You are on page 1of 2

Industria

1.Me çfarë ishte I kushtëzuar revolucioni i parë industrial?


Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII në Britaninë e Madhe u zbulua makina me avull nga
Xhems Vati dhe me këtë ka filluar revolucioni i parë industrial, i cili solli zëvendësimin e
prodhimtarisë së dorës me atë të makinës, rritjen e produktivitetit të punës dhe zgjerimin e sasisë
së prodhimit.

2. Sqaro çfarë ndikimi kanë bërë në industri motori me djegie të brendshme dhe rryma elektrike!
Me zbulimin e motorit me djegie të brendshme nga fundi i shekullit XIX dhe me shfrytëzimin e
energjisë elektrike paraqitet një elan (hov) i ri në zhvillimin industrial. Motori e zëvendësoi
makinën me avull dhe në komunikacionin detarë dhe në industri.
3. Kur është bërë revolucioni më i ri shkencor – mekanik në industri? Me çka karakterizohet
ajo?
Revolucioni i ri industrial u paraqit në mesin e
shek.XX dhe karakterizohet me përdorimim e
energjisë atomike.

4. Si ndahet industria sipas lëndës së punës ?


Sipas lëndës së punës industria ndahet në atë
ekstraktive dhe përpunuese:
Industria ekstraktive – prodhimet i fiton
drejtpërdrejtë nga natyra.
Industria përpunuese – përpunon lëndë të ndryshme të marra nga industria ekstraktive.
5. Numëroj degët e industrisë së rëndë dhe të lehtë!
Në industrinë e rëndë bëjnë pjesë: metalurgjia, industria metalike, industria e makinave, industria
e rëndë kimike, elektroindustria dhe industria e materialeve ndërtimore.
Në industrinë e lehtë marrin pjesë të gjitha degët tjera industriale: tekstile, ushqimore, industria e
lëkurës, gomës, këpucëve, industria e lehtë kimike, industria e duhanit dhe e drurit.

Emine Mamuti III-4

You might also like