You are on page 1of 3

PARIMI I ARKIMEDIT

PËRCAKTIMI I DENDËSISË SË LËNGJEVE

Studenti_________________________ | Fizikë Mjeksore me Biofizikë | Data_____________


Objektivat
- Të matet forca shtytëse që vepron te trupat e ngurtë të zhytur në lëngje
- Të verifikohet që forca shtytës është proporcionale me thellsinë e zhytjes së trupit
në lëng.
- Të përcaktohet dendësia e lëngjeve të ndryshme duke përdorur parimin e
Arkimedit.

Njohuritë Teorike
Parimi i Arkimedit pohon që te trupat e zhytur në lëngje vepron forca shtytëse në kah të
kundërt të peshës së trupit. Intensiteti i kësaj force është i barabartë me peshën e lëngut të
zhvendosur si rezultat i zhytjes së trupit. Për një trup me formë të rregullt gjeometrike
(cilindër, paralelopiped, etj) me sipërfaqe të bazës S dhe lartësi H, i zhytur në lëng deri në
thellësinë h, forca shtytëse jepet me:

F sh=ρ ∙ g ∙ S ∙ h pë r h< H
F sh =ρ ∙ g ∙ S ∙ H pë r h> H

Përshkrimi i Aparaturës
- Trupi i ngurtë me formë të rregullt gjeometrike
- Enë laboratorike
- Dinamometri
- Mikrometri, vizorja me nonius
- Lëngu dendësinë e të cilit duhet përcaktuar

Ecuria dhe Matjet Eksperimentale


Së pari maten dhe shënohen pesha (Fo) dhe dimensionet e trupit të rregullt gjeometrik (H,
S). Pastaj me shenjues bëjmë shkallëzimin e trupit në 25%, 50% dhe 75% të lartësisë së tij.
Trupin e vendosim në enën e qelqit dhe fillojmë ta mbushim me lëng deri në 25%, 50%,
75% dhe deri sa trupi të zhytet tërsisht në lëng. Në secilën vlerë të thellësisë, në
dinamometër lexohet vlera e peshës së trupit. Forca shtytëse është e barabartë me
ndryshimin në mes peshës së trupit të matur në ajër (Fo) dhe peshës së trupit të zhytur në
lëng (Fl).

F sh =F o−F l

PAGE 1
Rezultatet e fituara vendosen në tabelë të formës së treguar më poshtë. Nga këto rezultate
ndërtohet grafiku përkatës. Në boshtin horizontal vendosen vlerat e thellsisë së zhytjes,
ndërsa në atë vertikal vlera e forcës shtytëse. Drejtëza e fituar nga rezultatet
eksperimentale verifikon proporcionalitetin e forcës shtytëse nga thellësia e zhytjes.
Dendësia e lëngut llogaritet nga koeficienti i drejtimit të drejtzës së fituar nga rezultatet
eksperimentale.

h Fl (N) Fsh (N)


H
(%)
0
25
50
75
100

PAGE 2

You might also like