You are on page 1of 6

UNIVERSITETI I MJEKËSISË

FAKULTETI I MJEKËSISË
MJEKËSI E PËRGJITHSHME
GRUPI 1B

PUNË LABORATORI 1
TEMA: PËRCAKTIMI I DENDËSISË SË TRUPAVE TE
NGURTË E TË LËNGËT

PUNOI: Everest Nuzi


PERMBLEDHJA TEORIKE:
Dendësia është masa e njësive së vëllimit të një lëndë.
Formula e saj është: d=m/v. Ku masa e trupit shënohet me m dhe vëllimi I tij me v.
Në sistemin SI ka njësinë kg/m3.

 Në rastin e trupave të ngurtë me formë të rregullt gjeometrike, dendësinë e


përcaktojmë nëpërmjët matjes së masës me anë të peshimit dhe përcaktimin
e vëllimit me anë të formulave që ofron gjeometria.
Për trupat e ngurtë me formë jo të rregullt si dhe lëngjet,pikanometri
është mjeti matës që përdoret për të përcaktuar dendësinë. Pikanometri në
vëtë është nje balonë qelqi me vëllim të pandryshueshëm,e pajisur me një
gyp që shërben për daljen e lëngut të tepërt. Vëllimi I pikometrit dhe I lëngut
në të varet nga temperatura.

 Cfarë ndodh në rastin kur zhysim një trup të lëngët në ujë? Ky trup zhvendos
një vëllim lëngu të njëjtë me vëllimin e tij. Vëllimin e lëngut të zhvendosur ,
I cili është ne vlera numerike I barabartë me vëllimin e trupit, e percaktojmë
lehtësisht duke matur me peshore masën e lëngut të zhvendosur. Masa e
trupit (m1) dhe e lengut të zhvendsour (m0) janë në përpjestim të drejtë me
dendësitë përkatëse (d1 dhe d0), kjo do te thote se: m1/m0=d1/d0

 Për trupat e lëngët dendësia matet bazuar në krahasimin e masës së lëngut


për të cilin kërkojmë të gjejmë dendësinë me masën e ujit që mbush të
njejtin vëllim.
PJESA EKSPERIMENTALE:

1.Përcaktimi I dendësisë së trupave


Vendosim piknometrin me ujë në nivelin e caktuar,trupin me masë m 1 dhe gurët e
peshës me masë M1 që balancojnë tarën në pllakën tjetër.
-Piknometër me ujë + M1= tarë
Heqim trupin nga pjata e peshores dhe vendsoim një baraspeshë të re duke vënë, në
pjatën ku ndodhet piknomeytri,gurë me masë M2 që balancojnë tarën.
-Piknometër me ujë + M2 = tarë
Masa e trupit në studim është : m1= M2-M1

Në një etapë të dytë,fusim trupin të copëtuar Brenda piknometrit me ujë.


Në këtë formë realizojmë një baraspeshë të re.
-Piknometër(me ujë + trupin brenda) + M3 = tarë
Diferenca(m1-m3) do të na japë masën e ujit të zhvendosur nga trupi.
Pra: m0=M3-M1
Duke përdorur formulën gjejmë dendësinë e trupit: d1=m1*d0/m0

2. Përcaktimi I dendësisë së trupave të lëngët

Vendosni piknometrin e mbushur me ujë te distiluar në njërën pjatë të peshores


duke përdorur gurët me masë M,do te arrijmë të realizojmë baraspeshën e
mëposhtme:
Piknometër(me ujë) + M1 = tarë

Zbrazni piknometrin,pastrojeni,thajeni mirë dhe vendoseni në pjatën e peshores.


Piknometër(me ujë) + M1 = tarë Masa e ujit = (M2-M1) = m0

Në një etapë të dytë , piknometrin mbusheni me lëngun në studim. Kur te arrihet


baraspesha ne do te kemi: Pikonometer (me lëng) + M3 = tarë

Diferenca(M3-M2)=m1(ose M2-M3 dhe kjo lidhet me faktin në qoftë se dendësia e


lëngut është më e vogël apo më e madhe se e ujit ) , jep masën e lëngut që zë po
atë vëllim me ujin. Duke u nisur nga formula(2),përcaktohet dendësia e lëngut në
studim.
FLETA E MATJEVE

 EKSPERIMENTI 1 ( TRUPI I NGURTE)


M1= 3.74g
M2=6.12g
M3=4.04g
 EKSPERIMENTI 2(LËNGU)
M1=6.12g
M2=30.84g
M3=9.44g
dujit=1g/cm3

Everest Nuzi
PËRFUNDIMI I REZULTATEVE

EKSPERIMENTI 1: Përcaktojme dendësinë e trupit të ngurtë.

m1=M2-M1=6.12gr-3.74gr=2.38gr
mo=M3-M1=4.04gr-3.74gr=0.3gr
d1=m1*d0/m2= (2.38gr*1gr/cm3)/0.3gr=7.93gr/cm3
Dendësia e trupit të ngurtë është 7.93gr/cm3.

EKSPERIMENTI 2: Përcaktojmë dendësinë e alkoolit të


përdorur.

m1=M2-M1=30.84gr-6.12gr=24.72gr
m0=M2-M3=30.84gr-9.44gr=21.4gr
d1=m1*d0/m2= (21.4gr*1gr/cm3)/24.72gr=0.86gr/cm3
Dendësia e lengut në studim është 0.86 gr/cm3.

You might also like