSHME TE SHKOLLES


Sara eshte ne qender, ajo eshte e bukur, por dhe ben tualet
te rende. Fustani i saj eshte i bukur dhe pompoz.
Perbri saj eshte Anxhi, shkurt per Anxhela, qe shikon Saren
si nje perendi. Veshja dhe lyerja e saj jane te ekzagjeruara,
gati sikur stonon pak me shoqet.
Pak me tej eshte Lori, me syze, shume e bukur, e veshur me
nje fustan pas trupit ngjyre krem, si rimeshirimi i
pafajsise, por dhe provokuese.
Stela eshte barbie, bjonde, e bukur, me fustan si karamele-
duket sikur truri i fluturon diku tjeter.

Anxhi
Sara, ku do e bejme foton...ooo kur
ta postojme.

Sara
(Duke rrotulluar syte dhe
e bezdisur)
O Anxhi, nje sekonde, te lutem.
Asnje nuk e ndal vrullin e entuziazmit te Anxhit. Stela
nderhyn se shikon Saren qe nuk po mban me.

Stela
Si mund te jete njeriu kaq bazik,
he Sara.

Sara
(Duke buzeqeshur si nje
mbretereshe e lige
joshese)
Megi pra!

Anxhi
(Me entuziazmin e nje qeni
besnik)
Po pra!
Gocat gajasen. Lori perplas telefonin mbi tavoline, sa i
habit dhe tremb pak.

Lori
Me cmendi ky!
(MORE)
3.

MEGI (CONT'D)
Stela
Kush mi?
Lori
Ai, mi aman!
Sara
Po tani, ca ka?!
Lori
Ka hall kush do ia fshije derrasen
tani qe ika une.
Stela, Anxhi dhe Sara shikojne Lorin. Stela dhe Anxhi nuk
guxojne te flasin shikojne nga Sara.

Sara
Akom s’i ke bere bllok?
Lori e shikon Saren me merzitje, zhgenjim dhe gati me lot ne
sy. Stela dhe Anxhi bejne sikur nuk jane aty.
Lori cohet nga tavolina me zhurme dhe nerva. Per nje moment
eshte nje situate e ndere. Sara e ndjek me sy.
Por eshte mbremja e matures, festa vazhdon dhe Sara, Stela
dhe Anxhi cohen per te kercyer.

INT. KORRIDORI AFER BANJOVE


Lori drejtohet per te banjot, duke ecur dhe turfulluar, ne
kontrast total me atmosferen festive.
Sa do futet ne banjo, po shikohet ne pasqyre dhe nga e njejta
dere del Viola dhe Endri.
Viola eshte nje vajze cool qe ne pamje, me fustan
esktravagant, me shume aksesore.
Endri eshte nje djale i pashem, i veshur me te zeza, qe ngjan
klas dhe i parezistueshem.
Ata ta dy shtangen kur shikojne Lorin. Shikojne njeri-tetrin
dhe rregullojne pak rrobat. Lori ben sikur nuk i sheh,
thjesht futet tek nje nga dyert e banjove.
Endri iken i pari si fshehurazi, Viola po rregullon pak
tualetin tek pasqyra.
4.

INT. TAVOLINE
Ne tavoline eshte Megi, dhe Endri ulet ngjitur me te.
Vjen Stiveni, plot me energji, dhe zhurme. Ai eshte i veshur
me pantallona serioze ngjyre te hapur, me kemishen qe e ka
pothuaj te zberthyer dhe floket qe jane nje lemsh. Shkon
drejt tek Endri.

Stiven
Po qe qenkemi bere kinga sot.
Tavolina buzeqesh, po jo se ia varin shume. Stiveni ndizet me
shume.
Duke pare Elion.

Stiven
Elio!!! Po me mungon o zemra me te
pa me ate uniformen.
Elio ngel nje moment nenqesh.

Elio
Ke dhe nje vit tjeter per me me pa
me unifomen, ngjit me shkollen me
ke prap.
E gjithe tavolina ka filluar te mermerise dhe habiten me
shkembimin e fjaleve te Elios dhe Stivenit.

Stiveni ka shtangur.

Stiven
Po ti nga e more vesh?

ELIO
O zemra, kamarieret dhe parukieret
i dine te te gjitha.
Stiveni cohet, gati si me ngadalesim dhe largohet nga
tavolina si nje zog qe i kane rene te gjitha puplat.
Tavolina ka kaluar ne kaos total dhe te gjithe flasin me te
gjithe. Plas nga gumezhima qe Stiveni ka ngelur ne klase dhe
do perserise vitin.
5.

