You are on page 1of 2

Dinamika Fluideve

Në dinamikën e fluideve mësohen ligjet të cilat i përshkruajnë lëvizjet e


lëngjeve dhe të gazeve. Meqë supozohet se gjatë lëvizjes së lëngjeve dhe
të gazeve vëllimi mbetet i pandryshuar, këto lëvizje mund të studiohen
njëkohësisht.

Forcat, të cilat veprojnë në fluid, mund të jenë:


• Forcat e brendshme, të cilat shprehen në formë të shtypjes,
• Forcat e jashtme, që ndryshe quhen forca vëllimore, e që veprojnë në
çdo grimcë të fluidit,
• Forcat e fërkimit të brendshëm, që ndryshe quhen forca të
viskozitetit
• Forcat inerciale, të cilat janë të barabarta me prodhimin e masës së
fluidit dhe të nxitimit.
Për lëvizje të fluidit duhet të merren në konsiderim të gjitha forcat e
cekura, por rezultate të kënaqshme arrihen edhe duke mos përfillur
veprimin e ndonjërës prej tyre. Prandaj, dinamika e fluideve studiohet në
dy tërësi:

• Dinamika e fluidit ideal dhe


• Dinamika e fluidit real
Fluidi ideal është homogjen, izotrop, nuk ngjeshet dhe nuk është viskoz.
Paraqitja e kuptimit të fluidit ideal e lehtëson edhe studimin e fluidit
real, i cili është gjithmon viskoz. Fluidi i cili nuk i përmbushë këto veti
quhet real.
Për studim të lëvizjes së fluidit duhet të dihen këto karakteristika:
• Vija e rrymimit – Paraqet drejtëzën ose lakoren e cila tregon në çdo
moment drejtimin e lëvizjes së grimcave të fluidit

• Grypi i rrymimit – Paraqet bashkësinë e të gjitha vijave të rrymimit të


cilat kalojnë nëpër të gjitha pikat brenda ndonjë lakoreje të mbyllur në
fluid, kurse sipërfaqja e rrymimit paraqet mbështjellësin e gypit të
rrymimit

• Rrymimi stacionar – Në këtë rrymim nuk ka ndërrim të shpejtësisë


Δv, as ndërrim të shtypjes Δp, as ndërrim të dendësisë Δρ gjatë kohës Δt

• Rrymimi jostacionar – Në këtë rrymim gjatë kohës ndërron edhe


shpejtësia si edhe shtypja në fluid

• Rrymimi laminar(shtresor) – Fluidi kryen lëvizje të tillë, nëse vijat e


rrymimit mes vete

• Rrymimi turbulent – Paraqet lëvizje të përbërë të grimcave të fluidit në


të cilën arrihet goditje mes tyre, prandaj nuk ka vija të rrymimit

You might also like