You are on page 1of 1

Tirane me 19.03.

2020

Edukim per shoqerine 1

Tema: Siguria në rrugë


Rezultatet e te nxenit:

-flet për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

- identifikon disa nga rregullat e sjelljes së tij në rrugë.

Hapi i pare:
Bisedë rreth rrugës që bëjnë fëmijët për të ardhur në shkollë. Nxënësit tregojnë se si veprojnë

kur kalojnë rrugën etj.

Më pas, nxënësit lexojnë situatën në tekst dhe komentojnë veprimet e Adorës dhe Arbrit, duke u

mbështetur në figurën përkatëse. Shpjegohet fjala: “vijat e bardha”, ku gjenden ato, përse

shërbejnë dhe pse njerëzit duhet të kalojnë në vijat e bardha.

Hapi i dyte:

Adora dhe Arbri ecin te vijat e bardha. Ata janë të sigurt në rrugë. Paraqiten dhe situata të tjera

ku njerëzit, gjatë lëvizjes, respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Më pas, orientojme kërkimin

e nxënësve, duke u bazuar në pyetjen: Si të eci i sigurt në rrugë?

Hapi i trete:
Lexohet kërkesa. Nxënësit punojnë në punë të pavarur për të qarkuar në foton e dhënë në tekst njerëzit që

zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe me të kuqe ata që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Pas përfundimit të punës,komentojnë veprimet e njerëzve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit

rrugor. Tregojnë me fjalët e tyre për pasojat që vijnë nga moszbatimi i rregullave të qarkullimit.

Krahasojnë këto veprime me veprimet e tyre, duke i konkretizuar dhe me shembuj nga jeta e tyre.

Detyre shtepie:

Ploteso fleten e pergatitur.

You might also like