You are on page 1of 3

Teoria

Ferkimi i brendshem te lengjet

Rrjedhja e lëngut nëpër një tub mund të jetë laminare,turbulare, ose e paqëndrueshme. Ajo që
na intereson në këtë punë është rrjedhja shtresore.Rrjedhja shtresore e lëngut nëpër një tub
cilindrik përfaqëson një lëvizje me shpejtësi të ndryshme të shtresave cilindrike që kanë nje
bosht të përbashkët. Shpejtësia e lëvizjes së shtresave rritet kur i afrohemi boshtit të tubit dhe
është zero për shtresën monomolekulare që vësh tubin nga Brenda. Midis dy shtresave në
kontakt lindin forca të fërkimit që janë tangent me sipërfaqen e kontaktit dhe të përpjeshme
me gradientin e shpejtësisë si dhe madhësinë e siperfaqes S të kontaktit:
𝑑𝑣
𝐹 = 𝑑𝑥S

Koeficienti i përpjestueshmërisë dhe shënohet me ɳ dhe quhet koefiecient i viskozitetit pra


𝑑𝑣
𝐹=ɳ S
𝑑𝑥

Gjatësia e matjes së ɳ në sistemin SI quhet puazel (Pl) dhe 1 Pl= 1 Ns*m2


Prurja (Q) e lëngut në rrjedhjen shtresore llogaritet me anë të formulës së Puazëjit
𝛱𝑅 2 𝛥𝑃
Q= 8ɳ 𝐥

Tensioni Sipërfaqësor
Molekulat prej të cilave përbëhet një trup ndahen në dy klasa : molekula të brendshme dhe
sipërfaqësore. Për shkak të shpërndarjes së njëtrajtshmetë molekulave të një lëngu rezultantja
e forcave që veprojnë mbi një molekulë të brendshme nga ana e fqinjëve të saj është zero. Pra
molekulat e brendshme zhvendosen lirisht në të gjithë vëllimin e lëngut. Molekulat zotërojnë
energji potenciale që është e barabartë me punën që duhet kryer për ti nxjerrë ato nga
bremdësia në sipërfaqe të lëngut. Kjo quhet energji sipërfaqësore dhe shënohet me Ws. Vlera
e saj është e përpjesshme me madhësinë e sipërfaqes së lirë të lëngut. Ws=σ*S. Ku koeficienti
i përpjesëtimit σ quhet koeficient i tensionit sipërfaqësor. Njësia e matjes N* m-2 . Theksojmë
se forcat e tensionit sipërfaqësor janë gjithmonë pingul me çdo vijë të menduar në sipërfaqen
e lëngut dhe tangent me këtë të fundit.
Punë laboratori nr 3
Tema:Kapaciteti termik specifik i trupit të ngurtë

Lënda:Fizikë
Dega:Bioteknologji
Punoi:Danjel Kola
Punë laboratori Fizikë
Dega:Bioteknologji
Grupi:A1/2
Punoi:Danjel Kola

You might also like