You are on page 1of 1

Skënderbeu

Emri I vertetë I Skënderbeut ishte Gjergj Kastriotit. Skënderbeu është një


figurë e shquar e historisë shqiptare. Ai simbolizon dashurinë e besnikërinë
e njeriut ndaj atdheut si dhe luftën për liri e pavarësi.

Skënderbeu është rritur në një vend të huaj. Që në moshë të vogël, ai


është marrë nga turqit prej të cilëve ështe stërvitur e shkolluar. Në atë
kohë, turqit I merrnin peng fëmijët e I stërvitnin për të luftuar përkrah tyre.
Por pavarësisht faktit që në Turqi ka jetuar për shumë vite, me rastin e parë
që iu dha, ai u kthye në atdheun e tij, në Shqipëri. Në Shqipëri, Skënderbeu
luftoi për të mbrojtur atdheun kundër turqve , të cilët ishin shumë të
fuqishëm. Ai u admirua shumë për trimërinë e tij. Edhe sot e kësaj dite ai
vlerësohet shumë e njihet, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë
botën.Skenderbeu u bë gjithashtu një frymëzim për shumë autorë.Këtë e
dëshmojnë edhe shumë vepra të shkruara, që në ditët e sotme e mbajnë
gjallë kujtimin e tij.

Pra, pavarësisht se u rrit në një vend të huaj, ai nuk e harroi kurrë atdheun,
por luftoi fort për të deri në fund të jetës së tij. Përmes kësaj ai na përcolli
mesazhin se asgjë nuk është e pamundur, kur bëhet me zemër.

Punoi:Alisa Grizhja

You might also like