You are on page 1of 2

10/7/2020 DURI MIHAL – Enciklopedia Shqiptare

DURI MIHAL
HONOLULU  FESH 

DURI MIHAL
✤ (1916-1942). Militant komunist, veprimtar i shquar i lëvizjes punëtore e komuniste dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Erind të Gjirokastrës në një
familje fshatare të varfër. Punoi në llim si shegert e më vonë në Tiranë si punëtor tipograf. Përqafoi idetë komuniste dhe u bë revolucionar i vendosur. Ishte
një nga organizatorët dhe drejtuesit e lëvizjes revolucionare të tipografëve dhe një ndër themeluesit e shoqatës së tipografëve e të marangozëve të Tiranës. U
burgos më 1941, po në shtator u arratis e u hodh në .ilegalitet, Anëtar i PKSH ‘që me themelimin e saj. Njohja e veprimtaria përkrah shokut Enver Hoxha i
hapën horizonte të gjera dhe i shërbyen si shkollë e madhe edukimi e kalitjeje revolucionare. Ishte një ndër organizatorët e shtypit ilegal të, Partisë, sekretar i
celulës së Partisë në çetën e Pezës (1942), komandant i njësitit gueril të Pezës. Kreu me sukses një sërë aksionesh kundër pushtuesit e tradhtarëve në Tiranë,
Ndroq, Durrës etj. Ra heroikisht me armë në dorë në përpjekje me fashistët e tradhtarët, më 20.8.1942. Emrin e tij e mbajnë shtypshkronja në Tiranë, rrugë etj.

(F. La.)

https://wiki.shqipopedia.org/duri-mihal 1/2
10/7/2020 DURI MIHAL – Enciklopedia Shqiptare

Burime, referenca dhe shënime:


● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Duri Mihal

Cito: https://wiki.shqipopedia.org/duri-mihal
"DURI MIHAL" te Enciklopedia Shqiptare
_________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare


2013 - 2020

RELATED POSTS:
1. SHTYPSHKRONJA MIHAL DURI
2. INDUSTRIA POLIGRAFIKE
3. GRAMENO MIHAL
4. POPI MIHAL

https://wiki.shqipopedia.org/duri-mihal 2/2

You might also like