INT. PRANE SKENES


Albi, presidenti i shkolles, se bashku me Imenenm, te
dashuren e tij. Albi eshte nje djale i pashem, i veshur me
smoking dhe qe rrezellin vetebesim. Imena eshte nje vajze e
thjeshte, e lezetshme, veshur me nje fustan elegant, ne nje
ngjyre pastel lejla.
Imena po i rregullon papionin Albit. Albi po shikon letren qe
ka ne dore. Ndal nje moment dhe me shume dashuri shikon
Imenen.

Albi
Ca do beja une pa ty.
Kap duart e Imenes dhe e afron per ta puthur ne ball.
Imena perlotet ne gjysem perqafimin e Albit. Ai pak i habitur
dhe i shqetesuar, e pyet me veshtrim.

Imena
Nisem per dy jave...ne Amerike.
Albi gezohet, dhe me entuziazem e perqafon tamam Imenen e
perlotur, te ngazellyer dhe te buzeqeshur.
Shkeputen nga krahet e njeri-tjetrit, kapin duart perseri dhe
nje moment heshtje e trishtimi fillon me buzeqeshjet e tyre
qe veniten.
VO= Ftojme ne skene presidentin e shkolles, per fjalimin sic
e do tradita.
Degjohen duartrokitje/ brohoritje.
Albi dhe Imena ende me duart kapur. Ajo ia leshon duart dhe
vetem e shikon. Albi ngjitet ne skene.

INT.NE SKENE
Albi me letren e tij eshte perpara te gjitheve. Fillon lexon.

Albi
Nata e sotme, mbremja e matures
shenon nje nder momentet me te
rendesishme te jeteve tona, qe do e
mbajme mend ne vazhdim.
Albi ndal. Shikon Imenen. Shikon pjesen tjeter te shokeve te
tij.
6.

E le letren menjane dhe fillon flet shume i emocionuar, sikur


fjalet i dalin nga zemra.

Albi
Kjo nate perfaqeson, fundin e
ciklit tone is gjimnazist.
Me kujtohet dita e pare , me
kujtohen shikimet e zysh Rones dhe
zysh Emes te cilat studionin cdo
nxenes qe hynte ne shkolle.

( Nxenesit qeshin)

Secili prej nesh me nje destinacion


te ndryshem ne mendje, ate drejt
suksesit, fames apo thjesht
shoqerise se mire.
Gjithsesi mund te them me siguri se
te tere ndodheshim para se njejtes
rrugice...

( shikon Imenen… i buzeqesh me


dashuri)

Dhe teksa shoh mbrapa, kthesat e


asaj rrugice kuptoj se tanime ato
duken thjesht si harqe te vogla dhe
se vitet qe po leme pas nuk
perkufizohen nga notat,
popullariteti, followersat apo nga
te qenurit te preferuarit e
profesoreve por nga lidhjet qe kemi
krijuar me ata qe kemi pasur me
prane.

(Anxhi shikon Saren. Sares i


acarohen nervat.)

Ne qofte se ka ndonje gje qe dua te


vleresoni nga nata e sotme, jane
njerezit qe ju gjenden prane, ata
te cilet ju kane shoqeruar gjate
ketyre viteve, ata te cilet ju kane
dhene shprese dhe lumturi ne cdo
moment, kur ju kane pare ne me te
miren dhe me te keqen tuaj…
(MORE)
7.

MEGI (CONT'D)
Shkoni drejt tyre dhe shijoni kete
te fundit kercim si gjimnazist!
Ta shijojme kete kercim te fundit.
Te gjithe duartrokasin dhe fillojne te kercejne. Albi shkon
tek Imena, e puth dhe fillojne te kercejne.
Te gjithe kercejne derisa vjen fundi i mbremjes.
Sara, Lori, Anxhi dhe Stela ikin ne 4 drejtime te ndryshme,
Sara pa pare asnjeren nga gocat me hunden perpjete. Anxhi ben
ta ndjeke, pastaj iken. Lori iken pa pare prapa. Stela ecen
me avash dhe iken e fundit.
Imena dhe Albi, bejne te ikin bashke, por Albi kthehet per
xhaketen. Imena, iken perpara.
Elio dhe Megi ikin se bashku. Viola ecen perpara dhe teksa
Endri e shikon, e ndjek.
Stiveni kthehet te salla dhe ulet nje moment, i menduar.
Dhe Albi me xhaketen ne dore i ben nje shenje simpatie.
Vjen Elio. I rref nje moment shpatullat, merr dicka nga
tavolina dhe iken.
Stiveni eshte vetem ne sallen bosh duke pare i menduar.

You might also like