You are on page 1of 3

Detyre Dosje

Lenda : Letersi

Tema: Ese
“Skenderbeu”

Punoi: Rei Frroku


Klasa: X7b
Gjergj Kastriot Skënderbeu
Skënderbeu është heroi ynë kombëtar,një shenjë identifikuese e një burim krenarie që na ndjek
ngado ku të jemi.Çdo shqiptar e nderon dhe e respekton figurën e këtij heroi e cila na përfaqëson
denjësisht në rrafshin e historisë botërore.
Periudha e pushtimit osman i gjeti shqiptarët e hutuar.Gjithçka ndryshoi në mënyrë të
menjëhershme.Popullit shqiptar tashmë i mungonte gjëja më e shtrenjtë:liria.Shqiptarëve iu
imponua një kulturë tjetër tepër e ndryshme nga kultura shqiptare.Organizimi politik dhe ai
ekonomik ndryshoi dhe ndjenja e revoltës dhe e pakënaqësise u rrit ndjeshëm,por pa pasur
ndonjë rezultat konkret.Bashkimin e shqiptarëve si një bashkësi e vetme kundër osmanëve e bëri
të mundur Gjergj Kastriot Skënderbeu.
I larguar qe në fëmijëri,Gjergj Kastrioti kishte ruajtur të pacënuara ndjenjat kombëtare dhe
dashurinë për identitetin kulturor,ndonëse ishte rritur në oborrin Osman.Skënderbeu braktisi
trimërisht ushtrinë osmane për t’u bashkuar me qëndresën antiosmane.Edhe njëherë dalin në pah
vlerat nacionale e dashuria për kombin e vet,të cilat ishin të ngulura thellë në zemrën e
Skënderbeut.Ai dha një kontribut të pashlyeshëm në luftën kundër osmanëve.
Sënderbeu gjatë luftës antiosmane tregoi aftësitë e tij të mëdha ushtarake e strategjike.Ai u bë
komandant i ushtrisë e kryetar i Besëlidhjes së Lezhës.Ndonëse ushtria turke ishte shumë herë
më e madhe në numër,Skënderbeu arriti që me anë të planeve të tij strategjike ta vinte në
vështirësi armikun,ndonëse numri i ushtarëve shqiptarë ishte më i pakët.Ishte i pari që arriti të
unifikonte shqiptraët e të bënte që ata të luftonin për një qëllimin të vetëm e të përbashkët.Tregoi
gjithashtu zotësi në politikën e jashtme,ku lidhi miqësi me princi e Napolit,Hungarisë si dhe me
papën.Krijoi në shtet të mirëfilltë të organizuar në një mënyrë mjaft të mirë.I pëlqente ta kapte
armikun në befasi duke i shkaktuar atij dëme.Kishte krijuar në autoritet aq të madh saqë kur ai
ndërroi jetë gjithë shqiptarët u hidhëruan e u dëshpëruan.Vdekja e Skënderbeut shënon zbehjen e
rezistencës antiosmane deri në zhdukjen graduale të saj.
Vlerësimet për të janë të shumta.Skënderbeu përmendet në legjenda,gojëdhena e përralla.Mjaft
libra janë shkruar mbi të dhe plot kompozime janë krijuar për të.Skënderbeu jo vetëm që pati
ndikim të rëndësishëm në Shqipëri,por edhe në Europë ku vlerësohet si “mbrojtës i
krishtërimit”pasi pengoi përparimin e osmanëve në territoret e krishtere europiane.

You might also like